
Postuar më parë nga
Brari
gsh
-
Vrasja e Fugës, hetim armiqve të Shullazit
» Dërguar më: 22/03/2012 - 12:20
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja misterioze e Arlind Fugës, Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete që mund ta çojë në identifikimin e autorëve të krimit. Një numër i madh personash janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së djeshme, por dëshmitë e tyre e kanë ndihmuar pak, për mos të thënë fare grupin hetimor. Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se një ndër pistat kryesore ku janë shtrirë hetimet për ekzekutimin e 34-vjeçarit Fuga, është ajo e miqësisë së tij me Emiljano Shullazin, i njohur si një ndër personazhet më problematikë në kryeqytet për sa i përket aktivitetit kriminal. Dyshohet se vrasja e Fugës mund të jetë kryer nga rivalët e Shullazit, të cilët në pamundësi për të sulmuar vetë Shullazin kanë zgjedhur të hakmerren duke vrarë miqtë e tij. Por më shumë, ngjarja e dy ditëve më parë shihet si një rikthim i konflikteve mes bandave rivale në kryeqytet, të cilat vetëm gjatë vitit të fundit kanë prodhuar 3 vrasje.
Hetimet
Ndërkaq, me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit Fuga. "Më datë 20.03.2012, rreth orës 20:30, në rrugën "Him Kolli" Tiranë, është vrarë me armë zjarri, nga persona të paidentifikuar, Arlind Fuga, 34 vjeç, banues në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe 3 në Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale, duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje. Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale, si kqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat, ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja arme zjarri", - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, fqinjë të 34-vjeçarit Fuga, të pyetur nga "Gazeta Shqiptare" janë shprehur të tronditur nga ngjarja e ndodhur mbrë-mjen e së martës dhe se për ta Fuga ishte një djalë shumë i qetë dhe i përkushtuar për familjen dhe dy fëmijët e tij. "Arlindin e njihja si djalë lagjeje dhe gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam dëgjuar të ketë pasur probleme me njeri. Ishte djalë i rregullt dhe korrekt me ne dhe ishte shumë i lidhur me familjen e tij. U habita kur mora vesh se ishte vrarë, pasi nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë.", - deklaron një prej fqinjëve të viktimës.
Përplasjet
Rinisja e "luftës" mes grupeve rivale në Tiranë, daton më 25 qershor, kur persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Gilmando Danit, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Danit i kanë bërë pritë vetëm pak metra larg banesës së tij dhe kanë qëlluar me automatik disa herë në drejtim të tij, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë vetëm me një plagosje në këmbë. Në shenjë hakmarrjeje për këtë atentat, vetëm një muaj më pas, më 29 korrik 2011 është qëlluar për vdekje juristi Sokol Doçi, i njohur si mik i kundërshtarëve të Shullazit. Por nuk mbaron me kaq. Dy muaj pas vrasjes së Doçit, vritet Arjan Selimi, një personazh i njohur i botës së krimit në vend, gjithashtu i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.
---------
"Sarandjoti Gjika u vra për borxhin 70 mijë euro
» Dërguar më: 22/03/2012 - 13:35
Xhemil Beharaj
FIER -Zbardhet motivi i vrasjes së 36-vjeçarit Dhimitër (Alqi) Gjika nga Saranda. Të paktën kështu kanë deklaruar dje burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit. Pas hetimeve të kryera që nga mbrëmja e së hënës, blutë kanë arritur në përfundimin se babai i dy fëmijëve u ekzekutua për borxhe. Sipas hetuesve të çështjes, bëhet fjalë për një shumë prej afro 70 mijë eurosh që viktima ua kishte marrë borxh dy vëllezërve Kastrati dhe nuk ua kishte shlyer. Referuar burimeve të mësipërme rezulton se Dhimitër Gjika u qëllua për vdekje me 4 plumba pistolete nga K. Kastrati dhe D.Kastra-ti, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç. Në fakt, deklaratat e policisë kanë qenë kontradiktore në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 21:30 të së hënës, pasi dy ditë më parë u deklarua se Gjika u ekzekutua nga Kastratët (babë dhe bir) për motiv hakmarrjeje ose prishje pazaresh. Mësohet se pasditen e së martës u shoqërua babai i dy vëllezërve Kastrati. 62-vjeçari është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se sarandjoti Dhimitër Gjika kishte vetëm pesë ditë që ishte kthyer nga Italia. Ai rrinte shpesh në Fier, pasi kishte marrë edhe një banesë me qira, ndërkohë që në pronësi të tij është edhe një banesë në Tiranë. Ndërsa vëllezërit Kastrati i kanë kërkuar që t'u jepte paratë, 36-vjeçari iu është shmangur duke mashtruar se borxhin do ta shlyente shumë shpejt. Dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për arrestimin e tyre. Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria e Fierit janë shprehur se policia është në ajër dhe nuk ka asnjë provë të për vrasjen e Dhimitër Gjikës. "Ne si organ akuze flasim dhe veprojmë në bazë të provave dhe jo me aludime. Policia duhet të grumbullojë prova për ngjarjen, pasi nuk mund të arrestosh njerëz vetëm me aludime", - thanë burimet nga organi hetimor.
balkan web
Krijoni Kontakt