Close
Faqja 8 prej 50 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 499
  1. #71
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mesime nga jeta.Plak idiot.
    Edhe ai cuni si nuk e ka mbrojtur veten?32 vjec te rrifet nga nje plak 73.
    Harxhoi ai leke piu 3 dopjo,harxhim i madh shume,8 euro,bigfaking deal,lol
    Mentalitet fshataresk o shoku.. Plus qe kta pleqt e pjerdhur nga trute sidomos neper fshatra, tgjith kshu veprojn. varikarista.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Kanos gruan me armë, arrestohet

    Policia në qytetin e Gramshit ka arrestuar një 38-vjecar pasi kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij, e kthyer para pak kohësh nga Italia.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Seda.

    Bashkëshortja e tij 34-vjecare, sipas burimeve, jetonte tek të afërmit në Itali pasi i shoqi e dhunonte sistematikisht.

    Burimet shtojnë më tej se nga të shtënat e armës së 38-vjecarit nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në praninë e fëmijëve të ciftit.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  3. #73
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lamtumirë, Megi…

    Opinion, Shekulli Sot|05/02/2012 09:00

    Megi Jakici

    Nga Eglantina Bardhi*

    Ajo nuk e fshihte kurrë buzëqeshjen nga fytyra e ëmbël dhe e pafajshme. Vështrimi i saj ishte aq i pastër dhe i kristaltë sa ishte vështirë të mos e donin të gjithë me mirësinë që rrezatonte.

    Gjithnjë ishte e dashur dhe po aq e trishtë sa edhe fundi që kishte. Hidhte lehtë hapat e saj në vrapin që merrte çdo mëngjes për të kapur orarin e punës dhe mbrëmja e sillte sërish Megin me buzëqeshjen e brishtë që nuk i ndahej nga portreti për asnjë moment edhe pse e lodhur nga orët e tejzgjatura të punës.

    E veshur me bluzën e bardhë, poshtë së cilës fshihej edhe një shpirt i bardhë, Megi ishte dentistja më e dashur, sidomos për fëmijët. Ajo njihte të gjithë personazhet e filmave për fëmijë dhe sekreti i saj për t’i ulur në poltron me dëshirë dhe pa dhimbje pacientët e vegjël ishte pikërisht mjeshtëria për t’u futur në botën e tyre.

    E ndërsa lodhja dhe sfilitja e punës dhe e problemeve të shumta nuk e mposhtën kurrë, sepse ajo i sfidonte me gjallërinë e saj, të vetmen fobi që kishte, krismat e armëve, nuk mundi t’u bëjë ballë. As në filma nuk i shikonte dot. Sikur ta parandiente se do të jepte shpirt pikërisht nga një plumb në nofull duke i shkatërruar dhëmbë e dhëmballë, për ato të cilat punonte nga mëngjesi në darkë me pacientët e saj.

    “I kam fobi. Edhe kur dëgjoj për armë, më rrëqethet trupi. Është e vetmja frikë që kam në këtë botë”, – më thoshte Megi tek gjenim pak kohë ndonjë të dielë dhe shkëmbenim ndonjë fjalë.

    Por, ti mike nuk e dije se do të ishin pikërisht plumbat që do të fishkëllenin mbi ty dhe njëri do të të përzgjidhte për të të dërguar në botën tjetër. Nuk e dije, sepse nuk kishe bërë kurrë faj, sepse ti nuk dije të urreje, sepse ti ishe vajza e dashur për të gjithë dhe vetëm mirësia mbizotëronte tek ti Megi.

    Në fakt, tek mendoj thellë për mënyrën se si ike, edhe pse ishe e veshur me mirësi, mendoj se ti Megi ishe mike e paftuar në një botë të egër e të padrejtë. Këtu nuk paska vend për njerëz të dëlirë si ti.

    Më fal që duhet të përdor fjalën urrejtje, sepse ti nuk e njihje dhe nuk e doje këtë fjalë, por mua më duhet të them se i urrej ata që të qëlluan. Urrej këtë vend ku fajtorët zhduken si hije gjithmonë në drejtim ta paditur dhe faji mbetet jetim. Urrej edhe situatën e rëndë këtu në lagje se fëmijët që ti doje aq shumë, pyesin “Ku është Megi?”, por e nuk dimë se çfarë t’u themi. E vetmja gjë që më mbetet për të thënë është: “Lamtumirë, Megi”.

    *Gazetarja Bardhi, ishte fqinjë me të ndjerën Megi Jokiçi

  4. #74
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo vajza u vra 40 m larg hyrjes se pallatit tim...
    Jam ne Tirane per nje vizite, dhe ate nate qe u vra kjo vajza erdha dhe une ne Tirane. Mund te kisha qene dhe une ne cast kur u vra ajo, ne rrezik, pasi e pata lene te dilja ate nate por mire qe filloi pak shi dhe e lashe....

    Ne lagjen me te populluar te Tiranes, nga ora 8:30-9 e darkes, kur rruga ishte plot me kalimtare, dikush gjuan me bresheri dhe vret nje vajze e plagos nje djale.
    A jemi ne Mogadisho a Bagdad ketu qe te fluturojne plumbat ne cdo cast?

    Kur do te behet carmatosja e shqiptareve? Pse nuk rrethohet Tirana e te bastiset per arme?

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Opinion, Shekulli Sot|05/02/2012 09:00

    Megi Jakici

    Nga Eglantina Bardhi*

    Ajo nuk e fshihte kurrë buzëqeshjen nga fytyra e ëmbël dhe e pafajshme. Vështrimi i saj ishte aq i pastër dhe i kristaltë sa ishte vështirë të mos e donin të gjithë me mirësinë që rrezatonte.

    Gjithnjë ishte e dashur dhe po aq e trishtë sa edhe fundi që kishte. Hidhte lehtë hapat e saj në vrapin që merrte çdo mëngjes për të kapur orarin e punës dhe mbrëmja e sillte sërish Megin me buzëqeshjen e brishtë që nuk i ndahej nga portreti për asnjë moment edhe pse e lodhur nga orët e tejzgjatura të punës.

    E veshur me bluzën e bardhë, poshtë së cilës fshihej edhe një shpirt i bardhë, Megi ishte dentistja më e dashur, sidomos për fëmijët. Ajo njihte të gjithë personazhet e filmave për fëmijë dhe sekreti i saj për t’i ulur në poltron me dëshirë dhe pa dhimbje pacientët e vegjël ishte pikërisht mjeshtëria për t’u futur në botën e tyre.

    E ndërsa lodhja dhe sfilitja e punës dhe e problemeve të shumta nuk e mposhtën kurrë, sepse ajo i sfidonte me gjallërinë e saj, të vetmen fobi që kishte, krismat e armëve, nuk mundi t’u bëjë ballë. As në filma nuk i shikonte dot. Sikur ta parandiente se do të jepte shpirt pikërisht nga një plumb në nofull duke i shkatërruar dhëmbë e dhëmballë, për ato të cilat punonte nga mëngjesi në darkë me pacientët e saj.

    “I kam fobi. Edhe kur dëgjoj për armë, më rrëqethet trupi. Është e vetmja frikë që kam në këtë botë”, – më thoshte Megi tek gjenim pak kohë ndonjë të dielë dhe shkëmbenim ndonjë fjalë.

    Por, ti mike nuk e dije se do të ishin pikërisht plumbat që do të fishkëllenin mbi ty dhe njëri do të të përzgjidhte për të të dërguar në botën tjetër. Nuk e dije, sepse nuk kishe bërë kurrë faj, sepse ti nuk dije të urreje, sepse ti ishe vajza e dashur për të gjithë dhe vetëm mirësia mbizotëronte tek ti Megi.

    Në fakt, tek mendoj thellë për mënyrën se si ike, edhe pse ishe e veshur me mirësi, mendoj se ti Megi ishe mike e paftuar në një botë të egër e të padrejtë. Këtu nuk paska vend për njerëz të dëlirë si ti.

    Më fal që duhet të përdor fjalën urrejtje, sepse ti nuk e njihje dhe nuk e doje këtë fjalë, por mua më duhet të them se i urrej ata që të qëlluan. Urrej këtë vend ku fajtorët zhduken si hije gjithmonë në drejtim ta paditur dhe faji mbetet jetim. Urrej edhe situatën e rëndë këtu në lagje se fëmijët që ti doje aq shumë, pyesin “Ku është Megi?”, por e nuk dimë se çfarë t’u themi. E vetmja gjë që më mbetet për të thënë është: “Lamtumirë, Megi”.

    *Gazetarja Bardhi, ishte fqinjë me të ndjerën Megi Jokiçi
    Sa gjynah
    kaq e re ,te iki jeta kot fare
    Ngushellime Familjes
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  6. #76
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur orët e paradites së të hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, pranë filialit të një banke dhe shënjestër e sulmit ishte menaxheri i një supermarketi në qytet, i cili nën kërcënimin e armës ka lënë në tokë shumën e parave, të cilen e kishte me vete.

    Policia ka rindertuar skenen ne baze te personave deshmitare okulare, si dhe vete personit, ky i fundit i traumatizuar pas ngjarjes se ndodhur. Sipas te dhenave te para, personi ka patur me vete nje shume prej 5.9 milione lekesh.

    Mesohet se ka dale nga hyrja e pasme e supermarketit, per te shkuar ne degen e bankes, qe ndodhet fare prane supermarketit. Nje person, i maskuar i ka drejtuar armen tip kallashnikov duke i kerkuar parate.

    Policia ka mberritur shume shpejt ne vendngjarje, duke rrethuar teresisht zonen. Ata kane kryer kontrolle ne zonen e dyshuar, ku mund te ishte fshehur autori.

    Top channel

  7. #77
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Të veshur civilë dhe duke paraqitur kartën e identitetit sikur të ishte dokument policie, tre persona ndalonin drejtues automjetesh me thirrjet, që Policia Shqiptare përdor në operacionet e saj, 'ndal policia!' dhe 'ndal antidroga!'.

    Pas kesaj, te dyshuarit u grabisnin viktimave qe nga celularet, leket qe posedonin deri edhe dokumentat. Pas hetimeve dyjavore me metodat speciale te hetimit, seksioni kunder vjedhjeve me dhune ka arrestuar dy prej tyre, ndersa i treti eshte shpallur ne kerkim.

    Skema e ndjekur prej grabitesve, sipas burimeve te sigurta te policise, ishte e njejte per te kater rastet e denoncuara nga te demtuarit. Madje njeri prej tyre eshte dhunuar pas rezistences ndaj policeve te rreme

    Asistenti i drejtorit te Policisë së Tiranës, Arben Nasufi deklaroi per mediat idenditetin e vjedhesve. "U ndaluan shtetasit Erland Markola 23 vjec, Enea Kajaci 22 vjec dhe u shpall ne kerkim Fatmir Gjoci,i cili e ka ndryshuar emrin ne Alban Ila", tha Nasufi.

    Te dyshuarit, sipas policisë, kane kryer vjedhjen me dhune ne korrik 2011 te nje shtetasi kosovar, mandej ne pergjate nentorit kane kryer edhe tre vjedhje te tilla te ngjashme ne Tirane, konkretisht ne rrugen "Bedri Karapici", "Konferenca e Pezes" dhe "Irfan Tomini".

    Ne vijim te operacioneve te saj, burime nga komisariati numer 6, thane per Top Channel se jane arrestuar per akuzen e kundershtimit te punonjesve te policisë dhe kanosje, shtetasit Elvir Maloku dhe Alfons Maloku, qe te dy te denuar me pare sipas ketyre burimeve per vrasje te mbetur ne tentative.

    Top channel

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Angry

    Megi Jakiçi, e vrarë pa faj në prag martese

    Megi Jakici
    Edhe pak kohë i mbetej që dashuria e saj të shpallej në altarin e shenjtë të martesës. Megi Jokiçi vajza e vrarë të enjten në mbrëmje në Tiranë, po përgatitej për ngjarjen më të rëndësishme të jetës: martesën. Ajo bashkëjetonte me të fejuarin e saj, me të cilin do të martohej pas pak muajsh. Ishte ndarë dhe data e martesës. Të enjten Megi kishte dalë për të pirë një kafe me të fejuarin e saj në zonën tregtare pranë rrugës Komuna e Parisit. Duhej të ishte një mbrëmje e zakonshme. Secili prej nesh mund të ishte në atë orë duke kaluar në rrugë “në punë të vet”, ose duke u kthyer nga një kafe. Megi nuk u kthye më e gjallë në shtëpi. I ati, Miloshi dhe e ëma Hermolina, prisnin ta përcillnin të veshur me të bardha, por… jetojmë në Shqipëri. Prindërve zemër-copëtuar dje u është dashur t’i japin vajzës 25 vjeçare lamtumirën e fundit.

    Megi kishte përfunduar studimet me nota të shkëlqyera dhe ushtronte profesionin e stomatologes në një klinikë dentare. Shuarja e jetës në moshën më të bukur dhe absurditeti i rrethanave të ngjarjes ka ngjallur irritim jo vetëm te të afërmit e saj, por edhe te çdo banor i zonës ku jeton familja Jokiçi. Në rrugën “Don Bosko”, aty ku jeton familja e 25 vjeçares, për Megin të flasin veç mire. Njihej si një vajzë e qeshur dhe plot jetë. Të afërmit e kanë të pamundur të flasin në këto momente të dhimbjes. Një prej pjesëtarëve në mort na thotë diçka që të bën të mendosh sa të pasigurtë jemi të gjithë në këtë vend: viktima ishte e afërt e bashkëshortes së vetë zv.ministrit të Brendshem, Ferdinand Pone.

    Një i afërt tjetër në mort na tregon për gjendjen e rëndë shpirtërore të të fejuarit, me të cilin ishte në makinë, kur plumbi qorr e ka marrë në nofull dhe në kokë. Ai i ka thënë vajzës “Megi, ule kokën”, kur kanë nisur krismat. Ka dëgjuar më pas vetëm një “oh” dhe kur është kthyer nga Megi, e ka parë me kokën e përkulur përpara, të goditur nga plumbi. Kur ka tentuar ta prekë, ka prekur gjak dhe nofullën e copëtuar të vajzës që do ishte bashkëshortja e tij për gjithë jetën./Shekulli

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin

    Kaq i mallkuar paska qene ky vend,vrasjet quhen normale
    e shkreta ajo qe iku dhe mjere familja saj
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  10. #80
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur orët e paradites së të hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, pranë filialit të një banke dhe shënjestër e sulmit ishte menaxheri i një supermarketi në qytet, i cili nën kërcënimin e armës ka lënë në tokë shumën e parave, të cilen e kishte me vete.

    Policia ka rindertuar skenen ne baze te personave deshmitare okulare, si dhe vete personit, ky i fundit i traumatizuar pas ngjarjes se ndodhur. Sipas te dhenave te para, personi ka patur me vete nje shume prej 5.9 milione lekesh.

    Mesohet se ka dale nga hyrja e pasme e supermarketit, per te shkuar ne degen e bankes, qe ndodhet fare prane supermarketit. Nje person, i maskuar i ka drejtuar armen tip kallashnikov duke i kerkuar parate.

    Policia ka mberritur shume shpejt ne vendngjarje, duke rrethuar teresisht zonen. Ata kane kryer kontrolle ne zonen e dyshuar, ku mund te ishte fshehur autori.

    Top channel
    Vjedhje e zgjuar,6 miljon pa u fut fare ne ndertese,jo si ato mamluket me baxhe policie fallco qe vidhnin shofera lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 8 prej 50 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •