Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    trim mbi trima Maska e Otello
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    45

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.......

    Pershendetje te gjitheve! Temat qe kam lexuar ketu dhe ne "Pyetje per Besimtaret" jane me te vertete KOT. Ne jemi Shqipetar dhe si te tille duhet te qendrojme te bashkuar nen nje mendim" Dashuri per atdhene dhe respekt per njeri tjetrin".Ketu flitet per Islamin apo Kristjanizmin si luftenxites . Me thoni ku doni te dilni me kete, c'fare doni te fitoni?S'besoj qe ndonjeri nga ju te mos kete pasur nje shok apo shoqe te nje feje tjeter!Sikur te paret tane te kishin shkuar me te njejtin mendim me ju sot Shqiperia do kishte qene e percare mes komuniteteve fetare. Keshtu qe ju si te rinj pasi nuk mund te ndjekni kohen, beni si te paret;RESPEKTONI NJERI TJETRIN.Te drejta te barabarta per te gjith.Kush te kete nje mendim per kete i lutem te shkruaj.
    Me Respekt;
    Otello
    Fighting is the purest thing in a man has in his soul!

  2. #2
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Ti e ke drejt mor vlla po ec e merru vesh me fetaret e ketushem. A do t'ia dije njeri ketu se eshte shqipetar, po i shave pak fene? Keta sikur te kishin lindur ne Meke ose Vatikan nuk do ishin kaq fanatike. Nejse, ky eshte mendimi im dhe do te doja me gjithe shpirt qe feja e shqipetarit te ishte shqipetaria. Per fat te keq nuk eshte keshtu.

    Pershendetje, S.

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Mund te jesh patriot i mire dhe besimtar i devotshem.
    Fene askush nuk guxon te ta ndaloje.
    Kjo nuk te jep te drejte te perbuzesh te tjeret qe kane bindje tjera fetare.
    Duhet te respektohen pjesetaret e konfesioneve tjera sepse na lidh gjaku.
    Mjafton t'i japesh atdheut ate qe i takon edhe Zotit ate qe i takon.
    Nuk mund ta shpikim nje religjion te ri shqiptarinė, sepse do te ishte nje religjion artificial.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Postime
    38
    Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria po a ka vertete fe shqiptari ? hehehe
    Zombie !

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Postuar mė parė nga Tahox
    Mund te jesh patriot i mire dhe besimtar i devotshem.
    Fene askush nuk guxon te ta ndaloje.
    Kjo nuk te jep te drejte te perbuzesh te tjeret qe kane bindje tjera fetare.
    Duhet te respektohen pjesetaret e konfesioneve tjera sepse na lidh gjaku.
    Mjafton t'i japesh atdheut ate qe i takon edhe Zotit ate qe i takon.
    Nuk mund ta shpikim nje religjion te ri shqiptarinė, sepse do te ishte nje religjion artificial.
    Na more religjion! Avash o trim avash!
    Cfare na quan artificial ti dhe cilat fe - religjione sipas teje - nuk jane te tilla?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    Ti e ke drejt mor vlla po ec e merru vesh me fetaret e ketushem. A do t'ia dije njeri ketu se eshte shqipetar, po i shave pak fene? Keta sikur te kishin lindur ne Meke ose Vatikan nuk do ishin kaq fanatike.
    Pikerisht ketu qendron problemi ndoshta sunriser. Asnjeri ne rradhe te pare nuk duhet t'i shaje fene dikujt tjeter, sigurisht qe te sharat do ndiqen me te shara, jo vetem per fene por per cdo gje!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shikuar edhe globalisht jo vetėm nga kėndvėshtrimi shqiptar, feja dhe fetė nė pėrgjithėsi, e besimi i njerėzve nė to, ėshtė duke u zbehur gjithė kohėn, dhe mendoj se nė njė tė ardhme jo tė largėt fetė do tė jenė vetėm sa pėr sy e faqe, sepse nuk do tė ketė besimtar apo mė mirė tė them besimtarėt do tė jenė aq tė pakėt nė numėr sa qė edhe rėndėsia e fesė dhe prezenca e saj do tė jetė vetėm sa pėr sy e faqe (siē thotė populli tek ne), kjo nga vet zhvillimi shumė i hovshėm shkencor qė shkencėrisht ka demantuar dhe hedhur poshtė shumė theori nga bibla dhe kurani.
    Kėshtu qė nuk besoj se fetė do tė kenė tė ardhme.
    Nga gjitha fetė te Shqiptarėt, feja qė ka mė sė paku tė ardhme sipas mendimit tim ėshtė ajo islame pėr vet faktin se ėshtė e vėshtirė dhe fare e paimagjinueshme qė tė kultivohet njė besim fetar krejt i ndryshėm nga kultura kombėtare e njė pjese tė kombit tonė dhe totalisht me elemente tė kulturave kombėtare tė popujve tjerė si ai arab qė ne kemi pasur shumė pak tė bėjmė nė tė kaluarėn tonė si komb. Duke pasur parasysh edhe faktin qė ne jemi njė komb europian dhe nuk i duam dhe durojmė dot stereotipizimet me vendet dhe kombet qė kemi mė sė shumti tė bėjmė, kjo fe mendoj se nuk ka kurrfarė tė ardhme tek kombi shqiptar gjė qė po vėrehet fare qartė mė kalimin me shumicė tė shqiptarėve nga kjo fe nė tė pafe fare apo nė fetė tjera tė kohėve tė fundit, dhe qė mendoj se do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen me shumicė. Me gjithė respektin qė kam edhe pėr kėtė fe sikur edhe nė fetė tjera, edhe pse nuk jam besimtar i asnjėrės,ky mė duket mua se ėshtė realiteti.
    Kurse fetė e krishtera (katolike, ortodokse dhe protestante) do tė kenė ndoshta njė jetė paksa mė tė gjatė se ajo islame ndėr shqiptarė por jo mė shumė se ēmund tė ketė tek kombet tjera e marrė globalisht, pra edhe kjo si tė gjitha tjerat nuk do tė ketė jetė duke pasur parasysh edhe fushatat e marra tė kohėve tė fundit me qėllim tė ngritjes sė besimit tė njerėzve nė kėtė fe,si dhe duke parėė se besimtarėt e kėsaj feje janė duke ju larguar me tė madhe besimit nė to, nė tė gjitha vendet globalisht, sė bashku me demantimet shkencore e theorive tė praktikuara nė bibla, kurane dhe libra tjerė fetare, ,qė shkenca i ka bėrė deri mė tani dhe ėshtė duke ju bėrė gjithė kohėn.
    Edhe njėherė me gjithė respektin pėr tė gjitha fetė dhe besimtarėt shqiptar tė kėtyre feve, mendoj se ky ėshtė realiteti dhe e ardhmja e tyre ndėr shqiptarė, prandaj mendoj se sna mbetet tjetėr veēse tė krijojmė fenė tonė shqiptarinė, e cila u paraqit nė fund tė shekullit tė kaluar si sllogan nga Pashko Vasa dhe rilindasit tjerė, pėr tė bashkuar shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare,por qė tani mė duket se ėshtė duke filluar qė fe e tillė me tė vėrtetė tė bėhet realitet dhe jo vetėm sllogan.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Helsinki
    Postime
    32
    Une jetoj ne FIN. ketu njerzit jane luterante.Eshte nje fe kristiane qe ne kishe nuk kane ikona por disa te rinj qe mbjellin fidan. Ketu dhe ne Suedi nuk shkojn neper kisha cdo dit djele.SHkojn kur jane krishlindjet dhe pashket vetem 10% e popullsise. Nuk flasin kurre per fene. Me kete dua te them se nuk eshte e rendesishme feja per to. Kjo duhet te ndodhi dhe tek ne. Ne kurr nuk jemi mesuar me fene pse tani qe jemi mbi 20vjec duhet te fillojme.Kur me pyesin se cfar jam i pergjigjem shqiptar i asnje lloj feje por i te njejtit zot qe na krijoi te gjitheve.Te gjith mbeten te kenaqur nga pergjigja dhe thojn se ka ikur koha e besimit fetar. Besimi fetar e mban njeriun,familjen,shtetin mbrapa. SHikoj venet arabe,grekun,italin sesa mbrapa jane.Venet skandinave jane shum perpara dhe po vejn ligje shum te forta per te ndaluar arabet,somalezet...... .Po thojn se keta qe po vijn po na kthejn shum dekada mbrapa.Martohen me venalije dhe i detyrojn te vejn shamija,ferexhe... . Ne ELBASAN jam rritur dhe skam pare kurre ferxhe,shko tani i shikon ferexhet gjith anej. Takoj shoket e mi qe kan mbaru shkollat e larta me mjeker me pantallona trecerekshe. Njani flet per jezusin tjetri per allahun... .Kush shkruan dhe flet per fene nga ne shqiptaret per mua ai eshte per ne ate psiqiatrikun tone ne ELBASAN.Ne jemi SHQIPTARE mos na e ngatarroni fene me ne.Do i lutesha shume bordit drejtues ta heqi fare nga forumi punen e fese. Kush beson mos ja imponoje te tjereve.
    PER NJE SHQIPERI SI EVROPA.

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga julian72
    Do i lutesha shume bordit drejtues ta heqi fare nga forumi punen e fese. Kush beson mos ja imponoje te tjereve.
    Universal Declaration of Human Rights
    Adopted and proclaimed by General Assembly resolution 217 A (III) of 10 December 1948

    Article 18.

    Neni 18.
    Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare.



    Everyone has the right to freedom of thought, conscience and religion; this right includes freedom to change his religion or belief, and freedom, either alone or in community with others and in public or private, to manifest his religion or belief in teaching, practice, worship and observance.

    /Vėrejtje: Nuk guxon tė ketė pėrparėsi gjuha e huaj nė vend tė shqipes!!! Asgjė s`mund ta arsyetojė njė mosinteresim tė tillė (Shpresmiri)/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 24-03-2003 mė 16:48
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Helsinki
    Postime
    32
    I dashur Tahox ne radhe te pare jan te ndaluara shkrimet ne gjuh te huaja,e dyta un nuk di anglisht se ketu ku jam un flitet finlandisht. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE DHE NUK VDES KURRE SHQIPTARIA. Nuk e di nese i kuptove ato qe shkruajta me siper. Psiqiatriku esht i hapur.
    PER NJE SHQIPERI SI EVROPA.

  11. #11
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    /Vėrejtje: Nuk guxon tė ketė pėrparėsi gjuha e huaj nė vend tė shqipes!!! Asgjė s`mund ta arsyetojė njė mosinteresim tė tillė (Shpresmiri)/
    Shpresmir, te falenderoj per perkthimin.
    Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  12. #12
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga julian72
    I dashur Tahox ne radhe te pare jan te ndaluara shkrimet ne gjuh te huaja,e dyta un nuk di anglisht se ketu ku jam un flitet finlandisht. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE DHE NUK VDES KURRE SHQIPTARIA. Nuk e di nese i kuptove ato qe shkruajta me siper. Psiqiatriku esht i hapur.
    Julian, ja e ke tani postimin me perkthim (e falenderoj Shpresmirin per kete sherbim). Tash besoj mund ta kuptosh.

    p.s. Nese nuk pajtohesh me Deklaraten per te drejten e njeriut, konvente e aprovuar nga Kombet e Bashkuara, atehere nuk di c'te them. Permbahem ta permend psiqiatrikun.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  13. #13
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga korēar
    Na more religjion! Avash o trim avash!
    Cfare na quan artificial ti dhe cilat fe - religjione sipas teje - nuk jane te tilla?
    Religjionet e shpallura nuk jane te tilla. Ketu bejne pjese edhe feja e krishtere edhe ajo islame.
    Shqiptarine une e kuptoj si nje nxitje per unitet kombetar duke mos bere ndarje ne baza fetare, e jo religjion ne kuptimin e plote te kesaj fjale.

    Ketu ku jetoj para ca vitesh kishte tentim nga nje grup intelektualesh qe vertet te themelohet nje religjion me emrin "shqiptaria". Nuk bej shaka; ideja e tyre ishte qe te shpiket nje religjion i vecante per shqiptaret, ku Skenderbeu do ta kishte rolin e Jezusit apo Muhamedit. Pra, religjion jo ne kuptimin figurativ por bukval te saj. Po e perseris - nuk bej shaka, ka ekzistuar ky grupacion por perpjekja e tyre ka deshtuar. Nuk dua te permend emra e mbiemra, sepse sot ata qe ishin nismetare kane hequr dore nga kjo ide.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė pėr veten time pėrkrah dhe ju jap mbėshtetje tė plotė atyre njerėzve sepse edhe unė ashtu besoj, mė shumė besoj nė Gjergj Kastriotin (Lekėn e Madh 2, Aleksandrin e Madh, Iskanderazmin, Skenderbegun) se nė Jezusin, Muhamedin, Budėn apo kėdo tjetėr, dhe kjo nuk ėshtė aspak e dėshtuar por shumė shpejt do tė bėhet religjion i gjithė shqiptarėve, sepse edhe ashtu tjerat religjione qė tė gjitha janė demantuar shkencėrisht, dhe vetėm pėr mbėshtetje shpirtėrore mund tė pėrdoren dhe asgjė tjetėr. Kurse pėr mbėshtetje shpirtėrore mė mirė tė mbėshtetemi te Zoti nėpėrmjet shqiptarit se nėpėrmjet hebreut, arabit apo kinezit.
    Dhe poashtu tė filloj tė bėhet shqipizimi total i emrave dhe mbiemrave tė shqiptarėve qė pothuajse as pesėpėrqind e tyre nuk kanė as emėr e as mbiemėr shqiptar.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėrorėt, Illirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria,Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Dodon,
    nje ide per themelimin e nje religjioni te ri dhe te vecante per nje popull mund te jete e nxitur nga qellimet e mira, pra qe nje komb te futet nen nje "ambrelle shpirterore". Mirepo, kjo ide i ka edhe mangesite e veta.
    Ne radhe te pare, Skenderbeu eshte hero kombetar, ai ka luftuar ta mbroje kombin nga shfarosja, si edhe ta mbroje krishterizmin. Pra, Skenderbeu me asnje fjale apo veper te veten nuk ka deshmuar se deshiron ta zevendesoje Jezusin, e as ta marre rolin e Zotit te shqiptareve. Pra, ai ka mbrojtur kombin dhe religjionin, por nuk ka qene nismetar i nje religjioni te ri. Prandaj, prej nga e drejta jone qe te manipulojme me te dhe ta vendosim aty ku as ai vete nuk ka deshiruar?
    Skenderbeu mund te shpallet i shenjte nga Kisha Katolike, njejte sikur qe shpresoj se do te behet me Nenen Tereze, por asnje i krishtere nuk do ta adhuroje si hyjni.
    Prandaj, mendimi im se me kete mund te themelohet nje sekte, por dyshoj se "shume shpejte" (si thua ti) do te arrije t'i zevendesoje religjionet e shpallura, te cilave fatmiresisht i perkasin shqiptaret. Derisa ekzistojne me miliarda njerez qe jane te krishtere apo muslimane, nuk di cfare te vecante paskemi ne shqiptaret t'i refuzojme te gjitha dhe ta themelojme nje religjion te ri nga zeroja. Une sa di, ende nuk ka pasur ndonje lufte ndermjet shqiptareve ku si arsye apo pretekst ka qene perkatesia fetare. Me teper kam verejtur ndarje ne baza "gjeografike" apo politike se ato fetare. Pra, nese mendojme per unitet kombetar, duhet te veprojme ne te gjitha aspektet e jo gjithmone te fajesohet religjioni.
    Ne fund te fundit, religjioni nuk mund te ndalohet me nje dekret. E dime te gjithe se cili ka qene vendi qe edhe Zotin e ka ndaluar me urdherese nga byrote politike, por edhe e dime se popullit i eshte shitur dogma komuniste si "ushqim shpirteror". Pra, qumeshti i nenes eshte zevendesuar me qumesht pluhur artificial, e kjo sipas mjekeve nuk eshte mire per shendetin e foshnjes. Edhe mjeket jane shkenctare.

    Me nderime, Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tahox
    Nuk e kisha fjalėn unė aty, unė doja ta vėja theksin se tani nė kohėrat moderne me zhvillimin e shkencės (mjekėsia ska tė bėj asgjė me kėtė, dhe poashtu edhe fetė janė shumė tė ndryshme nga mjekėsia) rrugėt e deritanishme pėr tė besuar nė Zotin janė demantuar shkencėrisht qė lidhen me shpjegimin qė njerėzit e "Zotit" deri tani ju kanė bėrė krijimit tė Tokės, krijimit tė Jetės nė tokė, vjetėrsisė sė tokės etj, dėshmojnė se kėta njerėz nuk kanė pasur asgjė me Zotin, duke pasur paraysysh faktin se Zoti i di tė gjitha dhe nuk gėnjen, ēka po ti marrim ata si tė dėrguar tė Zotit ashtu kuptohet.
    Prandaj nėse ka shqiptar qė me tė vėrtetė i duhet ndokush qė ta drejtojė te mbėshtetja shpirtėrore te Zoti ta zgjedh njė shqiptar (psh Gjergj Kastriotin)dhe ta bėj kėtė e mos ta bėj kėtė nėpėrmjet atyre qė kanė gėnjyer njerėzimin me mijėra vjet dhe qė nė fund tė fundit nuk janė shqiptar.
    Kjo ėshtė e drejtė e seicilit nga ne, dhe unė respektoj dhe aspak nuk mundohem tia imponoj askujt, por unė mendoj dhe jam thellėsisht i bindur se kjo do tė jetė e ardhmja fetare e kombit tonė, nėse me tė vėrtetė do tė ketė fe nė tė ardhmen, siē ėshtė duke rėnė besimi pėrditė nė to (dhe jo tė gjithė nga kėta janė komunista, sikur qė as unė nuk jam komunist) dhe tani jo miliarda por ėshtė rrezik tė mos mbledhėsh as miliona nė gjithė botėn qė me tė vėrtetė besojnė nė fe, pėrjashto kėtu vendet dhe popujt primitivė.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Illirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #17
    trim mbi trima Maska e Otello
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    45
    I dashur Tahox une nuk thashe qe duhet te shpikim nje fe te re por te na bashkoje fakti qe jemi Shqiptar dhe te mos kemi ndonje percarje per shkak te feve.
    te pershendes;Otello
    Fighting is the purest thing in a man has in his soul!

  18. #18
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga Otello
    I dashur Tahox une nuk thashe qe duhet te shpikim nje fe te re por te na bashkoje fakti qe jemi Shqiptar dhe te mos kemi ndonje percarje per shkak te feve.
    te pershendes;Otello
    pajtohem me kete formulim.

    pershendetje
    Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  19. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Julian
    ne kohen kur ke jetuer ti ne elbasan ka qene komunizem dhe sic dihet xhaxhi enver i ndaloi fete per nje kohe te gjate dhe njerezit nuk e dinin se ceshte feja.
    Mua me shume me vjen keq per ju se nuk dini te beni dallimin midis fese dhe kombesise.
    Fete ne shqiperi kane pasur gjithmone tolerance per shkak se shqipetaret e pare e kane kuptuar drejt konceptin fe.
    dhe sefundi ju them se feja eshte meshire bashkim tolerance drejtesi por ama ka nevoje per njerez qe ta kuptojne mire ate.
    indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  20. #20
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Po qe se eshte me mire pa fe sic po thone disa te mencur pse nuk pame ndonje te mire nga viti 1967 deri kur u hapen prape kishat, xhamite, etj.
    Thoni ju per nje komb te pa fe qe ka ecur perpara????

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 01-05-2010, 04:38
  2. Feja e shqiptarit, SHQIPTARIA - Miti Rilindas.
    Nga Ligesia nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 01:28
  3. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •