Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    E vërteta dhe mashtrimi

    E vërteta dhe mashtrimi


    Imam Hasan El Basriu (r.a.) ka thënë:

    "E lexojmë në nëntëdhjetë (90) vende në Kur’an se furnizimin e përcakton Allahu dhe e siguron për krijesat e Tij, dhe në një vend e lexojmë se shejtani ju premton varfërinë.
    Ne dyshojmë në të vërtetën që përmendet 90 herë, dhe besojmë në mashtrimin, që përmendet vetëm një herë !!!

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Kush ishte Hasan el - Basri?

    Hasan el-Basri

    Dr. Arafat K. el-Ashi

    Hasan el-Basri, udhëheqësi i nxënësve të shoqëruesve të pejgamberit, qe i biri i Jeser dhe robi i Zejd Ibn Thabit el-Ensarit. Nëna e tij, Ummul Hasan, ishte robëreshë e Ummu Selemes, bashkëshortes së pejgamberit, paqja qoftë mbi të. Pra, ai qe lindur në shtëpinë e pejgamberit, dhe zotëriu i babait të tij qe një shkrues i famshëm, i cili shënoi shpalljen hyjnore për pejgamberin e pashkolluar.
    Jaser, babai i Hasanit, ishte zënë rob në Misan mes Basrës dhe Uesitit në Irak. Ai jetoi në Medine, ku edhe u lirua nga robëria. Pastaj ai u martua dy vjet para përfundimit të hilafetit të Uthmanit. Hasan el-Basri u lind në Uadi el-Kura. Një tjetër transmetim thotë që Ummul Hasan ishte zënë rob lufte kur ajo ishte shtatzënë. Ajo e lindi Hasanin në Medine. Ajo që është e sigurt, ndërkaq, është se Hasan qe biri i dy ish-robërve.

    Muhamed Ibn Selem thotë që Ummu Seleme dërgonte Ummul Hasanin për ta kryer ndonjë punë për të. Hasan qante kur nëna e tij mungonte, kështu që Ummu Seleme i dha gji atij për një kohë. Ajo poashtu ua tregonte atë shoqëruesve të pejgamberit, paqja qoftë mbi të, ndërsa ai ishte ende i ri. Ata luteshin për të.

    Një herë e një kohë Umer Ibn el-Hatab tha: "O Zot! Jepi atij dituri dhe bëje atë të dashur tek njerëzit".

    Hasan el-Basri, siç tregon edhe emri i tij, qe dijetari më i madh i qytetit të Basrës. Ai takoi Uthmanin, Talhan, dhe një numër të shoqëruesve të tjerë të vjetër të pejgamberit, paqja qoftë mbi të.

    Ebu Hilal thotë:"Kam dëgjuar Hasanin të thotë: 'Musa alejhi selam, pejgamberi i Zotit, i mbulonte pjesët intime kurdo qoftë që ai lahej'". Ibn Burejde e pyeti Hasanin: "Prej kujt e ke dëgjuar këtë?" "Nga Ebu Hurejre", - tha ai.

    Hasan tha:"Unë hyja në dhomat e të dërguarit të Allahut gjatë hilafetit të Uthmanit dhe prekja tavanin e tyre, ngase isha një djalë i rritur atëherë". "Isha 14 vjeç kur Uthmani u vra", - thotë Hasani. Një rrëfenjë e bukur e transmetuar nga Hasan el-Basri në autoritetin e Enes Ibn Malik, është siç vijon.

    Ai tha:"I dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, mbante hutben e xhumasë ndërsa qëndronte afër një cope druri në të cilën ai mbështetej me shpinë. Kur u shtua numri i njerëzve në xhami, ai tha: 'Ma bëni një minber [katedër] me dy shkallë', gjë të cilën ata edhe e bënë. Kur pejgamberi u ngrit për ta mbajtur hutben e xhumasë, ata thanë se copa e drurit rënkonte sikur po shprehte ndjenjat e tij për mungesën e të dërguarit të Allahut, paqja qoftë mbi të. Enes komenton:' Isha në xhami dhe dëgjova copën e drurit. Ai vazhdoi të rënkonte derisa pejgamberi zbriti tek druri dhe e përqafoi ai. Pastaj druri heshti'". Në të vërtetë, kurdo qoftë që Hasan e transmetonte këtë rrëfenjë, ai qante dhe thoshte:"O robër të Allahut! Copës së drurit i mungonte i dërguari i Allahut! Edhe ju duhet të jeni kështu".

    Mund të duket e çuditshme se si një copë druri rënkon dhe pikëllohet dhe i mungon pejgamberi, mirëpo ka edhe rrëfenja të tjera të vërteta që e vërtetojnë këtë ngjarje. Si muslimanë, ne besojmë se gjithçka në botë e madhëron Allahun. Drunjtë dhe gurët e përshëndetnin të dërguarin e Allahut, gjë e cila është një nga mrekullitë e tij më të vogla.

    Rabiah Ibn Kulthum citon Hasan el-Basrin të thotë: "Mësuam nga Ebu Hurejra këtë që vijon:' Pejgamberi më urdhëroi për tre gjëra: Të lahem çdo të Premte, ta përfundoj namazin tim të natës me një rekat [uitr] dhe të agjëroj tre ditë të çdo muaji'".

    Muhamed Ibn Sad thotë në enciklopedinë e tij të famshme të quajtur el-Tebekat, se Hasan el-Basri pati dije gjithëpërfshirëse, një dijetar i vërtetë i një standardi të lartë, shquhej në jurisprudencë [fikh], i besueshëm si burim, besnik, adhurues i sinqertë, i kapluar nga të mësuarit, me zemër të hapur, i bukur dhe këndshëm. Ai po ashtu ishte më i guximshmi. Askush nuk duket si ai, përveç një pejgamberi. Për këtë shkak, Ibn Burda thotë:"Askush s'është i ngjashëm me shoqëruesit e pejgamberit ashtu siç ishte ai".

    Ndaj, Ebu Katade thotë: "Mos iu largoni këtij njeriu, se nuk kam parë ndonjë opinioni i të cilit është sikur i Umerit sikur Hasanin". Enes Ibn Malik thotë: "Pyetni Hasanin, sepse ai mban në mend ndërsa ne harrojmë".

    Muadh Ibn Muadh thotë:"I thashë Eshethit: Ju jeni takuar me Attan dhe kishit për të pyetur diçka, përse nuk e pyetët? Ai tha: 'Unë kurrë nuk kam takuar ndonjë pas Hasan el-Basrit veçse ishte i vogël në sytë e mi'". Ebu Xhafer el-Razi thotë: "Qëndrova student i Hasanit për dhjetë vjet, gjatë të cilave gjithmonë dëgjoja diçka të re". Një herë e një kohë Hasan përshkroi ndikimin e Kur'anit në besimtarin. Ai tha: "O biri i Ademit! Pasha Allahun, nëse ti e lexon Kur'anin e pastaj beson në të, zymtësia jote do të zgjasë në këtë jetë, dhe kështu do të jetë edhe me frikën dhe qarjen tënde". Për këtë shkak, një bashkëkohës i Hasanit thotë: "Kurrë nuk kam parë ndonjë që kalonte aq kohë të gjatë në zymtësi sikur Hasan el-Basri. Sa herë që e takoja, mendoja që ai kishte ndonjë fatkeqësi të re".

    Imam el-Kasir thotë: "Një herë e një kohë pyeta el-Hasanin lidhur me diçka. Atëherë thashë: Dijetarët e jurisprudencës [fikhut] thonë kështu-e-kështu. Ai tha: "A ke parë një dijetar të mirëfilltë të kësaj kategorie? Dijetar i tillë është ai që s'është i interesuar në këtë jetë, që i di mëkatet e tij dhe i cili vazhdimisht adhuron Zotin e tij". Khalid Ibn Safwan ishte një fqinj i afërt i Hasan el-Basrit. Duke e përshkruar atë, ai tha: "Kurrë s'kam parë njeri si ai. Paraqitja e tij e jashtme është e njëjtë me realitetin e tij të brendshëm. Fjalët e tij janë në përputhje me veprat e tij; nëse ai urdhëron për të mirën, ai është i pari që e bën atë, dhe kur ai ndalon nga e keqja, ai është më i largëti nga ajo. Gjeta se ai kurrë s'kishte nevojë për njerëzit tjerë, por njerëzit kishin nevojë për të".

    Një herë e një kohë Hasan el-Basri bëri be në Allahun se do të jetë poshtëruar nga Allahu ai që e nderon paranë. Për këtë shkak ai tha: "Dy shoqëruesit e këqij janë dinari dhe dirhemi. Ata janë të dobishëm vetëm kur të lënë ty".

    Haxhaxh el-Esued thotë: "Një njeri shprehu dëshirën në vijim. Ai tha: 'Do të doja të isha një vetmitar sikur Hasan, i devotshëm si Ibn Sirini, adhurues i mirë si Ubadeh Ibn Abd Kajs dhe me të kuptuar të jurisprudencës sikur Seid Ibn el-Musejjib'. Ata që i dëgjuan këto dëshira, thanë: 'Të gjitha këto mund t'i gjesh në Hasan el-Basrin'".

    Ijas Ibn Ebi Temima thotë: "Pashë Hasani në funeralin e Ebu Rejes. Ai po ngiste një mushkë dhe Ferezdek, një poet i famshëm, ishte anash tij në një deve. Ky i fundit i tha Hasanit: 'Ti dhe unë jemi më lart se të gjithë këta që janë të pranishëm në funeral. Ata do të thonë: Shikoni! Më i miri dhe më i keqi janë bërë bashkë'. Hasan tha me modesti: 'O Ebu Firas. Mund të ndodhë që një njeri i shëmtuar të jetë shumë më i mirë se unë, dhe ti je më i mirë se shumë pleq që janë idhujtarë. Çfarë ke përgatitur për vdekjen?' Ferezdek tha:'Dëshminë që askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut'. Hasan tha: ' Kjo i ka kushtet e veta. Mos e sulmo gruan e ndershme në poezinë tënde'. Ferezdek pyeti: 'A ka shans për t'u penduar?' Hasan tha: 'Natyrisht që ka'.

    Sehl Ibn Husein el-Behili tha: "Një herë e një kohë e dërgova dikë tek Abdullahu, biri i Hasan el-Basrit, dhe kërkova nga ai t'mi dërgonte të gjitha librat e babait të tij. Ai i shkroi Sehlit:' Kur babai im u sëmurë rëndë, ai kërkoi nga unë që t'i mbledh ato, gjë të cilën edhe e bëra. Pastaj Hasan urdhëroi robërit e tij t'i djegin ato të gjitha, përveç një letre të cilën ia dërgoi birit të tij. Kur ky i fundit shkoi te babai i tij, el-Hasani, ai kërkoi prej tij që ta lexojë përmbajtjen e letrës, gjë të cilën ai e bëri dhe Hasan e miratoi atë'".
    Disa thënie të Hasanit:
    - Salih el-Murri thotë se Hasan ka thënë: "O biri i Ademit! Ti s'je veçse një numër ditësh. Kurdo qoftë që ditët kalojnë, atëherë kalon edhe një pjesë e jotja".
    - Mubarak Ibn Fedaleh thotë: "Dëgjova Hasanin të thotë këtë që vijon:' Vdekja e ka treguar realitetin e kësaj jete. Ajo nuk ka lënë ndonjë lumturi për të urtët'".
    - Thabit citon Hasanin të ketë thënë: "Qeshja e një besimtari është shenjë e shkujdesjes së zemrës së tij".
    - Talha Ibn Sebih thotë: "Hasan ka thënë: 'Një besimtar beson në atë çfarë ka thënë Zoti. Ai është më i miri ndër njerëzit në veprat e tij, por e ka frikë Allahun më së shumti, kështu që edhe nëse harxhon sasi parash sa një mal, ai nuk do të jetë i sigurt për shpërblimin e tij derisa ta sheh atë me sytë e tij. Sa më i drejtë dhe më bamirës të jetë besimtari, aq më shumë ia ka frikën Zotit. Ndërsa hipokriti thotë: 'Njerëz ka shumë, unë do të jem i falur. Me mua është çdo gjë në rregull'. Kështu ai sillet keq, por dëshiron shumë gjëra nga Zoti".

    Thëniet e urta të Hasan el-Basrit ma përkujtojnë një thënie tjetër, e cila përshkruan besimin e vërtetë sipas Islamit Besimi s'është thjesht një dëshirë, por është ajo që ke në zemrën tënde, e cila vërtetohet nga veprat e tua". Kjo do të thotë që veprat janë prova e vërtetë për besimin.

    Junusi thotë: 'Kur vdekja iu afrua Hasanit, ai filloi të thoshte: 'Ne jemi të Allahut dhe Atij do t'i kthehemi'. Kur ai e përsëriti këtë, biri i tij tha:' Babai im, po na pikëllon për hir tëndin. A ke parë ndonjë gjë rreth teje që nuk e pëlqen?' Hasan tha: 'Është vetëm vetja ime. Asgjë s'më vjen më rëndë sesa vetja ime'".

    Hasan Hisham thotë: "Ishim me Muhamed Ibn Sirinin të Enjten mbrëma kur një njeri e njoftoi atë për vdekjen e Hasan el-Basrit. Ai u pikëllua aq shumë, saqë mbet i heshtur dhe ngjyra e fytyrës së tij ndryshoi". Ai jetoi pas Hasanit për vetëm njëqind ditë. Allahu qoftë i kënaqur me të dytë.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 20-01-2012 më 06:21
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •