Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Post "Masakrën e 4 shkurtit 1944 e bënë kosovarët"

    TIRANE-Xhelal Staravecka më 1966 shkroi kujtimet e tij si kryexhandar. Ne kete artikull te botuar sot nga Gazeta Shqiptare vijne fragmente nga libri në proces botimi i Xhelal Staravecit "Përballë gjyqit të historise", kujtime historike: 1914-1966.

    "Drejt fundit të janarit 1944, Mehdi Frashëri, me anën e Ali Klisurës, më thirri të shkoja në Tiranë. Kur shkova në Regjencë, Mehdi Frashëri më propozoi të qëndroja në Tiranë si komandant i xhandarmërisë së rrethit me cilëndo gradë që të dëshiroja. Në atë rast e luta regjentin të më lejonte 5-6 ditë të mendohesha. Natyrisht, përdora këtë formulë për mos ta refuzuar aty, sy për sy, pasi një mision të atillë nuk doja ta dëgjoja dhe jo më ta përqafoja. Në Tiranë dëshiroja të qëndroja për të punuar për krijimin e "forcës së tretë", por jo me ofiq dhe sidomos me atë të xhandarmërisë. Mirëpo kur arrita në Tiranë nuk pata vështirësi të konstatoja atë gjendje që edhe sot kur e kujtoj më rrëqethet mishi.
    Në 2 shkurt (nuk kisha veç dy ditë që ndodhesha në Tiranë), kur dola në mëngjes nga hotel "Dajti" ku banoja, u ndodha përpara asaj gjëme dhe mynxyre, atij turpi dhe asaj nate të errët, atij veprimi kriminel që regjimenti "Kosova" kishte hedhur në një të dhjetën e popullsisë shqiptare, pasi Tirana në atë kohë numëronte më se njëqind e tridhjetë mijë banorë. Kuptohet vetvetiu se ajo panoramë e shëmtuar më tronditi nga thellësitë më të fundit të qenies time.
    Ata diva djem që në dejet e tyre qarkullonte gjak thjeshtësisht shqiptar, me ndjenja kaloreske si mund të jenë bijtë Kosovës sonë të robëruar, i kishin transformuar në bisha të egra dhe grabitqare udhëheqësit e tyre, si Ago Agaj që ishte përgjegjësi kryesor, si Xhafer Deva e të tjerë, deri tek komandanti direkt i atij njësiti, një pjellje e shëmtuar e familjes patriote Boletini të Mitrovicës, kolonel Bajazit Boletini, një shtazë me fytyrë njeriu, që nuk kishte asnjë respekt për jetët e të tjerëve.
    ...Djemtë e dashur dhe të shtrenjtë të Kosovës së dhembur, të transformuar në bisha të egra nga vepra e turpit e kryetarëve të tyre që ceka më lart, kishin rënë si ujqër në kope të dhenve dhe, ashtu, me pretekst kontrollin, gjoja për të mbrojtur Tiranën dhe popullsinë e saj nga aksionet komuniste, pa pikën e pendimit, të frikës apo të turpit, po e plaçkitnin atë mëhallë, duke përvetësuar me përdhuni çdo gjë që ishte e vlefshme. U betohem se shumë grave u hiqnin nga veshët dhe nga gishtërinjtë e duarve vëthët dhe unazat. Ajo skenë më tërboi, aq sa u betohem, u betohem në nderin e së Vërtetës se aty, dhe në atë çast, vendosa të pranoja propozimin që më bëri regjenti Mehdi Frashëri, vetëm për të shpëtuar popullsinë e Tiranës nga tmerri, nga gjëma, nga veprimi i turpshëm, nga ndyrësia ekstreme, nga çnderimi i papërshkruar e nga nata e errët në të cilën ai regjiment kishte zhytur popullin e kryeqytetit... Pas 5 ditëve shkova në Regjencë dhe i thashë Mehdi Frashërit se pranoja barrën që ai më kishte propozuar ta merrja mbi shpinë, natyrisht për ta shpëtuar Tiranën nga një rrebesh tjetër si ai i 4 shkurtit.
    -Po, i thashë, jam gati të vihem nën dispozicionin tuaj, pasi u konsideroj një nga atdhetarët më të mirë sot gjallë e, nga ana tjetër, pasi Tirana ka nevojë për një dorë të fortë për ta shpëtuar popullsinë e saj, jo nga komunizmi, por nga vepra kriminele e antikomunistëve, ...nga antikomunizmi kusar dhe shtazor, por vetëm më një konditë...
    Nuk më la të shfaqja mendimin tim dhe më tha:
    -Me qenë se kam krejt besim tek ti, nuk është nevoja të vesh asnjë konditë.
    Atëherë, i thashë se grada ime ishte e shokëve të mi të kursit të Akademisë Ushtarake, Kapiten i klasit të parë.
    Nata e Shën Bartolomeut
    në 4 shkurt 1944
    Mbi çështjen e natës së Shën Bartolemeut në 4 shkurt 1944, në 3 shkurt, në mos gabohem, erdhi Kadri Cakrani nga Berati e të nesërmen dy komunistë shtinë dhe vranë një nga rojet personale të Kadriut si dhe xhajën e Xhafer Devës. Nga ai aksion komunist u bë ajo kasaphanë atë natë që iu kushtoi jetën më tepër se shtatëdhjetë personave të pafajshëm.
    Në atë masakër nuk kam pjesë, pasi komandën e xhandarmërisë së kryeqytetit e mora më 13 shkurt. E, në sa i takon asaj çështjeje, kam dëgjuar se edhe qeveria e Tiranës e regjimit të sotëm nuk më ka akuzuar. Atë gjak e bëri regjimenti "Kosova", i urdhëruar nga ministri i Brendshëm Xhafer Deva, në bazë të një liste përgatitur për të gjatë ditës në bashkëpunim me Ballin. Ministrit të Brendshëm, Xhafer Devës, njësiti komunist i vrau xhaxhain dhe komandantit të përgjithshëm të Ballit, Kadri Cakranit, i vrau një nga shërbëtorët e tij. Meqenëse Tirana ishte stan pa qen, Kadri Cakrani dhe Xhafer Deva ishin të mjaftueshëm të bënin atë masakër që bënë.
    Sidoqoftë, dua të theksoj se shumë persona u vranë atë natë me pretekst si hakmarrje kundra komunistëve, kurse në të vërtetë shumëkush u vra për llogari personale, si, për shembull, Tahir Zajmi vajtonte djaloshin intelektual Ramiz Trenin duke akuzuar Xhelal Mitrovicën se e vrau thjeshtësisht për inate personale atë natë me regjimentin Kosova. Një tjetër plagë turpi: Xhafer Deva në personelin e sigurimit të tij kishte dhe një vagabond, njëfarë Nexhip Mitrovica që kërkonte gjithë ditën në Tiranë "ezmer gjyzelër" (çuna të zeshkët). Për cilin?...
    Masakrën e 4 shkurtit e bëri Xhafer Deva me Kadri Cakranin, që do të thotë qeveria nga një anë, megjithëse Rexhep Mitrovica, kryetari i qeverisë, jo vetëm nuk pati dijeni mbi përgatitjen dhe kryerjen e asaj vepre të shëmtuar, por të nesërmen deshi të jepte dorëheqjen, dhe, në tjetrën anë, Balli Kombëtar.
    Mehdi Frashëri u hidhërua tej çdo kufiri, por ç'mund të bënte për atë krim të kryer? Ai kishte rënë në një gjendje shumë të keqe, qoftë me Ballin, qoftë me qeverinë, eksponentët e të cilëve ishin lidhur shumë ngushtë me gjermanët.
    Sa për mua nuk kam pjesë në atë masakër, pasi në Tiranë në atë kohë isha vetëm mysafir e nuk isha as me Ballin, as me qeverinë, pasi komandant i Tiranës u bëra në 13 shkurt 1944. Punë fillova të nesërmen, në 14 shkurt. Dhe posa fillova punë, e para gjë që bëra, dhashë urdhër, them dhe e përsëris, dhashë urdhër, megjithëse atyre që u dhashë urdhër nga gradat dhe ofiqet ishin shumë më lart nga unë, që regjimenti "Kosova" të mos përzihej as në punën më të vogël në Tiranë, pasi përndryshe kisha për t'i qëlluar pa asnjë kursim edhe pse në zemrën time ata ishin vëllezërit më të dashur dhe më të dhembsur, si shqiptarë të robëruar. E nuk mjafton, por u thashë atyre që atë regjiment e quanin si fuqi personale të tyren, ta largonin nga Tirana brenda javës. Pasi nuk pati udhë tjetër, brenda asaj kohe ai regjiment la Tiranën.
    Ago Agaj, që kishte disa llogari të vjetra personale për t'i rregulluar me disa në krahinën e vet, e çoi regjimentin "Kosova" në Vlorë dhe krahinat përreth, mirëpo rregullimin e atyre llogarive e volli dhe e volli keqas pa shkuar një kohë e gjatë, pasi, pse, pas nisjes së tij në mërgim, në Tiranë i vranë babën Shero Eminin. E, për t'i paguar Agua krimet dhe llogaritë personale që kreu me anën e regjimentit "Kosova", po ai që i vrau babën, doli jashtë si i mërguar, natyrisht pasi Agua i kishte përvëluar shpirtin, pasi i kishte vrarë të vëllanë, i ra Agos dhe e plagosi rëndë në Reggio Emila të Italisë. Këto janë atdhetarizmat e nacionalizmit shqiptar. Patjetër kush këndon këto episode, çuditet kur sheh si protagonist Ago Agajn si protagonist në çështjen e regjimentit "Kosova".
    Dhe ja si qëndron puna:
    Ago Agaj si "deutsche kultur" nuk pati sukses pranë italianëve, kur na u bënë sundonjës në vatër. Në 1941, ku Gjermania mësyu dhe shkatërroi Jugosllavinë, e la Malin e Zi, Kosovën dhe Metohinë nën influencën italiane, mirëpo në anën e vijës gjermane kishin mbetur edhe toka shqiptare, si Mitrovica e të tjera krahina. Mitrovicarët shqiptarë, për të mos ndenjur nën administratën serbe, u çuan dhe formuan, ose më mirë të themi proklamuan Mitrovicën e të tjera toka si "autonome", duke u shkëputur nga administrata serbe, natyrisht nën pushtimin gjerman. Ago Agaj i "deutsche kultur" vrapoi me të shpejtë në Mitrovicë dhe atje, meqenëse është dinaku më i përsosur për të ngatërruar e korkolepsur punët më keq, rregulloi dhe çrregulloi, bëri dhe ç'bëri ç'i erdh për dore. Aktiviteti i tij do të ishte kufizuar vetëm në Mitrovicë po të mos kishte kapitulluar Italia. Pas kapitullimit të Italisë, gjermanët erdhën dhe pushtuan dhe Shqipërinë. Kështu në atë rast edhe "deutsche kultur"-ët e Mitrovicës: Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica, Rexhep Mitrovica e shumë të tjerë e, natyrisht, me ta dhe Ago Agaj erdhën në Tiranë. Me qenë se ky i fundit nuk donte të vinte në Tiranë vetëm më pendën në xhep, por me një fuqi që t'u imponohesh atyre që mund ta rivalizonin, ai bashkë me mizat e asaj qeverie të vogël të Mitrovicës erdhën dhe u ngulën në Tiranë dhe formuan qeverinë nën regjentin Mehdi Frashëri, duke prurë me vete dhe regjimentin që kishin formuar dhe organizuar në Mitrovicë... "
    Paris, dhjetor 1966
    (Fragment nga libri në proces botimi i Xhelal Staraveckës "Përballë gjyqit të historisë", kujtime historike: 1914-1966, nga shtëpia botuese "Naimi")

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164
    Do përsëritet kjo të paktën edhe njëherë, e pastaj do t'ia bashkangjesim Shqipërinë, Dardanisë tonë burrnore.
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Me vjen shum keq qe duhet te beheshim ne shembull qe te mesojn te tjeret nga ana tjeter me vjen inat qe armiqt tan qeshin me episode te tilla qe perjetoj populli jon.

    Hylltar ate burerin tregoje me shkaun jo me vllaun se po u perserit historia ne ate menyr prap 50 vjet te ndar i bie te jemi.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •