Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 129 prej 129
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    flmn per pjeso-marrje ne teme..

    saura po.. mo e humb ekperiencen bletore te familjes..
    gjynah..
    po vjen pranvera e duhet gjalleruar tema..

    prishtin..

    un dhe pak dal me shoqnin ketu e mbledhim hithra.. ato hithrat e pare te njome e jeshil.. dhe bejme byrek e pite e nje si buk me miser me hithra..
    po ti ndoshta i mendon si bim medicinale..
    mundet..

  2. #122
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Jam i interesuar te mbjell nja 3 hektar hitha, a keni far pervoje ne kete drejtim? jo per tjeter po du me marr nje kredi qka ju merr mendja a ndez kjo ide,

    Shoq nese ke toke Mbjell molle. Une sapo aplikova Molle nja 5 hektar dhe simbas experteve pas 4 viteve te hyrat do te jen 100 mij euro. Vitin qe vjen po aplikoj edhe per nje Depto dhe Frigorifer. NQS Ti mbjell molle tregun e ke te siguruar te une

    Une kam disa te njofshem qe mirren me mirembajtjen e tyre per semundjet krasitjet dhe ujitjen e tyre e qebesa edhe vjeljen. Ti gjithe diten me Lap Tap ne dore ke me nejt tu postu ne FSh e tu i kqyr puntort

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    bravo lexus..
    qenke dhe mollë-prodhus..

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    POLITIKË


    “Bllokimi i Statusit Kandidat i kushton bujqësisë 20 milion euro në vit”
    04-03-2013 / Gazeta 55

    Flet Genc Juka, këshilltar i ministrit të Bujqësisë

    Shqipëria dhe shqiptarë ka humbur shumë para dhe fonde nga mosmarrja e statusit të vendit kadnidat. Një prej sektorëve më të goditur është bujqësia dhe fermerët të cilët kanë humbur afro 20 milionë euro në vit mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe aktivisteve prodhuese nga ana e Bashkimi Evropian, për shkak të refuzimit të statusit kandidat si pasojë e mos votimit të tre ligjeve në parlament nga ana e Partisë Socialiste. “Menjëherë sapo Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat do të përfitojë nga politika e përbashkët europiane. Marrja e statusit kandidat do i siguronte Shqipërisë një 15-deri 20 milionë euro në vit mbështetje për bujqësinë, për të stimuluar pikërisht të gjitha aktivitetet bujqësore. Ndonëse këto kontribute bujqësia shqipatre po i përfton vetëm nga qeveria shqiptare”, deklaron këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Genc Juka. Këto fonde do shkonin në mënyrë direkte te fermerët sipas modelit të fondeve IPA. “Fondet do shkonin në nxitjen e prodhimit vendas, në bujqësi dhe blegtori, duke rritur standardet, si për shembull në kultivimin e arrorëve, industrinë përpunuese”, theksoi Juka.
    Këshilltari i ministrit te Bujqësisë, Genc Jukavëren se politika duhet të vendosi në radhë të parë interesat e qytetarëve. “50 përqind e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale, dhe ata janë përfituesit më të mëdhenj të marrjes së statusit të vendit kandidat.
    Ndërkohë disa ditë më parë gjatë takimit të monitorimit të fondeve IPA, mes BE dhe ministrisë së Integrimit, Ministrja Bregu u shpreh se në rast se Shqipëria do të kishte sot statusin e vendit kandidat do të kishim pasur mundësinë për të përfituar më tepër fonde të IPA-s; Ajo çfarë i ka munguar Shqipërisë në këto kohë nuk është aspak vullneti i kësaj qeverie për të kryer reforma të suksesshme por është vullneti i opozitës për t’u afruar e për ta vendosur së bashku axhendën kombëtare mbi gjithçka tjetër. Ndërkaq BE ka investuar prej 2007 deri më sot nëpërmjet fondeve IPA rreth 600 milionë euro të alokuara kryesisht për rritje kapacitetesh institucionale, infrastrukture, drejtësi e çështjet e brendshme, zhvillim rural e kulturor, mjedis e bashkëpunimi ndërkufitar.


    55

    -

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    Zusi: “Mekat”, qe mishi shqiptar nuk eksportohet, uiski yne shkon deri ne France

    Ka ardhur koha qe mishi, qumeshti, peshku apo midhja shqiptare, te kthehen ne produkte te gatshme per eksport. Nje fakt te tille e pohon gjate nje interviste te posacme per “KJ”, presidenti i Shoqates se Eksportuesve Shqiptare, z. Alban Zusi. Sipas te cilit, qe te rriten edhe me shume nivelet rritese ekzistuese te eksportit, prej 10%-15%, biznesi ka nevoje per politika mbeshtetese me fonde grant dhe jo kreditime. Por edhe per ndihme ne lidhje me uljen e kostos se transporteve. Ndersa, sa i perket hartes se eksporteve shqiptare, ai sqaron se nese deri dje ajo perfshinte kryesisht vetem vende si Italia apo Greqia, sot ajo eshte zgjeruar edhe me destinacione me te largeta si Spanja, Austria, Gjermania etj ....

    Z. Zusi, cila eshte ecuria aktuale e eksporteve shqiptare? Trendi i tyre, cfare shifrash paraqet konkretisht?

    Pergjithesisht, eksportet e qendrueshme shqiptare dhe ketu kam parasysh eksportin e produkteve, te cilat mund te riprodhohen vit per vit, sic jane ato agro-industriale, e fasoneve, te cilet jane vit per vit prezent, ato te mineraleve etj, pra kjo kategori eksportesh ne teresi, shfaqet e qendrueshme dhe me ritme te tilla rritese, besoj se diku tek mbi 10%, por mund te jete edhe mbi 15%.

    A mund te na permendni ndonje kategori te vecante te prodhimeve “Made in Albania” e cila ka filluar te kete rritje te eksportimeve te saj jashte vendit, dukuri e pa vene re tek to me pare kjo? Ndonje produkt specifik.

    Ne ende nuk po arrijme te dalim dot ne eksport me produkte perfundimtare tonat, per nje seri faktoresh. Kur ne mund te dilnim me produkte te tilla te industrializuara, vecanerisht ne sektorin agro-industrial. Sepse ky jep edhe mundesite me te mira, pasi kemi lende te para, kemi industri te zhvilluar, por ketu ka nje sere veshtiresish. Se pari, nje kategori produktesh, sic jane perimet e arave apo frutat, kane veshtiresi per t’u bere perfundimtare per shkak te investimeve qe nevojiten ne keto sektore. Ato vazhdojne te shiten te pakonfeksionuara, ne tregje rajonale edhe ne me te largeta, por gjithmone mbetet qe faza e fundit te behet atje sic eshte larja, paketimi, ambalazhimi, standardizimi, per shkak te kostos relativisht te larte qe ka mekanizimi i kesaj pjese te produktit. Dhe ketu vlen qe ka nevoje per politika mbeshtetese me fonde grant dhe jo kreditime. Pasi kreditimi nuk e zgjidh problemin, ai mbetet nje instrument afatgjate. Dhe dy jane zgjidhjet per kete sektor. Ose grante per operatoret, te cilet jane aktualisht ne treg, ose vendosja e stimujve per eksportin e ketyre produkteve, ku kam parasysh kompensimin per cdo njesi produkti te eksportuar, ne menyre te tille qe te terheqe investitore nga sektore te tjere ne renie, sic eshte ai i ndertimit, duke i bere atraktive ndaj sektorit te perpunimit te produkteve te perimeve, frutave etj. Pra, duhen gjetur menyrat e duhura qe produkti shqiptar te dale ne tregjet e huaja si “Made in Albania”. Sa i perket pastaj produkteve te tjera te agro-industrise, sic eshte peshku po themi, ka nevoje qe ne te ngreme nje flote peshkimi, per te cilen pati edhe nje prononcim te kryeministrit pardje, ne menyre qe ne te fillojme te zeme peshk vendas, per qellime te perpunimit industrial. Ne kemi nje industri jashtezakonisht te zhvilluar te peshkimit ne vendin tone, por ne nuk kemi nje flote peshkimi. Pra, kjo eshte zgjidhja per kete pjese te sektorit. Persa u perket pastaj pijeve, ne kemi filluar te dalim ne treg, kemi filluar me veren, e cila po eksportohet, ka disa eksporte gjithashtu edhe te birres, qe mund te rriten me teper. Kemi edhe fillime te eksportit te uiskit dhe te konjakut nga kompani me emer tani ne Shqiperi, qe kane mbi 3-4 vjet qe prodhojne dhe eksperimentojne, sikunder kane gjetur edhe tregje, shume te mira madje dhe prestigjioze. Pretendojne madje te eksportojne edhe ne France, dhe keshtu qe edhe kjo industri po shenon arritjet e veta te themi, ne drejtim te eksporteve dhe ketu behet fjale per eksporte “Made in Albania”. Pastaj, na mbeten dy sektore shume te rendesishem sic eshte ai mishit dhe i qumeshtit. Eshte nje mekat i vertete qe mishi nuk eksportohet. Pasi industria e mishit eshte absolutisht me e mira, jo vetem ne sektorin agro-industrial, por edhe ndoshta ne te gjithe sektoret produktive ne Shqiperi. Ka makineri bashkekohore, nuk mund te jene me te mira se aq sa jane ne industrine tone shqiptare, ka standarde jashtezakonisht te larta nderkombetare te cilesise ushqimore, pra i kane arritur keto nivele, sikunder kane edhe fuqi ekonomike. Por ka nje handikap shume te madh qe veterinaria shqiptare, institucionet e saj ende nuk po lodhen per t’u hapur rrugen eksporteve te produkteve te mishit. Qofte kjo, edhe ne formen e fasonit. Pikerisht, drejtoria ne varesi te ministrise se Bujqesise, duhet te negocioje me Bashkimin Evropian per hapjen e numrave te eksporteve dhe stabilimenteve. Autoriteti perkates shqiptar, duhet t’i kerkoje nje auditim Brukselit per keto lloj fabrikash. Dhe ne jemi te bindur qe ai do te rezultoje pozitiv, sikunder u duhet demonstruar autoriteteve te Brukselit, se autoriteti shqiptar eshte ne gjendje te monitoroje sektorin, mbi respektimin e standardeve te lendeve te para te tij, si edhe garancive ushqimore. Dhe procesi eshte i hapur. Pasi ai eshte i bllokuar ne besueshmerine e institucioneve shqiptare ndaj Brukselit.

    Po ne lidhje me eksportin e midhjeve, si paraqitet situata pas bllokimit te tij para shume vitesh nga Evropa?

    Eksporti i midhjeve, eshte perseri nje sektor i dhimbshem per vendin tone, qe nuk realizohet. Kur ne kemi nje stabiliment shume te mire, edhe me fondet e nderkombetareve. Por kemi edhe nje prodhim midhjesh te kualifikuar, pra qe mund te eksportohet. Pra, eshte nje potencial shume i madh dhe behet fjale per nje eksport qe mund te shkoje nga 1 deri ne 3 milione euro ne vit.

    Po sektori i qumeshtit ne vendin tone, si paraqitet ne lidhje me pritshmerite e tij per eksportim?

    Ne kemi tashme nje industri shume te zhvilluar te qumeshtit, ku prodhojme sasi te medha te qumeshtit te deles dhe dhise, jashtezakonisht te kerkuara ne vendet fqinje, sic eshte Greqia. E kjo per shkak te eksportit te djathit feta qe ky vend ka ne gjithe boten. Per te cilin mund te ishim edhe ne fare mire prodhues te ketij djathi, dhe nuk mund ta bejme dhe ta eksportojme. Por serish ketu ceshtja eshte e bllokuar jo per shkak te biznesit dhe investimeve ekzistuese, por per shkaqe burokratike. Prandaj, biznesi se bashku me ministrine duhet qe te bashkepunojne per te hapur tregun. Pasi po vihet re se po ndodh edhe nje lloj “kanibalizmi” tregtar brenda vendit, sidomos ne kushtet e krizes, kur kompanite e medha, po fillojne te gllaberojne tregjet e kompanive te vogla. Duke qene se edhe kerkesa ka nje lloj renie, atehere bizneset e medha per te ruajtur nivelin e tyre te prodhimit, pasi kane edhe kosto, atehere strategjia e tyre po adresohet drejt prodhimit edhe te produkteve te lira. Duke kerkuar qe te marrin tregun e prodhuesve te vegjel dhe te mesem, e cila nuk eshte nje gje aspak e mire. Sepse tregu duhet qe t’i kete te gjithe llojet e prodhuesve, per te krijuar nje diversitet dhe nje lloj shperndarje te pasurise ne shume duar. Por ketu procesi i “kanibalizmit” te bizneseve te medha ndaj atyre te vogla, po ndodh sepse nje pjese e mire e bizneseve te medha dhe industrive, nuk po arrijne dot te gjejne tregje te reja. Kur fare mire industria e mishit, qumeshtit apo peshkut, mund te ishin ne eksport.

    Po ne lidhje me “gjeografine” e eksporteve te Shqiperise, a mund te na thoni se cilat vende perfshin kryesisht ajo? Cilat jane vendet e reja ku kane depertuar se fundmi prodhimet “Made in Albania”?

    Kriza ekonomike, ne fakt, per bizneset shqiptare te eksportit ishte e shendetshme. Menjehere biznesmenet shqiptare u orientuan dhe levizen ne kerkim te hapesirave te reja dhe nese dikur gjeografia kryesore e eksporteve shqiptare ishte Italia dhe Greqia, tashme do te thosha se kjo harte eshte shtuar ne menyre te rendesishme me vende si Spanja, Austria, Gjermania, Franca. Madje ka eksporte te largeta edhe ne vende si Ukraines etj. Por edhe ne kete aspekt, une doja te ngrija nje shqetesim tjeter. I cili ka te beje me mjetet dhe menyrat e transportit. Kina, kur nisi aksionin e saj agresiv te eksporteve, nje nder masat qe ndermori ishte pikerisht ulja e kostos se transportit, duke ndertuar linja, e politika te tilla qe kjo kosto e nje kontenieri qe shkonte nga Evropa ne Kine, te ishte edhe me e ulet se ajo e transportit brenda vete porteve evropiane. Sepse avantazhet qe ne mund te krijojme per shkak te kostos se ulet te prodhimit apo te krahut te lire te punes, shpesh here i ngarkojme me kostot e larta te transportit. Dhe ketu ka hapesira per politika mbeshtetese. Si per shembull, ato ne lidhje me vende me distanca me te largeta se 1 kilometer, ku kostot e transportit per eksportet behen edhe me te larta. Ku ato mund te kompensohen me heqjen e nje sere detyrimesh qe bizneset perkatese i paguajne shtetit.

    KOHA JONE

    -

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    Kush merr vesh nga ulliri?

    Cfar sherbimesh i behet ullirit gjat vitit?

    kur piqet ulliri e si benet mbledhja e tij?

    Ku e cojne ullirin e mbledhur katundaret ne Shqiperi?

    sa eshte qillo e vajit te ullirit sot ne Shqiperi?

    a kan ndopak fitim katundaret qe kultivojn ullirin?
    Po Shpenzime duhen shum?


    etjetj..

  7. #127
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Kush merr vesh nga ulliri?

    Cfar sherbimesh i behet ullirit gjat vitit?

    kur piqet ulliri e si benet mbledhja e tij?

    Ku e cojne ullirin e mbledhur katundaret ne Shqiperi?

    sa eshte qillo e vajit te ullirit sot ne Shqiperi?

    a kan ndopak fitim katundaret qe kultivojn ullirin?
    Po Shpenzime duhen shum?


    etjetj..
    Ulliri sot që po flasim është një motor i jashtzakonshëm ekonomik për vëndin (por jo vetëm ulliri) . Pervç mbulimit që dita ditës po i bën tregut vëndas, ulliri dhe vaji i tijë, ka 2 vjet që po ekspotohet masivisht në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Mbjelljen e rrënjëve të ullirit e financon MB . Për mbjelljen e ullinjve, masa e përfitimit që fermerët mund të marrin nga buxheti është ulur nga 350 në 250 mijë lekë të reja për hektarë, për format intensive dhe 180 mijë lekë për ato tradicionale.

    Po kështu, edhe për arrorët tarifa e re ulet nga 350 në 250 mijë lekë të reja , ndërsa për vreshtat nga 300 mijë lekë për hektar bëhet 250 mijë lekë për hektar.

    Në të gjitha rastet fermerët mund të përfitojnë para nga buxheti vetëm nëse kanë mbjellë një sipërfaqe më të madhe se dy dynym të kulturës përkatëse. Ulja e masës së subvencionit për disa nga kulturat bëhet për shkak të kërkesave të shumta që ka patur nga fermerët, të cilat nuk mund të përballohen tërësisht nga buxheti.

    Por paralelisht me uljen e masës së subvencioneve qeveria ka shtuar numrin e produkteve për të cilat fermerët mund të marrin para nga buxheti, si kultivimi i bimëve medicinale por edhe mbarështrimi i kërmillit.

    Një tjetër gjë e rëndësishme është se fermerët mund të organizohen vullnetarisht në shoqëri bujqësore, një formë kooperative, por me koncepte moderne dhe menaxhim privat nga vetë pronarët fermerë.

    Konkretisht brar, për çfarë je i interesuar ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    wordles... thx pe sqaimet..

    katunaret votuan partin e gulagve e kolkozeve sivjet..
    i than ik pirdhu atij qe nga skllever te poshteruar ne kulm (ne qe e kem jetu at koh e dim se ju te rinjt sdini gje) i beri fermer me dinjitet e shpija si ne beverli hills..
    po puna tyre qo..
    le ta ri-provojne prap dhunen enveriste mehmet sheh maoiste..

    une desha te dij konkretisht jo cka ka ba e cben ministria per fermeret.. por cfar ben katunari me ullishten e tij qe ka pron apo ne perdorim..
    dhe pyetjet te asaj natyre jan..

    thx dhe njiher o wordoles..

  9. #129
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Bagëti dhe bujqësi

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    wordles... thx pe sqaimet..

    katunaret votuan partin e gulagve e kolkozeve sivjet..
    i than ik pirdhu atij qe nga skllever te poshteruar ne kulm (ne qe e kem jetu at koh e dim se ju te rinjt sdini gje) i beri fermer me dinjitet e shpija si ne beverli hills..
    po puna tyre qo..
    le ta ri-provojne prap dhunen enveriste mehmet sheh maoiste..

    une desha te dij konkretisht jo cka ka ba e cben ministria per fermeret.. por cfar ben katunari me ullishten e tij qe ka pron apo ne perdorim..
    dhe pyetjet te asaj natyre jan..

    thx dhe njiher o wordoles..
    Megjithëse juve nuk ju intereson se çfarë bën shteti, unë do të thoja qe inisiatori i parë dhe ndihmuesi kryesorë për fermerin është shteti. Shteti duke ndihmuar fermerin, ndihmon edhe veten me të ardhurat që mbledh nga shit blerjet, taksat etj. Tani kalojmë te pyetja jote e cila ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe ajo është: Fermat, bujqësia dhe blegtoria, janë në kulmin e lulëzimit. Shqiptarët i janë kthyer fuqishëm punimit të arave dhe blegtorisë e sidomos nënprodukteve shtazore. Tokat e djera po lulëzojnë dhe në fshatra kan filluar të dëgjohen blegërimat e bagëtive. Shumë shqetësuese është përdorimi i kimikateve dhe hormoneve. Nuk ka asnjë kontroll dhe njerzit po hanë ushqime shumë të rrezikshme
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •