Close
Faqja 0 prej 50 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 499
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Kronikë e Zezë (Tmerri i çdo dite)

    Shpresoj qe kjo teme te zere nje vend te rendesishem ne kete forum dhe mos paragjykohet nga drejtuesit e forumit pasi ketu besoj do shohim tmerrin e vendit tone per te kuptuar sa mafioze apo edhe te eger jemi bere.

    Secili prej jush te sjelle ngjarjet e renda te ketij vendi, por te faktuara te pakten nga nje burim serioz.

    Te shohim shqiperine ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqiat e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 31-12-2011 më 05:50

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kamëz, ekzekutim me armë në një lokal


    Një i ri u vra mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23, në një lokal nate në zonën e Kamzës. Viktima është shtetasi Armando Frroku, i cili u qëllua me armë zjarri.

    Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të castit mes disa të rinjsh. Forcat e policisë së rrethit të Tiranës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku arrestuan shtetasin Kujtim Prenga.

    Bëhet e ditur se Prenga është punonjës i policisë ushtarake. Policia njofton gjithashtu se vrasja është kryer me armë të tipit pistoletë.

    Vrasja në fjalë ndodhi rreth dy orë më vonë pas asaj të regjistruar në Elbasan, e cila tronditi qytetin.

    40-vjeçari Ilir Rexhepi u qëllua me pistoletë teksa ishte duke hipur në automjetin e tij, i parkuar anës rrugës, në qendër të qytetit, pranë lagjes “Vullnetari”.

    Ende nuk janë identifikuar personat që qëlluan mbi viktimën, por deri më tani është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave në komisariatin e policisë.

    Dyshohet se autorët e ekzekutimit e kishin ndjekur viktimën dhe pasi Rexhepi doli nga një lokal, një breshëri plumbash u derdh në drejtim te tij.

    Autorët u larguan me një mjet në drejtim të paditur dhe se policia është vënë në kërkim të tyre. Ndonëse 40-vjeçari u transportua urgjentisht për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, pas ndërhyrjes ai gjeti vdekjen.


    Top-channell

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së premtes.

    40-vjeçari Ilir Rexhepi është qëlluar me pistoletë gjatë momentit që ka qenë duke hipur në automjetin e tij, i parkuar anës rrugës, në qendër të qytetit, pranë lagjes “Vullnetari”.

    Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar mbi viktimën, por deri më tani është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave në Komisariatin e Policisë.

    Dyshohet se personat, ende të paidentifikuar, e kanë ndjekur viktimën
    dhe pasi Rexhepi ka dalë nga një lokal, një breshëri plumbash u derdh në drejtim te tij. Mësohet se autorët janë larguar me një mjet në drejtim të paditur dhe se policia është vënë në ndjekje të tyre.

    Ndonëse 40-vjeçari është transportuar urgjentisht për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, pas ndërhyrjes ai ka gjetur vdekjen.

    Viktima ishte presidenti i një shoqërie të Policisë private në qytet dhe njëkohësisht është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më parë Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si Doda.

    Gjyqi i Dodës ende nuk ka përfunduar, ndonëse ka ndodhur që në 22 Korrik të 2009. Praprakisht, dyshohet se pista e vrasjes ka qenë për hakmarrje, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar asgjë.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Konflikti për pronësine e një trualli ku po ndërtohej një pallat i ka marrë jetën 52-vjecarit Ardian Dervishaj në qytetin e Vlorës.

    Dervishaj ishte ndertues dhe kishte marre disa kohe me pare nje truall nga shtetasi Adnand Gori 31 vjec, i cili per policine eshte autori vrasjes. Konfliktet per perqindjen e ndarjes se ndertimit bene qe 31-vjecari pasditen e djeshme te qellonte me arme zjarri 52-vjecarin.

    Ngjarja ndodhi ne periferi te qytetit te Vlores, ne rrugen transballkanike kur viktima ndodhej prane pallatit qe po ndertohej. Ai eshte takuar me 31-vjecarin, me te cilin kishte debate te vazhdueshme per
    ceshtjen e te drejtave qe vijne nga trualli ndertimit.

    Ne debat e siper 31-vjecari ka qelluar me pistolete ndertuesin, i cili ka marre plage te rende. Ngjarja ndodhi ne oren 14:00 dhe ne oren 19:00 pas shume perpjekjeve nga ana e mjekeve per t'i shpetuar jeten, 52-vjecari vdiq.

    Policia arriti te identifikoje autorin e krimit dhe e ka shpallur ate ne kerkim. 31 vjecari Adnand Gori pasi qelloi me arme u largua ne drejtim te paditur.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Bulqizë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve biznesmen i kromit.

    Burime policore lokale njoftojnë se shtetasit Diamant Tranci dhe Luan Drenova janë qëlluar me armë automatike nga persona që po udhëtonin me një makinë tip fuoristradë.

    Sipas burimeve, dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi për shkak të plagëve të marra kishin nevojë për trajtim të specializuara.

    Burimet shtojnë më tej se agjentë të antikrimit po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët

    e atentatit, që dyshohet të jetë kryer në kuadër të konflikteve për kontrollin e kromit.

    Atentate të tilla janë pothuajse në rend të ditës në vend dhe ndryshe nga këtë herë, në ditët e kaluara kanë përfunduar me vrasjen e disa qytetarëve.

    Katër ditë më parë, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, një person u vra dhe një tjetër u plagos në një atentat që kishte në sfond gjakmarrjen.

    Viktima, shtetasi Nush Gjerkaj, i cili punonte si shofer autoshkolle, ishte duke pirë kafe me një kolegun e tij, kur brenda në lokal u fut një person dhe e qëlloi disa herë me pistoletë.

    Ndërsa më herët gjatë muajit, në fshatin Gjegjan pranë qytetit të Pukës, një 60-vjecar u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë.

    Që atëherë, ende nuk është zbuluar se cilat ishin shkaqet që sollën vrasjen e shtetasit Gjon Prendi dhe as se cilët mund të jenë autorët e këtij akti kriminal.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Vrasjet qe po ndodhin ne shqiperi jane bere dicka e zakoneshme dhe njerzit sikur jane ambientuar me kete duhuri.Vritet njeriu sikur te ishte zog pule dhe askush nga organet shteterore muk mban pergjegjesi ,por edhe ne te njejten kohe nuk analizon shkaqet pse ndodhin keto ngjarje tragjike.E keshtu, kronologjia e ngjarjes vazhdon duke pritur vrasjen e rradhes.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    E forta eshte se ne bilancin vjetor kte vit te policise shqiptare na dolen me 87% sukses ne kapjen e kriminelve lol ,kur vrasjet me te famshme mafioze ne shqiperi sot e ksaj dite akoma sjane zbardh. Kto mesa shof llogarisin si sukses kapjen e xhepistave ne autobuza ,kapjen e hajdutve te makinave , nderkohe per vrasjet ne mes te dites sjane te afte te nxjerrin asnje piste te mundshme se kush qysh tek e vrau? Thjesht dalin me deklereta si ajo e halimit qe tha UNE PREMTOJ QE vrasesit e Konomit do ti sjell para ligjit. Ku i ke o buf?

    Nejse si perfundim shqiperia eshte kthy ne nje New mexico te vogel ose ne nje Rio e ballkanit ku vrasjet sa vijne e po shtohen.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    shqiptaret mbasi u vrane mire e mire per kurva, tani po vriten per toka. Ligji 7501, i ka fututur shqiptaret ne nje hasmeri shekullore, dhe kete, ashtu si dhe 1997-ta, eshte merit e PPSH-se, qe sot ka emrin PSSH, me me krye kanibalin fotos nano.
    Ju kuqalalashet e mesiperm fajin e kane ata qe ju mbeshtisni, sepse me armet qe ju hapet depot dhe me ligjet tuaja ne fuqi, po vriten shqiptaret...

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ky shtete i vrasesve dhe i xhungles ,duhet me deomos te sundohet administrohet nga ushtare dhe polici te huaj Nderkombetare , per ndryshe kjo popullate do te sakatosen ne pergjithesi.

    Funkcionaret shqipetare jane fajtore per gjithe keto vrasje te pa kuptimta .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga Labiiiii Lexo Postimin
    shqiptaret mbasi u vrane mire e mire per kurva, tani po vriten per toka. Ligji 7501, i ka fututur shqiptaret ne nje hasmeri shekullore, dhe kete, ashtu si dhe 1997-ta, eshte merit e PPSH-se, qe sot ka emrin PSSH, me me krye kanibalin fotos nano.
    Ju kuqalalashet e mesiperm fajin e kane ata qe ju mbeshtisni, sepse me armet qe ju hapet depot dhe me ligjet tuaja ne fuqi, po vriten shqiptaret...
    Shume dakord me keto qe ke shkruar,por ke harruar te permendesh gjysmen tjeter te PPSH.Nuk besoj se te ngelet qejfi qe ta plotesoj une.Eshte edhe PD me ne krye S.Berishen.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

Faqja 0 prej 50 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •