Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Problem Shqetesues: gjendja e mjeruar e femres ne Shqiperi

    perSHENDETje
    Keto vitet e fundit shofim vashdimisht reklamimin e jeteses shqiptare. Kanalet televizive te japin pershtypjen se ne Shqiperi cdo gje shkon ne rregull, vec kesaj akuzojme dhe vendet e tjera per shfrytezim te femijeve te femres etj. nuk shofim veten tone.

    Keto kohet e fundit kam frike te lexoje nje gazete shqiptare sepse sa here qe e bej mare vesh se dhe nje femer tjeter ka vrare veten. A nuk eshte ky problem shqetesues? Sa here qe lexoje "gazeten shqiptare" lexoje per vetvrasje femrash , nga 14 vjece e deri 50. Femra te torturuara , te skllaveruara, te vafra, te vuajtura, familjare ose beqare me ne fund gjeten rrugedaljen, te ndrojne jeten.A nuk eshte per te na ardhur turp?Sot lexova se dy vajza (18 me 19 vjec) kishin vrare veten. Shkaku ? Gjithmone i njejti, rethanat shoqerore varferia etj, me mijera femra shqiptare sot keqtrajtohen nga familjet ose nga burat e tyre, vec problemeve te tjera qe kane. Cfare duhet te bejme per keta njerez, t'i lejme te vdesin te mjere!?

    Po ju shqetesoheni ndopak???
    falemiNDERit

  2. #2
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Cfare te bejm ne?????
    Anjelloj gjeje. Thjesht mund te rrim te shikojm nga larg si te "huaj".
    Kuptohet qe kam qene/jam e shqetsuar per kushtet qe jane ne Shqiperi dhe eshte e vertete qe femra aty nuk merr asnjelloj respekti sepse periudha e "patriarkale" ska mbaruar akoma.

    Imagjino po te venin nje femer per Presidente te shtetit (qe nuk ma ha menja se ka per te ndodh ndonjehere) cdo behej? A do e degjonte/respektonte njeri???
    Pra dhe ato vajza qe kane vrar veten, se kane vrar se ajo ishte zgjidhja me e kollajshme jo, por nga keto kushte.
    Nuk kam ndonje zgjidhje per kete, thjesht, te tregohemi te fort qe ne cdo situate te ecim me koken lart ne menyre qe te ecim perpara.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Me vjen shume mire qe hapesi i kesaj teme problematike eshte hapur nga nje mashkull,dhe me pelqeu dikutimi radhas i dy te tjereve.Eshe vertet kritike gjendja e femrave ne Shqiperi Me beri pershtypje nje fotografi e nje femre Shqiptare, e cila per fatin e keq ishte e postuar ne "yahoo news" , e ngarkuar gjer ne dhembe dhe burri i saje shijon cigaren e tije duke ecur para gjithe kapadaillek, keto jane gjera jo normale per shoqerine Shqiptare te vitit 2003.
    A nuk ka pak ndjenja dashurije apo keqardhje mashkulli Shqiptar per partnerin me te cilen kalon jeten??!!
    Apo partnerja ne bote-kuptimin Shqiptar ka vlerat e nje kafshe pune??!!

    Problemi eshte se mashkulli Shqiptar eshte zhytur thelle ne mjaltin e feudalizmit dhe i vjen keq ta leri ate . Une do kisha mendim qe mashkulli shqiptar duhet te ngrej zerin kunder kesaj te padrejte qe i behen femres Shqiptare.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keta meshkuj qe jane burrat tane sot, jane pjelle e baballareve te tyre qe i kane keqtrajtuar grate e tyre dhe nenat e ketyre dhe nuk ka si te jete ndryshe Alba. Femija eshte model i prindit. Mirepo grate me pare nuk kishin alternativa dhe nuk e njihnin fjalen stres keshtuqe dhuna ishte bere pjese e jetes se tyre. Tani jane me te ndjeshme ndaj ketyre fenomeneve dhe si pasoje e nje gjendje te ulet shpirterore e vetmja alternative eshte vetvrasja. Kjo eshte zgjidhje e shemtuar. Gjithmone ka nje alternative pavaresisht nga kushtet apo niveli i viktimes. Mendoj qe e vetmja mbeshtetje e gruas shqiptare jane prinderit. Askush tjeter nuk mendon per te. Mund te me thote ndokush se ku mund ta gjeje zgjidhjen femra shqiptare ne kushtet e keqtrajtimit?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Jam plotesisht dakord me ty Mina, kjo eshte me te vertet per te ardhur keq kur shohim se sa te prapambetur jemi nga mentalitetet, te pakten ne disa vende te Shqiperise .Nje te mencuri i nevoiten budallenj per te realizuar endrrat e veta.Dhe budallejt sot ndjehen femrat,te fyera nga sjellja e familjes se saj,babai burri apo vellai,ku nuk respektohet e drejta e saj e barabarte me to.Nuk jam me mendimin qe femra te kaloje caqet dhe ligjet qe i takon nje femre,por ajo te respektohet ,ti jepet e drejta fjales,dhe te ndihmohet nga partneri i saj,ne cdo rruge te jetes.Por une mendoj se brezi im,do te jete me ndryshe ne kete rruge,me sa shoh dhe ketu ne forum,qe shume te rinj kan mendime pozitive,per emacipimin e femres.Me respekt Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 16-05-2003 mė 17:38
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Pervec fjaleve te Mines sdo te shtoja asgje tjeter. Vepron ate qe ke pare me syte e tu dhe eshte e veshtire ta ndryshosh, pastaj meshkujt shqiptare nuk besojne as edhe ne ndihmen e psikologut dhe terapine familjare me nje psikolog nese ne nje rast eshte i nevojshem.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Psikologu ne terapine familjare? Pupupu... a behet ai turp i tille Estella?

    Edhe une mendoj si Alba se brezi i ri jane me mendje me te hapur dhe dalengadale po clirohen nga mentaliteti patriarkal..., sidomos me influencat e fundit te huaja tek shqiptaret.

    Por ende qendron fakti se shume femra te tjera vuajne nen kete situate qe eshte Shqiperia tani. Shoqeria ne kuptimin kolektiv te saj, mund te krijoje thjesht shoqata te grave te keqtrajtuara apo gjera te tilla, dhe te japin nr. telefoni 24-oresh ku keto femra mund te drejtohen nese ndihen keq, gjithashtu t'i bejne publicitet dhe vetes... shoqatat e kam fjalen. Besoj se ne Shqiperi tashme ekzistojne disa te tilla... por nuk di shume per efikasitetin e tyre pasi dhe mentaliteti i femres shqiptare qe keqtrajtohet ne ate menyre eshte t'i mbaje perbrenda vuajtjet deri sa ta cojne ne ndonje veprim tragjik si vetvrasja. Pra duhet te ndryshoje dhe mentaliteti i femres... e cila deri tani thjesht vuan ne heshtje.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Mbeshtes fjalet e Mines. Nje shoqe imja ne Universitet, 22 vjece u nda dy here nga i fejuari, heren e pare sepse nuk e dashuronte meqe ai jetonte larg dhe heren e dyte sepse ai sillej shume shemtuar me te dhe e keqja ishte se ajo i fali virgjerine. Erdhi koha dhe ajo kaloi ne stres dhe sa nuk vrau veten, vetem mamaja e saj u gjend prane saj. Pse do thoni, sepse njerezit pa marre parasysh shkaqet e verteta filluan ta merrnin neper goje...ua ajo eshte rrugace eshte ndare nga i fejuari, ua ajo eshte ne shkolle nuk dihet cafre ben atje ajo. etj etj...Vajze shume e mire me plot goje e them. I flasin cunat sepse eshte vjaze simpatike dhe shume e sjellshme ajo nuk pranon asnjeriu sepse ka frike se mos po ti tregoje te verteten e jetes se saj ndoshta ndonjeri nuk do ta pranonte dhe do i thyhej zemra perseri, keshtu qe ajo vetem qan dhe as me shoqe nuk del me. Eshte shume e zgjuar por nganjhere mendon se nuk do ia dali dot fjaleve te botes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 17-05-2003 mė 15:42

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Puna eshte se mendja njeriut eshte gje e lehte, shume here reshket. Dhe ne vet mund te na ket kaluar ndonjehere ne mendje vetvrasia. Pranadaj duhet te kemi kujdes se si sillemi me njerezit prane nesh, edhe fjalet qe nxjerrim duhet t'i mendojme, sepse nje moment nervozimi duhet qe tjetri te arij atje ku s'na i pret mendja.
    falemiNDERit

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Teme shume interesante, por me duket se te gjithe nuk po perpiqeni qe te lini menjane pergjithesimet. Kur flisni per femren shqiptare, mos flisni per ate femer qe ju imagjinoni ne mendjen tuaj, por per ate femer qe ju njihni, gjyshen, nenen, motren, veten se cfare ato kane patur e kane jetuar, dhe cfare keni dhe jetoni ju.

    A mendoni se ju sot jeni me te lumtura se gjyshja apo nena juaj qe u perkasin 2 breza dhe dy epokave para jush?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •