Close
Faqja 31 prej 50 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 499
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2012
    Postime
    2
    ehhh, ketu eshte bo skandal

  2. #302
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Skandal në Korçë, zhduken 60 vepra arti, 30 të Vangjush Mios

    Skandal në Korçë, zhduken 60 vepra arti, 30 të Vangjush Mios

    Plot 60 vepra arti janë grabitur nga Galeria e Arteve në qytetin e Korcës. 30 prej veprave të artit të zhdukura dyshohet se janë punët e piktorit Vangjush Mio. Situata ka alarmuar drejtuesit e Galerisë së Arteve, të cilet kanë ngritur një grup pune për inventarizimin e veprave.

    Lidhur me ngjarjen, Drejtori i kësaj Galerie, Vladimir Topi tha se ish-pergjegjesi i ka pohuar se në godinë nuk është vënë re asnjëherë ndonjë thyerje apo dëmtim që të dëshmojë se kanë hyrë grabitës. Nderkohe qe nuk dihet koha e sakte e zhdukjes se tyre sepse sic pohon Topi per 10 vite nuk eshte kryer inventar pasi Galeria ka patur nje pergjegjes tjeter qe nuk beri dorezimet.

    “Problemi është se është ndryshuar punonjësi i Galerisë, tani është një punonjës i ri, kurse punonjësi që e ka pasur për 10 vjet inventarin refuzoi të bënte dorëzimet. Ne ngritëm grupin e punës per te kryer inventar pasi kanë dalë shqetësime, zëra të kësaj natyre. Sipas punonjësit që ka qenë nuk ka pasur deklaratë për thyerje, vjedhje të veprave, kjo është cudia më e madhe”, shprehet Topi duke thkesuar se nder veprat e humbura ka dhe te piktorit, Mio.

    Ish-përgjegjës i arkivës në galerinë e arteve, Sotiraq Gega i cili ka qenë në këtë detyre deri para pak muajsh ka administruar veprat per 10 vite me radhë ne periudhen, 2001-2011. Ai pohon se nuk ka mbajtur inventar dhe se nuk është në dijeni të situatës.
    “Unë nuk kam dijeni për këtë gjë. Unë nuk kam mbajtur inventar!”, shprehet ai i revoltuar.

    Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për rastin, pasi bëhet fjalë për vepra me një vlerë të madhe, ku vetëm një pikturë e Mios, sipas specialistëve kushton nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

    Vangjush Mio
    PIktori Vangjush Mio lindi ne Korce ne vitin 1891. Gjate 40 viteve te jetes se tij ai punoi e la 400 vepra dhe 130 vizatime te realizuara.

    Ai dallohet si piktor, si poet i peizazhit shqiptar. Permendim ketu "Dimri ne Korce", "Aspekte nga Drenova", "Dishnica", "Boboshtica", "Vithkuqi" (nga e kishte origjinen familja e tij), "Manat e Drenoves", "Kositesit e barit", "Cobanet e dhenve qe kullosin", e shume e shume te tjera. Korca, Pogradeci e rrethinat e tyre, jane shpesh objekt i peisazheve te tij. Por ai na ka dhene edhe vepra me pamje nga Ulqini, Shkodra, Kruja e Tirana, Elbasani, Himara, Berati e Gjirokastra. Ai e dashuronte pamase vendlindjen e tij Korcen, prandaj shumica e peisazheve e kane marre subjektin prej saj. Vepra me vlera te larta artistike ka lene ai edhe ne fushen e portretit ku dallohen "Autoportreti", "Portreti i gruas", "Portret plaku", "Cigani", "Njeriu me gajde" etj.

    V. Mio eshte i pari artist shqiptar qe cel ekspoziten e pare ne Shqiperi me 1920 ne Tirane. Ekspoziten e trete i celi ne Korce me 1926, te katerten me 1928, te pesten kolektive me 1931 ne Tirane, ku fitoi edhe cmimin e pare ne pikture. Tashme ai ka krijuar fizionomine e vet dhe personalitet dinjitoz. Me 1933 celi ekspozite personale ne Korce. Me 1938 merr pjese ne ekspoziten kolektive ne Tirane dhe me 1942 ne ate qe u cel ne Bari te Italise. Deri sa vdiq, mori pjese ne te gjitha ekspozitat e organizuara ne Shqiperi. Me 1957 merr pjese ne ekspoziten Retrospektive e organizuar ne nentor ne Tirane per nder te tij, e cila eshte dhe ekspozita e fundit ku ai merr pjese. Vdiq ne Korce me 30 dhjetor te vitit, 1957.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #303
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Tiranë, babai hedh foshnjen nga dritarja e maternitetit



    TIRANE - Një ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 21 në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku autori Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, pasi ka debatuar me të shoqen, ka marrë foshnjën dhe e ka hedhur nga kati i katërt i ndërtesës.

    Menjëherë me pas është larguar me mjetin e tij derisa u arrestua nga policia ne Kamëz. Në te njëjtën kohe mjeket janë kujdesur për shëndetin e foshnjës e seksit mashkull qe ne fakt nuk mundi ti rezistoje plagëve te mëdha duke humbur jetën.

    Ndërkaq nëna e foshnjës ne gjendje të rënde psikologjike është nën kujdesin e mjekeve, teksa për arrestimin e bashkëshortit te saj ka ndërhyre vëllai i autorit i cili ka negociuar me të për të bëre të mundur arrestimin në më pak se 2 orë.
    (er.nu/News24/BalkanWeb)

  4. #304

    Exclamation Vrasje nga xhelozia në Poliçan.

    Roja e uzinës së armëve në Poliçan ka vrarë një person e më pas ka vrarë edhe veten.

    Gëzim Dervishi qëlloi për vdekje Vladimir Gurin sepse dyshonte se i ngacmonte bashkëshorten.

    Pas kësaj, familjarët e Vladimir Gurit kanë masakruar me sëpatë trupin e Gëzim Dervishit.

    Sipas policisë, familjarët e viktimës kanë kërcënuar me jetë edhe të afërmit e autorit të krimit.


    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=239854
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #305
    O Zot c'po na degjojne veshet e shohin syte ne kete vend
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #306
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Cfare po behet keshtu mer aman....u cmenden edhe skrapallinjte.
    Policani mbahet paqesor si qyteze....eh pike e zeze.

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se ja ka ngacmuar gruan..mir ja ka bere ki roja atij shefit..

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    mentaliteti yne idiot qe na ka lene mbrapa me mijera vjet.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #309
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Shume po zgjasin dhe keto temperaturat e larta.......shkuan ropt per lesh.....

  10. #310
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Poliçan, roja vret shefin e sigurisë në uzinën e armëve, i pritet koka

    06 Gusht 2012 - 09:39 | Shqiperi

    Poliçan, roja vret shefin e sigurisë në uzinën e armëve, i pritet koka


    POLICAN - Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm ne uzinën e armëve në Poliçan. Roja e kësaj uzine ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shefin e sigurimit teknik në repartin e uzinës, ndërsa më pas ka vrarë veten me të njëjtën armë.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se Vladimir Guri është qëlluar për vdekje nga roja e repartit, Gëzim Dervishi, brenda ambienteve të uzinës, rreth orës 08:30 të mëngjesit.

    Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për krimin kanë qenë dyshimet e Dervishit se Vladimir Guri i ngacmonte bashkëshorten.

    Pas ngjarjes, familjarët e Vladimir Gurit kanë masakruar me sharrë trupin e Gëzim Dervishit. Madje sipas policisë, familjarët e viktimës kanë kërcënuar me jetë edhe të afërmit e autorit të krimit.

    Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 31 prej 50 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •