SAKRAMENTET
SAKRAMENTET NE PERGJITHESI.
Termi sakramente rrjedh nga fjala latine sakramentum, ne vend te se ciles Vulgate perdor fjalen greke musterion, e cila eshte perdorur ne dhjaten e re per te treguar dicka qe nuk ishte zbuluar ne dhjaten e vjeter. Me vone ky term mori domethenien e gjithshkaje qe ishte misterioze dhe e pakuptueshme ne fene e krishtere dhe te tjerat. Ky kuptim ju dha fjales latine sakramentum. Fjala sakramentum ne te vertete pershkruante betimin e nje ushtaraku ose siguri ne ceshtjet gjyqesore . Kur ceshtje te tilla nuk fitoheshin ato I kalonin shtetit ose perendive.
Kjo shpjegon se fjala sacrament kishte nje perdorim me te gjere ne shekujt e hereshem.
Kjo fjale mund te perdorej per gjithshka qe mund ti vishje idene e shenjterimit.
Tertuliani e pedor ate per veprat e Krijuesit dhe per misherimin e Birit te Perendise.
Shenja e kryqit, kripa e dhene fillestareve, sherbesa prifterore ne kishe, martesa, debimi i demoneve, festimi i te shtunes si dite e shenjte qe te gjitha keto ishin quajtur si sakramente.
Njekohesisht termi u perdor kryesisht per Darken e Zotit dhe per pagezimin me uje. I njejti perdorim i shprehjes gjendet ne shkrimet e Agustinit, Hilarit, Leos se madh, Gregorit te madh etj.
. Shumica e skolastikeve ndoqen konceptin Agustinian te sakramenteve si shenja te dukshme te hirit te padukshem te Perendise
Numri i sakramenteve vleresohej nga 5 -30 te tilla.
Peter Lombardiani ishte i pari qe emertoi 7 sakramentet e Kishes Katolike Romane.
Per shkak te faktit se botimi i tij ishte kryesori liberth teologjik , mendimi i tij personal u be communis opinio.
Ne 1439 keshilli i Firences i adoptoi zyrtarisht keto te shtata.
Shtate sakramentet ishin:
1. pagezimi
2. perkushtimi
3. bashkesia me Perendine
4. pendesa
5. shenjterimi prifteror
6. martesa
7. lutja per sherimin dhe shpetimin e te semureve.
Here pas here Agustini e kishte bere funksionimin e sakramenteve mjaft te varur ne besimin e atij qe i merrte ato.
Keshtu qe vete sakramentet u zhnderruan ne shembelltyren e asaj cfare bente Perendia brenda ne shpirtin e njeriut.
Kjo ide ishte e perhapur ne periudhen skolastike dhe mbizoteroi per disa kohe.
<nuk permbanin hirin ne vetvete por vetem e simbolizonin hirin e Zotit, megjithese Perendia kishte bere beselidhje qe ta shoqeronte perdorimin e tyre me nje veprim te drejteperdrejte te hirit te Tij brenda ne shpirtrat e atyre qe i merrnin ato. >>.
Kjo pikpamje gjendet tek Bonaventura, Durandusi dhe shpejt u be mbizoteruesja e mesjetes permes mbrojtjes dhe perkrahjes se Duns Scotusit.
Gjithsesi krahas kesaj pikpamje ishte edhe nje tjeter qe hiri gjendej vertete ne sakramentet e dukshme.
Kjo nuk do te thoshte se ne sakramentet kishte nje lloj magjie ose mrekullie por se fjalet e ketyre sherbesave kishin ndikim shpirteror.
Hygo i shen Viktorit dhe Thomas Akuini i perkrahen keto pikpamje te cilat me ne fund u pranuan nga kisha.
VAZHDON............
Krijoni Kontakt