Taksė progresive? Jo, faleminderit!
Besart Kadia
Para disa ditėsh, sekretari i Shtetit pėr Financat nė Austri, Andreas Schieder, nė njė takim me kreun e opozitės, Edi Rama, tha se taksimi i sheshtė nė nivel tė ulėt nuk ėshtė njė ide e mirė, pasi favorizon vetėm tė pasurit dhe u merr paratė njerėzve tė varfėr. Mė pas Sekretari i Shtetit mėsohet tė jetė shprehur se sistemi progresiv i taksave ėshtė i rėndėsishėm si pėr Austrinė ashtu edhe pėr Shqipėrinė. Andreas Schieder nuk ėshtė ligjbėrės nė Shqipėri dhe as ekonomist me ndikim, por mik i vendit tonė duket se ėshtė, ndaj, duke e marrė nė konsideratė vėrejtjen e tij, natyrshėm shtrohet pyetja: mundet me tė vėrtetė Shqipėria tė pėrfitojė nga njė taksė progresive nė kėto kohėra dhe tė ndihmojė shtresat nė nevojė?
Dhe mė pas edhe pyetja tjetėr po aq e rėndėsishme: ēfarė ndikimi do japė ajo nė rritjen ekonomike afatgjatė tė vendit?
. . .
Austria, sikundėr dhe shumė shtete tė Europės Perėndimore, ka krijuar modelin e shteteve sociale ku shteti synon tė pėrmirėsojė dhe mbrojė interesat e qytetarėve tė saj nėpėrmjet rishpėrndarjes sė pasurisė dhe ofrimit falas tė shumė shėrbimeve nė ekonomi. Pėr kėtė arsye, nė rast se do tė pėrdorim te ne sistemin a taksave si nė Austri, do tė implementonim tatim tė sheshtė mbi fitimin nė masėn 25% dhe qė arrin deri nė 35% nė rast se je njė rezident i huaj. Kėtu duhet bėrė dallimi me tatimin mbi tė ardhurat, tė cilat janė progresive.
Tatimi mbi tė ardhurat personale atje fillon nga 0% pėr tė ardhura vjetore nė 11 000 euro, duke u rritur gradualisht deri sa arrin nivelin prej 50% kur tė ardhurat janė mbi 60 000 euro. Kuptohet se niveli i tė ardhurave nė tė cilin taksa progresive do tė aplikohet nė Shqipėri do jetė mė i ulėt, pasi dhe pagat vjetore janė mė tė ulėta se nė Austri, por sėrish taksa progresive qė na jepet si model nga Austria po tė zbatohet do tė thotė qė bankieret tanė, inxhinierėt, e avokatėt do tė duhet tė japin gjysmėn e tė ardhurave tė tyre shtetit, pas njė niveli tė caktuar tė ardhurash.
Nga ana tjetėr ky sistem taksash nuk ndihmon nė stimulin fiskal. Vetė vendet e Europės Perėndimore gjatė krizės financiare janė munduar tė ulin sa mė shumė nivelin e taksave pėr tė ndikuar sadopak nė pėrmirėsimin e nivelit tė tė ardhurave reale tė qytetarėve; njė pėrgjigje klasike kejnesianiste pėr tė rritur konsumin e mė pas Prodhimin e Brendshėm Bruto (PBB). Pėr kėtė arsye kontradikta e parė dhe mungesa e koherencės e politikave ekonomike tė opozitės pėr rifutjen e taksės progresive nė Shqipėri vjen nga argumenti i pėrdorur qė nga viti 2008, se Shqipėria ėshtė nė krizė tė thellė ekonomike. Pėr rrjedhojė, taksa progresive nė njė periudhė tė vėshtirė ekonomike nuk ėshtė stimuluese dhe nė tė mirė tė ekonomisė Shqiptare.
Por argumenti mė i rėndėsishėm qė duhet analizuar mė qartė nga ekonomistėt nė Shqipėri ka tė bėjė me efektet e futjes sė sistemit tė taksave si ato nė Austri nė rritjen ekonomike. Ky argument ka mbėrthyer botėn pėr vite me radhė, para se tė niste debati kėtu nė Shqipėri, i cili gjithsesi mbetet i huazuar. Dy profesorė me influencė nė Amerikė, Alberto Alesina dhe Dani Rodrik, kanė shkruar njė artikull akademik mė 1994, qė akoma dhe sot ėshtė ndėr mė tė cituarit nė ekonomi, me titull Politikat e Rishpėrndarjes dhe Rritja Ekonomike. Ky punim ka si qėllim parėsor tė studiojė marrėdhėnien qė ka politika me rritjen ekonomike nė njė model tė thjeshtė tė rritjes sė brendshme, ku qytetarėt kanė perceptime tė ndryshme pėr shpėrndarjen e pasurisė. Pika kryesore e modelit ėshtė se individėt janė tė ndryshėm dhe pėr rrjedhojė dhe nė faktorėt e tyre personalė tė prodhimit. Sipas tyre, janė dy tipe tė faktorėve tė prodhimit: faktori akumulues, pra kapitali, dhe faktori joakumulues: krahu i punės. Me kapital ata nėnkuptojnė ēdo aset qė ēon nė rritjen e produktivitetit si kapital fizik e njerėzor dhe avancim teknologjik. Pėr rrjedhojė, tė ardhurat nga kėto tė fundit janė zakonisht mė tė larta se nga krahu i punės qė, sipas tyre, ėshtė i pakualifikuar dhe pėr rrjedhojė dhe me pagesė tė ulėt. Pra, taksat progresive i shėrbejnė politikave tė rishpėrndarjes dhe jo produktivitetit ku tė ardhurat nė ekonomi transferohen te punėtorėt e pakualifikuar dhe pėr rrjedhojė ulin incentivat pėr tė akumuluar kapital nga individė, kompani inovatore apo me mundėsi financiare pėr tė investuar dhe pėr tė hapur vende tė reja pune. Pėr shkak tė 50 vjetėve komunizėm, Shqipėria sot ka nevojė pėr rritjen e kapitalit njerėzor e fizik mė shumė se ēdo gjė tjetėr!
Kėtu reflektohet dhe ndarja mes politikanėve, tė cilėt janė tė shqetėsuar nė shpėrndarjen e tortės dhe pėr rrjedhojė nė vota, dhe ekonomistėve, tė cilėt janė mė tė interesuar nė bėrjen e tortės sa mė tė madhe. Politikanėt kanė dy zgjedhje pėr tė bėrė, me pasoja nė rritjen ekonomike. Nė rast se e shohin votuesin tipik si tė varfėr, atėherė zgjedhja qė mund tė maksimizojė numrin e votave ėshtė nė rritjen e nivelit tė taksave pėr bizneset e sipėrmarrėsit e bankat dhe mė pas rishpėrndarjen e kėsaj pasurie. Nga ana tjetėr, nė rast se mendojnė se rritja ekonomike dhe stabiliteti ekonomik ėshtė mė i rėndėsishėm nė periudhėn afatgjatė, ata do tė imponojnė taksa tė ulėta qė ndihmojnė nė rritjen e kapitalit prodhues, qė mė pas sjell vende pune tė reja. Por kontradikta nė kėtė sistem ėshtė se ajo qė mund tė maksimizojė votat nuk sjell rritje ekonomike!
Nė rast se do tė pėrdorim sistemin fiskal Austriak, atėherė do tė ketė impakt direkt nė nxitjen pėr shkollim apo investim nė njė ekonomi. Pėr tė parė sesi do tė ndikonte nė rritjen ekonomike afatgjatė, kujtojmė vėshtirėsinė e akumulimit tė burimeve njerėzore tė mirarsimuara nė Amerikė, Itali e Angli. Nė rast se pas studimeve ata do tė marrin njė rrogė afėrsisht katėr herė mė tė lartė se paga mesatare nė Shqipėri dhe vendoset njė tatim mbi tė ardhurat deri nė 50%, atėherė shtysa pėr brezat e ardhshėm qė tė shkojnė e tė studiojnė jashtė shtetit nuk do tė jetė e lartė, pasi tė ardhurat qė do tė marrin do tė jenė mė tė ulėta dhe jo tėrheqėse pėr tu kthyer nė Shqipėri. Gjithashtu, njė investitor i huaj, i cili nuk e njeh realitetin e Shqipėrisė, por pikėniset pėr ēdo plan investimi prej nivelit tė taksave dhe infrastrukturės energjetike dhe rrugore nė hartė, kur tė shohė se vendi zbaton njė sistem taksash si ai nė Austri, do ta mbyllte menjėherė kapitullin Shqipėria.
Se treti: a ėshtė ky njė trend qė duhet ndjekur, duke qenė se vendet e tjera fqinje po bėjnė tė njėjtėn gjė? Kjo nuk rezulton tė jetė e vėrtetė. Taksa e sheshtė implementohet pėr momentin nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, Rusi, Rumani, Bullgari, Ēeki, Bosnjė-Hercegovinė etj. Tė gjitha kėto janė vende tė Europės Lindore, tė cilat kanė pasur tė njėjtin problem pėr vite me radhė pas rėnies sė regjimit komunist: evazionin fiskal. Pėr kėtė arsye, pėr tė ulur kėtė fenomen negativ, taksa e sheshtė ėshtė parė si mėnyra mė efikase pėr tė konsoliduar buxhetin e shtetit dhe nxitur rritjen ekonomike. Rifutja e kėsaj takse nė Shqipėri do tė na bėnte tė vetmin shtet nė Ballkan me kėtė praktikė. Nė rast se me tė vėrtetė rishpėrndarja e pasurisė shihet si e vetmja mundėsi pėr barazi sociale, ka tė ngjarė qė kjo tė dėshtojė pa konsoliduar tė gjithė instrumentet e kontrollimit tė tė ardhurave personale tė qytetarėve Shqiptarė. Njė mėnyrė ėshtė deklarimi i tė ardhurave, i cili do tė minimizonte evazionin fiskal. Por iniciativa e fundit pėr projektligjin pėr deklarimin e tė ardhurave pėr tė gjithė personat qė realizojnė tė ardhura mbi 2 milionė lekė nė vit nuk ėshtė votuar nga opozita nė komisionin e ekonomisė!
Sipas modelit Alesina dhe Rodrik, programi i opozitės pėr taksė progresive do tė rriste bazėn e saj elektorale, por jo rritjen ekonomike nė Shqipėri. Ideologjikisht opozita nis njė debat tė dobishėm se cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ndihmuar shtresat nė nevojė nė Shqipėri. Propozimi i saj, se taksa progresive do tė jetė zgjidhja, duhet parė me rezervė. Sipas hipotezės sė Kuznets, gjatė rritjes ekonomike pabarazia nė ekonomi fillimisht rritet dhe mė pas ulet pa iu referuar taksės progresive. Rritja ekonomike dhe konkurrueshmėria duhet tė mbeten pėrparėsi pėr vendin tonė, siē dhe ilustron njė raport i vitit 2009 i Bankės Botėrore dhe PNUD-it, se varfėria nė Shqipėri ėshtė pėrgjysmuar nga viti 2002 nė vitin 2009 nga 25.4% nė 12.4% tė popullsisė. Pėr kėtė arsye ka mėnyra tė tjera shumė mė efikase e produktive qė mund tė ndihmohen tė varfrit nė Shqipėri, tė cilat nuk do tė cenonin konkurrueshmėrinė tonė, por pėrkundrazi do ta rrisnin atė. Shumė shtete perėndimore kanė futur skema tė ngjashme me New Deal-in amerikan, ku tė papunėve apo tė varfėrve u ofrohet ndihmė nga shteti pėr tu trajnuar e pėr tu dhėnė njė zanat si kėpucar, mekanik etj. Shkollat profesionale duhet tė bėhen fokusi kryesor pėr kėtė shtresė dhe jo shpėrndarja e pasurisė.
Reformat dhe forcimi i institucioneve, liberalizimi i tregut dhe shteti i sė drejtės duhet tė mbeten prioritet, pasi ėshtė vėrtetuar tashmė edhe nga shumė studime pėr Europėn Lindore se kėto mbeten thelbėsore pėr njė rritje tė qėndrueshme dhe pėr njė ulje tė mėtejshme tė varfėrisė.
*Pedagog Ekonomie nė Universitetin Europian tė Tiranės.
Gazeta Mapo
Krijoni Kontakt