Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14

Tema: Hamdi Salihi

  1. #1

    Hamdi Salihi

    Zyrtare / Hamdi Salihi ne Amerike te DC United

    Hamdi Salihi i ka dhene fund spekullimeve per te ardhmen e tij. Ai do te vazhdoje karrieren ne kontinentin amerikan, ne ligen superiore te ketij vendi, Major League Soccer.

    Ashti sic lajmeroi faqja jone dje, drejtuesit e skuadres nga Washinton, kishin nisur kontaktet per sulmuesin shqiptar me skuadren e tij Rapid Viena. Tratativat u nisen me ndihmen e Branko Boshkovic, lojtar i DC United qe ka luajtur me pare me Salihin te Rapid.

    Lajmi behet i ditur nga faqja zyrtare e DC United qe lajmeron firmen e sulmuesit shkodran. Ai do te marre statusin e "Designated Player", nje term qe perdoret per ata lojtare qe paguhen me me shume se $415,000 ne vit. Klubet amerikane kane nje tavan per rrogen totale te skuadres dhe nepermjet ketij rregulli vetem $415,000 llogariten kundrejt ketij limiti e me pas klubi mund te paguaje edhe me shume.

    Mendohet se Salihi do te perfitoje mbi $500,000, por shifrat financiare te kontratave zakonisht nuk publikohen nga klubet amerikane. Ai do te kete nje kontrate dy vjecare me nje opsion nga klubi edhe per nje vit te trete, ben te ditur menaxheri i lojtarit, Dejan Drobnjak, qe jeton ne New Jersey.

    DC United gjithashtu ka paguar edhe Rapidin por shume nuk behet e ditur. Megjithate mendohet te jete rreth cmimit qe ofroi edhe skuadra kineze, pra rreth $500,000 per kartonin e Salihit. Kontrata e tij skadonte ne fund te sezonit.

    Salihi do ti bashkohet zyrtarisht skuadres se re pasi te marre vizen e punes P-1, Certifikaten e transfertes nderkombetare si dhe te kaloje kontrollin mjekesor, gjera te zakonshme per nje transferte ne Amerike.

    "Jemi te kenaqur qe arritem te sjellim ne Amerike dhe sidomos te skuadra jone nje sulmues si Salihi" tha menaxheri i DC United Dave Kasper. "Ai eshte nje shenues i shkelqyer dhe ka treguar se di te shenoje ne cdo nivel qe ka luajtur. Jemi te sigurte qe ai do te jete nje pjese e rendesishme e skuadres tone dhe mezi presim qe ta shikojme ne fushe ne mars".

    Hamdi Salihi ka shenuar 163 gola ne 289 ndeshje zyrtare qe ka luajtur, nje mesatare mjaft e mire.

    Hamdi Salihi eshte afruar te DC United per te zevendesuar Charlie Davies, lojtar amerikan qe ishte ne huazim nga Sochaux dhe qe u kthye tashme ne France.

    DC United eshte klubi me i mire ne historine e kampionatit amerikan MLS, duke fituar trofeun kater here, me shume se cdo skuader tjeter.

    Ne MLS luan edhe nje shqiptar tjeter qe eshte pjese e skuadrave te moshave te Amerikes, Dilaver Duka. (FutbolliShqiptar.net)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5

    Hamdi Salihi is joining Dilaver Duka in the Mls!!!


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    S'me duket shume levizje zgjuar nqf se do flasim per karrieren. Ndersa nqf se do flasim per anen financiare eshte tjeter pune. Kombetares per mendimin tim i ben shume pak pune. E para jane 10 ore fluturim ,e dyta sezoni amerikan ka kalendar tjeter me ate evropian. Pra me pak fjale kombetares mund t'i vije dhe jashte forme per shkak te sezonit ne USA. Gjithsesi i uroj suksese.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    Per nivel aty aty jane besoj me Austrine. Po ajo eshte problem, largesia e madhe dhe kalendari ndryshe.

    Gjynaf qe nuk arriti te shkonte ne nje kampionat tamam

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Shume mire beri qe do te shkojen e USA. Me mire se te qendronte ne stol tek Rapidi. Ne moshen e tij ka shume rendesi edhe ana financiare. Dhe besoj se nese do te paraqitet mire ne MLS, do te vijne patjeter ofertat e kenaqshme nga Europa.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5
    DC United Vs Columbus Crew Match Up
    http://www.youtube.com/watch?v=bjeCSwK2Bns

  7. #7

  8. #8
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Sa vjec eshte ky lojtar?

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Shume mire beri qe do te shkojen e USA. Me mire se te qendronte ne stol tek Rapidi. Ne moshen e tij ka shume rendesi edhe ana financiare. Dhe besoj se nese do te paraqitet mire ne MLS, do te vijne patjeter ofertat e kenaqshme nga Europa.
    28 nuk eshte moshe e madhe. Bogdani po luan 35 vjec ne Serie A akoma. Nese dontete bente karriere duhej te mundohej per skuader ne Europe, po mesa duket s'ka me shporesa per ate pune.

    Ne krahasim me Rapid besoj se eshte shume me mire ne Amerike. Do luaj dhe merr me shume rroge.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5

    Carolina Challenge Cup

    [SIZE="4"]D.C. United vs Columbus Crew Saturday, March 3 at 5:00pm for the LIVE stream.[/SIZE]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Hamdi Salihi vazhdon tė mrekullojė Amerikėn

    Shkodrani shėnoi nė fitoren 3-1 nė pėrballjen DC Junajtid-Ēarlston

    Hamdi Salihi konfirmon impaktin e jashtėzakonshėm nė futbollin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sulmuesi i Kombėtares shqiptare ka realizuar edhe golin e dytė me DC Junajtid, nė fitoren 3-1 qė skuadra nga Uashingtoni ka arritur pėrballė Ēarlston Bateri.
    Me kėtė fitore, DC Junajtid i mjaftuan vetėm dy ndeshje pėr tė triumfuar nė turneun “Carolina Challenge Cup”, ndėrsa mė parė ata kishin mposhtur Ēikago Fajėr, pikėrisht me rrjetėn e Salihit.
    Kjo ishte hera e tretė radhazi qė skuadra e Uashingtonit fiton aktivitetin, ndėrsa trofeu ka njė shije tė veēantė pėr Salihin qė e nis aventurėn nė mėnyrėn mė tė suksesshme tė mundshme, me gola dhe kupė.
    Nė ndeshjen kundėr Ēarlston, “bomberi” kuqezi u aktivizua si zėvendėsues nė tė 70-ėn, megjithatė, atij i mjaftuan vetėm 17 minuta nė fushė pėr ta dėrguar topin nė rrjetė, pas njė aksioni fantastic tė Volf.
    Kjo ishte rrjeta e dytė nė dy ndeshje me DC Junajtid pėr Salihin, qė ėshtė shprehur mjaft I kėnaqur pėr paraqitjen, duke nėnvijėzuar se “realizimi i golave ėshtė detyra e tij, ndėrsa ai po ambientohet gjithmonė e mė tepėr me skuadrėn, ndėrsa ekipi vazhdon tė pėrmirėsohet pėrpara startit tė sezonit tė ri”.

    time.al
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  12. #12
    Salihi gol ne Kupe, kualifikohet DC United

    Hamdi Salihi ka rifituar vendin e tij nė formacionin titullar tė DC United dhe po ndihmon kėtė skuadėr tė kthehet nė njė protagoniste falė golave tė tij. Sulmuesi shkodran ka shėnuar edhe nė suksesin 2-1 tė ekipit tė tij nė Kupėn U. S. Open, goli i 5-tė nė 7 ndeshjet e fundit tė skuadrės, duke treguar se ėshtė nė njė formė tė shkėlqyer.

    DC United ka fituar kunder Richmond Kickers nga nje kategori me poshte, duke u kualifikuar keshtu per me tej. Ne stadiumin e Universitetit te Richmond kane qe te pranishem rreth 5000 tifoze.

    Salihi i ka dhėnė avantazhin ekipit tė tij nė minutėn e 24-t pas njė aksioni spektakolar ne bashkepunim me Maicon Santos ku ka kaluar edhe portierin. Shkodrani eshte zevendesuar ne pushim te ndeshjes nga Nick DeLeon.

    DC United ėshtė dashur tė shkojė nė kohėn shtesė tė takimit pasi kundėrshtarėt e Richmond Kickers kanė barazuar falė njė 11-metėrshi.

    Vetėm njė gol nė kohėn shtesė i Saragoza ne minuten e 107-e i ka dhėnė mundėsinė skuadrės sė Salihit qė tė kalojė nė turin tjetėr ku do tė pėrballet me Filadelfia Union.

  13. #13
    Salihi nder lojtaret me te paguar ne Amerike

    Futbollisti shqiptar, Hamdi Salihi ėshtė njė nga lojtarėt mė tė paguar nė kampionatin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sipas listes se publikuar nga sindikata e futbollisteve te Major League Soccer, vėrtetohet se sulmuesi shkodran ėshtė nė listėn e 25 lojtarėve mė tė mirė-paguar nė Amerikė.

    Sipas shifrave te publikuara ne faqen zyrtare, Hamdi Salihi ka nje rroge baze prej 305.460 dollaresh por me bonuset gjate sezonit 2012, rroga e tij eshte e garantuar te skoje te pakten deri ne 487.460 dollare.

    Nė krye tė listės ndėrkaq qėndron as mė shumė dhe as mė pak por sulmuesi francez, Tierri Henry, i cili paguhet 5.6 milionė euro nė sezon, duke lėnė pas njė tjetėr ish-shok skuadre te Barcelona si Rafael Markez dhe anglezin e shumėpėrfolur Devid Beckham. Nė ndryshim nga ēfarė mendohej, “The Spice-boy” nuk ėshtė futbollisti me rrogėn mė tė lartė pasi pati nje ulje rroge me kontraten e re qe firmosi, por ai ėshtė absolutisht sportisti qė pėrfiton mė shumė se cilido pėr shkak tė kontratave publicitare qė ka nėnshkruar, tė cilat i sjellin mė shumė se 20 milionė dollarė fitime nė vit.

    Nė Amerikė mėnyra e pagesave tė futbollistėve ndryshon shumė nė krahasim me Evropėn dhe gjithashtu ka edhe limite per rrogat qe mund te paguaj nje klub. Salihi klasifikohet te lista e "Designated Players" ne kampionatin amerikan, qe perfshin ata lojtare qe lejohen te paguhen me shume se limiti i rroges prej 350.000 dollaresh ne vit. Secila skuader lejohet te kete deri ne tre lojtare te tille dhe ka gjtihashtu nje limit per totalin e rrogave qe mund te paguaj.

    Salihi kaloi nė kėtė edicion tek DC United nga skuadra austriake, Rapid Viena dhe sė fundi ka rigjetur edhe rrugen e golit, qė i kishte munguar nė fillim tė transferimit. Ai ka shenuar kater gola ne kampionat dhe nje ne Kupen e Amerikes.

    Lojtarėt mė tė paguar

    1. Tierri Henri (Nju Jork) 5.6 mln USD
    2. Rafael Markez (Nju Jork) 4.6 mln USD
    3. Devid Bekham (L.A. Galaksi) 4 mln USD
    4. Robi Kin (L.A. Galaksi) 3.42 mln USD
    5. Torsten Frings (Toronto) 2.41 mln USD
    6. Landon Donovan (L.A. Galaksi) 2.4 mln USD
    7. Julian de Guzman (Toronto) 1.91 mln USD
    8. Dani Koevermans (Toronto) 1.57 mln USD
    9. Kris Bojd (Portland) 1.52 mln USD
    10. Fredi Montero (Siatėll) 756 mijė USD
    11. David Ferreira (FC Dallas) 705 mijė USD
    12. Duejn de Rosario (DC Junajtid) 663.193 USD
    13. Juan Pablo Angel (CD Ēivas) 600 mijė USD
    14. Shalrie Zhozef (Nju Ingland) 554.333 USD
    15. Branko Boskov (DC Junajtid) 545.367 USD
    16. Fredi Adu (Filadelfia) 519 mijė USD
    17. Hamdi Salihi (DC Junajtid) 487.460 USD
    18. Javier Morales (Salt Lejk) 477.500 USD
    19. Beni Feilhaber (Nju Ingland) 446 mijė USD
    20. Alvaro Saborio (Salt Lejk) 405.625 USD

    http://futbollishqiptar.net/

  14. #14

    Pėr: Hamdi Salihi

    Salihi shkon ne Kine?

    Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi ėshtė pranė nėnshkrimit tė njė kontrate me njė skuadėr nė kampionatin kinez. Bėhet fjalė pėr njė marrėveshje, e cila e mban sulmuesin tė lidhur pėr njė vit e gjysmė me njė vlerė prej 800 mijė dollarėsh. Nje rroge e majme kjo qe eshte aferisht e njejte me shifrat qe ai perfitonte te DC United ne Amerike.

    Skuadra kineze nuk bėhet ende e njohur, por nuk ėshtė ēudi qė tė jetė dhe skuadra qė drejtohet nga ish-trajneri i kombėtares, Josip Kuzhe, Tianin Teda, e cila e ka mbyllur kampionatin nė vendin e tetė nė renditjen pėrfundimtare. Salihi ishte nje prej sulmuesve te tij te preferuar te kuqezinjte dhe mendohet se ky bashkepunim mundte vazhdoje tashme ne Kinen e larget.

    Eksperienca e tij te DC Junajtid nuk ishte e sukseshme. Ai u prit me shumė optimizėm nė kėtė skuadėr, por paraqitja e tij nuk ishte ajo qė pritej, pasi ambjentimi ishte shumė mė i vėshtirė se sa pritej. Me kėtė ekip, ai luajti 22 ndeshje dhe shėnoi tetė gola, duke qenė dhe njė ndėr lojtarėt mė tė paguar nė skuadėr.

    Ai e nisi karrierėn si futbolist me skuadrėn e Vllaznisė, me tė cilėn luajti tre sezone pėrpara se tė transferohej te Panionios nė Greqi. Aventura e tij ishte e shkurtėr nė Greqi, duke u rikthyer te skuadra e Tiranės, ku shpėrtheu me lojėn dhe golat e tij. Nė vitin 2006 ai u transferua nė Austri, ku luajti me Riedin, me tė cilin luajti tre sezone. Pas eksperiencės me Ried, Salihi u transferua te Rapidi i Vjenės, ku luajti pėr tri sezone.

    Kalimi i tij te DC Junajtid nė SHBA, ndikoi jo pak nė aktivizimin e tij me kombėtaren shqiptare. Mesa duket, sulmuesi nuk ka hequr dorė nga largėsitė e mėdha, ku tashmė destinacioni i tij ėshtė nė drejtim tė Azisė. Nė karrierėn e tij, Salihi ka luajtur 280 ndeshje, duke shėnuar 147 gola, ndėrsa me kombėtaren shqiptare, sulmuesi ka luajtur 41 ndeshje, duke shėnuar 9 gola. http://futbollishqiptar.net/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •