Close
Faqja 9 prej 50 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 499
  1. #81
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Ngjarja e radhes ka ndodhur dje ne malin e dajtit, nje antar i stafit ton ne f/sh eshte kapur ne flagrance duke dhunuar nje 70vjecare ,mbasi esht marr ne pyetje nga inspektoret e komisiariatit numer 2 i pandehuri me nick name Odeon_Relax ka pohur qe e ka ber dicka te till nen efektin e pijes(raki) ,burime jo policore bejn te ditur se mengjesin e sotem i pandehuri esht len i lir me detyrim paraqitje ..
    Jufka ime ...

  2. #82
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Makina bomba qe mund ta kishin bere Tiranen Bagdad dhe bresheri automatiku ne oren 8 te mbremjes ne Bllok. Kete te ofronte mbreme Tirana...




    07 Shkurt 2012 - 09:55 | Analiza

    Atentatet në Tiranë, Policia sqaron rrethanat: Ende asnjë autor

    TIRANË- Policia e Tiranës pas dy tentativave për vrasje të dy shtetasve që fatmirësisht nuk u ekzekutuan, nëpërmjet një deklarate për mediat sqaron rrethanat dhe dinamiken e ngjarjeve.

    Policia Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen dhe kapjen e atutorëve të ngjarjes së ndoodhur mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat, ku një automjeti ishte vendosur një sai e konsiderueshme eksplozivi dhe plagosjes së shtetasit Hariz Hajredinaj, 30 vjeç ngjarje e ndodhur rreth orës 22.15’, në rrugën “Sami Frashëri”.

    Kryeqyteti është tronditur mbrëmë nga dy ngjarje të rënda. Vetëm pak ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, krimi ka goditur sërish dhe njëra prej ngjarjeve duket se ka lidhje me atentatin që iu bë pak ditë më parë shtetasi Aleksander Gocaj, ku vetë 35-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa mbeti e vrarë Megi Jokici, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por ndodhej rastësisht pranë vendit të krimit.

    Ndërkaq ngjarja tjetër që u shenua mbrëmë në kryeqytet ndodhi në rrugën “Sami Frasheri”, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targë TR 6343 R e për pasoje ka mbetur i plagosur 30-vjecari Hariz Hajredinaj. I plagosuri është dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    EKSPOLIZIVI NË MAKINË
    "Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit ka nisur hetimet, pasi mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat në afërsi të rrugës “Hamdi Cenoimeri”, është konstatuar se në shasinë e automjetit tip “Benz”, me targa të huaja KCJ 337, në përdorim të shtetases Ada Thaqi, 23 vjeç, është vendosur një sasi eksplozive. Ekspertët kriminalist dhe ekspertët anti eksploziv bënë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive, ndërkohë që grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës si dhe motiveve të kësaj ngjarje",- thuhet në njoftimin e policisë.

    PLAGOSJA
    “Mbrëmë rreth orës 22:15’, në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e policisë, kanë marrë njoftim se është plagosur me armë zjarri, brenda në automjetin e tij, tip Benz, me targa TR 6343 R, shtetasi Hariz Hajredinaj, 30 vjeç. I plagosuri u dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku autori ka mundur të largohet menjëherë nga vendngjarja. Nga Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë po punojnë për identifikuar dhe kapur autorët e kësaj plagosje”,- thuhet në njoftimin e policisë.
    (el.me/BalkanWeb)

  3. #83
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Gjatë një operacioni të koduar “Furtuna“, policia e Fierit arrestoi dy shtetas italianë si të dyshuar për dy grabitje të dhunshme të ndodhura javën e fundit.

    Sipas një njoftimi të policisë së Fierit, në pranga ranë Giuseppe Margiotta , 33 vjeç, dhe Franco Galluci, 31 vjeç, të dy lindur dhe banues në qytetin e Leçes.

    Sipas hetimeve të policisë, dy italianët kanë vjedhur të armatosur dhe në bashkëpunim dy argjendari, një në Ballsh dhe tjetrën në Fier, si dhe duke kërcënuar me armë kanë grabitur dy tregtarë në Lushnje.

    Në cilësinë e provës materiale për të vërtetuar vjedhjet e dy italianëve, policia ka dy automjetet e përdorura prej tyre në vjedhje, një të markës “Hunday” dhe tjetra “Mercedes”.

    Por ndërsa policia e Fierit regjistronte veprën penale të tyre të kryer në territorin shqiptar, rezultonte se dy të arrestuarit figuronin në listën e të kërkuarve që policia italiane ka shpërndarë në shtetet europiane.

    Të dy të arrestuarit në Fier kishin konsumuar të njëjtën vepër penale në vendin e tyre, atë të vjedhjes me dhunë.

    Duket se përveç valës së grabitjeve që është regjistruar së fundmi nga kriminelët vendas, Shqipëria po bëhet një “atraksion” edhe për ata të huaj.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Makina bomba qe mund ta kishin bere Tiranen Bagdad dhe bresheri automatiku ne oren 8 te mbremjes ne Bllok. Kete te ofronte mbreme Tirana...




    07 Shkurt 2012 - 09:55 | Analiza

    Atentatet në Tiranë, Policia sqaron rrethanat: Ende asnjë autor

    TIRANË- Policia e Tiranës pas dy tentativave për vrasje të dy shtetasve që fatmirësisht nuk u ekzekutuan, nëpërmjet një deklarate për mediat sqaron rrethanat dhe dinamiken e ngjarjeve.

    Policia Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen dhe kapjen e atutorëve të ngjarjes së ndoodhur mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat, ku një automjeti ishte vendosur një sai e konsiderueshme eksplozivi dhe plagosjes së shtetasit Hariz Hajredinaj, 30 vjeç ngjarje e ndodhur rreth orës 22.15’, në rrugën “Sami Frashëri”.

    Kryeqyteti është tronditur mbrëmë nga dy ngjarje të rënda. Vetëm pak ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, krimi ka goditur sërish dhe njëra prej ngjarjeve duket se ka lidhje me atentatin që iu bë pak ditë më parë shtetasi Aleksander Gocaj, ku vetë 35-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa mbeti e vrarë Megi Jokici, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por ndodhej rastësisht pranë vendit të krimit.

    Ndërkaq ngjarja tjetër që u shenua mbrëmë në kryeqytet ndodhi në rrugën “Sami Frasheri”, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targë TR 6343 R e për pasoje ka mbetur i plagosur 30-vjecari Hariz Hajredinaj. I plagosuri është dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    EKSPOLIZIVI NË MAKINË
    "Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit ka nisur hetimet, pasi mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat në afërsi të rrugës “Hamdi Cenoimeri”, është konstatuar se në shasinë e automjetit tip “Benz”, me targa të huaja KCJ 337, në përdorim të shtetases Ada Thaqi, 23 vjeç, është vendosur një sasi eksplozive. Ekspertët kriminalist dhe ekspertët anti eksploziv bënë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive, ndërkohë që grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës si dhe motiveve të kësaj ngjarje",- thuhet në njoftimin e policisë.

    PLAGOSJA
    “Mbrëmë rreth orës 22:15’, në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e policisë, kanë marrë njoftim se është plagosur me armë zjarri, brenda në automjetin e tij, tip Benz, me targa TR 6343 R, shtetasi Hariz Hajredinaj, 30 vjeç. I plagosuri u dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku autori ka mundur të largohet menjëherë nga vendngjarja. Nga Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë po punojnë për identifikuar dhe kapur autorët e kësaj plagosje”,- thuhet në njoftimin e policisë.
    (el.me/BalkanWeb)
    policia

    e mbron vete aleksander gocajn ose mente kocen

    miku i donald dedes ose halit dedes

    keta kane qene vrases me pagese ne burrel

    dhe kontrollonin minierat ne bulqize per genc rrulin

    keta persona duhet te ishin ne burg

    mente koca ose aleksander gocaj ,,,ndryshim emri eshte kapur me arme,,plagosje ,,droge,,,grabitje,,,akuza vrasje,,

    si mund te jte i lire se di

    ndaj vritet e pafajshmja megi jokiqi

  5. #85
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-01-2012
    Postime
    39
    mbehet qefi qe kto fatkeqsirat i kan ndodh ktyre tpanjohurve nvend te atyre qe njof un

  6. #86
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nga korruptimi te kriminalizimi
    2012-02-09Gjergj Erebara
    Gazeta shqip
    Dy-tri ngjarje të përmendura kalimthi nëpër media duket se po na ndryshojnë jetën. Dje, ndërsa shkoja në punë, një motorist me skafandër kaloi pranë në trotuar dhe për pak mendova të fshihesha diku, siç veprojnë në rast lufte njerëzit kur dëgjojnë krisma. Megjithëse është e njohur se plumbi është më i shpejtë se hedhja përtokë e njeriut më të shkathët, sërish instinkti të thotë të hidhesh. Motoristi mund të ishte një njeri normal, paqësor etj., por duke pasur në mendje kronikën e një dite më parë për një kriminel që ndiqte me makinë një tjetër deri sa e qëlloi, pa pritur kuptova se vendi që jetojmë nuk është më aq i sigurt.

    Do një javë më parë, një shpërndarës picash u përplas nga një makinë luksoze dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Kronikat e lajmeve thoshin se në fakt, makina e Shpresa Beçajt, gjykatëse e lartë, kishte shkaktuar një aksident spektakolar. Shpërndarësi i picave dhe fati i tij ishte një element i dorës së dytë. Asgjë nuk u mësua më për të. Vdiq apo shpëtoi? Me se i jeton familja tani që qindarkat e mbledhura prej tij, duke shpërndarë pica, nuk dërgohen më?

    Ca ditë më parë, një vajzë e zakonshme, vetëm 25 vjeçe, u godit nga plumbat që qenë nisur për dikë tjetër. Vdiq.

    Akoma edhe më pak ditë më parë, një grua që po ecte në trotuar dhjetë metra larg Parlamentit në bulevard, u godit nga një makinë luksoze dhe mbeti e vrarë. Edhe në këtë rast, për median, lajmi qe më shumë te fakti që një makinë luksoze e shkaktoi aksidentin “spektakolar” duke kapërcyer trotuarin më të gjerë në Shqipëri, duke shkatërruar kioskën e një hallexhiu që shet libra dhe duke përfunduar mbi një bunker të kohës së komunizmit. Edhe në këtë rast, viktima qe një element rastësor. Ajo mbeti pothuajse pa emër. Njësoj si në rastin e makinës së Shpresa Beçajt, e cila nuk kishte lidhje me aksidentin, por është personazh goxha i njohur nga video e Metës, edhe këtu, makina luksoze e dikujt ishte më e rëndësishme se jeta e një njeriu. Mund të kishte qenë kushdo nga ne, duke ecur në trotuar në atë moment fatkeq dhe sërish makina luksoze të rezultonte lajm më joshës. Çdokush prej nesh mund të përfundojë në rreshtin e fundit të një lajmi mbi një makinë luksoze që fluturon dhe që si pasojë e faktit që është makinë luksoze, shkaktoi vdekjen e rëndomtë të një njeriu të rëndomtë.

    Kriminaliteti i shtuar i kohëve të fundit nuk duket tërësisht rastësor. Siç thotë Ciceroni për Romën: “Është qyteti që krijon luks. Dhe nga luksi vjen, në mënyrë të pashmangshme, babëzia, nga babëzia ngre krye dhuna dhe nga dhuna shumëzohen të gjitha llojet e krimit dhe padrejtësive”.

    Kjo nuk është për të krahasuar Tiranën me Romën, por për të ilustruar atë se çfarë po ndodh me vendin tonë. Një pjesë e madhe e kriminalitetit që po na shfaqet sot me bomba, atentate, vrasje dhe... para së gjithash, me viktima njerëzish të zakonshëm, përbën në fakt një stad të ri në Shqipëri. Është stadi kur korrupsioni që filloi me mitëmarrje, vijoi me mitëmarrje masive, manipulime tenderësh, evazion fiskal, korruptim gjykatësish, privatizime e përvetësime, u kthye në sistem, ka arritur në pikën kur ka krijuar atë babëzi, kriminalitet e padrejtësi për të cilin fliste Ciceroni këtu e dymijë vjet të shkuara. Nuk është e nevojshme të presim shpërthimin e bombave, vdekjen e atyre njerëzve të panjohur rastësor apo atentatet, të llojit të Perëndimit të Egër në zemër të Tiranës, për të parë origjinën e të gjithë kësaj. Korrupsioni, i cili duket gjithkund në formë makinash të shtrenjta, në formë fodullëku zyrtarësh, na duket nëpër kolltukët e televizioneve ku shumica e “elitës” artikulon fjalët bukur, po na kthehet në një kërcënim për jetën tonë dhe jetën e njerëzve tanë më të dashur. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Për sa kohë shqiptarët vijojnë të qëndrojnë pasivë përballë kësaj orgjie korruptimi, kriminaliteti do të vijojë të na e bëjë daljen nga shtëpia një sipërmarrje të rrezikshme. Nuk ka shpresë që politika të luftojë korrupsionin, duke futur në burg vetveten, fjalën e ka populli.

  7. #87
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Lushnjes, ku viktimë ka mbetur 17-vjeçari Françesko Dervishi.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolonjë, ku i riu kishte hyrë në stanin e një bariu për të vjedhur.

    Për rrjedhojë, pronari i stanit, shtetasi Ibrahim Gjolena, me të vënë re lëvizjet, e ka qëlluar 17-vjeçarin për vdekje. Burimet shtojnë se forcat e policisë, në veçanti agjentët e anti-krimit, janë vënë në lëvizje për mbledhjen e provave.


    Top channel

  8. #88
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dukagjin, nipi vret xhaxhain

    Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në vend. Pasditen e së premtes, në Dukagjin, një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

    Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Sokol Murraca, i cili është qëlluar me armë nga nipi i tij 20-vjeçar.

    Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e para të mbledhura ka rezultuar se vrasja ka ardhur për motive të dobëta.



    Top channel

  9. #89
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Cërrik, plagoset me thikë i riu

    Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, këtë herë në Cërrik, ku është plagosur me thikë një i ri 25-vjeçar.

    Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen numër 3, pas një zënke që shtetasi Olsi Sadushi pati me një person tjetër.

    Burime policore lokale bëjnë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari i plagosjes, shtetasi Pëllumb Sulmina, është ndaluar nga policia.

    Këto ngjarje ndodhin vetëm disa ditë pas vrasjes së një farmacisteje në zonën e Shkozës dhe asaj të kalimtares Megi Jukiçi në lagjen Komuna e Parisit.

    Vrasjet në fjalë pasuan me valën e atentateve me armë zjarri dhe eksploziv të regjistruara pak ditë më vonë në Tiranë, që kanë vënë në pikëpyetje situatën e sigurisë dhe rendit publik në vend.

    Ish-drejtues të Policisë së Shtetit vlerësojnë se krimi në vend është rritur me shifra të frikshme, ndërkohë që autoritetet aktuale deklarojnë se siguria është më e mirë se më parë.

    Nga ana tjetër, zyrtarë të policisë refuzojnë të publikojnë dokumente faktike që tregojnë nivelin e vërtetë të kriminalitetit.



    Top channel

  10. #90
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda, drejtues të grupimeve të djathta dhe të majta në Parlamentin Europian, kanë mendim të njëjtë për dy çështje thelbësore të konfliktit politik në Shqipëri. Për vrasjet e 21 janarit, zoti Kukan thotë se janë të paimagjinueshme dhe se vrasjet nuk mund të ndodhnin në vendin e tij. Në lidhje me proçesin ndaj Ilir Metës, ata shprehen se u befasuan nga vendimi i gjykatës. Duhet të ishin pranuar ekspertët e pavarur nga jashtë dhe ne shpresojmë që kjo të korrigjohet sërish, pasi ne duhet të mësojmë të vërtetën, tha Hannes Swoboda.

    TCH: Presidenca daneze deklaroi së fundmi për Shqipërinë se është thelbësore që të shënohen rezultate konkrete në fushën e shtetit të së drejtës por dhe në demokraci. Ku ndodhet Shqipëria sot pas përcaktimit, që në 2010, të 12 kritereve nga Komisioni Europian?

    Swoboda: “Ka akoma një ngërç, ka ende një ndalesë të zhvillimeve. Dhe tani që dy grupet e mëdha politike dhe partiake flasin me njëri tjetrin dhe ulen në të njëjtin parlament është mirë, por kjo

    U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive

    Hannes Swoboda
    nuk mjafton. Duhet që tani ata të japin rezultate.”

    Kukan: “Vendi nuk ka lëvizur shumë përpara që prej atëherë por ne vërejmë një tendencë pozitive. Vendi ndërkohë duhet të përmbushë 12 kriterët e vëna. Po bëhet një farë pune për përmbushjen e këtyre kritereve. Drejtori i Përgjithshëm për zgjerimin, zoti Sanino po punon me qeverinë, ishte në Shqipëri dhe tha se ka një farë progresi. Mesa jam i informuar janë ngritur grupe pune për përmbushjen e kritereve, disa prej të cilave i takojnë parlamentit, disa të tjera qeverisë dhe ne do të kemi një proces vlerësues rreth fundit të muajit shkurt. Pra unë dua të besoj se gjërat po lëvizin, por sërish, ngadalë, dhe ne kemi nevojë të shohim rezultate, pasi koha që vendi pati në dispozicion për t’i përmbushur ishte e bollshme.”

    TCH: Kur flasim për demokracinë, sa i rëndësishëm është hetimi i plotë dhe i pavarur i ngjarjeve tragjike të 21 janarit, sidomos sot kur hetimet pohojnë se protestues të pafajshëm u vranë nga Garda e Republikës?

    Swoboda: “Është absolutisht e rëndësishme të kërkohet dhe të zbulohet e vërteta dhe autorët duhet të përndiqen. Nuk na takon neve apo BEsë të thotë kush është fajtor e kush jo, kjo i takon drejtësisë së pavarur. Por gjithçka duhet bërë që autorët, apo autorët potencialë, të sillen para drejtësisë. Dhe sipas meje, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rrugën drejt BEsë, por është e rëndësishme për vetë vendin, i cili duhet të heqë qafe ç‘do lloj tendence për të fshehur, nga njëra apo tjetra palë, ata që bëjnë veprime të tilla si vrasja e njerëzve. Kjo është diçka që as mund të degradohet dhe as të nënvlerësohet.”

    TCH: Cfarë doni të thoni më saktësisht.

    Swoboda: “Kjo do të thotë se ju shpesheherë keni të shtëna dhe vrasje dhe mbi të vërtetën nuk hidhet dritë dhe as nuk vihet drejtësi dhe kjo gjë duhet të ndalojë. Dhe ky është një rast i rëndësishëm ku përveç zbulimit të së vërtetës për çfarë ngjau, është shumë e rëndësishme që njerëzit të vihen para trupit gjykues.”

    Kukan: “Jam i sigurtë se të gjithë këtu në institucionet europiane ndajnë të njëjtin opinion, se këto ngjarje duhen hetuar me objektivitet, pa asnjë ndërhyrje politike, procesi i duhet lënë në dorë autoriteteve përkatëse, pra Prokurisë së Përgjithshme. Dhe është shumë e rëndësishme, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për situatën brenda vendit, për pajtimin, mirëkuptimin apo bashkëpunimin më të mirë mes partive politike. Pra ne e ndjekim me një interes të madh dhe e përsëris se ngjarjet duhen hetuar me objektivitet, drejt, dhe pa asnjë ndërhyrje politike si dhe me përfundimin se kushdoqoftë përgjegjës, duhet të japë llogari për çfarë ndodhi.”

    TCH: Kur flasim për vlerat europiane, ju vetë keni qenë anëtar qeverie. Cfarë do të kishte ndodhur nëse demonstruesit do të qëlloheshin nga garda në Sllovaki, apo nëse do të fshiheshin serverat e kamerave të kryeministrisë?

    Kukan: “Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë ç‘do lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.”

    TCH: Sipas jush policia shqiptare nuk luajtur siç duhet rolin e saj?

    Kukan: “Ju lutem, meqë po më pyesni për Sllovakinë po ju përgjigjem për Sllovakinë. Por mesazhi që unë dua të jap është që këto janë çështje të ndjeshme dhe situata të ndjeshme mund të ndodhin në ç‘do vend. Por të gjitha institucionet e shtetit duhet të sillen në përputhje me ligjin dhe askush nuk mund të dalë sipër ligjeve dhe të bëjë gjëra që shkojnë përtej ligjit.”

    TCH: Zoti Swoboda, ju jeni politikan austriak, çfarë do të kishte ndodhur në Austri nëse një protestues do të ishte qëlluar për vdekje nga Garda e Republikës?

    Swoboda: “Mendoj se ç‘do vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët dhe sistemi politik janë aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend.”

    TCH: Hetimet e fundit shkaktuan një dallgë tjetër akuzash direkte dhe presionesh politike kundër institucioneve të pavarura duke ringjallur historinë e “puçit”. A është e tolerueshme për ju kjo lloj sjelljeje, duke patur parasysh edhe shumat e mëdha të parave që BE ka investuar për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve të pavarura në Shqipëri?

    Kukan: “Unë do ta kufizoj veten time duke thënë vetëm që ky proces duhet hetuar pa asnjë ndërhyrje nga asnjë politikan. Politikanët janë politikanë dhe bëjnë deklarata, por institucionet e duhura duhet të bëjnë punën e tyre krejtësisht në përputhje me provat që kanë dhe në përputhje me ndërgjegjen e tyre, me ligjin dhe rendin.”

    Swoboda: “Demonstrata ka në shumë vende, por pyetja që lind është se si reagojnë politikanët apo qeveria me këto demonstrata. Nëse hedhim sytë në një vend tjetër, në Rumani përshembull, një demonstratë shumë më e vogël pati për pasojë dorëheqjen e qeverisë, në mënyrë që t’i çelej rruga formimit të një qeverie të re. Mendoj se ky është një veprim normal politik. Sigurisht, nuk po kërkoj dorëheqjen e qeverisë, por është absolutisht e nevojshme që të ketë së paku disa reagime nga qeveria.”

    TCH: Sa e rëndësishme është zgjedhja e një presidenti konsensual për mbrojtjen e institucioneve të pavaruara dhe demokracisë në vend?

    Swoboda: “Në situata të caktuara ka një garë të hapur për presidentin, por ka situata kur duhet gjetur konsensusi. Unë mendoj se ka pak vende që bartin kaq shumë përçarje, kontradikta apo zënka të tilla si në Shqipëri. Është kjo që e bën bindëse situatën për të patur një president konsensual, pasi ky do të ishte një sinjal i qartë për Bashkimin Evropian se ne jemi gati të punojmë sëbashku, jemi gati të sakrifikojmë interesat tonë partiakë për të zgjedhur një president të përbashkët.”

    Kukan: “Më lejoni ta them troç. Do të ishte ideale zgjedhja e një presidenti konsensual. Por në një sistem si i juaji ku zgjedhja e presidentit bëhet me votë në parlament, është shumë e vështirë zgjedhja e një presidenti konsensual. Unë vetë nuk e imagjinoj as në Sllovaki apo në ndonjë vend tjetër të gjindet një president konsensual. Nëse gjeni personalitetin e duhur që gëzon respektin e shumë njerëzve, sigurisht që kjo do t’i ndihmonte vendit dhe do t’i ndihmonte situatës politike. Por unë vetë jam i bindur se do të jetë shumë e vështirë për ç‘dokënd në ç‘do vend, që të gjejnë një president konsensual. Pra gjeni dikë që t’i afrohet sadopak atij profili.”

    TCH: Keni dikë ndërmend ?

    Kukan: “Jo jo jo, ja lë në dorë shqiptarëve. Unë nuk jam personi i duhur për t’ju rekomanduar ndonjë president konsensual.”

    TCH: Supozoj se, pas pyetjes tuaj, e dëgjuat pjesën e deklaratës së Presidencës daneze për çështjen ‘Meta’..

    Kukan: “Po, isha aty...”

    TCH: Kur u tha se vendimi surprizoi shumë prej nesh. Po ju vetë a u befasuat?

    Kukan: “Mendoj se ministri danez shprehu ndjenjën e përgjithshme të shumë njerëzve që po e ndiqnin këtë rast nga shumë pranë dhe me shumë kujdes. Nuk mendoj se është e drejtë të komentoj me thellësi vendimet e gjykatave në Shqipëri, por do të them vetëm që korrupsioni është një problem shumë serioz në Shqipëri. Dhe nëse nuk luftohet në parim dhe në themel, do të jetë e vështirë për Shqipërinë të shënojë përparim në rrugën drejt BEsë, sepse kjo është një prej çështjeve që gjithandej ndiqet me një vëmendje tepër, tepër të madhe. Pra unë nuk do të komentoj më tej por do të them se po, shumë veta u befasuan, unë vetë u befasova gjithashtu. Por i takon insitucioneve shqiptare të vendosin rregullin dhe të fuksionojnë siç duhet.”

    TCH: A mund t’ju pyes çfarë ju befasoi, meqenëse nuk patëm mundësinë të pyesnim ministrin danez atë ditë?

    Kukan: “Duhet ta kishit pyetur atë. Por unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk u morrën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time.”

    Swoboda: “Unë u befasova nga vendimi i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotit Meta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive.”

    TCH: Ndërkohë zoti Meta fitoi pafajësinë, po zhvillon aktivitetin partiak, pritet të kthehet në Kuvend si deputet e ndoshta edhe në qeveri. Ku qëndron morali në shfaqjet apo veprimet e politikanëve shqiptarë megjithë çështjet e dyshimta që i ndjekin nga pas?

    Swoboda: “Unë nuk jam këtu për të gjykuar zotin Meta por unë mendoj se zoti Meta do të ishte i interesuar dhe duhet të jetë i interesuar, ai vetë personalisht më shumë se të gjithë, për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Dhe e përsëris, t ë gjithë ekspertët që mund të gjykojnë për manipulimin apo jo të videos duhen thirrur dhe duhet të japin prova që ajo video është e manipuluar dhe se ai është i pafajshëm. Atij i duhet ky informim dhe ky konfirmim.”

    TCH: Në Shqipëri, politikanët e nivelit të lartë mbeten të pandëshkuar, ndërkohë që gazetarët përballen me gjoba si 100 mijë, deri në gjysëm milion euro. A ju shqetëson kjo gjë? Është kjo rruga e duhur drejt BE-së?

    Kukan: “E përsëris sërisht se liria e medias, liria dhe të drejtat e gazetarëve qëndrojnë në zemër të vlerësimeve që bëhen për vendet aspirante, nga Bashkimi Europian, nga Parlamenti Europian. Dhe kjo gjë po bëhet gjithnjë e më shumë strikte dhe merr një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në vlerësimin tonë për progresin e vendeve në fjalë. Pra të gjithë institucionet shqiptare duhet të jenë mëse të vetëdijshëm për një gjë të tillë, e cila ndikon përfundimisht në vlerësimin që japin institucionet europiane.”

    Swoboda: “Ligji është ligj dhe gjithsecili është i barabartë para ligjit, si politikanët, ashtu dhe gazetarët. Por me këta të fundit duhet treguar kujdes i veçantë pasi kapërcehet shpejt në kufizimin e lirisë së shprehjes. Për këtë arësye gjobat apo ndëshkimet ndaj gazetarëve duhet të gjykohen vetëm në disa raste serioze dhe jo për shkak të aktiviteteve të tyre profesionale. Por në lidhje me politikanët që dyshohen të kenë patur rol në një çështje korruptive, këtu duhet të jemi shumë striktë dhe nëse është parë se ka patur korrupsion sigurisht që duhet aplikuar ndëshkimi.”

    TCH: A mendoni se Shqipëria mund ta marrë statusin kandidat këtë vit?

    Kukan: “Gjithçka varet nga Shqipëria.”

    Swoboda: “Shqipëria fatkeqësisht nuk është ende afër. Por ajo që do të duhej të ndodhte dhe që duhet të ndodhë, është zgjedhja e Presidentit me konsensus; është pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë dhe sigurisht përndjekja e të gjithë personave që kanë kryer vrasjet e demonstruesve. Mendoj se këto këto tre elementë do të ndihmonin shumë që Shqipërisë t’i hapej rruga për të marrë statusin e vendit kandidat.”

    Intervistoi: Arta Tozaj

Faqja 9 prej 50 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •