
Postuar më parë nga
Pika-Kufi.1-31
MIRATOHET MOCIONI I PDK-SË, ZHVLERËSOHET MOCIONI I MËHERSHËM PËR RECIPROCITET
Nga Express 20 Janar 2012 10:14
(E plotësuar)Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e propozuar nga PDK, mocion ky që zhvlerëson mocionin e mëhershëm të opozitës për reciprocitet me Serbinë.
59 deputetë votuan pro mocionit të PDK’së, 41 ishin kundër dhe 1 abstenoi.
Ky mocion u miratua vetëm dy ditë para mbajtjes së protestës së Vetëvendosje, e cila synon t’i bllokojë dy pikëkalimet kufitare me Serbinë në emër të mocionit të miratuar në Kuvend për reciprocitet, mocion ky që është zhvlerësuar tashmë nga mocionin i miratuar para pak çastesh.
Kundër këtij mocioni kanë votuar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë për mocionin ka votuar deputetët e PDK dhe Koalicionit Kosova e Re dhe
pakicat.