
Postuar më parë nga
benseven11
Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet rrjeti i inteligjences
per parandalimin e krimeve.
Ne kete rrjet te perfshihen
1.Informatore qe do sigurojne informacion per cdo shtepi,bllok lagje
per persona mbi 16 vjec qe jane emocionalisht jo stabel qe merren me aktivitete te
dyshimta,qe kane potencial per te kryer akte te dhunshme,qe dyshohen se mund te kene arme,qe kane temperament gjaknxehte dhe ekziston mundesia qe keto persona te kryejne sherre dhe akte kriminale te pa parashikuara.Informacion per cdo person qe dyshohet qe merret me droge,shet apo blen.
2.Te krijohet dosje te vecanta per keto persona me te dhena te hollesishme se me cfare merren me ke komunikojne,jane ne pune /jane te papune,numrat e tyre te telefonave dhe te aprovohet ligj per monitorizimin e bisedave telefonatave.
3.Per rajone problematike te montohen neper rruge kamera
4.Te gjithe te burgosurit e liruar nga burgu,te dale ligj qe mos te lihen si qen rrugeve por te nderhyje shteti dhe ti fuse ne pune.Po i le ne rruge,ne meshire te fatit,shancet jane qe ato te rifillojne perseri ndonje aktivitet te dhunshem me arme,apo vjedhje apo akte te tjera.
5.Per cdo zone rajon ne qytet apo fshat te ngrihen njesi te vogla te specializuara te nderhyrjes se shpejte qe te nderhyjne rrufe dhe te parandalojne krim.Per cdo zone
ne fshat apo qytet duhet te vendoset nje numer telefoni per raste emergjence,numri i telefonit te antikrimit dhe per cdo problem qytetaret te marrin ate telefon dhe forca speciale te nderhyjne menjehere.Kjo eshte shume e rendesishme pasi elemente kriminele do jene te vetedijshem qe po te ndermarrin te kryejne nje krim do ndeshen me presionin e nderhyrjes se shpejte nga forca speciale dhe mund te kapen,keshtu qe krimi mund te parandalohet.
6.Per cdo zone ku vihen re grumbullime njerezish duhet te afrohet diku nje makine policie per vezhgim dhe si kercenim pozitiv,keshtu qe ndonje element ne turme me mendje te keqe,nuk do guxoje te beje ndonje krim se do kapet,makina e policise eshte afer.
7.Ndertesat si lojra fati/disko,supermarkate,ndertesa shteterore,dyqane te medha institucione,te gjitha duhet te jene te pajisura me kamera vezhgimi dhe te pakten dy punonjes policie rrotull.
8.Te gjitha rruget ne qytet duhet detyrimisht te jene te ndricuara mire naten gjithashtu edhe ne qytete te vogla.
9.Te ndalohet me ligj qarkullimi i qytetareve ne kembe naten vone pas ores 11:30pm.
Ato qe kapen te kontrollohen per arme /thika dhe nqs u gjehen ne xhepa arme te ftohta te kalojne ne gjyq.Persona pa arme te gjobiten.
10.Policia duhet te pajiset me makina shume te shpejta te reja,per patrullim dhe nderhyrje te menjehershme.,shteti te financoje.
11.Cdo qytetar/fshatar duhet te krijoje vetedijen qe te lajmeroje menjehere policine nqs degjon zhurma sherri te komshiu ne pallat,te telefonoje nqs degjon zhurma nga turma rrugecerish ne rruge,te lajmerohet policia.Te lajmerohet policia nga qytetare ne klube/bar restorante kur vihen re rreziqe per te plasur ndonje sherr aty nga dikush.
12.Policia te kontrolloje makinat me te cilat qarkullojne grupe te rinjsh(3-5 te rinj brenda ne makine),Te ndalohen dhe kontrollohen makinat per droge dhe arme edhe sikur te gjendet 1mg droge dhe nje thike,keto persona te arrestohen,kalojne ne gjyq dhe makina konfiskohet i kalon ne pronesi shtetit.A do e frenoje kjo krimin?Pa diskutim qe do e frenoje pasi pasojat e aktivitetit kriminal do jene shume te renda.
13.Te vezhgohen me polici cdo dite gjithe shkollat dhe universitetet brenda dhe jashte per te parandaluar futjen shperndarjen e droges,parandaluar futjen perdorimin e armeve dhe mos lejuar perdorimin e duhanit dhe mbrojtur cdo student nga akte te dhunes.Te gjitha shkollat duhet te pajisen brenda per cdo korridor me kamera.
14.Te investohet per skanera te mire ne pika doganore/porte/ aeroport,per te parandaluar trafikun e droges dhe armeve qe hyn apo del.
15.Per raste arme mbajtje pa leje,posedim droge/shitje droge,/plagosjesh me arme,mbajtje arme te ftohta akte sulmi dhe dhune duhet te krijohen ligje te reja akoma me te forta me burgime afatgjata.
Per rastesh krimesh me vrasje,autoret e krimit duhet te denohen me vdekje.
16.Duhet te dale ligj qe te ndaloje blerjen dhe perdorimin e pijeve alkolike nga te rinj nen 21 vjec.
17.Jo amnisti,jo lirim me kusht per te arrestuar per here te dyte(ish te denuar).
Krijoni Kontakt