Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1

    21 janar 2011 - 21 Janar 2012!

    Edi Rama: Gjyqėsori ėshtė varrmihėsi i krimeve tė atyre qė bėnė 21 janarin

    7 Janar, 2012

    PS nis pėrgatitjet pėr tė pėrkujtuar katėr tė vrarėt e 21 janarit 2011, tė cilėt u ekzekutuan para kryeministrisė gjatė protestės sė opozitės. Kryetari i PS-sė, Edi Rama, nė faqen e tij online edirama.al bėri sot pasdite intro njė pamje tė njė njeri tė vdekur, pikturė e Gerhard Ritcher, qė i ngjan aq shumė pamjeve tė katėr tė vrarėve shqiptarė mė 21 janar. Pranė pikturės shkruhet “Viti i ri me njė janar padrejtėsi. Tek po mbushet viti i vrasjeve tė 21 janarit, vrasėsit enden tė lirė, urdhėruesit e vrasjeve qeverisin, familjarėt e tė vrarėve pyesin tė dėshpėruar kur do vendoset drejtėsia pėr njerėzit e tyre, prokuroria endet nė labirinthin e provave tė manipuluara dhe gjurmėve tė fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmėria e drejtėsisė, ndėrkombėtarėt presin nė heshtje rezultatin e njė hetimi, qė pa qėndrimin pa ekuivok tė botės demokratike ndaj masakrės sė 21 janarit nuk do tė ēojė askund deri kur janarėt do t’i gjejnė nė pushtet ata qė urdhėruan vrasjet, tė cilėt pushtetin gjyqėsor e kanė kthyer nė varrmihėsin e krimeve tė tyre.”

    Pritet qė PS tė organizojė aktivitete tė ndryshme mė 21 janar, por akoma nuk ėshtė vendosur nėse do tė ketė protestė-homazh apo ndonjė aktivitet tjetėr nė nderim tė katėr protestuesve.

    tema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    padrejtesi..thot edvinua..
    te drejt ka..

    se po te ket drejtesi ai i pari me shtabin e tij duhet te ishin ne biruce si organizator te nje masakre te papare.. ne histori..
    ska ber vaki te rrihet aq egersisht ndonje polici e ndonji shteti ne bote sikurse u rrah policia jone..
    bej qejf o edvin..

    i vrave 4 hajvane ne 21 janarin qe kaloje..
    vrit akoma perderisa gjen te tille idiote qe i binden porosive e deshirave tuaja o shtaze..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Pėrralla me mbret dhe rreziku i vėrtetė

    Funksionimin e demokracisė nuk e vunė nė rrezik ata 10 apo 100 demonstrues tė dhunshėm, qė duhen gjetur dhe ndėshkuar sipas ligjit. Jo. Demokracinė funksionale nė Shqipėri e kanė vėnė me njėrėn kėmbė nė greminė ndėrhyrjet nė kompetencat e pushteteve dhe nė pavarėsinė e tyre. Kombinuar me ėndrrat pėr asgjėsim dhe pushtet perandorak, kjo shkelje pavarėsish ėshtė vėrtet rreziku mė i madh qė i kanoset vendit.

    Qė prej viktimave tė 21 janarit e sulmeve tė dhunshme ndaj institucioneve, pamjet televizive, deklaratat e politikanėve, analizat e medias dhe pretendimet e palėve politike, duket se kanė hasur nė vėshtirėsi tė mėdha pėr t’u pėrputhur. Publiku shqiptar nuk ndien thjesht njė dezinformim nga ligjėrata qė bien ndesh me pamjet qė dalin nė ēdo ekran e faqe interneti. Jo. Publiku ndien mė tepėr se kaq. Fyerjes sė inteligjencės qė i bėhet nė mes tė ditės me diell shqiptarėve i shtohet edhe doza e madhe e pėrsėritjes dhe kėmbėnguljes politike pėr tė tjetėrsuar imazhet qė shihen me sy. “Duket e bardhė, por po ta shohėsh mė hollė, kjo ngjyrė ėshtė jeshile” – pėrkthehen deklaratat manipulative tė politikanėve tė sotėm.

    Ēėshtja do ishte shumė mė e thjeshtė pėr ta, sikur ngjarjet tė kishin ndodhur edhe njė herė nė vitin e mbrapshtė 1997. Por sot, nė kohėn kur shpejtėsia e marrjes sė imazheve dhe shpėrndarja e tyre nėpėrmjet internetit, bluetooth-it, rrjeteve sociale dhe medias sė re elektronike ėshtė mė e madhe sesa imagjinata e skenarėve thriller, ėshtė qesharake tė pretendosh se mund ta budallallepsėsh njė popull tė tėrė duke i treguar pėrralla me mbret.
    Nė 1997, njė televizion dhe njė gazetė e vetme arritėn tė fragmentizonin nė ekstrem ngjarjet, duke u bėrė nxitės apo demaskues tė ngjarjeve qė orkestroheshin nė qetėsi tė plotė. Kurse sot, gjithēka qė ndodh nė bulevard, seli, zyra, kafene e kėnde pritjeje, merret vesh publikisht pėrpara se biseda tė ketė pėrfunduar.

    Me gjithė propagandėn apo deformimin informativ tė disa mediave, lėvizja e thjeshtė e telekomandės nga njėri stacion tek tjetri, u dha mundėsinė shqiptarėve tė kuptonin se ē’ndodhi pėrpara kryeministrisė nė 21 janar 2011.

    U mor vesh qė Partia Socialiste thirri njė turmė tė madhe me njerėz dhe e lėshoi pėrpara Kryeministrisė. Dėnohet dhe pėrqeshet veprimi i Ramės pėr tė mbledhur njė turmė, thjesht sa pėr ta lėnė nė mėshirė tė vendimeve e veprimeve qė vinin nga pėrballė saj.

    U pa dhuna e patolerueshme qė njė pjesė e vogėl e njerėzve nė krye tė turmės ushtruan mbi makinat, kangjellat apo portėn e institucionit tė Kryeministrisė.

    Ashtu siē u pa po aq qartė se tre njerėz u vranė duke ndenjur me duar nė xhepa pėrballė ndėrtesės. Nė momentin e vrasjes, ata shfaqen si spektatorė fatkeqė qė ndodhen nė vendin e gabuar, nė kohėn e gabuar.

    Pėrrallat me mbret filluan pas fatkeqėsisė qė drodhi gjithė shqiptarėt. Pas valės sė parė tė reagimeve “Fajin e ka Berisha” dhe “Fajin e ka Rama”, doli nė skenė “puēi”. Mbiu ashtu, pa pritur. Siē mbijnė shumė xhevahire nga ndėrtesa e sulmuar.

    Pas puēit, xhevahiri i radhės ishte refuzimi publik pėr tė lejuar ekzekutimin e njė urdhri tė dhėnė nga Kryeprokurorja e Pėrgjithshme. Njėri pushtet guxon kėshtu tė pėrcaktojė ushtrimin e pushtetit tjetėr.

    Bashkė me tė, erdhi edhe dekorimi i gardistėve, vizita nė Ministrinė e Brendshme, ngritja e kultit tė heroit pėr gardistėt, vizita tek familjarėt e tyre, dorėzimi i flamurit Kryeministrit (jo presidentit tė vendit); gjithēka nė funksion tė njė tru-shpėlarjeje tė pėrsosur qė nė themel ka injorimin pėr pushtetet, kompetencat ligjore dhe institucionet nė vend.

    Nė radhė erdhi antimitingu, qė u anulua si u anulua. Pastaj u bėnė homazhet hipokrite me zinxhir tė paprecedent truprojash. Bashkė mė akuzėn e Prokurorisė sė Tiranės me “synim pėr tė eliminuar kreun e opozitės”, erdhi edhe njė akuzė akoma mė e madhe, pavarėsisht se nuk kishte pėr autor organin e akuzės: “Presidenti i vendit kishte planifikuar eliminimin tim. Nė bashkėpunim me kryeprokuroren e kishte bėrė”.

    Denoncimi u bė nė njė seancė monologu pėrpara njė strukture paralele qė ka pėr objekt hetimi ēėshtje tė cilat janė vetėm nėn kompetencėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kjo strukturė paralele, qė ėshtė super e aftė jo vetėm si kukull dėgjuese, por edhe si prodhimtare situatash komike ditėt e fundit (pėr t’u tmerruar nė fakt), thėrret pėr dėshmi Presidentin e Republikės, Kryeprokuroren e vendit, deputetė, gazetarė, po edhe Barak Obamėn mund ta thėrrasė po tė dojė. Ja sa tė shohin ē’mesazhe ka dėrguar ai nė 21 janar.

    Nėse Kryeministri paska qenė nė shėnjestėr pėr t’u vrarė; nėse komploti ėshtė hartuar nga Presidenti e nga Kryeprokurorja; po nėse edhe lideri i opozitės ishte nė shėnjestėr pėr t’u eliminuar, nė ē’duar qenka siguria jonė? Tė gjithė jemi ēdo sekondė nė situatėn e tre personave qė nė 21 janar, njė moment rrinin me duar nė xhepa, e momentin tjetėr dhanė shpirt?

    Mbase shpejtėsia me tė cilėn rrjedhin ngjarjet nuk i lė njerėzit e politikės tė shohin se ē’shohin shqiptarėt. Po sa pėr kulturė informative, po, i kanė parė tė gjitha. Edhe pėr tė kuptuar, mirė kuptojnė shqiptarėt. Edhe aq kulturė juridike, sa tė kuptojnė se dhuna nė rrugė ėshtė e dėnueshme, kanė. Por akoma mė shumė, e vėrteta ėshtė se shqiptarėt kuptojnė edhe se dhuna e njėrit pushtet ndaj tjetrit, ndėrhyrja nė kompetenca dhe minimi i ushtrimit tė pushtetit duke i ngritur struktura paralele ėshtė nė tė vėrtetė shkatėrruesi i vėrtetė i shtetit tė sė drejtės.

    Funksionimin e demokracisė nuk e vunė nė rrezik ata 10 apo 100 demonstrues tė dhunshėm, qė duhen gjetur dhe ndėshkuar sipas ligjit. Jo. Demokracinė funksionale nė Shqipėri e kanė vėnė me njėrėn kėmbė nė greminė ndėrhyrjet nė kompetencat e pushteteve dhe nė pavarėsinė e tyre. Kombinuar me ėndrrat pėr asgjėsim dhe pushtet perandorak, kjo shkelje pavarėsish ėshtė vėrtet rreziku mė i madh qė i kanoset vendit.

    Ēdo ėndėrr tjetėr nė mes tė ditės me diell pėr t’u treguar shqiptarėve pėrralla tė tjera eliminimesh, ėshtė thjesht qesharake. Dhe fyese, pėr njė popull tė sfilitur nga halucinacionet e atyre qė e shtypin pėrditė.

  4. #4
    Mesazhet poshte e lart nuk i hyne ne pune asnjerit. Konkretisht, nese Rama dhe PS jane kaq "te shqetesuar" me 21 Janarin, te kerkojne shkarkimin e prokuroreve te ēeshtjes dhe te kryeprokurores.
    Vertet kohe e gjate per te paraqitur hetimet...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Nuk e di a keni bere ju nje analize te dy vjeteve te fundit per Ramen dhe partine Socialiste sic kam bere une

    u kerkua t'hapeshin kutite

    - u bojkotua parlamenti

    - u organizuan protesta

    - u mbajt greve "urie" 20 dite

    - u tha se po u djegen kutite u djeg Shqiperia

    u dogjen kutite dhe kunderveprimi i PS-se ishte ky:

    - u heq bojkoti i parlamentit

    - u ndalen protestat

    - nuk u kerkua me hapja e kutive

    - Edi Rama u martua

    por c'ndodhi pastaj? PS-ja organizoi nje proteste tjeter tashme jo paqesore por te dhunshme

    - u vrane 4 protestues teksa po veshtronin me duar ne xhepa

    kunder-reagimi i PS-se

    - u ndalen protestat e dhunshme

    - u tha se me Arben Ristanin PS nuk do hyj ne zgjedhje

    - PS hyri ne zgjedhje

    - PS fitoi Tiranen me avantazh te ngushte prej 10 votash por rezultati u permbys pasi Berisha kishte gjetur edhe ca vota nen krevat te cilat nuk ishin numeruar

    kunder-reagimi i PS

    - u perjashtua Kastriot Islami nga Partia

    A mund te jete e gjithe kjo diqka tjeter apo thjesht efekti i Kokaines???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Naturalist_al : 09-01-2012 mė 09:10

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga Naturalist_al Lexo Postimin
    Nuk e di a keni bere ju nje analize te dy vjeteve te fundit per Ramen dhe partine Socialiste sic kam bere une

    u kerkua t'hapeshin kutite

    - u bojkotua parlamenti

    - u organizuan protesta

    - u mbajt greve "urie" 20 dite

    - u tha se po u djegen kutite u djeg Shqiperia

    u dogjen kutite dhe kunderveprimi i PS-se ishte ky:

    - u heq bojkoti i parlamentit

    - u ndalen protestat

    - nuk u kerkua me hapja e kutive

    - Edi Rama u martua

    por c'ndodhi pastaj? PS-ja organizoi nje proteste tjeter tashme jo paqesore por te dhunshme

    - u vrane 4 protestues teksa po veshtronin me duar ne xhepa

    kunder-reagimi i PS-se

    - u ndalen protestat e dhunshme

    - u tha se me Arben Ristanin PS nuk do hyj ne zgjedhje

    - PS hyri ne zgjedhje

    - PS fitoi Tiranen me avantazh te ngushte prej 10 votash por rezultati u permbys pasi Berisha kishte gjetur edhe ca vota nen krevat te cilat nuk ishin numeruar

    kunder-reagimi i PS

    - u perjashtua Kastriot Islami nga Partia

    A mund te jete e gjithe kjo diqka tjeter apo thjesht efekti i Kokaines???
    shtese


    - "shahet" Fatos Nano dhe propozohet nga ps per postin e presidentit (duke mbrojtur me fanatizem )

    A mund te jete efekti kokaines apo dicka TJETER !!!

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Per sa kohe perdhosen ligjet e vendit dhe mbizoterojne "paktet" poshte tavolinave, Shqiperia e mjere do vazhdoje te heqe si mos me keq. Nese ndodhi 21 Janari eshte pergjegjesi e te gjithe Shqiptareve dhe po turpi i te gjithe Shqiptareve qe nuk po zbardhet. Per kutite e Edvinit dolen e u vrane 4 veta. Perse nuk dalin serish me dhjetra e qindra mijera njerez ne shesh per te kerkuar te vihet drejtesia ne vend?

    Pra, ne nuk respektojme veten, nuk kerkojme te drejtat tona qe na takojn. Nuk ngrihemi te protestojme per te drejtat tona. Dalim e protestojme per kapricot e politikaneve. Per sa kohe te ndodhin keto, nuk do te kete drejtesi, nuk do te kete te drejta per asnje Shqiptar.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per sa kohe perdhosen ligjet e vendit dhe mbizoterojne "paktet" poshte tavolinave, Shqiperia e mjere do vazhdoje te heqe si mos me keq. Nese ndodhi 21 Janari eshte pergjegjesi e te gjithe Shqiptareve dhe po turpi i te gjithe Shqiptareve qe nuk po zbardhet. Per kutite e Edvinit dolen e u vrane 4 veta. Perse nuk dalin serish me dhjetra e qindra mijera njerez ne shesh per te kerkuar te vihet drejtesia ne vend?

    Pra, ne nuk respektojme veten, nuk kerkojme te drejtat tona qe na takojn. Nuk ngrihemi te protestojme per te drejtat tona. Dalim e protestojme per kapricot e politikaneve. Per sa kohe te ndodhin keto, nuk do te kete drejtesi, nuk do te kete te drejta per asnje Shqiptar.
    I Vrane apo u Vrane,nuk ka per tu gjetur kurre.
    Pataj cfare do te presesh nga nje POPULL katundar,dhe nga mentalitet Katundar!?

  9. #9
    Neser eshte data 21 Janar 2012!

    1 vit me pare Shqiepria u trondit nga nje akt krejtesisht i rende antishtet, per rrjedhoje te te cilit humben jeten 4 qytetare.

    Sot pas nje viti ende nuk ka nje akuze te qarte, nga organi i akuzes per ate qe ndodhi ate dite.




    Rama: Sistemi politik del jashte loje!

    Gjinushi: Shqiperia duhet te ndjeke te pakten shembullin e Tunizise!

    Gramoz Ruēi: Do ta shihni se e kini, por nuk e shikoni se e keni ne prag te deres!


    Rama: Saliu do pranoje zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mund me te kapercehen siē kapercen te vdekurit ne nje fushe te mbushur plot me te vdekur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 20-01-2012 mė 15:55

  10. #10
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Kaq njerez te paskrupullt ka politika jone, saqe nuk e merni dot me mend. Ndoshta disa nga ju mund te me quajne budalla me dicka qe do te them tani, por pas disa kohesh kur e verteta te dale ne shesh, do habiteni te gjithe.

    Kjo opozita shqiptare, qe cirret cdo dite per te zbuluar te verteten e 21 Janarit, ka dhene kontributin kryesor ne lirimin e te akuzuarit kryesor per vrasjet e 21 Janarit. Nje deputet socialist ka nderhyre personalisht ne prokurori e gjykate per te bere te mundur lirimin e gjykimin ne gjendje te lire te akuzuarve per qitje drejt turmes.

    Ndersa ne rrime e cirremi ketu i ka fajet ky i ka fajet ai. Ja cfare ndodh ketu te ne.
    Albanian Perandory

  11. #11
    Pjese e shkeputur nga intervista e ambasadorit te SHBA, Arvizu, botuar ne Shekulli:

    ...

    Opozita do tė pėrkujtojė me njė homazh 21 janarin, me njė marshim nė bulevard nė ditėn e shtunė. E keni kėshilluar Ramėn qė tė mos e realizojė si njė vit mė parė dhe a lidhet me kėtė paralajmėrimi pėr shtetasit amerikanė qė tė mos afrohen pranė homazheve?

    Ēdo ambasadė amerikane nė botė ka pėr detyrė tė paralajmėrojė shtetasit e saj edhe nėse tė gjitha tė dhėnat janė pėr njė protest paqėsore dhe kjo ėshtė ajo qė kemi bėrė. Me Ramėn u takova pėr drekė, folėm shumė, folėm dhe pėr pėrkujtimin, mė shpjegoi se ēfarė do tė ndodhte dhe kishte logjikė me gjithēka tjetėr qė ishte thėnė. Do tė ketė njė pėrkujtim, pėrkujtimorja 1-vjeēare dhe mendoj qė do tė jetė mėnyra e duhur pėr tė nderuar kujtimin e tyre.


    Kryeministri, tė hėnėn, i kujtoi Ramės qė tė kujtonte paralajmėrimin qė i bėri nė 23 janar, kur i tha se rrezikonte shumė nėse tentonte t’i afrohet Kryeministrisė. Ju thatė qė shumė gjėra kanė ndryshuar, por a mendoni qė nė kėtė klimė tė re ripėrsėritja e kėtij paralajmėrimi ėshtė i nxituar?

    Nė pėrvojėn time kėtu, gjatė njė viti, diēka pozitive rreth Berishės ėshtė qė flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe nuk tė duhet tė vrasėsh mendjen se ēfarė ka dashur tė thotė. Disa herė kam menduar qė mund tė ishte mė i matur ose diplomatik, ai mund tė kishte pėrcjellė tė njėjtin mesazh nė njė mėnyrė tjetėr tė shprehuri.

    ...

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/01/20/arvizu-fbi-solli-ekspertizen-berisha-kerkon-organizatoret/

  12. #12

    Ndihem mire qe gazeta Shekulli eshte bere proamerikane!

    Ambasada amerikane: Tubimi paqėsor i 21 janarit, mund kthehet i dhunshėm

    Ambasada Amerikanė nė Tiranė ka bėrė njė tjetėr lajmėrim pėr qytetarėt e saj nė lidhje me tubimin qė Partia Socialiste pritet tė mbajė nesėr. Ambasada e SHBA-sė paralajmėron qytetarėt amerikanė se “tubimi paqėsor tė kthehet i dhunshėm” dhe u kėrkon evitimin e tyre.

    “Megjithėse demonstrata tė mėdha paqėsore janė zhvilluar edhe mė parė nė Tiranė, njė demonstratė mė 21 janar 2011 u kthye nė tė dhunshme dhe rezultoi nė vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e shumė tė tjerėve, pėrfshirė edhe policė. Mitingjet pasuese kanė qenė tė qetė dhe kanė tėrhequr mbi 10 mijė njerėz, sipas tė dhėnave tė besueshme. Ne u kujtojmė qytetarėve amerikanė se edhe demonstratat qė kanė pėr qėllim tė jenė paqėsore, mund tė kthehen nė tė dhunshme dhe tė paparashikuara. Ju duhet t’i shmangni ato me sa tė mundeni,” thuhet nė njoftimin e ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė.

    Ajo njofton se tubimi i PS me rastin e “21 janarit” do tė mbahet nga ora 10:30 deri nė orėn 14:00. “Njerėzit do tė mblidhen pėrpara selisė sė PS dhe do marshojnė nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit pėr tė ndaluar pėrpara selisė sė kryeministrisė” bėn me dije ambasada e SHBA-sė.

    shekulli

  13. #13
    Berisha: S’kishte urdhėr pėr tė qėlluar, gardisti ka tė drejtė tė qėllojė kur e gjuajnė me gur

    20 Janar, 2012

    Kryeministri Sali Berisha ka folur sot pėr ngjarjen e 21 janarit duke pranuar se vazhdon t’i qėndrojė akuzave kundėr Ina Ramės dhe Bamir Topit pėr grusht shteti. Ai ka thėnė vetėm se i vjen keq pėr tė vrarėt, por nga ana tjetėr ka mbrojtur “vrasėsit” duke thėnė se ushtari i gardės kur qėllohet me gur ka tė drejtė tė reagojė! Berisha s’ka pranuar tė ketė pasur urdhėr pėr tė qėlluar, por ua ka vėnė pėrgjegjėsinė ushtarėve tė thjeshtė tė Gardės. Berisha gjithashtu ka thėnė se kryeministrinė e sulmuan me plumba. Deklaratat e Berishės u bėnė sot nė Vizion Plus nė intervistė me gazetarin Alfred Peza. Gjeni mė poshtė pjesė nga intervista:


    Kalojmė tek pėrditshmėria politike. Nesėr ėshtė 21 janari, ku pėrveē Kongresit tė Lushnjes ku mesa dimė qeveria do tė ndodhet atje pėr kujtimin e kėsaj ngjarje tė madhe historike, opozita ka ftuar qytetarėt tė bėjnė njė homazh nė pėrkujtim tė 21 janarit tė njė viti mė parė. Ju keni deklaruar se vazhdoni t’i qėndroni mendimeve qė keni dhėnė mė 23 janar tė njė viti mė parė. Eshtė njė deklaratė qė nė fakt mė shumė ėshtė komentuar si njė kėrcėnim pėr z.Edi Rama, sepse keni thėnė tė gjithė janė tė amnistuar pėrveē atij?

    Absolutisht asnjė kėrcėnim, por thjesht njė qėndrim real, nga i cili nuk do tė lėviz ndonjėherė.



    Qė do tė thotė?

    Qė do tė thotė unė u rrethova njėherė me zjarr, me gurė, me hunj nė zyrėn time, unė qė isha kryeministri i zgjedhur nė mėnyre legjitime. Qė do tė thotė nė mėnyrėn mė tragjike ky rrethim u shoqėrua me 4 viktima, njė humbje e dhimbshme me plagosjen e qindra e qindra tė tjerėve; policė, gardistė, qytetarė dhe tė gjitha kėto pėr tė marrė me dhunė kėtė institucion.



    Mendoni se kishte njė skenar pėr ta marrė me dhunė pushtetin?

    Unė nuk e di se kush nuk e mendon kėtė. Nuk di se kush nuk e mendon kėtė. Tė gjithė ata qė panė me qindra e mijėra gurė, qė panė tė sulmohej dera kryesore e kryeministrisė dhe tė hapej me makinė, qė panė tė fluturonin shishet molotov por edhe plumba; e kanė tė qartė se ajo ishte njė axhendė dhe nė gjithė kėto pesė orė, kryetari i opozitės u instalua nė godinėn pėrkarshi me njė megafon me besimin e verbėr se do tė vinte dhe do tė mbante fjalim nga ballkoni i zyrės sime.



    E keni tė saktė kėtė?

    Absolute, shumė tė saktė dhe shumė tė sakta edhe gjėra tė tjera; edhe pėr tjetrėn qė kishin futur armė ne bodrumin e asaj ndėrtese ku rrinte kryetari, tek dy kullat. Dhe se nė fund ēuan mesazh se do tė sulmojnė me kallashnikov, dhe morėn pėrgjigje se vend mbi tokė nuk do tė gjeni nėse dilni qoftė edhe me njė tė vetėm. Pra kėto ishin zhvillimet e asaj nate dhe dihet kėtė nuk e bėri me kokė tė vet, kėtė e bėri me mbėshtetjen e fuqishme tė atyre tė cilėt donin mandatin e dytė dhe e dinin se nga unė nuk do tė propozoheshin.



    Presidenti i Republikės, Z. Topi…

    Absolutisht, me mbėshtetjen totale tė prokurores, tė presidentit,etj. dihen tashmė. Kėto veprime u bėnė nė njė koordinim makabėr. Natyrisht kishte disa opsione, mund t’jua ktheja reston nė mėnyrėn mė tė vendosur.



    Qė do tė thotė?

    Qė do tė thotė se mund tė merrnin atė qė meritonin, por interesa tė tjera prevaluan, interesi qė e keqja duhet zvogėluar. Sė dyti mė takonte mua qė tė bėja gjithēka pėr tė ruajtur rendin kushtetues, pėr tė mos cenuar unė Kushtetutėn. Unė e dija se ēėshtja do tė hetohej, nga njė prej pjesėmarrėsve tė kėtij puēi e kėtij veprimi. Dija gjithēka, por midis hetimit nga zonja qė i pritet mandati dhe hetimit nga njė prokuror tjetėr i emėruar nga unė, apo nga kjo mazhorancė; natyrisht pastaj nė cenim tė shumė rregullave; kjo e para ishte mė e pėrshtatshme pėr vendin sesa e dyta.



    Pra keni patur plan qė edhe ta shkarkonit kryeprokuroren?

    Jo, ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumė mė tepėr se shkarkim, sepse ata tė cilėt u angazhuan nė njė veprimtari antikushtetuese pėr tė rrėzuar me forcė njė qeveri legjitime, pėr ata ligjet janė tė qarta.



    Pra meritonin arrestimin?

    Ata meritonin ligjin dhe nuk e morėn ligjin. Unė ato fjalė qė ju kam thėnė atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do t’i heq. Quaje grusht, apo quaje tentativė pėr pėrmbysje pushteti me dhunė, se dėgjoja njė ditė, njė rudiment politik qė thoshte se grushti bėhet kur rrėzohet Presidenti; Presidenti ėshtė simbolik, nė Republikė Parlamentare ėshtė Qeveria.



    Pra kur rrėzohet qeveria?

    Po, pa diskutim. Kushdo qė e lexon nuk mund tė thotė…



    Presidenti tha qė unė nuk i kam qėlluar me grusht vetvetes

    Tani, ėshtė mirė ta lėmė kėto 6 muaj, se kam vendosur qė kėto 6 muaj tė rrijė, tė formojė atė parti se e ka kthyer presidencėn nė parti, unė nuk do tė merrem me tė. Por historia ėshtė kjo pėr ta mbyllur, kjo ēėshtje edhe njė ēėshtje e rėndė, pa diskutim. Kam pranuar njė skemė, kam pranuar skemėn e hetimit tė organizatorėve, kam pranuar skemėn e hetimit tė vrasjeve plotėsisht, sepse ēdo vrasje meriton hetim tė plotė, qartėsimin e ēdo rrethane; kam pranuar skemėn e hetimit tė sponsorizuesve tė tyre. Deri sot qoftė edhe njė organizator i vetėm nuk ekziston



    Kjo skemė kur ėshtė negociuar, kur ėshtė rėnė dakord pėr tė?

    Pse, se ajo nuk negocion, se ajo qė heton ėshtė njė organizatore, ėshtė pjesė e kėtij puēi.



    Eshtė akuzė e rėndė pėr kryeprokuroren kjo?

    Absolute, ėshtė absolute pjesė, janė tė verifikuara kėto. Ata tė cilėt organizuan kėtė kishin dy skenarė: njėri ishte qė natyrisht do pushtonin zyrėn dhe do ishin tė qetė, nė variantin tjetėr ishte se do mė bėnin rreshtore, ata e dinė. Rreshtore kryeministrit tė zgjedhur me votėn e lirė tė shqiptarėve. Por ky ėshtė njė kapitull qė nuk mbyllet kurrė pa hetim dhe kėtė unė mė mirė tė jem i hapur me ēdo shqiptarė, ky kapitull mbyllet pasi tė zbardhen tė gjitha pėrgjegjėsitė; tė organizmit, tė sponsorizimit, tė vrasjeve, tė dėmeve. Deri tani nė hetim as edhe njė organizator i vetėm. Pėrkundrazi deri tani organizatorėt kryesorė komandojnė prokurorinė e shtetit, komandojnė prokurorinė e shtetit, ta them unė.



    Kush janė organizatorėt kryesorė?

    Dihen ata. Ne kemi njė komision hetimor parlamentar, i cili sa tė jetė nė pushtet kjo forcė politike do tė jete i gatshėm. Por tani pėr tani, dhe bėmė prapė mirė, menduam qė kjo tė mos konsiderohet njė presion ndaj drejtėsisė, ai ėshtė njė komision on hold. Cili ishte motivi i 21 janarit? Ishte njė shirit i transmetuar, njė regjistrim nė tė cilin Kryeministri nėpėrmjet manipulimit lidhej me njė ngjarje qė nuk kishte asnjė lidhje. U bazuan nė njė shirit, i cili lidhi Kryeministrin me njė ngjarje qė s’kishte asnjė lidhje, lidhi Zv.kryeministrin; drejtėsia dha fjalėn e vet, por njė gjė qė e kam thėnė edhe nė atė kohė dhe e pėrsėris se ky shirit ėshtė prerė dhe ngjitur 28 herė. Mjafton tė vije kufjet nė vesh dhe ēdo njėri kuptonte se ajo ishte e tėra njė montim i neveritshėm, por montim ama qė u pėrdor pėr tė ftuar njerėzit nė Tiranė, se qeveria paska bėrė hatanė. Tė gjitha kėto rrethana janė dhe do tė hetohen. Nuk i kam thėnė z. Rama asnjė kėrcėnim dhe duhet ta dijė se nuk e kėrcėnoj kurrė, por duhet ta dijė se i qėndroj fjalės sime nė mėnyrėn mė absolute.



    Nė fakt nėse e lexon merret si i tillė…

    Jo, nuk ėshtė kėrcėnim, por nuk lėviz nga pozicioni im.



    Nuk ju amnistoj, ēfarė do tė thotė?

    Do tė thotė se nga 2005 e deri mė sot ai ka qenė nė mbrojtjen totale tė kėtij shteti, tė cilin ai me njė grusht banditėsh dhe kriminelėsh erdhi tė rrėzoje me dhunė njė kryeministėr tė zgjedhur me menynė legjitime. Kurrė ndonjėherė ai nuk mund ta kapėrcejė kėtė pa u bėrė drejtėsia siē duhet.



    Thoni se do tė hetohet, keni parasysh kėtu faktin se do tė zgjidhet njė president i ri dhe mė pas kjo mazhorancė pėr shkak tė mbarimit tė mandatit do tė zgjedhė njė Prokurore ose Prokuror tė ri, kėtė keni parasysh me hetim?

    Ngjarje tė tilla tė rėnda nuk amnistohen kurrė. Jo. Ngjarje tė tilla tė rėnda kanė vetėm njė pėrgjigje hetimin e plotė dhe tė vėrtetėn nė shesh.



    Pra keni parasysh me kėtė rihetim pas ardhjes sė prokurorit tė ri tė pėrgjithshėm?

    Ky ėshtė njė problem e rėndėsishėm ėshtė tė marrė zgjidhje ligjore. Por tė jesh i bindur qė ato dy ditė me Bamir Topin dhe Ina Ramėn janė zhvilluar, jo nga unė, dhjetėra kontakte, dhe e kanė shitur dhe blerė njeri-tjetrin ata gjatė atyre dy ditėve nja 15 herė. Por problemi i tyre ishte se ishin bashkarisht nė tavė.



    Paskan qenė tė pėrgjuar?

    Jo, i bindur tė jesh jo. Nuk ke pėr tė gjetur kurrė, mbaje mend kėtė, njeri qė tė thotė se mė pėrgjoi Sali Berisha.



    Ēfarė pėrgjegjėsie ndjeni sot pas njė viti pėr 4 tė vrarėt?

    Absolutisht, ndiej njė dhimbje dhe keqardhje tė madhe, por nė mėnyrė absolute, dhe njėherė dhe 100 herė mund tė theksoj se njė institucion i njė vendi tė lirė nuk mund tė pushtohet. Pse? Ai nen i kushtetutės qė i jep tė drejtė opozitės tė protestojė kudo… shiko, janė tė pakta vendet nė Europė ku protestohet para dritares sė Kryeministrit.



    Edhe ju keni protestuar nė opozitė…

    Po, ky ėshtė njė standard dhe do tė protestojnė sa herė tė duan dhe do tė kenė garanci tė plotė. Ėshtė njė opozitė qė nga 2005 e deri mė sot ka organizuar 1753 protesta, ka pasur 3 tė dhunshme; ėshtė njė opozitė qė ėshtė toleruar. Kur bllokuan nė Londėr, me gjyq i pastruan, nuk i lejova tė shkojnė ne gjyq administrata dhe njerėzit.



    Po flisni pėr grevėn e urisė?

    Me grevėn e urisė kėta kishin skenarin tė futeshin, po ai skenar nuk u bashkėrendua dot me ata tė tjerėt qė u bashkėrendua mė 21 janar.



    Pėr 4 viktimat…

    Keqardhje e madhe.



    Kush ka dhėnė urdhėr, keni dhėnė ju urdhėr apo ndonjė vartėsi juaj?

    Nė mėnyrė kategorike dhe absolute as edhe njė urdhėr. Urdhri ishte ky, qė ta dish ti, ai qė do tė hynte brenda ai nuk do tė mund tė dilte mė, i vetmi urdhėr. Rrethimi ėshtė atribut i gardės, ndėrtesa do tė mbrohej nga tė gjithė punonjėsit, ishim tė gjithė nė punė dhe kėtu nuk mund tė hynte njėri dhe ne ishim shumė tė qetė. Cili ėshtė ligji i gardės? Ligji i gardės ėshtė ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me ēdo gjė tjetėr, nuk tė gjuan me gur, nuk tė gjuan me dru; nuk ka ushtar nė botė qė po ta gjuash nuk tė drejton armėn. Nuk ka ligje nė botėn demokratike qė kur njė ushtar i gardės gjuhet me tulla, gjuhet me gur, nuk i thotė: 1. qėllo nė ajėr: 2. nėqoftėse vazhdon qėlloje tek kėmbėt: 3. qėlloje direkt. Kėto janė tė pėrcaktuara nė ligjet e gardės tė tė gjitha vendeve demokratike. Nė kėtė kontekst nėse ndokush ata pesė apo dhjetė ushtarėt rreth e rrotull i konsideronte derra apo viēa lope qė mund tė lėshonin breshėri tullash dhe gurėsh dhe ata do tė bėnin sehir, gabon. Nuk di, jo garde, por nuk di ushtar nė vendroje, i cili tė mund tė qėllohet me gurė dhe tė mos reagojė.



    Peza: Po thoni se katėr viktimat kanė ardhur nga garda pėr shkak tė detyrės?

    Jo, unė them kėtė, garda ka qėlluar nė zbatim tė ligjit, sesi kanė ardhur viktimat kjo do jetė njė proces hetimi . Kėto do tė jene tė tėra nė hetim, nuk mė takon mua; por unė them se ushtar nė kėtė vend qė tė qėllohet me objekte tė forta qė tė sulmohet dhe agresohet nuk ka qė tė mos reagojė nė pėrputhje me ligjin.



    Keni deklaruar atė ditė se nga protestuesit ka pasur pistoleta armė, ēadra armė.

    Tė gjitha janė informacionet.



    Ka diēka qė duhet tė ridimensiononi pas njė viti nga informacionet qė keni thėnė?

    Tani pėr tani hetimin nė dorė e kanė ata tė cilėt ishin pjesė e kėtij skenari, por unė kam pėrzgjedhur vete kėtė si diēka mė tė afėrt me kushtetutėn. Natyrisht nė mėnyrėn mė tė padiskutueshme kurrė ndonjėherė nuk do tė pranoj qė kjo ēėshtje tė mos zbardhet tėrėsisht.



    Pra ju i qėndroni deklaratės qė keni thėnė se ka patur njerėz me ēadra-pistoletė?

    Unė i qėndroj informacionit qė kam pasur. Unė kam pasur atė informacion dhe informacione tė tjera, por kėtu 1 vit rrjesht as edhe njė organizator i vetėm nuk ėshtė pyetur.



    Me sa di unė ėshtė pyetur zoti Sajmir Tahiri?

    Nė parlament nuk ka as edhe njė kėrkesė pėr heqje imuniteti, pėr marrje nė ndjekje, asnjė zyrtar; ēka do tė thotė se nuk ka, se pse janė thirrur aty nuk di gjė.



    Ka pasur njė problem nė atė kohė pas firmosjes sė urdhėr-arresteve pėr zinxhirin drejtues tė Gardės dhe nuk u lejua ekzekutimi i kėtyre urdhėr arresteve nga ana e policisė.

    Jo, nuk u lejuan nga kryeministri.



    Ju nuk i kini lejuar?

    Jo nuk u lejuan nga kryeministri, po sigurisht. Po tė urdhėroja policinė unė ajo do tė ndodhte; por a mund tua jepnim bandave ne kryeministrinė. Dhe jo vetėm unė ka pasur njė ndėrhyrje tė gjithanshme dhe besoj se ajo u faktua se ishte tėrėsisht pjesė e skenarit.



    Cili ishte skenari?

    Skenari ishte, qė personi i cili ishte ne zyrėn e tij dhe kishte vetėm njė detyrė, evakuimin e kryeministrisė, qė unė nuk evakuohesha kurrė, por ata bėjnė planet e tyre; ai duhej arrestuar qė nuk kishte qenė kurrė kėtu dhe ish-komandanti i gardės. Kėto janė ēėshtje hetimi, por ka element tė shumtė. E para kjo, e dyta nuk kemi qenė absolutisht kundėr marrjes nė ndjekje, jo. Por ndjekje tė lirė, se nėse ti e merr nga komandanti i gardės deri tek i fundit ēfarė u thua; ti u thua kriminelėve sulmoni e merreni se nuk ka kush e mbron mė. Kjo ishte njė aventurė, sepse kjo do tė mbrohej me ēdo ēmim, kėtė se merrte dot kurrė. Pra nuk ka kėtu asnjė lloj pėrpjekje pėr tė penguar, por ka njė pėrpjekje nga ata tė cilėt u dėshtoi, nuk dėgjuan dot fjalimin nga ballkoni i kryeministrisė dhe menduan se tė nesėrmen mund ta realizonin meqė pati viktima.



    Ju po thoni qė urdhri pėr arrestimin e 6 drejtuesve tė gardės ishte vazhdim i planit?

    Absolutisht, kryekėput. Pse nuk u zbatua? Unė nė bazė tė ligjeve tė vendit dhashė urdhėr qė tė mbahej on hold, ka ligje qė pėrcaktojnė kėtė pėr shkak tė detyrės, pse nuk ndodhi kjo pas 3 muajsh, pas 5 muajsh,pse nuk ndodhi ?! Ke dėgjuar ta kem penguar unė. Kush e pengoi? Ekspertėt e huaj, jo pėrkundrazi. Po pse do tė ndodhte vetėm 5 orė prapa pasur asnjė fakt asnjė provė dhe asgjė. Po pse Edi Rama do tė dilte nė konferencė shtypi dhe do tė citonte Ina Ramėn?! Mė thuaj pak si mund tė ndodhte kjo. Ai qė ishte organizatori kryesor pėr tė marrė pushtetin me dhunė. Janė tė gjitha tė regjistruara.



    Thuhet se pamjet qė janė filmuar nga kamerat e kryeministrisė janė fshirė nga serveri qendror?

    Absolutisht nuk kam asnjė dijeni se janė fshirė qoftė edhe njė gjė. Ajo qė unė kam bėrė qė nė orėn 7 tė darkės kam urdhėruar qė gjithēka, ne nuk kemi njė sistem kaq tė pėrsosur por diēka kemi, pėr rrethimin unė them se duhet tė jetė i gardės. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im detyrat e veta. Unė kam njė grup si ēdo kryeministėr dhe ai ka detyrat e veta. Kėshtu qė gjithēka ka ndodhur para kamerave. Nuk kam dijeni qė tė jetė fshirė qoftė edhe njė segment. Kam dijeni qė nuk ka qenė i gjithė territori i survejuar dhe prapė mund tė mos jetė i tėrė territori, varet nga mjedisi, kjo ėshtė ēėshtje ekspertėsh dhe jo ēėshtje tė miat.



    Ato ditė janė parė ushtarė tė gardės tė marrin mjekimin brenda territorit tė kryeministrisė dhe nuk janė ēuar nė spital?

    Tani sesi e kanė rregullin ata, tani unė nuk mund tė them se cila plagė shkon nė spital dhe cila plagė, kjo ėshtė ēėshtje e ekipit. E rėndėsishme ėshtė se njė ambulancė ka ardhur dhe i ka mjekuar. Ambulanca ka pasur nje mjek dhe njė ndihmės mjek dhe ato kanė vepruar mbi gjykimin sepse nė spital edhe kanė derguar.



    Kėto ditė nė media ėshtė shfaqur njė intervistė e tė afėrmit tė njėrit prej viktimave tė 21 janarit sikur ju, pretendohet qė keni dėrguar persona pranė tyre pėr t’i takuar, pėr tu dėrguar para, pėr tė shkuar nė varrim; a ka ndonjė tė vėrtetė kėtu?

    Nė mėnyrė absolute as kam dėrguar dhe as nuk dėrgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushėllimet e mia dhe pa diskutim keqardhjen mė tė sinqertė. Dhe nga ana tjetėr kurrė ndonjėherė njė institucion kushtetues nuk do tė mund tė pushtohet, do tė mbrohet, do tė mbrohet vetėm do tė mbrohet.



    Shihni njė paralele mes 21 janarit dhe 14 shtatorit 1998?

    Nė 12 shtator u vra Valesa i shqiptarėve, Azem Hajdari. Kush e vranė, e vranė majorė dhe kolonelė tė policisė sė shtetit, ėshtė faktuar kjo. Mė 12 shtator nė njė konferencė pėr shtyp timen tė parė kam dhėnė emrat e vrasėsve njė pėr njė siē mi thanė dėshmitarėt dhe ata u mbrojtėn pėr muaj e muaj tė tėrė nga shteti. Dhe vrasje tė tilla nė histori janė shkaqe tė tronditjeve mė tė mėdha tė njė vendi. E dyta, absolutisht kam bėrė gjithēka qė funerali tė mos ndalonte para kryeministrisė. E treta, nė skenarin kryeministria ishte boshatisur. Siē e dini ata qė mė rrethuan dhe sulmuan mua atė ditė, unė isha nė zyrė. Ata qė erdhėn tek dera e kryeministrisė gabuan dhe faktikisht nuk gjetėn njėri brenda gjetėn vetem muret. E katėrta u vranė katėr vetė dhe pėr ato vrasje nuk ka asnjė njėri tė penalizuar deri mė sot. Cila ėshtė ngjashmėria? Nėse ekzekutohet simboli i njė lėvizje qė nxorri shqiptarėt nga diktatura dhe ekzekutohet tek selia e partisė sė tij nė mėnyrėn mė demonstrative, dhe ekzekutohet nga uniformat e shtetit. Ata tė cilėt bėjnė paralelizėm ata dėshmojnė thjesht njė primitivizėm politik dhe asgjė tjetėr, sepse kėto janė dy ngjarje pa asnjė krahasim. Dhe po ti marrėsh kėshtu, mė 14 shtator ‘98 ishte bosh, ndėrsa me 21 janar ishte plot kryeministria, edhe Erla ishte kėtu nė detyrėn e vet, tė gjithė ishin.

    tema

  14. #14
    Transmetim direkt i manifestimit heshtje homazh te PS

    http://abcnews.al/live-stream

    Nga transmetimi duket se publiku shqiptar ka nisur te largohet nga levizje te tilla teatrale. Kjo eshte nje shenje pozitive, sepse pasqyron vetedijen gjithnje ne rritje te qytetareve shqiptare, te cilet kerkojne zgjidhje permes ofertave te besueshme politike dhe jo permes manipulimeve tetrale.

    Opozita po merr perdite mesime, mirepo askush prej drejtuesve te saj nuk po arrin ta lexoje mesazhin qytetar!

    Shqiptaret kerkojne oferte te besueshme dhe nga lider te besueshem! Opozites i mungon kjo oferte dhe i mungon lideri i duhur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-01-2012 mė 06:51

  15. #15
    Edi Rama i hipi makines dhe u largua. Po ashtu drejtuesit e tjere te PS dhe te opozites u larguan nga manifestimi.

    Aty mbeten vetem familjaret e personave qe humben jeten nje vit me pare!

    Rama iku per te bere gati fjalimin "programatik"!

    Ky eshte teatri rrugor i rradhes, prej te cilit nje vit me pare u prodhua me skenar vdekja e 4 qytetareve dhe sot vdekja e tyre nuk u sherbeu per asgje, sepse askush nuk ju shkoi "lidereve" nga pas.

    Braktisje e plote!

    PS duhet te mendoje dhe te veproje ndryshe!

    Nuk mund te besh per vete askend, nese ne shekullin e 21-te vazhdon t'u ofrosh shqiptareve figura te tejkaluara nga koha si Gramoz Ruēi, Namik Dokle apo politikane pa nivel si Taulant Balla dhe Erjon Braēe, persona pa shtylle kurrizore si Erion Veliaj etj.

    Enderra e Edi Rames per te qene dikushi eshte shembur! Nuk ka Shehrezade qe do te mundet t'ja permiresoje imazhin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-01-2012 mė 07:04

  16. #16

    C'thote gazeta Tema?

    LAJM I FUNDIT/ Nis marshimi- homazh i opozitės pėr 21 janarin

    21 Janar, 2012

    Mijėra njerėz, tė mbledhur pranė Partisė Socialiste, kanė nisur marshimin drejt bulevardit ‘Dėshmorėt e Kombit’. Atyre u prijnė katėr fotografitė me shirit tė zi tė protestuesve tė vrarė mė 21 janar 2011. Pas tyre vjen kryetari i PS, Edi Rama, sė bashku me familjarė dhe drejtues tė opozitės. Shumė prej protestuesve mbajnė lule nė duar. Ndėrkohė pranė kryeministrisė nė sfond luhet muzikė funebėr.

    ***

    Kryetari i PS, Edi Rama, pak pėrpara nisjes sė protestės- homazh tė opozitės, u ka bėrė thirrje qytetarėve tė jenė tė pranishėm. “Nė 11 homazhe pėr dėshmoret e 21 janarit. Kush prej jush ėshtė nė Tiranė dhe ndjen nevojėn pėr drejtėsi, le tė vijė me njė lule nė bulevard,” shkruan Rama nė Twitter. Disa pėrkrahės tė PS janė nisur nga rrethet drejt Tiranės, por numri i tyre ėshtė i vogėl. Siē kishin raportuar gazetat dhe mė parė, vetė PS ka kėrkuar qė tė mos nisen shumė njerėz drejt Tiranės. Atmosfera nė Tiranė duket e qetė, kurse kryeministrinė kanė nisur ta blindojnė forcat policore.

    Reagimi i lexuesve te saj:

    4 Pergjigje per LAJM I FUNDIT/ Nis marshimi- homazh i opozitės pėr 21 janarin

    iliri_leeds -- 21 Janar, 2012 nė 12:35 pm

    turp per shqiptaret qe nuk e shfrytezuan tubimin sot kunder saliut shume pak njerez ju vertet e meritoni saliun

    Pėrgjigjjuni

    LILOLABJA -- 21 Janar, 2012 nė 12:38 pm

    Jam e shokuar nga pjesemarrja ne kete proteste homazh.Nuk po u besoj dot syve, them se mos eshte truk i ketij kanali qe po e ndjek .Nuk e di nqs qytetaret do vine nga shume ane te tjerea por nuk e shpegoj dot pse kaq pak njerez.

    Pėrgjigjjuni

    Leka -- 21 Janar, 2012 nė 12:49 pm

    Te gjithe e ndjejne qe homazhi i vertete eshte per Edi Ramen, qe ka vdekur realisht dhe ligjerisht, qe kur Saliu vodhi zgjedhjet me 2009 dhe 2011.Duke mos i marre Saliut,placken e vjedhur nga dora(votat),por shkon dhe i ligjeron ato duke u futur ne parlament,qysh ahere, ne kete moment, ai duhet te kish bere doreheqjen, sic e permban dhe statuti i partise se tij.Rama mbas kesaj i ngjan nje handikapi, qe i eshte qepur koqeve te dajes(ambasadoreve)ndonse ai danez e tha fare hapur(para tij ja ja ka thene dhe Arvziu,qe jeni ju ne kete vend mbasandaj vijme ne):Vras mendjen,perse shqiptaret vazhdojne te tolerojne dhe durojne nje realitet te tille.

    Pėrgjigjjuni

    FERDEROVA -- 21 Janar, 2012 nė 12:53 pm

    TYM E FLAKE TIRANA PA,POR FLAMURIN NE SHESH S’E LA!
    SA TURP,SA KEQ-KRIME PARA QEVERISE SONE TE KETE!
    HIDHUNI DJEMA SE KOHA S’PRET-DALENI NA LA SKLLAV PERJETE!
    PS O BEJU OPOZITE KOMBETARE O TRETU FARE!
    VI RININE NE KRYE -HIQ DORE NGA STERCIKLIME..

    PSE NA LATE TE TALLET BOTA,SERBO GREKU TE HAJE COPA?!


    Pėrgjigjjuni

    Leka -- 21 Janar, 2012 nė 1:08 pm

    Sot te vraret, duken me shume se te gjalle, kurse te gjallet,duken me shume se te vdekur, ne procesionin e tyre te vetvrasjes se shemtuar.

    Pėrgjigjjuni

    BERISHA LARGOHU. -- 21 Janar, 2012 nė 1:11 pm

    Shqiptaret kane filluar te mos i besojne Rames, prandaj nuk e mbeshtesin Edi Ramen.

    Pėrgjigjjuni

    linda -- 21 Janar, 2012 nė 1:13 pm

    Shpirti i kater deshmoreve u prehte ne paqe! Homazhet ketyre deshmoreve te gjithe shqiptaret e vertete ua kane bere. Ishte thjesht nje homazh parakalim per te vendosur nje lule. Shqiptaret kane ende frike dhe persa kohe do te kene frike, edhe 100, edhe 1000 te vriten, njerezit do rrine te strukur ne shtepi duke pare televizor apo duke shijuar kafene ne lokalet e shumta te Tiranes. Kjo eshte qytetaria jone, te dashur bashkelexues dhe bashkekomentues. Sa te jemi te tille, cdokush qe do marre pushtetin, e ka te lehte te na nenshtroje.

    Pėrgjigjjuni

    arvanites -- 21 Janar, 2012 nė 1:14 pm

    Sapo u ktheva nga proteta – homazh.
    Shume emocionuese. Shpresoj qe mbas kesaj proteste trysnia nderkombetare per te vene drejtesi per viktimat te shtohet.


    Pėrgjigjjuni

    BERISHA LARGOHU. SHQIPTARET KANE HARRUAR TE PROTESTOJNE! -- 21 Janar, 2012 nė 1:20 pm

    Politka shqiptare eshte e depresuar!

    Pėrgjigjjuni

    Qerimi -- 21 Janar, 2012 nė 1:39 pm

    Ka disa ketu qe habiten me pjesmarrjen e paket. Mos u cudisni. Kjo tregon qe ju se keni idene e realitetit ne Shqiperi. Nuk i plas njeriu as tek Rama as tek Sala. Nuk i ha njeri perrallat e Rames me gogol e me kucedra se e njohin mire Edin ca “burri” qe eshte prandaj nuk i dolen as 1000 veta sot. E kuptojne njerezit kur behet politike me te vdekurit nga te dyja krahet dhe te fusin shkelmin.

    Pėrgjigjjuni

    PERMETARI -- 21 Janar, 2012 nė 1:41 pm

    un nuk jetoj aty dhe nuk e kam pare se sa njerez kishte tek kjo proteste-homazh, por me cpo lexoj nga komentet me larte shum keq puna. priteni tani saliun bashke me korbat e tij si do kakarisin ,qeshin e zgerdhien qe protesta ka patur kaq pak njerez. un kam qene dhe jam pensimist per te ardhmen e atij vendi sepse e kam thene dhe e them qe sali perbindshi nuk iken pa lufte. kam qen i cmendur mbas edi rames por nuk jam me . pse do thoni ju? urdhero, ja ku e kini rezultatin. shqiptaret (duke futur dhe veten time ketu), pasi e pane qe rama nuk u hakmor per viktimat e 21 janarit, heshti kur i vodhen bashkine, vazhdon te heshte kur shikon shqiperine te shkatrohet,plackitet,vidhet e shum e shum te keqija te tjera nga sali perbindshi ATEHER POPULLI SHKRET FILLOJI TE MOS TI BESOJ ME AS RAMES QE NUK NXJER DOT QIMEN NGA QULLI.

    PS: per kete proteste-homazh , te ket turp ai popull i mbaruar qe nuk mori pjes , sepse kjo proteste nuk ishte per edi ramen por ne KUJTIM TE VIKTIMAVE TE 21 JANARIT. turp turp dhe vetem turp. populli me kot ne planet qe ka 21 vjet qe tall leshte sali vucidolsi dhe populli fle. mir tjua bej shpellari i vucidolit sepse gjen shesh dhe ben pershesh.


    Pėrgjigjjuni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-01-2012 mė 07:50

  17. #17
    Lulet ne doren e Dokles.


  18. #18
    Paloka: 21 janari, drejtėsia do tė bėhet

    “Pėr rrėzimin e qeverisė janė pėrdorur video tė manipuluara, duke u pėrdorur njė video (Meta-Prifti) e montuar”. Ka qėnė ky qėndrimi i prerė i deputetit tė Partisė Demokratike Edi Paloka, ndėrsa ka hedhur akuza tė forta drejtė kryesocialistit Edi Rama e cilėsuar si personin pėrgjegjės pėr ngjarjet e 21 janarit.

    “Pėr tė rrėzuar qeverinė, u pėrdor njė video nga Edi Rama, e prerė dhe e ngjitur 28 herė. Videoja rezultoi tėrėsisht njė falsifikim. Mė 21 janar 2011, pas pesė orėsh sulm mbetėn tė vrarė 4 qytetarė, puēistėt nuk ia arritėn qėllimit, nė ditėt tė vazhdim vazhduan veprėn kriminale”, tha Paloka.

    Pėr tė, kėto video rezultuan terėsisht njė falsifikim. Deputeti garantoi se drejtėsia do tė bėhet, ndonėse Prokuroria nuk ka bėrė asnjė hetim pėr organizatorėt.

    “Prokuroria ka prishur provat pėr ti shpėtuar, por kjo ngjarje nuk do tė kalojė pa u hetuar”, tha mė tej ai.

    shekulli

  19. #19
    Edi Rama po dridhet nga emocionet! Mezi u mbush me fryme!

    1 vit me pare!



    Rama: Sistemi politik del jashte loje!


  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Kush e pa mrom ke fiksi pohimin e familjes Deda? Ku njerez te sales i kishin bere nje oferte..."Prano saliun te vije per ngushellime ne familjen tende dhe ne do te gjejme autorin se kush ta vrau Hekuranin ,plus dhe nje cante me para"
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •