Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 88
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Gjuha e Perėndive!

    Pershendetje. :)

    Marre nga "Gjuha e Perendive" e te madhit arvanitas A.Kolia

    (Kerkoj ndjese nese shkronjat greke te perdorura nuk dalin te plota...)

    Shpjegim i emėrtimit tė tė dhėnave tė Kozmogonisė.



    XAOΣ (Haos-Khaos-Kaos:CHAOS): Fjalė e cila edhe sot mban tė njėjtin kuptim dhe do tė thotė vend i pafund, hapėsire boshe, por edhe vend i madh etj.(Nė greqisht X=H ose KH nė shqip).
    Vjen nga XąFoς (HįFos-KhąFos) dhe supozohet si rrėnjė i.e.Ghév-es.
    Nė shqipen e vjetėr ekziston folja Hap = hap diēka,zgjeroj por edhe hapja e njė luleje, fillimi i diēkaje, krijim i diēkaje. Fjalė tė dala nga e njėjta rrėnjė:
    Hap = largėsia e njė hapi tė njeriut, njė Hap ose njė Pash.
    Hapėt = hapur etj.
    Menjėfjalė shikojmė qė folja Hap dhe fjalėt qė dalin prej sė njėjtės rrėnjė kanė tė njėjtin kuptim me tė mitologjisė sė Hesidotit Xįouς (Hąus-Khąus), d.m.th distancė, vend, hapje, fillim i krijimit. Pra rrėnja e fjalės Xįoς ėshtė Hap-(Haph) ose HaF – nė se preferoni dhe nuk ndryshon asgjė – dhe nė njė fazė tė mėvonshme shtohet prapashtesa greke –oς.
    Ekziston gjithashtu nė shqipen e vjetėr edhe folja Ha (Xa) = me ngrėnė, e cila nuk duket si pa lidhje me fjalen Xįoς (Hąos), por fjalė qė sė pari ėshtė :
    1) shumė mė e pėrpara lindur e Xaπ (Hap) dhe
    2) dhe sė dyti, si pasojė e tingėllimit ose eko e veprimit qė njeriu i lashtė bėnte nė momentin kur hante, gėlltiste apo pėrpinte ushqimin e tij. Kur hapte gojėn e tij njeriu i lashtė dėgjohet “Ha” (Xa) dhe nė vazhdim kur e mbyll dėgjohet “Hap” (Xaπ ose “HaF” (XaF).
    Interesante ėshtė qė kur dėgjohet „Hap“ (Xaπ do tė thotė qė dikush mė parė kishte hapur gojėn e tij, kishte menjėfjalė krijuar HįF(XąF)-oς.
    Fjalė tė dala prej kėsaj rrėnje janė :
    Kapsh, kapshiore.
    Nė greqisht – xaψiį, xįπι, xaśτω etj.
    Kam mendimin se edhe fjala « Įδης » (Adhis, Adis) ka si tė parė rrėnjėn Ha (Xa)-HaF (XaF) dhe tė dytėn fjalėn Dhe.(Perėndia e botės sė pėrtejme, tė nėndheshme.)

    NYXTA dhe EPEBOΣ (Nķhta dhe Érevos) . Fjala «Nuξ-νuktóς » (Niks-niktós) ėshtė njė fjalė e pėrdorur pothuajse nė tė gjitha gjuhėt e quajtura indo-europiane.
    Nė ship ėshtė Nat-Natė.
    Fjala Épeβoς (Érevos) ka fjalėn qė i pergjigjet nė shqip Érret = nxihet kur vjen darka, u érr, e errėt , errėsohet.

    AIΘHP (Ethķr) : Duke u bazuar nė thėniet e lashta quhet mbulesa ose pjesa e sipėrme e atmosferės, ajri i pastėr ku banojnė Zotat, por kjo fjalė e ndryshuar do tė thotė
    « o kauτóς αγéρας » (Ajri i nxehtė), sepse formohet nga αķθω (étho) = καίω-μαι (kéo-me = digjem)etj., dhe αήρ (aķr).
    Nė shqip Ethe = kur ke temperaturė.
    Aήρ, αέρας = Er, Erė = Aιθέρ>Aιθήρ (Ethér>Ethķr).
    Duke vėnė nė dukje kėtė pikė krijohet njė problem qė na shtyn drejt ri-analizimit tė ndryshimit ndėrmjet Kozmogonisė dhe Theogonis sė kėndvėshtrimit nė filozofinė pellazge.
    Theogonia – kemi Erė-Αέρας d.m.th. Hρα (Ira), kurse tek Kozmogonia kemi Ethéra(αιθέρα dhe jo vetėm por edhe si e dhėna bazė e krijimit tė universit,gjithėsisė. Ē’farė ėshtė pra Aιθέρ,Aιθήρ : Nė Kaos,Haos-in (Xάος e errėt me ndėrhyrjen, influencėn e Éρωτος(-έλξη=tėrheqje) aktivizohet lėnda-materia e shpėrndarė dhe jo-aktive, krijohet Lėvizja (Kίνηση-gr.) – Réa, Reja, Reia (Pέα dhe nė pėrplasje me lėnden-materien, Aθήρ – Aιθέρ – Aιθήρ(Athķr-Ethér-Ethķr) [veprimi, energjia] dhe Drita (= Dita).
    Por kėtė nuk e ka vertetuar sot fizika berthamore ?

    OYPANOΣ (Uranós=Qiell): Hesidoti pėrmend si perėndi tė parė Oupavó (Uranó). Pra me Uranós Isiodos hyn tashmė nė Theogoni, duke u larguar nga Kozmogonia. Por kam pėrshtypjen se edhe dinastia e Uranós, edhe dinastia e dytė e Kronos, bėjnė pjesė nė Kozmogoni, nė mythologjinė kozmogonike tė njė faze tė mėvonshme. Uranós nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pėrkuesi, korresponduesi i Hįos-Khįos-Chįos,- lindėsi, babai i krijimit,- me pak llogjikė dhe me shumė fantazi. Krijesat e tij janė tė shumta dhe fantastike por trashgimtari, pasardhėsi i tij Krónos do ta shfronėsoj, pėrderisa mė parė me njė drapėr gjigant do t’i presi organet gjenetike. Mė tė shumtėt e mythologėve e konsiderojnė Krónon personifikim i nocionit KOHĖ dhe ky perceptim fillon nga tė lashtėt dhe hymnet Orfike ku sikurse thote Próklos (Πρόκλος nė shkollat e tija mbi veprat e Hesidoti dhe theologjinė e Platonit, ku pėrshkruhet Krónos gjithnjė me mjekėr te zezė pėrderisa ėshtė e pakonceptueshme sensi i plakjes sė kohės.
    Nė hymnin Orfik kushtuar Krónos ai emėrtohet “Pangjenitori shekullor”.
    Nė vitin 1854 tek “Albanesischen studien” J.G.Hahn lidh emrin e Krónos me foljen nė shqip KRON, KRUA, KROJ = burim, rrjedhje uji. Tė njėjtin mendim ka edhe S.Konda tek “Shqiptarėt dhe ēėshtja pellazge”.
    J.Vreto mbėshtet mendimin qė fjala shqipe KOH ėshtė rrėnja e parė e fjalės Krónos. Decharme nuk pranon barazinė e Krónos me KOHĖ dhe duke mos u dukur tė shprehė nje mendim tjetėr tė ndryshėm, citon mendimin e Breal nga “Hercules et Cacus” , dhe e nxjerr fjalėn nga rrėnja ***, nga e cila vjen edhe fjala Kραίνειν (Krénin) nė greqisht, dhe vė nė dukje q te Veddet-Beddet e Indusve Krįnan ėshtė perėndi krijuese. Natyrisht, tė gjitha perėnditė pak a shumė janė “krijuese” dhe pa pėrfillur qė Krįnan me Króno nuk ka tė bėjė, nėnvizoj qė Kραίνειν (Krénin) nuk do tė thotė “ποιείν” sic mendon Breal, por mbarim, ekzekutim, pėrmbushje(shih I.Stamataku) ose me pas principin, fillimin d.m.th.sundimin, mbretėrimin dhe fjala vjen nga lėvizja e kokės sė sovranit (kįra, kranķo, krķ, krķe nė arvanitase-shqip) ku zakonisht nuk shpėrdoron shumė fjalė por me njė lėvizje tė kokės ekzekutohen tė gjitha nga organet e tij ekzekutuese. Sot nė sllavishte ekziston fjala “Krįli”-Mbret dhe nė arvanitase - shqip Krietar, Kryetar.
    Kam pėrshtypjen qė fjala Krónos vjen nga greqishtja Krunós dhe shqipja Kronje-Kroi-Krua, nė qoftė se keto fjalė vijnė nga rrėnja Kre, qė do tė thotė Krej, Kokė. Kjo do tė duket mė mirė nė se ecim mė tej nė shpjegimin e gruas sė madhe tė Krónos, Réas (Pέας . Nga analiza e emrit Réas do tė shohim qė kėto dy perėndi tė dinastisė sė dytė nuk janė perėndi qė personifikojnė tė dhėna tė krijimit tė universit, gjithėsisė, por disa kontribues tė tjerė tė tij. Krónos personifikon Kohėn dhe Réa personifikon Lėvizjen. Dhe sigurisht duket analogjia e dogmės sė lashtė filozofike tė francezit Berxon “Gjithcka nė kohė lėviz” ose tek fraza shqip “Redh - rrjedh Kronjėza”.
    Decharme e konsideron Réa-n, perėndi e ardhur nga lindja nė Greqi, nga Azia e Vogėl pas Homerit dhe pėr kėtė nuk jep arsyen, nuk e justifikon. Nė kundėrshtim me shkrimtarėt e lashtė qė nxjerrin emrin e perėndisė nga folja Pέω(Réo=Rédh) dhe himnet qe e identifikojnė atė me retė udhėtare, lėvizėse, - e quan perėndinė si personifikim i
    Tokės : “Fjala Réa duket thjesht njė kundėrzhvendosje e fjalės Era, rrėnja e s cilės ndodhet tek sanskritishtja Ira, latinisht Terra dhe gjermanisht Erde.... Réa dallohet nga Γαία (Géa,Gjéa) sė pari prej prejardhjes sė adhurimit tė saj qė nuk i pėrket nė mėnyrė tė veēantė Greqisė. Ndodhet natyrisht emri i saj tek Iliada por Homeri ndoshta e mori nga tradicionaliteti besimtar i Azisė sė Vogėl ”-Decharme : Mythologjia greke, faqja 352.
    Natyrisht kėto supozime nuk dokumentohen nga asgjėkundi dhe me asgjė, por le tė vijmė tek ethymologjia qė jep Decharme : Latinisht Terra = tokė, e thatė, ka rrėnjėn Terr – qė nė shqip pėrbėn njė rrėnjė vet-thėlbėsore me u tha, me u terr. Pra Terra quhet e thatė, trup toke kundrejt me detin e ujshėm. Tek Homeri ndeshim rrėnjėn korresponduese Tέρσομαι (Térsome). Por le tė verifikojmė me arvanitasen-shqipen tek pellazgjishtja e lashtė dhe tek e mėvonshmja greke perceptimin sipas sė cilės Réa personifikon lėvizjen dhe nė vitet, kohėrat e mėvonshme ekzistencėn e lėvizshmėrisė, n hapėsirėn e qiellit. Sikurse ndeshim gjithashtu tek hymni XIV Orfik ndaj Réas, epitete : Filo-udhėtare, Bukuri ajrore.
    Nė shqip kemi RE- REA-REJA. Edhe tė gjinisė femėrore... .
    Nė greqisht nuk gjejmė fjalė korresponduese me Renė (nė gr. Σύννεφο-Sķnefo), por pėr lėvizjen ekziston folja Ρέω, ρούς, ροή (Réo, rśs, roķ) dhe nė shqip korresponduesen REDH, dhe qė tė dyja i referohen kryesisht tė lėngshmes, lagėshtirės.
    Nė shqip qielli i mbushur me re thuhet VRERĖT. Nė greqishten e lashtė shohim fjalėt βρέμων (vrémon), υψηβρεμέτης (ipsivremétis) etj. qė do tė thonė bubullon, gjėmon etj. por sepse bubullojnė dhe gjėmojnė retė me vetėtimat, aludojme se mos nė kėtė fjalė shqip VRERĖT – VRANĖT = qiell me re , i ngarkuar, i rėndė gjendet ēelėsi i ethymologjisė sė kėtyre fjalėve tė lashta.
    Le ti rikthehemi babait tė Krónos, Oupavós (Uranós) ku siē thamė korrespondon me Haos,Khaos-in e Kozmogonisė pellazge. Ambjenti rrethues i tokės, kupolė – kėshtu duket tė paktėn nė vėshtrimin e parė, ambjent rrethues i tokės Haos,Khaos,Kaos – quhet kupolė qiellore (Ουρανός, Ωρανός θόλος – Uranós, Oranós thólos).
    Fjalėn mythologėt e ethymologojnė nga sanskritishtja Varunah, perėndi e qiellit te natės, errėsirės. Perėndia e ditės-dritės quhet Diaus dhe ėshtė mė se e dallueshme qė fjalėt Varunah dhe Diaus janė mbiemra pėrcaktues cilėsorė tė Uranós (qiellit) dhe jo vet Uranós (qielli). Fjala sanskrite Varunah ėshtė korresponduese me fjalėn arvanitase-shqipe Vranėt = me re i zėnė, i ngarkuar. Nė shqip ekziston fjala “Urėz” (nė gr. Shkruhet
    Oύpεζ ) d.m.th. kupolė, nga pamja vizuale. “z” nė fund ėshtė mbaresė zvogėluese dhe kemi “urėz” qė do tė thotė “kupolė e vogėl”. Kupola e madhe quhet “Urė”. Natyrisht ekziston –an, ku nė qoftė se pranojmė tė thėnat e S.Kondės do tė thotė prejardhje topike, pra vendore (p.sh. Shkodr-an =prej Shkodre, Dibr-an = prej Dibre etj.).Dhe nė qofte se pra gjėrat janė kėshtu atėherė Uranós (Oυρανός do tė thotė ai qė ndodhet sipėr kupolės qė mbulon tokėn. URAN > URANOS (OΥΡΑΝ > ΟΥΡΑΝΟΣ .
    Qė tė kthehemi pėrsėri tek mythologjia, Uranós dhe mbretėria e tij kishin perfundim tė keq sepse djali i tij Krónos me njė kose, drapėr gjigant i preu organet gjenetike dhe i mori pushtetin gjithėēkaje, gjithėsisė. Sakrilegj, krim apo fantazi e sėmurė e tė lashtėve ?
    Decharme thotė qė “pamundėsia pėr tė dėnuar Uranós, korrespondon me idenė e madhe tė shkundjes, tundjes hutuese”, por nuk shpjegon se cila mund tė jetė ajo. Mendoj se Uranós qė sikurse thamė korrespondon me Haos, Khaos, Kaos pas njė proēedure qė analizuam, krijoi trupat e njohur qiellorė dhe pas njė periode, faze jo tė qėndrueshme nė zhvillimin e kėtij krijimi (Uranós shkatėrron femijėt e tij) ndėrpritet, ndalon krijimi i mėtejshėm dhe stabilizohet universi - gjithėsia me ndėrhyrjen e Kohės (Krónos). Koha pra ėshtė qė vendos tashmė pamundėsine, impotencėn pėr krijesa tė mėtejshme tė Hįos, Kįos (Uranós). Ky mendoj se ėshtė shpjegimi llogjik i kėtij mythi.

    Nė njė fazė shumė tė mėvonshme , nė epokėn e Homerit pėrafėrsisht (sepse prej tij e kemi informacionin) Ωκεανός (Okeanós = Oqeani) konsiderohet genitori, lindėsi i perėndive dhe njeriut (Iliada : D,201, 246).
    Ethymologjinė e fjalės Okeanós (Ωκεανός mythologėt dhe gjuhėtarėt e nxjerrin ose nga “Ωκύς”(Okķs) = i shpejtė dhe “Nάω” (Nįo) = vrapoj, rend, rrjedh, ose nga sanskritishtja A-cayana-h = ambjent rrethues. Dhe natyrisht nuk pėrjashtohet tė ketė lidhje ndėrmjet greqishtes “Okeanós” dhe sanskritishtes “A-cayana-h”, por pėrjashtohet kategorikisht prejardhja nga kjo fjalė sanskrite. Nė fjalorin e njeriut vijnė pėrpara, prijnė pra emrat e tė dhėnave bazė tė botės qė e rrethon dhe shumė mė vonė ndjekin mbiemrat pėrcaktues, idetė etj. Le tė shohim tani interpretimin, versionin qė del nga gjuha shqipe. Nė shqip kemi UJĖ (nė gr. Shkruhet Oύγj). Prej kėsaj dalin fjalėt “ύδωρ” (ķdhor) dhe “υγρός” (igrós) qė do tė thonė i lėngesht, i lagėsht (u greqisht lexohet i, dhe ou lexohet u). [Natyrisht, gjuhėtarėt konsiderojnė tė tjera pėr rrėnjė tė kėtyre fjalėve dhe jo vetėm por i konsiderojnė tė ndryshme, paēka se nė fjalorin ethymologjik tė Stamatakut shohim qė ėshtė e mundshme fjala “uγρός”(igros) nga rrėnja iapetike “Ugy”]. Me shqipen “Ujė”(nė gr. shkruhet – Ośγj) shikojmė mė se qartė se ē’farė do tė thotė “uγρός”. Rrėnja ėshtė ouγj(uj) – dhe mbaresa -póς (rós) do tė thotė tendencė ndaj diēkaje nė gr.
    Kėshtu qė :
    uγρός < ouγ-ρός (igrós < ug-rós). Ndoshta ėshtė e tepėrt sot por nesėr jo, tė theksojmė qė greqishtja e lashtė (u) shprehej si anglishtja (w), pra (u) nė shqip.
    [Pėrsa i pėrket identifikimit nė rrėnjė tė fjalės “uγ-ρός” dhe “śδωρ” shiko transformimin e (γ nė (δ dhe nė tė kundėrt tė gėrmave nė fjalorėt ethymologjik (p.sh. δα npė vedt te γα – γη, gr. , dhe latinisht: Uvidus, Uvor )].
    Por natyrisht, fjala qe na intereson nuk eshte “uκεανός” (Ikeanós) por “Ωκεανός” (Okeanós). Asgje nuk ndryshon perderisa germa (Ω,ω = O,o) eshte shume me e mevoneshme se germa (u) dhe ne dialektin eolik dhe dorik (ω vendosej ne vent te
    (u-ou). Keshtu qe : Ωκεανός (Okeanós) < Οuγεανός (Ugeanós) < οuγεάν (ugeįn) = me te lengshem, ujesor. Shiko Οuρανός (Uranós), Ωρανός (Oranós). Per ta mbeshtetur kete mendim duhet te marrim parasysh qe fjala “Ωκεανός” (Okeanós) pergjigjet edhe si “Ωγήν” (Ogķn). [Γ,γ, e gr. shqiptohet si g+j ose g e zbutur].
    Te njejten rrenje ka edhe fjala Ωγuγία (Ogigķa) dhe Ώγuγος (Ógigos) ai mbret, ne epoken e te cilit ndodhi permbytja e madhe. Me ndryshimin qe ketu kemi perseritjen e fjales Οśγj (Śg-j) = Uje ku deklaron pikerisht permbytjen (κατακλuσμός – kataklismós ne gr.), d.m.th. uje me teprice. Οuγj οuγj-oς > Οśγοu-oς > Ώγuγος .
    Ne dialektin e Viotise, Óγγα (Ógga) = Uje [shiko kapitullin e “Athinį Tritogénia”, shiko portat Ωγγαία (Oggéa) ose Ωγuγίαι (Ogigķe)].
    Okeanós – Oqeani, lind shume femije te gjithe liqene dhe lumenj prej gruas se tij Τηθśν (Tithķn) dhe vajza me e njohur e tyre eshte personifikimi i detit Θέτις (θάλασσα – thįlasa ne gr.), e jema e perendise lumore, Αχιλλέα (Achiléa-Akhiléa = Akili), ku rrenja e tij Akh-, Ach- (Aχ-) do te thote gjithashtu uje (shih edhe Aχελώος – Akhelóos, Achelóos). S.Konda i konsideron te identifikuara perendite Τηθś (Tithķ) dhe Θέτις, Θετίδα (Thétis, Thetķdha) prej rrenjes DET-. Per t’u theksuar eshte se ne as edhe nje nga te quajturat gjuhe indoeuropiane nuk ka rrenje te ngjashme. E zakonshme eshte
    Mar-, Mor- . Kurse ne te kundert ne shqip kemi DET dhe ne Greqine e epokes se Homerit do ta ndeshim vetem nje here kete rrenje ne emrin e perendeshes se detit
    Det-id-os (mbaresat : -os, -is, -a, -or etj. jane te shtuara shume me vone dhe te cilat mund te shpjegohen kenaqshem nepermjet gjuhes arvanitase-shqipe). Qe te justifikojme parambaresen -id themi se ajo eshte nyja qe ne shqip sikurse edhe ne epoken para-Homerike (edhe ne Homerike) pasonte fjalen. Me vone nyja u fut perpara fjales por u mbajt edhe ne fund te saj, keshtu qe fjalet prej asaj epoke dhe deri me sot kane dy nyje. DET – DETI – DETIT. Keshtu pra nyja gjinore -IT eshte para-mbaresa –ID ne gjinore e DET-IT-os (ΘΕΤΙΔΟΣ . Mbaresa -os eshte krijim shume me i mevonshem.
    Qe te kthehemi tek gruaja e “Ωκεανός” (Okeanós), Τηθśν (Tithķn), themi se sjo ishte e njohur si ushqyesja e madhe, me gjinj te medhenj (ne hymnin XXII Orfik, rr.6) dhe natyrisht qe eshte perderisa ka per te ushqyer mbi 3.000 femije, por kryesisht te ushqeje mbreterine e qenieve te detit. Shumica e nxjerrin emrin e saj nga Τήθη ose Τηθή
    (Tķthi ose Tithķ)[fjalor Homerik I. Pantazidhu, fjalor I.Stamataku, B. Hoffman] = γιαγιά (jiajiį), τροφός (trofós) = ushqim, dhe nga rrenja e supozuar Dhe- sikurse edhe fjalet θείος (thķos), θεία (thķa) etj. ne greqisht.
    Kurse ne shqip Thethij, Thith – qumesht apo cfaredo lloj tjeter.





    (po mundohem ti zevendesoj germat ne greqisht me ato latine...)

    Dias

    Dias (Dhķas, Dķas) dhe Zeus (Zeus), Sdevs ose Deus dhe Zas e Das eshte Zoti i mbi te gjitheve i pantheut Olimpik dhe me heret akoma i tempullit te lashte qe ndodhej ne Dodon (Dhodhņni). Edhe Ai sikurse Zotat e tjere eshte Zot “Pellazg”.

    Therritet Zot-Ati i Zotave dhe njerezve, por ndoshta kjo eshte nje shprehje poetike e hiperbolizuar sepse Dias eshte i pari nga te tjeret dhe bir i Krónos (Kronos-Kroj-Krua) dhe Dķmitra (Dhimitra), “Hpa (Ira), Poseidón (Poseidon), Estķa (Estķa), Plśton(Pluton) jane vellezer e motra te tij.

    Eshte i plotfuqishmi i qiellit dhe prej andej leshon rrufete e tija te tmerrshme kunder kundershtareve te tij ose nga maja e Olimpit ku ka thronin e tij shekullor. Ne Greqine klasike Dias merr ne mendimet e filozofeve dhe poeteve nje hapesire tjeter dhe behet fjala (logos-gr.) e gjithesise, mendja qe ka menduar e renditur te gjitha.
    Eskķlos tek Prometeu thote se „Zeus – kushdo qe te jete – eshte forca qe vepron ne harmoni me llogjiken dhe drejtesine“.

    Analiza e emertimit te Dias do te na tregoje si ai, shume me perpara se Eskilos, barazohej me mendimin me te larte me c’faredo qe me vone filozofet do ta quanin “vou”
    (lexo: nu = mendje) ose me vone “lógo” (logo = fjale) dhe shume me heret akoma me Diellin.

    Hipoteza ekzistuese e deritanishme mbi prejardhjen e emertimit ka si rrenje Div
    (lexo: Din) nga e cila vjen edhe ne sanskritisht emri i qiellit Dyaus. Gjithashtu supozohet se eshte e njejta rrenje edhe per emrat latin Jovis dhe Jupiter sikurse edhe te dialekteve greke qe permendem me siper dhe te emertimit te shumenjohur Zeus me arsyen se „Z“ eshte germe pasardhese e bashkimit S dhe D (D ne gr. = Dh ne shqip).
    Keto nuk mund te jene te drejta dhe nuk mund te ndricojne problemin tone dhe nuk na japin pergjigjet e nje sere pyetjesh qe dalin.

    Me pak fjale qe te mos zgjatemi, sipas kesaj teorie Dias vjen nga rrenja Din – qe do te thote „oupavós“ (lexo: uranós = Qiell) ne nje gjuhe i.e. te sterlashte te supozuar dhe ne sanskritisht qe quhet gjuha me e vjeter i.e.. Ne te njejten kohe mundohen qe te besojme se Dias ne nje kohe shume te vjeter do te ishte shembellimi i qiellit.

    Por ne mendojme se gjerat jane ndryshe. Ne asnje gjuhe i.e. qielli nuk ka rrenjen Din – dhe sanskritisht Dyaus nuk eshte asgje tjeter pervec Zot i Drites qiellore (Φωτεινού ουρανου-gr.) ne te kundert me Varuna-h qe eshte Zot i Erresirres – nates.
    Fjalet Dyaus dhe Varuna-h jane mbiemra qe rrjedhin nga qiell – i ndritur ; i erret.

    Ne greqisht fjala Dias = lamprós (lampros= i shkelqyeshem), foteinós (fotinó=-i ndritshem) dhe eudķa (efdhia,efdia=ndricim, me drite) = lamprķ, foteinķ iméra (=dite e shkelqyeshme, e ndritshme). Por edhe ketu nuk njohim nga vjen kjo rrenje Di – qe do te thote foteinótita (lexo: fotinótia = ndricim).

    Ne greqishten e lashte fjalet e formuara :
    eśdios = galķnios (prehje e qete), kahtarós (i paster), lamprós, kalókardhos (zemermire) nuk kane ndonje lidhje te drejtperdrejte me emrin Dias sic mbeshtetet (p.sh. prej Stamatakos).


    Ketu sipas mendimit tim kemi te bejme me nje fjale qe eshte zevendesuar me kalimin e kohes nga fjala „Hmépa“ (iméra=dite), sipas Homerit ķmar, įmar - dialekt dorian. Kjo fjale, duhet te kete qene „Dia“, qe gjendet si rrenje e fjaleve „Eudios, Eudķa dhe Éndios“qe permenda me siper. Ne te vertete dhe ne qofte se biem dakord qe Eśdios-α kane lidhje me Dia, fjala Éndios qe do te thote mesi i dites, na e ndryshon drejtimin llogjik.
    Gjithashtu edhe ne latinisht kemi Dies, ne spanjisht Dia, ne anglisht Day dhe ne shqip Dit-a.

    Do te paraqes nje rradhe fjalesh ne shqip me rrenjen Di :
    Ditė = pjese kohore qe ka drite.
    Dihet = zbardh,agon dita. U di = u zbardh.
    Dieg ,Digjet = d.m.thene ndricon.
    Di = njohje e dickaje, ndricim i mendjes. Ketu behet bashkimi i Zotit me njohjen e plote te gjithckaje etj. Merret gjithashtu parasysh kendveshtrimi me i ri sipas te cilit dituria eshte shembelltyre e drites, ndricimit dhe mos dituria me erresiren.
    Peredi-a = Zot ku fjala Di perben pjesen e dyte te bashkimit.
    Djale.

    Cila pra mund te jete burimi i fjales Di, ku cdo gje qe ndricon ka pikerisht kete per rrenje? Qielli qe supozohet nga gjithe ata qe e mbajne sanskritishten si gjuhen me te vjeter?Por qielli nuk eshte gjithmone i ndritshem dhe si mund ta justifikojme rrenjen Di – ne fjalet qe kane rendesine e dites, te se ndritshmes, te Zotit te drites? Cdonjeri mund ta kuptoje pra se burimi i madh i Di (dite) eshte Dielli, Zoti i pare i njerezimit qe nga Mįyias deri tek Europianet, Egjyptianet dhe Japonezet dhe sigurisht Zoti i pare bashke me Nenen-Dhe , Dhe-Miter te pellazgeve.

    Duke vazhduar tabelen e fjaleve ne shqip me rrenjen Di- po i referohemi dites se pare te javes qe ne greqishten e re eshte “Kupiaki” (kiriakķ),d.m.th. dita e Zotit (Kśpios, lexo Kķrios=Zot) e perendise, kurse ne shqip eshte E Diel – E Dias – E Diellit.
    Dhe fjalet qe perkojne ne gjuhet e ndryshme europiane : Sunday (Ang.), Sontag (Ger.) etj.
    Per mendimin tim edhe Zeus eshte nje tingellim i ndryshem rrenje qe perfaqeson vetine e dyte baze te Diellit qe eshte i nxehte, qe djeg menjefjale pervecese ndricon.
    Zien
    Ziarm ose Zjarr
    Tzeht
    Zeshk
    Zi
    Zez.

    Athķna - Athinį

    Adhurimi i urtėsisė dhe mencurisė njerėzore ėshtė mė se i pranishėm nė njė besimtari llogjike sic ėshtė ajo e Pellazgo-Ilire. Kėshzu pra, ajo perėndi qė personifikonte urtėsinė, mėncurinė dhe zgjuarsinė njerėzore, Athiną( sipas Athinįa-į dhe shumė mė pėrpara Athenįa-į) ka njė vend tė vecantė ne Pantheon e Olimpit dhe pėrderisa shumė-adhurohej nė qytetin e ndritshėm tė Greqisė klasike, nė Athinė, merr njė veti dhe shkelqim tė vecantė.

    Tipa tė tjerė tė emėrtimit tė Athinįs janė : Athąna, Athanča, dhe nė dialektin dorian Athanąa. Pervec mytheve nė vende tė ndryshme dhe cilėsive tė ndryshme (punėtore, shpėtimtare e popullit , e virgjėr, largpamėse, e palodhshme etj.) nė krahina tė ndryshme, mythi mbizotėrues ėshtė qė : U lind nga koka e Dias, e armatosur dhe gjithmonė e virgjėr mbeti. Personifikon urtėsinė, mencurinė, zgjuarsinė, largpamėsinė. Por para se tė zbėrthejme mythin e urtėsisė dhe mencurisė njerėzore tė lartėsuar nė figurėn e njė perėndie, tė Athinįs, le tė shohim se si e analizojnė dhe shpjegojnė mythologet e famshėm europianė.

    Max Müller ėshtė i mendimit se fjala Athinį, ėshtė fjale paksa e ndryshuar e sanskritishtes Ahaną, Akaną, qė do tė thotė „e djegshmja“. Kjo fjalė vetėm njė herė haset tek Veddes, Vedde sikurse i tėrheq vėmendjen vet Müller-it nė veprėn e pėrkthyer nga ai nė frėngjisht te G. Perrot „Sciencse du Langage“. (T. II, faqja 252.)

    Schwartz ėshtė i mendimit qė Athinį ėshtė perėndi e Astrapģs=Rrufé. (Shiko “ Der ursprung de mythologie“, faqja 83)

    Decharme duke marrė parasysh lidhjen e Athinįs me perėndinė e detit Poseidņna dhe specifikėn agresive tė “Tritogjénia“, bėn disa lidhje te cuditėshme qė tė verifikoi edhe Müller edhe Schwartz.
    Supozon epitetin “ Tritogjénia „ relativ me perėndine detare Trģtona dhe me perendinė Amfitrģti, dhe meqėnėse keshtu janė gjėrat, “..... tritogjénia Athinį e ashtuquajtura, dhe prej gjuhės sė detarve tė lashtė tė Greqisė dhe nė mėnyrė tė vecantė tė Miniņn – Minģet (transportuan nga Biotia nė Libi adhurimin e „Tritogjénias Athinį“), ose prej ujit e ardhur kjo perėndi, menjėfjalė e perflakshmja Iós, humbte mėngjeseve nė sipėrfaqe prej dallgėve, dhe sic duket prej tyre e lindur“ (faqja 98 ). Kėshtu konfirmon edhe teorinė e Müller qė sipas te cilit Athinį= Akanį,Ahanį = e djegshmja (Iós), e pėrflakshme, e pėrvelueshmja .

    Nė vazhdim duke gjetur pretekst nė pėrshkrimet e Homerit, qė me hapjen e kokės sė
    Dias dhe me shfaqjen e Athinįs, surprizė e perėndive dhe natyrės ndoqi, bashkon ndjenjėn e surprizės me Rrufénė dhe me kėtė rast i jep tė drejtė edhe Schwartz qė mbeshtet mendimin se Athinį = Astrapķ – Rrufé, sipas fjalės sanskrishte te mythologjisė Veddike dhe nė mėnyrė tė vecantė emrit te perėndisė Athįrva = Astrapģ = Rrufé.

    Kėto pra na thonė mythologėt e menēur, por ne do tė shpjegojmė – dhe mendoj shumė mė besueshėm – edhe ē’farė do tė thotė Athinį edhe ē’farė do tė thotė „ Tritogjénia” dhe pse ekziston lidhja ndėrmjet fjalės Trķton, Tritogjénia, Atritóni, Amfitrķti me ujin nė pėrgjithėsi etj.

    Kur Arvanitasit e vjetėr dėgjonin ndonjė fjalė tė menēur, me peshė, qė zakonisht ishte ajo qė sot thuhet fjalė e urtė, proverb, thoshin pėr atė fjalė dhe nė mbėshtetje tė saj :
    “ ajo ėshtė E Thėnė “. Do me thėnė qė ėshtė fjalė e kohės sė motshme, sė vjetėr, dhe ėshtė e menēur dhe e respektuar. E Thėna pra, do tė thotė urtėsi, mendim i menēur, qė dominon nė bashkinė shoqėrore si kanun, ligj, profeci. E Thėna nė mėnyrė tė veēantė vjen nga folja Them ose Thom dhe prej tė cilės vjen edhe folja nė greqisht Fimķ, Thimķ( =me pas Fame-Fama) dhe fjala Thémis dhe fjala Thémistes ku me dominimin e Fimķ, u quajtėn tė pazbėrthyeshme, tė paspjegueshme.

    Qė tė bėhem me i kuptueshėm gjuha arvanitase sikurse gjithė dialektet e lashta ėshtė gjuhe “bashkėtingėlloresh”. Menjėfjale ka kryesisht bashkėtingellore dhe rrallė zanore. Por bashkėtingėlloret janė ato qė konstatojnė rrėnjėn e fjaleve tė mėvonshme. Zanoret i perkasin njė epoke tė mėvonshme dhe mbaresat akoma mė tė mėvonshme. Nė qoftė se heqim zanoret dhe mbaresat nė mė tė shumtat fjalė homerike, greke tė vjetėr dhe latine tė vjetėr do tė shohim se ato qė mbesin janė ekzakt fjalė arvanitase – ilire – shqiptare.
    P.sh. fjala arvanitase Plm, nė tė cilėn theksohet « L » ndoshta nuk ju thotė asgjė. Po tė shtojmė ndėrmjet bashkėtingėlloreve zanoret atėherė kemi :
    Palįma (nė dialekt dorian) dhe Palįmi (nė dialekt ionian). Vėmė re gjithashtu qė theksi i bashkėtingellores pėrcillet tek zanoria qė vjen pas.

    Problemi i tė shkruajturit tė gjuhės shqipe ishte i madh dhe i problematizonte te menēurit e kohėrave ndėr te cilėt disa gjykonin pėr alfabetin grek ( siē ishte Ali Pasha dhe Kunduriotėt qė pėrdornin alfabetin grek pėr tė shkruajtur) dhe disa tė tjerė pėr ate latin i cili ėshtė sot e kėsaj dite nė Shqipėri. Vėshtirėsi gjithashtu paraqiste ndėrhyrja, zgjedhja ose vendosja e disa gjysmėzanoreve me qėllim qė fjala e folur tė ekzekutohej sa mė mirė.
    N. q. se themi fjalėn Plm pa frymarrje, nuk na thotė asgjė sepse me tė vėrtetė ndėrmjet bashkėtingėlloreve ėshtė mė se e kėrkueshme, e domosdoshme ndėrhyrja ose vendosja e zanoreve, por cila nga zanoret e njohura mund tė jetė? Inteligjenca shqiptare zgjodhi “ ė ” e pazėshme dhe shkruhet : pėllėmė.

    Tė njėjtin problem duket kanė ndeshur edhe fjalėt nė Greqinė e lashtė, por dhanė tjetėr zgjidhje: Palįma dhe me vonė Palįmi dhe latinisht Palma. Prandaj them qė tė arrijmė tek shkrimi i drejtė i shqipes sė vjetėr, duhet tė studiojmė mirė dhe tė krahasojmė shqipen me greqishten dhe latinishten e lashtė. Mendoj se nė mė tė shumtėn e rasteve duhet tė mbėshtetemi ose tė marrim shembull zgjidhjet e lashta pėr njė arsye tė thjeshtė : Atėherė shkrimi i gjuhės ndoqi njė stad nė kohė tė gjatė, dhe studimi dhe vėmendja mbi tė ekzistonin tė lira dhe tė pangutura, kurse nė 1911 dua tė them, kur u vendos zgjedhja e alfabetit tė tė shkruajturit tė shqipes, nuk kishte kohė per tu menduar dhe studiuar nė mėnyrė serioze pėr shumė arsye. Populli duhej tė kishte patjetėr njė alfabet. Lidhjet me Greqinė ishin tė tendosura deri nė armiqėsore pėr arsye tė njohura dhe shumė tė panjohura tė cilat duhet t’i ristudiojmė etj. etj. .

    Pas kėsaj linje informative mundemi shumė thjesht tė kuptojmė se si fjala fillestare
    Ethėna u bė Ethįna dhe Athįna. Sikrse edhe Mėma, Mįma dhe Mamį.
    Ky version gjuhėsor mbėshtet rėndesishėm pėrderisa E Thėna dhe nė mėnyrė metaforike paraqet tė shprehurit, tė folurit e fjalės sė urtė e tė menēur ku me tė vėrtetė ėshtė dhe duket e pamposhtur.

    Por le ta mbeshtesim kėtė teori tonėn duke e vėrtetuar edhe me tė tjera dokumenta.
    Ethėna – Athinį , sipas mythit, lind nga koka e perėndisė supreme, me kėtė mėnyrė hulumtuese, apokaliptike : Dias, duke pasur parasysh fjalėt e njė preofecie qė sipas sė cilės nga gruaja e tij Mķti ( – gruaja e ligjshme e Dias, para “Hpas-Ģras), pasardhėsi qė do tė lindė do vėrė nė pikėpyetje pushtetin e tij – deri ketu mythi na jep imazhin e pėrvojave shoqėrore – keshtu qe e gėlltit Mitin dhe papritur nga koka e tij
    hop-kėrcen, del grua dhe e armatosur Ethėna - Athinį . Nuk ishte asnjėherė fėmijė ! Urtėsia, menēuria nuk ka moshė fėminore ! Kur lind fjala e urtė, kur del nga koka e njeriut urtėsia, menēuria, ėshtė e plotė dhe e fortė. Nuk pėrshkon stad rritjeje, adoleshence drejt integrimit nė pjekuri.

    Por ē’farė do tė thotė Mķtis ? Mķtis do tė thotė mendim i plotė, i pjekur.
    Mitķs ishte kėshilltaria e urtė, e menēur – gruaja e Dias. Vėmė re se sa mė shumė kthehemi mbrapsht nė shoqėrinė pellazge, gruaja kishte njė vend dhe rol te vecantė, sikurse edhe vetė perėnditė e Olimpit ishin 6 burra dhe 6 gra. Ethymologjia mbi interpretimin e Mķtios nuk vihet nė dyshim.

    Nė sanskritisht Matih (= Mat), nė greqisht Metró, Mét - ro (= Mat), kurse nė shqip kemi pikėrisht rrėnjėn Mat si folje qė do tė thotė me mat. As Mét - ron dhe as Mat-ih qė ėshtė nė sanskritisht, dhe pėrsėri duhet tė kėrkojmė falje se cila gjuhė ėshtė mė e paralindur se cila…

    Kėshtu pra Dias gėlltit Mķtis = mendimin e plotė dhe tė pjekur, dhe nga koka e tij lind Urtėsia. Nuk mendoj se ka nevojė pėr analizė ky myth i bukur ku na jep imazhin e autorėsise se vet pellazgėve – paragrek, ku me mendimin e plotė, tė pjekur, tė llogjikshėm lind fjala e urtė, e menēur, Urtėsia.

    Por Athinį ka ne gjoksin e saj, nė tė gjitha prezantimet, Sirenėn (Gorgonėn) e tmerrshme, d.m.th. Sirenėn Meduza . Ē’farė lidhje mund tė ketė Meduza e tmerrshme (ku kundėrshtimi ndaj sė cilės mund te kthente cilindo nė gur) me perėndinė e Urtėsisė?

    Decharme duke menduar qė konfirmon Meduzėn rreth identifikimit tė Athinįs me versionin Astrapķ (Rrufé), thotė qė Meduza “… ėshtė e mundur, banuesja e resė sė nėmur qė mbulon dritėn e ditės. Pėrbindėsh i tmerrshėm tė cilin vetėm heroi diellor Perséfs-Perséus ose perėndesha e Rrufesė (Athinį) mund ta mposhtin”.

    Athinasit e epokės klasike morėn imazhin e lashtė tė Athinįs , tė zbukuruar me kokėn e Meduzės, dhe vazhduan ta vendosnin nė tė mėvonshmet statujat e tyre tė mrekullueshme prej mermeri, Meduzėn ne gjoks tė Athinįs . Paralelisht morėn edhe mythin e Perséas ku duket vrasės i Meduzės.
    Qė tė shpjegojnė tradicionalitetin e Sirenės nė gjoks tė Athinįs , modifikuan mythin e Perséas duke thėnė se Athinį prej tij mori si perfundim kokėn e Meduzės dhe qė prej atėherė e vendosi nė gjoksin e saj me qėllim pėr ta patur si strukturė, sistem fuqie kundėr armiqėve tė saj.

    Nė fakt ėshtė e pashpjegueshme lidhja e Urtėsise me Sirenėn Meduza, por mendoj se diku do t’ia gjejmė fillin me ndihmėn e gjuhės arvanitase – shqipe tė lashtė.

    Rrėnja Med e fjalės Meduza nė shqip do tė thotė mendje, intelekt. Latinisht Mens-ntis.
    Por edhe nė greqishten e vjetėr do tė shohim foljen Médh-ome dhe Mķdh-ome = mendoj. Tek Homeri do tė shohim kėshilltarin e urtė tė Odisesė, te quajtur Méntora – Méndora .

    Méduza, do tė thotė e menduara, intelekte prej Med = mend (Ne fjaloret shqip eshte “Mend” por relativiteti absolut me “Mens-ntis” – latin. dhe “Médhome ose Méntor”
    – greqisht na thotė qė shkrimi i drejtė ėshtė “Med” ose “Ment”. Nė disa vende tė Attikķs Greqi, shqiptohet edhe “Mėnt-Mėnd, nė dialektin paragrek, pra nė atė pellazg. Gjejmė pra kėtė fjalė pellazge ekzakt me arvanitasen – shqipen, e kombinuar nė greqishten e vjetėr dhe pothuajse pak tė ndryshuar nė latinisht (Mens – mentis).

    Por grekėt gjithmonė harrojnė historinė. E “tmerrshmja” pra Sirenė, Méduza nė gjoks tė Athinįs , nuk ishte Rrufeja, Vetėtima shkatėrruese, sic besonin grekėt klasik, por e pėrhershme kėshilltare e perėndisė sė Urtėsisė.
    Athinį ishte Méduza = mendimtaria, inteligjentia, e menēura. Por nė epokėn e stėrlashtė Urtėsia ishte arma mė e madhe pėr tė pėrballuar armikun dhe pėr tė mbijetuar.

    Prezantimin tonė e konfirmon e shkruajtura nė rezoluten qė iu sygjeroi Athinasve Themistoklķs gjatė invazionit tė Persėve :
    “Qytetin lerjani Athinįs ,meduza e Athinasve” – qė do tė thotė t’ia besojnė qytetin Athinįs, mbrojtėses, protektores sė Athinasve.
    Menjėfjalė “meduza” ka kuptimin e sigurisė prej foljes médo-médho = drejtoj, mbroj, kujdesem, qė korrespondon me
    médhome-médome = pronoó = paramendoj, parashikoj,
    frontķzo =kujdesem,
    sképtome perķ tinos = mendohem pėr atė, dhe jo kuptimin e emrit paragrek tė perėndisė inferiore, siē predikon Nik. Papahaxhķs (shiko “Besimi nė Greqinė e lashtė “, Athinė 1987, faqja 120).


    Athinį-Ethėna si perėndi lufte dhe perėndi e mjeksisė


    Mythologėt e lartpėrmendur predikojnė identifikimin e Athinįs me rrufénė dhe nė mythet e duan shumė tė armatosur dhe pothuajse luftarake tė ekzagjeruar dhe prezente nė tė gjitha konfliktet. Ajo ėshtė kryesoria nė konfliktin e Gjigantėve me Titanėt, nė luftėn e Trojės duke marrė nė mėnyrė konstante anėn e Akeóneve, dhe ajo si perfundim edhe atė perėndi tė luftės dhe shkatėrrimit, Ąri , e mund dhe e mposht. Ē’po ndodh pra ? Vėrtetohen versionet rreth identifikimit tė Athinįs me rrufénė ?

    Shumicėn e perėndive tė dymbėdhjetėshes sė Olimpit i shikoj si personifikim – nė etapėn fillestare, tė sapolindur – tė specifikės natyrale tė virtyteve, por kam mendimin se Athinį personifikon fenomenin shoqėror dhe jo natyror , dhe ēastet mythologjike qė pėrmendėm mė sipėr tė cilat e shfaqin si perėndi lufte, por edhe si perėndi tė mjeksisė, tė shėrimit dhe akoma me epitetet “Peoni” dhe “Shėndet”, nuk e permbysin por e konfirmojnė prezantimin, relativitetin qė Athinį nė tė gjitha versionet dhe me gjithė epitetet nuk perfaqėson asgjė tjetėr pėrveēėse mendjes njerėzore, urtėsisė njerėzore qė e drejton me efekt nė fitim te njeriut, por edhe pėr mbijetesėn e tij qė nuk konsiston vetėm nė gjetjen e ushqimit por kryesisht nė pėrballimin e rreziqeve.

    Tė tė qenurit i Urtė, pra URTESIA nė shoqėrinė e sotėshme nuk mund te jetė thjesht njė “kulturiar“ por ai i cili gjen, krijon, fabrikon mėnyra qė tė mėnjanoj, neutralizoj, armikun qė vė nė rrezik lirinė, jetėn dhe dinjitetin e shoqėrise dhe shtetasve. Ai ėshtė qė siguron edhe paqen edhe okupimet paqėsore dhe tė paqėllimta tė popullit tė tij. Kohėt e fundit, paqja nėnkuptohet si njė fenomen emocional dhe kur paqedashėsi thotė “Paqe”, do tė thotė abstenim i armėve dhe ushtrive, i armatimeve dhe tė ēdo gjėje qė kujton luftė.

    Kurse nė lashtėsi Paqja kishte nje karakter tė thellė aktiv dhe si e pafajshme, naive vinte pas lirisė. Paqe pa liri ishte paturpėsi. Por qė tė mbahet liria dhe me tė bashkė paqja duhej gatishmėri luftarake, duhej tė ishte nė veprim pėrgatitja luftarake e nėnkuptueshme pėr t’i bėrė ballė ēdo sulmi tė mundshėm armiqėsor. Ja pra pse Urtėsia (Athinį) ka karakter luftarak nė Greqinė e lashtė. Dhe shumė saktė nga lashtėsia dėftohet qė n.q.se Ąri personifikon luftėn e padrejtė, ēmendurinė njerėzore dhe jollogjikėn qė ēon nė pėrplasje, gjakderdhje tė padrejta, Athinį personifikon pėrpjekjen e drejtė, luftėn e drejtė dhe vepra paqėsore (Nė mbėshtetje tė vėrtetimit tė kėtij mendimi, opinioni, dhe nė pėrgjithėsi tė mendimeve dhe opinioneve qė kam parashtruar edhe nė veprėn time “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve” vė nė dukje faktin qė ekzistonte perėndi Ilire e luftės me emrin “Méntor – Méndor”. S.Pollo-A.Puto “Historia e Shqipėrisė” shih.

    Si pėrfundim, tė marrim parasysh qė kur perėndia Athinį donte tė shfaqej tek
    Tilémako-Tilémaho dhe ta informonte pėr fatin e atit tė vet, transformohet si mbreti i varreve Ménti.

    Mė tė shumtat e epiteteve tė Athinįs referohen veprave paqėsore (endje pėlhurash, qeramik, bujqėsi etj.), por siē thamė referohen edhe si pėrkrahėse dhe mbrojtėse e artit tė mjeksisė dhe lidhjeve tė saj me Asklipió – perėndia e pėrhershme e mjeksisė. Gjarpėrinjtė qė janė nga simbolet bazė tė Asklipķut i shikojmė edhe tek Athinį , por nė njė gradė tė tillė qė vėshtirė do tė arrijmė nė njė pėrfundim tė sigurtė nė qofte se nuk kėrkojmė thellė dhe analizojmė temėn e “gjarpėr-adhurimit” nė Greqinė e lashtė e cila nuk ėshtė tabu, por ka prejardhje tė ndryshme.

    Mė tepėr se 100 pėrshkrime, epitete tė Athinįs ekzistojnė – sikurse ekzistojne sot mbi 100 pėrshkrime, epitete tė Madonna (Maria e virgjėr) – dhe natyrisht nė asnjė lloj mundėsie kjo nuk do tė thotė ekzistencėn e 100 Madonnave qė duhet tė kėrkojme prejardhjen e secilės.

    Epiteti i Athinįs si “Tritogjénia” e lidh me elementin ujė, konsideruar nga rrėnja TPIT (lexo: Trit)- personifikon elementin ujė – i lėngshėm(sikurse perėndia detare Trķtona, kurse géneia – gjénia = me u linde), shkakton ēudinė se si lidhet perėndia e urtėsisė me elementin ujė.
    “Tritogjénia” zakonisht thėrritet nė Libi, ndėrsa nė Arkadi – Greqi quhet “Tpitonķs”
    (lexo: Tritonķs). Pėrderisa thėrritet “Tritogjénitos” gjithashtu i zakonshėm ėshtė edhe epiteti i saj “Atritóni”.
    Adhurimi i Athinįs nė Libi ėshtė transportuar nga Minķes qė vendoseshin rreth Orkidės sė Viotisė (Greqi), por n.q.se lexojmė “Argonaftikėt” do tė shohim se “Minķes” thėrriteshin pothuajse gjithė banorėt e hapėsirės Helene.
    “Tritonķs Athinį” adhurohet nė Arkadķ ngjitur me liqenin Tritonķdha ku ka pas qenė tempulli i “Leheįtu Diós”. Kėtu ėshtė mė se e dukshme qė nga liqeni Tritonķdha mori epitetin e saj Athinį (shih “ Panagjiį Sumelį, Tiniakķ” etj.), por tempulli i “Leheįtu Diós” ėshtė njė fakt i pathyeshėm qė lidh adhurimin e Athinįs me atė myth tė cilėn e do tė lindė nga koka e Dias. Dhe kjo del nga epiteti “Leheįtu” e Diós. Léhem nė shqip do tė thotė me u lind.
    Greqisht e lashtė Lehó, Loxeķa(lexo: Lohķa) etj.
    Atėherė “Leheįtu” do tė thotė “Genitor” – ai qė lind. (Shih revisten “Besa”, botimi 3, faqja 97).

    Kėtu Athinį nuk lidhet fare me elementin – i lėngshėm, por thjesht epiteti “Tritonķs” ka prejardhje topike, vendore.

    Epiteti i saj si “Titogjénias” kryesisht nė Libi, nė qoftė se me tė vėrtetė ka lidhje me elementin – i lėngshėm, nė qofte se me tė vertetė do tė thotė ajo qė ėshtė lindur nga Trķtona (det, ujė), atėherė mund tė referohet nė epokėn kur statuja e gdhendur e perėndisė u transportua nga Greqia nė Libi dhe nė tempullin e ngritur pėr tė. Minķet pėrshkuan drejt Mesdheun duke lėnė brigjet e Peloponezit ose tė Siēilisė, mbritėn ne Libi, mbartėn adhurimin e perėndisė dhe statujėn e gdhendur tė saj. Ėshtė e pranueshme prej kėtij fakti pra qė Athinį u quajt “Tritogjénia“ d.m.th. “ajo qė erdhi nga deti“.

    Por kjo ėshtė thjesht njė ēėshtje llogjike dhe nė asnjė mundėsi si e dhėnė vėrtetuese. Njė version tjetėr shumė i mundshėm ėshtė ai qė mbėshtetet nė fjalėn e dialektit eolik Tpitó (lexo: Tritó) qė do tė thotė kokė dhe sipas saj “Tritogjénia“ do tė thotė “Kokėlindura“
    -e lindur nga koka, gjė qė pėrputhet plotėsisht me versionin bazė tė mythologjisė, sipas sė cilės Athinį u lind nga koka e Dias.

    Ky version ėshtė shumė mė i mundshėm dhe mbi kėtė kemi pėr tė shtuar:
    Nė shqip Trut = pjesa e brėndėshme e kokės. Nuk njoh nė se nė dialektin eolik fjala “Tpitó“ (Tritó) tė cilėn e pėrmend Isķhios-Isķkios nė fjalorin e tij, shkruhet edhe me “u“ (u-ne greqisht lexohet i) qė tė dimė nė se identifikohet plotėsisht eolikia Tritó me shqipen Trut. Por ėshtė kaq i parėndėsishm ndryshimi nė tingėllim, nė kumbim, ku duhet tė pranohet identifikimi. Analiza e mėposhtėme jo vetėm, por do tė na e konsolidojė edhe me relativitetin.

    Nė qofte se ēpohet kafka, koka, “derdhen” trutė sikurse prej kroit. Kjo ėshtė njė vėrejtje qė tė drejton nė formimin e fjalėve “Kefalóbpuso” (lexo: kefalóvriso = kokėēezėm), “Kefalįpi”(lexo: Kefalįri), “caput aqua” nė latinisht etj. qė referohen nė ujė qė gufon, qė rrjedh nga shkėmbi. Diku ėshtė ēpuar shkėmbi dhe rrjedh uji.

    Nė shqip Krua, nė greqisht Kpouvós (lexo: Krunós), Kpivķ (lexo: Krķni) etj.
    Por fjala Krua identifikohet rrėnjėsisht me fjalėn Krķe, Krye qė do tė thotė kokė
    (shih tek Homeri “Kpķdemvov = Kefalódesmos” – Krķdhemnon =Kokėlidhuri, Krķ = Kok,
    dhesmós-dhemnón = lidhur). Ja pra si lidhet Athinį me elementin – i lėngėt, pa pasur asnjė kundėrshtim me mythin bazė qė e do perėndinė e Urtėsisė tė lindur nga koka e Dias si trutė qė derdhen nė se ēpohet kafka. Dhe si vazhdim fjalė pėr fjalė “Tritogjénia” ose “Tritogjénitos” ose “Atritóni” do tė thotė e lindur nga truri dhe jo nga uji.



    ---------------Athinį dhe Athķna---------------------

    E vėshtirė ėshtė pėr t’u pėrcaktuar nė se perėndia Athinį i dha emrin e saj qytetit apo qyteti perėndisė, apo nė fund tė fundtit tjetėr do tė thotė njėra dhe tjetėr tjetra ose konsonanca, bashkėtingėllimi i thjeshtė i shtyu Athinasit ta quajnė mbrojtėse dhe pajtore, predikuese tė qytetit tė tyre dhe tė krijohet – pikėrisht sepse ishte perėndi e urtėsisė – tradicionaliteti i kėndshem i kultivimit tė mendjes, tė arteve dhe tė qytetėrimit – civilizimit.

    Mythi thotė qė mė pėrpara Athķna quhej “Kpana-ón,į polķs” (Krana-ón,į pólis) dhe Akropoli thjesht “Kpanaį” (lexo: Kranaį) dhe keto emėrtime janė vendosur me mbretin e dytė Kpanaó (Kranaó) tė Attikės (pėrfshin Athinėn bashkė me periferitė e saj) pas mbretit tė parė Kékropa.

    Kranaó jetoi gjatė epokės sė Deukalķon (lexo: Defkalķon-Dhefkalķon) nė tė cilėn ndodhi edhe pėrmbytja me tė njėjtin emėr. Ai kishte tre vajza : Kpanaķ (Kranaķ), Kpanaķxmi (Kranéhmi) dhe Atthķda (Atthķda-Atthķdha). Pėr nder tė Atthķda, e cila vdiq e re, u emėrtua mė vonė Atthķs (Atthķs) Attika, ose Kranaį. Kėto thotė mythi dhe brenda tij nė mėnyrė tė veēantė prej analizės ethymologjike tė emrit del e vėrteta sipas sė cilės tregon lidhjen qė kanė emrat me morfologjinė e terrenit tė Attikės dhe florės sė saj.

    Kranaó sipas fjalorit sė greqishtes sė lashtė ( shih Stamatįku) do tė thotė terren i ashpėr, i vrazhdė, i gurtė, shkėmbor. Por Krįnon dhe Krįnia (sot Kraniį, nė greqisht) ėshtė njė lloj bime nė tė paktėn 50 lloje, nga shkurre deri nė pemė dhe ka dru shumė tė fortė.
    Thuhet qė mė pėrpara Attika ka pas qenė mbushur me Kraniés. Druri i kėsaj peme siē thamė ėshtė shumė i fortė dhe nė qoftė se ekziston lidhje ndėrmjet Kranaó dhe Kraniįs nuk mund tė dimė kush vjen prej kujt.

    Ajo qė ka rėndėsi pėr kėrkimet, hulumtimet tona ėshtė qė nė shqip Kraniį = Thanė, Thana. Duke ditur prezencėn e theksuar pellazgjike nė Attikė (shih Iródotos - Hķrodoti) nuk mund tė injorojmė apo nėnvleftėsojmė atė qė nėnkupton lidhjen e emėrtimit tė vjetėr tė Athinės (Kranaį) me tė mėvonshmin ku siē zbulohet sipas gjuhės shqipe ėshtė i tė njėjtit kuptim. Kėtė mendim e mbėshtet edhe S.Konda nė veprėn e tij « Shqiptarėt dhe problemi Pellazg », Tiranė 1962, faqja 143.

    Nė qoftė se ky ėshtė versioni i vėrtetė atėherė Athinį u bė pajtore, predikuese e Athinasve nga rastėsia, konsonanca e emrit tė qytetit dhe perėndisė nė fjalė ; Ethėna = urtėsia nga njėra anė dhe E Thanės = (qyteti) i Thanės, Kranķas nga ana tjetėr.

    Por nė qofte se supozojmė se emri i vjetėr ishte Kranaį dhe prej Pellazgeve u emėrtua Athķna qė do tė thotė e njėjta gjė nė gjuhė tjetėr, atėherė duhet gjithashtu tė supozojmė qė Pellazgėt janė tė mėvonshėm se Helenėt.

    Konda duke dashur tė diferencojė Pellazgėt – tė cilėt i quan ekskluzivisht paraardhės vetėm tė Shqiptarėve – nga Helenėt, nė kėtė rast ėshtė i detyruar tė vėrtetojė qė Helenėt janė tė vendosur mė vonė se Pellazgėt nė Attikė pėrderisa pranon fjalėn Kranaį si greke dhe fjalėn Athķna si pellazge. Por kėtė asnjė nga tė lashtėt dhe tė rinjtė nuk guxoi ta mbeshtesė. Kėtė kundėrshtim e zgjith vet Konda duke pranuar qė emėrtimi ”Kranaį“ ose ”Kranaķ” ėshtė i mėvonshėm nga emėrtimi “Athķna” dhe u dha prej “pushtuesve Helen” * (faqja 147),tė cilėt si pėrfundim pranuan emėrtimin e vjetėr pellazg Athķnė sepse lidhej me emrin e Athinįs, mbrojtėses sė qytetit.

    * Autori A. Kolia ėshtė i mendimit qė Shqipėtarė dhe Grekė, Ilirė dhe Helenė kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt pasi vijnė nga i njėjti trung, nga trungu Pellazg. Dhe gjuha Pellazge eshte gjuha bazė, gjuha mėmė prej sė cilės u krijuan dialektet e mėvonshme si : ilir, geg, toskė, dorian, eolian, makedon e kėshtu me radhė…. (shėnim i pėrkthyesit).


    Por ky vazhdon tė jetė njė supozim qė nis gjithmonė nga qėndrimi konstant i Kondės qė tė diferencoi Helenėt nga Pellazgėt duke besuar qė fjala Kranaós, Kranaķ greke kurse fjalėn Thana pellazge.
    (Nė qoftė se pranojmė mendimin e S.Kondės dhe tė Irodotos (Hirodoti), sikurse dhe shumė hulumtuesve tė sotshėm qė duan tė diferencojnė Helenėt nga Pellazgėt dhe nė se supozojmė qė prej epokės sė Erektéos-Erekthéos dhe tė Thiséas kemi prezencė Helene dhe emėrtim tė mėvonshėm tė qytetit, atėherė si shpjegohet fakti qe vet Thiséas, Fįlaros, Kóronos dhe shumė fisnikė tė djepit Athinė, e kanė prejardhjen nga Veri-Perėndimi i Ballkanit (Shqipėria), ku Erektéos-Erekthéos ėshtė hero Dardhan, do me thėnė origjinė Pellazge ose Ilire nė se preferoni ?)

    Mendoj se fjalėt Krįnos, Kranaós, Kranķo por edhe fjalėt Krķni, Krunós sikurse analizuam me parė kanė tė njėjtėn rrėnjė me fjalėn e lashtėlindur Krķe, Krye = Kokė nė arvanitase-arbėrisht-shqip, Kri tek homerikėt, Kįra e mėvonshme etj.

    Koka (Kefįli ne greqisht) ėshtė vendi mė i fortė i trupit njerėzor dhe morfologjia e terrenit jep shkas tė paralelizmit tek Pellazgėt pėr tė emėrtuar vendet e ashpra, tė gurta me emrin Kokė-Kefalķs (Kefalķs =Kokgur, Kokshkėmb), d.m.th. pjesėn mė tė fortė tė trupit njerėzor dhe tė sipėrmen qė ėshtė Ball (ose Bįu ose Bas).
    Kėshtu kur themi “Nė ball tė malit” = me pjesėn e sipėrme tė malit. Le tė mos harrojmė qė toka personifikohej nga tė lashtėt. Do tė shohim pra, qė fjala Kranaós nuk ėshtė vetėm fjalė greke por edhe paksa e variuar nė shqip.

    Krande, do tė thotė druri qė pėrdorim nė sendet, mobiliet shtėpiake ose njė trung i prerė me gjithė degė ose edhe njė copė druri (shih fjalor Kristoforidhi). Karpė = mal i gurtė, shkėmbor dhe Karmė = gur, shkėmb. Karthi-a = dru i tharė, i djegur dhe si perfundim Shkarpė qė do tė thotė e njėjta gjė.

    Ēdo gjė pra, e thatė dhe e fortė merr emėr qė kujton kokėn njerėzore.
    Prej fjalės Karpė = mal i gurtė, shkėmbor morėn emėrtimin Karpatet thotė Kristoforidhi. Karpatet pra do tė thotė male tė gurta, shkėmbore dhe ndoshta ka shume tė drejtė.

    Dhe ishulli Kįrpathos do tė thotė ishull me shkėmbinj tė fortė dhe mendoj se ata pėrbėjnė njohjen karakteristike tė tij.

    “Kranķa Athinį” adhurohej nė Fokidhė (Greqi) nė tė cilėn ekzistonte tempull i madhėrishėm i saj nė shtrat tė njė kodre ku sot quhet Kalaja e Lakthit.

    Qė ta mbyllim temėn e Athinįs dhe ē’farė personifikonte fillimisht dhe mė vonė, mund tė themi si perfundim qė, gjithė mythet qė duken nga ana e jashtėme tė ndryshėm e kanė fillin nga baza qė e do si:
    Mendjen, mendimin njerėzor qė del nga koka e njeriut.
    Prej ketu dhe tutje versionet e mythit nga Rodo dhe Kreta qė e duan Dia-n tė ēpojė retė dhe prej tyre tė lind Athinį ose gjatė lindjes sė saj tė bjerė shi i artė dhe bėri tė frytshme fushat e Rodos, janė versione tė mėvonshme ku pikėnisjet janė pikėrisht bashkėlidhjet e Athinįs me
    elementin – i lėngshėm sikurse mė sipėr analizuam.
    Menjėfjalė nuk ėshtė llogjike tė ketė pikėnisje si perėndi e elementit tė lėngshėm, ujor dhe tė pėrfundoj perėndi e Urtėsisė dhe inelektit njerėzor, kurse e kundėrta shpjegohet me paraethymologjinė e fjalėve dhe perkatėsinė tek Kefalķ = Kokė : Kranķo, Krįnos, Krśnos, Krķni = Kafkė, Kokė.

    Si perėndi qė ka lidhje me elementin – i lėngshėm, pėrmendet nė Vioti-Bioti me epitetin “Ógga” (lexo: Ņgja) ose “Oggaķa” (lexo: Ogjéa) sikurse edhe prej Pafsanķas dhe hulumtuesve mė tė rinj tė cilėt e konsiderojnė rrėnjė Fenikase.
    Por nė shqip kemi Uji,Ujė. Pra fjala ėshtė pellazge e huazuar tek fenikasit. Prej kesaj fjale mendoj se krijohen fjalėt
    Okeanós, Ógugos (lexo: Óiijos-Ógijos).
    E para do tė thotė Ougeanós =Ugjeanós=Uieanós = Ujior (ou – ne greqisht shqiptohet
    u ne shqip) dhe e dyta ripėrsėritjen e fjalės Ougj = Uij = Ujė qė do tė thotė pikėrisht atė qė nėnkuptojmė me “kataklusmós “ (lexo: kataklismós = pėrmbytje) dhe sigurisht sikurse ėshtė e njohur si pėrmbytja mė e madhe e lashtėsisė ,
    ajo e Ogśgou – Ogiju - Ugjķiu – Ugjķu = Ujķu .
    Nė greqisht gjithashtu i lėngshėm ėshtė ug-pós (lexo: ig-rós), oug-pós (lexo: ug-rós),
    [ig-rós, ug-rós ; u = i dhe ou = u].



    Per fat te keq jane te shkruara vetem ne greqisht.

    Me respekt ,
    "Gjuha e Perendive" ; Athķna - Athinį

    .......vazhdimi dhe mbyllja e kapitullit mbi "Athķna-Ethena".

    ------------Athinį dhe “Gjarper – adhurimi”-----------------

    Kemi theksuar qe besimi pellazg kishte dy akse baze rreth se cileve rrutulloheshin te gjitha : Diellin dhe Token. Dķa dhe Dhķmitra – Dhé+mitra.
    Shumica e adhurimeve, besimeve kane si aks Memen dhe ushqimdhenien e tokes dhe prej tyre sigurisht me e rendesishmja eshte ajo e “Mistereve Elefsinian” : te vdekjes dhe lindjes shekullore te jetes (Teme e trajtuar ne kapitull tjeter te ketij libri).

    Gjarperi ka dy virtyte, karakteristika, qe ku vemendja pellazge i lidh me mrekulline e rilindjes se natyres :
    Se pari, sikurse fara, bima (sipas mythologjise eshte Persefóni) bie, mbulohet, groposet ne toke dhe me ardhjen e pranveres, e ngjashme me te, rikthehet ne siperfaqje duke dhene pershtypjen e ringjalljes.
    Se dyti, karakteristika e vecante, e vetme, qe lidhet me jeten dhe zhvillimin e tij eshte nderrimi i lekures se vet. Gjarpri qe nuk mund te nderroj lekuren e vet, ngordh. (Gjarpri i plagosur rigjeneron komplet plagen e tij me ndryshimin e lekures). Karakteristikat mjekuese te helmit te tij mendoj se perkojne me nje epoke te mevonshme.

    Adhurimet ndaj vdekjes si te dhena proporcionale me ato te banoreve te Polinisķas nuk ekzistojne ne Greqi, megjithe hipotezat e kunderta te Thomson (G. Thomson – Egjeu i sterlashte).

    Vet “gjarper – adhurimi“ mund te kete disa rrethana, te dhena analoge por shkakun e kane komplet ndryshe dhe perbejne shtrirje te thjeshte te sistemit baze te adhurimit pellazg. Neper shekuj, natyrisht, shkaku fillestar ndoshta u harrua dhe bestytnia, supersticioziteti dhe fanatizmi dhane dimensione te tjera. Por ne pergjithesi gjarperi u quajt simbol i ringjalljes shekullore, ajo krijese e tokes qe packa se nuk eshte fare apo bime, e ngjashme me to ringjallet cdo vit dhe rijeton me ndryshimin e lekures se tij.
    Keshtu pra nje gjarper qe ka fole ngjitur shtepise ose ne ndonje cep te shtepise u quajt shenje miresie, shendeti dhe jetegjatesie per gjithe familjen dhe vet shtepine dhe jo vetem nuk debohej por edhe mbrohej.

    Dhe ky perceptim ekziston kudo ku u vendosen pellazget por ia vlen te permendim dy nga vendet me karakteristike : Kreta ku sipas Homerit u vendosen “Perendite Pellazge „
    ( Odisea, b. 177) dhe hapesira pellazge ne Attike. Ne Krete statuja e mrekullueshme e perendise Athinį me gjarperinj na vertetojne jo vetem prezencen pellazge qe thote Homeri por edhe “gjarper – adhurimin”. Per t’u nenvizuar eshte fakti qe tek statuja, veshja e perendise Athinį eshte e njellojte me veshjen grave te Shqiperise se veriut (Mirdites), gje qe shume e kane vene ne dukje (shih S. Konda faqja 201, Mozafer Xhazhiu „Drita“ 1340).

    Ne Greqin e lashte, ne pergjithesi ekzistonte imazhi i autoktonise se Pellazgeve me plote kuptimin e fjales, menjefjale te vetlindjes prej tokes.Ky perceptim shpreh fillin baze te besimit pellazg qe njerezit linden prej tokes dhe prej saj ushqehen. Dhurimi dhe ngrohja e jetes nga Ati dhe jetedhenesi Diell, sikurse dhe elementet baze te personifikuara ne perendite :
    “Hpa ( lexo: Ķra = Era), Poseidón(Poseidón = Uji), Estķa(Estķa = Zjarri) etj.

    Perceptimi i autoktonise dhe “gjarper – adhurimi” ekziston edhe ne Attike sikurse shohim mythet per krijimin e qytetit nga Kérkopa qe ishte gjysem njeri dhe nga mesi dhe poshte gjarper. Si perfundim shohim Athinį-n te rrethoje veshjen e saj dhe te mbaj gjithashtu ne duar gjarperinj. Ne epoken e re ku vendbanimet e Arvanitasve jane te grumbulluara do te gjejme mbetje te ketij “gjarper – adhurimi“. Thone qe cdo shtepi ka gjarperin e saj mbrojtes,
    “Gjarper shtepie“ .
    Ne Shqiperi, - thote profesor Muzafer Xhazhiu ( „Drita „ 1340) ,- ekziston gojedhena popullore qe cdo shtepi ka gjarperin e vet i cili therritet me emra te ndryshem : „Vitorez, Bolla e shtepise ose Ora e shtepise „.

    Theksohet gjithashtu qe nje tjeter gojedhene popullore ne Shqiperi thote qe gjithe fuqia e ekzistences se gjarperit gjendet tek lekura e tij. Kur heq lekuren duket sikur rilind dhe keshtu jep shkas ne mbajtjen si simbol i perjetesise. Kete deklaron edhe kenga e njohur popullore atje, „Femija gjarper „ sipas se ciles nje femije shnderrohej diten ne gjarper dhe ne mbremje ne nje djal te bukur. Gjyshja e tij, qe te ndaloje shnderrimin e femijes ne gjarper, merr dhe djeg lekuren e tij qe e kishte hequr para se te flinte dhe femija menjhere vdes.

    Nje nga versionet e famshme te fabules „ E bukura e dheut „ thote qe ajo fshehej brenda ne nje lekure gjarperi. Vitoreza, nje gjarper me pika te verdha, quhet edhe „E bukura e
    dheut „ (shih fjalor Kristoforidhi) dhe ia vlen ketu te theksojme qe keto versione te fabules qe nga Gegeria deri ne Moré jane te shumta dhe me vlera. Por mendoj qe motivi baze fillon ne vitet e sterlashta pellazge dhe ne menyre te vecante prej mythit te „Dhemitres dhe Persefonit„ .

    Ne variantin e G. Hahn tek “ Albanesischen Studien “, “ E bukura e dheut “ ka shume te dhena mga mythi i Dhémitres dhe Persefonit. Persefoni ketu eshte e bukura e dheut dhe qe paralelizohet me gjarperin e shtepise dhe gjen vazhdimesine e saj tek
    ”gjarper – adhurimi”, qe prej atehere e deri me sot tek Arvanitasit. Dhe kjo eshte akoma nje
    e dhene tjeter e besueshme e relativitetit te tyre.

    Duke bere nje permbledhje rreth Athinįs, mund te themi qe ishte perendi e jetes shoqerore shume e mevonshme se babai Diell – Dia dhe te 5 elementeve te natyres. Eshte “fjala e perendise“ sikurse shume drejt thote dhe analizon Konda ethymologjine e emertimit te saj.
    Eshte perendia Amin-e, vajza e Dias, menjfjale e njohjes supreme (Di = njohjen universale, gjigante) dhe simbolizon gjithesine mendore te njeriut qe lartesohet ne qyteterim, civilizim.

    Qe Athinį personifikon arsyen ishte ne pergjithesi mendim i pranueshem ne lashtesi, por le t’i referohemi kendveshtrimit te te madhit Dimókritu : “ Athinį eshte arsyeja nga e cila burojne tre miresi : te mendosh drejte, te flasesh drejte dhe te besh ato qe duhet “.
    E tepert te ritheksojme qe nje perendi me nje identitet te tille te dukshem dhe te percaktuar nuk ka nevoje te te binde qe ta pranosh dhe ta adhurosh.




    ------------Iliret dhe Dias – Dielli----------------------------


    Thame pra qe forcat natyrore – perendite e sistemit te adhurimit tek pellazget te vjeter, me zhvillimin e shoqerise pellazge marrin tashme forme sociale. Formimi njerezor kalon tashme ne stade te tjera zhvillimi dhe ne nje grade te tille ku pas disa shekujsh vetem te URTIT e asokohe njohin – e mundeshme nga trashgimnia hierarkike – qe perendite perfaqesonin forcat natyrore, krijuese te jetes ne fillim.

    Dias do te ndjeke zhvillimin politiko – shoqerore dhe ndryshimet ne terren. Keshtu, ne epoken e regjimit mbreteror te Akejve – Ahejve, nga ana ikonike vizuale dhe cdo lloj ngjashmerie, Dias do te jete mbreti i Olimpit sikuse edhe vet mbreteria e Akejve – Ahejve. (Kjo gje ndodh me te gjitha perendite qe popujt adhuruan. Merrni per shembull formen e Krishtit. Ne epoken Bizantit Mesjetar, Krishti personifikohet si krye-orakulli I madh me veshje mbreterore te arte, steme dhe pamje te rrepte.
    Eshte sovrani dhe perendia denuese sipas cdo ikone dhe cdo lloj ngjashmerie te perandorit bizant. Ne epoken tone populli e koncepton ndryshe Krishtin. E konsideron perendi te dashur dhe humanitare me te dhena te thjeshta dhe popullore, dhe ne kete menyre e ikonizon.)

    Ne epoken e Demokracise keshilli i perendive te tjera do te jete i rendesise vendimtare dhe perceptimi i monarkut Dias jo vetem qe nuk theksohet, por duket hapur perpjekja per ti dhene atij nje dimension tjeter.
    Behet perpjekja per tu identifikuar me forcen llogjike, drejtesine dhe harmonine universale. Po edhe I diturise supreme.

    Keshtu pra ne prosperitetin e Demokracise Athinease do te degjojme nga goja e Eskilit te madh: “Dias, kushdo me qene, eshte Forca qe harmonizohet me llogjiken dhe vepron me Drejtesi”.
    Kjo pra, edhe ne se nuk eshte realiteti, eshte e kerkuara dhe deshira per sistemin, regjimin e ri dhe eshte deshire kaq e forte saqe emertohet si realitet.

    Me vone kur Demokracia do te shperbehet, sepse Athineasit jo gjithmone e mbajten elegancen e mendimit ne stadet e duhura dhe shume here filozofonin ne kuadrin e ankandit te masturbimit, dhe kur qendra e mendimit dhe e reflektimit te tyre nuk ishte me bashkesia sociale por qellimet individuale personale, do te shfaqen ide te reja dhe Dias do te marri kryesisht nje status Orfike. Ketu, ne vend te shoqerise, individi futet ne qender te gjithckaje, te botes, ne qender te interesit dhe tendenca per ngjashmeri me perendi eshte e theksuar. (Entusiazem).

    Por me renien e Demokracise Helene dhe me pushtimet e Aleksandrit te Madh ne Azi, rikthehet perseri statusi i vjeter i Dias. Dias ribehet dhe rinjihet si perendia Diell. Pse? Sepse cfare ndodhi me Helenet, ndodhi edhe me popujt e tjere nga ku kishin kaluar dhe vendosur Pellazget e sterlashte. Besimi mbi diellin si qender besimi, pothuajse eshte harruar. Cdo besim tjeter futet ne sherbim te pushtetit ekzistues dhe ne varesi modulohet. Cila eshte arsyea pra, qe ne nje faze te tille, qe do te prisnim – sipas ndryshimeve nen te cilat vuante ne kohen e atehershme pushtimi Aleksandrik – nje forme tjeter besimi pra, kemi risjellje te besimit te sterlashte te diellit si qender?

    Pergjigja ndodhet ne trupat e Aleksandrit te Madh, ne popullin menjefjale qe jo vetem pushtoi Azine, por edhe u vendos ne vendet e pushtuara si nje klase dhe force drejtuese. Dhe ky popull ishin Maqedonet dhe Iliret, menjefjale populli vendas – burimi i popullit pellazg, qe nuk ndoqi zhvillimet politiko – shoqerore te Jugut dhe ruajti, mbajti rregullat baze politiko – shoqerore dhe te besimit pellazg dhe natyrisht kur ne gjuhen e tij thoshte „Diaw“ (Dias), nenkuptonte ate qe nenkuptonin stergjysherit e sterlashte te tij, pra DIELL.

    Sipas arkeologeve me serioz Maqedonet ishin nje fis Ilire qe do te thote prejardhje pellazge, qe si perfundim do te thote patjeter lidhje relative, farefisnore me pellazget jugor, Helenet.
    Hirodoti – Irodhoti (A-56, th-43) I konsideron fis Dorian, qe mua me duket e drejte dhe nuk bie aspak ne kundershtim me cfare supozoj per pellazget.

    G. Finlei tek “Historia e revolucionit grek” (f.32, perkth. Kotzia), thote duke u mbeshtetur ne te dhenat e arkeologeve: “Aleksandri I Madh ne simpoziumet me oficeret e tij, duhej te fliste nje dialekt te lashte arvanitas – shqip”.

    Por perpara se Finlei te shkruante keto dhe me perpara se arkeologet dhe gjuhetaret te benin kerkimet e tyre, te paditurit – dhe te diturit Arvanitas, kishin jashtezakonisht te ndezur sensing e besimit dhe sigurine e trasheguar qe jane niper te Aleksandrit te Madh, dhe heroi kombetar I Shqiperise qe ishte dhe hero kombetar per heronjte e 1821 (revolucioni grek), I madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu jo vetem qe e vertetonte kete gje , por dhe emri I tij nuk do te thote asgje tjeter pervecese Aleksandri I Madh ne arabisht.

    Ushtria pra e Aleksandrit te Madh, qe ishte kryesisht dhe e bazuar Ilire, dhe gjeneralet me te rendesishem te tij qe mbreteruan ne vendet e lindjes, sollen identifikimin patrimonial te Dias me Diellin qe mbajti deri ne vitet e para te bizantit pasi edhe ne perandorine Romake edhe ne ate Bizantine shumica e trupave efektive, gjenerale dhe mjaft perandore ishin me origjine Ilire, sikurse Dékio, Klaudio B’, Auriliano, Dioklitiano, Anastasio A’, Juliani I Madh etj.

    Qe nga epoka e Romes, Dias – Diell do te zhvillohet, nese jo me ne sistemin e vjeter te besimit te popujve europian, te pakten ne fjalorin e tyre qe te na sjell ne drite sot kete realitet.


    (Vazhdon)

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    ...

    Keshtu kemi ne frengjisht: Jour = dite shih Jupiter, Zeus, por edhe rrenjen Di- ne emrat e diteve te javes p.sh. Lundi,Mardi dhe Dieu = Perendi, Zot.

    Ne anglisht kemi: Day = dite dhe Sunday = E diele, dita e Diellit.

    Ne gjermanisht kemi gjithashtu: Gott = Perendi, Zot dhe Sonne (lexo: Zóne) = Diell dhe Sonntag = E diele, d.m.th. dita e Diellit.

    Ne spanjisht kemi: Dia = dite dhe Dios = perendi, Zot dhe Sol = Diell sikurse edhe latinisht.
    Ceshtja qendron tek qe asnje nga gjuhet e njohura nuk ekziston forma, vazhdimesia, linja e plote e fjaleve me rrenjen Di- dhe Ze-, por te palidhura – „jetime“ dhe eshte me se e dukshme qe jane te huazuara ose nga te sterlashtet Pellazg, ose nga Iliret apo Romaket.

    AMALTHEĢA (lexo: Amaltķa) – Briri i Amaltias.

    Sipas mythologjise, kur Dias foshnje u fsheh nga ana e se jemes se tij Réa ne mallet e Kretes me qellim qe ti shpetoje vemendjes se babait te tij Króno, ushqehej me qumeshtin e nje dhie qe quhej Amįltheia (lexo: Amįltia).
    Sipas nje tjeter interpretimi nimphi Amįltheia dhe motra e saj Mélissa (lexo: Mélisa = Blete) ishin ato te cilat ushqyen Dias me Qumesht dhe Mjalte.

    Ne vitet e mevoneshme nje thrill I marre nga ky version mythologjik do te jap besimin e ekzistences se bririt te dhise Amįltia, qe kushdo qe do ta kishte kete brire siguronte cdo te mire. Briri I Amaltias u be symbol I pasurise dhe I miresis dhe “Amaltheśein”
    (lexo: Amalthévin) do te thoshte pasurim, mireqenie etj.

    Ne Dhiaten e vjeter shikojme – e mundeshme nga Kreta e prejardhur – konsiderimin e Tokes se premtuar si nje toke ku “rrjedh mjalte dhe qumesht”.
    Te njejti percaktim sikurse ai I mireqenies, pasurise etj. me mjaltin dhe qumeshtin do ta shohim tek greket e rinj dhe tek shqiptaret.

    Nuk e di se ne cilat te dhena mythologjike Ilire mbeshtetet koka e dhise qe kishte ne perkrenare Gjergj Kastrioti – Skenderbej , por ajo qe eshte per tu vene ne dukje ne muzeun e artit popullor ne Tirane ishte qe veglat popullore te artisteve cobenj kishin te skalitur gjithmone koken e nje dhie.

    Profesori I filologjise greke ne Tirane Myzafer Xhazhiu me kujtoi ne nje takim, qe ne Shqiperin e veriut qumeshtit I thone “Amėlt” (Amėltė, i Ambėltė sipas Kristoforidhit ne botimin e Tiranes, 1961, nga prof. Aleksander Xhuvani). Ja se c’del prej kesaj:

    1- Kjo rrenje fillestare MLT- e fjales “Amaltia” (Amalt-)ndodhet pervecse ne fjalen e mesiperme qe ne Shqiperine e veriut do te thote qumesht, gjithashtu edhe ne fjalet arvanitase: Mjaltė dhe Mpliét (lexo: Bliét = Blet. Nga greqishtja MP = B).Kjo na rikthen tek versioni I mythologjise se Amaltias dhe Melķttis (lexo. Melķtis = Blete) qe ushqyen me mjalte dhe qumesht Dias dhe keshtu pra na jep nje rrenje te perbashket fillestare te qumeshtit dhe mjaltit ose te pakten nje tingellim te njellojte, qe eshte edhe e mundeshme. Menjfjale tingellimi I njellojte I ketyre dy miresive ndoshta ishte kjo qe I lidhi. Dhe sigurisht shikojme kete tingellim te njejte ne kete fjale te Shqiperise veriore Amėlt = qumesht dhe Mialt te lidhura me ushqimin e Dias Amaltia, Amalthia.

    2- Mbaj mend nga vitet e femijerise qe dhite me shume qumesht dhe me gjinj te medhaja i quanim „Malteze” dhe isha I sigurt qe kjo fjale vinte nga Malta, ishullin e njohur te mesdheut. Ceshtja eshte qe, qofte se me te vertete vijne nga Malta ose qofte se quhen keshtu pikerisht sepse kane “Amėlt” d.m.th. jane shume qumeshtore duket qe realisht ekziston lidhje ne emrin e Maltes dhe prodhimit te qumeshtit dhe mjaltit, gje e cila nuk shpjegohet vecse perciptas ne qofte se nuk kerkojme ndihmen e gjuhes pellazge ne te cilen identifikohet nga ana tingullore qumeshti dhe mjalti. Malta menjefjale quhet dhe Melķti (= blete/mjalt)(Mjalta do ti thoshim ne arvanitase) por edhe njihet per llojin e dhive me shume qumesht (dhite malteze).

    Briri I Amaltias pra eshte ai nga I cili rrjedh Mjalt dhe Amėlt = qumesht, dhe ne menyre metaforike pasuri, miresi dhe mireqenie.

    Duke permbyllur persa I perket Dias dhe identifikimin e tij me shqipen Diaw = Diell, edhe fjalet Diwe dhe Diwo si lakime te se njejtes fjale tashme jane njohur si perkatesi te fjales DIA.

    Pas kesaj eshte me se e dukshme qe sanskritja Dyaus nuk eshte asgje tjeter pervecse mbiemer percaktues I qiellit te ndricuar, me dite. Dhe me te vertete perendia e qiellit te erret ne sanskritisht eshte Varuna-h ( nga shqipja eshte percaktues i qiellit me re Vrane ose Vrer).

    Dhe perseri mund te veme ne pah fare mire nese ishte e vertete ajo qe thane pastoret Indian Aleksandrit te Madh, qe menjfjale kishin kryesuar para pushtimit te tij, te tjere te se njejtes rrace nga e njejta zone dhe jo vetem nje por dy here (shih pushtimet e Herkulit dhe Dionisit).

    Me teorine pellazge kjo vetekuptohet plotesisht dhe shpjegohet. Duke ndjekur drejtimin drejt lindjes te nje populli te madh Ilir, Dardhaneve e mbeshtesim akoma me teper kete version. Nga veri-perendimi i Ballkanit nje pjese arrin deri ne liqenin Dardanida dhe ne Dardanele.
    I biri i Dardhanit, Ilos behet krijuesi i Iliut (Trojes) dhe tjetri Epextheus (lexo: Erekteus) ose Epixthónios (lexo: Eriktónios) vjen ne Athine dhe fut perpunimin e metalit. (Dardhanet ishin te njohur pikerisht ne perpunimin e metalit).
    Ne luften e Trojes Peonet Ilire komshij te Dardhaneve, do marrin anen e trojaneve me kryesus Puraķxmi (lexo: Pirékmi - emer tregues i perpunimit te armeve nga zjarri).

    Duke ecur ne vazhdimesi shikojme Dardhania ndermjet Sirise se sotshme dhe Turqias dhe duke shkuar akoma me ne lindje shikojme Dardhanistan ne ane te Indise dhe Tibetit me karakteristike kryesore te popullit, perpunimin e metalit.

    Por sic thame pellazget mergimtare (shume-levizesh, udhetare) riktheheshin shpesh dhe keshtu duhet te shpjegojme shume evidenca te vendosjes ne Greqi heronj nga lindja qe vinin jo si te huaj (shih Perséa, Danaó), por si pretendues fronesh dhe treshgimtare.

    Po e mbyllim referencen tone mbi Dia – Diell me nje te vjeter came kushtuar Diellit:

    “diell-o, diell-o
    ama buck’e miell-o
    sa tė hamė prėmė
    bashkė me time ėmė
    sa tė hamė prapė bashkė me tim attė ”

    Ne mbyllje te kapitullit Dia dhe perpjekjen ne besimin tim per te shpjeguar sa me mire dhe qarte qe “Dias dhe Zeus” nuk do te thote “oupanos” (lexo: uranņs = qiell) – sic ketu dhe nje shekull besohet – por “DIELL”, ve ne dukje dhe hymnin e VIII orfik drejtuar Diellit, I cili therritet si “Zeusi I pavdekshem” (rr. 13).

    Kete besim timin e botova per here te pare me 1983 ne vepren time “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”, faqja 115-9, por ketu u mundova ta dokumentoj duke sjelle pervec te dhenave gjuhesore, nje sere te tjerash te dhenash sikurse mythologjike, historike, arkeologjike, akoma edhe gjeografike, gjeologjike, laografike etj. dhe ne menyre te tille qe nje e dhene te vertetoje te tjerat dhe te vertetohet nga ato.



    -----------------“Hpa (lexo: Ķra)----------------------------

    “Hpa (lexo: Ķra) eshte bashkeshortja legjitime e Dias nga epoka e Homerit dhe
    Hesiodit – Isiódos. Peripecite erotike te Dias kane kontrast dhe kufi, por struktura e formes se shoqerise sociale te botes Pellazge specifikon lidhjen monogamike edhe ne Olimp.
    Nje eshte bashkeshortja legjitime packa se me perpara Dias kishte bashkeshorte te tjera, packa se te dashurat e tij asnjehere nuk numerohen. (Edhe ketu duket lidhja primare ne barazine perballe gruas, qe eshte e respektuar dhe ne baraspeshe ne shoqerine sociale, por reaksioni nen urdhrave te burrit nuk mund ti kaojne disa permasa te caktuara).

    Mythet e kapricove dhe shperthimeve inatcore te “Hpas (Ķras) ndaj skandaleve erotike te Dias, jane te njohura. Keto mythe japin imazhin real te shoqerise sociale helene te atehershme dhe jane te mevonshme ne krahasim me epoken ku“Hpa (Ķra) si perendi perfaqeson te dhenen e Erės, sikurse duket nga ethymologjia e emrit te saj.

    Te vjetrit ethymologojne emrin nga fjala „aķp“ (lexo: aķr), e anagramatizuar – sipas cdo germe (shih ethymologjine qe jep Platoni tek „Kratķlo“). I drejte ky version por nuk eshte i anagramatizuar emri i “Hpas (Ķras) nga „aķr”.

    E kunderta, fjala “Hpa (Ķra) eshte domethenia fillestare e „aéra“ sikurse na tregon gjuha arvanitase – shqipe ku aéra = éra, gjinia femerore („aéra“ ne greqisht eshte gjinia mashkullore), por ne arvanitase dhe sic duket me teper ne te sterlashten pellazge dhe parahelene, ku anagramatizimi u be jo vetem aér dhe aķr, por dhe gjinia mashkullore qe te modifikohet nga perendesha.

    Per tu nenvizuar eshte fakti qe fillestarja H (H = I ne shqip) eshte germe e mevonshme dhe korrespondon drejt nje tingulli te folur, nuance e E, e lidhur tek fjala “Hpa (Ķra) – Epa (Era). Por ne fjalen arvanitase Era, (e) eshte pothuajse siper, larte ose perceptohet plotesisht lidhja. Ne qofte se perceptimi i kesaj lidhje eshte i madh, atehere do te thote „run up“(ang) - herė, orėn, dimensionin kohor (Héra, nje herė).

    Nuancat e tingujve ne greqishten e lashte dhe paraklasike ishin padiskutim te shumta dhe me kalimin e kohes u thjeshtezuan dhe u perkufizuan ndjeshem.

    Duke iu rikthyer ethymolojise se emrit te “Hpas (Ķras), Empedoklķs (lexo: Embedhoklķs) mbeshtet prejardhjen nga fjala “Aķr” = aépas (= Era) dhe kete mendim e pranonte edhe Plįton (shih Kratķlo 404,) Stoikoķ (lexo: Stoikķ).

    Ky mendim ishte me I mbizoterueshmi ne lashtesi, meqenese edhe identifikimi alegorik I “Hpas (Ķras) me erėn ishte i pranuar ne menyre universale.
    Ne te kundert te tjere ( p.sh. Diogjénis Laértios) mbeshtet prejardhjen e emrit nga fjala eolike Éra = Tokė . Kete mendim e perqafon studiuesi I mevonshem Welcker, por duke vene ne dukje qe Decharme (faq 88 ) eshte jo i sakte dhe arbitrarisht dhe nuk bie dakord me karakterin mythologjik dhe vetite e `Hpas (Ķras), e cila vetem me tokėn qe nuk identifikohet.

    Decharme fikson nje version tjeter ethymologjik dhe prejardhjen nga fjala sanskrite “Svar” qe do te thote qiell. Eshte epoka ku mythologet dhe indologet kerkojne rrenjet e popujve europiane dhe gjuhet ne Indi pas zbulimit te lidhjes sanskrite me gjuhet europiane.
    Por per kete lidhje dhe kundershtimet tona do te flasim ne kapitull tjeter.


    Keshtu qe “Svar”, ndoshta do te thote qiell dhe shoh disa te dhena korresponduese ne fjalet Ouranós (= qiell) dhe Svar, por emertimi I “Hpas (Ķras) , nje perendesh e epokes se mevonshme e primarit - Dodonit supreme dhe Dias pellazge, do te thote dhe perfaqeson te dhenen e erės.

    Ne qendren e sterlashte te besimit pellazg, ne DODON, Dias ka bashkeshorte fillimisht Gaia (lexo: Géa – Gjéa = Token) dhe me vone Dióni (lexo: Dióni). Shqiptohej edhe Diaóni dhe sipas mendimit tim do te thote “ dite, e ndriteshme”, prej rrenjes Di- .
    Vereni gjithashtu emertimin latin te Ąrtemis – Hėnės , „Diana“ prej se njejtes rrenje dhe rendesi me Diaóni – Dióni.

    “Hpa (Ķra) sipas nje versioni tjeter eshte perendi dhe symbol I fortunes…. . Eshte perendi e majave te qyteteve, e lartesive, atje ku krijohen ciklonet....

    Pas ketyre mytheve te lashte ku korrespondohet “Hpa (Ķra) me erėn, furtunen etj. dhe sipas prej arvanitases , shqipes – parahelene pellazges, vertetohet identifikimin i erės me
    “Hpa (Ķra) – Éra, pa anagramatizim dhe na shpreh shqiptimin e lashte qe ishte ÉR dhe e artikuluar ÉRA para se te dilte dhe te mesohej “aķr”.

    Ne vitet homeriane “Ira dominon si bashkshortja legjitime e Dias, te cilit here ia veshtireson jeten me xhelozite shperthyese dhe here I jep kenaqesine femerore bashkshortore.

    Shume alegorike e fuqishme bashkimi i Dias (Diellit) me Ķras (Erėn). Pak vemendje dhe fantazi duhet qe te perceptojme kuptimin ketij ciftezimi te bukur alegorik, ne qofte se reflektojme perceptimin e erės ne formen e saj te embel, ku ledhaton me butesi dhe kenaqesi ose ne formen e saj te eger, ku si furtune permbys dhe shkaterron gjithcka, edhe ne se dielli shkelqen... .

    Persa i perket fjales eolike “Épa” (lexo: Éra) ku si krijim i vetem i tipit folje “Éraze” (lexo: Éraze = nė, mbi tokė, tokės), mendoj se eshte korresponduese e latinishtes
    Terra = Tokė, vend i thate dhe gjermanishtes se vjeter, irlandishtes dhe armenishtes Erda, Ert dhe Erkir, me heqjen e filleses T.
    Mendoj qe te gjitha e kane prejardhjen nga rrenja arvanitase – shqipe
    “Ter”- Terem = thahem, thaj. Shihni korresponduesen homerike
    “Tépsomai” (lexo: Térsome) dhe “Tépso” (lexo: Térso) = thaj, thahem, me u tha. Prej kesaj edhe latinishtja Terra = toke e thate, do me thene pjesa e thate e tokes e kunderta me te ujshmen (detin).

    Per prejardhjen pellazgjike te Ķras, i referohemi shkrimeve te lashta sikurse p.sh. tek “Apgonautikį” (lexo: Argonaftikį) e Apollonit ( 8 ), “Dionysiou tou Perigitou” (lexo: Dionisķu tu Perigitoś), vell B“, faq. 147, rr.534 (botim 1808, Viene).

    Shihni gjithashtu edhe tek “Apkadikį” (lexo: Arkadhikį) te Pausanķa (lexo: Pafsanķa), ku Ķra lidhet me gjenitorin, patriarkun pellazg (libri 8, 22-23).

    -------Dhķmitra dhe Persefoni – Misteret Elefsķnase-----------

    Qe ne fillim theksuam qe cifti fillestar I perndive qe adhuruan paraardhesit tane ishin Babai Dielli dhe Nena Toke.

    Ne epoken klasike shikojme perendine Toke (Gi – Gji ne greqisht) te konsiderohet si nje perendi ndryshe nga Dhķmitra dhe akoma edhe ne botekuptimin e besimit Hesiodik duket ky ndryshim.
    Keqkuptimet dhe keqshpjegimet mbi temat e besimeve ishte dicka llogjike dhe predikuese ne klasiken e lashte dhe ne Greqine paraklasike, perderisa nuk kemi atje nje kaste pastoresh ne sekuence te trashegueshme, nuk kemi pastorate qe te perdor pushtetin ndaj pushtetit politik, nuk kemi bile as ate qe quhet “besimin zyrtar” – ne mund te thuhet – , as bile dogmatike dhe teologji.
    Pastoret trashegohen ose zgjidhen nga populli dhe shume filozofe dhe poet kohe pas kohe u bene pastor (p.sh. Euripidi, Sofoklķs, Pitagora). Me keto te dhena, besueshmeria fetare nuk eshte vecse tradicionaliteti popullore qe ruhet neper shekuj, dhe pastertia e tij dhe origjinaliteti varet sipas kohes, ne rritje apo ne ulje te interesave te grekeve ku fantasia fluturuese e tyre gjithmone shton dicka, gjithmone nderthur mbi mythin baze te trasheguar pelhure te re, keshtu qe me te vertete eshte e veshtire te gjesh fillimin e ketij
    system – adhurimi.

    Por duke analizuar adhurimin e Dhķmitres, cilesite dhe karakterin e saj, mythin baze dhe duke shpjeguar edhe vete emrin e saj, shikojme qe ndryshimi I Gķs ose Gaķas (lexo: Gķs - Gjķs ose Géas - Gjéas = Toke) nga Dhķmitra eshte produkt I mosnjohjes se trashegimit pellazg ose keqshpjegimit te tij.

    Natyrisht, deri ne epoken klasike greket – pervec filozofeve qe kishin tjeter opinion – besonin se Gķ eshte nga te parat perendi dhe nena e jetes (“Géa perendi e gjithckaje” e therret Sofokliu, “Antigoni”, rr. 338 ). Athineasit ( Per te saktesuar, Athineasit e Demokracise, konsideronin veten e tyre pasardhes te pellazgeve dhe te lindur nga toka – “bij te dheut” sipas Pafsanķa, 1, 38, 3 – ndersa Aristokratet konsideronin solucion dhe pasardhes te herojve Thiséa, Kórono, Fįlaro, Vśti etj, te cilet ishin lap – lab qe zbriten nga veriu.
    Ky fakt shtyu G. Thomson te mbeshtesi qe gjuhen greke e futen ne Attike lapet – labet (shih G.Thomson: „Egjeu i parahistorik“, perkthim Vitsaki, Athine 1959, faqja 118 dhe 184. ) dhe Arkadet mbeshtesin qe jane autoktone, menjefjale stergjysherit e tyre ishin lindur nag toka. Pellazget qe konsiderohen gjenitoret e fisit helen, konsiderohen autokton ose te lindur prej tokes.

    Ne nje poezi te tij, ligjvenesi (atehere udheheqes, governatore ishin filozofet dhe
    poetet... ) Sólon thote: „ E zeza Toka Nene, e para dhe e madhja e perendive te Olimpit“. Por Géa qe banon ne Olimp dhe eshte e respektuar nga perendite sa asnje tjeter, eshte ajo, Dhķmitra.

    Ne kete qender adhurimi te sterlashte te Dias pellazg, DODONI, nena Gķ ( Gjķ = Toka) adhurohej bashke me Dias ne vitet e sterlashta. Ne Delfśs, qe nuk perben tjeter gje vecse transferimin e kesaj qendre pellazge nga Veriu (DODONI) ne Greqine e jugut, adhurohej ne lashtesi nena Gķ, sikurse duket tek „Eumenidet“ e Eskilit. Ketu bile duket qe Géa nuk identifikohet me Dhķmitren dhe Eskili ka parasysh nje tradicionalitet te vjeter qe i kushtohet „orakullit te pare“ Gaķa (lexo: Géa - Gjéa) qe eshte paraadhuruar ne Delfśs
    „sikurse nje thenie e lashte thote“ (rr. 4 ). Eshte me se e dukshme qe keto „thenie te lashta“ , do me thene traditen, diku e kane keqkuptuar ne epoken klasike, sikurse ndodh ne cdo epoke dhe akoma sot. Ne rreshtin e 19-te bile tek „Eumenidon“, Eskili na sjell nje thenie tjeter te lashte: Apóllon ne Delfśs nuk eshte tjeter vecse profeti i te atit te tij Dias, domethene kemi nje deshmi te adhurimit te pare te ciftit fillestar Dielli (Dias) dhe Gķs (Gjķs = Token) ne Delfśs.

    Decharme tek „Mythologjia greke“ thote qe Gķ u emertua sipas epokave dhe sipas vendeve ku u adhurua me emrat: Gaķa (Géa – Gjéa) e konsideron me te lashten, Péa (lexo: Réa) te cilen e supozon me prejardhje te huaj, Kußéli (lexo: Kivéli) dhe si perfundim Dhimķtir – Dhķmitra, „emer tashme i zakonshemi dhe i perdorshem i perendise kesaj“ (faqja 348 ).

    Si perfundim, ne te ashtuquajturit hymne Olimpike shikojme pervecse pershkrimit dhe atij skeleti te gjate te hymnit ndaj Dhķmitres (II) edhe hymn te vecante per „Gaķan Pammitéra“ (Nena e gjithckaje, hymni XXX ) pa asnje referim absolutisht ndaj Dhķmitres ose moment identifikimi Gaķas, Dhķmitras.

    Por ne qofte se analizojme emrin e Dhķmitres dhe ne se i kushtojme vemendje te vecante hymnit dhe mythit te saj, do te shohim qe ajo saktesisht eshte „Mitéra Gķ“ (Nena Toke) dhe tek mythi isaj nuk pershkruhet tjeter gje vecse fakti i mrekullueshem dhe i shenjte
    i vdekje – ringjalljes shekullore te kercejve bimore ( te Kórit = vajzes, Persefonit). Ne asnje aspekt nuk shikoj identifikim te Réas me Gķ – Token ose Dhķmitren. E kunderta, Réa therritet ne te gjithe mythet dhe ne te gjithe versionet si nena e Dhķmitres dhe e pese te pareve vllezerve perendi te Olimpit.

    Emri Dhimķtir, e pranuar sipas opinionit te pergjithshem eshte bashkim, kompozim nga Da (lexo: Dha) = toke dhe Mįtip (lexo: Mįtir). Do te thote menjefjale „ Toka Nene“ .
    Tipi “Dķ” (lexo: Dhķ) eshte arkaik I “Gi” (Dor. Dha).

    Ne arvanitase – shqip kemi Dhe = Toke. Ne hymnin e 11 homerik Dhķmitra therritet te pakten dy here (rreshti 47, 211) Dió (lexo: Dhió). Gjinore Diośs (lexo. Dhiśs). Por edhe ne shqip e artikuluar eshte Dhéu. Arkaiku „ Dió“ (lexo: Dhió) shqiptohej „Dheś“.

    Kompozita e dyte Mķtir, dorian Mįtir dhe sanskritisht Matįr, latinisht Mater etj, anglisht Mather, gjermanisht Muter, Sllavisht Mati, nuk ekziston ose te pakten nuk ekziston ne kete sens ne shqip.

    Ne shqip kemi Mėmė dhe mendoj se kjo eshte fjala e sterlashte kushtuar nenes. Greqishte e re Mamį, indisht Mįma etj. Eshte nje tingellim i kerkeses foshnjore per ushqim, e perseritur.

    Por ne shqip ekziston fjala Motr (Motėrė) ku identifikohet si e njejta rrenje me Mķtir, Mįter etj. I. Satamatakos ( shih „Mķtir“ ) mbeshtet qe fjala Motėrė do te thote motra e madhe ne moshe qe ze vendin e nenes.

    K. Kristoforidhi ne fjalorin e tij paralelizon kete gjale me greqishten e vjeter „Mķtir“.

    Per adhurimin e saj dhe ne menyre te vecante per Misteret Elefsķnase qe konsiderohen te perkushtuara dhe drejtuara Dhķmitres dhe vajzes se saj Persefónit ose thjesht „Kópi“
    (lexo: Kóri = vajze) , jane shkruajtur shume ne menyre jo te qendrueshme, kontradiktore sepse asnje nuk guxonte te thoshte ose te pershkruante cfare ndodhte ( „veprohej“ ), cfare thuhej (predikohej), dhe cfare demonstrohej ne ritet ( „tregohej“ ).

    Ne raste te tilla fantazia egersohet dhe me shume merr flake nga fakti qe ne nje kohe qe ekzistojne pershkrime te pastra dhe referenca poetike elegante ne dramen sublime te Dhķmitras dhe Persefónit ( sikurse edhe ritet e jashteme), asgje nga te nenkuptuarat ekziston qe ti referohet se cfare ndodhte, thuhej dhe demonstrohej ne ritet qe kaq respekt dhe admirim e frike krijon.

    Skajet e misteret dhe vendosja e rregullave politike te heshtjes, i ben akoma me shume misterioze Shenjtoret Elefsiniane. Ne nuk do te futemi ne te tilla detaje, aq me shume qe sic thame jane shkruar kaq shume dhe interesante, edhe ne qofte se kurre nuk do te mesojme perberien e Mistereve.


    ----------Dhķmitra dhe Persefóni - Misteret Elefsķnase--------

    Ate qe do te analizojme eshte arsyeja, shkaku qe udhehoqi Pellazget ne adhurimin e Dhķmitres dhe Persefónit, konkretisht cfare perfaqesonin fillimisht keto dy perendi dhe si arriti ne mister ky adhurim ne nje vend dhe nga nje popull qe i shmangej misterit, joqartesise, mjegulles dhe papercaktimit.

    Thame qe Dhķmitra simbolizon Nenen Toke, qe vetkuptohet dhe eshte Mėma dhe Ushqimi i jetes dhe i njerezimit.

    Por me Token ndodh dicka qe mendja e njeriut nuk mund ta perceptoje dhe shpjegoje me lehtesi. Toka ha, zhduk femijet e saj ne brendesi te vet, dhe disa i ringjall dhe disa jo.
    Bota bimore eshte ajo qe ringjallet cdo vit. Fara bimore bie ne toke, varroset, mbulohet me dhé, vdes, por ne pranvere ringjallet.
    Per fat te keq nuk ndodh e njejta gje me boten frymore dhe me e keqja – qe udheheq pesimizmi – nuk ringjallet me njeriu ne se vdes. Apo lind ne menyre te tille qe nuk eshte ne gjendje ta perceptoi dhe shpjegoi ose si perfundim cfare dhe pse ndodh me fatin e njeriut? Prej ketyre pyetjeve lind peripecia e Misterit.

    Natyrisht, Pellazget adhuruan fillimisht ate qe llogjika e paster I drejtoj te adhuronin: Nenen Toke (Dhķmitra) si gjenitore dhe ushqim dhe mrekulline per mbijetesen njerezore, dhe ringjalljen shekullore te pervitshme te natyres. Kjo e dhene dhe ky fakt, kjo e vertete permbledh bukurine e mythit. Mythi eshte poezi, krijimtari e bukur mbi te verteten. Nuk e ndryshon, nuk e modifikon, nuk e thyen por e zbukuron.

    Mythi thote qe Dhķmitra ka nje vajze, Persefónin, virgjereshe e bukur ku nje dite duke luajtur ne nje lendine, u ul per ti marre ere nje luleje, Narcissul – Jonquil (lulekuqes). Papritur u hap Toka dhe Mbreti i botes se poshteme, Įdis (lexo: Ądhis) ose Plśton del dhe e rremben Persefonin dhe kunder deshires se saj e mban ne bodrumet e pallatit te tij. Kur e meson kete gje Dhķmitra shperthen ne lote, ulerima te vajtueshme dhe deshperimi, por edhe egersi sa qe u renqethen malet dhe fundet e detrave.
    Por nuk e humbet kurajon e saj, as shpresen per ta rigjetur vajzen e saj te humbur. Ndjekin peripeci kerkimesh dhe mundimesh te nenes derisa si perfundim e meson se kush eshte rrembyesi i vajzes se saj, i cili kishte arritur ne kete veprim me dijenine e Dias.

    E inatosur Dhķmitra shperthen egersine e saj. Asgje nuk le me te mbije mbi Toke. Por le t’ia leme me mire fjalen – e perkthyer – poetit:

    „Per ata, banues te Tokes ushqimdhenese
    kohe e veshtire dhe e tmerrshme pritej,
    asnje fare nuk mbiu me mbi Dhe
    turrma te heshtura prej qeve t’zvarritura
    ne lendinat e te keqit
    sėrė e tere prej drithrave te bardhe
    pafatesisht hidheshin me kot mbi Dhe....“
    Hymni homerian 11, 305

    Gjithcka do te shkaterrohej dhe do te shuhej geni njerezor nga deshperimi I egersuar I Dhķmitres. Dias I madh u merakos dhe u detyrua te bente mbrapa. Dergon korrierin e tij Ermķ tek Ądhi qe te risjelle vajzen tek nena e vet. Por Įdhis – Plśton i keshilluar, i jep vajzes te haje nje fare lulekuqeje (qe prej atehere dhe deri edhe sot presupozon lidhjen e ciftit te ri por edhe te vdekjes).
    Sapo e pa vajzen e saj Dhķmitra turret per ta perqafuar dhe e frikesuar e pyet nese provoi dhe hengri gje ne boten e poshteme, dhe kur mori pergjigjen fytyra e saj qe deri ne ate moment shkelqente nga gezimi , u vrenjt perseri. Por fjala e Dias u be ligj: Vajza do te rri 3 muaj me bashkeshortin tashme legjitim te saj, Ądhis – Plśtona poshte nen Toke dhe muajt e tjere te vitit do te jetoje prane nenes se saj. Rane dakord dy perendite dhe Dhķmitra pranoi perseri te hypi ne Olimp.

    Mythosi nuk eshte tjeter gje vecse investim, investim i bukur dhe i mrekullueshem i se vertetes natyrore qe e do Natyren te vdes ne dimer dhe ringjallet ne pranvere, qe e do faren nen token e erret ne vjeshte, dhe ne pranvere te mbije dhe te lulezoi e me pas te degezohet. Toka mbushet nga bimet, lulezim aromash dhe bukuri pranverore dhe kur vjen vjeshta dhe dimri, gjethet vyshken, thahen dhe bien bashke me lulezimet ne toke dhe gjithe natyra mbeshtillet me nje lakuriqesi.
    Por ja, ne pranvere celin perseri lulet, dalin perseri dhe jeshilojne gjethet, rizbukurohet perseri toka dhe mbushet me gezim. Ky fakt i natyrshem dhe i mrekullueshem i vene re nga te gjithe njerezit, nga gjithe popujt e botes, u be objekt, bosht adhurimi dhe pjesmarrjeje ne joharete dhe gezimet e Tokes. Njerezit qanin dhe vajtonin vdekjen, vyshkjen e natyres qofte te fytyra e Persefónit, qofte tek e Ądhonit, qofte tek e Diónisit, qofte tek e Ósiri, qofte tek e Krishtit. Dhe gezoheshin ne pranvere me ringjalljen e tyre.

    Dhķmitra per helenet eshte ajo e njejta, nena toke, dhe adhurimi dhe pathosi ne te cilet jane pjesmarres, i perket pikerisht tokes dhe fenomenit shekullore te ringjalljes se natyres. Natyrisht ne rastin e heleneve kjo ndodhte pas njohjes se arsyeshme, ndersa ne rastet e tjera p.sh. te Krishtit ose te Ņsiri prej mosnjohjes ose sherbim i tjera mendimeve, refleksion.

    Por sikurse thame, mbi kete adhurim qe llogjika e prek, ekziston dicka e paqarte qe nuk gjen pergjigje llogjike, qe rreshket nga kontrolli i llogjikes se paster dhe qe do te mundte te qendronte si nje paqartesi e thjeshte ne qofte se nuk e problematizonte pesimizmi njerezor dhe fati i dukshem i ulet i njeriut perballe ringjalljes shekullore te natyres.
    Apo ekziston ndonje menyre, ndonje sekret Zotash qe mund te ndricoje njeriun te zbuloje rrugen e bashkecjes dhe te vete fatit, me natyren e ringjallshme? Pse disa nga farat mbijne dhe disa jo?

    Pastoret e urte me shume kokecarje u munduan te japin nje pergjigje qe te satisfaksionojne edhe paqartesine e tyre edhe pesimizmin njerezor. Dhe me misteret, packa se jepnin pergjigje te vertete ose jo, arriten qe „me nje te qelluar – dy zogj“.

    Si fillim satisfaksionuan pesimizmin njerezor dhe lehtesuan ankthin e vdekjes se pashmangeshme dhe pastaj qetesuan, civilizuan, „i lemuan“ njerezit me mė miresi, mė tolerance, sa me pake egersi dhe gjaknxehtesi. Sekreti per te ndjekur njeriu fatin e ringjalljes se natyres ishte nje: Te behet me i mire, me i drejte, i dobishem ne shoqeri ose me mire te mos jete i keq, i padrejte, gjaknxehte dhe brutal. Atehere ekzistonte mundesia te ndiqte pra fatin e shume lakmuar.

    Nje pra misteri dhe i padiskutuar! I padiskutuar sepse thjesht fjala nuk mjafton qe te besojne njerezit. Duhet nje parapergatitje metodike, menyra te stermenduara,
    vet – sygjestionim, shpelarje truri, besim si perfundim qe te pranosh qe llogjika nuk te prek.

    Sepse perfundimisht asnje nuk u ringjall, asnje nuk erdhi nga bota e poshteme dhe te thote:
    „ Po, ndoqa kete recete dhe u ringjalla. Do te vdes perseri dhe ringjallem vazhdimisht“. Ne se dicka e tille ndodhte nuk do te ekzistonte nevojshmeria e mistereve.

    Thame qe ne fillim qe besimi me te tille sens ishte komplet i huaj tek pellazget, tek helenet. Vecanerisht do ta ndeshnim tek Misteret Elefsķnase me nje ndryshim: Eshte ceshtje personale dhe zgjedhje e njeriut dhe natyrisht nuk ka formen dhe permbajtjen e besimit dhe perceptimit te popujve te Lindjes.
    Me te miret beheshin me te drejte, me tolerante dhe ankthi i vdekjes behej me i lehte sepse bashkekzistonin me nenen Dhķmitra, merrnin pjese bashke ne dramen dhe gezimin e zbulimit, ringjalljes se vajzes se saj.
    Deri diku u mbushej mendja se ne fund te fundit jeta e njeriut vazhdon ne jeten e pasardhesve te vet, se femijet e tyre merrnin nje pjese nga jeta e tyre dhe e permbushnin, plotesonin kur ata vet do te kishin vdekur, se nje pjese tjeter e jetes se tyre si nje kujtim i mire do te qendronte tek femijet e tyre dhe natyrisht nuk mbajme mend te keqen, te vdekurin e keq, por te mirin, te drejtin.

    Ja pra pothuajse njelloj si natyra qe trashegon te mirat dhe te keqijat, cilesite e mira dhe jo te mira, keshtu dhe njeriu do te trashegoi, do te transmetoi cilesite e mira dhe te keqija, jeten e tij si perfundim tek krijesat e tij dhe natyrisht qe te transmetoi dhe te percoi kujtimin e tij duhet te jete i mire, i drejte, i kendshem dhe natyrisht te kete pasardhes. Ja pra pse tek Misteret Elefsinase kemi dhe simbolet e fekondimit, dhe levizjet analoge imitative.
    Ja pra pse „Dekretet“ e sterlashta pellazgjike sipas Herodotit, ne menyre te vecante festa femerore, nuk kishin tjeter kuptim dhe permbajtje vecse fekondimit dhe eugjenizmit.

    I pavdekshem behesh 1 – ne se siguron vazhdimesine e jetes tende brenda pasardhesve te tu dhe 2 – ne se le kujtim dhe jehone te mire. Qe te arrish te paren duhet fekondim. Qe te arrish te dyten te jesh i pelqyeshem, i mire me njerezit e tu dhe i drejte.

    Shume thjesht pra dhame arsyet e Mistereve Elefsķnase, por ato te verteta sociale ishin mbeshtjellur me bukuri te tille, shenjtorķ dhe madheshti ku vetem nje shkence letrare serioze, me vlera te merituara dhe ne te njejten kohe studim historik do te mundte te jap te pakten shembull se si ndodhte saktesisht dhe cfare veprime shoqerore sherbenin ne epoken e prosperitetit te tyre.

    Ne vitet e mepas klasikeve, me hyrjen e „Barbareve“ ne Greqi dhe te ideve anatolike lindore, dhe kur tashme Misteret Elefsķnase gjendeshin ne majat e madheshtise se tyre dhe shume dshironin ti imitonin, perceptimi popullor per Misteret Elefsķnase mori me te vertete nje forme lindore.
    Shume fantazonin qe imitimet do ti siguronin me ndonje menyre a recete pavdekshmerine ose nje fat te pakrahasueshem me te mire pas vdekjes se tyre. Nje perceptim te tille degjoi dhe filozofi Diogjénis Kinikós nga nje bashkefoles I tij dhe e mori duke u tallur: “ Po c’po me thua; Fat me te mire do te kete Patekķon hajduti nga Epaminóndha ne se vdes, sepse ka imituar (misteret) ? (Plutįrku “Ithikį” faqja 22a. Diogjéni Laérti, faqja 39 ).

    Natyrisht, mistere kryenin dhe popujt e lindjes, por nuk do te ishte ekzagjerim ne se thoshim qe ishin imitacione te trasha te mistereve te pellazgeve te sterlashte dhe e vetmja gje qe mbeti tek misteret dhe orgjite (e ekzekutuara) ishte nocioni i shumezimit dhe bile si ekzaltim, kenaqesi trupore, menjefjale komplet jashte sensit baze dhe shenjterise se Mistereve Elefsķnase dhe orgjive (Fjala “ orgji” eshte sinonime e fjales “ veper” dhe me kete nenshkuheshin ritet e adhurimit elefsinian. Por sikurse thame imitimet e trasha anatolike dhe ekzekutimet seksuale ne ato te supozuara rite qe ishin pothuajse te vetqellimshme seksuale, e bastardizuan edhe kete fjale te shenjte, keshtu qe prej atehere dhe deri me sot me “orgji” nenkuptojme cfare nenkuptojme…).

    Dhe natyrisht ne kete pike ndoshta do te duhej te theksonim pikpamjen dhe besimin tone qe Pellazget pasi fillimisht ju mesuan perendite dhe adhurimet shume popujve anatolike, si perfundim keto adhurime pas shekujve vetem njohje siperfaqesore dhe minimum nga thelbi dhe permbajtja e tyre ruajten. U mbyten ne brigje te ndryshme te perceptimeve anatolike.


    Vepra e A.Kolias vleresohet ne te gjithe Greqine, nga njerez qe kane tru ne koke dhe nga intelektuale greke te cilet e paraqesin historine e vendit te tyre me fakte.Per ta A.Kolia eshte nje nga studiuesit me te medhenj te helenizmit, te vjeter ose atij te ri.Eshte luftuar dhe vazhdon te luftohet akoma dhe mbas vdekjes nga qarqet shoviniste greke, per te cilat Greqia eshte fillimi dhe fundi i botes.Keta "pseudostudiues" nuk bejne gje tjeter vecse te behen qesharake ne syte e botes akademike greke dhe te bindin ca injorante greke se eshte ashtu si thone ata.Kane arritur te shkruajne se Greket e lashte jane popull i ardhur nga kozmosi!!!! Nga te tille debile, vepra e A.Kolias nuk rrezikon te poshterohet, perkundrazi, qendron nga te vetmet te bazuara mbi fakte historike.Ironi e fatit, disa prej ketyre pseudoshkencetareve jane...Arvanitas .Dhe te mos shkojme kaq larg deri ne Athine.Brenda Atdheut tone, ekzistojne te njejtet "pseudostudiues"(ana tjeter e monedhes) te cilet injorojne vepren e madhe te Aristidh Kolias( me qellim do te thosha une).Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe asnje veper me karakter gjuhesoro-historik te Kolias nuk eshte perkthyer ne shqip.Ndofta nuk u interesojne ato te cilat shkruan i ndrituri Aristidh ne epilogun e librit te tij "Arvanitasit dhe origjina e grekeve":"Greqi pa Arvanitizem(Shqiptarizem) dhe Shqiptarizem pa Greqine, nuk behet...Qe te vertetosh se je Grek, duhet ne rradhe te pare te vertetosh qe je Arvanitas(Shqiptar)".




    ---------------------------------------------------------

    Dhķmitra pervec si perendi e lindjes dhe krijimit te jetes tokesore, u adhurua edhe si perendi e mbrojtjes se familjes. Eshte perendesha e madhe qe fekondohet prej Dias qe te lindi bimet, deget e tokes, dhe thirrja e adhuruesit ne Elefsķnia „Że, kśe“ (lexo: Ķe, kķe-qķe) ndaj perendise supreme bashke me imazhin e ketij bashkimi, e vendos tashme jo vetem si bashkeshorte sic eshte “Hpa (lexo: Ķra), por kryesisht dhe ne menyre vecante MITÉRA = NĖNĖ.
    Keshtu, Dhķmitra ne te kundert me Ķra – qe eshte perendi e mbrojtjes se harmonise familjare – eshte mbrojtese dhe simbol i eugjenizmit familjar, Maternity (nėnė-izmit ne qofte se do te quhej).
    Thirrja “Że, kśe” (lexo: Ģe, kķe-qķe) do te thote “lage, fekondoe”. Fjala “`Ye” (lexo: Ķe) eshte imperative e “`Yo“ (lexo: Ģo) qe do te thote lag, dergoj shi.
    Shikoni formimin Yetós (lexo. Ietós) = shi. Sipas versionit ekzistues vjen nga rrenja indoeuropiane Su- (lexo: Si. Suv-etos dhe folja Su-jo = `Yo (lexo: Ģo).
    Ne arvanitase-shqip kemi ekzakt Su- (lexo: Si) = Shi. Ne fjalorin e shqiperise shkruhet Shi.

    Folja e dyte e thirrjes elefsķnase „Kśe“ (lexo: Kķe-Qķe) eshte imperative e „Kśo“
    (lexo: Kķo-Qķo) = me barre, me pas, permbledh, jam me barre, mbars dike.
    Ne arvanitase-shqip kemi pereri ekzakt rrenjen Ku- (lexo: Ki-Qi) qe perben edhe foljen qe do te thote me fekondu. “Kśe” (lexo. Kķe-Qķe) = fekondoe ate, veta e trete. Ne fjalorin shqip shkruhet Qij.

    Prej kesaj ide fillestare te Dhķmitras, gjenitores, u krijua pra adhurimi pro-elefsinian dhe festa e „Thesmoforķon” ku sikurse thame merrnin pjese vetem grate e martuara. Arsyeja pra dhe qellimi; eugjenizmi I grave.
    Eshte me se e dukshme se Pellazget e sterlashte kishin si bosht mbeshtetjeje te tyre natyren, kundrejt se ciles mundoheshin gjithmone te pershtateshin dhe harmonizoheshin, dhe prej se ciles te mesonin dhe te merrnin shembull.

    Llogjika e tyre ishte llogjika e natyres. Ekzistonte pra nje baze e qendrueshme dhe e padiskutueshme prej se ciles fillonin kerkesat e jashteme dhe te brendeshme dhe keshtu qe nuk humbnin ne labirinthe nocionesh absurde. Vepronte pra ky lloj kreu, kjo qendrueshmeri, kjo baze sikurse „Ariadne’s clue“ – „Vital lead“ ne kerkimet e pashtershme te mendjes.

    Mijera vjet kane kaluar prej atehere dhe kjo baze mbeti solide dhe e padiskutueshme. Vetem ne qofte se njeriu do te iki nga konturet tokesore dhe pushtoi planete te tjere, vetem atehere do te ndryshoje kjo baze.

    Ky kre pra i llogjikes qe mbeshtetej ne Toke per tu ngjitur ne lartesi, karakterizonte Pellazget (Helenet, Romaket, Iliret dhe Ionet deri ne nje fare grade), ne kundershtim me popujt anatolike ku baza e llogjikes se referimit te tyre gjendej ne ndonje konstrukt – perendie te papercaktuar. Kjo kishte si rezultat mjegullimin e mendimeve te tyre dhe te nocionit te tyre kerkesor.
    Me pak fjale ne kete rast boshti i referimit ne analize perfundimtare ishte llogjika e burrit me te forte ose te urte, qe perendine „e priste dhe e qepte“ sipas permasave te veta. Duke mos pasur pra nje baze referimi te qarte dhe te dukshme te nocioneve dhe perceptimeve te tyre, te besimeve te tyre, arrinin ne krijimin e vazhdueshem te kulteve, feve te reja dhe ne te njejten kohe ne shpelarje truri te vazhdueshem ne popull per ti pranuar si te verteta idete e tyre sepse menyre tjeter pranimi nuk kishte.
    Keshtu, Besimi (me kuptimin e thjeshte Beso!) u be guri baze, esencial i filozofise dhe perceptimit fetar te ketyre popujve, te ndihmuar edhe nga bimet narkotike qe deri edhe sot i perdorin sikurse ne pjeshket.

    Ndoshta do te duhej te theksonim ketu qe ne perceptimin e adhurimit pellazg njeriu eshte element i natyres qe harmonizohet me ligjet e saj. E kunderta, ne kultet e tjera njeriu eshte element qe destinohet te persekutoje natyren dhe te persekutohet nga i padukshmi dhe i panjohuri perendi. Ky nocion mbizoteron deri sot dhe kemi arritur deri ne ate pike qe e kemi anashkaluar Nėnėn Tokė dhe boten natyrore. Kemi arritur deri ne ate pike saqe jane pjekur tashme kushtet qe njeriu te rimendoj dhe te llogarisi perseri identitetin e tij ne lidhje me ambjetin natyral perpara zhdukjes. Jane pjekur tashme kushtet qe njeriu i sotem te kuptoje me plote kuptimin e fjales madheshtine dhe urtesine e sistem – adhurimit te sterlashte pellazg , te adhuroj perseri me vetedije Nėnėn Tokė (Dhķmitra), Babėn Diell (Dias), Erėn (Ķra), Ujin (Poseidóna), Urtėsinė (Athinį), te dashuroje te bukuren dhe te adhuroje Dashurine dhe jo ta degradoje ate.

    Kjo tendence do te mund te thoshim qe shprehet me te ashtuquajturat levizjet ikologjike sot ne Europe. Por te dalin rezultative me sensin e vetkuptimit nga njerezit dhe jo thjesht frikes se shkaterrimit, por dashurise dhe adhurimit te ketyre elementeve prej te cileve varet jeta ne kuptimin teresor te saj, do te duhet te studiojne pikerisht perceptimet e sterlashta pellazge dhe krejet baze te civilizimit heleno-pellazg qe te lirohen nga depozitat idiote shumevjecare qe kane trasheguar profete te ndryshem dhe messies ketu e mijra vjete.
    Njeriu do te kete nevoje per Messie, Shpetues dhe Profete perderisa nuk vendose vet ne mendjen e tij te mendoje lirshem dhe pa imponim, dhe te ndjeke me vemendje boten e brendeshme dhe te jashteme, lidhjen njeri me natyre, lidhjen njeri me njeri.

    Persefóni


    Bimet narkotike ishin te njohura edhe tek adhuruesit e Mistereve Elefsķnase, ku shume e mundeshme ishte t’i perdornin, me prezencen e efekteve te forta nuhatesore te tyre, per arritjen e qellimt objektiv qe ishte te bindnin pjesmarresit qe nje forme e pavdekshmerise ose nje fat me I mire I pasvdekjes mund te arrihej me nje menyre jetese dhe me pjesmarrjen ne keto mistere. Ky supozim I imi nuk eshte ekzagjerim, I referohemi skenes se prezantuar edhe tek misteret, ku Persefóni I merr ere Narcissus dhe fati I saj eshte te vdes dhe jo te vdes ose te vere ne gjume vdekjen.
    Por Narcissus do te thote pikerisht bime narkotike. Keshtu qe narkotika si element baze imponimi te nje besimi, kulti ishte I njohur ne Greqine e lashte., por ndryshimi nga popujt anatolike eshte jashtezakonisht i madh. Besimi ketu ne menyre plotesisht te vecante perqendrohet dhe qendron element I tere i huaj me botekuptimin Helen. Kjo natyrisht nuk do te thote qe nuk ekzistonte ndjenja e thelle dhe origjinale e kultit, e besimit dhe respekti I thelle ndaj perceptimeve fetare dhe riteve. Bile – bile ky kult dhe ky respekt ishte ne menyre te vecante I madh sepse dinin cfare adhuronin dhe pse adhuronin.

    Sikurse thame Mythi permbledh me nje pelhure te mrekullueshme te verteta dhe reale. Me vone, meqenese civilizimi njohu nje ngritje kaq te rendesishme, mythet beheshin gjithmone e me shume te pakuptueshem, gjithmone e me shume fantazoheshin si paramithe, me rezultat krijimin e reaksioneve pozitive.
    Te adhurosh nje nėnė Dhķmitra qe humbi nje vajze Persefónin, si fakt apo paramith nuk do te thote ndonje gje dhe as nuk mund te krijoi ose te mbaje adhurimin tend.
    Por ne qofte se ke njohje qe mythi i Dhķmitres dhe Persefónit eshte e verteta e madhe reale, e verteta e madhe e jetes mbi Toke, qe prej ringjalljes se Persefónit (lulezimi, karpoforizmi I tokes) varet ekzistenca jote, atehere jo vetem adhuron Dhķmitren (nėnėn – toke), por edhe nuk pranon, reflekton ne qofte se nuk te lene, te ndalojne kete adhurim.

    Dhe packa se ne vitet e pas-romake helenet kishin harruar ne grade te larte rendesine e thelle te mytheve, ekzistonin shume te tjere qe I kuptonin teresisht ato, dhe reaguan ndaj furise kristiane te Bizantit anatolik me rezultat zhdukjen e tyre perfundimtare, genocidin dhe shkaterrimin e tempujve dhe statujave te mrekullueshme.

    Ne vitet klasike, Orfizmi, sekt me tendence mistikopathie, u ngaterrua me Misteret Elefsķnase dhe mythet u modifikuam mjaft derisa dhe Persefóni u quajt grua e Dionisit ose Dionisin si element I ringjalljes se natyres etj. Te gjitha keto jane te mevoneshme, ndryshe nga elementet e adhurimit te sterlashte Elefsķnas.

    Ate qe duhet te kuptojme me perceptimin e kultit ne Greqine e lashte eshte kjo:
    Njerezit adhuruan cfare llogjikisht meritonte te adhurohej.
    Kjo do te thote qe kishin deren e hapur, mendjen dhe zemren te adhuronin edhe dicka te re, dicka qe nuk perfshinte sistemi fillestar i adhurimit te tyre, por llogjika tashme e lejoi dhe sistemi ekzistues i adhurimit natyrshem e pranoi dhe e futi brenda tij.
    Keshtu p.sh. nuk do te kishin kundershtim te fusnin ne sistemin e tyre te adhurimit nje perendi te dashurise njerezore si Krishti le te themi, ose nje perendi e se permbajtshmes ose nje perendi e paqes etj. Por patjeter keto perendi te reja do te ishin sekondare, do ishin perendi te forces normale shoqerore dhe asgje me teper.
    Qe te ekzistoje dashuria, permbajtja, paqja, do te duhet te ekzistoj ne fillim babi dielli (Dias), nėna toke (Dhķmitra) elementet baze te jetes sikurse edhe uji (Poseidóni), era (Ģra) dhe ato elemente qe nga thellesia e tokes specifikojne ringjalljen e natyres dhe japin frytet dhe ushqimin tek njerezit: Persefónin dhe Įdhin ose Plśtonin. Menjefjale te pese perendite fillestare te pantheut helenopellazg, pese vellezrit – perendi te pare qe i jati i tyre Krónos nuk mundi si perfundim ti zhdukte.

    Duke iu rikthyer Dhķmitres do te thoshim, qe prej epokes ku njeriu nuk mjaftohej nga cfare kishte vet toka, por me kultivimin, bujqesine rrit te kamjen e tij, ky adhurim merr nje karakter te vecante. Tokes (Dhķmitra) i shtohet perkujdesi, lutja qe te jape gjithmone e me shume fryt, gjithmone e me shume kamje.
    Nuk eshte pa vend edhe atributi ofensiv thelbesor I Įdhit si Plutoni. Atribut ofensiv qe zbulon tendencen perkujdesor te njerezve ndaj elementeve qe ruan brenda thellesise se saj toka, farat (Persefónin), dhe duhet ti lejoi te vijne, dalin ne siperfaqe (te japin fytet) dhe ne vazhdim disa te kthehen, dua te them qe shumica te qendrojne tek njerezit. Menjefjale Plśton therritet Ądhi, d.m.thene brendesia e tokes qe jep, cliron floren, sepse merr nje fare dhe jep shumfishin, jep shumicen.

    “Pleion” (lexo: Plķon = shumicen, shumfishin, plurale) eshte relative me foljen “Pķmplimi” (lexo: Pģmplimi = plot, I mbushur) dhe “Plķtho” = mbush.
    Ne arvanitase Pliót – Plot = mbushur teresisht, dhe Mpliój (mp = B) – Bloj = mbush plote, grum+bloj. Ekziston gjithashtu edhe folja Mplśanj – Bluanj = Bluaj.

    Me se e perdorshme tek Arvanitasit e Greqise eshte folja Mplionj – Bljonj = mbush, plotesisht, nuk e gjej ne fjaloret e Kristoforidhit dhe Gjinit, por ekziston ne to folja
    Bliroj = perplot.

    Ne “Mitologjia greke” e J. Richepin dhe vecanerisht ne kapitujt qe flasin per Dhķmitren dhe Persefónin, referohet shpesh tek Foucart ku mbeshtet qe adhurimi I Dhķmitres dhe Misteret Elefsķnase kane ardhur ne Greqi nga Egjypti, dhe se Dhķmitren e ndeshim ne Egjypt me emrin Ķsidos – Ģsidhos. Por keto sigurisht I thote Herodoti, qe sikurse thame nuk mundte te kuptonte se kush ishin keta Pellazg qe edhe ne Egjypt dhane – sikurse edhe tek helenet – perendi dhe adhurime (Herodotis, B’ , 50 ) .

    Nuk do ti rekthehem ketyre lloj perplasjesh, mjaftohem vetem te them qe : Nje kult I paster llogjik, vetem prej nje populli te paster filo – llogjik mund ta kete prejardhjen dhe jo nga nje popull qe guri baze i mendimit te tij eshte Besimi jollogjik, absurd.
    E dyta: Adhurimi I Dhķmitres eshte plotesisht pjese perberese e llogjikes se kultit pellazg ndersa ne Egjypt p.sh. Toka quhet Zeb dhe eshte …… I gjinise mashkullore.
    Perendine-toke egjyptianet e imagjinonin si burre I shtrire I pafundshem ku prej shtreses mbuluese te tij, lekures mbinte e gjithe flora sikurse qimet.
    E treta: E gjithe mythologjia e Ģsidas – Ģsidhas verteton padiskutim ate qe e kemi rithene tashme, menjefjale Pellazget iu mesuan perendite dhe adhurimet Egjyptianeve dhe popujve te tjere anatolike por keto mesime u mbyten ne besimet e kunderta, bindjet dhe tradicionalitetet e ketyre popujve ne pike te tille qe vetem shume pak njohje siperfaqesore dhe shume rralle thelbi mbeti.
    Keshtu qe duke dale jashte asaj qe Toka tek mythologjia egjyptiane eshte burre, Ģsis eshte bashkeshortja e tij dhe nena e perndise diellore Ņru. Tjeter gje qe Ķsa nga disa greke u bashkangjit me Dhķmitren, nga te tjere me Afroditen, nga te tjere me Ķra dhe nga te tjere me Henen! Pse? Sepse I kishte te ngaterruara, pak nga te gjitha keto elemente, absolutisht pa asnje rradhe llogjike dhe shpjegim.

    Por le te shohim cilat ishin te dhenat e perbashketa te Ķsidas me Dhķmitren sikuse na thote Plutįrku qe mori pjese ne misteret e saj.
    Eshte vajza e Zeb = Toke. Instruktoi perpunimin e drithit (ndersa Dhķmitra kultivimin). Krijoi lidhjen martesore dhe sikurse Dhķmitra eshte mbrojtese e jetes familjare. Ketu bile ngjan me teper me Ģra por Ķra eshte mbrojtese e jetes BASHKESHORTORE, ndersa Dhķmitra e Familjares, tamam ne analogji te plote gjendet kjo ide sociale me realitetin natyror sikurse me siper analizuam.

    Por ngjashmeria eshte tashme lidhja e Ģsidas me Persefónin, perderisa edhe ajo sillet si Mbreteresha e te Vdekurve dhe si perfundim ngjashmeria dhe ndryshimi thelbesor ne temen e saj te gjendjes njerezore te pasvdekjes; Ķsis eshte ajo qe mori copat e bashkeshortit te masakruar dhe te vellait te saj Ņsiri – pa te Faloś qe e hengri nje peshk, Oksķringkhos – dhe i rregulloi, balsamosi trupin dhe ne kete menyre e ebri te pavdekshem Ņsiri.

    Ne vazhdim Egjyptianet ose pesimizmi i ekzagjeruar i Faraoneve dhe sikofandia analoge e predikuesve fetar, deri ne pike te tille do ta keqshpjegojne adhurimin pellazg Dhķmitrian, ku do te erresohen nga gjuetia manjake e jetes se pasvdekjes dhe metempsikozes, rilindjes.

    Balsamosen Faraonet e vdekur me bindjen se dikur do te ringjallen dhe do te ri-mbreterojne. Keto ide ishin krejtesisht te huaja per helenet te cilet besonin qe jeta tek Įdhi eshte me e keqe se jeta e skllavit me te stermunduar ( Homeri „Odisea“, XI, 489-490, ku hija e Akilit thote Odises qe do te preferonte me mire jeten e nje sherbetori mbi Toke sesa jeten e mbretit ne boten e poshteme) , por qe ne nje jete te tille boshe te drejtet gjenden ne fat me te mire dhe jo te drejtet dhe te keqinjte mundohen vazhdimesisht.
    Menjfjale ne asnje menyre kulti pellazg nuk parashikon ringjallje dhe rikthim ne jete, edhe ne se pranon qe jeta vazhdon pas vdekjes nepermjet pasardhesve dhe ne forma te ndryshme, ku ne asnje menyre nuk mund te imitojne ose te arrijne kete jete nen Diell (Dias) (Le te marrim parasysh edhe ate qe prezantohet nga „Argonaftikį“, kete veper te sterlashte, dy here bile – 44 deri 46 dhe 103 - , qe menjefjale Orféas vizitoi Egjyptin dhe prezantoi atje mendimet e tij teologjike, gje qe sigurisht duhet te shpjegohet si vertetim poetik i faktit te heleno-pellazgeve banues ne Egjypt qe fillojne qe nga vitet paramemoriale pellazge dhe arrijne tek arvanitasit modern te Mohamet Ali nga Kavalla, qe formuan Egjyptin e ri) .




    Natyrisht helenet shpirterisht te shqetesuar dhe ne menyre te vecante filozofet nuk ngelen te paprekur nga elozhet, nga fryriet, lavdite rreth metempsikozez – rilindjes dhe mistereve ndjellese, dhe shume prej tyre dhe ne menyre te vecante Pitagora, i perqafuan me xhelozi te madhe. Pra asnje nuk mund te specifikoi me saktesi fazat e zhvillimit te Mistereve Elefsķnase dhe te perkufizoi me saktesi cfare dhane keto mistere tek popujt e tjere dhe cfare huazuan nepermjet filozofeve pjesemarres qe kishin vizituar Lindjen.

    Papritur, nderkohe qe te gjitha ishin mistike dhe tabu ne te fshehtat Elefsķnase, mesojme nje urdher trinal te predikuesve: “Vlerso prinderit e tu, ofroi perendive frytet e para te prodhimtarise dhe mos mundo kafshet“. Sa i mevonshem duhet te jete ky urdher i trete tek nje popull qe kurre, as qe mund te imagjinonte nje mbivleresim te tille – ngritje ne piedestal perendish – te kafsheve, ose tu rezervonin nje fat si ai qe ruanin egjyptianet dhe Indianet e sotshem?

    Nuk do te ishte aspak jashte reales ne qofte se do te thoshim qe vecanerisht filozofet helene ishin ata qe ndryshuan nocionin fillestar te Mistereve Elefsķnase. Shume prej tyre u bene hierophant (shpjegues) dhe hierophant-et vetem merrnin pjese ne tashme mesimdhenien e fshehte te ketij adhurimi.
    Bile nje shkrimtar klerik i shekullit te 5-te pas Krishtit, Theodhóritos, aludon qe vec turmes qe ndjek thjesht aktivitetin dhe adhuruesve qe ekzekutojne orgjite (ritet), vetem hierophant-i njeh nocionin e thelle te mistereve, i cili gjendej ne libra te vecante me permbajtje kulto-filozofike. Theodhóritos pretendon (shih referencen Decharme, faqja 384 ) qe ka njohuri mbi te tille libra, te cilat permblidhnin shpjegimin natyral te te gjithe mythologjise.
    Per fat te keq asgje nga ato nuk shpetoi. Kristianet e Lindjes me Bizantet dhe kryesisht Theodhósion, te cilet kembengules te monotono-Bizantit vazhdojne te na e imponojne si “Mega” (Bizantin), I mbyllen te shenjtat Elefsķnase me 381-in , dhe gjithashtu kristianet e Europes veriore me Allįrion, pas 15 vjetesh kaluan ne teh te thikes cdo kundershtues ndaj fese se dashurise etj. etj. helen ose adhurues te Elefsķnases.

    Packa se nuk kemi nga Theodhórito njohjen e shpjegimit natyral te mythologjise,
    nuk eshte e veshtire te arrijme ne perfundime te drejta persa i perket shpjegimit te mythologjise greke, mjafton te vendosim ne fillim llogjiken dhe te shpjegojme emrat e perendive dhe te adhurimeve, gje qe mendoj se ia arrijme me ndihmen e gjuhes arvanito – pellazge.

    Vendosja e tempullit te pare te Nėnės – Tokė ne Elefsine (qytet ne Greqi) nuk eshte pa lidhje me emrin e qytetit dhe natyrisht nuk mundemi te dime ne se per shkak te emrit te qytetit u be qytet i adhurimit Dhimitriak ose e kunderta.

    Emri Eleusķs (lexo: Elefsķs), Eleutherķa (lexo: Eleftherķa = liri ) dhe emri i perendise mamķ Eileithuias (lexo: Ilithiķas) kane rrenje te njejte dhe jane relative me lindjen, te lindurit (shih „Eléftheros“ ne fjalorin Stamataku. Elśtheros – ne Krete) .

    Ne arvanitase eshte Liéj – Lej = lind. Ljéhem – Lehem = lindem,
    por Eljéitura – E lejtura = e lindura, ajo qe tashme eshte lindur dhe nga kjo ka ardhur sipas mendimit tim fjala ELEYTHEPIA ne greqisht (lexo: eleftherķa = liri ) qe do te thote e lindura, ajo qe erdhi ne bote, duke e liruar ate qe ishte M’é bar = me barr, me peshe nga barra, duke liruar ne te njejten kohe dhe te porsalindurin nga burgu gastrik dhe erresira qe ndodhej, dhe duke i dhene atij liri dhe drite.
    Bar = peshe dhe ne greqishte kemi Bįros (ne greqishte lexohet Vįros) ,
    bar > bar-os > Bar-os.

    Ne greqishten e lashte kemi fjalet “loxeķa” (lexo: lohķa), “lexó” (lexo: lehó) = krevat bashkeshortor ose edhe vdekje bile, por dhe bashkeshort.
    Ethymologjikisht gjuhetaret (shih Stamataku “Léhos” ) I nxjerrin keto fjale nga e supozuara rrenja indo-europiane Legh- qe do te thote “fle, fle gjume”.

    Por fonetika passive e lej = lind eshte lehem, ljehem = me u lind ne arvanitase dhe mendoj se prej ketej e ka prejardhjen fjala „Lexó” (lexo: Lehó), “loxeķa” (lexo: Lohķa), Lexóna (lexo: Lehóna), etj.

    Foljet arvanitase Flas, Fljas dhe Fle, Flje ndoshta japin pergjigje foljes “Légo” ne greqisht ( = flas) qe ka rendesine e me fjete, ose ve dike te fleje, ta rregulloje, ta llogarit, dhe ta drejtoj.

    Ne vazhdim ndoshta do te duhet te thoshim qe edhe fjala Lej = lind,
    Lehem – Ljehem = me u linde e kane prejardhjen nga fjala Lje – Le – I Lehte.
    Le te kujtojme ketu qe M’é Bar = me peshe, gruaja qe mban brenda saj nje barre, peshe, femijen.

    Por edhe kjo fjale e ka prejardhjen nga folja Ljė – Lė qe do te thote me e lėnė dicka,
    me u liru, relative e foljes Homeriane “Lśo” (lexo: Lķo) = lė, liroj.
    Lehem = lindem = lirohem.

    ------
    nb: ky punim nuk ėshtė i imi, por pėr lexuesit e forumit tė gjuhės shqipe tė forumishqiptar.com u kujdesa ta gjej. Teza, se Zotėrat grekė ishin pellazgo-ilirė ashtu siē ishin shumė perandorė tė Romės me origjinė Ilire tė cilėt kėtė perandori e shtrinė deri thellė nė Afrikė, sa vjen e pėrforcohet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Gjuha arvanitase, gjuha e perendive

    “Gjuha e Perėndive”
    Autori: Aristidh Kola
    Shqipėroi: Spiro Xhai
    Numri i faqeve: 326
    Ēmimi: 800 lekė
    Shtėpia Botuese Plejad
    ISBN 99927-924-7-7

    Tė dymbėdhjetė perėnditė e Olimpit dhe kultet shumė tė lashta pellazgjikė, pėrbėjnė jo vetėm sistemin mė tė bukur tė adhurimit, por edhe tė vetmin qė mbėshtetet nė logjikėn e pastėr, nė kundėrshtim me fetė e njohura tek ne qė mbėshteten tek besimi

    "Arvanitasit janė sot pėrfaqėsuesit mė tė pastėr tė racės sė madhe pellazgjike", kjo ėshtė pikėpamja qė autori Aristidh Kola pasqyron nė libėr. "Paraardhės tė pėrbashkėt tė grekėrve, ilirėve dhe arvanitasve tė sotėm janė pellazgėt; kėta tė fundit e ruajnė trungun themelor tė gjuhės pellazge dhe parimet e tyre bazė qytetėruese", thekson autori, i cili ka dėshiruar gjithnjė qė radhėt e kėtij botmi tė lexohen edhe nė shqip. Ky studim, qė sipas autorit "tenton tė provojė identifikimin e gjuhės pellazgjike me atė arvanitase", pėrbėn njė faktor tė rėndėsishėm ndalimi pėr teoritė e pabazuara, si i quan ai, "tė identifikimit tė pellazgėve, paraardhės tė grekėve me popujt e lindjes". Dhe pėr tė provuar tezėn e tij, autori nuk mjaftohet vetėm me krahasimin e elementeve gjuhėsore, por duke vėnė nė fushėn e kėrkimit tė gjithė elementėt krahasues qė ekzistojnė. Megjithėse si objekt studimi ėshtė njė fjalor, qė kufizohet nė emrat e perėndive dhe ceremonive fetare, paralelisht, nė libėr preken edhe elemente tė tjera krahasuese, si: pikėpamjet fetare, paragjykimet dhe supersticionet, karakteri shoqėroro-individual i dy popujve (pellazgėt dhe arvanitasit) dhe elemente tė tjera.

    Nuk ėshtė vetėm “gjuha e perėndive”
    Botuesi Ndriēim Kulla thotė: “Intelektuali arvanitas, prej Italisė sė Poshtme, Dhimitrios Kamardas ishte i pari qė i entuziazmuar nga afrimi i fjalėve avanitase me ato homerike dhe parahomerike tha se “Gjuha arvanitase ėshtė gjuha e perėndive”, ėshtė pikėrisht ajo gjuhė qė pėrmend Homeri, dhe si tė tillė ai nėnkuptonte gjuhėn shumė tė vjetėr pellazgjike, gjuhėn e atyre njerėzve qė u dhanė emra perėndive dhe mėnyrave tė adhurimit. Ky konstatim i Kamardės i dha titullin kėtij libri.
    … Nuk ėshtė vetėm “gjuha e perėndive” tė Homerit, siē tha Dhimitėr Kamarda, por edhe “gjuha e heronjve” tė Greqisė. Do t’ju thosha se ajo nuk ėshtė vetėm gjuha e heronjve tė 1821, por edhe e atyre heronjve mitikė qė jetuan nė periudhėn para-Homerike, d.m.th. nė njė periudhė kur gjuha jonė nuk ishte shtjelluar nė veēantinė e njohur gjuhėsore tė Homerit dhe ruante fazat fillestare karakteristike tė saj, ashtu siē ato ekzistojnė nė gjuhėn shqipe. Por shumė tė dhėna dėshmojnė se kjo gjuhė ishte dhe gjuha e Aleksandrit tė Madh dhe e strategėve tė tij… “.

    @SPEKTRI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2004
    Postime
    1

    Korigjim ...

    Pershendetje te gjitheve!

    Thjesht per te korigjuar nje keq-informim:

    "Gjuha e Perendive" - si perkthim i mesiperm, i nxjerre prej arkivave te Forumishqiptar.com nga AsgjeSikurDielli nuk i perket Spiro Xhait.
    Perkthimi i mesiperm eshte shkruar gati mbi dy vjete me pare
    dhe eshte publikuar per here te pare ne Forumishqiptar.com

    Gjithe te mirat te gjitheve!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Sa i pranuar esht ky autor nga opinioni i pergjithshem?
    Pyes sepse kam lexuar shum pretendime greke e serbe per mungesen e provave dhe kredibilitetit lidhur me origjinen e shqiptareve.

    Ne "Mitet Greke" te Robert Graves (liber qe shpjegon komplet mitologjine me gjuhen greke), flitet per Centauret si fise totemike, pjese e nje race neolitike para-helene, dhe per gjurme te gjuhes se tyre antike qe mund te gjenden ne Shqiperine e sotshme.
    U habita sepse s'kisha pare lidhje kaq te hershme (1955) qe i ben nje studiues i celebruar i helenizmit shqiptareve me para-iliret dhe para-helenet, megjithese nuk permendet lidhja me pellazget...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bledarmuco
    Anėtarėsuar
    05-07-2004
    Postime
    4
    nuk ka rendesi se sa i pranuar eshte ky autor [Aristidh Kola] nga qarqe shoviniste greke apo serbe,rendesi ka politika asimiluse e ketyre qarqeve gjate gjithe kohes per te bere ghithcka shqiptare te tyren,kete e shohim edhe tani si me rasti e sportistave shqipetare qe perfaqesojne greqine ashtu edhe me Skenderbeun,te cilin greket e bejne grek dhe serbet serb.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rendesi ka qe te filloj perseri ai bum qe ekzistonte ne kohen e Enverit, me mijera studime. Vetem per ket fakt duhet me i ul kapelen ati, qe financoi zbulimin e origjinave tona, coi akademine ne kosove etj etj. Seminaret organizoheshin qysh 10 vjet para ne ate kohe, ishim qendra e albanologjise, dhe kshu duhet te kthehemi perseri. Eshte ne doren tone te gjejme te kaluaren dhe jo ne doren e te huajve qe sna duan.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227


    ja nje liber i ri, i botuar ne france dhe qe sipas te thenave ka shkatuar nje "chock" ne rrethet e specializuara. autori tij e shikon ēeshtjen akoma me larg se Aristidh Kolias. ne fund te librit jepet nje fjalor prej dhjetra fjalesh te perbashketa me gjuhen Baske.

    ja dhe teksi ne kapak te mbrapen te tij :

    Grāce ą sa langue, issue du pélasgique ancien, et aux découvertes archeologiques (seconde moitié du XXe s) L'Albanie nous livre, ici, sa face cachée. en effet, cas unique en Europe, un seul et mźme peuple vit dans ses terres ancestrales depuis au mois le Néolithique : la continuité archéologique, anthropologique, culturelle et ethnolinguistique y est remarquable.

    Ce pays a été maintes fois harcelé, envahi et morcelé mais son peuple n'a jamais été soumis : grāce ą sa pugnacité, son courage légendaire et ses montaignes inexpugnables il a pu conserver, pratiquement intactes, sa langue et ses traditions millenaires.

    L'on retrouve la trace des pélasges (ancźtres des Albanais) du pays basque au Caucase en passant par l'Auvergne, les Alpes, l'Europe centrale, les Balkans, l'Egée, l'Asie Mineure, l'Armenie... voire en Asie. Mathieu AREF découvre de trublantes corrélations et analogies entre les noms de la Mythologie, dite grecque, de nombreux toponymes et la langue albanaise.

    En outre les Pelasgo-Etrusques sont ą l'origine des deux plus célčbres civilisations occidentales : grecque (via les Pelasgues) et romaine (via les Etrusques).

    Mais les seuls vrais monuments que ces Pelasgues nous ont légués sont leur culture (mythologie, fondation d'Athenes avec le pélargicon, constuctions dites cyclopéennes, fortifications dont celles de Mycčnes, Tirynthe, Argos ou Pylos, introduction de la métallurgie en Europe, etc) et surtout leur langue (l'albanais en est en véritable fossile vivant) perpétuée en Europe et Asie Mineure par leurs congénčres Etrusques, Troyens, Ligures, Lydiens, Philistins, Phrygiens, Thraces, Illyriens, Liburnes, Vénčtes ou Messapiens.....

    L'on peut dire, ą l'heure oł l'Europe est en train de s'unifier, que le peuple albanais peut se targuer d'źtre ethniquement, culturellement et historiquement européen.

    Franēais, issu de parents albanais, Mathieu AREF est né en Egypte oł il términa ses études supérieures (Lettres et Architecture). Pendant plus de trente ans il s'est penché sur la langue pélasgo-albanaise. Les études et recherches consernant cette langue confčrent ą cet ouvrage de référence un caractčre exceptionnel.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Perkthimi:

    Ne saje te gjuhes se saj, rrjedhoje e pellasgjishtes se vjeter dhe te zbulimeve
    arkeologjike (gjysma e dyte e shekullit te XX), Shqiperia ne tregon ketu, faqen
    e saj te fshehur. Ne fakt, nje rast i vetem ne Europe, nje popull i vetem dhe i
    njejte, jeton ne tokat e tij stergjyshore te pakten qe prej kohes se Neolitikut:
    vazhdueshmeria arkeologjike, antropologjike, kulturore dhe etnolingustike eshte
    shume e shquar.
    Ky vend eshte mbajtur i kercenuar, pushtuar, shternguar, por populli i tij kurre
    nuk eshte neneshtruar: ne saje te vendosmerise se tij, te kurajos se tij
    legjendare dhe te maleve te pashkeleshme, ai ka mundur te konservoje,
    praktikisht te pacenueshme, gjuhen dhe traditat e tij mijevjecare.
    Gjinden gjurme te pelasgeve (paraardhesve te Shqipetareve), te vendit te baskeve
    ne Kaukas duke kaluar nga Overnja(bie ne Francen qendrore) , neper Alpe, ne
    Europen Qendrore, ne Balkan, ne Egje, ne Azine e Vogel. Mathieu Aref zbulon
    korelacionet (lidhjet) turbulluese dhe analogjite ndermjet emrave te
    Mitologjise, qe thuhen greke dhe te shume toponimeve te gjuhes shqipe.
    Pervec kesaj, Pelasgo-Etrusket jane origjina e dy prej civilizimeve me te
    fameshme perendimore: grek (nepermjet Pelasgeve) dhe romak(nepermjet etruskeve).
    Por, monumentet e vetme te verteta qe na lidhin me kulturen e Pelasgeve dhe
    kulturen e tyre (mitologjia, themelimi i Athines me Pelargjikonin, ndertimet qe
    quhen ciklopike, fortifikimet, prej te cilave ato te Micenes, Tirintit, Argos
    ose Pylos, futja e metalurgjise ne Europe, etj) dhe mbi te gjitha gjuha e tyre
    (shqipja eshte ne te vertete nje fosil i gjalle), e perhapur ne Europe dhe ne
    Azine e Vogel nepermjet fiseve te tyre Etruske, Trojane, Ligure, Lidiane,
    Philistine, Phirgiene, Thrakeze, Ilirie, Liburne, Venete ose Messapiense.....
    Mund te thuhet, ne momentin qe Europa eshte ne udhe e siper te unifikohet, qe
    populli shqiptar mund te vuloset apo shenjohet qe eshte etnikisht, kulturalisht
    dhe historikisht europian.
    Frances, i dale nga prinder shqiptare, Mathieu Aref ka lindur ne Egjypt, ku ai
    mbaroi studimet e larta (letersi dhe Arkitekture). Gjate me shume se 30 vjetesh
    ai eshte marre duke u zhytur ne gjuhen pellasgo-ilirie. Studimet dhe kerkimet
    qe kane te bejne me kete gjuhe, i japin kesaj vepre nje reference me karakter te
    jashtezakoneshem.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dje pata fatin te takoj nje Shqiptar qe e paska takuar Mathieu Aref ne Konferencen e Rambujese. Nuk e disha qe ky person kishte marre pjese ne ket konference. Gjithashtu fola goxha rreth tij, dhe morra vesh qe paska rreth 30 vjet qe studion vetem per ket pune, dhe ka bere shpjegime te kalibri shume te larte, duke shpjeguar gati te gjithe perendite e olimpit me gjuhen shqipe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #11
    kush ishte ky robi?
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    per ta "njohur" AREF me nga afer, kerkoni tek google n'emer t'tij, dhe do te gjeni sitin e tij, si dhe nje pjese se biografise.

  13. #13
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    ShqipĖria - Atdheu I ElefantĖve

    SHQIPĖRIA - ATDHEU I ELEFANTĖVE
    /Mbi profanizmin shkencor/

    S'besoj se ka gjė mė tė trishtueshme sesa atėherė kur nė vend tė ėndrrės realitet bėhet jermia. Dhe mėsymja e shtjellave tė saj ka si zanafillė dyndjen e asaj stihie tė errėt e tė paarsye qė ēlirohet nga bodrumet e njė vetėdijeje molepsėse, sė pari duke pushtuar sferėn e personales e mandej rrezatohet nė marrėzinė kolektive tė sociumit. Jermia duke mos pasur arsye ėshtė e kundėrta diametrale e dijes. Ajo si tė thuash, ėshtė vetė shkak, vetė pasojė, gjithnjė e vetėmjaftueshme pėr t'u ndjerė e sigurt nė verbėrinė e vet, - ėshtė sendi nė vetvete, monadė e mbyllur hermetikisht, absurd ku thyen kokėn ēdo arsyetim i shėndoshė. E megjithatė, jermia ėshtė fakt dhe si e tillė - e pakapėcyeshme. Duke qenė se ndodhet, pėr vetė natyrėn e saj, jashtė sferave tė dijes dhe arsyes sė shėndoshė, jermia shtrohet megjithatė si ēėshtje e madje, si ēėshtje qė kėrkon gjithsesi njėfarė zgjidhjeje, pėrderisa ėshtė pjesė e pandarė e pėrjetimit tonė tė pėrditshėm. Jermia nuk pranon kontenstim: ajo tė imponohet ta pranosh si teoremė pa vėrtetim, ose, sikundėrse bėjnė shumica e njerėzve tė esėllt, - ta injorosh, tė tallesh me tė. Por pėrderisa thamė se jermia ėshtė molepsėse, domosdo do tė pranojmė se njeriu normal nuk i shmanget pėrjetueshmėrisė sė saj, aq mė tepėr kur efekti i saj negativ bėhet kanosje serioze me pasoja shoqėrore. Askush, besoj, nuk dėshiron t'i dalė vetja duarsh. Andaj, nisur nga shqetėsimi i madh i jermisė gjithnjė nė rritje, ėshtė mirė tė flasim hapur pėr sindromėn e saj shqiptare gjithėpėrfshirėse. Por sot propozoj tė ndalemi e tė meditojmė mbi njėrėn nga sindromat e shumta tė jermisė sonė, - sindromėn e jermisė qė pretendon pėr status shkencor.
    Rrėnjėt e kėtij jermi janė tė vjetra. Unė nuk do tė merrem me katalogjizimin dhe klasifikimin tipologjik tė tyre, pasi kėrkohet punė e durimtari e rreptė, ēka nuk bėn pjesė nė cilėsitė me tė cilat mund tė krenohej autori i kėtij shkrimi. Prandaj, mė e mira ėshtė tė flasim pėr raste tė veēanta tė bashkėkohėsisė e tė gjithė sė bashku tė nėnkuptojmė tė tėrėn. Ja pėr shembull, fjala vjen, njė rast i freskėt, si ai i gazetės "Shekulli" dt. 08.11.2002, nė rubrikėn "Posta". Letėrshkruesi nga Italia (!) jep sihariqin se gjoja nė majė tė malit Olymp ėshtė gjetur njė mbishkrim nė shkėmb, shprehja e transliteruar e tė cilit nuk thoshte gjė nė greqishten e vjetėr dhe nė asnjėrėn prej gjuhėve tė vjetra, dhe se tė vetmin kuptim kjo shprehje na e paskėsh nė shqip. Siē na e kumton letėrdėrguesi, gjithė dalldi e rravgime zemre pėr krenarinė e tė parėve, kjo frazė u lexuakėsh: "Ape derėn!". Mandej letėrdėrguesi vazhdon tė mahnitet me fjalėt shqipe qė janė ngjitur gjer nė fronin e zotave, Zeusit vetė (Zeusi fliste shqip!), e po kėshtu, jehona e mahnisė nuk po i lėshonte as disa poetė nė moshė tė thinjur, teksa diskutonin gjithė pathos patriotik nė ambientet e "Shtėpisė sė Librit dhe Komunikimit". Nuk desha t'ua prish harenė e asaj krenarie fiktive dhe dola, duke ndėrmendur njė bisedė tė disa viteve mė parė me etnografin dhe antropologun e ditur e urtak, Mark Tirtja. Asokohe kisha marrė njė temė pėr mitologjinė shqiptare dhe m'u desh patjetėr tė kosultohesha me tė. Kisha nė dorė njė libėr mbi mitologjinė ilire shkruar nga njė poet dhe po e pyesja se sa tė besueshme ishin tė dhėnat. Buzėqeshi dhe, duke iu shmangur pėrgjigjes sė drejtpėrdrejtė, mė tha: "Punė e ēuditshmė me kėta poetėt... Ne kemi njė jetė tė tėrė qė rrekemi tė vėrtetojmė prejardhjen e shqiptarėve nga ilirėt dhe nuk gjejmė dot prova bindėse, gjuhėsore, pėr shembull, a ndonjė gjė tė tillė... pra jemi ende nė nivelin e hipotezave, e hipotezat janė pėr t'i bėrė vetes qejfin, por gjithsesi, nuk pėrfillen pėr shkencė... Ndėrsa poetėt, atė qė nuk vėrtetojmė ne pėr dhjetėravjeēarė tė tėrė, ulen dhe e shkruajnė tė mirėqenė brenda njė dite". Unė do ta quaj cektėsi mistrece e jo naive, atė gatishmėri grabitqare nė zgrip, me tė cilėn e presin shqiptarėt ēdo pallavėr, dhe mistrece e quaj se, pėrkundėr ngrefosjes profane, jermi tė ēfarėdolloji gėlltiten dhe pėrcillen tė mirėqena tejpėrtej opinionit, pa vėrtetim, pa dyshimin as mė tė vogėl, duke pėrhapur gjithkund njė ndjeshmėri derdimene. Nė jo pak raste kjo na ka bėrė qesharakė, kur kjo krenari tyryfyle, ky fiktivitet dhe pathos marrėzie del nė selamet jashtė kufijve amėtarė, nė botėn shkencore europiane, procedurat e sė cilės edhe vetė dyshimin dhe pandehmėn e ndajnė nė disa momente principiale nėndyshimesh dhe nėnpandehmash. Nėse tė tilla gjėrave bėhet zakon t'u japim zgjidhje tė tilla, atėherė do tė vijė njė ditė, kur kokėngjeshur e krenarė tė dėshmojmė para gjithė botės se Shqipėria ėshtė sidomos Atdheu i Elefantėve.
    Ka kaluar mėse njė muaj nga dita kur fraza e Olympit e transliteruar nė shqip "Ape derėn" ka kryer itinerarin e gėnjeshtarit proverbial tė asaj anekdotės, kur njėri gėnjeu nė fillim tė pazarit dhe kur e dėgjoi gėnjeshtrėn e vet nė tė dalė tė pazarit - e besoi. Nuk e dija qė fraza e gjetur "nė fronin e perėndive" do tė shumohej kaq shpejt dhe do tė "apte" dyert e budallallėkut shqiptar. Dam, thashė me vete, se sikur t'u kisha thėnė atė mbrėmje dy poetėve tė moshuar qė antikiteti i fjalės "derė" nuk ėshtė dhe aq antik, e sidomos, nuk ėshtė shqiptar, se kėtė fjalė e kemi peshqesh nga sllavishtja dver (rusisht: dvjer), atėherė mbase dyert e marrėzisė nuk do tė ishin hapur kanatash dhe se Zeusi nė kėtė rast, sė paku, nuk ka folur shqip, sikundėrse nuk ka folur as sllavisht.
    Nė mos vetvetiu, po e shtroj thjesht naivisht pyetjen: pse kjo dyndje e madhe librash qė kėrkojnė nė mėnyrė aq profane tė vėrtetojnė tabanin dhe themelet e botės medoemos pėrmjet shqipes? Dhe akoma mė keq, pse merren me kėtė punė idiotėt shqeto dhe pse ngjit me kaq saktėsi idiotizmi i tyre? Rėndom autorėt qė marrin pėrsipėr misione tė tilla, vijnė nga fusha komplet incognito, veterinerė a mjekė, njerėz qė nuk kanė kaluar tė paktėn fakultet a institut gjuhėsie. Efekti qė japin kėto libra (gjithkush besoj i ka parė), ėshtė mė shumė se negativ, diskreditues, sikundėrse po kaq tė pagėlltitshme vijnė pėrpjekjet e autorėve qė nėnshkruajnė me tituj tė lartė shkencorė monologjet e tyre nė jermi. Nė rastin e fundit, profanizmi akademik bėhet edhe mė i neveritshėm, edhe mė beterr, pasi monologjet e tyre nė gjendje kome janė tė pajisur mirė edhe me shenja diakritike. Atėherė, njė Zot e di se nė ē'asosacione bredh mendja e parehatshme e kakademikut: pėrroska e ligjėrimit tė pavetėdijshėm nxjerr xhevahire qė tė shkulesh gazit apo tė tilla turpėri sa tė vjen ta strukėsh kokėn ngutazi diku si struci. Marrim, pėr shembull, artikullin e gjatė tė studiuesit Nezir Myrta me titull "Etimologjia e emrit - Makedonia", revista "Vlera", nr. 66-67, 2002, Tetovė. Autori, pasi bėn njė sėrė zbulimesh "etimologjike" me anė pėrsiatjesh tė tipit Kirill & Medod (shpikėsit e alfabetit cirilik), del nė pėrfundimin se gjoja emrat e dy vėllezėrve janė shqip. Dhe ja se si e shpjegon shkencėtari ynė: emri i parė, Kirill-i, ėshtė dypjesėsh, ku pjesa e parė do tė thotė Kir-i (cir-i, ēir-i, qiri), pra qiri - dhe pjesa e dytė - ill-i (ylli); demek kemi tė bėjmė me qiri-yllin, qiririn qė lėshon dritėn si yll: Kirill! Po me kėtė procedurė shkencėtari shpjegon emrin tjetėr dypjesėsh, Metod-it, ku pjesa e parė ėshtė pėremri pavetor mė (mua mė), ndėrsa pjesa e dytė - Thot, ēka do tė thotė: Mua mė thot, ngase siē na siguron shkencėtari, sllavishtja nuk e shqipton dot bashkėtingėlloren dh, andaj ka mbetur trajta Metod. Mandej shkencėtari lėshohet nė origjinėn historiko-mitologjike (pėranash filozofisė sė emrit) dhe e lidh atė me emrin e perėndisė egjiptiane Toti/Thoti (ama nuk na e thotė nė e pėrdornin egjiptianėt e vjetėr fonemėn dh), qė gjithashtu ka qenė shqiptaro-iliro-pellazg. Inkursionin mė tė rėndėsishėm autori e ndėrmerr me shpjegimin etimologjik tė toponimit Makedonia. Pasi na ka sqaruar mė parė pėr pamundėsinė e sllavėve nė artikulimin e fonemės dh, shkencėtari i turret fjalės me hanxharė pėr ta prerė nė copa e pėr ta ngjitur siē di vetė, se nuk i thonė kot demonstrim metode (mė thotė de!?). Dhe punėt i shkojnė mbroth. E kėshtu, pjesa e parė - MA (mua mė = ma), pjesa e dytė - KE (mua ma ke), pjesa e tretė - DO/DHO (mua ma ke dho) ndėrsa mbaresa I - ėshtė trajtė e shquar, ose mbaresė substancivi. Pra, MAKEDONIA do tė thotė: mua ma ke dhonė ti. Shih ku i ka shkue mendja burrit tė botės!
    Dhe i vė kapak floriri shkencėtari ynė me shpjegimin e emrit tė filozofit tė lashtė grek, Aristoteli. Ai shkruan se Aleksandrin e Madh e ēuan tė mėsojė tek AristoTeli. Dhe shkencėtari i jep goditje asgjėsuese edhe kėtij misteri tė fundit kur shpjegon, duke e copėtuar fjalėn me hanxhar, si tė ishte ndonjė copė mishi nė kasphanė. Aristo - thotė shkencėtari - do tė thotė zotėri (veēse heziton tė na thotė ase tė na shpjegojė nėse kjo fjalė vjen nga shqipja: kėtu shkencėtari ėshtė fjalėkursyer). Dhe meqenėse Aristo do tė thotė zotėri, gjysma e dytė e fjalės, do tė thotė Tel, qė nė tė folurėn shqiptare ėshtė idiomė e njeriut tė menēur, pra: i menēur - tel; ZotėriTeli/ zotėria mendjetel.
    Pas zbavitjes nga kjo piramidė mendjeleshtėsie, tė pushton trishtimi kur mendon se kėto dokrra merren seriozisht dhe ia serviren si argumente palės nacionale maqedonase. Njė perceptim tė tillė metafiziko-infantil e kam ndeshur mė parė kur im nip tetėvjeēar kėmbėngulte nė mendimin e tij se marka e makinės "Opel", do tė thoshte "O si pelė, nė vend tė pelės" dhe se susta e magnetofoni ku shkruhet eighet, nė fakt do tė thotė "e ēet/ e qet, e nxjerr". Veēse nė rastin e shkencėtarit-etimolog fėmija ishte tetėdhjetėvjeēar.
    Rasti mė sprasėm ndodhi me pėrgjigjen ēapraze qė njė tjetėr fėmijė tetėdhjetėvjeēar i dėrgoi shtojcės sonė "FjalA", si reagim ndaj njė shkrimi tė A. Qazimit, pėr simbolet e flamurit tė Rugovės. Shkrimi i tij i gjatė, pėrpos replikės, pėrmbante hulumtime tė hollėsishmė heraldike me rrėnjė nė erė, mbi yllin e Davidit. Autori shtron me imtėsi (pa asnjė referim) se si njėri nga djemtė e Davidit paska migruar nė Kosovė dhe ka themeluar Dardhaninė, vendin e dardhave, e se si mandej gjithė popullsia e kėtij Davidi qė thirrej Davut ose Daut, paska pėrcjellė ē'prej moti simbolin hebre. Pėr vėrtetim, autori rrėfen pėr strehimin qė iu bėnė shqiptarėt hebrejve nė kohėn e pėrndjekjes naziste, gjė qė qeveria izraelite nuk e harroi dhe i strehoi kosovarėt nė kohėn e luftės sė Kosovės 1999. Por gjithēka, kėmbėngul ky autor, fillon me bijtė e Davidit, Davutit ose Dautit. Zaten, dihet, ka dhe asi njerėzish qė e nisin dhe e mbarojnė jetėn pa ardhur njėherė nė vete.
    Ndaj po ecėm, them, me logjikėn shkencore tė Davidit, Davutit ase Dautit, - kjo ėshtė mėnyra mė e sigurt me ia hy rrugės sė m...!

    _____________________________

    Shpresoj qe gjithe ky shkrim dhe sidomos prejardhja e fjales OPEL te na bej me realist ne ate qe shkruajme

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Perse nuk ka autor ky artikull ? Apo po na flet zeri i subkoshiences kshu ?

    Stil Plaku me duket ky shkrim mua. Shkrim te tipit "obsesion me origjinat" edhe pse nese hapim cdo lloj libri per historine e lashte, obsesionin e kane te tjeret, qe per hir te se vertetes se veprave te rishkruara(sepse nuk ka asnje origjinale) na nxjerrin nga india e siria me origjine te gjitheve. Nese historia qenka bere shkence, atehere shkenca qenka fantashkence me kete lloj llogjike. Historine fatkeqsisht e kane bere ata qe kane pasur me fuqi mediatike per ta perhapur. Mbishkrimet ilire ne: Varia doctoru piorumque virorum, de corrupto Ecclesię statu, poemata : ante nostram aetatem cõscripta : ex quibus multa historica quoqz utiliter, ac summa cum uoluptate cognosci possunt / cum pręfatione Mathię Flacii Illyrici. De corrupto Ecclesię statu, poemata
    Inscriptiones Asiae, provinciarum Europae graecarum, Illyrici latinae / consilio et auctoritate Academiae Litterarum Regiae Borussicae

    qe kane me vellime te tera shumica shpjegohen vecse ne Shqip. Mbase autori i keti shkrimi, qe akademikeve i referohet si kakademike(duket qe paska disa doktorrata) duhet te hapi historine multivoluminoze te Venezias ku banoret e pare na dalin gjithashtu keta Ilire te mistershem. Kushdo qe ka nxjerre etimologjine e Thot-it, eshte bazuar ne punen 35 vjecare te Giuseppe Catapanos, i cili i ka dedikuar nje jete te tere ketij subjekti, ashtu si dhe Dr. Rizaj i ka dedikuar jeten inskripsioneve ne Azine e vogel. Historine Romaket e ben mbi Etrusket, qe ishin nje popullate komplet tjeter nga ajo kelte, Greket moderne e ben mbi ato te lashte, perse Shqiptari, mos ta bej mbi paraardhesit e vet? Po autori i keti shkrimi pikerisht kesaj i trembet, nje levizjeje masive drejt gjetjes se origjinave te kombit shqiptar, qe nuk po ngec ekonomine e ngecur shqiptare, por vecse, edhe sikur hulumtimet te mos provojne tezen tashme te provuar(Shqipja faktikisht nga Instituti Mbreteror i Gjuheve ne Suedi, qe eshte dhe me prestigjozi eshte gjuha me e vjeter) perseri ajo kulture e lashte do jete nje element pasurimi kulturor per Shqiptarin qe vecse ka luftuar ne cdo kohe e me kedo qe ka ardhur ta pushtoj e sundoj. Apo mos valle duhet te hedhim ne kosh te plerave Aristidh Kolen. Un di qe budallenjte dhe te marret(sidomos parabla e dyqanit) nuk vriten nga qeverite, por tallen. Rasti me kete te fundit qe krejt ndryshe... kush e di perse... mbasi do ket ofenduar ndonje pasardhes te Aristotelit ose Thotit dhe siduket shpirti hakmarres akilian i nje fare poeti(keta jane te poshter shume kur flitet per Shqiperine) Homer do kete vibruar sustat e ndonje gjaku blu ne magna grecia. Nuk e di gjithashtu pse merzitet me ndarjen e fjaleve ky autor, ku ato jane baza e etimologjise bashke me rrenjet e foljeve. Me rrenjet e foljeve shqipja arriti qe ne keto 50 vitet e fundit, nga nje dege e vjeter e greqishtes(sic konsideroheshe), apo nga nje dege e gjuheve Sllave, arriti te dale ne nje trung me armenet, e me pas vec, pasi gjithmone e me shume po vertetohet se nuk jane shqiptaret qe kane huazuar por te tjeret qe kane huazuar fjale nga shqiptaret. Ne nje studim qe kam pare te botuar nga Slavonica Publishing, autori(profesor ne Los Angelos State University) me lloj lloj kaperdimesh, ne fund ngrejti flamurin dhe tha, se kjo gjuhe ka shume elementa "te panjohur" megjithate nuk do ishte fantazi te thonim se ka "huazuar" nga sllavishtja dhe greqishtja. Pra perfundime te paperfunduara.


    Jam dakort qe ka ardhur koha qe shkrimet te renditen dhe te kritikohen me standarte akademike nga akademiket, por jo kakademiket.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 04-02-2005 mė 16:35
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    E mo Cyclo edhe ti, eshte pe nga acedemku i shequar Agron Tufa.

    http://www.trepca.net/2003/0903/0309...elefanteve.htm

    Keta realiste jane mburrja e kombit. Nuk mbushen hambaret e shtepise pe librave dhe ideve, por pe realizmes.

  16. #16
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    i vetmi profanitet qe ishte tek eseja me lart, (meqenese edhe ishte permendur diku ne ese ideja e profanitetit) ishte ndaj shqipes si gjuhe dhe nje fare jeremie qe s'e morra dhe s'e morra vesh kush ishte po qe e paska pasur inatin sa nje zot.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  17. #17
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re.Darkman

    Fjala "djer" mund te jete ne rusisht , por eshte edhe ne anglisht "door" , dhe eshte nje fjale indoeuropjane , dhe duke ditur se shqipja eshte nje nga gjuhet me te vjetra indoeuropjane, mund te konsiderohet nje fjale shqip. Kjo fjale eshte ne te njejten familie si fjala "dru" edhe kjo nje fjale indoeuropjane.

  18. #18
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    te dashur miq

    Etimologjia eshte nje shkence gjuhesore dhe un mund te shpreh se kam njohuri shume shume modeste per kete fushe.
    Per te arritur te kuptosh prejardhjen e nje fjale apo si ka qene the ne ajo me perpara nga ana etimologjike duhen rregulla te caktuara. Eshte vertetuar se ne periudhe te nbdryshme kohe ne vende te ndryshme ka ndodhur procese gjuhesore te trasformimit te rrokjeve , zanoreve apo bashtingelloreve. Keto transformime jane fikse (nje shembull: tranformimi i n-->r ne dialektin tosk rere --> rane etj) dhe per te shpjeguar prejardhjen e ketyre fjaleve duhen shoqeruar edhe me trasformimet perkatese.
    Ndoshta kemi vertet te gjithe te kemi nje gjuhe sa me te ndritur por keshtu vetem sa i rrisim mendjen vetes.
    Diku kam lexuar dhe nuk e di sa e vertete eshte, qe fjalori i gjuhes shqipe nga ana etimologjike perbehet nga 25% nga fjale me prejardhje latine , 18% greke, 17% turke, 15 % sllave, 8% nga nje gjuhe nga e cila rrjedh dhe pjesa tjeter e papercaktuar.
    Gjuhetaret shqiptar deri sot kane veshtiresi te vertetojne prejardhjen e shqipesh nga ilirishtja, afirmim i cili ne ambjektet linguistike euvropiane eshte vetem nje hipoteze e forte.
    Do ishte vertet bukur nese fjala portugali mund te shpjegohet shqip pertej galise, por keto gjera duhen vertetuar. Nese jo s'bejne gje tjeter vetem sa na rrisin veshet neve forumisve.

  19. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un kam lexuar qe vetem 30 % eshte shqip aktualisht, qe se cfare gjuhe eshte prap nuk po ja del njeri te hedhi poshte te kunderten, dmth qe nuk perputhet me Ilirishten. Nese ti lexon libra sllave po, me librat e sllaveve del qe jemi gjuhe me influenca, por as dhe me ato libra nuk arrihet dot te ulet poshte si gjuhe.

    Etimologjia ka rregulla, por dhe rregullat nuk jane rregulla kaq shkencore. Po te ishin, nuk do kishim nevoje per decifrime te nje greqishteje arkaike, por me ato rregulla qe qenkan formula jone shkencore do ishim ne gjendje qe shkrimet greke te shekullit te VIII para Krishtit psh ti kuptonim normalisht apo jo ?

    Ke hap ndonje liber etimologjie apo ke lexu Tufen edhe i eshte pershtatur ideve te tua ? Hap 2 libra te ndryshem e do shohesh se car behet, nese bien dakort apo jo. Njeri e nxjerr nje fjale nga India tjetri nga Israeli etj etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #20
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    PS: Un e di qe je kundra rracizmit e per nje bote sa me globale me i llaf, kshu qe mos mi merr per ters shkrimet. Vecse ato 18.6% e 20.4 %, 30%(probabiliteti se ato perqindjet e tjera jane te drejta) jane shifra metereologesh nese bie apo nuk bie shi neser, edhe ajo shkence eshte. Gjuha arbereshe, sa perqind sllavishte e greqishte ka? Se mos shkojne ne kah te kundert ato gjerat...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Për paganët dhe paganizmin
    Nga Tannhauser nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-09-2015, 10:52
  2. Kritika e veprės sė Aristidh Kolės
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 05:40
  3. Gjuha e Perėndive
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2006, 11:16
  4. Gjuha e Perėndive
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2004, 03:32
  5. Bekimi i Perėndive!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •