balkanweb
-
Autori që vrau arkëtaren e bankës, dyshohet dhe për vrasjen e argjendarit
TIRANE-Policia e Tiranës deklaroi sot se autori i vrasjes së arkëtares së filialit të bankës ‘NBG’ të martën në Tiranë mund të jetë implikuar në një vrasje tjetër, po me motiv grabitjen.
Arma që qëlloi mbi arkëtaren Leonora Kaloci, nënë e 2 fëmijëve dhe rojes së bankës Skënder Elmazi ka qenë tepër e njohur për hetuesit. Sipas tyre, e njëjta armë është përdorur në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinanaj, më 21 tetor të vitit 2011 në në argjendarinë që ndodhej mes rrugës "Siri Kodra" e “Ferid Xhajko”, të kryeqytetit.
61-vjeçari i vrarë në tetor 2011, ndodhej në argjendarinë në pronësi të tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Unazë, kur një person i maskuar hyri në dyqan, kërkoi paratë dhe pasi argjendari kundërshtoi e qëlloi atë dy herë me armë dhe e la të vdekur në vend.
Policia tha se nuk mund të aludojë në lidhje me çështjen, por shtoi se ekspertiza tregon se e njëjta armë është përdorur në vrasjen e argjendarit, por edhe të arkëtares së filialit të NBG, fakte qe tregojne se vrasësi bredh i lirë ende.
Për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, u arrestua dhe u mbajt në burg për 2 muaj një i ri nga Kosova, i dyshuar nga përshkrimet e dëshmitarëve, por ndaj tij nuk u gjetën prova të mjaftueshme ndaj ai u la i lirë për mungesë të fakteve.
Nderkohe dhjetra persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në filialin e bankës NBG në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Policia ka shoqeruar çdo person që ka ngjashmëri fizike me autorin e dyshuar të ngjarjes.
Shtetasja Leonora Kaloçi, 43 vjeçe gjeti vdekjen dhe roja i bankës, shtetasi Skënder Elmazi, 50 vjeç, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në bankë nga persona ende te paidentifikuar qe ksihin si qellim grabitjen e filialit bankar.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
Vrasja e arkëtarës së bankës pa autor, policia 10 mijë euro për kapjen e tij
Vrasja e arkëtares, dëshmitarja: Grabitësi i bankës nuk kërkoi para
Grabitja e bankës, vritet arkëtarja, nënë e 2 fëmijëve, plagoset roja
VIDEO: Autori që vrau arkëtaren e bankës, dyshohet dhe për vrasjen e argjendarit
-
A e ka shpallur policia foton e ketij ne TV-era ta shikoj poplli e te japi informacione?
ky kanibal duhet kapus sa me shpejt se qenka vrases i rrezikshem..
Krijoni Kontakt