-
i/e regjistruar
dikush tjeter nen emrin tim
Nese postimi eshte bere nen emrin tuaj, dy jane mundesite:
1. Ju vete e kini bere kete postim.
2. Dikush qe eshte futur ne forum me emrin tuaj ka postuar nen emrin tuaj.
Ka mundesi te jete kjo e dyta, dhe ndodh shpesh qe anetaret tane qe futen ne forum nga kompjutera publike, si netkafe, harrojne qe te dalin nga forumi pasi largohen nga kompjuteri. Kjo ben qe dikush tjeter qe perdor te njejtin kompjuter te jete i identifikuar me emrin tuaj ne forum
Stafi i Forumit
Pershendetje
pra ju thuani:
"1. Ju vete e kini bere kete postim"
qe nuk perkon me realitetin dhe, dhe s'pin uje fare
dhe
"2. Dikush qe eshte futur ne forum me emrin tuaj ka postuar nen emrin tuaj."
qe eshte e mundur vetem keshtu pa pjesen tjeter,
ngase e di se asnjeher nuk jam futur ne forum nga" kompjuterat publik" sic thuani ju
une si anetare i forumit ju drejtohem edhe nje here te shqyroni mundesite tjera si ka mund te ndodhe kjo. E qe mos te perseritet . Jo se qenka ba kijameti po thjesht per hire te mirevajtjes se forumit dhe besimit te ndersjelle.
Shpresoj se do te sqarohet kjo , nga se nuk do te kisha as turp e as frike sikur ta kisha postuar kete , biles ...
prandaj qe mos ta ulim nivelin e forumit dhe te ket mbarvajtje te punes kujdes
kaq kete here
-
-
Nese nuk jeni futur nga kompjutera publike dhe jeni te sigurt qe kompjuterin qe perdorni e perdorni vetem ju e askush tjeter, atehere nuk ngelet mundesi tjeter vecse dikush e di fjalekalimin e llogarise suaj, dhe identifikohet me te ne forum. Ose me keq akoma, dikush di fjalekalimin e llogarise suaj te email.
Eshte pergjegjesia juaj si anetar qe te ruani sekretin (fjalekalimin) e llogarise suaj dhe te merrni masat e duhura qe te mos iu vjedhin fjalekalimin. Ne vetem mund tu rekomandojme se cfare duhet te beni, por jeni ju qe duhet te tregoni kujdes.
Ju rekomandojme te beni dy gjera:
1. Ndryshoni fjalekalimin e llogarise suaj ne nje fjalekalim te ri qe nuk e di njeri dhe nuk e keni perdorur ne asnje vend tjeter ne Internet. Kete mund ta beni nga "Paneli i Anetarit" ne kete lidhje: http://www.forumishqiptar.com/profil...o=editpassword
2. Ndryshoni fjalekalimin e llogarise suaj te email, qe te siguroheni qe dikush tjeter nuk ka akses ne te. Forumi do t'iu dergoje fjalekalimin me email, ne rast se ju e harroni dhe eshte e rendesishme qe te jeni te sigurt qe askush tjeter pervec jush nuk ka akses ne llogarine e email.
3. Sigurohuni qe kompjuteri juaj nuk ka probleme sigurie: nuk iu kane instaluar ne kompjuter programe qe regjistrojne te gjitha fjalekalimet e faqet qe ti viziton ne Internet.
4. Sa here qe mbaroni se shfletuari forumin, gjithmone klikoni tek lidhja "Dalja" ne krye djathtas, ne menyre qe te siguroheni qe emri juaj nuk ka ngelur i identifikuar ne forum. Nese nuk e beni kete gje, dikush tjeter qe ka akses ne ate kompjuter, mund te vizitoje forumin e shkruaje me emrin tuaj.
Edhe njehere, eshte pergjegejsia juaj dhe jo e forumit qe te ruani sekretin e llogarise suaj ne menyre qe vetem ju te identifikoheni ne forum.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt