Fadromat kanė zbarkuar sėrish pranė Kopshtit Botanik nė Tiranė. Sinorėt e hekurit qė kanė vijėzuar hapėsirėn e cila do ti merret kėtij kopshti, duken qė nga hyrja.Ka filluar gjithashtu prerja e pemėve, ndonėse nuk janė tė shumta nė kėtė hapėsirė. Rinisja e punimeve pėr ndėrtimin e Unazės sė madhe ėshtė shoqėruar dje me protesta. Kėsaj here kanė qenė studentė tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės tė mbėshtetur nga shoqata ambientaliste, tė cilėt pėr gati 1 orė kanė kėrkuar pezullimin e punimeve. Sipas tyre, po shkelet ligji dhe firma nuk ėshtė e pajisur me lejen mjedisore. Kėrkojmė tė ndalohen menjėherė punimet. Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve duhet tė japin argumente tė forta, se pse kanė dhėnė leje pėr nisjen e punimeve pa pasur akoma njė projekt nė dorė. Kėrkojmė nga Ministria e Mjedisit tė marrė rolin qė i takon, tė influencojė pėr ndalimin e punimeve deri nė marrjen e lejes mjedisore, thanė pėrfaqėsuesit e studentėve. Kreu i Ministrisė sė Mjedisit, Fatmir Mediu, u shpreh lidhur me kėtė ēėshtje se po shqyrtohet i gjithė dokumentacioni. Vetėm njė javė mė parė nė Fletoren Zyrtare ėshtė botuar vendimi pėr shpronėsimin e truallit tė Kopshtit Botanik ku do tė kalojė Unaza e Madhe.
Projekti qė prek Kopshtin
Nga protestat kundėr punimeve te Kopshti Botanik
Nė mars, kur nisi faza e parė e punimeve, banorėt dhe pronarėt e tokės kėrkuan kompesim nga qeveria. Fadromat kėsaj here kanė zbritur mė poshtė dhe puna ka rinisur vetėm nė pjesėn brenda Kopshtit Botanik, e cila ėshtė nė pronėsi tė Universitetit tė Tiranės. Sipas projektit, segmenti i kėtij projekti qė prek Kopshtin Botanik, ėshtė ai qė fillon nga Komuna e Parisit deri nė rrugėn e re Tiranė-Elbasan, kurse sipėrfaqja qė kalon nė favor tė kėtij projekti, ėshtė 9 mijė e 263 metra katrorė. Ėshtė vėnė nė dispozicion njė shumė parash prej 200 mijė lekėsh, nė mėnyrė qė tė mbulohen shpenzimet operative pėr zhvendosjen e vlerave tė florės. Do tė jetė buxheti i Ministrisė sė Transporteve ai qė do tė bėjė transferimin pėr llogari tė Kopshtit Botanik. Nga ana tjetėr, Drejtoria e Rrugėve duhet tė marrė gjithė masat e nevojshme pėr zbatimin e projektit dhe vijimin e punimeve pėr ndėrtimin e Unazės sė Madhe. Ndėrkohė, nė deklaratėn pėr mediat tė bėrė nga shoqata ambientaliste, EDEN, veprimet me projektin e Unazės sė Madhe janė tė dyshimta. Ata akuzojnė Ministrinė e Transporteve, qeverinė dhe Universitetin e Tiranės pėr mungesė transparence. Po kėshtu, kėrkojnė qė tė jepen shpjegime pėr buxhetin e parashikuar nė kėtė projekt. Buxheti i projektit ende nuk ėshtė i njohur. Nuk dihet nėse ky projekt ka apo jo mundėsitė financiare pėr tu pėrfunduar. Pyetja mbi koston dhe sigurimin e fondeve pėr kėtė projekt ka qenė pjesė e njė prej letrave tona pa pėrgjigje, drejtuar MPPT-se, thuhet nė deklaratėn pėr mediat tė shoqatės ambientaliste, EDEN. Sipas pėrfaqėsuesve tė saj, mungesa e lejes mjedisore ėshtė njė tjetėr shkelje qė po bėhet pėr tė vėnė nė jetė ndėrtimin e kėtij projekti. Nė atė zonė nuk duhet dhėnė leje mjedisore. Ky nuk ėshtė njė mendim teknik, por mendoj se aty duhet parė tėrėsisht ky projekt, sepse vlerat e Kopshtit Botanik janė shumė tė mėdha, janė shprehur ambientalistėt.
10 metra
nga hyrja e Kopshtit Botanik janė vendosur sinorėt qė pėrcaktojnė se ku do tė kalojė Unaza e Madhe. Ministria e Transporteve dhe Bashkia e Tiranės kanė pasur mė herėt pėrplasje tė njėpasnjėshme pėr kėtė projekt.
5.5 kilometra ėshtė gjatėsia e Unazės sė Madhe. Projekti pėr kėtė rrugė ėshtė menduar tė kalojė nė zonėn e Selitės, pranė Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, nė kodrat mbrapa Parkut tė Madh tė Tiranės, nė Kodrat e Saukut, nga ku do tė lidhet me Rrugėn e Elbasanit pranė Akademisė sė Rendit Publik.
Mediu: Pa leje mjedisi, punimet pezullohen
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, deklaroi dje se po kryhet verifikimi i dokumentacionit pėr pajisjen me leje mjedisore tė firmės qė po kryen punimet tek Kopshti Botanik. Sipas tij, nėse subjektet nuk kanė leje, aktiviteti do tė pezullohet. Kushdo qoftė, nuk ka autoritet qė tė veprojė pa leje mjedisore. Nėse nuk ka leje mjedisore, do tė vendosen sanksione, si pėr ēdo aktivitet tjetėr, tha ministri Mediu. Ndėrtimi i Unazės sė Madhe ka shkaktuar shume polemika. Minimalisht, pajisja me leje mjedisore shtrėngon kompaninė zbatuese tė projektit tė mbjellė diku tjetėr tė gjitha pemėt qė do tė dėmtohen gjatė ndėrtimit tė rrugės. Pajisja me leje mjedisore ėshtė njė kusht i pėrcaktuar me ligj. Muaj mė parė, i njėjti problem u has me firmėn qė po zbatonte punimet nė sheshin Skėnderbej
Krijoni Kontakt