Close
Faqja 32 prej 50 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 499
  1. #311
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    07 Gusht 2012 - 20:00 | Shqiperi


    Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra

    TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:07 minuta në kryeqytet.

    Disa gra të një familje janë sulmuar nga dy grabitës, njëri me kapele dhe tjetri me skafandër. Në tentativë për t’ju marrë bizhuteritë, më saktësisht varëset, grabitësit adoleshentë i kanë qëlluar ato me thika, pas rezistencës së tyre.

    Ngjarja e rëndë u shënua në një rrugë dytësore tek zona e ish- Fushës së Aviacionit, ndërsa mësohet se nga sulmi ka humbur jetën 37-vjecarja Fatbardha Tafa dhe është plagosur motra e saj Lumturie Gjana.

    Të pranishëm në momentin e sulmit kanë qënë edhe fëmijët më të vegjël të viktimës, njëra prej tyre Valentina, e cila fillimisht u dyshua se mbeti e plagosur. Paniku dhe tmerri që kanë parë me sy është i papërshkrueshëm.

    Ulërimiat dhe thirrjet për ndihmë kanë alarmuar edhe banorët e zonës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë grave, ndërkohë që sipas dëshmitarëve grabitësit janë larguar me një motorr.

    Dëshmitarët deklarojnë se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi mendohet që thika i ka prekur zemrën, ndërsa motra e saj ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

    Strukturat e policisë me të marrë sinjalizimin për ngjarjen e rëndë janë vënë në lëvizje për kapjen e autorëve, ndërkohë që në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës janë ngritur post blloqe.

    Sipas policisë, autorët mësohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të Unazës së Re.
    (ma.ar/BalkanWeb)



    07 Gusht 2012 - 22:10 | Shqiperi

    Makina përplas motorrin në Rinas, vdes në spital 24-vjecari


    TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Një 24- vjecar, i identifikuar si Ilir Nderu ka gjetur vdekje.

    Viktima po udhëtonte me motorr në rrugën e re të Rinasit, ndërkohë që është përplasur me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 009 KL.

    Paraprakisht dyshohet se motorri i ka prerë rrugën makinës, por hetimet e policisë vazhdojnë në vendngjarje. Mësohet gjithashtu se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Ndërkohë që po sot në mbrëmje, në një tjetër aksident të ndodhur në zonën e Kamzës ka mbetur i plagosur shtetasi Ismet Kokalari, i cili po udhëtonte me bicikletën e tij në momentin që u përplas nga një makinë tip ‘Benz’ me targa të huaja. Pas përplasjes dretuesi është larguar nga vendngjarja.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #312

    Tiranë: Adoleshentet hajdutë vrasin një grua, deshën ti vidhnin varëset

    Publikuar: 07.08.2012 - 22:19

    Tiranë, 7 gusht - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë ku një grua është vrarë dhe motra e saj ka mbetur e plagosur.

    37-vjeçarja Fatbardha Tafa është qëlluar për vdekje nga të rinjtë në sy të fëmijëve të saj, ndërsa është plagosur motra e saj, Lumturie Gjana, raporton TCH.

    Gratë janë sulmuar me thika nga dy adoleshentë, të cilët tentuan tu grabisnin varëset dhe sendet e tjera personale.

    Dy kriminelët kanë qenë me një motoçikletë, njëri me skafandër në kokë e tjetri me kapele.

    Pas sulmit janë larguar nëpër rrugicat e lagjeve duke dalë tek Unaza e Re.

    Kjo zonë banimi edhe më parë është shqetësuar nga bandat e adoleshentëve që kërcënojnë banorët në orët e vona të natës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    mentaliteti yne idiot qe na ka lene mbrapa me mijera vjet.
    nuk eshte pune mentaliteti eshte pune dinjiteti.
    ne amerike po te prekesh nje femer me dore ne tren, edhe pa dashje shkon ne burg; ndersa ne shqiperi edhe policet e kane mendjen te gacmojne femra.
    ky roja e paska bere per te mar shembull te gjithe shqiptaret sepse gruaja e martuar respektohet nuk gacmohet, aq me keq kur je shef apo drejtor

  4. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    iku bujar nishani nga ministri e brendshme, po shtohen krimet
    ne shqiperi duhen shtuar burgjet, te burgosurit duhet te shfrytezohen per hapjen e rrugeve te reja automobilistike.

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    grabitja e varseve prej floriri nga qafat e grave eshte bere industri me vehte ne shqiperi..
    duhet te jen te pakten 100 000 grabitsa te tille qe po bejne pallë..
    ne tiran e sidomos ne plazhet e durresit po behet kerdia..
    para ca kohesh e vran volejbollistin Juxhin per ti rrembyer varsen e florinjte.
    tani kte zonjen e kan vrare..

    i duhet shpallur luft ksaj ushtrie kriminele..
    qytetar e polic te bashkohen e ta shpartallojn kte mafie te felliqur me qindra mijra antare..

    jan nga 10 vjec deri 60 vjecar antaret e ksaj hordhie te rrezikshme..

    te shohim cdo bej berisha e noka..

    ..

    e tmerrshme..

  6. #316
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Te ndalohet shitja e thikave, thikat e kan fajin! Dhe kur kriminelet te zbulojne se thikat behen nga metali, te ndalojme qarkullimin e matalit plotesishte!

  7. #317
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Eshte bere qe te mos mbash asgje te florinjte neper duar e qafe.
    Ngushellime per familjen
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Duhet nje referendum popullor per kthimin e denimit me vdekje.
    C'FARE FAJI PATI KJO GRUA ???
    SI MUND TE VRITET NJE NENE NE SY TE FEMIJEVE TE SAJ?
    KUJT T'IA KERKOJME ARESYET E VRASJES?
    Vetem vendosja e denimit me vdekje do na shpetoje nga keta kriminele gjakftohte qe po shtohen cdo dite nen efektin e krizes dhe trazirave politike.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #319
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    grabitja e varseve prej floriri nga qafat e grave eshte bere industri me vehte ne shqiperi..
    duhet te jen te pakten 100 000 grabitsa te tille qe po bejne pallë..
    ne tiran e sidomos ne plazhet e durresit po behet kerdia..
    para ca kohesh e vran volejbollistin Juxhin per ti rrembyer varsen e florinjte.
    tani kte zonjen e kan vrare..

    i duhet shpallur luft ksaj ushtrie kriminele..
    qytetar e polic te bashkohen e ta shpartallojn kte mafie te felliqur me qindra mijra antare..

    jan nga 10 vjec deri 60 vjecar antaret e ksaj hordhie te rrezikshme..

    te shohim cdo bej berisha e noka..

    ..

    e tmerrshme..
    Shume e vertete,nga 10 deri ne 60 vjecar jane, me dridhet mishi kur i shikoj se ua kam fiksuar disave fytyren dhe nuk jam e vetmja.... kam qene prezente ne kushedi sesa vjedhje qe kane bere neper urbane.
    Nje shoqes time ja hoqen varesen kur ishim duke ecur rruges, asaj nuk ju dhimbs varesja, por i ka dhembur nja 3 dite kraharori nga forca..... Me vjen sh keq per keto gjera qe ndodhin ne Shqiperi....ata e duan plumbin....po kush do ua jape ? Shoferat e autobuseve ju dhimbsen dhe menjehere ua hapin deren kur behet ndonje grabitje.........

    Ah te isha une ne krye.....
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  10. #320
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pse e beni kaq terkuze o forumista, jo denim me vdekje, jo te isha une i pare, jo andej, jo kendej.


    Jane nje ushtri hajdutet e varseve ??? PO

    Ku i dergojne varset e vjedhura ??? Ja japin mamase, motres, gruas, vajzes ??? JO, i shesin.

    Po ku i shesin ??? Tek minimarketi, kafja, apo dyqani bukes ??? JO. Me shume mundesi ne argjendari, apo si dikur tek tregu valutes.

    Çfare duhet te beje policia per te ndaluar kete fenomen te ndyre ??? Duhet te mbaje ne tension kush eshte ricikluesi i floririt. Ne momentin me te pare qe kap dike me "pras ne bhythe" duhet t'i sekuestroje KOMPLET floririn ne pronesi dhe t'i presin letrat per ne gjyq. Sa te behen nja 4/5 veta shembull dhe keputet hallka e riciklimit nga frika e sekuestrimit.

    Po nuk paten mundesi ku t'i shesin nuk ka as arsye qe te rrezikojne per t'i vjedhur. Vetem t'i ziejne e t'i pijne lengun ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 32 prej 50 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •