KOHA

Djegien e flamurit shtetėror para godinės komunale nė Strugė nuk e ka bėrė kundėr maqedonasve si popull, por kundėr ofendimeve anti-shqiptare dhe heshtjes institucionale ndaj huliganėve qė “pėrdhunojnė” vlerat shqiptarė. Mynir Ismaili nga Struga, i cili ditė mė parė ishte nė qendėr tė mediave nė vend, tregon arsyet pse e dogji flamurin e Maqedonisė nė mes tė Strugės

Patriot LUMANI/KOHA

Strugė, 30 janar - Njė familjar i ndershėm me tė gjitha virtytet shqiptarė. Kėshtu e pėrshkruajnė Mynir Ismailin tė gjithė bashkėfshatarėt e tij nga Shumi i Strugės. Myniri, kėto ditė ishte nė qendėr tė vėmendjes mediale nė Maqedoni. I revoltuar me ofendimet e shqiptarėve nga huliganėt maqedonas nė Kampionatin Evropian tė Hendbollit nė Serbi, ai para godinės sė Komunės sė Strugės dogji flamurin shtetėror tė Maqedonisė.
“Vendin se ku do ta digjja flamurin e zgjodha Komunėn e Strugės, sepse ėshtė njė institucion i pėrbashkėt i shqiptarėve dhe maqedonasve dhe prej aty duhej tė ēojė njė mesazh pėr politikanėt - ta lėnė politikėn jashtė fushave tė sportit”, thotė me tė filluar bisedėn me Mynirin nė shtėpinė e tij nė fshatin Shumė tė Strugės. Planin pėr djegien e flamurit e kishte pėrpiluar nė momentin kur kishte dėgjuar kreun shtetėror duke i mohuar ofendimet ndaj shqiptarėve.
“Rastet e fundit me ofendimin e shqiptarėve nėpėr arenat sportive ishin shkaku qė po mė krijonin emocione tė papėrballueshme, si te ēdo shqiptarė tjetėr. Nga e gjithė kjo ngarkesė negative, po kristalizohej mendimi se duhet bėrė njė veprim pėr tė tėrhequr vėmendjen e klasės politike nė Maqedoni qė kėto gjėra njėherė e pėrgjithmonė duhet tė ndalen, sepse po revoltonin popullin e thjeshtė”, tregon Myniri. “Padyshim se edhe rasti i Nishit, kur lojtarėt e kombėtares sė hendbollit, tė cilėt mbėshteten me mjete edhe nga taksat e shqiptarėve, mė pėrforcuan idenė se unė duhet tė bėjė diēka pėr ta parandaluar kėtė histeri kundėr kombit tim”, thekson i qetė ai. Heshtja e vazhdueshme e politikės sonė kundėr fyerjeve anti-shqiptare, duke filluar qė nga Enciklopedia deri te kėto mė tė fundit, pėr Mynir Ismailin janė reflektuar nė popull, “se elita politike nuk ka ēfarė tė bėjė dhe duhet tė pajtohemi me to”. Ai nuk ndjehet fajtor pėr aktin e djegies sė flamurit shtetėror, ndėrkohė qė kėmbėngulė se “vepra” e tij nuk ėshtė kundėr maqedonasve. “Kam pasur disa telefonata nga miq maqedonas, tė cilėt janė interesuar pėr mua dhe mė kanė uruar daljen nga paraburgimi”. Rasti im, thotė Myniri, duhet parė duhet krahasuar me tė gjitha rastet e kėsaj natyre qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė vend.
“Ne duhet t’i marrim parasysh tė gjithė problemet qė kanė ndodhur deri tani tė kėsaj natyre edhe nga pala maqedonase, pėr tė cilėt me sa di unė, nuk ėshtė marr asnjė masė. Unė pėr kėtė rast nuk e ndjej veten fajtor dhe shtrojė pyetjen pėrse vetėm ne shqiptarėt duhet tė dėnohemi pėr vepra tė tilla. Rasti im ishte njė kundėrpėrgjigje si rezultat i rrethanave tė pėrsėritura ofenduese karshi kombit tim. Veprimi im nė kėtė rast, nuk ėshtė i orientuar kundėr kombit maqedonas. Ai ėshtė flamur shtetėror i shtetit ku jetoj edhe unė. Djegia e flamurit ndodhi si nevojė qė opinioni tė sensibilizohet edhe pėr efektet nė popull tė akteve tė pėrsėritura kundėr shqiptarėve, tė cilat kalonin pa u dėnuar nga asnjė institucion shtetėror”, nėnvizon Myniri.


I burgosur politik i Jugosllavisė
Mynir Ismaili pėr dy vjet e gjysmė ka qenė i burgosur nė Idrizovė, si pasojė e politikės sė atėhershme represive kundėr shqiptarėve nga Jugosllavia komuniste. Dėnimi atėkohė, i ishte shqiptuar pasi ishte vėrtetuar se ishte pjesė e njė organizate ilegale qė angazhohej pėr kauzėn shqiptare. “Isha mė i ri se 18 vjeē, kur u pėrballa me burgun e Idrizovės. Direkt nga bankat e shkollės sė mesme drejt nė burg. Jam dėnuar atėherė sipas nenit tė famshėm 156, si pjesėtar i njė celule tė ilegalitetit qė drejtohej nga Halit Naxhaku. Kėshtu qė pa mbushur akoma 18 vjet, nė vitin e tretė tė gjimnazit, nė vitin 1984 u bėra banor i burgut famėkeq pėr shqiptarėt atė kohė, atė tė Idrizovės, ku qėndrova pėr dy vjet e gjysmė”, tregon Myniri. Pas daljes nga burgu, Myniri merret me punė fizike, duke i dalė zotė familjes nė aspektin financiar, derisa nuk niset pėr njė kohė tė gjatė drejt Zvicrės.

I vetėdijshėm pėr pasojat
Mynir Ismaili i ka tė njohura pasojat qė janė shkaktuar nga akti i djegies sė flamurit. Megjithatė, kėrkon qė djegia e flamurit duhet parė si njė reagim emocional i provokuar nė vazhdimėsi nga incidentet e panumėrta me porosi antishqiptare, tė cilat duhet tė marrin fund nė tė mirė tė tolerancės dhe respektit tė dyanshėm ndėrmjet shqiptarėve dhe maqedonasve. Gjithashtu, ai pėrgėnjeshtron spekulimet se veprimi i tij ėshtė bėrė nė koordinim me organizata apo individ tė caktuar brenda vendit apo jashtė tij. “Ishte njė vendim i imi personal pėr tė vepruar nė atė mėnyrė”, pėrfundon Mynir Ismaili.

Vlerėso tekstin