Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Flet poeti dhe skenaristi Petrit Ruka

    INTERVISTA/ Flet poeti dhe skenaristi Petrit Ruka: “Ē’mė mori kėnga me vehte", album magjik

    NAZIF ĒELA dhe kėnga labe janė thesare qė lartojnė kombin…

    Albert ZHOLI

    Le tė themi sė pari dy fjalė nderimi pėr kėngėn vendce, (siē quhet, kėnga labe) sot nė promovimin e albumit tė Nazif Ēelės “Ē’mė mori kėnga me vehte", .
    Janė tė shumtė studjuesit, akademikėt, muzikologėt, poetėt qė janė pėrpjekur ta thonė me fjalė se ēfarė ėshtė kėnga labe, kjo magji e pashembullt e tokės shqiptare dhe e mbarė kulturės botėrorė, tė cilėn prej kaq vitesh UNESKO e mori nė mbrojtje, siē merren tė gjitha monumentet unik tė kėtij planeti. Pėrpjekja ka qėnė gjithmonė e mundimshme dhe pothuajse njė mision i pamundur. Misteri dhe magjia e saj mbeten tė pakapshme. Eshtė njėsoj si tė kapėsh e tė mbash njė ylber nė duartė e tua.
    Zėri i njeriut, vegla e parė dhe e paarritshme e tė gjitha kohrave, vepėr e Zotit dhe jo e fabrikave, arrin tė bashkohet nė kėngėn labe pa asnjė ndėrhyrje teknike, pėrveēse me frymė, nė njė harmoni qiellore.
    Asnjė partiturė, asnjė marrėveshje para kėngės, asnjė kod tjetėr, pėrveē kodit instiktiv tė gjakut, tė "frymės" e tė zemrės. E habitshme, mistike dhe e paspjegueshme si tė gjitha magjitė e shpirtit. E aftė tė barazohet me mediumet dhe tempujt e pakuptueshėm mitik, "drogė" e ajėrt me njė ndikim tė parezistushėm mbi trurin njėrėzor. Le tė kujtojmė, se nė luftra me tė janė bėrė operacione nė mishin dhe kockėn e njeriut pėr sė gjalli. Noton nė ison e anonimatit, nė murmurimėn kolektive, njė solucion mė i rėndėsishėm sė vetė fjala dhe pėrmbajtja e saj kuptimore, udhėrrėfyese edhe pėrcaktuese e fjalės. Isua duhet tė jetė dicka qė duhet tė ketė lindur prej imitimit tė bubullimave dhe erės, tė kapura nė kurth prej grykave, zgavrave tė shpellave, tė pemėve dhe tė veshėve tė njeriut.
    E vjetėr sa jeta nė malet tona, prej shekujsh ilaēi magjik i zemrės sė njeriut, festė, trumpet lufte, dėshmi, dritė dasme, histori, gazetė, vajtim, lajm, rrefim, ekstazė, teatėr, film, gjithēka. Ajo i ka tė gjitha brenda. Vjen duke u pėrsosur nga brezi nė brez. Kėngėtarė tė mėdhenj e ngrenė gjithmonė e mė lart e ajo nuk ka tė ndaluar nė pėrsosmėrinė e saj.
    Kėshtu ndodhi edhe nė vitin 1983, kur njė grusht djemsh nga Lapardhaja, nėn drejtimin e poetit Feti Brahimi u ngjitėn nė podiumin e Festivalit tė madh tė Gjirokastrės dhe kėnduan:
    “Janinės ē’i panė sytė, Janin-o
    Ish e premte atė ditė… Janin-o

    Njė zėri tė ėmbėl e tė butė si prej mėndafshi farfuritės qė dridhej nė erė iu bashkuan violinat e tjera pranė. Shqipėria mbajti frymėn duke dėgjuar kėtė kėngė tė rrallė. Tė gjithė pyesnin njeri – tjetrit; kush ishin kėta djem? Si e kishin emrin? Nga vinin? E brenda pak ditėve mėsuam se ky bilbil i ri Labėrie e kish emrin Nazif Ēela dhe grupi ish i djemve tė Lapardhasė.
    Ai sot ėshtė thinjur. Po zėri i tij edhe pas 400 e ca kėngėve nuk ėshtė thinjur, pėrkundrazi ėshtė bėrė akoma mė i bukur prej kėngės.

    Pėrse e more pėrsipėr rolin e moderatorit nė promovimin e albumit tė Nazif Ēelės?

    Nuk jam njė njeri i skenės, por e pranova dėshirėn e Nazif Ēelės pėr tė bėrė sot nė kėtė dasmėn e tij, rolin e dollibashit si nė odat e famshme tė Labėrisė. Nė fund tė fundit, nuk do tė bėj ndonjė gjė tė madhe, do tė mbaj vetėm radhėn e kėngės.
    E pra, pata nderin, qė nė njė natė tė tillė tė paharrueshme, tė prezantoj sot pėrpara jush njė ngjarje tė re e tė bukur pėr kėngėn labe. Kėngėtari i mrekullueshėm i shumėnjohuri Nazif Ēela, nė bashkėpunim me shokėt e grupit tė tij, na mblodhi nė TOB pėr tė na dhėnė njė lajm tė gėzuar. Ai ka vendosur t’i shtoj kėtij thesari, thesarit tė madh tė polifonisė shqiptare, njė album tė ri me 10 kėngė tė reja, qė ne e kemi nė duar, sapo mbaroi ky koncert promovimi. Titulli i kėtij albumi ėshtė “Ē’mė mori kėnga me vehte." Sot ne patėm fatin tė zbulojmė njė pjesė tė perlave qė pėrmban kjo dhuratė e re e kėtij kėngėtari. Pėr nder tė bilbilit tė Labėrisė, kishim fatin tė kishim midis nesh disa nga yjet e tjerė tė kėngės labe nga Dukati e Vranishti nga Tragjasi, Vėzhdanishti e Lapardhaja tė bashkuar nė Ansamblin Ēipini tė Vlorės. Kishim kėtu fjalėn e forinjtė tė Lefter Ēipės e tė Feti Brahimit.

    Kėnga e parė e albumit mund tė na e pėrcillni..
    Kėnga e parė. “Kėngėt shqipėtare.”

    Kėngėt shqipėtare, janė kėngėt e mia,
    Perėndeshė e madhe ėshtė Polifonia.

    Labėria ime, mal e gur i ēmuar,
    Tė kam nė gėzime, xhevair nė duar

    Kėto janė kėngėt, kėto janė vallet,
    I nisin thėllėzat, i presin sorkadhet…

    “Kėngėt shqiptare.” Kjo ishte kėnga e parė e kėtij koncerti, njė kėngė qė i ngre kultin e nderimit Polifonisė sonė.

    -Kush e organizoi kėtė aktivitet?

    I gjithė ky aktivitet erdhi nėn kujdesin e Zotit Andon Pango, njė djali me profesionin inxhinier nga Zagoria, tė dashuruar pas kėngės labe dhe qė ka ngritur nė Tiranė grupin “Antea” pėr ta mbajtur tė gjallė flakėn e kėngėve labe edhe kėtu nė kryeqytetin shqiptar, kėtu ku rreh zemra e kulturės sonė kombėtare. Atė e shtyn drejt kėtij akti fisnik pasioni, malli dhe dashuria pėr vendlindjen dhe bujaria. Pėr fat tė keq, njerėz tė tillė janė bėrė ca tė rrallė, po derisa ka djem tė tillė, do tė ketė edhe dasma tė tilla.

    -Kėnga 2, “Hanko, mos shko nėpėr varre”…

    “Hanko, mos shko nėpėr varre.”
    Hanko, mos shko nėpėr varre,
    Se te vdekurit i ngjalle,
    Tė gjallėt i vdiqe fare...

    Kjo ishte kėnga e dytė e albumit tė kėngėtarit Nazif Ēela. Ėshtė njė nga kėngėt e rralla pėr fuqinė e saj tronditėse artistike. Njė krijim drithėrues i folklorit tė trevave tona, aty ku femra dhe bukuria e saj kapin ballin e kėngėve labe. Gjetja ėshtė madhėshtore. Nuk kemi asnjė pėrshkrim tė saj se si ish, si e kishte shtatin, supet, qafėn, flokėt apo sytė. Tė gjitha kėto mungojnė. Por dimė qė ajo u ndėrronte vendin e caktuar nga zoti tė gjallėve dhe tė vdekurėve. Tė vdekurit i bėnte tė hapnin kapakėt e varreve pėr t’i parė njė ēast bukurinė duke i riprurė nė jetė. E sa pėr tė gjallėt, kjo dihet, i vdiste fare, u merrte frymėn, u pushonte zemrėn. Mė shkurt se sa kaq, me pesė a gjashtė vargje, nuk mund ta bėj dot askush tjetėr kėtė magji, veē kėngės labe. Por pėr ta shijuar kėtė duhet njė zė prej magjistari si i Nazif Ēelės, njė kthyes i rrallė si i Mehmet Vishės dhe njė hedhės i papėrsėritshėm si Hyso Xhaferi. Tė tre duhet tė notojnė nė ison e mpiksur si mjaltė bletėsh tė Neil Ruēit, Andrea Doēi Pano Allko. Pėr tė prurė atmosferėn e atyre viseve tė ėmbla jugore, fyejtė, barin, gazin e barinjve mes trėndelinės sė maleve patėm midis nesh sot njė artist tė madh tė valles shqiptare, Rexhep Ēelikun, me partneren e tij Brikena Jaupaj nė njė valle tė mrekullueshme qė quhet “Dueti i ēobanit.”

    Nė mos gabohem nė kėtė promovim ishte dhe grupi i Tragjasit?

    Si pėr ta bėrė mė tė bukur kėtė festė tė Nazifit dhe tė shokėve tė tij, nuk mund tė mungonte sot kėtu ky karakoll tjetėr i kėshtjellės sė kėngėve labe, kėnga e Tragjasit qė erdhi sot pėr ne nga kėngėtari i mrekullueshėm Memush Xhuveli me kėngėn “ Tek gorrica nė kalldrėm.”

    -Kėnga e tretė, “Tė shikoj, moj mbrapa malit” me autor Lefter Ēipėn...

    Tė shikoj, moj mbrapa malit,
    Tė shikoj, qė mė shikon
    Ēe bėre fjalėn e llafit,
    Mbaje fort brenda gufarit,
    Zgjidhja litarin hallit,
    Jo tė dytit, po tė parit,
    Tretu nė duart e djalit,
    Mos ia ler tretjen varrit.

    E kush mund tė bėjė hatara tė tilla me fjalėn shqipe, pėrveē njė poeti brilant si Lefter Ēipa? Se si e shikon ky djalė i dashuruar vajzėn qė do mbrapa malit, kėtė e di vetėm poeti. Dhe jo vetėm qė e shikon, por ėshtė i sigurtė qė edhe ajo ajo po e sheh atė duke u zhuritur. Nuk ka ndonjė mjet pėr ta realizuar kėtė, por ka radarin e zemrės dhe poeti e di kėtė pėr mrekulli. Ēdo koment kėtu bėhet i tepėrt, por nuk mund tė rrimė dot pa thėnė se Lefter Ēipa vazhdon tė kryesojė si njė Princ i rrallė prej dyzet e ca vjetėsh ballin e krijimtarisė pėr shumė nga perlat e kėngėve mė tė njohura labe. Me emrin e tij lidhen disa nga kėngėt mė tė bujshme qė pėrbėjnė kurorėn e polifonisė sonė.
    Lefteri ėshtė njė Mal kėngėsh mė vete pranė Malit tė Ēipės. Njė poet tepelenas e ka dhėnė madhėshtinė e tij me njė varg tė mrekullueshėm si ky: “Ēipa mund tė tretet, po kėngėt s’i treten!”
    Por qė fjalė tė tilla tė arta si tek kjo kėngė, qė tė shkojnė drejt e nė zemėr, duhen dėgjuar nga kėngėtarė tė mėdhenj si kėta qė kemi pėrpara.

    Nė kėtė ditė erdhėn dhe tė rinjtė e Lapardhasė

    Nuk mund tė harrojmė dot sot nė kėtė ditė atė grup tė famshėm tė kėngės “Janinės ēi panė sytė”, qė bėri bujė kėtu e 30 vite mė parė dhe qė u quajt grupi i tė rinjve tė Lapardhasė, shokėt me tė cilėt Nazif Ēela zuri udhėn e madhe tė kėngės. Nuk janė mė tė rinj, sepse nė kokėn e tyre kanė dalė thinjat, po nuk thinjet kurrė nderimi ynė pėr ta si bilbila tė kėngės labe.
    Ata janė: Golik Likaj, Meleq Ēelaj, Selim Likaj, Ylli Merkaj, Remzi Likaj, Fatardha Brahimi, Manush Brahimi, Valter Hodaj, Toto Brahimi dhe meritojnė sot si njė falenderim zemre duartrokitjet tona.Sot, pas 3 dekadash, kėnga nė Lapardhanė e Vlorės ėshtė po aq e gjallė sa ato vite. Pėr ata qė mund tė jenė dyshues, ne ftuam nė skenė grupin e tė rinjve tė sotėm tė kėtij fshati, pėr tė dėshmuar se nė Lapardha e nė ato anė, ka bilbila tė tjerė tė kėngės, po aq tė hijshėm e tė mrekullueshėm si kėta qė kanė ardhur sot kėtu pėr nder tė idhullit tė tyre. Njė zė tjetėr i kulluar si i Nazifit, njė nip i tij, Genti Ēela me shokėt e tij erdhi pėr tė na provuar kėtrė traditė tė mrekullueshme.

    Dy fjalė pėr poetin popullor Feti Brahimi qė ka punuar dhe ka ideuar grupin e Nazif Ēelės?

    Grupi i Lapardhasė, fama e tij dhe e Nazif Ēelės nuk mund tė kuptohet dot pa emrin e poetit tė mrekullueshėm Feti Bahimi, kėtij kapedani tė madh tė fjalės sė ėmbėl qė e udhehoqi e i dha shpirt nga shpirti i vet kėtyre bilbilave. Autor i teksteve tė shumė kėngėve tė rralla, zbuluesi dhe frymėzuesi i kėtyre zėrave dhe kėtyre shpirtrave qė e stolisėn thesarin e kėngėve labe me perla tė reja. Me kėmbėnguljen, pasionin dhe talentin e vet tė madh, Feti Brahimi nuk pushoj kurrė sė kėrkuari shtigje tė tjera pėr fjalėt, stilin dhe melodi tė reja tė kėnduari pėr djemtė e tij tė Lapardhasė.

    Dy fjalė pėr kėngėn famoze “Mbeēė, more shokė, mbeēė”?

    Mbeēė, more shokė, mbeēė,
    Pėrtej Urės sė Qabesė,
    Tė fala m’i bėj nėnesė,
    Kaun e zi tė ma shes,
    T’ia bėj nigjah tė resė.
    Nė pyet nėnja pėr mua,
    I thoni qė u martua,
    Nė pyet se ē’nuse mori,
    Tre plumba prej karaharori.
    Nė pyet se ē’krushq i vanė,
    Sorrat e korbat e hanė.
    Nė pyet se nė ē’kalė hipi,
    Nė dy tre dhoga meiti.

    E lexova tė gjithė kėtė kėngė pėr tė pėrjetuar njė ēast tė rrallė dhe pėr t’u ndjerė krenar qė kemi njė fat tė tillė tė krijuar nė gjuhėn tonė shqipe, e cila, derisa ėshtė nė gjėndje tė krijojė njė univers tė tillė poetik, ėshtė padyshim hyjnore. Kėnga, “Mbeēė, more shokė, mbeēė.” ėshtė padyshim, njė nga tre - katėr krijimet mė tė bukura tė folklorit shqiptar. Njė kryevepėr e denjė qė mund tė rreshtohet me baladat mė madhėshtore tė gjithė letėrsisė botėrore. Njė kėngė si kjo ėshtė njė kuje shpirti. Njė himn pėr dhembjen mė tė madhe tė njeriut, atė tė ndarjes nga jeta dhe njerėzit mė tė dashur nė botė…
    E dėgjuar nga mjeshtra tė tillė dhe nga njė kėngėtar si Nazifi, ajo padyshim qė tė trondit deri nė fund tė zemrės. Vjen pėr herė tė parė nė repertorin e tij tė gjerė dhe ėshtė njė fat pėr ne qė do ta kemi kėtej e tutje nė veshėt tanė.

    Por nuk duhet harruar kėngėtari tjetėr Fatosh Likaj, Dukat.

    Qyqe qė kėndon behar,
    Pse s’erdhe njė ditė nė mal,
    Tė shikosh fukaranė,
    Si jam tretur dhe jam tharė,
    Tridhjetė vjet nė hapsanė,
    Shokėt dhe miqtė mė lanė.

    Njė kėngė tjetėr e rrallė, qė na vjen nga Dukati. …Dukati, njė karakoll tjetėr i bujshėm nė thesarin e kėngėve tona. Fshati i zėrave gjėmues si kumbime bubullimash nėpėr gryka malesh, buēitės si rropama e shkėmbinjve qė bien prej honeve nė njė pėrrua. Ajo vjen sot prej njė zėri tė tillė brilant si ai i njė kėngėtari tė madh me emrin e nderuar, Fatosh Likaj. Ishte njė rast fatlumė ta dėgjonim drejpėrsėdrejti njė kėngėtar tė tillė tė mrekullueshėm.

    Vijmė tek pėrshėndetja me kėngė e Tomorr Lelit?

    Tomorr Leli ėshtė bėrė proverbial tashmė pėr fuqine e tij krijuese tė drejpėrdrejtė nė tė gjitha ngjarjet e mėdha tė kėngės labe. Nje bard i vėrtetė, qė tė kujton aftėsinė e mrekullueshme iprovizuse tė traditės sė artė tė burrave tė Labėrisė, tė atyre kėngėtarėve tė mėdhenj, qė pa laps e letėr krijonin nė odat fshatare kėngė qė mbetėn tė pavdekshme. Ai nuk mund tė mungonte sot pėr shokun e tij tė kėngėve. Ai nuk mund tė rrinte pa na dhėnė njė emocion tė veēantė, qė ne mezi po e prisnim…

    Dhe kėnga “Bubulina” qė e Shoqėroi Vendim Kapaj, me fyell.

    Ju pampora qė kaloni,
    Nėpėr limane qėndroni,
    Bubulinės tė m’i thoni,
    Haj medet, moj Bubulinė,
    Ta vranė Qafzezinė,
    Sikur tė mos ishte vrarė,
    Burrė do ta kisha marrė,
    Tė bėja me tė njė djalė.

    Kėnga e vjetėr me vargje kaq tė bukura, i kushtohet njė gruaje tė rrallė me gjak safi shqiptar, Bubulinės, kapedanes sė madhe arvanite tė Revolucionit grek, njė heroinė qė ēuditi mbarė botėn me trimėritė e saj tė rralla nė betejat e deteve dhe tė tokės. Akoma mė e bukur dhe mė vezulluese ngjan kjo grua e pavdekshme nė kėngėn qė do tė dėgjojmė. Akoma mė dritheruese e bėn shoqėrimi me fyell i Vendim Kapaj, njė mjeshtėr i rrallė i kėsaj vegle magjike qė mbetet pėrherė kaq mahnitėse

    Po aq e magjishme kėnga pėr Papa Kristo Negovanin

    Ike nga Amerika pėr nė Shqipėri,
    At Negovani, prift nga Mbrezhdani,
    Dyzet e dy ditė nė detin e zi,
    Me libra nė duar, me havėr nė gji,
    Vajte nė Pėrmet, nė Mitropoli,
    Mbajte njė fjalim, me shumė rėndėsi,

    Vargjet, qė tė mbushin me kaq krenari, i kushtohen njė patrioti tė madh tė Shqipėrisė, dėshmorit tė madh tė gjuhės sonė shqipe Papa Kristo Negovani.
    Ka kaluar njė shekull e duken sikur janė shkruar dje, pėr ata qė duan e guxojnė tė luajnė me gjėrat e shenjta tė Shqipėrisė. Pėr ata qė kohėve tė fundit, nė lojrat e tyre tė ulta politike luajnė me dinjitetin e kombit dhe tė rracės shqiptare, kėnga labe bėn roje. Ajo ngre nga varri Papa Kriston dhe me gojen e tij tė shenjtė prej dėshmori u kujton :

    The kush ėshtė grek, tė vejė nė Greqi,
    Kush ėshtė festekuq, tė shkoj nė Turqi,
    E kėrkove shqipen t’i vije kufi,
    Selanik e poshtė dhe Maqedoni.

    Mė mirė se sa me njė kėngė tė tillė kaq trime, prekėse dhe krenare nuk mund tė mbyllej sot njė koncert si ky.

    Intervistoi: Albert Zholi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-01-2012 mė 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •