Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Ministria e Diasporës do t'ua "mësojë" gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës!!

    Faqja elektronike ”gjuha ime” me gabime të shumta gjuhësore!

    Ministiria e Diasporës përzihet në punët e Minsitrisë së Arsimit, shkencës e kulturës

    Ditë më parë në RTK u dha një lajm ”pompoz”, ku Ministria e Diasporës i paska dhënë vetes ”zahmet” për të krijuar një faqe elektronike, me qëllim që t’u mësojë gjuhën e nënës fëmijëve nëpër ngulimet shqiptare ( diasporë).

    Në radhë të parë kjo nuk është punë e Ministrisë së Diasporës, por është detyrë e specialistëve të arsimit, gjegjësisht e Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Kulturës.

    Kësaj faqeje i mungon shumëçka.

    Në radhë të parë, këtu nuk di njeriu se cilët janë ata ”specialistë” të gjuhësisë që do t’ua mësojnë gjuhën e nënës fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, d.m.th. nuk ka një redaksi.

    Faqja nuk është ende komplete, madje mund të thuhet se vetëm sa ka filluar – nëse ka filluar. Hë për hë komplet ishte një fletore pune, por me gabime. Aty nuk jepet saktë pamja e shkronjave të dorës. Mbi të gjitha, fotografitë sqaruese që janë dhënë për disa shkronja, unë nuk po e di kuptimin e tyre, lëre më fëmijët!!

    E dyta, në shumicën e fjalëve, shkronja ”ë” ( ndoshta meqë teknikët nuk dinë ta nxjerrin këtë shkronjë) shkruhet vetëm ”e”.

    Tjetra: shkruhet gabimisht përemri pyetës ”ç’ ”. Në vend të tij përdoret trajta ”q”, të cilën zakonisht e përdorin gabimisht shqiptarët jashtë truallit amtar…

    Nëse në këtë fillim, kur ka pak shkrime, ka kaq gabime, çfarë pritet nga kjo faqe në të ardhmen!

    Unë kisha një këshillë për këtë grup drejtues ( që nuk dihet kush janë ): Nëse financimin e kësaj faqeje e bën Ministria e Diasporës, përmbushjen me materiale shkencore le ta bëjnë spacialistët e gjuhësisë.

    Gjithqysh të bashkëpunohet me mësuesit në ngulimet shqiptare ( diasporë), sepse ata dinë më së mirë se çka u duhet fëmijëve jashtë atdheut.

    Si faqe dhe si nismë e përkrah plotësisht, por si brumë ( atë që sjell) për momentin jam kategorikisht kundër.

    Faqja ka këtë adresë: www.gjuhaime.com

    Shikojeni dhe binduni edhe vetë.

    Kjo faqe duhet të jetë e nivelit akademik, sepse është punë shumë e ndjeshme dhe të shumtën e herës nuk mjafton vetëm dëshira për të bërë diçka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-02-2012 më 22:01
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Dy poezi

    Në poezinë "Bagëti e bujqësi" është përdorur gabimisht përemri pyetës "ç" ( q)

    Te poezia "Mëmëdheu" në tekst nuk përdoret shkronja "ë"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Forma e shkronjave të dorës nuk është e saktë

    Shikoni dhe binduni

    Mbi të gjitha, fotografitë sqaruese që jepen për disa shkronja, unë për vete nuk po e gjej kuptimin e tyre!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-02-2012 më 21:36
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ministritë dhe akademitë po mbushen me njerëz të paaftë.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bobo cfare faqe! E pashe! Ishte sikur ta kishte shkruar ndonje nga ata pijanecet qe rrine lokaleve...plot me gabime e vetem gjuhe shqipe ne disa raste nuk ishte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    te pakten ekziston si faqe

    po shqiperia pse nuk e ka nje te tille

    mire do ishte
    qe kosova dhe shqiperia te hapin nje faqe te perbashket

  7. #7

    Këta qenkan dhe sederli, o Edvin83/ më përjashtuan nga facebook-i tyre /

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Bobo cfare faqe! E pashe! Ishte sikur ta kishte shkruar ndonje nga ata pijanecet qe rrine lokaleve...plot me gabime e vetem gjuhe shqipe ne disa raste nuk ishte.
    Këtyre miqve u shkrova edhe në facebook, në mënyrë miqësore që të kishin kujdes, sepse kjo është çështje e ndjeshme, por këta e fshin postimin tim.

    Pastaj, natyrisht u ndjeva pak keq dhe u shkrova: si do t'ia mësosh gjuhën fëmijës kur vetë bën gabime!

    tash ata humbën toruan dhe më përjashtuan krejt.

    shikoni fotot
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-02-2012 më 09:24
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    gallate diaspore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtyre miqve u shkrova edhe në facebook, në mënyrë miqësore që të kishin kujdes, sepse kjo është çështje e ndjeshme, por këta e fshin postimin tim.

    Pastaj, natyrisht u ndjeva pak keq dhe u shkrova: si do t'ia mësosh gjuhën fëmijës kur vetë bën gabime!

    tash ata humbën toruan dhe më përjashtuan krejt.

    shikoni fotot
    demokraci alla shqipetarqe

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    gallate diaspore.
    Jo këtë e ka bërë Minstria e Diasporës!! ose e ka bërë dikush në emër të saj!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11

    ballina e ninullave me gabime

    sot njoftuan se kanë nxjerrë edhe disa ninulla.

    Askund "ë"-ja dhe një titull gabim: nena te don shum!!!

    Hajde gjuhë hajde
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-02-2012 më 09:42
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    unë përdor tastjerë internacionale.

  13. #13

    Më në fund u përgjigjen

    Kur u shkrova nga një adresë tjetër, sepse në atë tjetrën më kanë bllokuar u përgjigjen
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-02-2012 më 21:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo "Me japësh gezim ne jetë" qenka shumë e fortë Se çfarë lloj gjuhe është nuk dihet, por kam përshtypjen se kanë dashur të thonë "Më dhënsh/dhansh gëzim në jetë". Edhe një kinez me dy javë mësim të gjuhës shqipe do ta kishte shkruar më mirë.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Unë jam i sigurt se këtë nivel që ka Ministria e Arsimit në Kosovë, ka dhe Akademia e Shkencave të Kosovës. Se ku lexova që disa akademikë kosovarë i kishin kërkuar Akademisë së Tiranës heqjen e shkronjës ë nëpër disa fjalë.

    Këta nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë që shkronja ë është baza e gjuhës shqipe, dhe kur nuk kuptojnë dot një gjë kaq të thjeshtë, si mund të kuptojnë gjëra më të vështira?!

    Kosova me sa kuptoj, s'ka gjuhëtarë, ose mund të ketë ndonjë tek-tuk, por mbyten nga shumica e paaftë. Niveli i shumicës së tyre nuk mendoj që është më i lartë se ai i anëtarit Baptist.

    E vetmja ndihmë që këta mund t'i japin gjuhës shqipe, është të mos merren me gjuhën.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Fatkeqësisht saktë, o -BATO-!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17

    Një koment nga facebook-u

    Ejup Krasniqi - Prof i nderuar jemi mbush me ministri qe nuk dine as shkrim lexim .edhe pa ministrin e tille diaspora ka dite din e do te dine te ruaj identitetin kombetar
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #18
    Këta tipar qenkan edhe tipa nevrikë e kokëfortë. Ende nuk paskan marrë masat për t'i evituar gabimet!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sikur hashimi.. te rreshtohej ne korin qe shan e shpif per berishen ..sipas hurit te dirigjent edvinit.. sikurse bejne shumica ne kosove e tirane.. ju enveroistet e diaspordhes.. nuku do i gjenit asnje gabim qeverris thaqi..

    as ju e as albin vevoja.. e qose lepekoja.. e veton baton shkelzen maliq mavroja..

    ..

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Faqja elektronike ”gjuha ime” me gabime të shumta gjuhësore!

    Ministiria e Diasporës përzihet në punët e Minsitrisë së Arsimit, shkencës e kulturës

    Ditë më parë në RTK u dha një lajm ”pompoz”, ku Ministria e Diasporës i paska dhënë vetes ”zahmet” për të krijuar një faqe elektronike, me qëllim që t’u mësojë gjuhën e nënës fëmijëve nëpër ngulimet shqiptare ( diasporë).

    Në radhë të parë kjo nuk është punë e Ministrisë së Diasporës, por është detyrë e specialistëve të arsimit, gjegjësisht e Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Kulturës.

    Kësaj faqeje i mungon shumëçka.

    Në radhë të parë, këtu nuk di njeriu se cilët janë ata ”specialistë” të gjuhësisë që do t’ua mësojnë gjuhën e nënës fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, d.m.th. nuk ka një redaksi.

    Faqja nuk është ende komplete, madje mund të thuhet se vetëm sa ka filluar – nëse ka filluar. Hë për hë komplet ishte një fletore pune, por me gabime. Aty nuk jepet saktë pamja e shkronjave të dorës. Mbi të gjitha, fotografitë sqaruese që janë dhënë për disa shkronja, unë nuk po e di kuptimin e tyre, lëre më fëmijët!!

    E dyta, në shumicën e fjalëve, shkronja ”ë” ( ndoshta meqë teknikët nuk dinë ta nxjerrin këtë shkronjë) shkruhet vetëm ”e”.

    Tjetra: shkruhet gabimisht përemri pyetës ”ç’ ”. Në vend të tij përdoret trajta ”q”, të cilën zakonisht e përdorin gabimisht shqiptarët jashtë truallit amtar…

    Nëse në këtë fillim, kur ka pak shkrime, ka kaq gabime, çfarë pritet nga kjo faqe në të ardhmen!

    Unë kisha një këshillë për këtë grup drejtues ( që nuk dihet kush janë ): Nëse financimin e kësaj faqeje e bën Ministria e Diasporës, përmbushjen me materiale shkencore le ta bëjnë spacialistët e gjuhësisë.

    Gjithqysh të bashkëpunohet me mësuesit në ngulimet shqiptare ( diasporë), sepse ata dinë më së mirë se çka u duhet fëmijëve jashtë atdheut.

    Si faqe dhe si nismë e përkrah plotësisht, por si brumë ( atë që sjell) për momentin jam kategorikisht kundër.

    Faqja ka këtë adresë: www.gjuhaime.com

    Shikojeni dhe binduni edhe vetë.

    Kjo faqe duhet të jetë e nivelit akademik, sepse është punë shumë e ndjeshme dhe të shumtën e herës nuk mjafton vetëm dëshira për të bërë diçka.
    pak ndihme:
    shkronja "ë" krijohet duke klikuar njëkohësisht alt +137 = ë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-10-2012 më 13:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •