Edhe pse vritet bankierja, për Nishanin krimi është statistikë !
Edhe pse nje arketare u vra ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes brenda nje banke, kurse roja i saj u plagos rende, per ministrin Bujar Nishani kjo mbetet vetem nje statistike, ashtu sikurse vrasjet e deputetit socialist Fatmir Xhindi, gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe oficerit te SHISH, Isa Çopa. Per Nishanin ka rendesi rroga qe merr ne Ministrine e Brendshme, aferat qe ben me vartesit e tij, trafiku i suksesshem i te suksesshmit Agron Kuliçaj me avione nga Lindja dhe se si te pergjoje opozitaret nga kafenete nepermjet aparaturave moderne te kushtuara 5 milione euro dhe qe mbahen fshehurazi ne bodrumet e dikasterit prej dy vitesh. Nuk i nxihet apo skuqet fytyra, sepse suportin e ka te kryeministri, pavaresisht se c’ndodh me shifrat e krimit qe po ben baterdine, apo me vetevrasjet e te varferve qe konsiderohen “votues armiq”.
Një grua ka vdekur, ndërsa një roje sigurimi ka mbetur i plagosur, gjatë një grabitje që ka ndodhur në një bankë gjatë mesditës së sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Shtraus”, tek zona e njohur me emrin ‘Xhamlliku’.
Sipas burimeve të policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në filialin e bankës “NGB”, duke kërkuar të marrë paratë. Arkëtarja, Leonora Kaloçi, ka kundërshtuar të dorëzojë paratë dhe për këtë arsye, grabitësi ka qëlluar në drejtim të saj, duke e plagosur rëndë. Gjatë kësaj kohe ai ka qëlluar dhe në drejtim të rojes së sigurisë.
Si pasojë e të shtënave, arkëtarja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa roja është jashtë rrezikut për jetën.
Krimi i rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, raportonte në Komisionin e Sigurisë, duke thënë se siguria në vend, është në kushte optimale dhe se krimi është luftuar në masën më të madhe.
Por, siç e tregoi edhe kjo ngjarje, krimi është bërë më i frikshëm se kurrë. Grabitjet e bankave janë bërë të përjavshme dhe punonjësit e tyre, kanë qenë më me shumë fat se arkëtarja e sotme, që nuk janë vrarë. Vrasjet ndërkohë janë bërë të përditshme. Por, pavarësisht situatës së rëndë të krimit, Nishani na përplas në fytyrë ca shifra, duke na thënë se nuk ka krim.
http://www.ama-news.al
Krijoni Kontakt