Krahasim I humbjes se fuqise se Sansonit me gjendjen e kishes se Laodicese .

Teksti: Gjyqtaret. 16:19-21 dhe Zbulesa. 3:14-17

Si fillim nga vezhgimi dhe studimi i te dy pasazheve ne lidhje me kontekstin veme re se

edhe Sansoni edhe Kisha e Laodicese kishin nje te perbashket . Ne te dy rastet edhe

Sansoni edhe Kisha e Laodicese ishin thirrur nga Perendia per levizur dhe per te qene

bekim per ata qe e rrethojne si dhe per te qene luftetar kunder armiqve te Perendise .

Ne te dy rastet edhe kisha edhe Sansoni duhej te ishin ne levizje dhe jo te rrinin ne nje

pozicioin vaktesie, konkretisht Sansoni ishte ne preherin e Deliles kurse kisha e

Laodicese ishte ne nje gjendje vaktesie dhe krenarie duke pretenduar se kishte

permbushur misionin e vet duke menduar se ishte e pasuruar. Sansoni ishte thirrur per te

c’liruar Izraelin nga armiqte kurse kisha e Laodicese ishte thirrur per te qene drite ne

erresire. A po e permbushnin keto thirrjen e Perendise? Nga studimi i ketyre pasazheve

veme re se kjo nuk po ndodh. Keshtu pra Sansoni kishte lene pas dore thirrjen e

Perendise dhe madje jo vetem kaq por ishte duke jetuar edhe ne bote dhe duke shijuar

kenaqsite e kesaj bote si dhe duke i kushtuar me shume kohe Deliles se sa Perendise.

Ndersa Kisha e Laodicese ishte duke iu kushtuar me shume pasurive te kesaj bote dhe

aspak pasurive qe jane ne Perendine. Kjo gje e kishte bere kishen te largohej nga plani

dhe thirrja e Zotit per kishen si dhe te largohej nga Zoti duke qendruar ne vaktesi.

Edhe kisha edhe Sansoni mendonin se Zoti ishte akoma me ta. Ata pretendonin se ishin

ne regull por ne fakt ishin duke ia dhene fuqine e tyre kesaj bote. Sansoni po ia jepte

fuqine e tij Deliles dhe grave te tjera, kurse kisha po ja jepte fuqine e saj kesaj bote dhe

pasurive te saj. Cfare ndodhi? Pikerisht ajo qe mund te pritet prej kesaj gjendjeje ishte

humbja e vizionit , humbja e fuqise , humbja e pranise se Perendise, humbja e ngrohtesise

dhe e freskise .
Sic edhe veme re nga ky krahasim shikojme qe ashtu si edhe Sansoni e humbi fuqine e

Zotit dhe Zoti e braktisi, po keshtu Jezusi po paralajmeron kishen e Laodicese per te mos

qendruar ne ate gjendje me dhe per tu penduar . Ky duhet te jete nje mesim edhe per ne

sot dhe nje paralajmerim per kishen sot sepse ashtu sic Zoti e braktisi Sansonin dhe ashtu

sic Jezusi paralajmeroi kishen e Laodicese per vaktesine e saj qe do ta villte nga goja

keshtu edhe sot nese kisha nuk qendron dhe nuk leviz ne baze te vizionit qe ka marre nga

vete Zoti Jezus Krisht , keshtu edhe me ne sot ne kishen e sotme Jezusi do te veproje nqs

kisha nuk eshte e ngrohte apo e ftohte . Kisha eshte thirrur per te predikuar ungjillin dhe

per te arritur te humburit por jo per tu pasuruar me pasurite e kesaj bote . Kisha duhet te

ndjeke Perendine dhe te udhehiqet nga Fryma e Zotit . Kisha sot duhet te jete e ngrohte

ose e ftohte por kurrsesi e valet. Ne nuk duhet te rrime ne nje gjendje vaktesie si dhe nuk

duhet ti japim kohen kesaj bote ne duhet te japim jeten tone krejt Jezusit dhe te

sherbejme Atij per ate qe na ka thirrur. Nese nuk do te pendohemi dhe nuk do te

ndryshojme ne menyre qe te jemi ndjekes te Zotit atehere Zoti do te ngreje nje kishe tjeter.

Pergjate te dy pasazheve qe po shikojme veme re keto ngjashmeri te cilat edhe i shtjelluam.

Sansoni humbi fuqine e tij sepse kishte lene pas dore fjalen e Zotit , vizionin dhe ia kishte

dhene veten e tij mekatit edhe qejfeve te kesaj bote. Por keshtu ka ndodhur edhe me

kishen e Laodicese e cila kishte lene menjane fjalen e Zotit , vizionin e Jezusit si dhe ja

kishte kushtuar veten pasurive te kesaj bote. Kisha sot duhet te nxjerre mesim prej ketyre dy historive.

Kisha eshte e thirrur per te predikuar ungjillin te humburve. Te krishteret jane thirrur per te predikuar ungjillin te humburve.

Pyetje.

A jemi ne duke kuptuar thirrjen e Zotit per ne?
A jemi duke e permbushur kete thirrje?