Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhet ta fillojne me segmente hekurudhash qe lidhin durresin me minierat/biznese perpunimi mineralesh,burime materialesh lende te para qe shkojne per eksport.
    Per keto segmente te bejne ndonje permirsim per trasete/shinat/sinjalet
    per te siguruar shpejtesi shume te larte te levizjes se vagonave me mallra.
    me teardhurate krijuara nga exporti/taksat shteti te investoje gradualisht
    per trena elektrike per pasagjere kryesisht per segmente ku parashikohen
    qarkullim ne turma te medha,Tirane -Durres,Tirane-Lezhe,Tirane Vlore kaq,
    dhe me te ardhurat,pas 7-10 vjetesh te financohet ne segmente te tjere,ku justifikohet sistemi elektrik i trenave me numrin e larte te udhetareve.
    Ajo qe ka rendesi per trenat elektrik eshte
    1.Bukuria e jashtme brendshme dhe pastertia.
    2.Shpejtesa e larte e trenit.Itinerari se ku do kaloje treni duhet studiohet
    dhe te beje te mundur levizjen e trenit me shpejtesi shume te larte, qe do te thote
    pasagjeri shkon ne Durres per 6 minuta udhetim,shkon ne Vlore per gjysem ore.
    Kjo shpejtesi ne servis dhe komoditet brenda do i terheqe njerezit te perdorin trenin
    pasi shkurtojnekohe ne udhetim,krahasuar me makinen apo autobuzin.
    Nqs trenat elektrike te ardhshem dojene perseri me shpejtesi te ulet,kjo do i largoje
    pasagjeret,do i merzise dhe detyroje ato te perdorin makinat per udhetime qe levizin me shpejt ne autostrada.Pastaj nuk ka llogjike,pse do i hyp nje treni te ngadalte kur mund te perdor autostraden dhe shkoj shpejt ne Durres?
    Investimi ne hekurudha per ta kthyer ne sistem elektrik eshte me shume rrezik
    sidomos per sistemin e trenave per udhetare.Kjo duhet bere ne segmente dhe shif rezultatet,mbullo shpenzimet dhe nqs shkon mire vazhdon me segmente te tjera por jo me investime dhe harxhime te renda.Investime te vogla dhe me kujdes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-03-2012 më 00:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #62
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    vetem ne rrjetin e trafikimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike jemi integruar neve..rrjetet e tjera i kemi bojkotuar qellimisht si te padobishme...

  3. #63

    Për: Shqiptarët të paintegruar në rrjetin europian te linjave hekurudhore

    Sikur do te investonte Kina ne hekurudhat shqiptare, gjithnje sipas kryeministrit ne detyre, Edi Rama!

    Rama: Kina e interesuar për rrugët, HEC-et dhe hekurudhat

    http://www.ama-news.al/rama-kina-e-interesuar-per-rruget-hec-et-dhe-hekurudhat/

  4. #64

    Për: Shqiptarët të paintegruar në rrjetin europian te linjave hekurudhore

    Postuar më: 21 Qershor 2014

    Haxhinasto: Do ta ringjallim hekurudhën shqiptare

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi sot Bazën e Shërbimit të Mjeteve të Lëvizshme në sektorin e hekurudhës shqiptare pranë zonës së plazhit në Durrës.

    “Jemi këtu për të parë se çfarë farë potenciali të jashtëzakonshëm ka hekurudha për tu ringjallur dhe për të ofruar ato shërbime të nevojshme që ka zhvillimi i sotëm i vendit. Nga vizita këtu është shumë evidente që është trashëguar një bazë mekanike, teknike e rëndësishme e cila është lënë në degradim te plotë, por me drejtimin e ri të hekurudhës shqiptare kjo bazë po vihet në lëvizje dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm së pari për ti shërbyer mjeteve që sot janë në shërbim nga hekurudha si për mallrat ashtu dhe për pasagjerët por edhe për nesër për të pasur mjete të reja”, tha Ministri Haxhinasto gjatë vizitës në këtë bazë.

    Investimet në sektorin hekurudhorë nuk mund të ndodhin gjatë një viti dhe të përfundojnë, por janë investime komulative. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka prioritet çështjen e investimeve në hekurudhë dhe po shikojmë gjithë mundësitë tona të brendshmë për ta ringjallur hekurudhën, por jemi gjithashtu të hapur edhe për bashkëpunime strategjike me investitor të ndryshëm, jemi të hapur për të dhënë kontrata konçesionare për segmente të ndryshëm të hekurudhës si dhe për forma të ndryshme si Partneriteti Publik dhe Privat shtoi ai.

    Ju e dini tashmë që ne kemi përcaktuar edhe prioritetet për zhvillimin e hekurudhës shqiptare. Një prioritet madhor përbën realizimi i trekendshit hekurudhor Tiranë-Rinas–Durrës për të cilën është duke u realizuar projekti i detajuar dhe besoj se në të ardhmen e afërt do të shikojmë edhe mundësinë e investimit të saj.

    Po kështu një prioritet përbën edhe përmirësimi i linjës midis Durrësit dhe Pogradecit duke parë edhe potencialin e lidhjes me Maqedoninë. Prioritet gjithashtu përbën edhe lidhja e Durrësit me Bajzën dhe më lartë me Malin e Zi të cilat janë linja kryesisht për trajtimin e mallrave dhe që kanë filluar t’i sjellin të ardhura të konsiderueshme hekurudhës Shqipëtare. Pra si konkluzion jemi duke e parë hekurudhën me gjithë vemendjen e duhur, veçanërisht potencialin e jashtëzakonshëm që ajo ka për Shqipërinë, për lidhjet me fqinjët por edhe për gjithçka tjetër që ka të bëjë me punësimin e njërëzve pasi duke përmirësuar kapacitetet këtu, 161 punëtor që janë aktualisht mund të bëhen 300 punëtor nesër dhe të arrijnë të krijojnë vlera shumë më të mëdha. Pra duhet të vendosim këtë sistem të krijimit të vlerës i cili më pas punëson njerëz dhe gjithashtu krijon vlerë më të madhe duke i shërbyer hekurudhës, duke i shërbyer vetë punonjësve, perfundoi Ministri Haxhinasto.

    http://www.transporti.gov.al/al/newsroom/lajme/haxhinasto-do-ta-ringjallim-hekurudhen-shqiptare

  5. #65

    Për: Shqiptarët të paintegruar në rrjetin europian te linjave hekurudhore

    Orari i trenave te hekurudhes shqiptare

    http://www.hsh.com.al/Orari%20trenave%20.pdf

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shqiptarët të paintegruar në rrjetin europian te linjave hekurudhore

    Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës! Nisin punimet, largohen shinat e vjetra

    Nëntor 2021 - Nga Dosja.al


    Punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës kanë nisur pak ditë më parë në terren ku kompania zbatuese e projektit ka filluar me largimin e shinave të vjetra dhe traversave të amortizuara. Në terren është vendosur sinjalistika e punimeve dhe kujdesit që duhet të tregojnë qytetarët (shih foto, punimet në fillim të zonës së Laknasit). Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin kombëtar të Territorit në datë 21 tetor. Ky vendim parashikonte dhënien “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

    Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë me një ofertë 69.7 milionë euro.

    Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35km.

    Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

    Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

    Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

    Marre nga MONITOR / Dosja.al

    https://dosja.al/ndertimi-i-hekurudh...hinat-e-vjetra

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shqiptarët të paintegruar në rrjetin europian te linjave hekurudhore

    Rama: Në pranverën e 2024-s hapet hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

    Tetor 2022 - A2news.com


    Në konferencën e përbashkët me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, kryeministri Rama u shpreh se në pranverën e vitit 2024 do të jetë gati hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas.

    “Jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë kaq të vështirë për të gjithë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit dhe qasjes tuaj përsëri ne nuk jemi vetëm.

    Kështu që dua ta falënderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë bashkë për të parë punimet e hekurudhës së re.

    Më në fund, në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit por të BERZH, projekti ka nisur më vonë, por jemi në kushtet kur mund të themi se në pranverën e 2024 do të kemi aksin Tiranë-Durrës-Rinas”, u shpreh Rama.


    A2news.com

    https://a2news.com/2022/10/27/rama-n...-durres-rinas/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •