-
Para disa ditesh u vra nje vajze ne peshkopi, sot nje tjeter femi, cfare behet keshtu? Shqiptaret: kombi plot kulture! shqiptaret paqedashes! shqiptaret bujare!
Ktu eshte lemeri.
Kane filluar te vrasin dhe femijet tani.
-
-
Kukës, vëllai vret vëllanë
11/07/2012
Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para, duke u gdhirë dita e djeshme në qytetin e Kukësit. 32-vjeçari Kreshnik Mataj është goditur me dy plumba në kokë nga vëllai më i madh, Sokol Mataj.
Burime nga Policia e Kukësit pohojnë se viktima është gjetur nga familjarët e tjerë në orën 00.45, duke u gdhirë dita e martë, i rrëzuar para derës së shtëpisë në gjendje kritike. Familjarët menduan se ai mund të ishte rrëzuar dhe kishte humbur ndjenjat. Me shpejtësi e dërgojnë në spital, ku me gjithë ndihmën e parë 32-vjeçari nuk u mbijeton plagëve.
Mjekët ligjorë
Fillimisht ngjarja është cilësuar aksidentale dhe policia dyshonte se viktima kishte marrë goditje me sende të forta në kokë. Ky version është rrëzuar nga Nikolin Martini, mjekoligjori që asistoi në këqyrjen e trupit të viktimës, i cili pohoi për gazetën se 32-vjeçari kishte një frakturë pas kokës. Me ndihmën e ekspertëve nga Tirana është konfirmuar se Mataj është vrarë. Burime nga Policia e Kukësit pohojnë se ngjarja u klasifikua si vrasje dhe menjëherë filluan verifikimet për gjetjen e autorëve. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhjetëra persona që kishin parë viktimën disa çaste para se të gjendej i masakruar në derën e shtëpisë. Informacionet e para konfirmuan se familja Mataj nuk ka konflikt dhe se viktima ishte njeri pa precedentë dhe nuk njihej se ishte i përfshirë me kontingjent kriminal.
Hetimet
Megjithatë, verifikimet e mëvonshme do të zbardhnin këtë ngjarje. Banorët e zonës pranë vendngjarjes pohuan për policinë se janë dëgjuar dy të shtëna pistolete në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja. Ata konfirmuan se vrasësi mund të ketë shkëmbyer debate me viktimën dhe më pas e ka qëlluar. Pas këtyre verifikimeve dhe dëshmive në vendngjarje, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë realizuar nga një pjesëtar brenda familjes. Agjentët e policisë kanë shkuar në ceremoninë e varrimit të 32–vjeçarit, i cili kishte një javë që ishte fejuar, dhe vëzhguan lëvizjet e personave të dyshuar. Njëri prej të dyshuarve ishte vëllai i tij, Sokoli, i cili kryente disa lëvizje që ranë në fokusin e agjentëve. Policia kërkoi dëshminë e Sokolit për versionin e ngjarjes dhe gjatë deponimeve pranoi pa asnjë hezitim se ai ishte autori i vrasjes. Më pas hetuesit e pyetën për armën e krimit dhe autori pohoi se pistoletën e kishte lënë te vjehrri i tij, i cili banonte në qytetin e Kukësit. Ekspertët e kriminalistikës kryen veprime pranë vendngjarjes ku gjetën edhe një pistoletë që do të shërbejë si provë për ngjarjen. Policia pohon se “kyçi” i zbardhjes së kësaj ngjarjeje kanë qenë dy ekspertët mjekoligjorë të ardhur nga Tirana, të cilët kryen autopsinë e viktimës. Ndryshe nga versioni i familjarëve se ngjarja mund të ishte aksidentale, ekspertët gjetën në kafkën e 32-vjeçarit dy predha pistolete. Këtu kanë lindur dyshimet se krimi ka ndodhur brenda familjes. Vetë autori e pranon vrasjen, ndërsa nuk jep shpjegime mbi motivin. Duke parë se vrasja ka ndodhur para derës së shtëpisë, policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer për motive xhelozie.
top channel
-
-
Shpërthim eksplozivi në Tiranë
12/07/2012
Eksplozivi ishte vendosur ne katin e gjashte te nje pallati. Shperthimi ka ndodhur ne deren e apartamentit te ciftit Gani dhe Shpresa Qatipi.
Shperthimi ka shkaktuar vetem deme te medha materiale por jo viktima. Jane demtuar edhe apartametet e tjera prane ndersa ngjarja ka shkaktuar panik ne gjithe zonen.
Shtetesja Shpresa Qatipi pas ngjarjes ka reaguar duke thene se asnje prej familjareve te saj nuk ka konflikte apo probleme te tjera me drejtesine. Ajo thote se eshte degjuar shperthimi dhe nuk dihet se nga erdhi, ndersa tritoli ishte vendosur ne deren ngjitur.
Policia po heton per ngjarjen e rende qe ka demtuar disa apartamente ne kete pallat, nderkohe qe ende nuk ka nje piste per kete ngjarje. Nderkohe eshte pergenjeshtruar si i pavertete pista e hetimit ngritur nga policia per konflikte dhe trafiqet ilegale si shkak i ngjarjes se rende.
Top channel
-
-
Ganiu ka punuar kambist
Shpresa ka punuar fallxhore,psaikik
dhe si perfundim ja kane fut kik me
tritol te dera.
-
-
pergjaken rruget e Shqiperise thote top chanel.
faji i policise!qe nuk ngren postblloqe.
se shqiptaret i marrin patentat ke kasapi nuk faji i policise.
-
-
i/e regjistruar
Kasapet e ballkanit vend i mjerimit dhe vuajtjes krimit
ku as miza nuk kalon e lirë ne ket vend te rrezikshem
- shkatrrim i perjetshem i lirisë dhe demokracisë me pasoja te renda per nje popull teper jashtzakonisht alergjik e nevrik
-duhen spitale kolektive masive psikiatrike
kjo nuk esht ne rregull gjith keto vrasje masive
--vrasje me pasoja mentale degjenerim i pa pare -ne pike te civilizimit vrasje smundje vrasje kot vrasje te qoroditura
-pastaj thone pse nuk na merr europa ne gji -medet qfar thenje absurde
po kjo esht psikopati kolektive mentale kush ka deshire te ke tpune me njerz te tille qfar do shoqerie ne bote te gjith ikun nga bishat eegra keta nuk jan njerz te bute por te eger te smure vrases te rrezikshem nga motivet e smura
keshtu ka krijuar bota imazhin per shqiperine e keshtu thone bota edhe pse ne nuk na thone direkt por keshtu flasin edhe her pas here e publikojne
-vrasje qe tmerrojne boten dhe degradojne shqipfolsin njeri deri ku nuk ka ma poshtersi njerzore ku te huajt nuk duan as ta degjojne emrin shqipri
emer psikopatiko mafioz kasaphane e vrasjeve
keshtu thone te huajte duke fole per emrin e shqiptarit
-vrasje te degjeneruara mentale te psiokopatizuara -shizofreni degjenerike ab normale --
bota largohet nga ky emer shqiptar sa ma larg sepse mund te infektohet planeti
i njerzve normal -
nga keta njerz te krisur mental -me pasoja te smura mentale - vrasje neper familje njerz te pa pike emocioni as mendor e as njerzor
ndersa qeveria poashtu duket si psikopate dhe nuk ndermerr asgje per ndrysime
-thjesht bisha te egra kasaphane vrastare
-qe tejkalon kufijtë e qdo njerzorje - e paparë ne historinë e njerzimit kjo sjellje
-
Ne asnji popull në botë nuk ka sjellje të tilla krime në familje dhe krime kaq banale
e te egra pa kurfar kulture edukate nuk ka jan keto bisha qnjerzore
nuk jan njerz -por lloj fenomen i veqant i destabilizuar ne psiqike -
Kaq shum vrasje ne nje vend kaq te vogel dhe vrasje ne farefis
kjo nuk spjegohet nuk ka spjegim a slogjike qe e spjegon kjo spjegohet vetem me nje lloj shkence speciale q e merret me shendetin mendor te njeriut ndryshe nu spjegohet kjo lloj psiqike instikte gjaku vrasje nuhatje gjaku vrasje
krimi mjerim vertet i rrezikshem per nje popull qe duhet marrje masash me shkence
te dijeve botrore per sherim -medicina duhet te nderhyj per te ndryshuar ket vend duhen spitale neurologjike te veqanta terapi te veqanta -ndryshe si spjegohet kjo kur vritet njeriu poashtu konflikte te pa logjike -nes e behet nje statistike e vrasjeve qe nga ardhja e demokracise ne ket vend do te del shifer rekord ne bote pa dyshim dhe kjo duhet te ndalet menjiher te gjenden forma sepse jeta moderne ne civilizim nuk ka kuptim me te tilla veprime kriminale -kekrohet jete dhe ardhmeri me elumtur njerzore e jo egersi vrasjesh ku njeriu jeton ne rrethanat te deprsionit ne qdo hap ne pa siguri me kriminel psikopat me plot arme ne qdo hap
-
-
Durrës, qëllohen me armë babë e bir
21/07/2012
Qëllohen me kallashnikov babë e bir pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur Albert Qato dhe djali i tij u qëlluan në hyrje të Durrësit, pranë një pike karburanti.
Ata janë sulmuar nga disa persona që ishin në një makinë që i kishte ndjekur dhe me pas i qelluan me kallashnikov. Menjehere te dy te plagosurit u derguan me urgjence ne spitalin e Durresit. Sipas informacioneve nga ky spital mesohet se gjendja e djalit paraqitet e rende, ndersa i ati Albert Qato eshte jashte rrezikut per jeten.
Policia e Durresit ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak mund te jete nje hakmarrje e vjeter. Po hetohet për aktivitetin e mëparshëm të Albert Qatos, i cili ka qenë i dënuar në burg.
top channel
-
-
Kakavijë, kapen 4 kg drogë, dy në pranga
20/07/2012
Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia në piken e kalimit kufitar ne Kakavije. Ata u ndaluan sepse ne mjetin me te cilin udhetonin ne drejtim te Greqise kishin fshehur nje sasi hashashi.
Te ndaluarit jane Sabjo Dulla, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Fier emigrant në Itali dhe Edmond Shehaj i datëlindjes 1978, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip Audi me targa italiane që drejtohej nga shtetasi Sabjol Dulla rezultoi se ne trupin e makines ishin fshehur 9 pako me lende narkotike gjithsej 4 kilogramë. Droga kishte destinacion perfundimtar, Italine.
top channel
-
-
Lezhë, plagoset efektivi i policisë
21/07/2012
Një punonjës i policisë është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të se shtunes. Ngjarja ka ndodhur në komunën Dajç të Lezhës.
34-vjeçari, Engjëll Marku efektiv i policise ishte duke u kthyer ne banesen e tij pasi kishte mbaruar turnin e darkes. Ai eshte qelluar nga persona te panjohur me arme zjarri dhe ka marre plage te renda ne trup.I plagosuri u dergua menjehre ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe burime nga ky spital bejne te ditur se gjendja e tij shendetesore eshte e rende.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, sqaron se ende nuk jane identifikuar autoret e plagosjes se efektivit 34-vjeçar dhe nuk dihen ende as shkaqet. Uniformat blu po punojne per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje.
top channel
-
-
Bilanci i "luftes" sot ne Shqiperi:
21 Korrik 2012 - 19:06 | Shqiperi
- Vritet një person në Tiranë, e shtynë nga një lartësi pas një sherri
- Tiranë, sherr me armë mes të rinjve, plagoset aksidentalisht një 50-vjeçar
- Atentat në Durrës, qëllohen me armë kallashnikov babë e bir
- Fushë Krujë, plagosje me armë zjarri në qendër të qytetit
- Lezhë, plagoset me armë zjarri efektivi i policisë
5 te plagosur e 1 i vdekur....
Bilanc qe do ta kishte zili cdo lufte.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt