Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Tiranë, shpëton babai i 2 fëmijeve, tentoi të hidhej nga vinci

    TIRANE-Një ngjarje e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zemër të kryeqytetit kur një person tentoi të vetëvritej publikisht. Një person tentoi vetëhedhjen nga një vinc që i përkiste një objekti në ndërtim shumë përballë selisë së Partisë Demokratike. Ngjarja rreth 1 orëshe kur personi kërcënonte se do të vriste veten duke u vetëhedhur nga 84 metër lartësi u transmetua minutë pas minute nga TVNews24.

    Personi i identifikuar si Qemal Zhuri nga Tirana, me status i divorcuar, është ngjitur në një vinç në pallatin 30 katësh, duke kërcënuar për vetëvrasje, ndërsa policia është njoftuar nga një kalimtar i rastit në vendngjarje ne oren 18:20 minuta. Rojet e objektit u shprehen se nuk e vune re kurre 53-vjecarin teksa ka hyre ne objekt e me pas u ngjit ne vinc.

    Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Zhura, 53 vjec nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci. Mesohet se efektivë të forcave RENEA dhe të policisë në vendngjarje, kanë negociuar për rreth 15 minuta me Zhurin mbi vinç, ndërsa pas zbritjes së tij e kanë nxjerrë nga pas pallatit, me qëllimin për të shmangur kureshtarët në vendgjarje.

    Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.

    Sic mëson TVNews24, Zhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.

    Qemal Zhura, baba i 2 fëmijëve ka qenë tepër i paqartë në deklaratat e tij në polici. Ndërsa bënte deklarata politike mbi komunizmin e demokracine, më pas ai theksonte gjendjen e vështirë ekonomike ndersa permendte dhe ceshtje pronash. Policia konfirmon se të dielën, 53-vjecari do të dërgohet në spitalin psikiatrik për shkak të problemeve mendore që 53-vjecari ka paraqitur gjatë gjithë komunikimit me efektivët.

    Ngjarja minute pas minute

    Ora 18:30-Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinc të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.

    TVNews24 sjell pamjet e personit që ka hipur në një vinc në ndërtesën ende në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike pranë qendrës së Tiranës.

    Lartësia ku ndodhet personi është rreth 84 metra. Ndërtesa me kuadrata bardh e zi pranë selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohet ngjarja është një ndër më të lartat në kryeqytet.

    Ora 18: 40-Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshës qe thuhet se eshte rreth të 40-ave, dhe as arsyet që kanë cuar shtetasin të hipë në vinc.

    Personi në vinc aktualisht po ndërmerr pozicione të ndryshme ndërsa pritet nderhyrja e policisë nga momenti në moment.

    Policia ka nisur negociatat me personin në vincin e objektit në ndërtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku.
    Personi herë pas here bërtet dhe flet, por për shkak të lartësisë së madhe nuk arrihen të dëgjohen fjalët.

    Policia ndërkohë po mundohet të zbulojë identitetin e personit dhe të zbulojë dhe motivet që kanë cuar shtetasin të ndërmarrë këtë veprim të cuditshëm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit.

    Ora 18:45-Ngjarja e pazakontë ka mbledhur poshtë vincit përvec policisë shumë qytetarë kuriozë që po ndjekin situatën qe po ndodh ne keto momente.

    Ora 18:50-Policia ngjitet në ndërtesë, vijon negociata me personin

    Është paraqitur tepër e vështirë ndërhyrja e forcave RENEA dhe policisë për shpëtimin e personit që kërcënon vetëhedhjen.
    Policia aktualisht është ngjitur në objektin ende në ndërtim, por paraqitet delikate hipja e efektivëve mbi vinc që dhe nga imazhet që përcjellim paraqitet i rrezikshëm.

    Ora 19:10-Personi terhiqet nga maja e vincit dhe nis kthimin per ne ndertese. TVNews24 ndjek situaten minute pas minute.

    Ora 19:20-Burri rreth eshte terhequr nga pjesa e rrezikshme e vincit dhe ka nisur zbritjen, nderkohe qe gjate gjithe kesaj kohe policia negocion me personin.

    Ora 19:25-Burri dorezohet tek policia ne gjendje te mire shendetesore duke i dhene keshtu fund peripecise. Priten te zbardhen shkaqet qe cuan burrin drejt kesaj vendimarrjeje.

    Ora 19:35-Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Zhura nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci. Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.
    Sic mëson TVNews24, Zhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pse nuk u hudh ky palla?

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Gjynof, varferia i shtyn njerzit te bejn budalliqe. Kalamajt e shkrete qe shofin baben duke tentu te hudhet nga vinci!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Gjynof, varferia i shtyn njerzit te bejn budalliqe. Kalamajt e shkrete qe shofin baben duke tentu te hudhet nga vinci!
    o lapraks a e di ti se cfare quhet varferi?nuk ke faj se je rrit ne kohen e sales

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Sidomos nja dy here qe po lekundej (siduket nga era forte) thashe se u hudh me verte. Gjynah ,se te besh dicka te tille ose duhet te jesh i smure mendor ose vertet ke halle te medha. Une i besoj me shume ksaj te dytes.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Spektakël ka dashur të bëjë ky klouni,edhe nga shëndeti mendor duket se ka probleme serioze!
    -Tendenca për vetëviktimizim nuk është prej atyre gjërave që pelqejë,në rastin konkretë ky tipi kishte rrjedhur nga mendtë dhe donte të bente oportunistin!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    o lapraks a e di ti se cfare quhet varferi?nuk ke faj se je rrit ne kohen e sales
    Ti je rrit ne kohen e Enverit, atehere kishte varferi, po ne ate kohe ishin gati te gjith te barabarte. Kurse ne kte kohe, jan ndryshe gjerat, sot robi se co neper mend te jetoje per nji cop buke, dhe kur shko ne ate pike, atehere del e vret veten ose vret noj tjeter.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ti je rrit ne kohen e Enverit, atehere kishte varferi, po ne ate kohe ishin gati te gjith te barabarte. Kurse ne kte kohe, jan ndryshe gjerat, sot robi se co neper mend te jetoje per nji cop buke, dhe kur shko ne ate pike, atehere del e vret veten ose vret noj tjeter.
    buk me sheqer e uje kena honger dhe mbijetume.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322
    Ky eshte nje prototip... por kush e di sa ka ne gjendjen e ketij....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Deni_Boy : 04-02-2012 më 20:17

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Njerez te tille kane nevoje per ndihme jo ti gjykojme. Do zoti merr ndihmen e duhur te jesh i semur nga mendja eshte njelloj sikur te jesh i semur nge veshka, melcia etc. por shume e lene mbas dore edhe kalojne deri ne ekstrem vetvrasje etc.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Policia:Zbrit nga vinci dhe hajde merr nje bilete avioni per ne Tahiti,plazh,hotel me 5 yje,vakanca e paguar nga shteti.Do vish apo jo poshte?
    Xhurra: Ja ja erdha. lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Njerez te tille kane nevoje per ndihme jo ti gjykojme. Do zoti merr ndihmen e duhur te jesh i semur nga mendja eshte njelloj sikur te jesh i semur nge veshka, melcia etc. por shume e lene mbas dore edhe kalojne deri ne ekstrem vetvrasje etc.
    Ti mire e ke, po a e ke ven re qe kjo ngjare ka ndodhur ne Shqiperi?
    Atje te len te vdesesh po s'u dhe lek e jo me te preukupohen per gjendjen mendore te pacientit.

    Zoti na rujt mend e kokess thuaj.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Ashtu eshte ne fakt ****
    Per te gjykuar te tjeret kur sja di gjendjen eshte shume kollaj
    Me vjen keq per te dhe sidomos per femijet e tij
    ti benseven11 ne kohet e fundit shkruan kot ja kercet ndonjehere
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Policia:Zbrit nga vinci dhe hajde merr nje bilete avioni per ne Tahiti,plazh,hotel me 5 yje,vakanca e paguar nga shteti.Do vish apo jo poshte?
    Xhurra: Ja ja erdha. lol
    Do mjaftonte nje pune dinjitoze per te mbajtur familjen me buke e jo pushime ne Dubai.
    Qe te mos kesh nevoje te marresh ushqimet me liste.
    Liste per shampanje dhe kavial po flisja,se mos mendosh lista buke dhe kripe.
    keto te fundit nuk ekzistojne ne Shqiperi.E ka thene vete mbreti.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #15
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Protesta e këtij rripit ka qënë:

    "Pse të ndërtojë pallat ky komunisti këtu"

    Ka qënë i burgosur politik dhe është liruar në '90_ën, është martuar dhe ka tre fëmijë, në vitin '99 është divorcuar dhe që atëherë shikohet më shumë i dehur se sa esëll.

    Shkurt muhabeti ai nuk ka pasur ndërmënd aspak të hidhej vetëm ka dashur të bëjë bujë dhe ja arriti.

    Më mirë do ishte ti kishte shkarë këmba dhe filmi do kishte arritur 100% sukses.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Te perndjekurit kur nuk u vetevrane atehere gjate komunizmit nuk kane si te vetevriten tani .
    Pijanec te kishte shkare kemba te shpetonte dhe e shoqa nga druri njehere e mire...
    Burra palaço.... ja tani sa here te kemi ndonje hall te merremi me ndonje sport ekstrem se na zgjidhet halli :P
    Kot nuk te lene gruaja dhe me tre femije ka pasur hall qyqa ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ka shkuar shume te Cirku ky me duket,ose ka pare shume ate shown Spiderman
    dhe eshte frymezuar te fluturoje lol.I ka ngelur ne mendje dirty harry 1 me duket.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  18. #18
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Ëhë s'doli burrë dhe ky, s'ja majti me u hedh.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    EKSKLUZIVE/Zhuri për News24: Majë vinçit për lekët e burgut

    TIRANË- 53-vjecari Xhemal Zhuri, i cili tentoi një ditë më parë ti jepte fund jetës, duke u hedhur nga një vinc rreth 84 metra lartësi deklaron se mosmarrja e fondit të kompensimit për vitet e burgut, që përbëjnë edhe burimin e vetëm të jetesës për të, ka qenë arsyeja që ka shtyrë 50-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen.

    Në një intervistë eksluzive për NEWS24 ai shpjegon arsyet e hedhjes së tij. Zhuri rrëfen se ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të marrë kompensimin financiar për 22 vitet e burgut, ndërkohë që nuk ka marrë asgjë.

    “Shkaku, ishte pa punë, pa lek, nuk po na i japin që na i ka bo minitsri a e drejtësisë po na mashtron, kemi vuajtur gjithë jetën, dola nga burgu, mora pjesë në hedhjen e bustit të Enver Hoxhës. Kam qenë i burgosur politik, mbi 10 vjet në burg. Shteti të na japë dëmshpërblim, janë bërë dokumentat dhe nuk dimë më ku janë. Kemi harxhuar lek për të bërë dokumentat, mora një këst dëmshpërblim, tani po pres këstin tjetër. E kisha ndarë mëndjen për t’u hedhur”,- deklaroi Zhuri.

    “Më ka rënë bretku në Spac, kërkoj lekët e punës dëmshpërblim për birucën por edhe që kam punuar atje, por të më lidhin pension, të paktën të firmos diku”, theksoi me tej Zhura.

    Xhemal Zhuri, deklaroi live në studion e lajmeve në NEWS24 se kërkon vëmendjen e duhur nga shteti.
    “Unë bëj paralajmërim që shteti sic i rrimë ne korrekt, të jetë korrekt me neve. Dua djersën time ”, tha ia.

    Zhuri shprehet se i vetmi burim i të ardhurave në familjen e tij me të cilën mban edhe 3 fëmijët është rroga e gruas së tij. 50- vjecari thekson se ditën e dielë vendimin për tu ngjitur në vinc ishte se ksihte vendosur ti jepte fund jetës së tij. 53-vjecari rrëfen se nuk është hedhur vetëm falë këmbënguljes së, zv/drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili negocioi me të.

    (el.me/BalkanWeb)

  20. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin

    Dy llogari te shpejta.

    2012 - 1991 = 21 vjet

    53 - 21 = 32 vjeç ka qene ky tipi kur ka marre pjese ne hedhjen e bustit te Dulles.

    Thote se ka bere 22 vjet burg ne fillim, pastaj me poshte ulet ne 10 vjet.

    32 - 22 = 10 vjeç, ky tipi paska hy ne burg politik. Ne kete moshe, perfundoje ne koloni.

    32 - 10 = 22 vjeç, ky tipi paska hy ne burg politik (versioni me i besueshem).

    Dyshoj fort se mund te kete qene nje i burgosur politik. Ndoshta mund te kete qene nje i burgosur ordiner, me shtesen +10 vjet "Agjitacion e Propagande".
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •