Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Robert Ndrenika

    Aktori Robert Ndrenika feston sot 70 vjetorin

    TIRANĖ- Aktori i skenės dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot 70-vjetorin e tij tė lindjes.

    Ndrenika prej 4 ditėsh ndodhet nė Gjermani. Aktori i kushton shumė kohė gruas sė tij, Polikseni qė ėshtė tepėr e sėmurė. Cifti jeton sė bashku nė Tiranė, ndėrsa kėtė pėrvjetor tė 70-tė, aktorit i duhet ta festojė nė Gjermani.

    Artisti qė mbahet mėnd pėr Qazim Mulletin tek “Prefekti”, Vangjeli tek “Pėrrallė nga e kaluara”, babai “Nė shtėpinė tonė”, si dhe pėr interpretimet e tij nė filmat si “Shi nė plazh”, “Kapedani”, “Nėntori i dytė” dhe sė fundi nė filmin “Kronikė provinciale", nuk ka vendosur tė shkėputet prej saj.

    Debutimi i tij i fundit nė teatėr ka qėnė ai nė shfaqjen "Harvey", qė ka inauguruar Teatrin e Metropolit, me regji tė Hervin Ēulit, ndėrkohė qė nė mars tė vitit 2011-tė Ndrenika ka qėnė i pari qė hapi dyer dhe hyri nė sallėn e re "Shekspir" tė kėtij teatri.

    Robert Ndrenika ka lindur nė vitin 1942 nė Tiranė. Nė vitet 1960-1964 ka studiuar pėr aktor ne Shkollėn e Larte "Aleksandėr Moisiu", ndėrkohė qė deri nė vitin 1970 ka punuar si aktor nė Teatrin "Skampa" tė Elbasanit.

    Nė vitin 1979 i ėshtė akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe nė vitin 1988 titulli "Artist i Popullit".
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flasin “Artist i Popullit”, Robert Ndrenika dhe regjisori Spiro Duni


    “Doktor Shuster” njė dramė qė pėrcjell realitetin shqiptar


    “Doktor Shuster” nga Dushan Kovaēeviē
    regjisor Spiro Duni
    interpretojnė
    ROBERT NDRENIKA
    ARTAN IMAMI
    HOLTA GIXHARI
    FLAURA KURETA
    MIR SINA
    Piktore dhe grimiere: Bebeka Alla

    Albert ZHOLI

    “Doktor Shuster” ėshtė njė komedi trishtuese, qė pėrmes karaktereve tė saj qendrorė, kryesisht sklerotikė (vėlla e motėr), pėrcjell tipare tė kohės sė saj. Tė veēuar kėta njerėz janė sa pėrfaqėsues tė njė kategorie morali qė nuk ekziston mė, po aq edhe tipa qė mbėshtesin njė mentalitet tė ri, tė bazuar mbi dhunėn dhe kriminalitetin.
    Doktori ėshtė njė mjek i diplomuar nė Vjenė, njė kirurg i shkėlqyer, i aftė nė profesion, por nė tė njėjtėn kohė ai zotėron njė tjetėr mjeshtėri. Jeton me tė bijėn qė ka vendosur tė martohet, pasi me tė janė dashuruar njė kėngėtar opere si dhe njė funksionar policie, qė i shtyrė nga i vėllai (memec) njė kriminel, implikohet edhe vetė nė veprimet e tyre pėr t’i ndihmuar ata. Dy linjat e dashurisė, vėlla- motėr (doktori me tė motrėn Divna) dhe tjetra, ndryshojnė pasi e dyta ėshtė ngritur mbi vepra tė krimit. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė. U ndodha nė provat gjenerale tė kėsaj drame dhe u impresionova me lojėn e aktorėve dhe pas saj zhvillova kėtė bisedė:


    Robert Ndrenika

    Kur ju besua roli i Doktor Shusterit, pranuat menjėherė?

    Me kėtė dramė kam rėnė nė kontakt para disa vitesh qė kur e ka pėrkthyer aktori i mirėnjohur Timo Flloko. Pra, kishte disa vite qė kjo dramė ishte para syve tė mi. Kur ma dha Timua e lexova menjėherė pastaj e rilexova disa herė. Roli i doktorit mė tėrhoqi shumė. Ishte njė rol me tė gjitha plotėsimet e mundshme, qė mund tė ketė njė personazh kryesor drame. E them kėtė pasi, tek ky personazh ka elementė sa dramatikė po aq dhe komik. Dhe tė jenė brenda personazhit tė dy kėta elementė nuk ėshtė gjė e lehtė. Kjo dramė vjen nga njė dramaturg me emėr, ku ndihet mė sė miri pena e njė dramaturgu me peshė dhe mjaft i spikatur. Por jo vetėm roli doktorit, por tė gjitha personazhet janė tė skalitur nė kėtė vepėr. Ata janė harmonizuar dhe plotėsojnė njėri -tjetrin. Qė atėherė unė jetoja me rolin e doktorit dhe pritej njė kohė e artė qė tė vihej nė skenė. Dhe kjo kohė e artė erdhi. Ishte pikėrisht regjisori i talentuar Spiro Duni, i cili ma afroi rolin. E pranova me dėshirė tė madhe, pasi kisha njė periudhė qė isha shkėputur nga teatri. Me thėnė tė drejtėn tek doktori ėshtė njė pjesė e jetės sime, por dhe njė pjesė e tė gjithė intelektualėve nė ish- vendet komuniste pas pėrmbysjes sė komunizmit.

    Do tė thoni se, kjo dramė ka gjėra tė pėrbashkėta me realitetin shqiptar?
    Mendoj se ėshtė shumė afėr kėtij realiteti, madje ndonjėherė tė shkon ndėrmend se kėtė dramė mund ta ketė shkruar njė autor shqiptar. Kjo mos tė duket e pabesueshme. Ju e patė vetė shfaqjen dhe besoj se e ndjetė kėtė realitet nė tė gjitha dimensionet jetėsore. Shumė intelektualė shqiptarė e kanė ndjerė nga afėr apo e kanė vuajtur mospėrfilljen e shtetit, dhimbjen e fukarallėkut, apo nėnvleftėsimin, ku mafia mundohet tė depėrtojė nė jetėn e qetė tė njerėzve tė ndershėm.

    Ku qėndron merita e aktorit nė kėtė personazh?
    Tek ajo qė unė jam munduar qė ta afroj personazhin nė realitetin shqiptar. Pra, tė bėj atė qė spektatori tė kuptojė apo tė mendojė se doktori i dramės Shuster mund tė jetė edhe njė doktor shqiptar qė ėshtė nė moshė tė thyer apo ėshtė nė pension. Jam munduar tė jap shumė nga vetja ime nė kėtė rol. Por dihet qė fjalėn e fundit e thotė spektatori. Pra, nė kėtė dramė vlon jeta me tė mirat dhe tė kėqijat e saj,sa ndonjėherė, njeriu ndodhet para tė papriturave dhe s’di tė gjejė rrugėn e duhur nė jetė, pasi askush se di se ēfarė fshihet pas njė bamirėsie, apo njė buzėqeshje false.

    Si ėshtė punuar me kėtė dramė?
    Ėshtė punuar nė grup dhe me pėrgjegjėsi. Kemi ndihmuar njeri -tjetrin dhe mund tė them se, ja kemi arritur qėllimit.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr shkollėn shqiptare tė aktrimit?
    Shkolla jonė e Stanislavskit ėshtė njė shkollė plot ngjyrė qė ka nxjerrė nga auditorėt e saj aktorė shumė tė mirė. Unė dua tė rendis shumė prej tyre, por pėr korrektesė them janė shumė. Edhe sot, kjo shkollė megjithė mungesat po nxjerr aktorė tė pėrgatitur.

    A ndihet i vlerėsuar sot aktori shqiptar?
    A ndihet. Hėm!..S’di ē’tė them, por dua tė pėrmend se artistėt janė memoria e gjallė e njė kombi, janė ndėrgjegjja e tij. Nė Evropė nė radhė tė parė shkohet me art. Arti i bashkon kombet dhe nxjerr nė pah thesaret e kulturės sė njė kombi tė njė populli. Mendoj se duhet bėrė mė shumė pėr ta.

    Si do ta pėrcaktonit rolin e doktor Shuster?
    Njė rol qė mė ka bėrė pėr vete dhe jo vetėm si njė rol mė tepėr nė fondin tim, por si njė rol me karakteristika qė hyn nė rolet mė tė mira tė mia. Mė vjen mirė qė doktori nė kėtė pjesė jam unė dhe mund tė krenohem me njė rol tė bukur mė tepėr nė jetėn time artistike.

    Artisti sot, ėshtė mes halleve tė atyre halleve qė ka dhe populli nė tėrėsi?
    Aktorėt janė pjesė e kėtij populli qė jo vetėm ēojnė nė skenė problemet e kohės, por kanė tė njėjtat probleme. Veē kėsaj, njė aktor n.q.s ndahet nga jeta e popullit kthehet nė njė aktor pa jetė, shterpėzon.



    Spiro Duni (regjisor)
    Cila ishte shtysa qė e vutė kėtė dramė nė skenė?
    Kjo dramė mė ka rėnė nė dorė para njė viti. Ishte miku im dhe aktori i talentuar qė ma bėri presente. Pra, Flloko e kishte pėrkthyer nga origjinali kėtė dramė dhe kur e lexova u befasova. Menjėherė i thashė Fllokos se, n.q.s do tė vė nė skenė njė dramė do tė jetė pikėrisht “Doktor Shuster”. Kjo pėr arsye se drama mė rrėmbeu. Pas “Shtrigat e Salemit”, kjo ėshtė drama e parė qė vė nė skenė pasi pashė njė dramaturg tė shkėlqyer njė pėrkthim tė shkėlqyer ndaj vendosa tė ēoj nė skenė kėtė vepėr. Kjo ishte shtysa e parė ndėrsa e dyta ishte problematika qė ngre kjo dramė kaq e komplikuar, por dhe kaq e bukur. Nė dukje kjo dramė duket e lehtė, delikate, me njerės tė sklerorizuar, gjysmė aluēinant, por aty ka shumė metaforė dhe ishin kėto metafora, qė mė dhanė njė ndjenjė tė veēantė pėr ta realizuar. P.sh, sa bukur ėshtė realizuar nga autori ky mjek qė nė vitet postkomuniste ėshtė katandisur si njė leckė, i hedhur nė rrugė nga spitali qė ka punuar shumė vite. Ky njeri thotė me njė metaforė tė fuqishme: “Ku ėshtė kjo luftė vallė?”, pra, lufta pėr mbijetesė dhe zhvlerėsim tė vlerės dhe pėrballė vė Vjenėn njė kryeqytet qė kudo merr pėrmasa krahasuese, njė kryeqytet, ku vlerat e njeriut respektohen dhe marrin notat e duhura. Ndryshe ndodh nė Europėn Lindore postkomuniste, atė qė shohim tek nėnat, baballarėt, vėllezėrit tanė, tek vetja jonė, ku njeriu, vlerat e individit nėpėrkėmben. Plus tjetra, qė mė rrėmbeu nė kėtė dramė ėshtė ajo qė ngjet dhe nė Shqipėri, nė shumė raste komandėn e bėn krimi. Kjo vepėr sa ėshtė e njė autori serb po kaq ėshtė e njė realiteti shqiptar.

    A e patėt tė vėshtirė zgjedhjen e aktorėve?
    Regjisori ėshtė si njė trajner qė do tė gjejė lojtarėt mė tė mirė. Pra, kush do tė jetė regjisori i brendshėm i ndeshjes (kėtu i dramės). Fati e deshi qė Robert Ndrenika, i cili e njihte veprėn e pranoi me kėnaqėsi dhe me dashamirėsi rolin. Ai mė tha qė mė rri mirė ky personazh, mė pėlqen. Ishte njė kostum i prerė enkas pėr tė ky personazh. Ky ishte sensacioni i parė pėr mua. Ėshtė hera e katėr, qė unė bashkėpunoj me Ndrenikėn dhe unė i dua dhe i vlerėsoj shumė ikonat e aktrimit shqiptar dhe pėr fatin tonė tė keq kemi pak tani. Mendoj dhe, unė gjej rastin qė sa herė ka role delikate gjej mundėsinė t’i vetėsoj kėto ikona sa tė jenė gjallė. Pas Ndrenikės aktorėt e tjerė ishin pak mė tė lehtė pėr tė ndėrtuar njė ekip solid. Roli i Divnės ishte pak i veēantė qė aktorja Flaura Kureta e realizoi shumė mirė duke pasur parasysh se u mundova tė nxjerrė njė tjetėr personazh nga ai i autorit tė veprės, pasi Divna jeton dy realitete nė pėrkushtimin e saj ndaj vėllait dhe Divna tjetėr qė ende dashuron burrin e vdekur. Pra, dy Divna me ndjesi tė ndryshme. Por edhe roli i kėngėtarit operistik nuk ėshtė i lehtė, pasi ėshtė njė rol sa me humor, por qė gjendet nė situata tė vėshtira.

    Ėshtė e vėshtirė sot tė jesh regjisor?

    Ėshtė shumė e vėshtirė. Shpesh u them miqve tė ngushtė se dua tė rri nė Dhėrmi, nė vendin e origjinės, tė fle aty, tė jetoj aty, tė mbjell domate me nėnėn time, por pastaj them se ofiēina e regjisorit ėshtė vetėm nė Tiranė. Pra, duhet tė vish nė kėtė ofiēinė qė tė bėsh atė qė ke nė mėndje dhe brenda kėsaj ofiēine duhet tė punosh gjithė jetėn me tė mirat dhe me tė kėqijat e saj. Regjisura ėshtė gjeja mė e shtrenjtė qė kam nė jetė dhe pėr vėshtirėsitė nuk dua tė flas mė gjatė (loton).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Urime per te.Me ka pelqyer gjithmone.Deshiroj ta shoh sa me shpesh ne skenen e teatrit kombetar.Meqe ra fjala Doktor Shuster ia vlen per ta pare.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Robert Ndrenika si doktor Shuster, sukses nė TK

    TIRANĖ- Rikthimi i Robert Ndrenikės nė skenėn e Teatrit Kombėtar duket se ka tėrhequr spektatorėt pėr tė parė komedinė e trishtė "Doktor Shuster", tė regjisorit Spiro Duni.

    Sipas Teatrit Kombėtar, nė tė gjitha netėt e shfaqjes janė shitur tė gjitha biletat, ndėrkohė qė salla e TK-sė ka rreth 500 vėnde. Sot dhe nesėr janė netėt e fundit tė shfaqjes, por pas suksesit dhe kėrkesave, mendohet qė ajo tė shtyhet edhe pėr javėn tjetėr. Ende nuk ėshtė vendosur asgjė, pasi, sipas TK-sė, ka njė pėrplasje me provat e shfaqjes sė Shekspirit “Heri VI", qė duhet tė fillojė provat nė skenė.

    Komedia e ka pasur premierėn nė 20 mars dhe ėshtė shfaqur nė skenėn e Teatrit Kombėtar ēdo tė enjte, tė premte, tė shtunė dhe tė dielė. Pėrveē protagonistit Ndrenika, nė role tė tjera interpretojnė Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami.

    Vepra e autorit Dushan Kovacevic ėshtė njė rrėfim komik i marrėdhėnieve tė reja, tė imponuara nga ndryshimet aktuale nė shoqėrinė postkomuniste, e cila u soll pėr publikun si njė teatėr metaforik. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė.

    Regjisori Duni e ka cilėsuar “Doktor Shuster" si njė shfaqje qė pėr shqiptarėt flet shumė, duke u nisur nga nėpėrkėmbja qė i ndodh njeriut nė postkomunizėm. Vepra ėshtė shkruar nė vitin 2001, ndėrkohė nė shqip e ka sjellė Timo Flloko.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  5. #5

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Robert Ndrenika si doktor Shuster, sukses nė TK

    TIRANĖ- Rikthimi i Robert Ndrenikės nė skenėn e Teatrit Kombėtar duket se ka tėrhequr spektatorėt pėr tė parė komedinė e trishtė "Doktor Shuster", tė regjisorit Spiro Duni.

    Sipas Teatrit Kombėtar, nė tė gjitha netėt e shfaqjes janė shitur tė gjitha biletat, ndėrkohė qė salla e TK-sė ka rreth 500 vėnde. Sot dhe nesėr janė netėt e fundit tė shfaqjes, por pas suksesit dhe kėrkesave, mendohet qė ajo tė shtyhet edhe pėr javėn tjetėr. Ende nuk ėshtė vendosur asgjė, pasi, sipas TK-sė, ka njė pėrplasje me provat e shfaqjes sė Shekspirit “Heri VI", qė duhet tė fillojė provat nė skenė.

    Komedia e ka pasur premierėn nė 20 mars dhe ėshtė shfaqur nė skenėn e Teatrit Kombėtar ēdo tė enjte, tė premte, tė shtunė dhe tė dielė. Pėrveē protagonistit Ndrenika, nė role tė tjera interpretojnė Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami.

    Vepra e autorit Dushan Kovacevic ėshtė njė rrėfim komik i marrėdhėnieve tė reja, tė imponuara nga ndryshimet aktuale nė shoqėrinė postkomuniste, e cila u soll pėr publikun si njė teatėr metaforik. Drama zbulon thellėsitė e skajshme tė marrėdhėnieve njerėzore nė terrenin e krimit, tė ndėrvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetėn dhe mospėrmbushjen e ėndrrave tė personazheve kryesorė.

    Regjisori Duni e ka cilėsuar “Doktor Shuster" si njė shfaqje qė pėr shqiptarėt flet shumė, duke u nisur nga nėpėrkėmbja qė i ndodh njeriut nė postkomunizėm. Vepra ėshtė shkruar nė vitin 2001, ndėrkohė nė shqip e ka sjellė Timo Flloko.

    (ma.ar/BalkanWeb)
    Thjesht nje kryeveper. Teatri plot me spektatore. Me ra rasti te shikoja mbreme kete tragji-komedi dhe mund te them qe ka qene nje prej shfaqjeve me te bukura qe kam pare ne teater. Nje nivel artistik i admirueshem nga te gjithe stafi i aktoreve, nga i madhi Ndrenika e deri tek aktoret e rinj te sapoafirmuar ne teater. Te jep shprese qe arti shqiptar eshte drejt ringjalljes dhe riperteritjes.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika

    Intervistė e rrallė & e bukur !


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika



    Urimi i Bardhė 2021 - Urim nga Viktor Zhusti pėr Robert Ndrenikėn

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika



    Robert Ndrenika - Aktor i Vitit 2015

    Akademia Kult

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika



    Ende nė Garė !

    Akademia Kult 2018 - Nominimet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika



    ROBERT NDRENIKA - NDERI I KOMBIT

    Qershor 2012

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika

    Aktori Robert Ndrenika feston sot ditėlindjen e 80-tė

    Robert Ndrenika feston sot ditėlindjen e 80-tė. Vitet kalojnė, por aktori i madh vetėm sa fiton gjithnjė e mė tepėr dashurinė e publikut shqiptar. Pa tė, arti do tė ishte mė i paplotė, shpirtrat mė tė varfėr.

    Aktori tejet i dashur pėr tė gjithė brezat, sjell gjithnjė mesazhe me peshė dhe aktuale me rolet e tij. Tė gjithė e duan dhe e admirojnė thjeshtėsinė e tij. Tė gjithė e vlerėsojnė pėr sjelljen nė jetėn reale, por edhe pėr personazhet qė tashmė i pėrkasin. Askush s’i harron batutat e tij nė teatėr apo filma, dy botė qė Ndrenika s’i ndau kurrė.

    Robert Ndrenika lindi nė Tiranė, nė vitin 1942. Talenti i tij spikati qė nė vitet e para tė jetės, kur ai kultivonte pasionin e tij pėr teatrin nė Shtėpinė e Pionerit nė Tiranė. Pas pėrfundimit tė gjimnazit “Qemal Stafa”, nė vitet ai 1960-1964 nis studimet pėr aktor nė Shkollėn e Lartė “Aleksandėr Moisiu”.

    Nga ky vit, deri mė 1970, punon si aktor nė Teatrin “Skampa” tė Elbasanit. Nė vitet 1970-1974 punon si aktor nė Teatrin e Institutit tė Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve), mė pas nė Teatrin Kombėtar, deri sa doli nė pension.

    Pėr shumė vite punoi si aktor i lirė (pas pensionit). Midis tė tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashėrit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjės, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkės, “Bashkė me agimin” e Kolė Jakovės, “Midis dy njerėzve” e Kiēo Blushit, “Skėnderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” dhe “Stinė e mėrzitshme nė Olimp” tė Ismail Kadaresė, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxės, “Fytyra e dytė” dhe “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” tė Dritėro Agollit, “Shkallėt” dhe “Shtėpia me dy porta” tė Ruzhdi Pulahės, “Shumė zhurme pėr asgjė”, “Nata e dymbėdhjetė” dhe “Zbutja e kryeneēes” tė Shekspirit, “I sėmuri pėr mend” dhe “Kopraci” tė Molierit, “Udha e largėt” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu qė pa vdekjen me sy” tė Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillė” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e njė komisioneri” e Millerit, “Vizita e damės plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” tė De Filipos, “Darka e tė marrėve” e Veberit, “6 vjet shtatzėnė” e Cikliropulosit, “Pulėbardha” e Anton Ēehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

    Nė vitin 1979, Ndrenikės iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe nė vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

    Ėshtė nderuar me Kupėn pėr Aktorin mė tė Mirė nė Festivalin Kombėtar tė Teatrit, mė 1994, pėr rolin e Di Spetes nė shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe nė Festivalin e Filmit te vitit 1979, pėr rolin e Prefektit nė filmin “Koncert nė vitin 1936”.

    Pėr disa vite, punoi si pedagog i mjeshtėrisė sė aktorit dhe fjalės artistike, nė degėn e aktrimit, nė Institutin e Lartė te Arteve.

    Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte njė histori mjaft tė bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkėshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte tė shoqin, dhe e shoqėronte gjithmonė nė prova. Por pasi Polikseni u sėmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumė largimin nga jeta tė bashkėshortes sė tij. Aq sa pėr katėr vite nuk shkeli mė nė teatėr.

    Por nė prill tė vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishėm teatrit me rolin e doktor Shuster.

    Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

    Ne 2014 ai futet nė botėn e njė personazhi kapriēoz pėrmes premieres “Djemtė gazmore”, pjesė e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

    Nė 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatė marrjes sė ēmimit, publiku u ngrit nė kėmbė dhe duartrokiti gjatė nė nder dhe respekt tė tij.

    Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi ēmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturės “Kult”.

    Robert Ndrenika pėrfaqėson jo vetėm nderin e dhe krenarinė e kombit por historinė e jashtėzakonshme tė njė njeriu tė madh, qė ka bėrė histori pėrmes thjeshtėsisė sė madhėshtisė sė tij.

    Filmat :

    Kronikė provinciale (2009)
    Tifozėt – (2004) komedi
    Njerėz dhe fate – (2002-2
    Tirana, viti zero
    Parullat – (2001), Lleshi
    Bolero – (1997)
    Nata e dymbėdhjetė
    Edhe kėshtu edhe ashtu
    Botė e padukshme -azi
    Pėrrallė nga e kaluara – (1987), Vangjeli
    Vrasje nė gjueti
    Dhe vjen njė ditė – (1986) si vėllai i Llano Bletės
    Gurėt e shtėpisė sime – (1985)
    Tre njerėz me guna – (1985)
    Shi nė plazh – (1984) teater-komedi
    Shirat e vjeshtės – (1984) , Sotiri
    Nxėnėsit e klasės sime – (1984), Kristofori
    Kohė e largėt – (1983), Anastas Grigori
    Besa e kuqe – (1982), Gjoni
    Era e ngrohtė e thellėsive – (1982) (TV)
    Nėntori i dytė – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
    Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

    Vėllezėr dhe shokė – (1982), Sokrati
    Njė shoqe nga fshati – (1980) Agushi
    Ditėt qė sollėn pranverėn – (1979) (TV)
    Mėsonjėtorja – (1979), kocka
    Nė shtėpinė tonė – (1979), Stefi
    Koncert nė vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
    Shembja e idhujve – (1977), kapteri
    Emblema e dikurėshme – (1976) (TV)
    Duke kėrkuar 5-orėshin – (1974) Zeqo
    Rrugė tė bardha – (1974), Ganiu
    Shtigje tė luftės – (1974), Shabani
    Kryengritje nė pallat – (1972)
    Odiseja e tifozave – (1972)
    Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
    I teti nė bronx – (1970), Xhemali
    Horizonte tė hapura – (1968), Azemi
    Oshėtimė nė bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/aktor...ndjen-e-80-te/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika

    Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

    Nga Pėllumb Kulla


    TI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh qė kjo ėshtė njė ditė e lumtur pėr njerėzit e tu tė afėrt, por edhe mė shumė: ėshtė njė ditė e bukur pėr admiruesit e tu tė panumėrt nė hapėsirat qė zenė shqiptarėt…

    Dhe duhet thėnė akoma se ėshtė njė ditė feste edhe pėr ne, shokėt e paktė tė tu, qė kemi statusin e rrallė si bashkėstudentė tė Shkollės sė Lartė Teatrore “Aleksandėr Mojsiu, kolegė flokėbardhė, qė paēka se tė shpėrndarė mbi glob, do tė hapim shishe tona tė verės pėr tė tė thėnė:

    GĖZUAR! U BĖFSH EDHE 100, BERT!

    Vjet po nė kėtė datė tė shkroi dhe uroi Ditlindjen, Viktor Zhusti.

    Teksa sot po tė shkruaj unė. Tė Tetėdhjetat meritojnė njė pėrgjithėsim mė tė madh. Dhe unė vetautorizohem. Dhe e dij se do tė kem edhe pėlqimin e tyre, tė Viktorit, Vladimir Priftit, Bukuroshe Kokalarit, Ali Begės, Vera Zheit, Mithat Fagut, Vasil Kokosharit, pėr t’ia bėrė kėtė urim bashkėstudentit nga i cili ne si shokė prisnim mė shumė dhe qė nuk zhgėnjeu, por arriti majat mė tė larta tė aktrimit dhe u bė njė nga artistėt mė tė shquar tė skenės dhe ekranit, nė historinė e artit kombėtar.

    Qė nga thellėsia e qiejve ku prehen e ndjej se urimit tonė i bashkohen dhe ata, Thomai, Shpėtimi, Antoneta, Sandri, Ademi, Ibrahimi, Xhelali, Kristoja, Tonini.

    Kėndi mė i ndritur i urimeve tona mbaron kėtu dhe ky 80 vjetori yt ma bėn mė tė shpenguar vijimin. Dhe me lejėn e tė gjithėve ftoj tė endemi nė lėndinat e blerta, ku kujtimet tona bėhen tė tėra tok.

    Nuk dij sa tė pėrshkėnditura i kanė ėndrrat tė rinjtė e sotėm, kur shkelin pėr herė tė parė prakun e shkollės sė artit, por kujtoj se nė vitin e parė ne ecnim pėrmbi ré. Bile, vlen tė thuhet, se ne kurrė nuk kemi qenė artistė “mė tė lavdishėm” se nė muajt e parė tė vitit tė parė! Ne nuk rrinim dot pa vėnė re zilinė, me tė cilėn na vėshtronin bashkėmoshatarėt, bile qoftė edhe ata qė ndiqnin degė tė tjera tė universitetit. Aq mė tepėr kur ata mbushnin sallėn e teatrit dhe na shquanin neve, edhe mė me zili akoma, nė skenė, bri aktorėve tanė tė famshėm, nė episode dramatike tė Hamletit, ku ne na angazhonin si figurantė, tė veshur me kostume fisnikėsh tė mesjetės, pėr tė bėrė njė korale “oooooh!” kur heronjtė ndesheshin me shpata, apo pėr t’i sjellė me pėrulėsi njė gotė ujė Mbretit Klaud.

    Natėn tjetėr moshatarėt tanė shquanin me zili kostumet e bukura tė malėsorėve tė veriut dhe brenda atyre kostumeve, ne, djemtė e kursit, qė po nisnim rrugėn e pėrjetėsisė, si pjesėtarė tė gardės sė Skėnderbeut tek drama e Pitarkės. Paēka se nuk kishim asnjė fjalė mė shumė se pėrsėritja tri herė nė kor “na pri, o Gjergj, na pri!”.

    Dhe siē e do jeta reale njerėzore, pas vitit tė parė, nė vitet e mėvonshėm ne shfryheshim dalėngadalė, zbrisnim nga retė, lodheshim me provat, dėshpėroheshim nga qortimet dhe vite mė vonė akoma shfrynim, kur na pyesnin me kėrshėri, nėse do t’u jepnim profesionin tonė ndonjėrit prej fėmijėve.

    “Bah, kurrė! Ta dinim kėshtu…!”

    Nė kėtė lloj shkolle studentėt vuajnė qė nė muajt e parė nga plagėt e egra shpirtėrore tė xhelozisė, vuajnė suksesin e tjetrit, bukurinė e tij fizike, zėrin, sharmin. Tė gjithė i patėm kėto vuajtje, por mund tė them pa lėkundje qė grupi ynė pati njė shoqėri tė shėndetshme, njė miqėsi tė frytshme. Unė nuk di tė kem parė dhe dėgjuar mes nesh zėnka, grindje, pėrleshje, shkėmbime fjalėsh tė ashpra. Edhe kėtė mund ta shtrij deri nė ditėn e sotme, teksa po shkruaj kėta rreshta. Ne vėrtet nuk u bėmė tė gjithė aktorė kopertinash, por teatrit dhe filmave u kushtuam tėrė zjarrin e pasioneve tona.

    Ishte ky njė lloj kameratizmi njė nga vetitė mė tė ēmuara qė prodhuam dhe gėzuam ne, shokėt e kursit tė Robert Ndrenikės.

    Por shoku i klasės, sado shok, nuk mund tė mos kishte cmirė zėrin e bukur tė Zhustit, shqiptimin e tij tė pastėr e tė kthjelltė, gjallėrinė e syve tė tij, bukurinė mashkullore, qė Viktori e ka tė patrazuar edhe tani, kur i ka kaluar tė shtatėdhjetepesat e jep shėnja se do tė ruajė jetėgjatėsisht pamjen e njė plaku tė bukur. Ai atėherė ishte mė i preferuari i pedagogėve, vajzat kishin dėshirė ta kishin nė skenat e tyre tė provimeve tė fundvitit. Krahasoni se sa pak rėndėsi ka kush ėshtė mė i pashėm dhe flet mė rrjedhshėm, pėrshembull, nė fakultetin e inxhinjerisė! Janė cilėsi qė nuk hyjnė nė punė nė karrjerėn e inxhinjerit, mjekut, apo juristit.

    Ndėrsa rekuizitat fizike tė mashkullit, apo tė femrės tek ata qė i kushtohen skenės, janė lėnda bazė pėr ndėrtimin e jetės, rangut artistik, popullaritetit, magjisė. Ato prodhojnė thirrje admirimi, duartrokitje. Do tė pajtoheshe se s’bėn me plastikėn e mrekullueshme tė Shpėtimit Shmilit, me fytyrėn ėngjėllore tė Bukuroshes, me devotshmėrinė studentore tė Bėrdakut, me zėrin e ngjeshur solemn tė Verės, e cila ishte folėsja kryesore e Radio-Tiranės, me kulturėn muzikore tė Ali Begės, me temperamentin e Gjyzelit… Qė kėtej, qė nga kėto cilėsi niste ndarja e roleve tė heronjve dhe heroinave.

    Kush nuk i ka pėrpara syve tiparet e bukura tė Robert Ndrenikės tek “Koncerti ‘36” tek muzikanti Miller nė “Intrigė e Dashuri” tė Shilerit, apo qoftė edhe tek “Prefekti”!

    Mua me ty, Bert, mė bashkonin shumė gjėra: tė dy ishim banorė tė Tiranės, tė dy ishim me pėrbėrje politike jo fort tė pėrshtatshme dhe pėr kėtė arsye, qė tė dy vazhdonim studimet me shpenzimet e prindėrve dhe, megjithė trokitjet tona tė panumėrta nėpėr zyra, nė katėr vitet universitarė, ne mbetėm pa bursė nga shteti. Ne rrinim tok gjithė ditėn duke sajuar shaka dhelpėrore, por rolet mė tė mira natyrisht do tė shkonin tek ty.

    Mua mė duhej tė zhvilloja zotėsi tė tjera.

    Ne tė dy patėm rastėsisht edhe njė lloj “baxhanakėrie”, se nė mbyllje tė vitit tė fundit i zgjodhėm shoqet e zemrės, nga i njėjti kurs, nga ai mė i riu, me dy vajza qė sapo kishin filluar tek ne vitin e parė. Dhe lidhėm vėrtet jetėt tona me to. (Pas vitesh, e ndjera Polikseni, iku e goditur nga njė sėmundje e rėndė, qė e bėri tė vuajė gjatė. Tok me tė vuajte dhe ti, shoku ynė i vyer, qė edhe nė lėngatėn e shoqes sė shtrenjtė, dhe njė shėmbull tė rrallė pėrkushtimi bashkėshortor, duke braktisur pėr afro tre vjet angazhimet aktoriale).

    Po le ta lemė kėtė notė tė trishtė dhe tė rikthehemi aty nė vitet e shkollės.

    Dhe tė nėnvizojmė se humori, ishte gjėndja jonė e avulluar.

    Ti, pėrshėmbull pate mjaft komedi nė repertorin personal, nė pėrputhje tė plotė me parapėlqimet e tua. Nga goja jote rridhnin jo vetėm fraza autorėsh, por edhe batuta tė mprehta tė humorit vetjak. Mė kujtohet ajo ditė, kur dekani na mblodhi dhe kėrcėnoi se do t’u pritej bursa atyre qė do tė mungonin nė mėsim, siē ndodhte, kur nga radioja shtetėrore, apo nga kinostudioja, vinte ndonjė ofertė joshėse dhe ne braktisnim mėsimin. Unė u kujtova dhe nė heshtjen e pėrgjithėshme lėshova njė batutė naļve:

    “Ne …jemi nja dy vetė, qė …nuk kemi bursa!… Qė tė na priten”

    “Ēfarė the ti, Kulla?” pyeti dekani.

    “Thashė qė mua dhe Bert Ndrenikės, nuk na ėshtė dhėnė bursė… Po i bėjmė pėrpjekjet, por… E kam fjalėn qė tė…”

    Dekani u pėrtyp si i zėnė gafil. Ti nuk e humbe rastin dhe i dhe fund mendimit qė nisa unė.

    “Ja pėr kėtė ia vlen tė pėrpiqeni dhe ju si dekanat, profesor. Tė na jepet bursa edhe ne tė dyve. Qė tė na pritet edhe neve, po tė… I bėn mirė disiplinės sė shkollės, pa jo pėr gjė!”

    Aty, sikundėr thashė, jeta e pėrditshme, daē mėsimi, apo daē edhe mbrėmjet nė skenė, kur ne pėrdoreshim nė tablotė masive, dukej si e pėrshkėnditur nga humori. Ne na mrekullonin aktorėt e vjetėr, jo vetėm me rolet para publikut, por edhe me jetėn e tyre tė dytė, atė tė padukshmen. Njė herė Prokop Mima pat harruar nė kabinė ēadrėn e shiut dhe tė nesėrmen e gjeti qė komisioni i inventarit ia kishte regjistruar si pronė tė teatrit. Dhe pėr shkaqe burokratike nuk e rimerrte dot ēadrėn. Kjo u bė gazi i oborrit, aq sa aktorėt qė pas mbarimit tė shfaqjeve, vonoheshin mė shumė se tė tjerėt duke e zgjatur fshirjen e makiazhit, Besim Levonja i kėshilloi tė shpejtonin se mund tė pėrfshiheshin nė inventar dhe nuk do t’u ktheheshin mė grave tė tyre!

    Edhe Bexhet Nelku sillte me bollėk gaz teksa imitonte nė mėnyrė tė pėrkryer artistėt e teatrit. Atij iu dha rasti nga krijimi i njė rrethane tė artė pėr njė shakaxhi: dy kabinat e nevojtoreve tė vetme nė korridorin lart, ndodheshin shpesh tė zėna nga studentėt qė ishin shtuar sė tepėrmi. Kėshtuqė dekani urdhėroi vajzat dhe djemtė e shkollės tė pėrdornin vetėm kabinat poshtė, nė fund tė oborrit. Ato lart duhet t’u liheshin vetėm aktorėve dhe administratės. Pėr kėtė u vunė tualeteve kyēet dhe brėnda zyrės sė dekanit, brenda derės, u var ēelėsi i WC-sė.

    I mbani mend aktorėt e shquar dhe autoritarė, tė imituar nga Bexheti, teksa vinin nė zyrėn e dekanit e pėrshėndesnin me buzėqeshje, apo me seriozitet tė zotin e zyrės zgjasnin dorėn dhe merrnin ēelėsin qė do ta kthenin pas disa minutash. Nganjėherė komizmi i Nelkut merrte zhvillime marramendėse, sidomos kur fuste nė lojė ngutjen e hallexhinjve. Ose, ca mė tepėr, kur sajonte brenda zyrės sė dekanit praninė e ministrit, apo tė ndonjė anėtari tė Komitetit Qendror. Pastaj, zgjidhte tė imitonte Mihal Popin, apo Kadri Roshin, qė vinin me ngut pėr ēelėsin dhe pėrshėndesnin me nxitim titullarin e lartė, i cili i vononte me komplimenta dhe lavdėrime e ata nuk i priste halli tė dėgjonin lavdėrimet edhe sikur t’ua dėrgonte i madhi i vendit!

    Vetė natyra e lėndėve tė mjeshtėrisė tek ne ishte interesante dhe sillte ēaste tė gėzueshme, tė paharruara. Aq mė tepėr qė ne kishim rast tė shijonim edhe sensin e humorit tė pedagogėve tanė tė rrallė. Ishte pėrditė e pranishme e qeshura e zhurmshme e Kujtim Spahivoglit, ironia e mprehtė e Mihal Luarasit dhe humori i shtruar i Andon Panos.

    Njė ditė teksa zhvillonim provat e dramės sė Naum Priftit, “Rrethimi i bardhė” me ngjarje tė vendosura mes malesh, pedagogu Spahivogli i bėnte vėrejtje Ibrahim Bėrdakut qė ulej pranė tė fejuarės tė trishtuar, tė cilėn e luante Antoneta Papapavli. Djali nuk e sillte dot vajzėn e tij nė gaz dhe nuk ia pėrzente dot trishtimin. E pėrsėritėn disa herė skenėn. I pakėnaqur pedagogu na dha pak pushim. Pas pushimit Spahivogli u muar pėrsėri me atė skenė.

    “Dėgjo, djalė,” i tha Ibrahimit. “Ajo ėshtė e fejuara jote. Ti nuk je fare aktiv. Ėshtė njeriu yt mė i dashur… Kupton? Afroje nė krahėt e tua. Pa droje, siē ndodh nė jetė. Pėrkėdhele, more djalė! More, puthe, e kupton? Puthe!”

    Ibrahimi i gjorė, njė nga djemtė tanė mė simpatikė, ishte dhe nga mė tė drojturit qė kishim nė kurs. Nė atė kohė puthja nė skenat dhe filmat tanė nuk e kishte fituar qytetarinė. Ishte, si tė thuash, njė tabu. Dhe kėtė tabu duhej ta thyente djali mė “namuzqar” i klasės!

    “Natyrisht, Neta, nuk do tė tė lejojė ta puthėsh, nuk do tė tė lerė deri aty,” nxitoi tė saktėsonte tek e kuptoi drojėn Kujtim Spahivogli. “Por ti nuk ke arsye tė mos shkosh drejt buzėve tė saj. Hajdeni pra, hypni tė dy nė skenė!”

    Ibrahimi shkoi kokėulur drejt skenės. Neta qė ishte ulur pranė nesh vuri shallin nė qafė. ti i pėshpėrite shoqes tonė: “pėr hatrin tim, lere tė tė puthė, Neta!” Ajo qeshi dhe mė pa mua. “Dėgjo Bertin!” tė mbėshteta edhe unė ty, me zė tė ulėt. Buzėqeshur, Antoneta u ngjit nė skenė. U ul nė stolin para dekorit qė sillte idenė e fjetores sė punėtorėve dhe priti tė fejuarin. Bimi erdhi, u ul pranė saj dhe i pėrkėdheli flokėt.

    “Ē’ėshtė ky trishtim, e dashur?!” e pyeti me qortim, sipas tekstit tė dramės.

    E ngjeshi pranė vetes dhe afroi buzėt tek buzėt e saj.

    Kėtė ēast po e prisnim tė gjithė. Dhe tė gjithė neve nuk na u duk aspak ēudi, qė Ibrahimi ynė e ndėrpreu lojėn dhe u kthye nga ne qė ishim rreth profesorit. Dhe u ankua i zemėruar:

    “Po kjo po mė le, o profesor!”

    E qeshura e Kujtimit buēiti gjatė. Kur e mori vesh intrigėn tėnde,

    tė hodhi krahun nė qafė dhe gazi i tij u ngrit nė kupė tė qiellit.

    Nuk e fshihte ngrohtėsinė pėr studentėt, Kujtimi. Veēanėrisht pėr ty, pėr talentin mė tė spikatur qė premtonte njė tė ardhme tė ndritur.

    Dhe qė ti ia mbajte premtimin pedagogut tė paharruar.

    Edhe njė herė, GĖZUAR DITLINDJEN BERT NDRENIKA!

    Paē shėndet e jetė tė gjatė pėr njerėzit e dashur dhe pėr skenėn dhe ekranin qė kanė nevojė pėr artin tėnd!


    Gazeta Shqip

    https://www.gazeta-shqip.com/arti/so...sh-80-i1165865

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika



    Robert Ndrenika: Jeta ime me fat (deri diku)

    "Zė me Mirėn" - Qershor 2023


    Nė kėtė intervistė, Robert Ndrenika qė konsiderohet njė figurė pėrbashkuese e shqiptarėve, flet pėr ditėt e mira dhe tė vėshtira, pėr kryqėzime fatesh, rastėsish. Dashurinė me Poliksenin, por edhe njė sinqeritet pėr martesėn qė do ju bėjė buzagaz. Filmin qė zbuti Enver Hoxhėn, rolet negative qė ia jepnin si “ndėshkim”, por qė i rezultuan bekim dhe pėrcaktuan famėn e tij dhe suksesin me publikun shqiptar.

    Hyrja dhe dalja nga politika nė vitet `90, dhe sė fundmi edhe debati pėr Teatrin Kombėtar.
    Ēfarė bėn ai sot? Si ndjehet njė njeri qė ka bėrė jetėn qė ka dashur qė fėmijė dhe qė jeton nė njė vend ku tė gjithė e duan pa kushte? A do donte dhe a do ishte mė mirė sikur tė kishte lindur nė epokėn e internetit?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Robert Ndrenika

    http://www.panorama.com.al/nga-xhelo...e-ckane-hequr/

    Nga xhelozitė te zėnkat nė martesė - Robert Ndrenika zbulon historinė e tij tė dashurisė " Grate e aktorėve e dinė se ē'kanė hequr "

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •