Boksieri mė i madh i tė gjitha kohėrave mbush 70 vjet
17-01-2012
Nė qytetin e lindjes, Luivil nė shtetin federal Kentaki, Ali feston kėtė tė martė 70 vjetorin e tij. Fansat dhe ekspertėt janė tė njė mendimi: Ali nuk e ka thėnė mė kot, ai ka qenė boksieri mė i madh i tė gjitha kohėrave
Shumė janė pėrpjekur ta kopjojnė stilin e tij nė boks. Asnjė kampion bote nė peshėn e rėndė nuk lėvizte kaq elegant nė ring si Muhammad Ali.
"Hė, mė kap, unė po vallėzoj, mundohu tė mė ndjekėsh! Ai nuk i godiste kundėrshtarėt e tij, ai i pėrēmonte ata - para ndeshjes, nė ring dhe mė pas.
"Ali lufton kundėr Green-it, Ali ka shpejtėsi, ka rezistencė - po qe se del nė ring kundėr tij, duhet tė rrisėsh shumėn e sigurimit."
Cassius Clay kthehet nė Muhammad Ali
Batuta tė tilla, si kjo i dhanė Alisė namin e njė gjuhėgjati arrogant. Dhe Muhammad Ali mund t'ia lejonte vetes njė luks tė tillė, nė fund tė fund nė ring pėr nga aftėsitė atij nuk i afrohej askush. Me 18 vjeē Ali doli fitues nė Lojėrat Olimpike, me 22 vjeē u bė kampion bote.
Sapo mori titullin, boksieri pėrqafoi islamin, la emrin e deriatėhershėm Cassius Clay dhe u bė Muhammad Ali. I famshi Ali doli hapur kundėr luftės nė Vietnam, dhe refuzoi shėrbimin ushtarak. Ky vendim i kushtoi atij titullin e kampionit tė botės, dhe dėnimin me kusht pėr dy vjet. Nuk ka rėndėsi se cili ėshtė dėnimi apo akuza, unė i mbetem benik besimit tim. Edhe po tė qėlloni me kallashnikovė, i mbetem besnik islamit. Jam gati tė jap jetėn pėr tė. Kėshtu u shpreh Ali asokohe.
Muhammad Ali distancohet nga terrorizmi
Tre vjet duhej tė kalonin qė tė merrte fund pushimi i detyruar. Pastaj Ali u kthye nė ring. Disa nga ndeshjet e tij hynė nė histori. Humbja kundėr Joe Frazierit nė vitin 1971 nė Madison Square Garden nė Nju-Jork; fitorja K.O. ndaj George Foremanit nė Kinshasė nė vitin 1974; suksesi kundėr Frazierit nė vitin 1975 nė Thrilla im Manila. Dy herė Ali theu rregullėn e pashkruar nė botėn e boksit, qė kampionė tė shfronėsuar nuk mund ta marrin mė titullin e kampionit.
Mė rreth 40 vjeē, Muhammad Ali u tėrhoq nga boksi. Pak mė vonė ai bėri tė ditur se vuan nga sėmundja e Parkinsonit. Kur Ali ndezi nė vitin 1996 me dorė tė dridhur pishtarin e Lojėrave Olimpike nė Atlanta, shumė njerėz u prekėn thellė. Deri mė sot ai nuk ka hequr dorė nga pozicionimi publik ndaj temave tė ndryshme politike. Kėshtu pas ngjarjeve tė 11. Shtatorit Muhammad Ali u distancua me vendosmėri nga terrorizmi islamik. Vrasja nuk ėshtė metoda e duhur pėr tė pėrhapur islamin u shpreh ai.
Autor: Stefan Nestler/Lindita Arapi
Redaktoi: Elert Ajazaj
dw
Krijoni Kontakt