Une shpresoj qe president te zgjidhet nje nga njerezit me ekstremiste brenda PD. Jo se jam une i djathte, por qe Edvin Rama te kuptoje gabimin e madh qe beri ne 2008. Ai beri gabim qe me Kodin Elektoral qe zgjodhi. Berisha, e kuptoi se ēfare po kerkonte Edvini dhe i ngarkoi edhe disa gabime te tjera ne shpine. Edvini u ekzaltua e eksitua jashte mase shume nga propozimet qe i beri Berisha, sepse nuk e mendoi per asnje cast humbjen, por vetem fitimin. Dhe, duke e llogaritur ne kete menyre, mendoi se gjithcka do ishte ne duart e tij, se do ta kishte te gjithe Shqiperine ne duart e tij. Dhe kur gjerat i mendon dhe llogarit gabim, pasojat jane shume te renda si personalisht dhe me gjere pastaj.
Edhe po te ishte Rama Kryeminister do shpresoja shume, gje qe do ndodhte medoemos, do deshiroja qe te vinte ekstremistin me te madh te PS si President. Ne menyre qe dhe pala tjeter te kuptonte gabimin e bere.
Kete radhe le te zgjidhet kush te doje. Une mendoj, se opozita, duke filluar nga kjo e tanishmja e po ashtu edhe nga ajo qe do vije, duhet te bllokoje ēdo proēes parlamentar e te detyroje cilendo shumice te rivere ne vend kushtetuten. Te bihet dakort qe te vendoset nje nen ne kushtetute, ku presidenti te zgjidhet ne menyre konsensuale. Te percaktohen qarte dhe me rigorozitet maksimal cilesite qe duhet te posedoje kandidati per Kryetar Shteti. E nese jane te paafte per te zgjidhur ne menyre konsensuale kete aspekt, le te vendosin zgjedhjen e Presidentit direkt nga populli, pasi vete Presidenti do te perfaqesoje te gjithe popullin.
Une keto shoh si metodat me kryesore per stabilizimin e ēeshtjes ne fjale e si rrjedhoje e mjaft ēeshtjeve te tjera me pas.
Krijoni Kontakt