Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 125
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Avengers"- film amerikan me regji te Joss Whedon



    Perveē "Hulk"-ut nr.1 (se ka dy Hulqe) qe e ka pas realizu ne 2003-shin Ang Lee (nje regjizor qe e dua fort !), nuk me ish dhene te shikoja ndonjehere filma me super-heronj.
    Kisha degjuar qe tek ky i fundit, pra tek "The Avengers", jane pothuaj te gjithe : edhe Thor, edhe Captain America, edhe Hulk, edhe Iron Man, edhe pse mungojne Spider-Man, X-Man e ndonje tjeter, te cilet ishte e pamundur te futeshin ne film, sepse jane shitur tek SONY ose FOX-i, dhe nuk jane mė prone e Marvel Studios.

    Keshtu qe une fillova te shikoj filmin pa patur piken e haberit se cilat ishin vetite e filan apo fistek super-heroi, nga vinin, ē'a kishin bere... etj etj. Por edhe filmi, duke qene se merr si te mireqene qe publiku i njeh tashme personazhet ne fjale, nuk perpiqet fare (po fare amą !) te na shpjegoje historine e tyre.
    Dhe pikerisht, ketu duhet te qendroje merita dhe magjia e filmit : nuk merret me narracion, me intrigė dramaturgjiko-letrareske (skenari mund te permbidhet ne dy rreshta gje !). Une biles, duke qene se nuk kuptoja gje nga ana skenaristike, fillova te mos lexoj mė titrat, shihja vetem imazhet dhe... kuptova gjithashka : filmi fliste vetė permes gjuhes se imazheve dhe kjo nuk eshte pak per nje film hollywoodian ! Ose, nese do ta thonim ne nje gjuhe mė kinematografike : filmi, duke qene se nuk ka pothuaj fare skenar, ka pothuaj vetem mizaskenė ! Dhe shume te mire biles !! Nje e mire tjeter eshte fakti qe filmi nuk e merr veten shume seriozisht, dhe percjell nganjehere nje humor shume te veēante, biles nganjehere edhe karagjozllek, por karagjozllik assumed !

    Ok ok, skena finale (sulmi final) eshte ca si shume hollywoodian (30 minutat e fundit per mua jane edhe mė skematiket, mė klishesket), por prit se fundja blockbuster eshte : do ti nxjerre dhe ai parate e tij !



    7.9

    trailer i filmit :


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 09-05-2012 mė 05:56

  2. #52
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hahaha paska pa Autori- Marvel's the Avengers. e pashe dhe une e don't worry se I nxorri paret qe weekendin e pare ne USA. Ne IMAX 3D e pe? ( se ndryshe nuk shifen keto lloj filmash). Se shpejti del dhe Spiderman ( prandaj se pe aty . ) e patjeter ne 3D eshte buss I ri tani. Po nga trailer dukej I papare fare. Kshu puna e superheroes.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Po, ne 3D e pashe, sepse ashtu shfaqej. Por jam i sigurt qe nuk do te ndryshonte asgje edhe nese e shihja ne 2D, filmi do te ishte i njejte. Biles duke filluar nga mesi i filmit, syzet mbi hunde behen te bezdisshme. Nese do kisha mundesi, do ta kisha pare pa me te voglin hezitim ne 2D. Jam shpjeguar tashme per kete gje ketu : ende 3D nuk po sjell risi ne kinematografi. Dhe per mendimin tim, ndofta nuk ka per te sjelle ndonjehere, sepse ndofta pikerisht, nuk ka arsye (kinematografike ė ?) qe 3D te sjelle risi.

  4. #54
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hello Stalker . Ke te drejte ne lidhje me kete '3D thing'. Ndaj te njejtin mendim me ty. Me duket tejet e egzagjeruar qe cdo film qe del tani pavarsisht skenarit/ zhanrit i behet reklama - imax 3D. Not to mention, qe eshte bere expensive nje e vajtme ne kinema, kur fundja thjesht po shikon nje film, qe sido qe te vij ka opsionet- i mire apo keq. Ja vleu apo jo. Efektet qe i fusin tani jane si tip furce-pompe siper per ta bojatisur me emrin e fundit te teknologjise sot 3D. E gjitha komerciale e per te bere pare. Para ca javesh doli prape Titanic ketej, po ne versionin 'modern' ne 3D. Se kuptoj se kush do e shikonte prape kete film nen efektet e gjyzlyqeve 3D ?! lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 09-05-2012 mė 19:31

  5. #55
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Cilen do zgjidhje midis nje filmi Italian apo Danish ? Ne pergjithesi, nga ky dhjetevjecari I fundit. Kush dominon me shume...
    Me falni qe po ju nderhy, por kohet e fundit jam bere kino-dashese (ndaj po ndiqja temen) dhe shume faleminderit Pinky qe na quajne "publik tocash"

    Mbi filmat daneze nuk kam shume informacion, por mbi italianet po, e di te them qe 80% e tyre jane te nje cilesie shume te dobet . Mbase varet dhe nga gustot por po te kishin bere ndonje film te hajrit do e kishit marre vesh e ju andej.

    Autori, per Bel ami ēfare do na thuash?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    ky bel amiu na dilka nga fundi qershorit ketu keshtu qe s'kam ē'them per momentin

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Maya" - film shqiptar me regji te Pluton Vasit

    Ishte nje shkrim i botuar tek "Milosao", suplementi kulturor i "Gazetes Shqiptare" mbi kete film te ri shqiptar, qe u be sebep qe ta shikoja falas ne youtube :



    Eh... nga ti nisesh e nga ti bitisesh komentet per "Maya'-n film me demek shqiptar, por qe gjithshka e ka fallco, te shtirur, kopjace, anti-kinematografike (letersi e kthyer ne pamje), gjithshka e ka te genjeshtert (qe nga titulli me "emer te jashtem" - hajde hajde ē'po na shohin syte, na paska dhe shqiptare qe u quakan Maya !) - e duke mbaruar me emrin po aq fallco te Gromasit, qytezes ku me demek na zhvillohen ngjarjet !

    Meqe e perjetova nje torture per ta ēuar filmin deri ne fund (e pashe te gjithin, po po te gjithin !!), nuk po i futem nje torture te dyte per te komentuar tmerrin qe me pane syte.

    Megjithate, nuk mund te rri pa permendur diēka : skenarin e ketij filmi mėsoj se na e paska bere Luljeta Lleshanaku e cila, me sa di, eshte poete e njohur, e mire (keshtu thuhet), e talentuar etj etj; dakort edhe deri ketu.
    Dhe pikerisht, meqe eshte Lleshanaku qe e ka shkruar skenarin, une kam nje pyetje :
    Andej nga minuta e 55 e filmit, eshte nje skene ku shihet Samiu, i huaj por me baba shqiptar, djale tek te 30-at i kthyer ne Shqiperi pikerisht nje amanet te te atit (ta varrose atė ne vendlindje) por qe bie ne dashuri me Mayan, me gruan e re te kusheririt te tij (goxha grua me dy femije) e pa ndonje konflikt sentimental me te shoqin. Skena ne fjale tregon Samiun (Genti Kame), i cili pasi pallohet fshehurazi me Mayan (eshte e vetmja skene permes se ciles mesojme se keta dy njerez duhen), i kerkon kesaj te fundit ta ndaje burrin e saj, qe keshtu te mund te lidhet me tė. Dhe Maya qe i pergjigjet : "E di si flet ti ? Si ne Perendim !"

    Skena ne fjale eshte e filmuar ne menyre te tille qe te krijon pershtypjen se aty koncentrohet edhe vete mesazhi i filmit : Shqiperia eshte nje vend ku mentalitetet jane te tilla qe pengojne njerezit te jetojne te lire jeten e tyre si ne Perendim. Dhe, ato fjale qe jane vendosur ne gojen e Mayas ("Shqiperia nuk eshte Perendim !"), jane sigurisht edhe te vete regjizorit (ose me sakt, te skenaristet, dmth te Lleshanakut). Perndryshe, pse deri edhe titulli i filmit te mbante emrin e saj, pra "Maya" ?!

    Dakort. Ashtu qofte. Tani te vijme tek pyetja ime, e cila eshte : o zonj(usha) Lleshanaku, mos valle filmi i fundit qe ti ke pare ne jete (dhe nga i cili u frymezoke per te shkruar te tille skenare), eshte seria amerikane "Dallas" ?? Apo dhe "Dinastia" ?? Se perndryshe, si ta shpjegoj une faktin qe, kur nje burre bika ne dashuri me gruan e kusheririt (kjo biles nuk duket fort e dashuruar pas tij, po hajt mo, po e mbyllim nje sy !), ne vendet perendimore nje gje e tille qenka modernitet, ndersa ne Shqiperi, u etiketoka si provincialitet ??? Keshtu qe, ku mos shkruaje nje karafil-gazetar margaritare te tille si ky : "Filmi tregon historinė e njė shqiptari, biri i njė tė pėrndjekuri qė kthehet dhe dashurohet me gruan e kushėririt tė tij Maja, dhe pėrkundėr thashethemeve, regjisori e lė gjallė nė fund personazhin duke dashur tė simbolizojė shpresėn e njė shoqėrie".



    Te hengsha zemren oj Qendra Kinematografike Shqiptare (financuesja e filmit !) qe harxhon paret e taksapaguesve shqiptare me 'margaritare' te tille ! Aferim te qofte ! Lart e me lart !

    nota : 2



  8. #58
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kjo qe ke pare ishte 'mire'. Po provo te shohesh nje film te Mevlan Shanaj, gjoja kish fitu nje cmim ne nje tip festivali ne NYC . Film te cmendurish! lol. E pashe dhe une kete Maya. Po nuk u befasova. E dija pak a shume se c'prisja te shifja. Te gjithe filmat shqiptare, aktoret e sotshem karakterizohen nga nje nguurtesi, ftohtesi ne shprehje. Merr copa mishi dhe vuri te mesojne permendesh skenarin.Ta lej menjane lojen fake te aktoreve pa pike ndjenjash dhe emocionesh, plus ca ugly too ( lol) ku e kishin gjet ate Alisen/gocen aq te shemtute, skenari I filmit ishte gjysmak. Nga gjysma e filmit mezi mora vesht kush ishte burri I Mayas. Edhe si ra ne dashuri Samiu se mora vesht. Film monoton pa emocione. Si drunj. Ne cvend ishte xhiruar, apo kush e di thuaj?! Hajt mo film shqiptar.

  9. #59
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Perla se kisha per Ty, don't thank me. Ti hyn te 1%
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 11-05-2012 mė 10:10

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e April
    Anėtarėsuar
    28-04-2012
    Postime
    36
    Ky filmi "Maja" as 1.0 nuk meriton. As nje gje per te vleresuar nuk kish ne ate film. Gjithcka shume e rendomte.
    Te vjen keq se dhe nese ka mbetur ndonje aktor i madh ne jete, sec vihen ne skene disa pjese mediokre, pa sens cdo gje. Sikur jane shkeputur sekuenca filmash te ndryshem e bashkuar random.

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •