Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Robert Ndrenika

    Aktori Robert Ndrenika feston sot 70 vjetorin

    TIRANĖ- Aktori i skenės dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot 70-vjetorin e tij tė lindjes.

    Ndrenika prej 4 ditėsh ndodhet nė Gjermani. Aktori i kushton shumė kohė gruas sė tij, Polikseni qė ėshtė tepėr e sėmurė. Cifti jeton sė bashku nė Tiranė, ndėrsa kėtė pėrvjetor tė 70-tė, aktorit i duhet ta festojė nė Gjermani.

    Artisti qė mbahet mėnd pėr Qazim Mulletin tek “Prefekti”, Vangjeli tek “Pėrrallė nga e kaluara”, babai “Nė shtėpinė tonė”, si dhe pėr interpretimet e tij nė filmat si “Shi nė plazh”, “Kapedani”, “Nėntori i dytė” dhe sė fundi nė filmin “Kronikė provinciale", nuk ka vendosur tė shkėputet prej saj.

    Debutimi i tij i fundit nė teatėr ka qėnė ai nė shfaqjen "Harvey", qė ka inauguruar Teatrin e Metropolit, me regji tė Hervin Ēulit, ndėrkohė qė nė mars tė vitit 2011-tė Ndrenika ka qėnė i pari qė hapi dyer dhe hyri nė sallėn e re "Shekspir" tė kėtij teatri.

    Robert Ndrenika ka lindur nė vitin 1942 nė Tiranė. Nė vitet 1960-1964 ka studiuar pėr aktor ne Shkollėn e Larte "Aleksandėr Moisiu", ndėrkohė qė deri nė vitin 1970 ka punuar si aktor nė Teatrin "Skampa" tė Elbasanit.

    Nė vitin 1979 i ėshtė akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe nė vitin 1988 titulli "Artist i Popullit".
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet nė Bllog
    3
    INTERVISTA/ Flasin “Artist i Popullit”, Robert Ndrenika dhe regjisori Spiro Duni


    “Doktor Shuster” njė dramė qė pėrcjell realitetin shqiptar


    “Doktor Shuster” nga Dushan Kovaēeviē
    regjisor Spiro Duni
    interpretojnė
    ROBERT NDRENIKA
    ARTAN IMAMI
    HOLTA GIXHARI
    FLAURA KURETA
    MIR SINA
    Piktore dhe grimiere: Bebeka Alla

    Albert ZHOLI

    “Doktor Shuster” ėshtė njė komedi trishtuese, qė pėrmes karaktereve tė saj qendrorė, kryesisht sklerotikė (vėlla e motėr), pėrcjell tipare tė kohės sė saj. Tė veēuar kėta njerėz janė sa pėrfaqėsues tė njė kategorie morali qė nuk ekziston mė, po aq edhe tipa qė mbėshtesin njė mentalitet tė ri, tė bazuar mbi dhunėn dhe kriminalitetin.
    Doktori ėshtė njė mjek i diplomuar nė Vjenė, njė kirurg i shkėlqyer, i aftė nė profesion, por nė tė njėjtėn kohė ai zotėron njė tjetėr mjeshtėri. Jeton me tė bijėn qė ka vendosur tė martohet, pasi me tė janė dashuruar njė kėngėtar opere si dhe njė funksionar policie, qė i shtyrė nga i vėllai (memec) njė kriminel, implikohet edhe vetė nė veprimet e tyre pėr t’i ndihmuar ata. Dy linjat e dashurisė, vėlla- motėr (doktori me tė motrėn Divna) dhe tjetra, ndryshojnė pasi e dyta ėshtė ngritur mbi vepra tė krimit. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė. U ndodha nė provat gjenerale tė kėsaj drame dhe u impresionova me lojėn e aktorėve dhe pas saj zhvillova kėtė bisedė:


    Robert Ndrenika

    Kur ju besua roli i Doktor Shusterit, pranuat menjėherė?

    Me kėtė dramė kam rėnė nė kontakt para disa vitesh qė kur e ka pėrkthyer aktori i mirėnjohur Timo Flloko. Pra, kishte disa vite qė kjo dramė ishte para syve tė mi. Kur ma dha Timua e lexova menjėherė pastaj e rilexova disa herė. Roli i doktorit mė tėrhoqi shumė. Ishte njė rol me tė gjitha plotėsimet e mundshme, qė mund tė ketė njė personazh kryesor drame. E them kėtė pasi, tek ky personazh ka elementė sa dramatikė po aq dhe komik. Dhe tė jenė brenda personazhit tė dy kėta elementė nuk ėshtė gjė e lehtė. Kjo dramė vjen nga njė dramaturg me emėr, ku ndihet mė sė miri pena e njė dramaturgu me peshė dhe mjaft i spikatur. Por jo vetėm roli doktorit, por tė gjitha personazhet janė tė skalitur nė kėtė vepėr. Ata janė harmonizuar dhe plotėsojnė njėri -tjetrin. Qė atėherė unė jetoja me rolin e doktorit dhe pritej njė kohė e artė qė tė vihej nė skenė. Dhe kjo kohė e artė erdhi. Ishte pikėrisht regjisori i talentuar Spiro Duni, i cili ma afroi rolin. E pranova me dėshirė tė madhe, pasi kisha njė periudhė qė isha shkėputur nga teatri. Me thėnė tė drejtėn tek doktori ėshtė njė pjesė e jetės sime, por dhe njė pjesė e tė gjithė intelektualėve nė ish- vendet komuniste pas pėrmbysjes sė komunizmit.

    Do tė thoni se, kjo dramė ka gjėra tė pėrbashkėta me realitetin shqiptar?
    Mendoj se ėshtė shumė afėr kėtij realiteti, madje ndonjėherė tė shkon ndėrmend se kėtė dramė mund ta ketė shkruar njė autor shqiptar. Kjo mos tė duket e pabesueshme. Ju e patė vetė shfaqjen dhe besoj se e ndjetė kėtė realitet nė tė gjitha dimensionet jetėsore. Shumė intelektualė shqiptarė e kanė ndjerė nga afėr apo e kanė vuajtur mospėrfilljen e shtetit, dhimbjen e fukarallėkut, apo nėnvleftėsimin, ku mafia mundohet tė depėrtojė nė jetėn e qetė tė njerėzve tė ndershėm.

    Ku qėndron merita e aktorit nė kėtė personazh?
    Tek ajo qė unė jam munduar qė ta afroj personazhin nė realitetin shqiptar. Pra, tė bėj atė qė spektatori tė kuptojė apo tė mendojė se doktori i dramės Shuster mund tė jetė edhe njė doktor shqiptar qė ėshtė nė moshė tė thyer apo ėshtė nė pension. Jam munduar tė jap shumė nga vetja ime nė kėtė rol. Por dihet qė fjalėn e fundit e thotė spektatori. Pra, nė kėtė dramė vlon jeta me tė mirat dhe tė kėqijat e saj,sa ndonjėherė, njeriu ndodhet para tė papriturave dhe s’di tė gjejė rrugėn e duhur nė jetė, pasi askush se di se ēfarė fshihet pas njė bamirėsie, apo njė buzėqeshje false.

    Si ėshtė punuar me kėtė dramė?
    Ėshtė punuar nė grup dhe me pėrgjegjėsi. Kemi ndihmuar njeri -tjetrin dhe mund tė them se, ja kemi arritur qėllimit.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr shkollėn shqiptare tė aktrimit?
    Shkolla jonė e Stanislavskit ėshtė njė shkollė plot ngjyrė qė ka nxjerrė nga auditorėt e saj aktorė shumė tė mirė. Unė dua tė rendis shumė prej tyre, por pėr korrektesė them janė shumė. Edhe sot, kjo shkollė megjithė mungesat po nxjerr aktorė tė pėrgatitur.

    A ndihet i vlerėsuar sot aktori shqiptar?
    A ndihet. Hėm!..S’di ē’tė them, por dua tė pėrmend se artistėt janė memoria e gjallė e njė kombi, janė ndėrgjegjja e tij. Nė Evropė nė radhė tė parė shkohet me art. Arti i bashkon kombet dhe nxjerr nė pah thesaret e kulturės sė njė kombi tė njė populli. Mendoj se duhet bėrė mė shumė pėr ta.

    Si do ta pėrcaktonit rolin e doktor Shuster?
    Njė rol qė mė ka bėrė pėr vete dhe jo vetėm si njė rol mė tepėr nė fondin tim, por si njė rol me karakteristika qė hyn nė rolet mė tė mira tė mia. Mė vjen mirė qė doktori nė kėtė pjesė jam unė dhe mund tė krenohem me njė rol tė bukur mė tepėr nė jetėn time artistike.

    Artisti sot, ėshtė mes halleve tė atyre halleve qė ka dhe populli nė tėrėsi?
    Aktorėt janė pjesė e kėtij populli qė jo vetėm ēojnė nė skenė problemet e kohės, por kanė tė njėjtat probleme. Veē kėsaj, njė aktor n.q.s ndahet nga jeta e popullit kthehet nė njė aktor pa jetė, shterpėzon.



    Spiro Duni (regjisor)
    Cila ishte shtysa qė e vutė kėtė dramė nė skenė?
    Kjo dramė mė ka rėnė nė dorė para njė viti. Ishte miku im dhe aktori i talentuar qė ma bėri presente. Pra, Flloko e kishte pėrkthyer nga origjinali kėtė dramė dhe kur e lexova u befasova. Menjėherė i thashė Fllokos se, n.q.s do tė vė nė skenė njė dramė do tė jetė pikėrisht “Doktor Shuster”. Kjo pėr arsye se drama mė rrėmbeu. Pas “Shtrigat e Salemit”, kjo ėshtė drama e parė qė vė nė skenė pasi pashė njė dramaturg tė shkėlqyer njė pėrkthim tė shkėlqyer ndaj vendosa tė ēoj nė skenė kėtė vepėr. Kjo ishte shtysa e parė ndėrsa e dyta ishte problematika qė ngre kjo dramė kaq e komplikuar, por dhe kaq e bukur. Nė dukje kjo dramė duket e lehtė, delikate, me njerės tė sklerorizuar, gjysmė aluēinant, por aty ka shumė metaforė dhe ishin kėto metafora, qė mė dhanė njė ndjenjė tė veēantė pėr ta realizuar. P.sh, sa bukur ėshtė realizuar nga autori ky mjek qė nė vitet postkomuniste ėshtė katandisur si njė leckė, i hedhur nė rrugė nga spitali qė ka punuar shumė vite. Ky njeri thotė me njė metaforė tė fuqishme: “Ku ėshtė kjo luftė vallė?”, pra, lufta pėr mbijetesė dhe zhvlerėsim tė vlerės dhe pėrballė vė Vjenėn njė kryeqytet qė kudo merr pėrmasa krahasuese, njė kryeqytet, ku vlerat e njeriut respektohen dhe marrin notat e duhura. Ndryshe ndodh nė Europėn Lindore postkomuniste, atė qė shohim tek nėnat, baballarėt, vėllezėrit tanė, tek vetja jonė, ku njeriu, vlerat e individit nėpėrkėmben. Plus tjetra, qė mė rrėmbeu nė kėtė dramė ėshtė ajo qė ngjet dhe nė Shqipėri, nė shumė raste komandėn e bėn krimi. Kjo vepėr sa ėshtė e njė autori serb po kaq ėshtė e njė realiteti shqiptar.

    A e patėt tė vėshtirė zgjedhjen e aktorėve?
    Regjisori ėshtė si njė trajner qė do tė gjejė lojtarėt mė tė mirė. Pra, kush do tė jetė regjisori i brendshėm i ndeshjes (kėtu i dramės). Fati e deshi qė Robert Ndrenika, i cili e njihte veprėn e pranoi me kėnaqėsi dhe me dashamirėsi rolin. Ai mė tha qė mė rri mirė ky personazh, mė pėlqen. Ishte njė kostum i prerė enkas pėr tė ky personazh. Ky ishte sensacioni i parė pėr mua. Ėshtė hera e katėr, qė unė bashkėpunoj me Ndrenikėn dhe unė i dua dhe i vlerėsoj shumė ikonat e aktrimit shqiptar dhe pėr fatin tonė tė keq kemi pak tani. Mendoj dhe, unė gjej rastin qė sa herė ka role delikate gjej mundėsinė t’i vetėsoj kėto ikona sa tė jenė gjallė. Pas Ndrenikės aktorėt e tjerė ishin pak mė tė lehtė pėr tė ndėrtuar njė ekip solid. Roli i Divnės ishte pak i veēantė qė aktorja Flaura Kureta e realizoi shumė mirė duke pasur parasysh se u mundova tė nxjerrė njė tjetėr personazh nga ai i autorit tė veprės, pasi Divna jeton dy realitete nė pėrkushtimin e saj ndaj vėllait dhe Divna tjetėr qė ende dashuron burrin e vdekur. Pra, dy Divna me ndjesi tė ndryshme. Por edhe roli i kėngėtarit operistik nuk ėshtė i lehtė, pasi ėshtė njė rol sa me humor, por qė gjendet nė situata tė vėshtira.

    Ėshtė e vėshtirė sot tė jesh regjisor?

    Ėshtė shumė e vėshtirė. Shpesh u them miqve tė ngushtė se dua tė rri nė Dhėrmi, nė vendin e origjinės, tė fle aty, tė jetoj aty, tė mbjell domate me nėnėn time, por pastaj them se ofiēina e regjisorit ėshtė vetėm nė Tiranė. Pra, duhet tė vish nė kėtė ofiēinė qė tė bėsh atė qė ke nė mėndje dhe brenda kėsaj ofiēine duhet tė punosh gjithė jetėn me tė mirat dhe me tė kėqijat e saj. Regjisura ėshtė gjeja mė e shtrenjtė qė kam nė jetė dhe pėr vėshtirėsitė nuk dua tė flas mė gjatė (loton).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,422
    Urime per te.Me ka pelqyer gjithmone.Deshiroj ta shoh sa me shpesh ne skenen e teatrit kombetar.Meqe ra fjala Doktor Shuster ia vlen per ta pare.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet nė Bllog
    3
    Robert Ndrenika si doktor Shuster, sukses nė TK

    TIRANĖ- Rikthimi i Robert Ndrenikės nė skenėn e Teatrit Kombėtar duket se ka tėrhequr spektatorėt pėr tė parė komedinė e trishtė "Doktor Shuster", tė regjisorit Spiro Duni.

    Sipas Teatrit Kombėtar, nė tė gjitha netėt e shfaqjes janė shitur tė gjitha biletat, ndėrkohė qė salla e TK-sė ka rreth 500 vėnde. Sot dhe nesėr janė netėt e fundit tė shfaqjes, por pas suksesit dhe kėrkesave, mendohet qė ajo tė shtyhet edhe pėr javėn tjetėr. Ende nuk ėshtė vendosur asgjė, pasi, sipas TK-sė, ka njė pėrplasje me provat e shfaqjes sė Shekspirit “Heri VI", qė duhet tė fillojė provat nė skenė.

    Komedia e ka pasur premierėn nė 20 mars dhe ėshtė shfaqur nė skenėn e Teatrit Kombėtar ēdo tė enjte, tė premte, tė shtunė dhe tė dielė. Pėrveē protagonistit Ndrenika, nė role tė tjera interpretojnė Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami.

    Vepra e autorit Dushan Kovacevic ėshtė njė rrėfim komik i marrėdhėnieve tė reja, tė imponuara nga ndryshimet aktuale nė shoqėrinė postkomuniste, e cila u soll pėr publikun si njė teatėr metaforik. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė.

    Regjisori Duni e ka cilėsuar “Doktor Shuster" si njė shfaqje qė pėr shqiptarėt flet shumė, duke u nisur nga nėpėrkėmbja qė i ndodh njeriut nė postkomunizėm. Vepra ėshtė shkruar nė vitin 2001, ndėrkohė nė shqip e ka sjellė Timo Flloko.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  5. #5

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Robert Ndrenika si doktor Shuster, sukses nė TK

    TIRANĖ- Rikthimi i Robert Ndrenikės nė skenėn e Teatrit Kombėtar duket se ka tėrhequr spektatorėt pėr tė parė komedinė e trishtė "Doktor Shuster", tė regjisorit Spiro Duni.

    Sipas Teatrit Kombėtar, nė tė gjitha netėt e shfaqjes janė shitur tė gjitha biletat, ndėrkohė qė salla e TK-sė ka rreth 500 vėnde. Sot dhe nesėr janė netėt e fundit tė shfaqjes, por pas suksesit dhe kėrkesave, mendohet qė ajo tė shtyhet edhe pėr javėn tjetėr. Ende nuk ėshtė vendosur asgjė, pasi, sipas TK-sė, ka njė pėrplasje me provat e shfaqjes sė Shekspirit “Heri VI", qė duhet tė fillojė provat nė skenė.

    Komedia e ka pasur premierėn nė 20 mars dhe ėshtė shfaqur nė skenėn e Teatrit Kombėtar ēdo tė enjte, tė premte, tė shtunė dhe tė dielė. Pėrveē protagonistit Ndrenika, nė role tė tjera interpretojnė Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami.

    Vepra e autorit Dushan Kovacevic ėshtė njė rrėfim komik i marrėdhėnieve tė reja, tė imponuara nga ndryshimet aktuale nė shoqėrinė postkomuniste, e cila u soll pėr publikun si njė teatėr metaforik. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė.

    Regjisori Duni e ka cilėsuar “Doktor Shuster" si njė shfaqje qė pėr shqiptarėt flet shumė, duke u nisur nga nėpėrkėmbja qė i ndodh njeriut nė postkomunizėm. Vepra ėshtė shkruar nė vitin 2001, ndėrkohė nė shqip e ka sjellė Timo Flloko.

    (ma.ar/BalkanWeb)
    Thjesht nje kryeveper. Teatri plot me spektatore. Me ra rasti te shikoja mbreme kete tragji-komedi dhe mund te them qe ka qene nje prej shfaqjeve me te bukura qe kam pare ne teater. Nje nivel artistik i admirueshem nga te gjithe stafi i aktoreve, nga i madhi Ndrenika e deri tek aktoret e rinj te sapoafirmuar ne teater. Te jep shprese qe arti shqiptar eshte drejt ringjalljes dhe riperteritjes.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,228

    Pėr: Robert Ndrenika

    Intervistė e rrallė & e bukur !


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,228

    Pėr: Robert Ndrenika



    Urimi i Bardhė 2021 - Urim nga Viktor Zhusti pėr Robert Ndrenikėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •