Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Besart Kadia

    Para disa ditėsh, sekretari i Shtetit pėr Financat nė Austri, Andreas Schieder, nė njė takim me kreun e opozitės, Edi Rama, tha se “taksimi i sheshtė nė nivel tė ulėt nuk ėshtė njė ide e mirė, pasi favorizon vetėm tė pasurit dhe u merr paratė njerėzve tė varfėr”. Mė pas Sekretari i Shtetit mėsohet tė jetė shprehur se sistemi progresiv i taksave ėshtė i rėndėsishėm si pėr Austrinė ashtu edhe pėr Shqipėrinė. Andreas Schieder nuk ėshtė ligjbėrės nė Shqipėri dhe as ekonomist me ndikim, por mik i vendit tonė duket se ėshtė, ndaj, duke e marrė nė konsideratė vėrejtjen e tij, natyrshėm shtrohet pyetja: mundet me tė vėrtetė Shqipėria tė pėrfitojė nga njė taksė progresive nė kėto kohėra dhe tė ndihmojė shtresat nė nevojė?

    Dhe mė pas edhe pyetja tjetėr po aq e rėndėsishme: ēfarė ndikimi do japė ajo nė rritjen ekonomike afatgjatė tė vendit?

    . . .

    Austria, sikundėr dhe shumė shtete tė Europės Perėndimore, ka krijuar modelin e shteteve sociale ku shteti synon tė pėrmirėsojė dhe mbrojė interesat e qytetarėve tė saj nėpėrmjet rishpėrndarjes sė pasurisė dhe ofrimit falas tė shumė shėrbimeve nė ekonomi. Pėr kėtė arsye, nė rast se do tė pėrdorim te ne sistemin a taksave si nė Austri, do tė implementonim tatim tė sheshtė mbi fitimin nė masėn 25% dhe qė arrin deri nė 35% nė rast se je njė rezident i huaj. Kėtu duhet bėrė dallimi me tatimin mbi tė ardhurat, tė cilat janė progresive.

    Tatimi mbi tė ardhurat personale atje fillon nga 0% pėr tė ardhura vjetore nė 11 000 euro, duke u rritur gradualisht deri sa arrin nivelin prej 50% kur tė ardhurat janė mbi 60 000 euro. Kuptohet se niveli i tė ardhurave nė tė cilin taksa progresive do tė aplikohet nė Shqipėri do jetė mė i ulėt, pasi dhe pagat vjetore janė mė tė ulėta se nė Austri, por sėrish taksa progresive qė na jepet si model nga Austria po tė zbatohet do tė thotė qė bankieret tanė, inxhinierėt, e avokatėt do tė duhet tė japin gjysmėn e tė ardhurave tė tyre shtetit, pas njė niveli tė caktuar tė ardhurash.

    Nga ana tjetėr ky sistem taksash nuk ndihmon nė stimulin fiskal. Vetė vendet e Europės Perėndimore gjatė krizės financiare janė munduar tė ulin sa mė shumė nivelin e taksave pėr tė ndikuar sadopak nė pėrmirėsimin e nivelit tė tė ardhurave reale tė qytetarėve; njė pėrgjigje klasike kejnesianiste pėr tė rritur konsumin e mė pas Prodhimin e Brendshėm Bruto (PBB). Pėr kėtė arsye kontradikta e parė dhe mungesa e koherencės e politikave ekonomike tė opozitės pėr rifutjen e taksės progresive nė Shqipėri vjen nga argumenti i pėrdorur qė nga viti 2008, se Shqipėria ėshtė nė krizė tė thellė ekonomike. Pėr rrjedhojė, taksa progresive nė njė periudhė tė vėshtirė ekonomike nuk ėshtė stimuluese dhe nė tė mirė tė ekonomisė Shqiptare.

    Por argumenti mė i rėndėsishėm qė duhet analizuar mė qartė nga ekonomistėt nė Shqipėri ka tė bėjė me efektet e futjes sė sistemit tė taksave si ato nė Austri nė rritjen ekonomike. Ky argument ka mbėrthyer botėn pėr vite me radhė, para se tė niste debati kėtu nė Shqipėri, i cili gjithsesi mbetet i huazuar. Dy profesorė me influencė nė Amerikė, Alberto Alesina dhe Dani Rodrik, kanė shkruar njė artikull akademik mė 1994, qė akoma dhe sot ėshtė ndėr mė tė cituarit nė ekonomi, me titull “Politikat e Rishpėrndarjes dhe Rritja Ekonomike”. Ky punim ka si qėllim parėsor tė studiojė marrėdhėnien qė ka politika me rritjen ekonomike nė njė model tė thjeshtė tė “rritjes sė brendshme”, ku qytetarėt kanė perceptime tė ndryshme pėr shpėrndarjen e pasurisė. Pika kryesore e modelit ėshtė se individėt janė tė ndryshėm dhe pėr rrjedhojė dhe nė faktorėt e tyre personalė tė prodhimit. Sipas tyre, janė dy tipe tė faktorėve tė prodhimit: faktori akumulues, pra kapitali, dhe faktori joakumulues: krahu i punės. Me kapital ata nėnkuptojnė ēdo aset qė ēon nė rritjen e produktivitetit si kapital fizik e njerėzor dhe avancim teknologjik. Pėr rrjedhojė, tė ardhurat nga kėto tė fundit janė zakonisht mė tė larta se nga krahu i punės qė, sipas tyre, ėshtė i pakualifikuar dhe pėr rrjedhojė dhe me pagesė tė ulėt. Pra, taksat progresive i shėrbejnė politikave tė rishpėrndarjes dhe jo produktivitetit ku tė ardhurat nė ekonomi transferohen te punėtorėt e pakualifikuar dhe pėr rrjedhojė ulin incentivat pėr tė akumuluar kapital nga individė, kompani inovatore apo me mundėsi financiare pėr tė investuar dhe pėr tė hapur vende tė reja pune. Pėr shkak tė 50 vjetėve komunizėm, Shqipėria sot ka nevojė pėr rritjen e kapitalit njerėzor e fizik mė shumė se ēdo gjė tjetėr!

    Kėtu reflektohet dhe ndarja mes politikanėve, tė cilėt janė tė shqetėsuar nė shpėrndarjen e tortės dhe pėr rrjedhojė nė vota, dhe ekonomistėve, tė cilėt janė mė tė interesuar nė bėrjen e tortės sa mė tė madhe. Politikanėt kanė dy zgjedhje pėr tė bėrė, me pasoja nė rritjen ekonomike. Nė rast se e shohin votuesin tipik si tė varfėr, atėherė zgjedhja qė mund tė maksimizojė numrin e votave ėshtė nė rritjen e nivelit tė taksave pėr bizneset e sipėrmarrėsit e bankat dhe mė pas rishpėrndarjen e kėsaj pasurie. Nga ana tjetėr, nė rast se mendojnė se rritja ekonomike dhe stabiliteti ekonomik ėshtė mė i rėndėsishėm nė periudhėn afatgjatė, ata do tė imponojnė taksa tė ulėta qė ndihmojnė nė rritjen e kapitalit prodhues, qė mė pas sjell vende pune tė reja. Por kontradikta nė kėtė sistem ėshtė se ajo qė mund tė maksimizojė votat nuk sjell rritje ekonomike!

    Nė rast se do tė pėrdorim sistemin fiskal Austriak, atėherė do tė ketė impakt direkt nė nxitjen pėr shkollim apo investim nė njė ekonomi. Pėr tė parė sesi do tė ndikonte nė rritjen ekonomike afatgjatė, kujtojmė vėshtirėsinė e akumulimit tė burimeve njerėzore tė mirarsimuara nė Amerikė, Itali e Angli. Nė rast se pas studimeve ata do tė marrin njė rrogė afėrsisht katėr herė mė tė lartė se paga mesatare nė Shqipėri dhe vendoset njė tatim mbi tė ardhurat deri nė 50%, atėherė shtysa pėr brezat e ardhshėm qė tė shkojnė e tė studiojnė jashtė shtetit nuk do tė jetė e lartė, pasi tė ardhurat qė do tė marrin do tė jenė mė tė ulėta dhe jo tėrheqėse pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Gjithashtu, njė investitor i huaj, i cili nuk e njeh realitetin e Shqipėrisė, por pikėniset pėr ēdo plan investimi prej nivelit tė taksave dhe infrastrukturės energjetike dhe rrugore nė hartė, kur tė shohė se vendi zbaton njė sistem taksash si ai nė Austri, do ta mbyllte menjėherė kapitullin “Shqipėria”.

    Se treti: a ėshtė ky njė trend qė duhet ndjekur, duke qenė se vendet e tjera fqinje po bėjnė tė njėjtėn gjė? Kjo nuk rezulton tė jetė e vėrtetė. Taksa e sheshtė implementohet pėr momentin nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, Rusi, Rumani, Bullgari, Ēeki, Bosnjė-Hercegovinė etj. Tė gjitha kėto janė vende tė Europės Lindore, tė cilat kanė pasur tė njėjtin problem pėr vite me radhė pas rėnies sė regjimit komunist: evazionin fiskal. Pėr kėtė arsye, pėr tė ulur kėtė fenomen negativ, taksa e sheshtė ėshtė parė si mėnyra mė efikase pėr tė konsoliduar buxhetin e shtetit dhe nxitur rritjen ekonomike. Rifutja e kėsaj takse nė Shqipėri do tė na bėnte tė vetmin shtet nė Ballkan me kėtė praktikė. Nė rast se me tė vėrtetė rishpėrndarja e pasurisė shihet si e vetmja mundėsi pėr barazi sociale, ka tė ngjarė qė kjo tė dėshtojė pa konsoliduar tė gjithė instrumentet e kontrollimit tė tė ardhurave personale tė qytetarėve Shqiptarė. Njė mėnyrė ėshtė deklarimi i tė ardhurave, i cili do tė minimizonte evazionin fiskal. Por iniciativa e fundit pėr projektligjin pėr deklarimin e tė ardhurave pėr tė gjithė personat qė realizojnė tė ardhura mbi 2 milionė lekė nė vit nuk ėshtė votuar nga opozita nė komisionin e ekonomisė!



    Sipas modelit Alesina dhe Rodrik, programi i opozitės pėr taksė progresive do tė rriste bazėn e saj elektorale, por jo rritjen ekonomike nė Shqipėri. Ideologjikisht opozita nis njė debat tė dobishėm se cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ndihmuar shtresat nė nevojė nė Shqipėri. Propozimi i saj, se taksa progresive do tė jetė zgjidhja, duhet parė me rezervė. Sipas hipotezės sė Kuznets, gjatė rritjes ekonomike pabarazia nė ekonomi fillimisht rritet dhe mė pas ulet pa iu referuar taksės progresive. Rritja ekonomike dhe konkurrueshmėria duhet tė mbeten pėrparėsi pėr vendin tonė, siē dhe ilustron njė raport i vitit 2009 i Bankės Botėrore dhe PNUD-it, se varfėria nė Shqipėri ėshtė pėrgjysmuar nga viti 2002 nė vitin 2009 nga 25.4% nė 12.4% tė popullsisė. Pėr kėtė arsye ka mėnyra tė tjera shumė mė efikase e produktive qė mund tė ndihmohen tė varfrit nė Shqipėri, tė cilat nuk do tė cenonin konkurrueshmėrinė tonė, por pėrkundrazi do ta rrisnin atė. Shumė shtete perėndimore kanė futur skema tė ngjashme me New Deal-in amerikan, ku tė papunėve apo tė varfėrve u ofrohet ndihmė nga shteti pėr t’u trajnuar e pėr t’u dhėnė njė zanat si kėpucar, mekanik etj. Shkollat profesionale duhet tė bėhen fokusi kryesor pėr kėtė shtresė dhe jo shpėrndarja e pasurisė.

    Reformat dhe forcimi i institucioneve, liberalizimi i tregut dhe shteti i sė drejtės duhet tė mbeten prioritet, pasi ėshtė vėrtetuar tashmė edhe nga shumė studime pėr Europėn Lindore se kėto mbeten thelbėsore pėr njė rritje tė qėndrueshme dhe pėr njė ulje tė mėtejshme tė varfėrisė.

    *Pedagog Ekonomie nė Universitetin Europian tė Tiranės.

    Gazeta Mapo
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Britania ul taksėn progresive

    Taksa progresive e aplikuar nė Britaninė e Madhe prej shumė vitesh duke ndikuar nė rritjen e borxhit publik dhe deficitit e ka detyruar qeverinė e Cameron tė marrė masa urgjente duke u fokusuar tek reforma e sistemit tatimor.
    Nė projektbuxhetin e ri tė paraqitur nga ministri britanik i Financave parashikohet qė deri nė vitin 2017 tė reduktohet deficiti buxhetor dhe tė prezantohet njė buxhet i balancuar. Lehtėsimi nė taksa mbi tė pasurit do tė bėjė qė norma tatimore pėr tė ardhurat mė tė larta duke filluar nė prill tė vitit tė ardhshėm do tė ulet me 5%, njė sinjal ky qė sipas Osborne do tė tėrheq mė shumė investitorė nė vend. Me buxhetin e ri qeveria britanike i ka dhėnė fund menaxhimit tė krizės tė shkaktuar nga kriza e kredive dhe ka hapur njė kapitull tė ri dedikuar rritjes ekonomike.
    Kjo do tė arrihet pėrmes njė instrumenti qė ėshtė konkurrenca nė politikėn fiskale pėr bizneset. Pavarėsisht reduktimit kompleks tė defiēitit, Londra ka zgjedhur tė pėrshpejtojė uljen e taksave pėr korporatat dyfish nga parashikimet, duke synuar nė tė ardhmen uljen e taksės mbi pėrfitimet e bizneseve deri nė 20%. Menjėherė pas kėtij lajmi njė nga grupet farmaceutike mė tė mėdha botėrore Glaxo, ka garantuar 500 mijė stėrlina pėr t’i investuar nė impiantet britanike duke siguruar punėsimin e tė paktėn njė mijė vendeve tė reja tė punės.
    Por jo vetėm kaq, duke reaguar me politikėn e taksave tė ulėta, Londra i pėrgjigjet njė kėrkese specifike, t’i rikthejė frymėmarrjen sektorit industrial. Qė nga 2008 e mė tej Britania e Madhe e ka kuptuar se nuk mjafton mė financa pėr rritjen. Me uljen e taksės progresive qeveria britanike ka identifikuar problemin e ekonomisė duke sjellė zgjidhje tė reja. Rruga e zhvillimit tashmė do tė bazohet nė uljen e taksave dhe zhvillimin e infrastrukturės. Tė dy kėto manovra janė prioritare nė axhendėn e ministrisė sė financave britanike.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Debatet me Ramėn/ Tryeza e PS pėr taksėn progresive, biznesmenėt kundėr

    Biznesi nuk e mirėpret vendosjen e njė takse progresive nė Shqipėri. Kjo tė paktėn pėr atė biznes qė vepron nė kushtet e njė ekonomie tė lirė tregu dhe konkurrence. Tė thirrur dje nga Partia Socialiste nė njė tryezė tė posaēme pėr programin politik dhe qeverisės pėr kapitullin e sipėrmarrjes, pėrfaqėsues tė organizatave apo shoqatave mė tė mėdha tė biznesit vendas dhe tė huaj nė Shqipėri janė shprehur nė rastin mė ekstrem kundėr taksės progresive, dhe nė rastet me tė zbutura pėr njė aplikim tė saj vetėm nė sektorėt strategjikė tė mbyllur dhe pa konkurrencė. Ndėrkohė qė kreu i kėsaj force, Edi Rama, pavarėsisht kritikave dhe rezervave tė shprehura prej tė ftuarve nė tryezė, nė fund tė takimit, duke replikuar me kritikėt, ka shprehur vlerėsimin se njė taksė progresive ėshtė mė mirė sesa njė taksė e sheshtė plus njė taksė e fshehtė.

    Tryeza

    Partia Socialiste ka mbajtur dje tryezėn e radhės sė saj pėr programin, ku objekt diskutimi ka qenė pikėrisht kapitulli pėr mbėshtetjen e biznesit dhe rimėkėmbjen e ekonomisė. Tryezėn ku merrnin pjesė mė shumė se 60 biznesmenė, sipėrmarrės, profesorė tė ekonomisė etj., e ka hapur sekretari socialistė pėr sipėrmarrjen, Arben Ahmetaj, i cili pasi ka falėnderuar tė pranishmit ka theksuar se qėllimi i kėtij takimi ishte vjelja e mendimeve tė grupeve tė interesit pėr mėnyrėn sesi duhet ta trajtojė PS nė programin e saj kėtė sektor. Mė pas fjalėn e ka marrė Rama, i cili duke bėrė njė prezantim tė piketave tė programit politikė tė PS-sė pėr fushėn e biznesit dhe ekonomisė, ėshtė ndalur gjerėsisht tek ajo qė konsiderohet si reforma fiskale, pra vendosja e taksimit progresiv. “Ne duam tė ofrojmė njė politike tė re fiskale, e cila synon tė ulė koston e jetesės pėr shumicėn e shqiptarėve. Proces ky qė kryesisht, sipas kėndvėshtrimit tonė, duhet tė mbėshtetet te heqja e barrės sė taksės sė sheshtė dhe vendosja e njė drejtėsie sociale pėrmes taksimit progresiv. Individėt qė i pėrkasin shtresės sė varfėr, por edhe ata qė janė sot shtresa e mesme nė Shqipėri, duhet tė pėrfitojnė njė ulje serioze tė barrės fiskale”, – tha Rama, ndėrsa ka premtuar se nė qeverisjen e socialistėve do tė hiqet edhe sistemi i referencave. Gjithashtu, ai ėshtė ndalur edhe nė aspekte tė tjera tė kėtij kapitulli tė programit, ku njė moment i veēantė ka qenė zotimi pėr tė respektuar tė gjitha marrėveshjet koncesionare tė dhėna gjatė qeverisjes demokratike konform ligjit dhe rishikimi i atyre qė nuk kanė respektuar afatet.

    Biznesmenėt

    Por duket se kėto dy prioritete tė programit tė socialistėve nuk janė pritur mirė nga njė pjesė e pjesėmarrėsve nė tryezė, pasi, sipas tyre, pėr njė ekonomi nė zhvillim si kjo e vendit tonė njė taksė progresive nuk do tė kishte efekte pozitive, ndėrsa pėrsa i pėrket kontratave koncesionare ato nuk duhen goditur, pasi kėshtu tremben investimet e huaja. Mė i ashpėr nė qėndrimin e tij ka qenė Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, i cili nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ka evidentuar se njė politikė fiskale e bazuar nė taksėn progresive ėshtė karakteristikė vetėm e vendeve tė zhvilluara dhe jo e vendeve tė varfra siē ėshtė Shqipėria. “Nuk ka asnjė shembull qė njė taksė progresive vjen nė vendet e varfra, nė vendet qė janė nė zhvillim, nė vendet qė duan tė krijojnė njė pasuri. Taksa progresive ėshtė taksa e rishpėrndarjes sė pasurisė dhe nuk ėshtė taksa e rishpėrndarjes sė varfėrisė”, – tha Buxhuku. Ndėrkohė qė ish-kreu i Dhomės sė Tregtisė, sot pėrfaqėsues i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, duke ndenjur nė tė njėjtin debat, ėshtė shprehur se gjatė kėtyre viteve taksa e sheshtė ka favorizuar bizneset. “Taksa e sheshtė, ulja e taksės sė sigurimeve shoqėrore, heqja e disa taksave doganore, tė cilat kanė nxitur prodhimin dhe punėsimin fason, duhen parė si disa arritje qė duhet tė nxisin opozitėn pėr tė menduar se Shqipėria si njė vend nė zhvillim duhet tė ecė mė mirė me taksa tė ulėta dhe me sistem tė gjerė taksapaguesish”, – tha Bregasi, i cili nė tė njėjtėn kohė ka shprehur rezerva dhe pėr qėndrimin e PS-sė lidhur me marrėveshjet koncesionare. Megjithatė, edhe zėrat kritikė tė taksės progresive kanė shprehur besimin se ajo mund tė aplikohej vetėm pėr ata sektorė tė mbyllur, si sektorėt strategjikė. Por nuk ka qenė shumė dakord me kėto qėndrime kreu socialist Edi Rama, i cili nė fund tė diskutimit i ka bėrė njė pyetje tė pranishmėve nė tryezė, por pa pritur pėrgjigjen e tyre, se nėse do ishin pėr njė taksė tė sheshtė plus gjobat apo shpenzimet e tjera ekstra tė paligjshme, apo pėr njė taksė progresive.

    Gazeta Mapo
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    “Taksa e sheshtė e bėn Shqipėrinė mė konkurruese”

    Nėse Shqipėria aplikon njė taksė tė sheshtė nė nivelin e 10% kjo do tė thotė se e bėn atė mė konkurruese ndaj vendeve tė tjera. Ėshtė ky afirmimi i Horst Dieter Vesterhoff, kėshilltari ekonomik i tre kancelarėve gjermanė Helmut Kol, Gerhard Shroder dhe Angela Merkel. Nė njė intervistė pėr ABC News, shkencėtari europian i ekonomisė dhe financave ka deklaruar se taksa e sheshtė pėr ekonomitė nė zhvillim i bėn ato mė konkurruese kryesisht pėr thithjen e investitorėve tė huaj.

    “E njoh shumė pak sistemin tatimor nė Shqipėri por dua te them qė njė sistem tatimor duhet tė pėrmbushė tė pakten tri kushte.
    Sė pari t’i sjellė shtetit tė ardhura tė mjaftueshme duhet tė mbėshtetet ne aftesine paguese te qytetareve dhe nuk duhet te pengoje apo te shperbeje deshiren per te punuar, per te bere investime apo kerkime dhe zbuime te metejshme

    Lidhur me rolin e taksės sė sheshtė nė thithjen e investitorėve tė huaj, ajo varet nga niveli i taksės, nėse nė Shqipėri ky nivel ėshtė nė 10% ėshtė konkurrues pėr ekonomine shqiptare, duke e bėrė atė mė konkurruese ndaj ekonomive tė tjera.

    Vesterhoff, si ekspert i ekonomisė sė parė tė Europės, asaj gjermane, e cila i ka integruar tė dy format e tatimeve, tė sheshtėn dhe progresiven, shprehet se nėse njė vend ka njė administratė tatimore qė vepron me potencialin e saj tė plotė, taksa e sheshtė nuk e pengon zhvillimin e ekonomisė por pėrkundrazi rrit aftėsinė performuese tė saj.

    Mungesa e tė qėnurit njė ekonomi konkurruese ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė mėdha tė disa ekonomive tė eurozonės tė cilat janė pėrfshirė nga kriza, qeveritė e tė cilave pėr tė pėrballuar kėtė rrėnim tė ekonomisė kanė qenė tė detyruara tė rrisin taksat nė tė gjitha nivelet, duke shkaktuar mbyllje tė shumta tė bizneseve, rritje tė lartė tė papunėsisė si dhe tensione sociale, siē ėshtė rasti i Greqisė, Italisė dhe Spanjės.

    Forma e taksimit vijon tė mbetet njė ēėshtje e nxehtė edhe pėrtej kontinentit. Vetėm pak ditė mė parė, republikanėt dhe njė pjesė e demokratėve nė senatin amerikan kanė rrėzuar ligjin e qeverisė Obama mbi aplikimin e taksės progresive, apo tatimit progresiv mbi tė ardhurat. Edhe pse SHBA janė ekonomia e parė e botės, shumica e deputetėve amerikanė e kanė cilėsuar taksen progresive si njė formė qė sjell pėrfitime tė papėrfillshme nė buxhetin e shtetit.

    http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/17457

    ABC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    [B]
    Forma e taksimit vijon tė mbetet njė ēėshtje e nxehtė edhe pėrtej kontinentit. Vetėm pak ditė mė parė, republikanėt dhe njė pjesė e demokratėve nė senatin amerikan kanė rrėzuar ligjin e qeverisė Obama mbi aplikimin e taksės progresive, apo tatimit progresiv mbi tė ardhurat. Edhe pse SHBA janė ekonomia e parė e botės, shumica e deputetėve amerikanė e kanė cilėsuar taksen progresive si njė formė qė sjell pėrfitime tė papėrfillshme nė buxhetin e shtetit.

    http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/17457

    ABC
    Veēanerisht kjo me intereson, sepse para disa kohesh kur ketu diskutohej per SHBA, simpatizante socialiste terhiqnin paralele ndermjet politikes ekonomike te SHBA dhe te Shqiperise, duke harruar faktin se ekonomia shqiptare eshte nje perpjekje fillestare per te imituar baballaret mjekrroshe amerikane te ekonomise se tregut.

    Pra terhiqnin paralele te sistemeve tatimore te SHBA, disa vendeve europiane dhe rrekeshin te justifikonin futjen e tatimit progresiv ne ekonomine shqiptare, sigurisht nese PS dhe Rama do te fitonin zgjedhjet.

    Jam kurioz se si do te terhiqen PS dhe Rama nga ky propozim!

    Apo do ta lene ne heshtje qe te harrohet vete nga publiku?

    Te zbatosh tatimin progresiv ne kapitalizmin fillestar shqiptar eshte njesoj sikur te rizbatosh ligjet tatimore te partizaneve komuniste te viteve 1944-1945, pra shkurt nje shpronesim modern.

    Edhe per nje kohe ne Shqiperi duhet te vazhdoje te zbatohet tatimi i sheshte dhe ndoshta me kalimin e kohes ai mund te rritet me 1 apo 2%.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-04-2012 mė 12:58

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jam kurioz se si do te terhiqen PS dhe Rama nga ky propozim!

    Apo do ta lene ne heshtje qe te harrohet vete nga publiku?
    Publikut shqiptar i kalon poshtė hunde sapuni pėr djathė, e jo mė taksa progresive, ku mbi tė gjitha nuk ia ka idenė se ēfarė ėshtė.
    relata refero

  7. #7
    Arvizu: Taksa e sheshtė, tėrheqėse pėr investitorėt e huaj

    21-04-2012

    Ambasadori i SHBA Aleksandėr Arvizu, nė njė bashkėbisedim me krerėt e gjykatave nė rrethe u ndal tek domosdoshmėria e forcimit tė klimės pėr investitorėt e huaj, duke pėrmendur taksėn e sheshtė prej 10 pėrqindėsh, si njė mbėshtetje e madhe pėr bizneset amerikane

    Wollfarth: Partneritet mes institucioneve pėr reformėn nė drejtėsi

    Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu tha dje nė takimin me kryetarėt e tė gjitha gjykatave tė rretheve gjyqėsore dhe apelit nė Shqipėri qė u mblodhėn pėr tė diskutuar mbi nismat e USAID-it dhe donatorėve tė tjerė qė synojnė pėrmirėsimin e punės sė gjykatave shqiptare, se reforma nė gjyqėsor ėshtė e rėndėsishme pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Europian, por edhe pėr thithjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri. Ata gjithashtu kėrkuan njė administrim mė tė mirė tė sistemit tė drejtėsisė. Arvizu, deklaroi se sallat e gjyqeve janė kritike pėr funksionimin e gjyqėsorit, ndėrsa tha se transparenca duhet tė dominojė.
    Sipas tij, aparaturat e regjistrimit garantojnė transparencėn. “Mė lejoni tė shpreh diēka qė ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė ne, salla e gjyqit ka rėndėsi kritike pėr funksionimin e ēdo demokracie. Ajo ėshtė vendi ku i varfri dhe i pasuri, i dobėti dhe i fuqishmi takohen nė njė fushė tė barabartė. Ėshtė vendi ku qytetarėt duhet tė kenė besim tė plotė se do tė marrin trajtim tė barabartė dhe tė paanshėm sipas ligjit. Nė njė demokraci, qytetarėt kanė nevojė tė besojnė dhe tė mbėshteten nė faktin qė sistemi gjyqėsor ėshtė i verbėr kundrejt funksionimit tė interesave tė veēanta, tė grupimeve politike, apo fuqisė ekonomike. Sidomos nė dy vitet e shkuara, qeveria e SHBA, nėpėrmjet USAID, ka punuar nė kėtė program tė posaēėm pėr tė ofruar ndihmė qė synon tė ndihmojė qė gjykatat shqiptare tė funksionojnė me mė shumė eficiencė, me mė shumė transparencė, dhe mė shumė llogaridhėnie ndaj qytetarėve. Dėshiroj tė citoj vetėm tri shembuj kur besoj qė po bėhet njėfarė pėrparimi; dhe kam parasysh pėrparim pėr sa i pėrket ndihmės sonė. Sė pari, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn e procedurave gjyqėsore, kemi instaluar pajisje nė tė gjithė vendin pėr tė siguruar qė nė ēdo rast do tė ketė regjistrime tė sakta dhe qė gjenden lehtė. Sė dyti, pėr tė pėrmirėsuar procesin e rregullt ligjor, po vihen nė zbatim procedura tė reja qė synojnė tė arrijnė gjyqe mė tė shpejta, mė eficiente dhe mė publike; kėtu do doja tė theksoja fjalėn ‘gjyqe tė hapura publike’ sepse pikėrisht kėtė kėrkon drejtėsia e vėrtetė. Dhe sė treti, pėr tė lehtėsuar barrėn mbi sistemin e gjykatave, qeveria e Shqipėrisė dhe sistemi gjyqėsor kanė mbėshtetur fort si dhe projektet e USAID kanė pėrkrahur nė mėnyrė aktive zgjidhjen alternative tė mosmarrėveshjeve, apo ndėrmjetėsimin. Kėto hapa si edhe tė tjera janė absolutisht jetėsore pėr tė rritur besimin e qytetarėve dhe partnerėve tuaj ndėrkombėtarė nė eficiencėn e sistemit gjyqėsor shqiptar. Nėse mė lejoni, do doja tė ngrija njė pikė tė fundit: nė njė kohė kur i gjithė rajoni dhe njė pjesė e mirė e botės po vuajnė nga pasiguria dhe paqėndrueshmėria ekonomike, Shqipėria ka nevojė tė bėjė gjithēka mundet pėr tė siguruar besim nė transparencėn dhe eficiencėn e sistemit gjyqėsor. Ka rėndėsi absolutisht kritike qė Shqipėria tė bėjė pėrparim nė sistemin ligjor dhe reformat gjyqėsore pėr tė rritur besimin e investitorėve tek Shqipėria si njė vend pėr tė bėrė biznes”, u shpreh Arvizu.
    Duke folur mbi ēeljen e zyrave tė kompanisė amerikane 3M, ambasadori i SHBA u shpreh se biznesmenėt amerikanė vlerėsojnė se taksa e sheshtė (10 pėr qind), ėshtė tepėr tėrheqėse pėr investitorėt e huaj.
    Sipas Arvizu, biznesi kėrkon forcė punėtore tė kualifikuar dhe kuadrin ligjor, dy cilėsi kėto qė Shqipėria i plotėson. “Siē e dini tė gjithė, 3M ėshtė njė ndėr kompanitė e radhitura nė listėn Fortune 500, njė ndėr mė tė mėdhatė; ėshtė njė emėr i njohur nė gjithė botėn pėr shėrbime me cilėsi dhe produkte me cilėsi. Ishim duke biseduar me disa zyrtarė, investitorė shqiptarė, investitorė tė mundshėm, dhe po flisnim pėr pluset dhe minuset e tė investuarit nė Shqipėri krahasuar me vende tė tjera nė rajon. Njė prej personave nė atė grup vuri nė dukje qė niveli i sheshtė prej 10 pėr qind i taksės kėtu ėshtė shumė tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Dikush pėrmendi edhe qė qeveria ka ecur shpejt me sistemin e prokurimit on-line, i cili rrit transparencėn dhe ul mundėsitė pėr korrupsion. Mė erdhi radha mua tė flisja. Jam nė njė mendje me dy pikat e mėparshme por doja tė pėrmendja edhe dy gjėra tė tjera. Kam shumė miq amerikanė qė janė nė sektorin privat dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur mė thonė qė kur shqyrtojnė mundėsinė pėr tė bėrė biznes, sidomos nė tregje tė reja si Shqipėria, ata kėrkojnė tė gjejnė dy gjėra: sė pari, njė forcė pune tė arsimuar, njė forcė pune tė tillė ku sistemi arsimor pėrmirėsohet, ku mund tė trajnohen; dhe tė gjithė e dini mė mirė se sa mua qė Shqipėria ka njė forcė pune shumė tė arsimuar, shumė tė pėrkushtuar. Cilėsia e punėtorėve kėtu ėshtė e shkėlqyer. Pika e dytė qė shqyrton njė investues i mundshėm ėshtė kuadri ligjor, mjedisi rregullator; transparenca, paanshmėria, cilėsia e sistemit gjyqėsor dhe kėtu dalim tek roli i secilit prej jush”, tha ambasadori Arvizu.
    Ndėrsa ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Ettore Sequi theksoi se reforma nė gjyqėsor ėshtė kryereforma pėr integrimin nė Bashkimin Evropian. Sipas tij, institucionet e forta garantojnė shtetin e sė drejtės, ndėrsa shtoi se Shqipėria duhet tė trajtojė seriozisht ēėshtjen e korrupsionit dhe nevojėn pėr tė hequr imunitetin.
    Ndėrkohė, kreu i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Eugen Wollfarth e cilėson reformėn nė drejtėsi si komplekse, pėr realizimin e sė cilės nevojitet njė partneritet i ngushtė mes institucioneve. Pėr Wollfarth, gjykatat duhet tė jenė shtyllat e demokracisė nė vend, si njė faktor kyē pėr aspiratat e Shqipėrisė dhe prospektit pėr integrimin evropian, si dhe nė drejtim tė pėrmbushjes sė angazhimeve tė OSBE-sė. Ambasadori i OSBE-sė theksoi se administrimi i drejtėsisė meriton dhe duhet tė jetė shumė mė i mirė. Sipas tij, miratimi nga Qeveria i Strategjisė Ndėrsektoriale tė Drejtėsisė 2011-2013 dhe Planit tė Veprimit, shėnon njė hap tė rėndėsishėm nė drejtimin e duhur. Ai vlerėsoi se rekomandimet e Prezencės, tė pėrfshira nė dy raporte tė mėparshme mbi vėzhgimin e gjyqeve, formojnė bazėn e diskutimeve tė tanishme tė Grupit tė Punės pėr Reformėn e Procedurės Penale qė aktualisht punon nėn drejtimin e Ministrisė sė Drejtėsisė.

    55

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Britania ul taksėn progresive

    Taksa progresive e aplikuar nė Britaninė e Madhe prej shumė vitesh duke ndikuar nė rritjen e borxhit publik dhe deficitit e ka detyruar qeverinė e Cameron tė marrė masa urgjente duke u fokusuar tek reforma e sistemit tatimor.
    Nė projektbuxhetin e ri tė paraqitur nga ministri britanik i Financave parashikohet qė deri nė vitin 2017 tė reduktohet deficiti buxhetor dhe tė prezantohet njė buxhet i balancuar. Lehtėsimi nė taksa mbi tė pasurit do tė bėjė qė norma tatimore pėr tė ardhurat mė tė larta duke filluar nė prill tė vitit tė ardhshėm do tė ulet me 5%, njė sinjal ky qė sipas Osborne do tė tėrheq mė shumė investitorė nė vend. Me buxhetin e ri qeveria britanike i ka dhėnė fund menaxhimit tė krizės tė shkaktuar nga kriza e kredive dhe ka hapur njė kapitull tė ri dedikuar rritjes ekonomike.
    Kjo do tė arrihet pėrmes njė instrumenti qė ėshtė konkurrenca nė politikėn fiskale pėr bizneset. Pavarėsisht reduktimit kompleks tė defiēitit, Londra ka zgjedhur tė pėrshpejtojė uljen e taksave pėr korporatat dyfish nga parashikimet, duke synuar nė tė ardhmen uljen e taksės mbi pėrfitimet e bizneseve deri nė 20%. Menjėherė pas kėtij lajmi njė nga grupet farmaceutike mė tė mėdha botėrore Glaxo, ka garantuar 500 mijė stėrlina pėr t’i investuar nė impiantet britanike duke siguruar punėsimin e tė paktėn njė mijė vendeve tė reja tė punės.
    Por jo vetėm kaq, duke reaguar me politikėn e taksave tė ulėta, Londra i pėrgjigjet njė kėrkese specifike, t’i rikthejė frymėmarrjen sektorit industrial. Qė nga 2008 e mė tej Britania e Madhe e ka kuptuar se nuk mjafton mė financa pėr rritjen. Me uljen e taksės progresive qeveria britanike ka identifikuar problemin e ekonomisė duke sjellė zgjidhje tė reja. Rruga e zhvillimit tashmė do tė bazohet nė uljen e taksave dhe zhvillimin e infrastrukturės. Tė dy kėto manovra janė prioritare nė axhendėn e ministrisė sė financave britanike.

    Bota Sot


    cameron'i me kete taks tregoji dhe njehere qe mbron te pasurit (pasusi i M thatcher) uli taksen per shtresen e pasur dhe po ja ngec pensionisteve dhe familjeve me te ardhura mesatare

    zhvillim i infrastruktures ndoshta do te thote zhvillimin e industrise(manufacturing) se ifrastrukturen e ka me rregull anglezi

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Dy menyra ka qe te ngrish barazine e qyteatereve: ose te taksosh ose te levizesh lekun vazhdimisht ku cdokush te ket mundesine te perfitoj.

    Taksimi eshte i mire nese behet mbi arketimin dhe jo mbi investimet. Meqenese shqiptaret jane popull me kuptime minimale te ekonomise, sic u verifikua ne 1997ten, taksat ndaj arketimeve jane te domosdoshme qe mos mblidhen leket ne duart e disave dhe te rine pa u konsumuar sic duhen. Nese dikush tjeter ka ndonje ide me te mire sesi vihet leku ne levizje pa nevojen e taksimit le te na i thote....

    PS: ne rastin e Amerikes kam mendimin se taksimi nuk behet vetem per nevojat e popullit por per superfuqine, se populli atje eshte konsumist/materialist dhe keshtu si jane katandisur nuk kane nevoj per taksa qe te prishin lek pa pushim. Kurse ne te uriturit shqiptar nga kotheret qe na ndan qeveria vendosim edhe votimet, ne kete drejtim PDja me PSen flasin te njejten gjuhe. Pra le te taksojne Tacin me shok qe ose te hapi biznese te reja ose t'i japi kesh shtetit dhe mbasi te vjedhin disa te mbetet edhe ndonje kotherre per fukarenjte. Tani nuk besoj se do me hidhet dikush e te me thote qe fukarenjte nuk kane te drejte te marrin leket e ketij personi te ndesrhem si Taci qe i beri leket me djersen e "ballit"

    Qe mos zgjatem, nuk ma ha mendja se ka ndonje ndryshim thelbesor midis PD dhe PS ne politikat sociale, i vetmi ndryshim qe kane eshte anketimi i fukarenjeve.....

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    cameron'i me kete taks tregoji dhe njehere qe mbron te pasurit (pasusi i M thatcher) uli taksen per shtresen e pasur dhe po ja ngec pensionisteve dhe familjeve me te ardhura mesatare

    zhvillim i infrastruktures ndoshta do te thote zhvillimin e industrise(manufacturing) se ifrastrukturen e ka me rregull anglezi
    Cameron po perpiqet te mos kete rrjedhje kapitali jashte Anglise ne krizen aktuale ekonomike. Ne kriza ekonomike si kjo e momentit, keto shtresa dhe kategori e pesojne me shume.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    Nese dikush e ka ndare mendjen mos t'i shpenzoj leket, i fut poshte dyshekut lol dhe s'ka takse apo gje tjeter qe "t'ia levizi"

    Per vendet ne zhvillim sic eshte edhe Shqiperia, taksa e sheshte llogjikisht ndihmon me shume. Po nuk u terhoq ne fillim investimi, nuk mbetet arketim per takse progresive.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Cameron po perpiqet te mos kete rrjedhje kapitali jashte Anglise ne krizen aktuale ekonomike. Ne kriza ekonomike si kjo e momentit, keto shtresa dhe kategori e pesojne me shume.




    po normal keto shtresa e pesojne prandaj dhe pasurite e tyre vetem jane shtuar ,pervec pronarit te CELESIT dhe MITAL (qe ka te beje me renien e kerkesave nga kina per metale)

    CAMERON po e shkaterron ekonomin angleze ne kurriz te shtreses se mesme dhe te ulet thjeshte duke printur pound dhe pa ndonje plan per te ardhmen dhe duke u justifikuar renien ne recesion me problemet ne eurozone

  13. #13

    Socialistėt i rikthehen sėrish tatimit progresiv.

    Taksimi progresiv mbron shtresėn e mesme

    •Flet Profesor Ervin Dema: Avantazhet dhe disavantazhet e taksės sė sheshtė dhe asaj progresive, dy alternativat qė pėrplasen

    Publikuar mė 14.10.2012 | 10:46

    Ornela Manjani

    Ndryshimi i politikės fiskale nė Shqipėri, heqja dorė nga taksa e sheshtė dhe aplikimi i sistemit progresiv, vlerėsohet nga dy kėndvėshtrime nga profesori i ekonomisė, Ervin Demo. Sipas tij, ekonomia shqiptare lė hapėsirė pėr aplikimin e taksės progresive, por mėnyra e aplikimit tė saj duhet tė jetė e mirėstudiuar. Nga ana tjetėr, Demo e vlerėson si produktive pėr buxhetin e shtetit, taksėn progresive dhe tė favorshme pėr biznesin, taksėn e sheshtė.

    Si e vlerėsoni sistemin e taksave qė aplikohet nė Shqipėri. Cilat janė avantazhet dhe disavantazhet?

    Implementimi i taksės sė sheshtė ka pasur njė ndikim rrėnjėsor nė ekonomi. Regjistrimi ose dalja nė tė bardhė u bė mė e centrivuar pėr bizneset dhe gjithashtu sillte mė shumė benefite pėr ekonominė shqiptare se mė parė. Taksa e sheshtė, si ajo progresive, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Vende tė cilat aplikojnė kėto lloj sistemesh kanė specifika tė caktuara ku njė ndėr to ėshtė edhe vetė niveli i informalitetit. Pėrgjithėsisht janė vende qė janė nė zhvillim e sipėr dhe nuk kanė njė sistem fiskal tė konsoliduar, qoftė nga pikėpamje e kėndvėshtrimit tė traditės apo tė kapaciteteve qė ka vetė sistemi pėr tė menaxhuar grumbullimin e taksave. Nė rast se ne i referohemi kohės ose momentit kur taksa e sheshtė ėshtė implementuar nė Shqipėri, menjėherė pas saj filluan tė ndjeheshin efektet e para tė krizės ekonomike dhe mbase efektet e parashikuara tė kėsaj takse nuk ishin ato qė priteshin, sepse duhen marrė nė konsideratė ndryshimet qė pati ekonomia shqiptare si rrjedhojė e krizės globale.

    Aplikimi i taksės progresive, ēfarė avantazhesh dhe disavantashesh do tė sjellė pėr bizneset, individėt dhe buxhetin e shtetit nė rast se do tė zbatohet?

    Nė pamje tė parė grumbullon mė shumė tė ardhura dhe kjo ėshtė nė mėnyrė tė pakontestueshme. Nė rast se ne shikojmė klimėn e biznesit nė tėrėsi dhe mėnyrėn se si zhvillimi ekonomik ka vijuar dhe se si grumbullohen tė ardhurat e buxhetit tė shtetit, kėtu fillon dhe ndėrlikohet gjykimi se me taksėn progresive do tė grumbulloheshin mė shumė tė ardhura pėr vetė faktin qė biznesi i madh si rrjedhojė e detyrimeve mė tė larta kundrejt shtetit do tė ishte mė i vėshtirė. Taksimi i sheshtė dhe ai progresiv janė modele tė cilat i pėrdor ēdo qeveri, e cila merr mandatin nga votuesit dhe duke iu bazuar bindjeve tė veta dhe ideologjive ku bazohet, pra janė nė tė drejtėn e saj tė plotė pėr tė implementuar sistemet me bazė progresive ose ato tė sheshta, por ajo qė duhet marrė nė konsideratė janė format e implementimit tė tė dy sistemeve, tė cilat janė nga mė tė ndryshmet. Shumė e rėndėsishme pėr rastin e Shqipėrisė kur ne flasim, sidomos pėr taksėn progresive, duhet kemi njė ide mė tė qartė se si do tė implemetohej ajo ose se ēfarė kuptojmė me taksė progresive. Nė rast se ne do tė nėnkuptonim qė ata qė kanė tė ardhura nga paga mujore 100 mijė lekė tė reja do tė pėrkufizoheshin si individė me tė ardhura tė larta dhe do tė paguanin mė shumė se paguajnė sot, unė mendoj se kjo ka njė problem, pasi taksa progresive nė thelb tė saj ka gjithmonė parasysh qė tė mbrojė shtresėn e mesme dhe jo rritjen e detyrimeve ndaj kėsaj shtrese. Pėrgjithėsisht taksat progresive do tė shkojė nga koorporatat dhe individėt qė kanė tė ardhura tė larta nė mėnyrė qė tė bėhet shpėrndarja nė ekonomi. Gjetja e balancės midis grumbullimit tė tė ardhurave nė njė nivel mė tė lartė nga bizneset e mėdha, korporatat dhe individėt qė kanė tė ardhura shumė tė larta dhe shpėrndarja e tyre, do tė jetė e vėshtirė pėr tu gjetur. Nė vende si ne, tė cilat kėrkojnė zhvillim tė shpejtė dhe pėr shkak tė kushteve qė janė nė Shqipėri, mbase ėshtė me e drejtė logjika qė sa mė shumė tė ardhura tė mbajnė vetė bizneset aq shumė do tė kishte pėrfitime ekonomia. Prandaj, balanca ėshtė gjithnjė e vėshtirė dhe kjo balancė mund tė gjykohet mbi bazėn e njė informacioni shumė tė plotė. Nė njė rrafsh teorik tė dyja modelet janė tė pranueshme dhe tė zbatueshme, por nė rrafshin praktik do tė duheshin tė dhėna tė detajuara pėr tė kuptuar se si do tė funksiononte taksa progresive, sepse pėr taksėn e sheshtė tashmė kemi njė lloj databaze tė dhėnash tė viteve tė fundit pėr tė bėrė njė vlerėsim mė tė “detajuar” dhe real.

    Si e vlerėsoni platformėn e Partisė Socialiste pėr ndryshimin e sistemit tė taksimit dhe heqjen e taksės pėr biznesin e vogėl?

    Mbėshtetja e sipėrmarrjeve tė vogla ėshtė njė nisėm pozitive nga secila qeveri qė ndėrmerret. Format pėr trajtimin e sipėrmarrjeve tė vogla janė nga mė tė ndryshmet. Patjetėr qė njė ndėr masat ėshtė edhe heqja e taksės, por kėtu kemi njė problem, cili duhet parė me kujdes. Heqja e menjėhershme e taksės sė bizneseve tė vogla shkon nė logjikė tė kundėrt me aplikimin e taksės progresive, pasi baza dhe niveli i tė ardhurave qė mund tė kenė bizneset e vogla mund tė jenė tė atilla qė e detyrojė tė aplikohet taksa progresive. Nė Shqipėri ėshtė njė arritje pozitive rritja e numrit tė bizneseve qė janė pjesė e sistemit fiskal dhe paguajnė detyrime, pėrjashtimi i kėtyre bizneseve nga pagesa e kėtyre detyrimeve padyshim qė do tė kishte njė efekt negativ mbi buxhetin e shtetit pėr tė cilin do tė duheshin tė bėheshin kalkulime si kjo masė do tė rikuperohej nė njė rast tė atillė. Nė rast se ne flasim pėr heqjen e taksės pėr bizneset e vogla dhe rritjen e mbėshtetjes financiare qė do tė bėhej pėr shtresa tė ndryshme sociale, ne kėtu kuptojmė se buxheti merr goditje tė konsiderueshme. Pėrsėri i qėndroj idesė se sa mė e madhe tė jetė baza e bizneseve dhe e individėve qė taksohen aq mė lehtė do tė jetė baza e barrės fiskale. Nė kėto kushte qė jemi ne, si rrjedhojė e vetė krizės, diskutimet janė gjithnjė pėr tė inkurajuar bizneset tė investojnė mė shumė dhe tė punėsojnė mė shumė. Kemi raste qė vende tė ndryshme kanė rritur barrėn fiskale pėr bizneset e mėdha, por kjo ka hasur nė reagime tė forta.

    Avantazhet

    Taksa e sheshtė identifikon bizneset dhe i vė para predispozitės pėr tė paguar detyrimet

    Biznesit i mbeten mė shumė tė ardhura pėr tu menaxhuar prej tij.

    Disavantazhet

    Taksa e sheshtė sjell mė pak tė ardhura nė buxhetin e shtetit.

    Penalizohen investimet pėr shkak tė fondeve tė reduktuara.

    Avantazhet

    Taksa progresive sjell mė shumė tė ardhura nė buxhetin e shtetit.

    Ndihmohet gjallėrimi i biznesit tė vogėl

    Disavantazh

    Taksa progresive ėshtė njė barrė mė rėndė fiskale pėr bizneset dhe koorporatat

    Bizneset tė predispozuar tė fshehin detyrimet.

    Rama: Taksa e sheshtė, korruptive

    Kreu i PS-sė Edi Rama ka thėnė se taksa progresive ėshtė mėnyra e njė taksimi tė ndershėm, ndėrsa shtoi se duhet tė ndahemi njėherė e mirė nga taksa e sheshtė. “Taksimi i ndershėm i bazuar mbi progresivitetin, pėrbėn vlerė pėr ne. Taksa e korrupsionit ėshtė para e derdhur mbi taksėn e sheshtė”-tha Rama. Sipas tij, nga mungesa e stabilitetit fiskal, bizneset s’parashikojnė dot tė ardhmen, ne duhet t’i krijojmė qytetarėve kushtet e njė qetėsie relative. “Duhet tė ndahemi njėherė e mirė nga taksa e sheshtė. Nėn barrėn e taksės sė sheshtė biznesi po asfiksohet. Ndėrkohė qė ka ardhur koha, qė t’i japim frymėmarrje shtresės sė mesme”, shtoi ai.

    Dhoma e Tregtisė: Mungojnė faturat e TVSH-sė

    Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, Nikolin Jaka, ngriti nevojėn e njė paketė tė re fiskale pėr ndėrtimet, ndėrkohė duke ju referuar taksės sė propozuar nga socialistėt, Jaka vlerėsoi se duhet menduar pėr futjen e sistemit tė TVSH-sė. “Lidhur me taksat si Dhomė Tregtie kemi kėrkesa tė hershme, Qeveria aktuale apo opozita duhet tė mendojė mirė futjen e sistemit tė TVSH-sė, pasi shumė sipėrmarrės tė mėdhenj thonė se malli i tyre nuk shoqėrohet me faturė tė TVSH-sė nga biznesi i vogėl”,- theksoi Jaka.

    Tė ardhurat nga tatimet bien me 8. 1 %

    Nė pesė mujorin parė tė kėtij viti tė ardhurat nga taksat u realizuan nė masėn 93.6 %, me njė rėnie vjetore prej 8.1 %. Tė ardhurat nė fondet speciale arritėn 24.6 miliardė lekė nga rreth 24.3 miliardė lekė tė planifikuara, me rritje 1.5 % me shumė se plani dhe 4.7 % mė shumė se e njėjta periudhė e njė viti me parė. Sipas Ministrisė sė Financave, tė ardhurat nga ndihmat rezultojnė pėr periudhėn 751 milionė lekė nga rreth 865 milionė lekė tė njė viti mė parė, ndėrsa tė ardhurat jo?tatimore kanė qenė pėr kėtė periudhe 9.9 miliardė lekė nga 9.93 miliardė tė njė viti mė parė, me rėnie vjetore 0.3 %

    Konfindustria pranon taksėn progresive pėr monopolet

    Konfindustria pranon aplikimin e taksės progresive, por vetėm pėr monopolet dhe oligopolet. Sipas kreut tė Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku, tė gjitha bizneset qė operojnė nė tregje tė mbyllura monopol ose oligopol si pasojė e privilegjeve tė siguruara nga leje, licenca dhe koncesione shtetėrore duhet tė jenė pjesė e sistemit progresiv tė taksimit. Nė ēdo rast tjetėr, sipas Konfindustrisė aplikimi i taksės progresive do tė ishte goditje e drejtpėrdrejt ndaj biznesit vendor, do tė bllokonte tėrheqjen e investimeve tė huaja si pasojė e rritjes sė konkurrencės sė vendeve tė Rajonit tė Evropės Juglindore, qė zbatojnė politikėn fiskale tė taksės sė sheshtė nė nivele tė ulėta. Thelbi i propozimit tė Konfindustrisė, paraqitur nė mėnyrė tė njėkohshme tė gjitha palėve tė vendimmarrjes politike shqiptare ishte vazhdimėsia e sistemit tė sotėm fiskal me taksa tė ulėta dhe pėrdorimi i taksės sė sheshtė prej 10% pėr tė gjitha bizneset me pėrjashtim tė bizneseve, qė: - punojnė nė tregje tė mbyllura monopol ose oligopol si pasojė e privilegjeve tė siguruara nga leje, licenca dhe koncesione shtetėrore dhe qė -njėkohėsisht tejkalojnė njė nivel fitimi tė arsyeshėm.

    Haldedaj: S’do tė ndryshojmė sistemin fiskal

    Sistemi fiskal nė vend nuk do tė ndryshojė. Ministria e Financave deklaron se taksa pėr biznesin e vogėl nuk mund tė zerohet. Zėvendėsministrit i Financave Nezir Haldeda, gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė kėtij komuniteti nė rrugėn “Don Bosko” nė Tiranė, biznesi nė vend ėshtė ndihmuar nga pėrgjysmimi i taksės dhe kjo ka ndikuar nė rritjen e tyre. Sipas Haldedės, sipėrmarrėsve nė vend nuk mund t’u premtohet njė taksim zero, por ndihmė konkrete nė plotėsimin e dokumentacionit tė nevojshėm, pėrmbushjen e detyrimeve dhe rritjen e mundėsive pėr zgjerimin e biznesit.

    Bozdo: Taksa e sheshtė, efekte pozitive

    Zėvendės ministri i Ekonomisė, Eno Bozdo, ėshtė shprehur dje se politika fiskale e ndjekur nga qeveria reflektohet pozitivisht edhe tek biznesi i vogėl. Bozdo ka rikonfirmuar faktin se sistemi i taksimit nė vend nuk do tė ndryshojė me argumentin se ėshtė njė politike favorizuese pėr biznesin vendas dhe pėr investitorėt e huaj nė vend. Zėvendėsministri i Ekonomisė ka inspektuar tregun elektrik pėr tė testuar pretendimet e pėrfaqėsuesve tė biznesit nė lidhje me sistemin e taksimit.


    shekulli

  14. #14
    Berisha: Ne rritėm punėsimin, Rama me matematikėn “kokėposhtė” do fundosė ekonominė

    Publikuar mė 14.10.2012 | 14:25

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatė fjalės sė tij nė Panaririn e Punės, ka akuzuar Partinė Socialiste nė lidhje me deklaratat e kreut tė PS-sė pėr sistemin e taksave.

    Berisha tha se, taksa progresive, e zotit Rama, i cili zotohet se do ta vendosė sa tė vijė nė pushtet, ėshtė taksa e pashpirt tė Karl Marksit qė ka si rezultat pėrfundimtar shuarjen e qindra mijėrave vendeve tė punės.

    Kryeministri ka sulmuar edhe tryezėn me biznesin e madh, qė PS-sė organizoi pak ditė mė parė nė kryeqytet. Sipas Berishės, kreu i opozitės betohet kundra monopoleve nė njė kohė qė gjatė kohės, kur ishte nė krye tė bashkisė, ishte arkitekt i tyre. Berisha nė kėtė kontekst vlerėsoi punėn qė kryebashkiaku Basha po bėn nė Bashkinė mė tė madhe tė vendit.

    “Kreu i ri i Bashkisė Tiranė u premtoi biznesit tė vogėl heqjen e dhjetėra taksave dhe tarifave. Sot nė harkun kohor 1-vjeēar nga 1 janari 2012 gjer sot janė krijuar 6 mijė biznese te reja, nga 1 janari 2012 gjer sot janė punėsuar nė kryeqytet 8 mijė qytetarė dhe disa mijėra tė tjerė aplikuan pėr tu punuar sepse taksat, mbi biznesin e vogėl nga 147 mijė lekė zbritėn nė 64 mijė lekė. Unė dėgjoj zotin Rama qė u betua para bizneseve tė partisė se do tė luftojė monopolet, por harroi se ne krah kishte Shkrelin qė ka marrė 80% tė gjitha lejet e ndėrtimit. Betohej kundra monopoleve, kur ėshtė arkitekt i monopoleve nė Bashkinė e Tiranės. U zotua se do vendosje tė taksės progresive, por do paguani mė pak. Kjo ėshtė matematike kokė poshtė e Ramės. Kur flet pėr taksėn e korrupsionit ėshtė shumė i qatė se flet pėr 20%-shin. Nė pėrpjekjen e tij pėr ndryshimin e sistemit fiskal ka Donkishotizėm. Ulja e taksave ėshtė rruga mė e sigurt pėr zgjerimin e tregut dhe krijimin e vendeve tė punės. Atij i lemė taksėn e Marksit dhe ne tė vijojmė mė taksėn e sheshtė”,- deklaroi Berisha.

    Kryeministri gjatė fjalės sė tij ndėr tė tjera nėnvizoi faktin se reformat qė qeveria ndėrmori para se kriza tė pllakoste Europėn, sollėn forcim tė ekonomisė, rritje tė punėsimit dhe ulje tė papunėsisė. Berisha ftoi bizneset tė bėjnė pėrpjekje pėr punėsimin e qytetarėve ndėrkohė qė i shprehu angazhimin se do jetė aleat i tyre luajal.

    “FMN do informonte shqiptarėt dhe qarqet ekonomike evropian botėrore qė reformat se ndėrmori qeveria shqiptare para krizės u shndėrruar nė mburojė gjatė krizės. E vėrteta ėshtė se ekonomia gjeneroi sėrish vende punė dhe masat qė kemi marrė kanė tė bėjnė me uljen e barrės fiskale pėr biznesin. Ne ndėrmorėm masat kur kriza nuk ishte parashikuar”,- tha Berisha.

    /Shekulli Online/ Pėrgatiti: E.L/

  15. #15

    Shtetet europiane ne te cilat zbatohet taksa e sheshte.



    http://en.wikipedia.org/wiki/Flat_tax

    Po ne shtetet fqinje me Shqiperine dhe shtetet e tjera te Ballkanit?

    Mali i Zi - takse e sheshte 9%
    Bosnja - takse e sheshte 10%
    Maqedoni - takse e sheshte 10%
    Bullgaria - takse e sheshte 10%
    Rumania - takse e sheshte 16%
    Serbia - takse e sheshte 12%
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-11-2012 mė 13:48

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    http://en.wikipedia.org/wiki/Flat_tax

    Po ne shtetet fqinje me Shqiperine dhe shtetet e tjera te Ballkanit?

    Mali i Zi - takse e sheshte 9%
    Bosnja - takse e sheshte 10%
    Maqedoni - takse e sheshte 10%
    Bullgaria - takse e sheshte 10%
    Rumania - takse e sheshte 16%
    Serbia - takse e sheshte 12%

    Flat-Tax nuk eshte e drejte...

    Ne Gjermani p.sh. eshte e ndaluar me Kushtetute.
    Artikulli 3 (1) i Kushtetutes se Gjermanise:
    "Perdorimi i takses se sheshte do te ishte ne kundershtim me nje barazi formale ne mes te pasurve dhe te varferve. Ketu drejtesia kerkon qe ne kuptimin e barazise relative ai qe ekonomikisht eshte me i forte ta paguaje nje perqindje me te larte te ardhurave si tatim se ai qe ekonomikisht eshte me i dobet."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-11-2012 mė 03:34

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2012
    Postime
    47
    Taksa e sheshte nuk eshte e drejte ne asnje vend te botes , duhet te kete takse progresive ne baze te fitimit te rritet dhe taksa , gjithashtu po doni te dini me taksen progresive vetem te mesmit qe nuk perfitojne dhe mbase aplikohet ne shqiperi ky lloj sistemi dhe do ta shikojme qe me te fituarit jane shtresa e pasur dhe shtresa e ulet (varfer)
    1-Nuk duhet te taksohet nje njeri apo biznes qe ka te ardhura nen mesataren e percaktuar per mbijetese
    2-Shtresa e mesme qe ka te ardhura mesatare kufiri i te cilave te jete i percaktuar duhet te paguaj nje perqindje te caktuar
    3-Shtresa e pasur duhet te paguaje me shume takse deri edhe ne masen 50% bizneset e medhaja .
    Ky lloj sistemi eshte nje sistem nga me te drejtet dhe me te sukseshmit ne mjaft nga vendet me te fuqishme ne bote, normalisht qe te pasurit nuk e preferojne .

  18. #18

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Francė: Kėshilli Kushtetues bllokon rritjen e taksave

    Gjykata mė e lartė e Francės ka bllokuar pėrpjekjet e qeverisė socialiste pėr tė rritur nė 75 pėr qind taksėn e tė ardhurave mbi tė pasurit.

    Kėshilli Kushtetues dha sot vendimin e tij se pėrqindja e taksimit pėr francezėt me tė ardhura mbi 1.32 milionė dollarė nė vit, qė pritej tė hynte nė fuqi vitin e ardhshėm, pėrbėn njė akt anti-kushtetues pasi thyen parimin e barazisė sė taksave.

    Vendimi pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr Presidentin Francois Hollande, i cili e prezantoi kėtė masė si thelbin e politikave tė tij fiskale. Megjithatė, masa do tė kishte pasur mė tepėr vlerė simbolike, pasi prek vetėm 1,500 vetė dhe nuk do tė kishte dhėnė shumė efekt pėr uljen e deficitit buxhetor.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    une jame per taksen e sheshte qe funksionon ne menyre te tille: do te vihet nje x perqind taks por qe te kete edhe nje tavan ama kur kalohet ky tavan te kete nje rritje jo shume te ndjeshme kesshtu mendoj une do ishte me mire

    teme diskutimi kjo qe jo rralle here e diskutuar kudo,
    po nejse a mund te me thoje njeri se ku mund te gjejme informacion me te detajuar per te kuptuar psh: sa dhe si llogaritet taksa e sheshte per biznese e vogla apo te medha, si llogaritet per punonjesit e shtetit dhe po ashtu ne privat?ku mund ti gjejme te tilla info,

    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  20. #20

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Pas ardhjes ne fuqi te se majtes me platformen e takses progresive, Franca ka hyre ne recesion dhe ka arritur papunesine me te larte ne 15 vite. FMN ne raportin e saj paralajmeroi qeverine franceze te ndryshoj kursin e rritjes se taksave dhe te paraqesi reforma te reja ekonomike per te mos patur nje perkeqsim te metejshem te situates.

    http://www.bbc.co.uk/news/business-22794313
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •