Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    E vėrteta dhe mashtrimi

    E vėrteta dhe mashtrimi


    Imam Hasan El Basriu (r.a.) ka thėnė:

    "E lexojmė nė nėntėdhjetė (90) vende nė Kur’an se furnizimin e pėrcakton Allahu dhe e siguron pėr krijesat e Tij, dhe nė njė vend e lexojmė se shejtani ju premton varfėrinė.
    Ne dyshojmė nė tė vėrtetėn qė pėrmendet 90 herė, dhe besojmė nė mashtrimin, qė pėrmendet vetėm njė herė !!!

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kush ishte Hasan el - Basri?

    Hasan el-Basri

    Dr. Arafat K. el-Ashi

    Hasan el-Basri, udhėheqėsi i nxėnėsve tė shoqėruesve tė pejgamberit, qe i biri i Jeser dhe robi i Zejd Ibn Thabit el-Ensarit. Nėna e tij, Ummul Hasan, ishte robėreshė e Ummu Selemes, bashkėshortes sė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė. Pra, ai qe lindur nė shtėpinė e pejgamberit, dhe zotėriu i babait tė tij qe njė shkrues i famshėm, i cili shėnoi shpalljen hyjnore pėr pejgamberin e pashkolluar.
    Jaser, babai i Hasanit, ishte zėnė rob nė Misan mes Basrės dhe Uesitit nė Irak. Ai jetoi nė Medine, ku edhe u lirua nga robėria. Pastaj ai u martua dy vjet para pėrfundimit tė hilafetit tė Uthmanit. Hasan el-Basri u lind nė Uadi el-Kura. Njė tjetėr transmetim thotė qė Ummul Hasan ishte zėnė rob lufte kur ajo ishte shtatzėnė. Ajo e lindi Hasanin nė Medine. Ajo qė ėshtė e sigurt, ndėrkaq, ėshtė se Hasan qe biri i dy ish-robėrve.

    Muhamed Ibn Selem thotė qė Ummu Seleme dėrgonte Ummul Hasanin pėr ta kryer ndonjė punė pėr tė. Hasan qante kur nėna e tij mungonte, kėshtu qė Ummu Seleme i dha gji atij pėr njė kohė. Ajo poashtu ua tregonte atė shoqėruesve tė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, ndėrsa ai ishte ende i ri. Ata luteshin pėr tė.

    Njė herė e njė kohė Umer Ibn el-Hatab tha: "O Zot! Jepi atij dituri dhe bėje atė tė dashur tek njerėzit".

    Hasan el-Basri, siē tregon edhe emri i tij, qe dijetari mė i madh i qytetit tė Basrės. Ai takoi Uthmanin, Talhan, dhe njė numėr tė shoqėruesve tė tjerė tė vjetėr tė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė.

    Ebu Hilal thotė:"Kam dėgjuar Hasanin tė thotė: 'Musa alejhi selam, pejgamberi i Zotit, i mbulonte pjesėt intime kurdo qoftė qė ai lahej'". Ibn Burejde e pyeti Hasanin: "Prej kujt e ke dėgjuar kėtė?" "Nga Ebu Hurejre", - tha ai.

    Hasan tha:"Unė hyja nė dhomat e tė dėrguarit tė Allahut gjatė hilafetit tė Uthmanit dhe prekja tavanin e tyre, ngase isha njė djalė i rritur atėherė". "Isha 14 vjeē kur Uthmani u vra", - thotė Hasani. Njė rrėfenjė e bukur e transmetuar nga Hasan el-Basri nė autoritetin e Enes Ibn Malik, ėshtė siē vijon.

    Ai tha:"I dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, mbante hutben e xhumasė ndėrsa qėndronte afėr njė cope druri nė tė cilėn ai mbėshtetej me shpinė. Kur u shtua numri i njerėzve nė xhami, ai tha: 'Ma bėni njė minber [katedėr] me dy shkallė', gjė tė cilėn ata edhe e bėnė. Kur pejgamberi u ngrit pėr ta mbajtur hutben e xhumasė, ata thanė se copa e drurit rėnkonte sikur po shprehte ndjenjat e tij pėr mungesėn e tė dėrguarit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė. Enes komenton:' Isha nė xhami dhe dėgjova copėn e drurit. Ai vazhdoi tė rėnkonte derisa pejgamberi zbriti tek druri dhe e pėrqafoi ai. Pastaj druri heshti'". Nė tė vėrtetė, kurdo qoftė qė Hasan e transmetonte kėtė rrėfenjė, ai qante dhe thoshte:"O robėr tė Allahut! Copės sė drurit i mungonte i dėrguari i Allahut! Edhe ju duhet tė jeni kėshtu".

    Mund tė duket e ēuditshme se si njė copė druri rėnkon dhe pikėllohet dhe i mungon pejgamberi, mirėpo ka edhe rrėfenja tė tjera tė vėrteta qė e vėrtetojnė kėtė ngjarje. Si muslimanė, ne besojmė se gjithēka nė botė e madhėron Allahun. Drunjtė dhe gurėt e pėrshėndetnin tė dėrguarin e Allahut, gjė e cila ėshtė njė nga mrekullitė e tij mė tė vogla.

    Rabiah Ibn Kulthum citon Hasan el-Basrin tė thotė: "Mėsuam nga Ebu Hurejra kėtė qė vijon:' Pejgamberi mė urdhėroi pėr tre gjėra: Tė lahem ēdo tė Premte, ta pėrfundoj namazin tim tė natės me njė rekat [uitr] dhe tė agjėroj tre ditė tė ēdo muaji'".

    Muhamed Ibn Sad thotė nė enciklopedinė e tij tė famshme tė quajtur el-Tebekat, se Hasan el-Basri pati dije gjithėpėrfshirėse, njė dijetar i vėrtetė i njė standardi tė lartė, shquhej nė jurisprudencė [fikh], i besueshėm si burim, besnik, adhurues i sinqertė, i kapluar nga tė mėsuarit, me zemėr tė hapur, i bukur dhe kėndshėm. Ai po ashtu ishte mė i guximshmi. Askush nuk duket si ai, pėrveē njė pejgamberi. Pėr kėtė shkak, Ibn Burda thotė:"Askush s'ėshtė i ngjashėm me shoqėruesit e pejgamberit ashtu siē ishte ai".

    Ndaj, Ebu Katade thotė: "Mos iu largoni kėtij njeriu, se nuk kam parė ndonjė opinioni i tė cilit ėshtė sikur i Umerit sikur Hasanin". Enes Ibn Malik thotė: "Pyetni Hasanin, sepse ai mban nė mend ndėrsa ne harrojmė".

    Muadh Ibn Muadh thotė:"I thashė Eshethit: Ju jeni takuar me Attan dhe kishit pėr tė pyetur diēka, pėrse nuk e pyetėt? Ai tha: 'Unė kurrė nuk kam takuar ndonjė pas Hasan el-Basrit veēse ishte i vogėl nė sytė e mi'". Ebu Xhafer el-Razi thotė: "Qėndrova student i Hasanit pėr dhjetė vjet, gjatė tė cilave gjithmonė dėgjoja diēka tė re". Njė herė e njė kohė Hasan pėrshkroi ndikimin e Kur'anit nė besimtarin. Ai tha: "O biri i Ademit! Pasha Allahun, nėse ti e lexon Kur'anin e pastaj beson nė tė, zymtėsia jote do tė zgjasė nė kėtė jetė, dhe kėshtu do tė jetė edhe me frikėn dhe qarjen tėnde". Pėr kėtė shkak, njė bashkėkohės i Hasanit thotė: "Kurrė nuk kam parė ndonjė qė kalonte aq kohė tė gjatė nė zymtėsi sikur Hasan el-Basri. Sa herė qė e takoja, mendoja qė ai kishte ndonjė fatkeqėsi tė re".

    Imam el-Kasir thotė: "Njė herė e njė kohė pyeta el-Hasanin lidhur me diēka. Atėherė thashė: Dijetarėt e jurisprudencės [fikhut] thonė kėshtu-e-kėshtu. Ai tha: "A ke parė njė dijetar tė mirėfilltė tė kėsaj kategorie? Dijetar i tillė ėshtė ai qė s'ėshtė i interesuar nė kėtė jetė, qė i di mėkatet e tij dhe i cili vazhdimisht adhuron Zotin e tij". Khalid Ibn Safwan ishte njė fqinj i afėrt i Hasan el-Basrit. Duke e pėrshkruar atė, ai tha: "Kurrė s'kam parė njeri si ai. Paraqitja e tij e jashtme ėshtė e njėjtė me realitetin e tij tė brendshėm. Fjalėt e tij janė nė pėrputhje me veprat e tij; nėse ai urdhėron pėr tė mirėn, ai ėshtė i pari qė e bėn atė, dhe kur ai ndalon nga e keqja, ai ėshtė mė i largėti nga ajo. Gjeta se ai kurrė s'kishte nevojė pėr njerėzit tjerė, por njerėzit kishin nevojė pėr tė".

    Njė herė e njė kohė Hasan el-Basri bėri be nė Allahun se do tė jetė poshtėruar nga Allahu ai qė e nderon paranė. Pėr kėtė shkak ai tha: "Dy shoqėruesit e kėqij janė dinari dhe dirhemi. Ata janė tė dobishėm vetėm kur tė lėnė ty".

    Haxhaxh el-Esued thotė: "Njė njeri shprehu dėshirėn nė vijim. Ai tha: 'Do tė doja tė isha njė vetmitar sikur Hasan, i devotshėm si Ibn Sirini, adhurues i mirė si Ubadeh Ibn Abd Kajs dhe me tė kuptuar tė jurisprudencės sikur Seid Ibn el-Musejjib'. Ata qė i dėgjuan kėto dėshira, thanė: 'Tė gjitha kėto mund t'i gjesh nė Hasan el-Basrin'".

    Ijas Ibn Ebi Temima thotė: "Pashė Hasani nė funeralin e Ebu Rejes. Ai po ngiste njė mushkė dhe Ferezdek, njė poet i famshėm, ishte anash tij nė njė deve. Ky i fundit i tha Hasanit: 'Ti dhe unė jemi mė lart se tė gjithė kėta qė janė tė pranishėm nė funeral. Ata do tė thonė: Shikoni! Mė i miri dhe mė i keqi janė bėrė bashkė'. Hasan tha me modesti: 'O Ebu Firas. Mund tė ndodhė qė njė njeri i shėmtuar tė jetė shumė mė i mirė se unė, dhe ti je mė i mirė se shumė pleq qė janė idhujtarė. Ēfarė ke pėrgatitur pėr vdekjen?' Ferezdek tha:'Dėshminė qė askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut'. Hasan tha: ' Kjo i ka kushtet e veta. Mos e sulmo gruan e ndershme nė poezinė tėnde'. Ferezdek pyeti: 'A ka shans pėr t'u penduar?' Hasan tha: 'Natyrisht qė ka'.

    Sehl Ibn Husein el-Behili tha: "Njė herė e njė kohė e dėrgova dikė tek Abdullahu, biri i Hasan el-Basrit, dhe kėrkova nga ai t'mi dėrgonte tė gjitha librat e babait tė tij. Ai i shkroi Sehlit:' Kur babai im u sėmurė rėndė, ai kėrkoi nga unė qė t'i mbledh ato, gjė tė cilėn edhe e bėra. Pastaj Hasan urdhėroi robėrit e tij t'i djegin ato tė gjitha, pėrveē njė letre tė cilėn ia dėrgoi birit tė tij. Kur ky i fundit shkoi te babai i tij, el-Hasani, ai kėrkoi prej tij qė ta lexojė pėrmbajtjen e letrės, gjė tė cilėn ai e bėri dhe Hasan e miratoi atė'".
    Disa thėnie tė Hasanit:
    - Salih el-Murri thotė se Hasan ka thėnė: "O biri i Ademit! Ti s'je veēse njė numėr ditėsh. Kurdo qoftė qė ditėt kalojnė, atėherė kalon edhe njė pjesė e jotja".
    - Mubarak Ibn Fedaleh thotė: "Dėgjova Hasanin tė thotė kėtė qė vijon:' Vdekja e ka treguar realitetin e kėsaj jete. Ajo nuk ka lėnė ndonjė lumturi pėr tė urtėt'".
    - Thabit citon Hasanin tė ketė thėnė: "Qeshja e njė besimtari ėshtė shenjė e shkujdesjes sė zemrės sė tij".
    - Talha Ibn Sebih thotė: "Hasan ka thėnė: 'Njė besimtar beson nė atė ēfarė ka thėnė Zoti. Ai ėshtė mė i miri ndėr njerėzit nė veprat e tij, por e ka frikė Allahun mė sė shumti, kėshtu qė edhe nėse harxhon sasi parash sa njė mal, ai nuk do tė jetė i sigurt pėr shpėrblimin e tij derisa ta sheh atė me sytė e tij. Sa mė i drejtė dhe mė bamirės tė jetė besimtari, aq mė shumė ia ka frikėn Zotit. Ndėrsa hipokriti thotė: 'Njerėz ka shumė, unė do tė jem i falur. Me mua ėshtė ēdo gjė nė rregull'. Kėshtu ai sillet keq, por dėshiron shumė gjėra nga Zoti".

    Thėniet e urta tė Hasan el-Basrit ma pėrkujtojnė njė thėnie tjetėr, e cila pėrshkruan besimin e vėrtetė sipas Islamit Besimi s'ėshtė thjesht njė dėshirė, por ėshtė ajo qė ke nė zemrėn tėnde, e cila vėrtetohet nga veprat e tua". Kjo do tė thotė qė veprat janė prova e vėrtetė pėr besimin.

    Junusi thotė: 'Kur vdekja iu afrua Hasanit, ai filloi tė thoshte: 'Ne jemi tė Allahut dhe Atij do t'i kthehemi'. Kur ai e pėrsėriti kėtė, biri i tij tha:' Babai im, po na pikėllon pėr hir tėndin. A ke parė ndonjė gjė rreth teje qė nuk e pėlqen?' Hasan tha: 'Ėshtė vetėm vetja ime. Asgjė s'mė vjen mė rėndė sesa vetja ime'".

    Hasan Hisham thotė: "Ishim me Muhamed Ibn Sirinin tė Enjten mbrėma kur njė njeri e njoftoi atė pėr vdekjen e Hasan el-Basrit. Ai u pikėllua aq shumė, saqė mbet i heshtur dhe ngjyra e fytyrės sė tij ndryshoi". Ai jetoi pas Hasanit pėr vetėm njėqind ditė. Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 20-01-2012 mė 06:21
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •