Kronikë, Lajm i fundit|05/06/2012 17:41
Durrës, një person vritet në zonën e plazhit
Policia / foto arkiv
Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në zonën e plazhit. Sipas informacioneve të para, viktima është Ervis Dedaj, 36 vjeç.
Ai është gjetur i vrarë brenda një automjeti, ndaj të cilit ishte qëlluar me breshëri.
Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Hetimet vijojnë. / G.N.
05 Qershor 2012 - 19:15 | Shqiperi
Atentat me armë zjarri tek ’Shkëmbi i Kavajës’, vdes në pritë 33-vjecari
DURRËS- Një atentat me armë zjarri nga tronditur qytetin bregdetar të Durrësit pasditen e sotme, ku si pasojë shtetasi Ervis Deda, 33-vjec ka mbetur i vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:15 në zonën e plazhit tek vendi i quajtur ‘Shkëmbi i Kavajës’, ndërkohë kanë qënë pikërisht pushuesit e alarmuar, të cilët kanë lajmëruar blutë e qytetit bregdetar.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima e seksit është gjetur në makinën e tij tip BMW, ngjyrë gri me targë AA 481 CT. Policia bën me dije se viktima ka tentuar ti largohej atentatorëve, nëpërmjet një rruge dytësore, por ai është është qëlluar në pritë me 10 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se atentatorët pasi kanë kryer krimin kanë djegur makinën e tyre, në mënryrë që të fshihnin provat. Makina u gjet rreth 2 km nga vendngjarja tek Kodrat e Arapajt.
Patrulla të shumta policia kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, si dhe kapjen e autorëve.
Pista e hetimit
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i atentatit të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm mes atentatorëve dhe viktimës, pasi 33-vjecari mësohet të jetë peson me precedentë penal.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt