Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Donald Trump, pritet të investojë në Shqipëri dhe Kosovë

    Tramp, pritet të investojë në Shqipëri dhe Kosovë



    Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding Kompani Siva Partners” me seli në Nju Jork, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive.

    Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Sipas informacioneve jo zyrtare, kjo kompani fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.

    Kjo kompani nga data 15 deri 21 do jetë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Sali Berisha, më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Në Kosovë “Siva Global” do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj.

    Lajmin e ka bërë të ditur, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij. Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigante do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.

    bota sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mafia shqiptare e betonit e ka shke.r.d.h... bregdetin.. pra berisha ska cte ofroj me..

    kryethesari i shqiperise..pllazha e durresit..nga ur e dajlanit deri ne golem.. eshte bangladeshizuar..

    vetem blloku ka mbet si ka qen..
    vetem ate diti ta ruaj berisha..

    kusurin e lejoj ta perdhunoje kapobandat e mafies..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    “Holding Kompani Siva Partners” ka me hap nga ni grop te madhe ne Tirane, Podgorice, Shkup e Prishtine per me ngrit hotela me 15 yja e kazino ma te medha se Atallantik Siti ... ka me ia kalua ajdin sejdis ...

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    C'lidhje ka Donald Trump me kete kompani?
    Me nje shikim te shpejte ne websitin e kesaj kompanie, shikon qe jane pothuajse te gjithe shqiptare e emri i Trump s'permendet gjekundi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2006
    Postime
    1

    Donald Trump Investon ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    “Holding Kompani Siva Partners” ka me hap nga ni grop te madhe ne Tirane, Podgorice, Shkup e Prishtine per me ngrit hotela me 15 yja e kazino ma te medha se Atallantik Siti ... ka me ia kalua ajdin sejdis ...
    Pse mo shqipe i paragjykon njerezit dhe investimet? Po sikur te behet investimi cfare do besh ti? Kujdes kur le mesazhe kaq te uleta...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    ....lum si ne e lumi a marrte se po na e shesin vendin pak nga pak e ne lumturohemi sikur c'po behet.
    Thirini mendjes o popull, nuk ju duan te tjeret me shume se c'doni veten !

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Tramp, pritet të investojë në Shqipëri dhe Kosovë



    Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding Kompani Siva Partners” me seli në Nju Jork, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive.

    Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Sipas informacioneve jo zyrtare, kjo kompani fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.

    Kjo kompani nga data 15 deri 21 do jetë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Sali Berisha, më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Në Kosovë “Siva Global” do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj.

    Lajmin e ka bërë të ditur, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij. Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigante do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.

    bota sot

    Shpresoje te mos hyje ne Kosove Shpresojme qe kosova te ndjek rrugen e deritashme qe shumica e Biznesve strategjike te qendrojne ne duarte dhe pronesi te Kosovarve e jo si shqiperia ku shumica e Bizneseve strategjike jane ne pronesi te Vllehve Grekve dhe jo Shqiptarve .

  8. #8
    2 miliardë dollarë investime për “The Millennium Casino & Resort”


    21-01-2012 / Gazeta 55


    Kryeministri Berisha pret në takim përfaqësues të Grupit amerikan “SIVA Partners”

    Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësues të Grupit amerikan SIVA Partners, të kryesuar nga z. Simon Elyakim, President i këtij Grupi, të cilët i prezantuan një projekt të madh në fushën e turizmit dhe argëtimit, të quajtur The Millennium Casino & Resort. Ky është një grup i ri amerikan investimesh që synon gjetjen e vendeve të përshtatshme për realizimin e projekteve të tyre të mëdha. Presidenti i Grupit SIVA Partners z. Elyakim, i prezantoi Kryeministrit Projektin e madh prej rreth 2 miliardë dollarë në fushën e turizmit dhe argëtimit, të quajtur “The Millennium Casino & Resort”, që konsiston në ndërtimin e një resorti turistik me vila dhe hotele, fusha tenisi, golfi dhe Casino. Ky projekt, tha ai, është rezultat i klimës tërheqëse të biznesit në Shqipëri, i gjeografisë së saj dhe klimës shumë tërheqëse për turistët. Ai synon krijimin e një qendre të madhe turistike në Ballkan. Gjithashtu, z Elyakim i prezantoi Kryeministrit Berisha portofolin e interesave të Grupit për investime në Shqipëri në fushat e infrastrukturës, në rrugë, hekurudha, ku përfshihet edhe hekurudha Shqipëri – Kosovë, si dhe vepra të tjera si tunele, porte, në fushën e hidrokarbureve, përfshirë edhe privatizimin e Albpetrol, etj. Interesi i Grupit përmblidhte edhe ndërtimin e Tram-it të Tiranës. Ai i tha Kryeministrit se pas një sërë studimesh në rajon, Grupi kishte përzgjedhur Shqipërinë si vendin më të përshtatshëm për investimet e tyre. Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e Grupit për punën paraprake të bërë dhe për përzgjedhjen e vendit të tij si kryesor për investime me projekte të mëdha. Ai i njohu ata me potencialet konkrete investuese të Shqipërisë në shumë fusha, si në atë të infrastrukturës; rrugë, porte, etj, në fushën e energjisë së rinovueshme; hidrocentrale, impiante ere etj, në hekurudha, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-01-2012 më 08:46

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    DYDRINAS Beso se ska kurgjo prej ketyre tipave keta jane nje grupe "mashtrusish" te cilet kane themeluar nje kompani me 500 dollare dhe kane bere disa projekte kopje duke i vjedhur neper Internet dhe tash keto foto te ketyre projkteve shkojne e ju paraqesin disa Biznesmenve dhe Investitorve te medhenje duke u munduar qe ti bindin ate qe te Investojne ne Idete e tyre mashtruse por po habitem se si ka ren Berisha ne gracken e tyre.

    Ja disa foto nga web-Sajti i kesaj Kompanije ku shifen disa tipa te kesaj kompanjie duke ja paraqitur Behgjet Pacollit disa projekte te tyre thua se Pacolli nuk dine se ku duhet te Investoje .






    Ja ketu po te njetit me Sali Berishen



    http://www.sivapartners.com/en/gallery

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •