-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
QESHIN BREDHAT
Qeshin bredhat
n'dhomat tona,
rreth e qark
plot me dritë,
me shumë tela
e bonbona,
për merak
i stolisin f'mijtë!
Anë m'anë
në çdo kënd,
ipen dhuratat
dhe ëmbëlsira,
pleqtë thanë
me plot mëndë:
-Shihni vocat
sa u qesh fytyra!
Ikën minutat
ikën dhe orë,
kënga e vallja
s'ka të ndalë,
drita t'shumta
si meteorë,
flak'rrojnë dhomën
si në përrallë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
LOTËT E VAZOS
Skaj rrugës
në trotuar,
lotët vazos
i rridhnin valë!
Vajton ditën
vajton natën...
Ia ndalën rritën
dhe e ngulfatën!
-N'vend se lulet
të rrisi unë,
bërlloku m'hudhet:
-Shkllum e shkllum!
-Kësaj i thonë:
Jo kulturë!
Të keqen tregon
të mirën kurr!
Kalimtarët tok
i lutë mirë:
-Mos hudhëni bërllok
keni pak mëshirë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
KU JANË FJOLLAT ?!
Pse oj borë
nuk resh ti,
lojën e bukur
pse ke ndalë,
fëmijët gazmorë
të duan ty,
t'jenë të lumtur
si më parë!
Fjolla të lehta
fustanbardhë,
athua tani
ku pushojnë,
këto truplehta
si margaritar,
në cilin vend
tani vallëzojnë?
Qielli i mjer
duket pa ty,
stina e dimrit
s'ka kuptim,
dita është
plot zymti,
gjithë vegjëlia
në pikëllim!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt