Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Thirrja e Jezusit per Kishen

    Kush eshte thirrja e Jezusit per kishen e Tij?

    Tema : Thirrja e Jezusit per kishen e Tij.

    Qellimi:

    Une besoj se Perendia deshiron qe ne te levizim si kishe drejt te humburve, tu predikojme dhe qe ata te shpetohen.

    Le te shikojme se C’fare thote teksti ne lidhje me deshiren e Perendise. Le te shohim me nga afer te tre personat e Trinise.
    Ati , Biri, Fryma e Shenjte.

    A. Jezusi

    Veprat 1:8
    Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut``.

    Po te shikojme veprat 1:9 kuptojme se veprat 1:8 ishin fjalet e fundit te Jezusit para se te ngrihej ne qiell.
    Ai u kishte thene shume gjera dhe fjalet e fundit ishin ... veprat 1:8

    Veprat 1:9
    Mbasi i tha kėto gjėra, ndėrsa ata po e vėshtronin, u ngrit lart; dhe njė re e pėrfshiu dhe ua hoqi prej syve tė tyre.

    Ku po i fokuson Jezusi dishepujt?
    Pjeset kryesore te vargut 8 jane : Ju, Fuqi, Deshmitare, skajin e dheut.

    Jezusi eshte duke i fokusuar dishepujt tek deshmimi i ungjilit permes fuqise se Frymes se Shenjte (personi kruesor i pasazhit) ne te gjithe boten. Fjala e fundit eshte skaji i dheut. Jezusi e kishte shikimin tek te gjithe banoret e tokes qe akoma nuk ishin te shpetuar.

    Madje Jezusi u tha tre here qe do te mbusheshin me Frymen e Shenjte dhe ne te tre rastet Ai i fokuson ata tek te humburit.
    Lluka 24:49
    Vep 1:4-5
    Vep 1:8 qe ishin edhe fjalet e fundit para se te ngrihej ne qiell.

    Mqns Jezusi keto fjale te fundit ne nje fare menyre i perserit tre here madje po te shikojme me perpara edhe me teper dhe duke qene se ishin fjalet e fundit , keto ishin edhe fjalet me te rendesishme.
    Ishin keto fjale qe mund te quhen edhe si amaneti per kishen ose porosia per kishen .

    Prediko te humburve qe te shpetohen.

    Vazhdon........
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    B. Fryma e Shenjte
    Le te shikojme edhe ku deshiron SHpirti i Shenjte ti fokusoje apostujt.

    Lluka 24:48-53
    48
    Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave.
    49
    Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart``.
    50
    Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
    51
    Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell.
    52
    Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh.
    53
    Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen!


    Ne kete pasazh shikojme qe edhe pse Jezusi i fokusoj tek te humburit dishepujt , ata ishin ne tempull duke pritur per premtimin dhe c’fare do te ndodhte ?
    Ata ishin fokusuar tek Jezusi, dhe kjo eshte shume mire.
    Por kur Fryma e Shenjte erdhi mbi ta , jo vetem qe i fokusoj tek te humburit per nje cast por i drejtoi tek ata qe te predikonin. Veprat 2:4

    Kjo ishte ajo qe Jezusi donte dhe po i drejtonte dishepujt. Edhe Fryma e Shenjte i fuqizon ata per kete pune per te predikuar te humburve qe ata te degjojne dhe te besojne dhe te shpetohen.
    Shikojme edhe veprat 4:31- Pasi u rimbushen me Frymen e Shenjte predikuan ungjillin.

    Veprat 4 :31
    Dhe, mbasi qenė lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė, dhe e shpallnin fjalėn e Perėndisė me ēiltersi.


    Pra duket qe Fryma e Shenjte po i fokuson dishepujt tek te humburit.
    Deshira e Tij eshte tu tu predikojme ungjillin te humburve.

    Vazhdon......
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Po kush eshte deshira e Atit Perendi?
    C. Ati.
    Gjoni 3:16- lexo

    Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme.

    Pra edhe Ati deshiron qe bota te shpetohet.

    Jezusi tha tek Marku 16:15-16 qe te shkojme tu predikojme te humburve.
    Jezusi erdhi per delen e humbur
    Jezusi dha jeten per te humnburit
    Gjithashtu Jezusi i dha autoritetin e Tij dhe emrin e Tij kishes qe kisha te beje ato gjera qe Ai beri dhe kjo per te predikuar te humburve.


    Fryma e Shenjte na fuqizon per te predikuar te humburve.

    Jezusi dha jeten e Tij dhe gjithashka Ai kishte per te humburit

    Ati e dergoi Birin qe bota te shpetohet. Ati dhe Birin e Tij per te humburit.

    Vazhdon.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 02-02-2012 mė 11:37
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Le te shikojme pak edhe shkrimet se C’fare na thone ato per thirrjen e Perendise per kishen e Tij.

    a) Marku 16:20
    b) Mateu 28:18-20
    c) Gjoni21:24
    d) Lluka 24:49
    e) Veprat 28:30-31
    f) Roma 16:26


    Kjo eshte menyra se si perfundojne Ungjijte, kjo eshte edhe thirrja e Jezusit per Kishen e hereshme,per kishen dje , per kishen sot dhe per kishen neser dhe ne te ardhmen deri ne mbarim te koheve kur Jezusi do te vije serish.


    Marku 16:20
    Pastaj ata dolėn dhe predikuan kudo, ndėrsa Zoti bashkėvepronte me ta dhe e vėrtetonte fjalėn me shenjat qė e shoqėronin. Amen.

    Dishepujt predikuan ungjillin kudo tek te humburit.

    Mateu 28 :18-20
    18
    Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: ``Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.
    19
    Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,
    20
    dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen``.


    Kush eshte porosia e fundit e Jezusit per Kishen dhe me e madhja?

    Shkoni beni dishepuj .
    Sa duhet te zgjase kjo thirrje dhe kur perfundon?
    Deri ne mbarim te botes.

    Prediko ungjillin te humburve dhe bej dishepuj.

    Gjoni 21:24
    Ky ėshtė dishepulli qė dėshmon pėr kėto gjėra dhe qė ka shkruar kėto gjėra; dhe ne dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.


    Fjala kryesore ketu per aktivitet eshte deshmon.

    Deshmoni ungjillin dhe Jezusin te humburve dhe botes.

    Veprat 28 : 30-31
    30
    Dhe Pali ndenji plot dy vjet nė shtėpinė qė kishte marrė me qira dhe priste tė gjithė ata qė vinin tek ai,
    31
    duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė dhe duke mėsuar gjėrat e Zotit Jezu Krisht me shumė liri dhe pa ndalim.


    Pali predikonte dhe mesonte pa ndalim , kjo ishte thirrja e tij , ai e kishte kuptuar thirrjen e Zotit per kishen.

    Prediko ungjillin te humburve dhe bej dishepuj.

    Interesante eshte qe ky varg eshte edhe vargu i fundit i veprave te apostujve, ose i veprave te Frymes se Shenjte permes apostujve.

    Pra libri i veprave eshte libri i aktiviteteve shpirterore dhe vargu i fundit ose thenia e fundit per keto aktivitete eshte predikoj dhe mesoj ungjillin.

    Romaket 16 : 26
    por tani u shfaq e u zbulua me anė tė Shkrimeve tė profetėve, sipas urdhėrimit tė Perėndisė tė pėrjetshme dhe u njoh ndėr tė gjitha kombet, pėr t`i sjellė nė dėgjesėn e besimit,

    Romaket eshte libri teologjik qe flet me shume per drejtesine e Perendise dhe hirin e Krishtit.
    Libri teologjik i drejtesise se Perendise ne pasazhin e tij te fundit permban edhe porosine kryesore qe Zoti ka per kishen e Tij.

    Deshmimi i ungjillit dhe fjales se Perendise per ti sjelle te humburit ne degjesen e Besimit te Zotit qe ata te shpetohen.

    Pra duket qarte deshira e Perendise edhe ne kete pjese te shkrimit qe te humburit te degjojne ungjillin qe te besojne dhe me pas te shpetojne.

    A nuk eshte interesante se si perfundojne keto libra , ku fjala e fundit eshte prediko. C’fare ka dashur Shpirti i Shenjte te na tregoje ne me kete gje ?
    Une besoj se thirrja jone me e rendesishme eshte te predikojme ungjillin.


    Vazhdon....
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Te shikojme se si jane marrdheniet e dy prej Dishepujve te Zotit ne dhjaten e re.

    Pjetri dhe Pali

    Kapitujt 1-12 flasin me teper per Pjetrin
    Kapitujt 13-28 flasin me shume per Palin
    Ne te gjithe kapitujt shihet vepra e Frymes se Shenjte dhe emri i Jezusit i perlevduar.

    Veprat 5 :20
    `Shkoni, paraqituni nė tempull dhe i shpallni popullit tė gjitha fjalėt e kėsaj jete``.

    Edhe pasi kishte pasur nje kohe dhimbjeje dhe burgu Engjelli i Zotit i thote Pjetrit te shkoje perseri ne vendin publik ne Izrael(tempulli) per te predikuar perseri fjalen e Zotit.

    Prediko Ungjillin


    Veprat 5 :40-42
    40
    Dhe ata ia vunė veshin. Dhe, mbasi i thirrėn apostujt, i rrahėn dhe u dhanė urdhėr tė mos flasin nė emėr tė Jezusit; pastaj i lanė tė shkojnė.
    41
    Kėshtu ata u larguan nga sinedri, duke u gėzuar sepse qenė ēmuar tė denjė tė fyhen pėr emrin e Jezusit.
    42
    Dhe ēdo ditė, nė tempull e nėpėr shtėpi, nuk pushonin duke mėsuar dhe duke shpallur lajmin e mirė: qė Jezusi ėshtė Krishti.


    Edhe pasi ishin rrahur keqas ata ishin te gezuar qe i perkisnin Krishtit dhe predikonin serish fjalen e Zotit.

    Gezimi i tyre ishte predikimi i ungjillit dhe shpallja ne publik se Jezusi eshte Krishti.


    Veprat 9 :19-20
    19
    Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripėrtėri nė forcė. Pastaj Sauli qėndroi disa ditė me dishepujt qė ishin nė Damask.
    20
    Dhe filloi menjėherė tė predikojė Krishtin nė sinagoga se ai ėshtė Biri i Perėndisė.


    Pasi Pali u kthye tek Krishti , Cfare beri ai ?
    Filloj te predikonte Krishtin.

    Prediko ungjillin eshte thirrja e kishes se Perendise nga Perendia.

    Gjithashtu C’fare i thote Pali Timoteut , ky apostull me eksperience te madhe ne Zotin C’fare i thote Timoteut se cila ishte detyra me e rendeishme e tij per tu bere?

    2 Timoteut 4:1-5
    1
    Po tė pėrbej, pra, pėrpara Perėndisė dhe Zotit Jezu Krisht, qė ka pėr tė gjykuar tė gjallė e tė vdekur, nė dukjen e tij dhe nė mbretėrinė e tij:
    2
    prediko fjalėn, ngul kėmbė me kohė e pa kohė, kritiko dhe qorto, kėshillo me ēdo durim e doktrinė.
    3
    Sepse do tė vijė koha kur njerėzit nuk do ta durojnė doktrinėn e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė mbledhin grumbull mėsues pėr tė gudulisur veshėt
    4
    dhe do t`i largojnė veshėt nga e vėrteta e do t`i sjellin drejt pėrrallave.
    5
    Por ti rri syēelė nė ēdo gjė, duro vuajtjet, kryeje punėn e ungjilltarit, pėrmbushe plotėsisht shėrbesėn tėnde.


    Prediko fjalen.
    Detyra kryesore e Timoteut qe ishte edhe sherbesa e tij kryesore ishte puna e ungjilltarit , kjo eshte edhe thirrja per kishen.

    C’fare ben apostulli Pal kur ishte i arrestuar ne rome ?
    Veprat 28: 18-20
    30
    Dhe Pali ndenji plot dy vjet nė shtėpinė qė kishte marrė me qira dhe priste tė gjithė ata qė vinin tek ai,
    31
    duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė dhe duke mėsuar gjėrat e Zotit Jezu Krisht me shumė liri dhe pa ndalim.


    Amen , pa ndalim, nuk ndalonte se predikuari dhe mesuari per mbreterine e Perendise dhe per Krishtin dhe shpetimin permes Tij.
    Ai bente dishepuj.

    Thirrja per kishen eshte

    PREDIKO UNGJILLIN TE HUMBURVE

    Vazhdon.........
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Pra kemi pare deshiren e Perendise dhe vizionin e Tij per kishen dhe boten.
    Kemi pare se c’fare na meson shkrimi. Dhe kemi pare edhe se C’fare ndodhi me jeten e dy prej dishepujve te Zotit.


    Sot edhe sot ka shume dishepuj te Zotit qe po perndiqen ata jene duke ja dhene jeten Jezusit , ata nuk po bejne gje tjeter vecse po predikojne ungjillin edhe ne veshtiresi edhe ne burgje.

    Ishte shume interesante edhe tek kenga magjike: Ermal mamaqi i dha lavdi Perendise , si kengetar ai predikoi ungjillin.

    Nene Tereza nuk fliste shume ajo vetem bente veprat , por veprat donin te flisnin shume per dashurine e Krishtit.


    Ai futbollisti Kaka gjithmone e shpall Jezusin si Zot dhe shpetimtar sa here qe ben gola.


    Perendia vendos njerez te Tij ne vende te ndryshme dhe ne pozita te ndryshme per te shpallur fjalen e Tij qe eshte fjale jete kesaj bote qe bota te shpetohet.
    Nuk ka rendesi pozicioni , rendesi ka ku te therret Perendia dhe C’fare te therret te besh?

    PREDIKO UNGJILLIN

    PREDIKO UNGJILLIN

    PREDIKO UNGJILLIN

    Pse?

    Ungjilli eshte fuqia e Perendise per shpetimin e atyre qe besojne.


    Si do te reagosh ti ndaj kesaj thirrjeje?
    C’fare po te flet ty Perendia te besh sot?
    SI deshiron Ai qe ti ta besh kete?

    Zoti ju bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •