Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 67
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Edvin, tema eshte mjaft interesante dhe sensibilizuese per ata qe kan veshe. Eshte nje problematike mjaft e rende dhe kerkon nje investim te menjehershem ne hekurudhat e mbare vendit si edhe ato qe te lidhin me boten.

    Vetem se ka nje problem te vogel. Koha e trenave me nafte dhe dru ka ikur, pra na duhen trena elektrik dhe ketu lind edhe problemi i vogel, qe tani na behet problem i madh. Pse ? Sepse nese do riparohej e gjithe hekurudha e Shqiperise ne mbare vendin, njerzit do levezin me trena dhe jo me autobuze dhe aq me pak me makinat e tyre personale. Do thuash ti se cfar problemi ka ! ... Problemi eshte se : Bie ndjeshem shitja e karburanteve, pra , benzines, naftes, gazit dhe sic e dime te gjithe keto karburante jane nje monopol i politikaneve. Politikanet miratojne ligje dhe investime, po a do te miratonin ata nje investim qe do te ishte kundra interesave te tyre ?
    E drejte.

    Ja ke shembullin e teleferikut. Rruga dajtit prej ktij teleferku nuk shtrohet dhe sa t'jemi gjalle ne ska per tu shtru.

    Pastaj persa i perket trenave elektrik pervec vullnetit te politikinave qe mungon totalisht dhe fondeve qe sa vijne e po shtrengohen (ku ruhen me shume per fushata sesa per ndertime publike) ,ka dhe i problem tjeter ,treni elektrik ose cfare do lloj treni tjeter do distance sigurie 20m ne te dajthte dhe 20m ne te majte ,me kaq shume qindra e mijera ndertime qe jane ndertu nga tirana ne vlore apo nga tirana ne shkoder do te pakten nja 20 vjet te mira te realizohet si projekt. Nuk mund te prishesh aq kollaj kaq shume ndertime dhe ti demshperblesh ato ,gjithmone flasim nese do rindertohen ne linjat ekzistuese ,sepse me linja te reja psh buze rrugeve interurbane sepse autostrade pervec rruges kombit skemi akoma ,atehere eshte e mundur te behen edhe me shpejt.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Po maj men tan marojshin me ken si
    Kur ka ken ba stacioni i trenit n'shkoder kan pas thane ashte i dyti n'europe per nga bukuria
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #43
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Thuhet qe ska pasur fonde per mirembajtje.
    problemi eshte se jane paguar ne vite mekanike
    per hekurudhen,ka pasur personel qe eshte
    paguar per te kontrolluar periodikisht jo vetem
    gjendjen e lokomotives dhe trenave por edhe traversat
    dhe komplet sistemin e sinjaleve.
    Per sa vjet amortizohen komplet traversat dhe kerkojne nderrim??
    Teknikisht per sa vjet?
    Tranversat megjithse material dru jane shume material i forte,
    ato jane paratrajtuar me leng viskoz si vaj me permbajtje kripe bakri,
    arsenik dhe kripe kromi.Ky trajtim me kete lloj vaji i ka mbrojtur traversat
    nga myku,kerpudhat,krimbat dhe insektet qe jane faktore qe kalbin drurin.
    Fakti qe linjat punojne tregon qe traversat jane ne rregull.
    Mbase mund te jene disa tek tuk te rralla qe kane shenja demtimi
    dhe duhen nderruar.
    Sistemi i sinjalizimit,nqs vendoset te krijohet komplet nje sistem i ri
    atehere perpara se te krijohet ky sistem duhet percaktuar cfare modelesh
    te rinj lokomotivash do blehen dhe sipas modeleve te blehen pajisjet dhe ndertohet
    sistem sinjalesh qe shkon me mire me ate model lokomotive.
    Duhen paguar polica qe te ruajne vagonat e rinj nqs blehen,nga prishjet
    e sediljeve,prerjet me thike,gervishjet,grafiti etj.
    Te vihen gjoba terenda per ato qe bejne demtime ne tren si dhe hedhin ndonje mbeturine ne dysheme.
    Historikisht prishja e vagonave brenda ka ardhur gjithmone nga mungesa e kontrollit
    nga punonjes treni dhe polcia.
    Investimi i ri,bukuria mbi shina duhet te mbrohet,perndryshe eshte idiotesi te paguash miliona,pastaj te braktiset dhe lihet ne meshire te fatit.Per cdo vagon duhet te vihet sistem kamerash me rezolucion te lart dhe te monitorizohet nga policia,per te evituar krimin,dhunen,demtimet dhe prishjet e sediljeve ne vagona.
    E vetmja menyre te terheqesh shume udhetare eshte bukuria brenda dhe jashte vagonave,komforti dhe rregulli brenda dhe shpejtesia e larte e trenit qe presupozohet te shkurtoje kohe ne udhetim,krahasuar me autobus apo makine.
    Duhet te zgjidhen vagona me sedilje te trasha te buta si kolltuqe dhe jo thjesht imitacione stolash,karrikesh qe jane si kompesate te holla dhe lemuara si ne fastfoodet,blimpi mc donalds lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-02-2012 më 00:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #44
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lajm i fundit|27/02/2012 14:55
    Shkurtime masive në hekurudhë
    Hekurudha shqiptare në kolaps. Kanë nisur pushimet masive të punonjësve nga puna. Rreth 225 punonjës do të ndërpresin punën me 1 mars, ndërsa rreth 200 të tjerë pritet që të pushohen nga puna në muajin maj. Krahas këtyre shkurtimeve drastike do të fillojë pagesa me 50 % në disa sektorë të saj.

    Kreu i Sindikatës së Përgjithshme të Hekurudhës, Osman Meta, në mbledhjen e përgjithshme të Këshillit Sindikalist të ditës së sotme ka deklaruar se për këto pushime duke u nisur nga gjendja e rëndë e sektorit hekurudhor kanë rënë dakord që të bëhen, por ata nuk janë dakord që këto shkurtime të bëhen sipas nenit 148 për shkurtime masive, por sipas nenit që i asiston ata dhe që u njeh vjetërsinë e punës.

    Meta ka akuzuar shtetin për papërgjegjshmëri pasi investimet e Bankës Botërore të vitit 2009 kanë shkuar dëm. Ndërkohë që vjedhjet në hekurudhë janë masive dhe shteti nuk merr masa për të ndëshkuar fajtoret. Vjedhësit që shkulin aksesorë të rëndesishëm të hekurudhës i trajton si vjedhje të thjeshta, ndërkohë që ata janë sabotime që mund të hedhin në erë trena.

    Ai ka deklaruar se tanimë sektorë të shumtë të kësaj hekurudhe kanë dalë jashtë funksionit si linjat Fier-Ballsh, Fabrika e Çimentos -Fushë Krujë si dhe Shkodër – Bajzë dhe thotë se për të rigjeneruar këtë sektor duhen masa të forta organizative duke bërë që të investohen të paktën rreth 35 mijë traversa hekurudhore.

    Shkurtimet i konfirmon edhe Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës, Zamai Ramadani, i cili thotë se këto shkurtime po bëhen në kuadër të rikonstruktimit të këtij sektori dhe se të gjtha shkurtimet do të bëhen sipas kodit të punës. / Mark Brunga

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Kudo ne bote shpenzohen miliarda e miliarda euro per transportin hekurudhor ke ne i shkurtojne

    cfare zhvillimi presim ne pa transportin hekurudhor ,cfare konkurim do ju beje DURRESI PORTEVE TE GREQISE (pasi shume flasin qe durresi do behet porti me i madh se ai i selanikut dhe gumenices)

  6. #46
    Tritol hekurudhës Vorë-Shkodër, bllokohet lëvizja e trenave

    Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen

    03 mars 2012 10:42

    Shpërthimi i një sasie tritoli ka hedhur në erë shinat e hekurudhës të linjës Vorë-Shkodër, pranë fshatit Gramez, tek postoblloku. Kjo ka bërë që të bllokohet lëvizja e trenave, pasi Drejtoria e Hekurudhave ka njoftuar linjat përkatëse që udhëtojnë nëpërmjet kësaj hekurudhe. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka bërë dhe shoqërimet e para, tre prej banorëve të fshatit, ku ka ndodhur ngjarje janë ndaluar dhe po merren në pyetje. Ende nuk dihet shkaku iI kesaj ngjarje, ndërsa ekspertët mendojne se autorët mund të jenë edhe nga radhët e punonjësve të hekurudhës për arsye ende të paqarta.

    abcnews

  7. #47
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    “Fantazma” që shpenzon çdo vit 1 milion dollarë nga paratë publike
    2012-03-05
    Vali Qyrfyçi
    Gazeta Shqip

    Hekurudha Shqiptare
    Transporti i mallrave i paralizuar, udhëtarët të paktë

    Strategjitë për investime madhore në hekurudhën shqiptare janë shkërmoqur. Në Drejtorinë e Përgjithshme të HSH-së në Durrës gjendja është e zymtë. Jo vetëm se u shkurtuan mbi 200 punonjës dhe po aq të tjerë do të shkurtohen në fund të pranverës, po sepse falë likuiditeteve të munguara të shoqërisë anonime HSH edhe ata që mbeten në punë kanë një shkurtim drastik të pagave. Në godinë është si të ketë rënë gjëma. Përmasat e situatës janë përtej asaj që mund të preken nga të tjerët. Kanë të bëjnë me jetesën e familjeve të atyre që mbetën papunë dhe të atyre që janë në punë, por që në datën 2 mars, datë rrogash, nuk mundën të tërheqin asnjë kartëmonedhë nga automatet bankare. Një muaj punë i papaguar, për shkak të gjendjes financiare në të cilën ndodhet hekurudha. Që nga marsi e tutje, pa ndonjë afat të përcaktuar kohor, të gjithë, duke nisur që nga drejtori i përgjithshëm i HSH-së do të paguhen me 50 për qind të pagës. Të gjithë ndihen keq dhe nuk dinë a duhet t’i gëzohen faktit që nuk janë përfshirë në listat e shkurtimeve masive, apo jo?!

    Në kushtet e sotme rehabilitimi i transportit hekurudhor për arritjen në nivelet më minimale të Europës, sipas ekspertëve, do të kërkonte afro 600 mijë euro investim për një kilometër, pa përfshirë këtu rehabilitimin e mjeteve, godinave etj. Ndërsa sipas zv/ministrit të Transportit, Ernest Noka, për të rikonstruktuar një kilometër linjë hekurudhore në zonat fushore duhen të paktën 3 milionë euro, në zonat kodrinore 5 milionë dhe në ato malore 8 milionë euro. Investimet e bëra vitet e fundit thuajse nuk kanë ekzistuar, ndërsa vetë HSH nuk mund të bëjë investime, pasi prej vitesh akumulon borxhe me vlera të konsiderueshme, që kanë sjellë vështirësi serioze jo vetëm në shlyerjen e pagesave të punonjësve, por edhe në shlyerjen e kredive të ndryshme, detyrime të hekurudhës.

    Aktualisht funksionojnë 5 linja të transportit udhëtar, ndërsa transporti i mallrave për shkak të problemeve me të cilat përballen edhe operatorët e ndryshëm ekonomikë ka njohur një rënie të ndjeshme. Në sektorin e marketingut të transportit hekurudhor të udhëtarëve bëjnë të ditur se linjat në funksionim janë ajo Tiranë-Pogradec-Tiranë; linja Shkodër-Tiranë-Shkodër; ajo Durrës-Tiranë-Durrës që ka dhe katër udhëtime vajtje-ardhje në ditë; Elbasan-Tiranë-Elbasan dhe Vlorë-Rrogozhinë-Fier-Vlorë. Nga Rrogozhina bëhet dhe tranzitimi i udhëtarëve drejt linjave të tjera, pasi në këtë stacion kryqëzohen tre trena linjash. Numri i udhëtarëve gjithsesi dhe në këto linja është i pakët.

    E teksa pyet për transportin e mallrave, të shohin si me çudi. "Ç'transport thua?! Nuk ka thuajse asgjë." Transporti i mallrave është paralizuar pothuajse fare. Shoqëria “Kurum”, një nga klientët e HSH, për shkak të mungesës së energjisë elektrike ka ndërprerë transportin në shina. Dy klientë të tjerë të rëndësishëm të transportit hekurudhor ndërkombëtar, linja e Bajzës, kanë reshtur për shkak se dy fabrikat përpunuese janë në remont. Linja hekurudhore me fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë në mënyrë të vazhdueshme është bërë objekt shkatërrimi me eksploziv.
    Studimet

    Gjatë periudhës së mbas viteve ‘90 janë kryer nga institucione të huaja studimore disa studime mbi gjendjen dhe ecurinë e transportit hekurudhor, në të cilat është konstatuar se transporti hekurudhor nuk mundëson arritje në fushën e rezultatit financiar, gjë që është një çështje themelore për financuesit dhe organizmat ndërkombëtarë të interesuar për këtë transport. Ndër vite, studiuesit e huaj kanë propozuar si zgjidhje të mundshme përqendrimin e transportit hekurudhor në segmente, linja të caktuara duke mbyllur qoftë dhe përkohësisht linjat jo rentabël, si për transportin e pasagjerëve, ashtu dhe për atë të mallrave. Në vitin 2012 këto sugjerime jo fort të qarta për sa i përket rrugës së zbatimit po kthehen në realitet duke synuar ristrukturimin e hekurudhës në të gjithë problematikën e saj, ndërsa numri i punonjësve është shkurtuar me 5 herë krahasuar me vitin 1990.
    Subvencionet

    Vazhdimësia e HSH-së me subvencione nga shteti dhe pa siguruar asnjë fitim tashmë konsiderohet një faturë tejet e rëndë për arkën e shtetit shqiptar dhe efektet e saj kanë nisur të ndihen fort këtë fillimviti, duke e afruar me shpejtësi mundësinë e privatizimit të transportit hekurudhor. Privatizimi i transportit hekurudhor po shihet gjithnjë e më shumë si e vetmja alternativë që do të shpëtonte linjat e hekurta shqiptare. Burime brenda HSH-së ngrenë pikëpyetje të forta mbi rrënimin e fortë të hekurudhës dhe mbërritjen e saj në një gjendje të tillë. A është ky rrënim përtej parashikimeve i qëllimshëm për të ulur vlerën e linjave të hekurta në procesin e privatizimit? Praktikë jo e panjohur në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të ndryshme në vend.

    Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit shkruhet se “për çdo vit buxheti i shtetit, në formë subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë, bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milion USD.”

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Ne do kalojme direkte nga makina tek gomari. Infrastruktura e trenave duhet te ishte ndertuar, jemi shume vone. Me ato leket qe bene rrugen e kombit dhe do bejne rrugen e Elbasanit mund te kishin ndertuar sistemin hekurudhor elektrik. Saliu ne horizont nuk shikon pakesim te transportit rrugor. Gjithe ato autostrada qe do rrine bosh, nderkohe ne do paguajme borxhet me interes duke ndenjur pa ngrene e pa veshur.

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga ritastrakosha Lexo Postimin

    Sikur doje te riktheheshe ne province! C'ne gjithe ky interes per trenat?

    Ka ik koha e tyre dhe ka ardhur koha e qerres!

    Je shume e pashpjegueshme dhe kontradiktore! Kjo vjen mendoj nga perplasjet brenda teje te ideve dhe mendimeve qe merr nga perkthimet e materialeve nga gjuha angleze.

  10. #50
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512

    Me ato leket qe bene rrugen e kombit dhe do bejne rrugen e Elbasanit mund te kishin ndertuar sistemin hekurudhor elektrik.
    Po por kjo rruge e zbriti nga Gomaret gjysmen e Veriut te Shqiperis, dhe fale kesaj rruge Turizmi i Shqiperis gjdo vite perifiton me teper se 200.milion euro nga Kosovaret, dhe fale kesaj rruge Shqiperi sote Eksporton gjdo vite mbi 100.milion euro ne Kosove.

    Pa hyre ne manipulimet qe jan ber se kinse kjo rruge esht ndertuar per Interes te Kosoves qka esht nje genjeshter e madhe .Kosova nuk ka asnje perfitim direkt nga kjo rruge perveq mundesis qe i esht krijuar per te hargjuar apo eksportuar qindra miliona euro per gjdo vite ne Shqiperi.

    Kosova edhe sot Eksport-Importet e saja i kryne permes Selanikut por edhe Serbis, Maqedonis, e Malit te Zi
    Po ashtu shumica e kosovarve per udhtime jasht vendit perdorin keto rajone qe citova me larte dhe Linjen Ajrore
    Ndersa shumica e Kosovarve ket rrugen e Kombit e perdorin vetme per pushume te cilat i sjellin Miliona Shqiperis
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 07-03-2012 më 18:04

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sikur doje te riktheheshe ne province! C'ne gjithe ky interes per trenat?

    Ka ik koha e tyre dhe ka ardhur koha e qerres!

    Je shume e pashpjegueshme dhe kontradiktore! Kjo vjen mendoj nga perplasjet brenda teje te ideve dhe mendimeve qe merr nga perkthimet e materialeve nga gjuha angleze.
    Po them qe per fat te keq sistemin elektrik te trenave nuk do e shohim te ndertohet ne Shqiperi sepse eshte vone, nuk ka me fonde per investime te medha. Keshtu kthimi ne province nuk diskutohet.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Po por kjo rruge e zbriti nga Gomaret gjysmen e Veriut te Shqiperis, dhe fale kesaj rruge Turizmi i Shqiperis gjdo vite perifiton me teper se 200.milion euro nga Kosovaret, dhe fale kesaj rruge Shqiperi sote Eksporton gjdo vite mbi 100.milion euro ne Kosove.

    Pa hyre ne manipulimet qe jan ber se kinse kjo rruge esht ndertuar per Interes te Kosoves qka esht nje genjeshter e madhe .Kosova nuk ka asnje perfitim direkt nga kjo rruge perveq mundesis qe i esht krijuar per te hargjuar apo eksportuar qindra miliona euro per gjdo vite ne Shqiperi.

    Kosova edhe sot Eksport-Importet e saja i kryne permes Selanikut por edhe Serbis, Maqedonis, e Malit te Zi
    Po ashtu shumica e kosovarve per udhtime jasht vendit perdorin keto rajone qe citova me larte dhe Linjen Ajrore
    Ndersa shumica e Kosovarve ket rrugen e Kombit e perdorin vetme per pushume te cilat i sjellin Miliona Shqiperis
    Me Kosoven mund fare mire te na lidhte treni elektrik. Do vinit me shpejt ne Shqiperi se me makine!

  13. #53
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Rrjeti Hekurudhore ne Kosove, Kosova pothuaj se e tera esht e Lidhur me Rrjet Hekurudhor, Edhe ne raste te ndertimit te linjes Hekurudhore Shqiperi-kosove ne anen e Kosoves duhet te ndertohen vetem 20.klm.

    Rrjeti Hekurudhore ne Kosove,

    Rrjeti Hekurudhore ne Shqiperi.

  14. #54
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Gjendja e trenave ne Shqiperi krahasuar me fqinjet..Kosovë,Mali i Zi dhe IRMJ.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Po dal pak jashte teme: Kosova eshte vend me i zhvilluar se Shqiperia, kur kam pare Kosoven me eshte dukur si perendim, kishte rregull ne urbanistike, gjelberim, pasterti. Eshte merite dhe e serbit qe mbajti rregull, po te ishit shtet shqiptar, si ne, do ishit katandisur keshtu sic na shikon.

  16. #56
    Citim Postuar më parë nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Po dal pak jashte teme: Kosova eshte vend me i zhvilluar se Shqiperia, kur kam pare Kosoven me eshte dukur si perendim, kishte rregull ne urbanistike, gjelberim, pasterti. Eshte merite dhe e serbit qe mbajti rregull, po te ishit shtet shqiptar, si ne, do ishit katandisur keshtu sic na shikon.
    Dukesh qe je provinciale e lindur! Merru me disa tema "green" sepse te pakten aty do te vijne dhe te te ndjekin bashkemendimtaret!

    Me sa kam pa je diplomuar per juriste, mirepo me keto qe shpreh ketu nuk e justifikon.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Dukesh qe je provinciale e lindur! Merru me disa tema "green" sepse te pakten aty do te vijne dhe te te ndjekin bashkemendimtaret!

    Me sa kam pa je diplomuar per juriste, mirepo me keto qe shpreh ketu nuk e justifikon.
    Ne gjithe temat qe kam prekur deri tani nuk ke kuptuar thelbin: nuk jane per mbrojtjen e ambjentit, por per mbrojtjen e njeriut. Ambjenti do e mbroje veten, sepse natyra eshte me e fuqishme se njeriu. Njeriu eshte shume i dobet, e dobeson padituria dhe arroganca.

  18. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Po dal pak jashte teme: Kosova eshte vend me i zhvilluar se Shqiperia, kur kam pare Kosoven me eshte dukur si perendim, kishte rregull ne urbanistike, gjelberim, pasterti. Eshte merite dhe e serbit qe mbajti rregull, po te ishit shtet shqiptar, si ne, do ishit katandisur keshtu sic na shikon.
    Jo mi goce. Shqiperia u katandis ne ate gjendje sepse nuk kishte para, dhe nuk pati para pasi ne krye i sollen Serbet nje klike sahanlepirese me dy opsione: 1)behu federate e 7 e Jugosllavise, 2) ha bar. Po te binte ne te njejtat kushte ekonomike si edhe Shqiperia, Serbia e cila merret ndihma dhe kredi nga tere bota, pothuaj pa interese sepse qe koha e bumit ekonomik te pasluftes, do ishte SHUAR.

    Kurse Kosova merrte pjesen me te ulet nga buxheti i Jugosllavise dhe kjo, jo per faj te saj, sepse vetem burimet natyrore do mjaftonin ta conin Kosoven me para se Kroacia.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Ne gjithe temat qe kam prekur deri tani nuk ke kuptuar thelbin: nuk jane per mbrojtjen e ambjentit, por per mbrojtjen e njeriut. Ambjenti do e mbroje veten, sepse natyra eshte me e fuqishme se njeriu. Njeriu eshte shume i dobet, e dobeson padituria dhe arroganca.
    Kerpudha eshte shume me e "dobet" se pema, por e shkaterron ate.

  20. #60
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    hekurudha e pare Tirane-Vore che palle

    kishte te drejte shoku Ropi

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •