Close
Faqja 7 prej 50 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 499
  1. #61
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Plagosje te Komuna e Parisit

    Dy persona u qëlluan me armë zjarri rreth orës 21 e 35 minuta në Komunën e Parisit në Tiranë.

    Sipas të dhënave policore nga një automjet tip “Nisan” fuoristrade, ngjyrë gri, është hapur zjarr në drejtim të shtetasit Aleksandër Gocaj, 27 vjec.

    Por nga zjarri i pakontrolluar i armës së dy personave që qëlluan me breshëri, plumbat kapën edhe 25 vjecaren Megi Jukici, e cila ishte kalimtare në rrugë. Si pasojë e plumbave të marra, 25 vjecarja është plagosur dhe sipas të dhënave paraprake është jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas të dhënave paraprake, policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, pasi ka arritur të identifikojë targën e tyre.

    Policia nuk jep detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje, pasi është ende duke kryer ekspertizën në vendngjarje. Por sipas të dhënave paraprake mendohet se ka identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.

    Ndërsa pak caste më parë u njoftua një vrasje e tretë tek Rruga e Elbasanit. Por ngjarja e fundit ende nuk është konfirmuar nga organet policore.

  2. #62
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Per keto egersira vetem Prorektoriat Nderkombetare qe shqipetarit ti merret arma ,per ndryshe shqipetaret do te vdesin te gjithe duke e vra nejri tjetrin me arme dhe ne trafik te komunikacionit .

    Per Shqiperine pa ligje duhet Prorektoriat Nderkombetare .

  3. #63
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Një farmaciste u ekzekutua vetëm pak metra nga shtëpia e saj rreth orës 18 e 30 minuta të së enjtes në lagjen Shkozë në Tiranë.

    35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit.

    Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35 vjecares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët.

    Policia është duke hetuar në dy pista atë të vrasjes brenda familjes, si dhe atë të grabitjes.

    Viktima është e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.

    Policia tha se ka shoqëruar në rajon dëshmitarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, nga dëshmitë e të cilëve priten të merren të dhëna të hollësishme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Top channel
    Policia duhet te beje hetim te farmacia.A ka kamera brenda te farmacia?Sipas kameres te shihet kush eshte futur ne farmaci dhe ka bere vetem muhabet
    me viktimen,nuk ka dhene recete,nuk ka marre gje.Te kontrollohet inventari i farmacise sa jane shitur dhe cfare me recete dhe te shihet nese jane dhene
    pa recete produkte qetsuese te dhimbjeve,apo substanca material per pergatitje
    heroine.Te shihen sa kane qene furnizimet,sa jane shitur me recete dhe sa kane ngelur.Mundet te kete qene ndonje konflikt i viktimes me furnizusit e ilaceve,
    viktima ka vjedhur me shitjet dhe nuk ka likujduar furnizusit,ose marreveshje te keqia me bleres,tregetare droge,ne dyqan.Kontrollojini telefonin kontaktet dhe
    me ke ka folur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #64
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ka përfunduar fatmirësisht pa asnjë aksident një tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës.

    Një person, i identifikuar si Xhemal Xhurra, 50 vjec, kishte hipur në një vinc 84 metra të lartë, që ndodhej në një pallat në ndërtim e sipër pranë qendrës së kryeqytetit, duke kërcënuar se do të hidhej.


    Fillimisht 50-vjecari u vu re nga kalimtarë të rastit, pak pas orës 18:00. Pikërisht kalimtarët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë. Brenda pak minutash, në vendngjarje kanë mbërritur drejtues të lartë të forcave të rendit, si dhe forcat speciale RENEA.

    Forcat RENEA u vendosën në tarracën e pallatit që ndodhet në ndërtim dhe që aty nisën negociimin me 50-vjecarin Xhurra. Pas shumë minutash negociimi, 50-vjecari lë vincin dhe zhvendoset në tarracën e pallatit, aty ku e prisnin forcat special.

    Nuk dihet motivet që e cuan 50-vjecarin në tentativën e tij për të vrarë veten. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin të gjitha këto shkaqe.


    Top channel

  5. #65
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dy ngjarjet e fundit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë dy femra, të cilat tronditën opinionin publik kanë qenë shkaku që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka nisur valën e lëvizjeve në polici.

    Ne perfundim te analizave per gjendjen e kriminalitetit Burgaj ka argumentuar se duhet te kryheshin levizje. Dy vrasjet ne harkun kohor te tre oreve te se enjtes kane qene zanafilla e shkarkimeve.

    Drejtori i Policise se Tiranes, kryekomisar Sajmir Muça, eshte shkarkuar nga posti i drejtuesit duke u derguar ne akademine e Rendit, ndersa vendin e tij, e merr kryekomisar Bernard Çaushaj, i cili me pare ka drejtuar, qarqet e Korçes, Shkodrës dhe Beratit.


    Por ne analizen e tij, drejtori i Pergjithshem Burgaj ka firmosur edhe lirimin e dy nendrejtoreve, Dorian Muça dhe Gjergj Jorgo.

    Muca i cili u sulmua vetem pak kohe me pare me nje sasi te kosniderueshme tritoli ne banesen e tij do te drejtoje seksionin e pastrimit te parave ne Drejtorine e Pergjithshme, ndersa Jorgo i akuzuar shpesh edhe nga opozita, si nje militant partiak u dergua ne krye te forcave levizese operacionale, vend qe me pare mbahej nga Shemsi Premci. Ky i fundit dergohet si drejtor i policise ne qarkun e Dibres.

    Ylli Metko ka marre drejtimin e policise se Korçes dhe Artan Cuku drejtimin e Policise se Vlorës. Dy nendrejtoret e rinj te policise Tirane, do te jene Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. Drejtoria e policise qarkut Tirane, gjate vitit te shkuar arriti te zbuloje 22 nga 24 vrasje qe ndodhen ne kete qark. Po gjate vitit 2011, ajo i referoi prokurorise mbylljen e hetimeve per nxitje te dhunes ne protestat e 21 janarit.

  6. #66
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Shpenzimi i një shume parash nga rroga është bërë shkak për një grindje mes babait dhe djalit, grindje gjatë të cilës ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, duke përfunduar në spital.

    Sajmir Boçaj u plagos rëndë me mjete të forta nga babai i tij, ndërkohë që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. sipas "Shqip", ngjarja që për pak i kushtoi jetën 32-vjeçarit, banor në qytetin e Urës Vajgurore, ndodhi në familjen Boçaj, pas një grindjeje mes tij dhe të atit.

    Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka bërë me dije për sherrin e ndodhur mes familjarëve Boçaj, çfarë ka bërë që uniformat blu të shkojnë menjëherë në vendin e ngjarjes. Informacioni ka mbërritur më pas dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, që ka dërguar ekspertë në vendin e ngjarjes. Në banesën e familjes Boçaj është gjetur i plagosur rëndë 32-vjeçari, i cili ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe në trup. Ai është dërguar me urgjencë pranë Qendrës Spitalore të Beratit.

    Burime të repartit të kirurgjisë bënë me dije se, Boçaj është paraqitur me fraktura në trup dhe plagë të shumta shkaktuar me mjete të forta. Sipas bluzave të bardha, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e disa hematomave të shkaktuara nga goditja me mjete të forta. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu që shkuan në vendin e ngjarjes prangosën babanë 73-vjeçar të të dëmtuarit, i cili akuzohet për plagosjen e djalit të tij. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se shkak për këtë plagosje është bërë një grindje e çastit mes babait 73 vjeç dhe djalit të tij. Ky i fundit mësohet se ditën e djeshme kishte shpenzuar një shume parash nga paga e tij për të pirë me shokët pas punës, gjë që duket se ka shkaktuar zemërim tek babai. Sipas familjarëve, 32-vjeçari, baba i dy fëmijëve, që punonte në një gurore, ditën e djeshme pasi ishte kthyer nga puna, kishte dalë me shokët për të pirë dhe kishte shpenzuar një pjesë të rrogës që sapo kishte marrë. Kur është kthyer në banesë, djali, që është edhe vetë prind, është përballur me fyerjet dhe më pas dhunën që babai ka ushtruar ndaj tij me mjete të forta.

    Kushtet e rënda ekonomike në familjen me gjashtë anëtarësh ku punonte vetëm 32-vjeçari, duket se e kanë bërë të papranueshëm faktin që djali kishte shpenzuar para për qejf. Pasi kanë shkëmbyer fjalë të rënda, babai ka marrë në dorë një dru dhe e ka qëlluar disa herë të birin në kokë dhe në trup, duke e lënë të shtrirë përtokë. Sipas burimeve të policisë, 73-vjeçari u arrestua dhe tashmë do të përballet me veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

    Top channel

  7. #67
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Policia në qytetin e Gramshit ka arrestuar një 38-vjecar pasi kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij, e kthyer para pak kohësh nga Italia.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Seda.

    Bashkëshortja e tij 34-vjecare, sipas burimeve, jetonte tek të afërmit në Itali pasi i shoqi e dhunonte sistematikisht.

    Burimet shtojnë më tej se nga të shtënat e armës së 38-vjecarit nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në praninë e fëmijëve të ciftit.

    Top channel

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Shpenzimi i një shume parash nga rroga është bërë shkak për një grindje mes babait dhe djalit, grindje gjatë të cilës ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, duke përfunduar në spital.

    Sajmir Boçaj u plagos rëndë me mjete të forta nga babai i tij, ndërkohë që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. sipas "Shqip", ngjarja që për pak i kushtoi jetën 32-vjeçarit, banor në qytetin e Urës Vajgurore, ndodhi në familjen Boçaj, pas një grindjeje mes tij dhe të atit.

    Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka bërë me dije për sherrin e ndodhur mes familjarëve Boçaj, çfarë ka bërë që uniformat blu të shkojnë menjëherë në vendin e ngjarjes. Informacioni ka mbërritur më pas dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, që ka dërguar ekspertë në vendin e ngjarjes. Në banesën e familjes Boçaj është gjetur i plagosur rëndë 32-vjeçari, i cili ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe në trup. Ai është dërguar me urgjencë pranë Qendrës Spitalore të Beratit.

    Burime të repartit të kirurgjisë bënë me dije se, Boçaj është paraqitur me fraktura në trup dhe plagë të shumta shkaktuar me mjete të forta. Sipas bluzave të bardha, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e disa hematomave të shkaktuara nga goditja me mjete të forta. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu që shkuan në vendin e ngjarjes prangosën babanë 73-vjeçar të të dëmtuarit, i cili akuzohet për plagosjen e djalit të tij. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se shkak për këtë plagosje është bërë një grindje e çastit mes babait 73 vjeç dhe djalit të tij. Ky i fundit mësohet se ditën e djeshme kishte shpenzuar një shume parash nga paga e tij për të pirë me shokët pas punës, gjë që duket se ka shkaktuar zemërim tek babai. Sipas familjarëve, 32-vjeçari, baba i dy fëmijëve, që punonte në një gurore, ditën e djeshme pasi ishte kthyer nga puna, kishte dalë me shokët për të pirë dhe kishte shpenzuar një pjesë të rrogës që sapo kishte marrë. Kur është kthyer në banesë, djali, që është edhe vetë prind, është përballur me fyerjet dhe më pas dhunën që babai ka ushtruar ndaj tij me mjete të forta.

    Kushtet e rënda ekonomike në familjen me gjashtë anëtarësh ku punonte vetëm 32-vjeçari, duket se e kanë bërë të papranueshëm faktin që djali kishte shpenzuar para për qejf. Pasi kanë shkëmbyer fjalë të rënda, babai ka marrë në dorë një dru dhe e ka qëlluar disa herë të birin në kokë dhe në trup, duke e lënë të shtrirë përtokë. Sipas burimeve të policisë, 73-vjeçari u arrestua dhe tashmë do të përballet me veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

    Top channel
    plak me mend , mire ja ka bere kur nuk merr vesh me fjale drurin e ka hak, le ti dale pija ne spital tani

  9. #69
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Ka përfunduar fatmirësisht pa asnjë aksident një tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës.

    Një person, i identifikuar si Xhemal Xhurra, 50 vjec, kishte hipur në një vinc 84 metra të lartë, që ndodhej në një pallat në ndërtim e sipër pranë qendrës së kryeqytetit, duke kërcënuar se do të hidhej.


    Fillimisht 50-vjecari u vu re nga kalimtarë të rastit, pak pas orës 18:00. Pikërisht kalimtarët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë. Brenda pak minutash, në vendngjarje kanë mbërritur drejtues të lartë të forcave të rendit, si dhe forcat speciale RENEA.

    Forcat RENEA u vendosën në tarracën e pallatit që ndodhet në ndërtim dhe që aty nisën negociimin me 50-vjecarin Xhurra. Pas shumë minutash negociimi, 50-vjecari lë vincin dhe zhvendoset në tarracën e pallatit, aty ku e prisnin forcat special.

    Nuk dihet motivet që e cuan 50-vjecarin në tentativën e tij për të vrarë veten. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin të gjitha këto shkaqe.
    Top channel
    Policia:Zbrit nga vinci dhe hajde merr nje bilete avioni per ne Tahiti,plazh,hotel me 5 yje,vakanca e paguar nga shteti.Do vish apo jo poshte?
    Xhurra: Ja ja erdha. lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #70
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Shpenzimi i një shume parash nga rroga është bërë shkak për një grindje mes babait dhe djalit, grindje gjatë të cilës ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, duke përfunduar në spital.

    Sajmir Boçaj u plagos rëndë me mjete të forta nga babai i tij, ndërkohë që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. sipas "Shqip", ngjarja që për pak i kushtoi jetën 32-vjeçarit, banor në qytetin e Urës Vajgurore, ndodhi në familjen Boçaj, pas një grindjeje mes tij dhe të atit.

    Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka bërë me dije për sherrin e ndodhur mes familjarëve Boçaj, çfarë ka bërë që uniformat blu të shkojnë menjëherë në vendin e ngjarjes. Informacioni ka mbërritur më pas dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, që ka dërguar ekspertë në vendin e ngjarjes. Në banesën e familjes Boçaj është gjetur i plagosur rëndë 32-vjeçari, i cili ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe në trup. Ai është dërguar me urgjencë pranë Qendrës Spitalore të Beratit.

    Burime të repartit të kirurgjisë bënë me dije se, Boçaj është paraqitur me fraktura në trup dhe plagë të shumta shkaktuar me mjete të forta. Sipas bluzave të bardha, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e disa hematomave të shkaktuara nga goditja me mjete të forta. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu që shkuan në vendin e ngjarjes prangosën babanë 73-vjeçar të të dëmtuarit, i cili akuzohet për plagosjen e djalit të tij. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se shkak për këtë plagosje është bërë një grindje e çastit mes babait 73 vjeç dhe djalit të tij. Ky i fundit mësohet se ditën e djeshme kishte shpenzuar një shume parash nga paga e tij për të pirë me shokët pas punës, gjë që duket se ka shkaktuar zemërim tek babai. Sipas familjarëve, 32-vjeçari, baba i dy fëmijëve, që punonte në një gurore, ditën e djeshme pasi ishte kthyer nga puna, kishte dalë me shokët për të pirë dhe kishte shpenzuar një pjesë të rrogës që sapo kishte marrë. Kur është kthyer në banesë, djali, që është edhe vetë prind, është përballur me fyerjet dhe më pas dhunën që babai ka ushtruar ndaj tij me mjete të forta.

    Kushtet e rënda ekonomike në familjen me gjashtë anëtarësh ku punonte vetëm 32-vjeçari, duket se e kanë bërë të papranueshëm faktin që djali kishte shpenzuar para për qejf. Pasi kanë shkëmbyer fjalë të rënda, babai ka marrë në dorë një dru dhe e ka qëlluar disa herë të birin në kokë dhe në trup, duke e lënë të shtrirë përtokë. Sipas burimeve të policisë, 73-vjeçari u arrestua dhe tashmë do të përballet me veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.
    Top channel
    Ne ato familje qe ndodhin veprime te dhunshme kaq ekstreme,nuk ka dashuri.
    Prindi eshte hipokrit kur thote e dua femijen dhe e rref dhe e ben per spital.
    Cuni ka qene dru i shtrember qe nuk rregullohet me,pijanec.Plaku eshte budalla
    dhe e meriton burgun.Nuk ka punuar me cunin kur ka qene femije qe te merrte nje shkolle dhe profesion te hajrit.E paguan neglizhencen si prind tani.
    Mesime nga jeta.Plak idiot.
    Edhe ai cuni si nuk e ka mbrojtur veten?32 vjec te rrifet nga nje plak 73.
    Harxhoi ai leke piu 3 dopjo,harxhim i madh shume,8 euro,bigfaking deal,lol
    Qesharake.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 7 prej 50 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •