
Postuar më parë nga
Edvin83
Makina bomba qe mund ta kishin bere Tiranen Bagdad dhe bresheri automatiku ne oren 8 te mbremjes ne Bllok. Kete te ofronte mbreme Tirana...
07 Shkurt 2012 - 09:55 | Analiza
Atentatet në Tiranë, Policia sqaron rrethanat: Ende asnjë autor
TIRANË- Policia e Tiranës pas dy tentativave për vrasje të dy shtetasve që fatmirësisht nuk u ekzekutuan, nëpërmjet një deklarate për mediat sqaron rrethanat dhe dinamiken e ngjarjeve.
Policia Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen dhe kapjen e atutorëve të ngjarjes së ndoodhur mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat, ku një automjeti ishte vendosur një sai e konsiderueshme eksplozivi dhe plagosjes së shtetasit Hariz Hajredinaj, 30 vjeç ngjarje e ndodhur rreth orës 22.15’, në rrugën “Sami Frashëri”.
Kryeqyteti është tronditur mbrëmë nga dy ngjarje të rënda. Vetëm pak ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, krimi ka goditur sërish dhe njëra prej ngjarjeve duket se ka lidhje me atentatin që iu bë pak ditë më parë shtetasi Aleksander Gocaj, ku vetë 35-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa mbeti e vrarë Megi Jokici, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por ndodhej rastësisht pranë vendit të krimit.
Ndërkaq ngjarja tjetër që u shenua mbrëmë në kryeqytet ndodhi në rrugën “Sami Frasheri”, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targë TR 6343 R e për pasoje ka mbetur i plagosur 30-vjecari Hariz Hajredinaj. I plagosuri është dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
EKSPOLIZIVI NË MAKINË
"Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit ka nisur hetimet, pasi mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat në afërsi të rrugës “Hamdi Cenoimeri”, është konstatuar se në shasinë e automjetit tip “Benz”, me targa të huaja KCJ 337, në përdorim të shtetases Ada Thaqi, 23 vjeç, është vendosur një sasi eksplozive. Ekspertët kriminalist dhe ekspertët anti eksploziv bënë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive, ndërkohë që grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës si dhe motiveve të kësaj ngjarje",- thuhet në njoftimin e policisë.
PLAGOSJA
“Mbrëmë rreth orës 22:15’, në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e policisë, kanë marrë njoftim se është plagosur me armë zjarri, brenda në automjetin e tij, tip Benz, me targa TR 6343 R, shtetasi Hariz Hajredinaj, 30 vjeç. I plagosuri u dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku autori ka mundur të largohet menjëherë nga vendngjarja. Nga Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë po punojnë për identifikuar dhe kapur autorët e kësaj plagosje”,- thuhet në njoftimin e policisë.
(el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt