Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21

    Rivjen nė skenėn shqiptare filmi grek Thanas shtrengoje rripin.

    Taksat e reja mbi pagėn, nga 15 deri nė 25%

    Paketa e re fiskale, pagat deri nė 30 mijė lekė s’kanė tatim, pagave mbi 100 mijė lekė u rriten kontributet

    Pagat 30-100 mijė lekė taksohen 15%, nga 10% qė ėshtė sot, paga 100-300 mijė lekė taksohen 20% dhe mbi 300 mijė lekė, 25%


    Publikuar mė 30.11.2013 | 8:44

    Ornela Manjani

    - Zbardhet strategjia e qeverisė pėr tatimin mbi tė ardhurat. Taksimi progresiv do tė nisė aplikimin nga paga 30 000 lekė dhe do tė jetė nė masėn 15% mbi pagėn dhe do tė pėrfundojnė mbi pagat 300 000 lekė me 30% tė pagės. Strategjia e qeverisė paguan mė shumė kush merr me shumė do tė heqė nga funksionimi tatimin e sheshte 10%, i cili aplikohet aktualisht mbi tė gjithė pagat pa diferencime. Mėnyra e re taksimit ėshtė pjesė e paketės fiskale qė po diskutohet mes Ministrisė sė Financave dhe grupeve tė biznesit dhe do tė hyjė nė fuqi nė 1 janar tė vitit tė ardhshėm.

    Shkallėt e propozuara

    Ministria e Financave ka propozuar aplikimin e tatimit tė ri mbi pagat. Sipas propozimit, pagat nga 0 deri nė 30 000 lekė/muaji do tė kenė njė tatim prej 0%, pra nuk do tė tatohen, pagat nga 30 000 lekė/muaji deri nė 100 000 lekė nė muaj do tė tatohen 15%, pagat mbi 100 000 lekė/ muaj do tė tatohen 20% dhe pagat mbi 300 000 lekė shkalla e taksimit do tė jetė 25%. Sipas pėrllogaritjeve, personat qė marrin njė pagė mesatare 51800 lekė, tani tatohen 5180 lekė, por nga 1 janari do tė tatohen 7770 lekė; paga mesatare nė arsimin e mesėm qė arrin deri nė 61200 lekė nė muaj tani tatohet 6120 lekė dhe me sistemin e ri tė taksimit do tė taksohet 9180 lekė, paga mesatare nė arsimin 9-vjeēar tani arrin deri nė 58400 lekė tatohet 5840 lekė dhe do tė tatohet me 8760 lekė.

    E njėjta praktikė do tė ndiqet edhe me pagat e mjekėve. Paga mesatare e mjekėve ėshtė 57900 lekė, tani tatohet me 5790 lekė, ndėrsa me taksimin progresiv do tė tatohet me 8760 lekė, paga mesatare e infermierėve arrin deri nė 38100 lekė, tani tatohet 3810 lekė dhe do tė tatohen pas janarit 2013 me 57100 lekė. E njėjta logjikė do tė ndiqet pėr tė gjithė sektorėt, shtetėrorė apo privatė. Ndryshimi progresiv do tė penalizojė edhe personat me tė ardhura tė larta. kėshtu pagat mbi 100 000 lekė, qė tani tatohet me 10 000 lekė, do tė tatohet me 20 000 lekė dhe pagat mbi 300 000 qė tani paguan 30 000 lekė tatim do tė paguajnė vitin e ardhshėm 75 000 lekė.

    Sigurimet shoqėrore

    Ndryshimet do tė pėrfshijnė edhe skemėn e sigurimeve shoqėrore. Sipas drafit tė pėrgatitur nga Ministria e Financave tė gjithė ata qė marrin paga relativisht tė larta, do tė duhet tė pėrballen dhe me njė rritje tė sigurimeve. Njė nga pikat qė po diskutohet nė paketėn e re fiskale, ėshtė qė tė “hiqet tavani i llogaritjes sė kontributeve shėndetėsore me pesėfishin e pagės minimale”. Burime nga Ministria e Financave bėjnė tė ditur se kjo do tė sillte njė rritje automatike tė sigurimeve pėr tė gjithė ata qė kanė paga mė tė larta se 100 000 lekė. Aktualisht, kontributi i sigurimeve shėndetėsore ėshtė 3.4% e pagės, e cilat paguhet 1.7% nga punėmarrėsi dhe 1.7% nga punėdhėnėsi.

    Pavarėsisht pagės reale, individėt qė paguheshin mėshumė se 100 000 lekė (qė ėshtė aktualisht pesėfishi i pagės minimale) i paguanin kontributet e sigurimeve shoqėrore pėr pagėn maksimale. Propozimi tjetėr ėshtė qė tė vetėpunėsuarit t’i paguajnė kontributet shėndetėsore nė masėn 3.4% tė dyfishit tė pagės minimale, nga 7% e pagės minimale qė paguajnė aktualisht. Krahas kėsaj rritjeje, individėt me paga mbi 100 000 lekė do tė pėrballen dhe me ndryshimin e taksės progresive, e cila do tė ketė njė efekt negativ mbi ta. Skema e sigurimit tė detyrueshėm shoqėror parashikon tė sigurojė tė ardhura gjithsej nė masėn 88 876 milionė lekė nga tė cilat tė ardhura nga kontributet 51 399 milionė lekė dhe transferimet nga buxheti i shtetit 37 477 milionė lekė.

    Paga minimale, pėr efekt tė pagesės sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, pėrcaktohet nga Kėshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herė qė rriten pagat dhe pensionet. Kėshilli i Ministrave ka tė drejtė tė pėrcaktojė njė kontribut tė veēantė minimal pėr personat e vetėpunėsuar nė bujqėsi dhe pėr kategoritė specifike tė personave tė vetėpunėsuar. Diferenca ndėrmjet kontributeve tė veēanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit tė shtetit, por jo mė shumė se kufijtė e transfertave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.

    Nė 2014, s’ka rritje pagash, por indeksim

    Ministria e financave bėn tė ditur se pėr vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar vetėm indeksimi i pagave sa norma e inflacionit. Gjatė hartimit tė buxhetit nuk ėshtė parashikuar rritja e pagave pasi rritja e borxhit publik, shkurtimi i shpenzimeve dhe parashikimet pėr rritjen e tė ardhurave nuk lėnė hapėsira. Rritja ekonomike, e cila nuk pritet tė kalojė 1.7 % dhe parashikimet realiste pėr tė ardhurat me qėllim eliminimin e rishikimit tė buxhetit gjatė vitit tė ardhshėm, janė mbajtur nė konsideratė nga Ministria e Financave, e cila, e diktuar nga kushtet, po harton njė buxhet tė “ulėt”.

    shekulli

  2. #22

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Paketa fiskale, biznesi “paralajmėron” qeverinė: Jo taksa progresive

    7 Dhjetor 2013 | : Ekonomi | Autor: Gazeta Shqip

    Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė: Largon investitorėt, rrit informalitetin

    biznesi shoqatat dhe dhoma tregtise nikolin jakaTIRANE-Biznesi pozicionohet kundėr disa ndryshimeve qė qeveria mendon tė bėjė nė paketėn fiskale. Dje, kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sugjeroi qė disa taksa tė mbahen tė pandryshuara, ndėrsa disa tė tjera tė ulen ose ndryshojnė pėr tė pėrmirėsuar klimėn e tė bėrit biznes nė Shqipėri. Nė deklaratėn e tij, Jaka theksoi se Ministria e Financave ende nuk e ka njohur kėtė komunitet me paketėn e re fiskale, por paraprakisht ka kėrkuar qė tė mos miratohet taksimi progresiv, sidomos e tatimit mbi fitimin, pasi kjo do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti nė uljen e investimeve tė huaja e vendase dhe do tė ēojė automatikisht nė rritjen e informalitetit. “I bie qė do tė kalojmė njė treg informal lidhur me punėsimin, pasi kemi tė bėjmė me njė taksė progresive, e cila rėndon pagat e larta. Lidhur me tatimin e korporatave, ėshtė goxha joshėse kur ke njė reformė apo njė paketė fiskale me tarifa tė thjeshtuara, me tarifa fikse nė shifra tė ulėta. Nėse do e komplikojmė kėtė lloj pakete fiskale dhe kėtė lloj reforme lidhur me legjislacionin fiskal, parashikimet janė qė investimet e huaja do tė jenė tė tkurrura dhe nuk do tė jenė tė pranishme nė Shqipėri”, tha Jaka. Ministria e Financave, nga ana e saj, ka hartuar dy drafte dhe po i konsulton fillimisht me ekspertė tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar qė ndodhen nga data 3 dhjetor nė Tiranė. Mė pas, sipas burimeve nga kjo ministri, do tė nisin konsultimet me komunitetin e biznesit. Njė nga kėrkesat bazė ėshtė shlyerja e borxhit ndaj biznesit duke e parashikuar nė buxhetin e vitit 2014, ruajtja e nivelit tė tatim-fitimit nė masėn 10 pėr qind dhe pėr tė gjithė sistemin e taksės sė sheshtė.

    Gjithashtu Jaka kėrkoi dhe rimbursim tė TVSH-sė, akcizave dhe tė gjitha taksave tė tjera qė buxheti mund t’i ketė sipėrmarrjes private gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė saj brenda afatit 3- mujor. Kjo tė realizohet duke bėrė ndėrhyrjet e nevojshme ligjore. Ndėrkohė, ky komunitet ka kėrkuar dhe mbėshtetjen e qeverisė “Rama” pėr ta bėrė mė atraktiv mjedisin ku operon sot biznesi shqiptar, ku nga pikat kryesore ishin pėrjashtimi nga tatim-fitimi dhe dividenti pėr tre vitet e para pėr sipėrmarrjet e reja, strukturimi i sistemit tatimor nė tėrėsinė e tij, garantimi i infrastrukturės rrugore, energjetike, ujėsjellės dhe kanalizime pėr ēdo investim fillestar. Zyrtarisht konsultimet e qeverisė me biznesin pritet tė nisin nė datėn 10, kur do tė mblidhet Kėshilli Ekonomik Kombėtar, por zoti Jaka listoi paraprakisht njė sėrė kėrkesash qė Dhoma e Tregtisė ka pėr paketėn e re fiskale. B. Spaho



    Kėrkesat

    *Marrja e masave pėr shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, duke e parashikuar atė nė buxhetin pėr vitin 2014.

    *Ruajtja e nivelit tė tatim-fitimit nė masėn 10 pėr qind.

    *Rimbursimi i TVSH-sė, akcizave, si dhe tė gjitha taksave tė tjera qė buxheti i shtetit mund t’i ketė sipėrmarrjes private gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė saj brenda afatit 3-mujor. Kjo tė realizohet duke bėrė ndėrhyrjet e nevojshme ligjore.

    *TVSH jo mė e lartė se 10 pėr qind pėr produktet bujqėsore, blegtorale vendase, si dhe shėrbimet turistike.

    *Heqja e TVSH-sė pėr tė gjitha makineritė dhe pajisjet qė i nėnshtrohen skemės sė rimbursimit tė TVSH-sė dhe qė i shėrbejnė aktivitetit tė sipėrmarrjes private.

    *Heqja e TVSH-sė pėr transportin publik (qytetas dhe ndėrqytetas).

    *Heqja e akcizės pėr naftėn pėr transportin publik.

    *Mundėsimi i njė fondi pėr stimulimin e sipėrmarrjes femėrore dhe inovative pėr studentėt e sapodiplomuar.

  3. #23

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    LSI, kundėr tatim-fitimit 15 pėr qind pėr fasonėt

    27 Dhjetor 2013 | : Ekonomi,Kryesoret | Autor: Blerina Spaho

    Petrit Vasili: 20 pėr qind e tė ardhurave nga akciza e cigares tė shkojė pėr shėndetėsinė

    Blerina Spaho

    vasiliLėvizja Socialiste pėr Integrim depoziton nė Komisionin e Ekonomisė tre amendamente pėr projektbuxhetin e vitit 2014. Petrit Vasili, nė emėr tė grupit parlamentar tė kėsaj partie ėshtė shprehur se tatim-fitimi pėr biznesin fason nuk duhet tė rritet nė 15 pėr qind, por tė ruhet nė masėn aktuale 10 pėr qind. Kjo ėshtė arsyetuar me ndikimin e madh qė ka ky biznes sidomos nė gjenerimin e vendeve tė punės, pasi ėshtė njė nga punėdhėnėsit mė tė mėdhenj nė vend.

    Amendamentet e LSI-sė

    LSI duket se do tė bllokojė Paketėn Fiskale, pasi ka kėrkuar qė rritja e tatimit-fitimit nė 15 pėr qind bizneset e mėdha, masė e parashikuar nė Paketėn Fiskale 2014, tė mos prekė biznesin fason. Sipas Petrit Vasilit, kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė: Tatimi mbi tė ardhurat pėr kėtė biznes tė vazhdojė tė rrijė nė masėn 10%. Ky biznes ka qenė motor punėsimi pėr shoqėrinė shqiptare. Nėpėrmjet kėtij biznesi ka njė komunikim tė rėndėsishėm me biznesin ndėrkombėtar. Nėpėrmjet njė tatimi tė tillė pėr kėtė veēanti qė ka biznesi fason, Shqipėria mbetet njė vend atraktiv pėr bizneset e huaja. Ky do tė ishte njė stimul pozitiv pėr kėtė biznes qė tė vazhdonte tė zhvillohej, sepse ato kapacitete punėsimi qė ka ai nuk i ofrojnė biznese tė tjera”. Ndėrkohė, Vasili ėshtė shprehur se LSI kėrkon qė 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Po kėshtu, LSI propozon qė kontrollet mjekėsore falas njė herė nė vit tė zgjerohen deri nė moshėn 65-vjeēare. “Nė mėnyrė konkrete, grupi i LSI ka propozuar qė sė paku 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė, pasi siē dihet rritja e kėsaj akcize ka pasur si qėllim kryesor mbrojtjen e shėndetit publik. Sė dyti, kemi propozuar njė ndryshim tjetėr qė ka tė bėjė me zgjerimin kontrollit mjekėsor nga mosha 40-60 vjeē, ėshtė e rėndėsishme qė tė zgjerohet deri nė moshėn 65 vjeē pėr disa arsye qė janė arsye tė karakterit shkencor dhe fiziologjik. Propozimi ynė synon dhe mbulimin mė tė mirė tė meshkujve, qė dalin nė pension nė moshėn 65 vjeē. Fondi prej 15 milionė dollarė afėrsisht tė kishte njė rishpėrndarje tė re, ku pjesa e depistimit tė shtohej dhe kontrolli tė kryhej nė mėnyrėn mė tė plotė dhe tė jepte rezultatet e dėshiruara”, ėshtė shprehur Vasili. Por zv.ministri i Financave, Ervin Meta, ėshtė shprehur kundėr kėsaj ndėrhyrjeje pėr momentin. “Nė qėndrimin tonė, pėr momentin ne jemi kundėr pėrjashtimeve. Do tė hartojmė nė njė kohė jo tė gjatė, njė sėrė incentivash qė lidhen me bizneset”, tha Meta.

    Propozimet

    Po kėshtu, ėshtė hedhur poshtė dhe propozimi i kryetarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, pėr zerim tė taksave pėr manifakturistėt.

    “Pėr manifakturėn tė jenė zero, me kusht tė jetė investimi brenda territorit shqiptar. Nėse ju e keni tė vėshtirė kėtė gjė ta diskutoni tani, qoftė brenda jush, qoftė me FMN-nė do tė preferoja qė mė mirė tė diskutoni pėr njė moment tė dytė kėtė propozim”, tha Braēe. “Pėr momentin nuk mund ta mbėshtesim njė propozim tė tillė, edhe pėr faktin se ka njė efekt tė konsiderueshėm nė buxhet”, ka deklaruar Mete.

    Ndėrsa dje, nė Komisionin e Ekonomisė ėshtė anuluar rritja e taksės, sipas skemės sė propozuar nga qeveria. Sipas vendimit tė Komisionit, taksa rritet vetėm ndėrtesat e biznesit, duke u dyfishuar nga 200 nė 400 lekė pėr metėr katrorė. Po kėshtu veē taksės sė apartamenteve, e pandryshuar do tė qėndrojė edhe masa fikse e kontributeve pėr tė vetėpunėsuarit nė fshat, pėr tė cilėn ka pasur debat mes palėve. Njė tjetėr ndryshim ėshtė dhe pėrjashtimi nga TVSH pėr industrinė hidrokarbure, por vetėm nė fazėn e kėrkimit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave ky ndryshim ka efekt minus 650 milionė lekė nė buxhet. Po kėshtu, ėshtė vendosur dhe akciza pėr pijet energjike nė masėn 5 pėr qind duke nisur nga janari i 2014-s. Vetėm gjatė 2013-s sipas tė dhėnave tė deklaruara nga ministri Cani nė Komisionin e Ekonomisė janė importuar 9 milionė litra pije energjike. Kėshtu qė pritet qė ndikimi nė buxhet i akcizės sė kėtyre pijeve tė jetė i lartė.

    shqip

  4. #24

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Biznesi kundėr taksės progresive

    27/12/2013

    Njė ditė para miratimit nė Parlament tė projektbuxhetit pėr vitin 2014, Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė kundėrshton taksėn progresive, duke e cilėsuar atė si tė papėrshtatshme pėr ekonominė e vendit.

    "Taksa progresive eshte e papėrshtatshme nė kushtet aktuale, pasi duhet te kemi parasysh tė paktėn dy momente kritike qė po kalon vendi. E para informaliteti ėshtė nė shifra tė frikshme dhe njė rritje e tarifave nuk mund tė ndikojė pozitivisht nė luftėn kundėr informalitetit dhe e dyta janė kushtet dhe konkurrenca e rajonit, pra vendet e rajonit kanė paketa shumė mė atraktive me tarifa tė ulėta gjė e cila bėn tė pamundur funksionimin e taksės progresive nė njė vend tė pėrfshirė nė kėtė rajon", u shpreh Jaka.

    Zoti Jaka ka kundėrshtuar edhe njė herė rritjen e tatim fitimit pėr bizneset e medha nė 15 pėr qind.

    'Kerkojme qe tatim fitimi te jete 10 per qind, duke bere dhe propozime konkrete qe mund te tatohen ne 20 per qind pėr kompani qe e kane te sigurte fitimin e tyre, kjo do ishte me efikase per buxhertin e shtetit. Shpresojme qe kjo te merret parasysh", tha Jaka.
    / Top Channel

  5. #25

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    LSI, kundėr tatim-fitimit 15 pėr qind pėr fasonėt

    27 Dhjetor 2013 | : Ekonomi,Kryesoret | Autor: Blerina Spaho

    Petrit Vasili: 20 pėr qind e tė ardhurave nga akciza e cigares tė shkojė pėr shėndetėsinė

    Blerina Spaho

    vasiliLėvizja Socialiste pėr Integrim depoziton nė Komisionin e Ekonomisė tre amendamente pėr projektbuxhetin e vitit 2014. Petrit Vasili, nė emėr tė grupit parlamentar tė kėsaj partie ėshtė shprehur se tatim-fitimi pėr biznesin fason nuk duhet tė rritet nė 15 pėr qind, por tė ruhet nė masėn aktuale 10 pėr qind. Kjo ėshtė arsyetuar me ndikimin e madh qė ka ky biznes sidomos nė gjenerimin e vendeve tė punės, pasi ėshtė njė nga punėdhėnėsit mė tė mėdhenj nė vend.

    Amendamentet e LSI-sė

    LSI duket se do tė bllokojė Paketėn Fiskale, pasi ka kėrkuar qė rritja e tatimit-fitimit nė 15 pėr qind bizneset e mėdha, masė e parashikuar nė Paketėn Fiskale 2014, tė mos prekė biznesin fason. Sipas Petrit Vasilit, kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė: Tatimi mbi tė ardhurat pėr kėtė biznes tė vazhdojė tė rrijė nė masėn 10%. Ky biznes ka qenė motor punėsimi pėr shoqėrinė shqiptare. Nėpėrmjet kėtij biznesi ka njė komunikim tė rėndėsishėm me biznesin ndėrkombėtar. Nėpėrmjet njė tatimi tė tillė pėr kėtė veēanti qė ka biznesi fason, Shqipėria mbetet njė vend atraktiv pėr bizneset e huaja. Ky do tė ishte njė stimul pozitiv pėr kėtė biznes qė tė vazhdonte tė zhvillohej, sepse ato kapacitete punėsimi qė ka ai nuk i ofrojnė biznese tė tjera”. Ndėrkohė, Vasili ėshtė shprehur se LSI kėrkon qė 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Po kėshtu, LSI propozon qė kontrollet mjekėsore falas njė herė nė vit tė zgjerohen deri nė moshėn 65-vjeēare. “Nė mėnyrė konkrete, grupi i LSI ka propozuar qė sė paku 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė, pasi siē dihet rritja e kėsaj akcize ka pasur si qėllim kryesor mbrojtjen e shėndetit publik. Sė dyti, kemi propozuar njė ndryshim tjetėr qė ka tė bėjė me zgjerimin kontrollit mjekėsor nga mosha 40-60 vjeē, ėshtė e rėndėsishme qė tė zgjerohet deri nė moshėn 65 vjeē pėr disa arsye qė janė arsye tė karakterit shkencor dhe fiziologjik. Propozimi ynė synon dhe mbulimin mė tė mirė tė meshkujve, qė dalin nė pension nė moshėn 65 vjeē. Fondi prej 15 milionė dollarė afėrsisht tė kishte njė rishpėrndarje tė re, ku pjesa e depistimit tė shtohej dhe kontrolli tė kryhej nė mėnyrėn mė tė plotė dhe tė jepte rezultatet e dėshiruara”, ėshtė shprehur Vasili. Por zv.ministri i Financave, Ervin Meta, ėshtė shprehur kundėr kėsaj ndėrhyrjeje pėr momentin. “Nė qėndrimin tonė, pėr momentin ne jemi kundėr pėrjashtimeve. Do tė hartojmė nė njė kohė jo tė gjatė, njė sėrė incentivash qė lidhen me bizneset”, tha Meta.

    Propozimet

    Po kėshtu, ėshtė hedhur poshtė dhe propozimi i kryetarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, pėr zerim tė taksave pėr manifakturistėt.

    “Pėr manifakturėn tė jenė zero, me kusht tė jetė investimi brenda territorit shqiptar. Nėse ju e keni tė vėshtirė kėtė gjė ta diskutoni tani, qoftė brenda jush, qoftė me FMN-nė do tė preferoja qė mė mirė tė diskutoni pėr njė moment tė dytė kėtė propozim”, tha Braēe. “Pėr momentin nuk mund ta mbėshtesim njė propozim tė tillė, edhe pėr faktin se ka njė efekt tė konsiderueshėm nė buxhet”, ka deklaruar Mete.

    Ndėrsa dje, nė Komisionin e Ekonomisė ėshtė anuluar rritja e taksės, sipas skemės sė propozuar nga qeveria. Sipas vendimit tė Komisionit, taksa rritet vetėm ndėrtesat e biznesit, duke u dyfishuar nga 200 nė 400 lekė pėr metėr katrorė. Po kėshtu veē taksės sė apartamenteve, e pandryshuar do tė qėndrojė edhe masa fikse e kontributeve pėr tė vetėpunėsuarit nė fshat, pėr tė cilėn ka pasur debat mes palėve. Njė tjetėr ndryshim ėshtė dhe pėrjashtimi nga TVSH pėr industrinė hidrokarbure, por vetėm nė fazėn e kėrkimit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave ky ndryshim ka efekt minus 650 milionė lekė nė buxhet. Po kėshtu, ėshtė vendosur dhe akciza pėr pijet energjike nė masėn 5 pėr qind duke nisur nga janari i 2014-s. Vetėm gjatė 2013-s sipas tė dhėnave tė deklaruara nga ministri Cani nė Komisionin e Ekonomisė janė importuar 9 milionė litra pije energjike. Kėshtu qė pritet qė ndikimi nė buxhet i akcizės sė kėtyre pijeve tė jetė i lartė.

    shqip
    Qeveria rrėzon amendamentin e LSI
    27/12/2013

    Qeveria nuk e ka pranuar propozimin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pėr tė mos rritur tatim fitimin nė industrinė e fasonit.

    Zėvendėsministri i Financave Ervin Mete tha se kjo do tė kishte efekte tė mėdha negative nė buxhet.

    "Pėr shkak tė efektit tė konsiderueshėm nė buxhet, ne nuk mund ta mbėshtesim tani kėtė si masė. Siē ju thashe edhe njė ditė mė parė, ėshtė nė synimin tonė qė nė njė tė ardhme jo tė largėt tė shohim njė paketė totale masash pėr njė sėrė sektorėsh", tha Mete.

    Refuzimi duket se nuk ėshtė mirėpritur nga LSI. Deputeti i saj nė Komisionin e Ekonomisė, Pėrparim Spahiu, tha se vendimi do rėndojė industrinė e fasonit dhe mund tė largojė investimet nga Shqipėria.

    "Nje rritje prej 15 per qind them qe do ta frenojė kėtė biznes, nė mos do t'i mbyllin disa biznese fasone", tha Spahiu.

    Rrėzimi nė Komisionin e Ekonomisė lė njė tjetėr opsion. Atė tė propozimit tė amendamentit nė seancėn plenare tė sė shtunės, kur Parlamenti tė votojė paketėn fiskale dhe buxhetin. Por a do i qėndrojė LSI deri nė fund propozimit tė saj pėr tė mos lejuar rritjen e taksave pėr fasonin? Nėse po kjo mund tė shėntonte pėrplasjen e parė brenda maxhorancės, nė draftin e parė tė rėndėsishėm qė ajo ēon nė Kuvend.
    / Top Channel

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Problemet e bizneseve me madhesi te tille ne Shqiperi, nuk eshte taximi. Nje tax 15% vleresohet si nje tax e ulet.
    Problemet e Shqiperise jane:
    - Korrupsioni.
    - Efikasiteti i ulet i administrates publike.
    - Financimi i tyre.
    - Burokracia.
    - Mungesa e infrastuktures.

    Sipas nje studimi mbi barrierat e tregut nga BiznesAlbania, ne pergjithesi vetem 9 % e kompanive vleresojne si te larta taksat dhe tarifat si detyrime ndaj shtetit.
    Ju lutem te me korrigjoni sa herė qė shihni gabime nė mėnyrėn qe shkruaj Shqip!

  7. #27

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Si po ju duken keto tri vite nen edvinokracine?

    Humbje kohe! Skandal!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •