Close
Faqja 10 prej 50 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 499
  1. #91
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Lushnjes, ku viktimë ka mbetur 17-vjeçari Françesko Dervishi.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolonjë, ku i riu kishte hyrë në stanin e një bariu për të vjedhur.

    Për rrjedhojë, pronari i stanit, shtetasi Ibrahim Gjolena, me të vënë re lëvizjet, e ka qëlluar 17-vjeçarin për vdekje. Burimet shtojnë se forcat e policisë, në veçanti agjentët e anti-krimit, janë vënë në lëvizje për mbledhjen e provave.
    Top channel
    Kesaj i thone te shkosh per lesh-delesh. lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #92
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    policia

    e mbron vete aleksander gocajn ose mente kocen

    miku i donald dedes ose halit dedes

    keta kane qene vrases me pagese ne burrel

    dhe kontrollonin minierat ne bulqize per genc rrulin

    keta persona duhet te ishin ne burg

    mente koca ose aleksander gocaj ,,,ndryshim emri eshte kapur me arme,,plagosje ,,droge,,,grabitje,,,akuza vrasje,,

    si mund te jte i lire se di

    ndaj vritet e pafajshmja megi jokiqi
    Vrases me pagese qe nuk qellon ne shenje por vret nje kalimtare te rastit
    tregon qe ky vrases i paguar eshte amator.
    Pamvarsisht se eshte miku direkt apo indirekt i Genc Rulit,
    kesaj radhe nuk shpeton dot.Ta kalbin ne burg te perjetshem,
    meqe spaska denim me vdekje..
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #93
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Lushnjes, ku viktimë ka mbetur 17-vjeçari Françesko Dervishi.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolonjë, ku i riu kishte hyrë në stanin e një bariu për të vjedhur.

    Për rrjedhojë, pronari i stanit, shtetasi Ibrahim Gjolena, me të vënë re lëvizjet, e ka qëlluar 17-vjeçarin për vdekje. Burimet shtojnë se forcat e policisë, në veçanti agjentët e anti-krimit, janë vënë në lëvizje për mbledhjen e provave.


    Top channel
    Qenla tronditur Lushnja pse u qerua nje hajdut? Pfff, ca jane keta gazetare? Titulli duhej te ishte "Gezon Shqiperia se qerohet nje hajdut".

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga pavement Lexo Postimin
    mbehet qefi qe kto fatkeqsirat i kan ndodh ktyre tpanjohurve nvend te atyre qe njof un

    po pse ata te panjohurit sishin njerez?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Angry

    Nje gje me ben pershtypje mua,gjithe keto krime te njerezve te fajshem e te pafajshem po lexojme dita dites dhe njerezit cfare bejne rrine e bejne sehir,ose shprehin mllefin neper forume.ketu ne france sa here qe vritet dikush dalin ne protesta ose bejne homazhe te organizuara spontanisht, ndersa tek ne nje proteste e vetme qe u organizua spontanisht ishte kunder atij nga lezha kur u deklarua pederast,ose kur organizojne partite per qellime votash

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Vrases me pagese qe nuk qellon ne shenje por vret nje kalimtare te rastit
    tregon qe ky vrases i paguar eshte amator.
    Pamvarsisht se eshte miku direkt apo indirekt i Genc Rulit,
    kesaj radhe nuk shpeton dot.Ta kalbin ne burg te perjetshem,
    meqe spaska denim me vdekje..
    perkundrazi ky vrases nuk ishte amator

    pasi nuk e nxorri fytyren ne kamera apo jo

    e dinte ku ishin kamerat dhe fshehu fytyren

    nuk la gjurme gishtash,,

    ishte aq gjakftohte sa qelloi mbi objektivin

    edhe pse ai ishte ne mes te njerezve,,

    e goditi po nuk pati mundesi ta godiste perseri

    pas levizjes se viktimes dhe njerezve

    dogji makinen qe perdori ne atentat

    dhe brenda 2 ditesh vendosi mine
    ne makine e te dashures se viktimes

    kur ai kerkohej nga policia si atentatore

    per plagosje dhe vrasje ne mes te tiranes

    pra atentatori ka perkrahje ne tirane

    se ndryshe si levz
    kaq lire me arme
    me mina

    ne mes tirane

    pra eshte profesionist





    por tregon se viktima qe ruhej
    u tregua i shpejte ne levizjet e tije
    dhe shmangu pumbin,,,,,
    dhe tregon se kontrollonte makinen cdo dite per vendosje mine
    apo krijim difekti

    se sa femra di ti qe futen poshte makines per te kontrolluar

    siq thoshte e dashura e tije,,,

    pastaj tha i treguan femijet
    dhe me vone ajo tha se kam te dashur e genjeshtrat vazhdonin,,,

    sa per denimin

    dhe po te kapen lirohen


    dhe nuk eshte vrasesi i lidhur me rulin

    po viktima qe mbronte kontratat e licencat e dhena te minierave

    qe mblidhte fitimet per gencin rulin

    me mikun e tije qe u vra para nje viti
    donald deden apo halit deden
    dhe ky kish 3 vellezer dhe te atin te gjithe te vrare,,,,,
    viktima aleksander gocaj emri tij mente koca
    ka 4 vellezer dhe po tu kontrollosh pasurine

    do ishte qudi si e kane krijuar
    kur asnjeri nuk punon dhe derdhe taksa,,,
    pas kesaj policia do e kishte te lehte te gjente kundershtaret

    pasi tu sekuestronte pasurine,,,

    ata do flisnin,,,

    po kur kane me miliona

    pse do flasin,,,
    krahet e ngrohte nga politika,,,
    para po,,,

    ky eshte zevendesuesi i te parit qe u vra

    pyesni ne burrel se njihen


    dhe kush i mbron
    e kush i liron sa here

    kapen me arme
    apo per vrasje
    plagosje e tjere
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 12-02-2012 më 10:17

  7. #97
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, gjatë 24 orëve grabiten 3 biznese

    13 Shkurt 2012 - 16:58 | Shqiperi

    Tiranë, gjatë 24 orëve grabiten 3 biznese


    TIRANË- Tre vjedhje mes tyre një me maska kanë ndodhur në kryeqytet përgjatë 24 orëve të fundit duke alarmuar strukturat e policisë.

    Më konkretisht është vjedhur në autostradën Tiranë-Durrës një karburant, ku dy persona sipas policisë kanë arritur t’i marrin punonjësit të karburantit shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra. Një tjetër grabitje ka ndodhur tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin me dhunë në një dyqan ushqimor rreth 350 mijë lekë të vjetra dhe disa karta telefonike.

    Në Yzberisht është thyer dhe më pas është vjedhur gjatë orëve të natës një supermarket ku janë marrë 250 mijë lekë paketa dhe mall i brendshëm i supermarketit.

    Për këto tre ngjarje janë marrë masat nga strukturat e hetimit të vjedhjeve me dhunë në policinë e Tiranës për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  8. #98
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Për të dytin vit radhazi kryeprokurori i Tiranës Sokol Malaj u ka rënë këmbanave të alarmit për rritjen e krimit të rrugës në kryeqytet.

    "Edhe këtë vit veprat penale që lidhen me pronën kanë njohur rritje dhe janë rreth 450 procedime që janë regjistruar më tepër. Zgjerim është hasur është në drejtim të vjedhjeve të kryera në mjedise publike, e thënë ndryshe vjedhje e hapur", tha Malaj.

    Gjate analizes vjetore te prokurorëve të Tiranes, ku ishte e pranishme edhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, kreu i akuzes se kryeqytetit beri panoramen e hetimeve te kryera gjate vitit te kaluar. Per 2011 jane referuar nga policia mbi 8 mije kallëzime penale, ku rezulton se per cdo dite ka patur nje veper kunder personit.

    "Rritje të lehtë ka pësuar edhe veprat penale kundër personit dhe ajo që mund të theksoj për këtë vit është fakti që për disa vrasje të ndodhura ende nuk janë zbuluar autorët e veprës penale. Janë hetuar 366 procedime penale për vepra penale të rënda si vrasje me dashje, vrasje me paramendim, vrasje në rrethana të cilësuara, plagosje të rënda, shfrytëzim prostitucioni, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen etj, me 269 persona të pandehur, nga të cilët 130 me masën e sigurimit arrest me burg", tha Malaj.

    Zoti Malaj tha se nuk ka patur asnje kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit per vepren e korrupsionit, ndersa shumica e kallëzimeve per korrupsion prej 72 te tillash jane referuar nga policia, 22 nga doganat dhe 10 çeshtje te tjera, ku perfshihet edhe pastrimi i parave dhe abuzimi me detyren jane çelur kryesisht me nismen e vete prokurorit.

    Për shkak të volumit të dosjeve, ku çdo prokurori i takon të hetojë 300-350 çështje në vit, prokurorja e Përgjithshme i premtoi publikisht zotit Malaj shtim të numrit të prokurorëve.

    "Po ju bëj edhe një premtim publik që numrin e prokurorëve do ta shtojmë në zyrë, që ngarkesën që përballoni ta keni më të ulët dhe të punoni në kushte edhe më komode", tha Rama.

  9. #99
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një super operacion i rojës bregdetare greke ka çuar në sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë në Greqi.

    Sipas rojës bregdetare greke, njësitë speciale të saj kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje me sasinë e drogës, e cila vinte nga Shqipëria.

    Aksioni u zhvillua në një zonë të gjerë. Fillimisht, rojet bregdetare ndoqën një gomone e cila ngarkoi lëndën narkotike në brigjet shqiptare.

    Në vazhdim, drejtuesi i gomones iu drejtua brendësisë së kufirit grek dhe nëpërmjet Korfuzit, Gumenicës, Mesologjit, iu drejtua një plazhi në afërsi të Patrës, 200 km në veri-perëndim të Athinës, për të shkarkuar sasinë e lëndës narkotike.

    Roja bregdetare deklaroi se forca të shumta të saj mundën të bllokojnë gomonen 11 metra të gjatë, me dy motorë 350 kuaj fuqi secili, sasinë e drogës 1000 kg dhe një automatik tip Kallashnikov me 70 fishekë.

    Në tokë u arrestuan katër persona të tjerë, të cilët po prisnin ngarkesën në bordin e një furgoni me targa greke. Tre prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa njëri grek.

    Sipas policisë, drejtuesi i gomones mundi të shpëtojë, duke u hedhur në det. Deri në këto momente ai nuk është gjendur nga agjentët e policise dhe motoskafëve të rojës bregdetare.

  10. #100
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    16 Shkurt 2012 - 19:04 | Shqiperi
    Rikthehen maskat në Tiranë, grabiten 2 biznese



    TIRANE - Rikthehen maskat në kryeqytet ku 24 orët e fundit dy biznese janë vënë në shënjestër të tyre. Një pikë lojërash fati pranë stacionit të trenit është grabitur në orët e para të mëngjesit.

    Një shtetas i maskuar rreth të 30-ve, i armatosur me një pistoletë, ndërsa ka kërcënuar me armë punonjësit e kësaj pike arriti të grabisë afro 3 milionë lekësh. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet, duke shfrytëzuar edhe filmimet nga kamerat e sigurisë.

    Një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor që ndodhet përballë parlamentit. Forcat e komisariatit numër një arritën të parandalojnë grabitjen e kësaj pike, tek e cila edhe disa javë më parë ishin vjedhur rreth 9 mijë euro.

    Informacioni i siguruar në mënyrë operative ka vënë në lëvizje dy makina të patrullës, të cilat janë vënë në ndjekje të grabitësit të armatosur dhe të maskuar që kërcënonte pronarin e pikës së këmbimit valutor. Shtetasi i maskuar ka arritur të largohet në rrugicat pranë shkollës ekonomike, ndërsa janë shoqëruar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

Faqja 10 prej 50 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •