Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet dhe klubet tjera nga Kosova dhe Macedonia të veprojn si Prishtina?

Votues
6. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po kjo ide e Prishtinës më pëlqen.

    3 50.00%
  • Po duhet të veprojn dhe klubet tjera që kan kapacitet për SuperLigën shqiptare

    4 66.67%
  • Jam kunder ksaj ideje.

    0 0%
Sondazh me disa zgjedhje
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #-19
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    KF Prishtina bën kërkesë për të garuar në SuperLigën e Shqipëris

    Publikuar: 06.01.2012 - 09:34
    Prishtinë, 6 janar - Klubi i futbollit Prishtina vlerëson se ka kapacitet financiar për t'u paraqitur me sukses në Superligën e Shqipërisë. Prishtina ka paraqitur kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit për t'u bërë pjesë e kategorisë superiore të këtij vendi. Garimin në edicionin 2012/2013 të Superligës shqiptare, drejtuesit e Prishtinës mendojnë se mund ta mbulojnë me plot sukses, ndonëse deri më tash kanë shpenzuar më pak se klubet më të dobëta të Superligës së Shqipërisë.

    Edicionin 2010/2011 Prishtina ka shpenzuar pak mbi 200 mijë euro. Këtë e kishte bërë të ditur më herët për gazetën nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi. Ndërkohë, që klubet më të vogla të kategorisë superiore të Shqipërisë, sipas shkrimeve të medieve në Tiranë, për një edicion shpenzojnë të paktën 250 mijë euro.

    Prishtina ka kërkuar që pjesë e Superligës së Shqipërisë përveç saj të bëhet edhe një klub tjetër kosovar. Por, klubet tjera nga Kosova duhet të kenë buxhet disa herë më të madh se që kanë aktualisht për të mos u koritur në Superligën e Shqipërisë, nëse ideja e Prishtinës gjen realizim. Buxheti i klubeve të tjera kosovare është dukshëm më i vogël nga ai që e deklaron Prishtina.

    Kampioni në fuqi i Kosovës, Hysi, edicionin e kaluar kur arriti të shpallej kampion i Kosovës, shpenzoi rreth 110 mijë euro, pati bërë të ditur vetë pronari i klubit, Hysen Sadiku. Drejtues tjerë të Hysit kanë bërë të ditur se buxheti për edicionin 2011/2012 është më i vogël se ai i edicionit të kaluar. Hysi vlerësohet ndër klubet më stabile financiarisht në vend.

    Shumica e klubeve të Superligës së Kosovës buxhetin vjetor e kanë më të vogël se 100 mijë euro, derisa në Superligën e Shqipërisë klubet më të forta shpenzojnë edhe mbi një milion euro brenda një viti, si puna e Skënderbeut të Korçës këtë dhe stinorin e kaluar.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #-18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    E degjova qe mbreme tek TV Klan kete lajm dhe u entuziasmova shume. Une sinqerisht shpresoj shume qe FSHF ti ktheje nje pergjigje Pozitive FC Prishtines dhe ky klub te aderoje ne Super Ligen Shqiptare. Shpresoj qe mos te dale ndonje tip pengese jo ligjore apo ku di une cfare mund te nxjerrin, pasi keto nuk ekzistojne. Ka patur ne shume raste tentativa madje qe Bayern Munich te kaloje ne Serie A dhe nga ana ligjore nuk kishte asnje problem. Keshtu qe shpresoj qe FC Prishtina te jete zyrtarisht nje klub i Super Liges Shqiptare vitin qe vjen, duke iu permbajtur rregullave te Kampionatit Shqiptar.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #-17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Duke-s i duhet kjo levizje e klubit te Prishtines sepse ai eshte duke u bere gati te hyje ne politike aktive me aleancen e Bamir Topi-t ! Prandaj ky njeri ka marre peng FSHF prej dhjete vitesh me rezultate qe kane sjelle vetem FALIMENTIME ne futbollin dhe kombetaren shqiptare.
    Por eshte i pa shprese ai dhe ata qe e mbeshtesin nga jashte per interesa antishqiptare!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #-16
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mirë e ka.
    Le të vijë se ka ç'të mësoje nga superliga!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •