mos me thuaj qe je duke fol seriozisht kur pyet ne lejohet apo jo alkoli nen 21 vjec ne shqiperi?![]()
mos me thuaj qe je duke fol seriozisht kur pyet ne lejohet apo jo alkoli nen 21 vjec ne shqiperi?![]()
Without deviation from the norm, progress is not possible
S'paska ligj, atehere duhet vene ligj te ndaloje moshat nen 21 te pijne alkol,dhe ka arsye te ndalohet,jo vetem qe te mos bejne marrezira,krime,por ndikon shume negativisht ne shendetin e te rinjve dhe adoleshenteve dhe frenon rritjen.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Kushe te vendos ligje ne kete vende ?? Shqiperia dhe gjithe shqipetaret ane e mbane botes ju ka hyre publiku ne stadion. tollovi .
Ne nje shtete ku populli eshte i kriminalizuare ne pergjithesi ,aty ne ate shtete duhet revolucion ,ose per ndryshe ne ate shtete eshte mekat te jetohet.
Vrasje mafioze në aksin nacional Pogradec–Korcë. Një 50-vjecar është ekzekutuar me armë zjarri në Qafën e Plloçës.
Viktima u identifikua si Myderi Verdha. Sipas policise, ai është kapur në befasi nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pasi i kanë ngritur pritë, kanë zbrazur mbi automjetin e tij 32 plumba.
Vrasja është regjistruar rreth orës 16.00 të ditës së martë, ndërsa burime zyrtare të policisë konfirmojnë se është duke u hetuar në pistën e hakmarrjes.
Nga vendngjarja është konstatuar se viktima ka nxjerrë edhe armën e tij, por nuk ka
mundur të qëllojë në drejtim të ekzekutorëve dhe është vrarë me armë në dorë.
Sipas të dhënave 50-vjecari, Verdha rezulton një person me precedentë penalë pasi ka qenë i akuzuar për veprën penale të vrasjes, gjë që ka cuar blutë e Qarkut të Korcës në hetimin ndaj personave me të cilët ai mund të ketë pasur konflikte.
Policia në qytetin e Krujës arrestoi një 41-vjecar i cili një natë më parë qëlloi për vdekje një grabitës.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkut bënë me dije se ngjarja ka ndodhur natën e kaluar, në afërsi të banesës së Kujtim Lamës, 41 vjec, që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri mbi 38-vjecarin Shpëtim Shehu.
Burimet thanë se Sheshu ishte duke vjedhur kabllin elektrik të banesës së 41-vjecarit. I plagosur rëndë, Shehu është shoqëruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë paraditen e së premtes.
Policia njoftoi se Lama do të akuzohet për “plagosje të rëndë me pasojë vdekjen” dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa do të vazhdojnë hetimet për vjedhjen e kabllit elektrik.
Është verifikuar se as autori dhe as viktima nuk janë persona me precedentë penalë të mëparshëm.
Dy pronaret e një dyqani në tregun çam në Tiranë janë ndaluar nga policia si të dyshuar për vrasjen e një të riu qe tentoi t’i grabiste.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur viktima Klajdi Sejfullahu, është perpjekur të grabise një furgon që kishte mallrat e një tregtari 32-vjeçar, Vitor Laku.
Sipas të dhënave paraprake, tregtari e ka pikasur vjedhësin dhe ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj tij.
Gjatë konfliktit fizik, 30-vjeçari Sejfullahu ka marrë plagë të rënda, duke u dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku humbi jetën.
Policia tha se ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen tregtarin Vitor Laku. Burimet paraprake bëjnë të ditur se është shoqëruar një tjetër tregtar, Nesti Uruçi, si personi që ka qenë prezent gjatë gjithë skenes së krimit.
Për të dy tregtarët, policia tha se do të mbahen të ndaluar deri në ekspertizën mjekoligjore të trupit të viktimës, ekspertizë që do të provojë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Sejfullahut.
Top channel
Tango e trishtë jetë-vdekje!NGA: PERPARIM KABO
Tango e trishtë jetë-vdekje!Në një vend ku vdekja e njeriut nuk bën përshtypje duket se shpirti njerëzor vjen e dehumanizohet! E në se ndodh që vdekja të jetë vrasje e njeriut nga njeriu kjo tregon se ky (komunitet) është ende turmë! Më keq akoma kur një ushtarak vret një civil të paarmatosur atëhere kjo bashkësi ende nuk është bërë e tillë që të ketë dorëzuar sovranitetin tek shteti! Tek e fundit nëse e gjithë kjo ndodh që të mbrohen “Institucionet” që u kërcënokërkan nga pakënaqësia qytetare, atëhere rezulton që tytën e armës që shtie në mish njeriu, nuk e ka ndryshuar thjesht shoferi por “gjyqtari juridik” që, vdekjen me vrasje e shpie për kavalishencë në “arest shtëpie”! Sa bukur....ç’trishtim!!!!
Humanizmi në një shoqëri matet me dashurinë dhe kujdesin për jetën, për mbrojtjen e saj, të cilësisë dhe jetëgjatësisë, të mirëqënies dhe të prosperitetit, të cilësisë së ushqimit dhe të shërbimeve! Jetohet por si? Kjo është dilema dhe ekuacioni jetësor në trajtën e një derivimi të pa fund sa kohë që, nuk gjen në asnjë manual etik apo të organizmava ndërkombëtare që të shkruhet: “Ky është tavani ku mund të mbrijë cilësia e jetës!” Ka parametra të artikiluar dhe të kontrolluar shkencërisht për të matur “dhuratën më të bukur” jetën si: Fertiliteti, vdekshmëria foshnjore, prevenimi i lindjeve të dëmtuara, mirërritja e fëmijëve, kujdesi për nënën dhe fëmijën, kalorazhi ushqimor i kontrolluar, mundësisht me ushqime bio, jetëgjatësia, kujdesi shëndetësor si shërbim publik i detyruar, realizimi i projekteve të jetës për çdo inidvid, pavarësisht se ku lind dhe ku jeton, kujdesi për moshën e tretë, studime dhe investime për gjetjen e zgjidhjes për sëmundje të pashërueshme, mbrojtja e natyrës si “shtëpia e përbashkët” e njerëzve, ruatja e qetësisë publike, parandalimi i kriminalitetit, kujdesi policor dhe ai juridik për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, ku e para është e drejta e jetës!
Por nëse në një radiogarfi të shpejtë dhe shpotitëse, e sjellim në mendje periudhën nga rënia e komunizmit deri në ditët tona, e gjejmë veten në “kurthin” e përgjegjësisë civile komunitare dhe inidviduale, se nuk kemi mundur të ndalojmë vdekjet me vrasje! Filluam në kapërcyell të sistemeve me vrasjet në kufijë. E përgjakëm pluralizmin me 2 prillin e 1990-s në Shkodër me kosto emblematike qe të quajmë një shkollë “Arben Broci, pa ç’ka se ju pre jeta një të riu idealist!”. Vijuam me atentate në sallën e Parlamentit dhe e mbyllëm me krim të pastër me vrasjen spektakolare të ish deputetit Azem Hajdari! Vramë një deputet në prag të shtëpisë si për të treguar që jo vikitima Fatmir (lexo fatkeq) Xhindi por vrasësi/vrasësit ishin/janë të mbërthyer nga “xhindet”! Kemi vrarë shefa policie në detyrë dhe herë e herë punonjës policie në grup! “Spektakli i zi” kulmon kur një punonjës të SHISH e vrasim dhe e përdhosim për ta akuzaur postmortem si të vetvrarë! Një komunar në Kukës e largojmë nga jeta me vrasje të pastër dhe ende nuk dimë se kush dhe pse e kreu këtë krim! Mijëra njerëz në vitin e mbrapsht 1997 u vranë e u zhdukën nga Vlora, djem të rinjë që sot do të ishin burra dhe prindër! Në veri në “Qaf-Shtam” me shpërthimin fatal humbën jetën dhjetra njerëz e megjithëse ky ishte një prelud që duhej të na vinte të mendonim për të thënë “kurrë më”, do duhej që pas 10 viteve ta përjetonim këtë vrasje të jetës masive në “Gërdec”! Po deri kur kështu?! Ende nuk e bëjmë pyetjen. Dhe i vumë kapak në 21 Janar 2011!
A vlejnë për ne shqiptarët fjalët e Nënë Terezës së Kalkutës (hidhuni popthi dhe thoni se ajo është shqiptare, por po ju pyes, po ne sa jemi terezian?) se: “Jeta është e çmuar kujdesu për të, jeta është pasuri vlerësoje, jeta është dashuri jetoje, jeta është jetë mbroje!” Mbas dy vjetësh pasi ishim antarësuar në NATO e Kosova ishte shpallur e pavarur dhe shtet më vete, (si një dhuratë e institucionalizmit ndërkombëtar pas një tragjizmi gati një shekullor,) duhej që marrëzia të na shpinte tek ajo që ndodhi në këtë datë fatale! KiE të kalonte një rezolutë që UÇK-në ta akuzonte për një vepër makabër, trafiqe organesh që u paskërkan streuar në “strofkulla krimi” në Shqipëri dhe bashkë me të ndodhi vrasja e 4 qytetarëve në 21 Janar nga plumbat e forcave të armatosura! E mbajmë frymën pezull nga këto shifra vrasjesh që na turpërojnë të gjithëve! Kjo tango e trishtë jetë-vdekje, si raport i shprishur, është një fenomen vetëm tek ne! Askund në vendet që dolën nga komunizmi nuk ka ndodhur kështu! Prej 1997 kemi mbetur të armatosur dhe atje ku nuk mjafton “Kallashnikovi” vjenë në shërbim tritoli, që pasi kryejnë aktet, si në një refren “shpresëhumbjeje” ngjarjet shoqërohen me ritualin që fuzohet nga mediat se, “forcat e policisë mbritën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet!”
A nuk do të ishte më mirë që në hyrje të këtij qindvjeçari “na t’birt e shekulli të ri” të hiqnim dorë nga më i madhi tek më i vogli nga gjuha e hakmarrjes dhe shpagimit, nga filozofia e urrejtes dhe përjashtimit, nga makutëria e parasë dhe pronave të pamerituara, nga jeta boshe dhe vaniteti si këllëf injorance, nga “erësira e mëndjes” e justifikuar me tre-katër diploma që nuk vlejnë sepse janë fituar pa mund dhe insvestim në studime, të hiqnim një herë e përgjithmonë dorë, nga goditja e familjes, sepse duke mos u ndalur që prindi të përdhunojë fëmijën dhe burrat të therin gratë e disa syresh të vrasin burrat, jemi futur në një kllapi tragjike! Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë të betohemi përpara flamurit dhe idealit europianizues për një Shqipëri pa vrasje dhe për një shoqëri të çarmatosur në mendje dhe kudo! Të mblidhen armët dhe municionet sepse kjo jetë prej vrastarësh na mban larg BE-së! Po dukemi si gjahatarë të vdekjes!
* * *
Përballë kësaj tabloje çfarë na duhet retorika me termat, ligjishmëria, institucionet, kryerja e detyrës, përgjegjshmëria, rilindja shqiptare, “pavarësia e pushtetit të tretë që është më i zbehtë dhe më pak i mbrojtur se dy të parët”, antarësimi në BE, lëvizja e lirë pa viza, e kreshendua propagandistike se sot jemi vend anëtarë i NATOS! Kemi haruar apo bëjmë sikur se, “kryeinstitucioni” është njeriu, është jeta e tij, qoftë minator në Bulqizë, qoftë Ministër Shëndetësie që aksidentohet dhe vrapon të mjekohet jo në spitalin publik tek i cili shkon vetëm të inagurojë, fjala vjen shërbimin më të fundit, paisjen për diagnostikim në “gjendrën teroide”!
Njerëzit janë të barabartë në dinjitetin njerëzor dhe në thelb të tij është barazia e tyre në të drejtën e jetës dhe respektimi i tij si i vdekshëm, që do të thotë se, ai duhet të jetojë çdo sekondë të jetës me dinjitet dhe si subjekt i atij shërbimi që lindi me komunitetin civil dhe me shtetin dhe që quhet “interesi publik”! Ky lloj detyrimi i institucioneve nuk mund as të shitet apo privatizohet, as mund të jepet me koncension, e as mund të vihet si “kolateral” për interesat monetare të hedonistëve pa shpirt! Unë e quaj të njejtë në “ekuacionin e jetës dhe vdekjes” si jetën e Bleonës, vajzës së vogël që humbi pa gjurmë, dhe jetën e Gramoz Pashkos që nga një fat tragjik si në një apokliptizëm, humbi në fund të detit! Por, nëse për vajzën e vogël nuk ka më kujdes shtetëror për gjetjen, për ish-profesorin doli në det një flotilie e tërë ushtarake vendase dhe e huaj! Ky mosbarazim që mund të sjelli një varg derivatesh në vlerat që e zgjidhin ka një shije të hidhur! Le ta sjellim në mendje ngjarjen e 21 Janarit 2011!
Përse faktori ndërkombëtar është kaq i shqetësuar? Ndërsa ne (ose disa prej nesh) nuk na duket një gjë e madhe! Ndodh kështu sepse në një “demokraci liberale” qëllimi më i lartë është jeta e njeriut, kjo është talmudiane. Kur vritet jeta vriten vlerat! Ndërsa nëse vdekja është mbi jetën dhe nuk bën përshtypje, atëherë shoqëria ka probleme serioze! Sistemi socio-politik është i njollosur me hije dyshimi, drejtësia mund të regjistrohet në “pensionin e justifikimeve” dhe progresi i shitur propagandistik është thjesht një vlerë kallpe! “Unë godita, - thotë gjenerali me pistoletën tytë-ndruar, - se po mbroja institucionin?” Po mirë zoti gjeneral, ata të katër të vrarët po të merrnin ty godinën e institucionit? Me duart në xhep po ta merrnin? Nëse të ishte dukur edhe ty se po bëhej një “grusht shteti”(më falni se nuk dua të lëndoj shpirtërat e atyre të katërtëve) çfarë postesh do të merrnin ata kur të rëzohej pushteti legjitim i dalë nga vota e lirë e popullit?! Bëju i ftoftë dhe esëll ti, kushdo qofsh, që ke në dorë si mjet armën e zjarrit, jo thjesht për mua! Si i’a shpjegon ti fëmijës tënd atë akt kur ai sheh në TV fëmijën e të vrarit, bashkëmoshatarin e tij?! Si bie ti në shtrat me gruan tënde dhe i përbetohesh për dashuri njerëzore, kur gra si ajo flenë tashmë me hijet e burrave të tyre? A e bind ti nënën tënde me ato që i thua, kur ajo shikon një nënë tjetër të varfër që mban në duar një xhaketë të shpuar nga plumbi yt, dhe një paqetë cigare bosh si shenjë mungese edhe të një “mjeti” për të tymosur hallin e varfërisë! Çfarë ju thua ti? Bëra detyrën, mbrojta institucionin!!! Askush prej njerëzve të tu nuk ndjehet i lehtësuar nga këto fjalë! Nuk ma do mendja që nëna jote të të thotë, “hallall” bir, apo shoqja e jetës e fëmijët e tu, të të thonë: “Jemi krenarë për ty!” Po të them ty që qëllon mbi civilin e paarmatosur cilido qofsh, gjeneral, kolonel, toger apo shofer shefash, me një thënie të Shekspirit: Makbethi nuk vrau mbretin Dunkan, ai vrau gjumin e vet!
Edhe ata që kanë urdhëruar të qëllohet mbi turmë, e kanë vrarë gjumin e tyre dhe një somnambulitet i tillë do t’i ndjekë në jetën e gjallë dhe në botën e hijeve, ku hedhja e gurëve nuk të shqitet si në një “Mesjetë me Kolerë”! Një pushtet i marrë me “grusht shteti” nuk “pi ujë në një demokraci” të një vendi anëtarë i NATO-s dhe aspirant për në BE! U provua kjo në 1997-n por më pas erdhën zgjedhjet! U riprovua në 1998 dhe dështoi me turp! Kështu që kjo alibi bie! Krahët politik në demokraci ndrohen me zgjedhje të lira dhe të drejta (free and fair election)! Por ama rëzohen edhe nga korupsioni, edhe për shkak se janë bërë ortak me krimin e organizuar, nga trafiqet dhe dështimet në luftë me të gjithë këta “përbindsha” të kohëve moderne! Të gjithë këta faktorë nuk vriten dot as me top, as me mitraloz, as me kobure që pasi e përdor i’a jep shoferit t’i ndrojë tytën! Kemi shkuar shumë poshtë, sa kohë që gjenerali bën shok shoferin, deputetja që është ende vitale në shëndetin mendor dhe trupor, kërcënon me varje në litar kolegun, kur Prokurores së Përgjithshme i drejtohemi me kapadaillëk “kadillarësh” otoman; kur në vitin e parë të vrasjes së katër vetave gjatë një ceremonie përkujtimore, ftohen fëmijët e tyre në podiume që të flasin si burra zakoni me fjalë pleqsh, “se ne jem malsor dhe nuk e kem zakon me e shit gjakun!” Dëgjojmë insinuata dhe sulme banale nga “çupulina”, kundër një personaliteti serioz si “Prokuroria e Përgjithshme” të cilës i rinë në krah SHBA-të dhe BE-ja! Dëgjojmë dhe “motivacione standarte dekorimesh” pas vdekjes, që duken që janë shkruajtur nga e njëjta dorë dhe në të njëtën zyrë: “Ata u vranë se e donin Shqipërinë si e gjithë Europa!”
Jetojmë në një bashkësi ku “deputetë të popullit” flasin me fjalor rruge! Ku njerëz të korruptuar deri në fyt, bëjnë “heroin e virgjër” të drejtësisë! Jemi të rrethuar nga persona në Sitemin e Drejtësië që vërtetë rrogën e kanë të vogël dhe përgjegjësitë e riskun të madh përballë krimit! Por, ama ata kanë si prona disa shtëpi, kanë vila, kanë automjete qindramijëra $! Udhëtojnë botës përqark, për t’u ngrohur në ujërat e koraleve, për të parë “derby” futbolli e pse jo për të shijuar çaste nga “adoleshenca e dytë”! Le të marrim një vendim që një grup qytetarësh të kontrollojë pasuritë e njerëzve të drejtësisë dhe të shohim se sa përligjen ato me pagat që kanë marrë dhe me të ardhurat legale?! Nëse nuk përligjen, le të fillojë hetimi dhe sekuestrimi! Të hapen dosjet për mitmarrje sepse “pushteti i drejtësisë” është i pavarur në raport me pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ, por nuk është i pavarur nga kushtetëshmëria e ligji!
Pushteti gjyqësor ndërtohet me ligj, vepron në bazë të ligjit por edhe kontrollohet me ligj, madje ndëshkohet në emër të ligjit! Ditën që i pari gjyqtar i korruptuar do të shkojë në bankën e të akuzuarve për marrje ryshfeti dhe do të dënohet për pasuri të paligjshme, pikërisht atë ditë do të kemi drejtësi të pavarur! Vitin që kaloi doli nga burgu pas dy vjet heqje lirie “ish-kryetari Gjykatës së Lartë” në Malta. Ishte dënuar për abuzim me detyrën. “Gjykimi deri në kufijtë etikë është më se i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Nënpunësi civil i nënshtrohet ligjit dhe çdo shkelje, në raport me keqzbatimin dhe keqinterpretimin e tij, ndëshkohet gjithëpoaq. Në shoqëritë e qytetëruara ai e ka pjesë reale të ndërgjegjes së tij leksionin shpagues se çdo individë i nënshtrohet ligjit, pavarësisht nga rangu social apo posti që zë në shoqëri.
“Krimi i tyre, –shkruan John Locke, - është më i madh, sepse njëherësh edhe kanë qenë mosmirënjohës për hisen më të madhe që kanë sipas ligjit, dhe kanë shkelur besimin që u kanë dhënë vëllezërit e tyre.” Sistemi i drejtësisë dhe njerëzit e saj të papërlyer janë një shembull që e frymëzon shoqërinë dhe i garanton asaj besimin tek ligji, tek e vërteta, tek e drejta (e dytë pas asaj të jetës,) tek e drejta e pronës, dhe (tek e treta syresh,) tek e drejta e lirisë!
Në hyrje të viteve 90-të humbëm tragjikisht juristin e zotë dhe kurajoz Kleanthi Koçi! Nuk parashijuam pas këtij akti se një “korb” (korrupsioni) do ta dëshironte këtë pushtet si një kufomë! Dhe ja që vrasja nuk u ndal! Vritet vajza e një prokurori! Vritet një prokuror! Hidhet në erë me eksploziv një gjyqtar! Juristët, kjo pasuri kombëtare, ata që e kanë drejtësinë jo thjesht profesion por filozofi të bazuar në ligj e që mbajnë marrëdhënien me të vërtetën, duhet të mbrohen me çdo kusht! Veç se të gjithëve ju duhet virtyti! Pa të “tangua e trishtë jetë-vdekje” do të endet mbi ne si një mjegull e zezë e shpirtërarve të shprishur! Jetojmë dhe jemi të vdekshëm, kjo është e pashmangshme!
Në antikitet njerëzit e kishin kuptuar këtë “fatalitet” ndaj Epikuri thoshte: Njeri mos ki frikë nga vdekja, kur ti je vdekja nuk është, kur vdekja vjen ti nuk je më, ndaj Ju nuk takoheni asnjëherë! Në këtë lloj tango, ka gëzim dhe funebritet, gëzohesh në jetë dhe trishtohesh për atë që ikën nga kjo botë! Por kur jeta pritet në mes me vrasje, ky nuk është më trishtim, është një dhimbje tragjike që nuk lidhet me tangon jetësore, por me një valle vdekjeje që i rezikon të gjithë. Muzika e saj është një “këngë korbash” ku nuk ka vend për Amin!
Ndal vrasjes së jetës, ky është misioni ynë!
balkanweb
ballkanweb eshte specializuar te hedhe fare hithre ne token e bukes
300 rugace, njerez problematike te dale nga burgjet nuk perbejne aspak vetdijen qytetare ndaj pakenaqsise popullore.Tango e trishtë jetë-vdekje!Në një vend ku vdekja e njeriut nuk bën përshtypje duket se shpirti njerëzor vjen e dehumanizohet! E në se ndodh që vdekja të jetë vrasje e njeriut nga njeriu kjo tregon se ky (komunitet) është ende turmë! Më keq akoma kur një ushtarak vret një civil të paarmatosur atëhere kjo bashkësi ende nuk është bërë e tillë që të ketë dorëzuar sovranitetin tek shteti! Tek e fundit nëse e gjithë kjo ndodh që të mbrohen “Institucionet” që u kërcënokërkan nga pakënaqësia qytetare, atëhere rezulton që tytën e armës që shtie në mish njeriu, nuk e ka ndryshuar thjesht shoferi por “gjyqtari juridik” që, vdekjen me vrasje e shpie për kavalishencë në “arest shtëpie”! Sa bukur....ç’trishtim!!!!
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Mbledhja e Këshillit Komunal të Luzit të Vogël në Kavajë është shndërruar në arenë debatesh e përplasjesh të forta mes këshilltarëve, aq sa kulmoi edhe me hedhje granate në lokalin e Kryetarit të Këshillit.
Shkak i debatit mes këshilltarëve të majtë e të djathtë, që ka vijuar jashtë sallës së mbledhjeve me fyerje dhe konflikt fizik e që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, është bërë mosmiratimi i projektbuxhetit 2012 nga të majtët, që kanë kërkuar një material më të plotë mbi të.
Pasdite vonë konflikti është ngushtuar mes Kryetarit të Këshillit të Komunës, Daniel Zeka dhe të afërmit të tij Dashamir Zeka, edhe ky anëtar i këshillit, por me bindje të tjera politike.
Ky konflikt është pasuar nga hedhja e një granate në drejtim të lokalit të kryekëshilltarit, Zeka, që nuk ka shpërthyer.
Specialistët nga Tirana kanë mundur të caktivizojnë granatën që ka shkaktuar panik në fshat dhe ndasi të fortë politike.
Anëtarë të Këshillit Komunal kanë dhënë dëshminë e tyre në polici, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për hedhjen e granatës.
Top channel
Një farmaciste u ekzekutua vetëm pak metra nga shtëpia e saj rreth orës 18 e 30 minuta të së enjtes në lagjen Shkozë në Tiranë.
35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35 vjecares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët.
Policia është duke hetuar në dy pista atë të vrasjes brenda familjes, si dhe atë të grabitjes.
Viktima është e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.
Policia tha se ka shoqëruar në rajon dëshmitarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, nga dëshmitë e të cilëve priten të merren të dhëna të hollësishme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top channel
Krijoni Kontakt