Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    J. Greene: Shqiptarët,racë ariane, pellazgët, të quajtur ilirë nga romakët

    Shqiptarët janë një racë ariane, të njohur së pari si pellazgë, por të quajtur ilirë nga romakët. Aleksandri i Madh, pushtoi Azinë me 25.000 ushtarë shqiptarë. Vendi i tyre shtrihet përgjatë bregut të Detit Adriatik, me Malin e Zi në veri, Greqinë në jug dhe Maqedoninë në lindje. Është një vend shumë malor, i ndarë përmes nga lumi Shkumbin, i cili derdhet në Adriatik. Banorët në veri të këtij lumi njihen si Gegët edhe pse këta e quajnë veten Shkipëtar (malësorë), dhe ata në jug të lumit njihen si toskë. Që nga kohët më të hershme ata janë ndarë në fise, secili besnik ndaj kryetari të tij. Ata nuk durojnë dëmtimet e bërë ndaj ndonjë anëtari të fisit dhe gjakmarrja (hakmarrja) është diçka e zakonshme. Ata, ashtu si malësorët e Skocisë, veshin fustanellë dhe xhaketë të qëndisur. Janë një racë e bukur, e pavarur e trime dhe burrat lëvizin gjithmonë të armatosur. Duan jashtë mase malet e tyre dhe janë patriotë të mëdhenj. Gratë e tyre kryejnë shumë punë jashtë shtëpie, por janë të trajtuara me respekt. Edhe pse me disa lloje dialektesh, gjuha e tyre është një dhe zakonet e tyre janë një.

    Për 2000 vjet ata kanë qenë nën sundimin grek, romak, sllav dhe turk. Që pas thyerjes dhe vdekjes së heroit të tyre të madh, Skënder Beu, në 1467, vendi i tyre u pushtua nga ushtritë turke, por Turqit kurrë nuk i nënshtruan vërtetë ata dhe shpesh, fiset refuzonin që të paguanin taksat. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, pas pushtimit turk të vendit të tyre, shumë kryetarë fisesh shqiptare e shpallën veten myslimanë, në mënyrë që të mbanin tokat dhe për të pasur miratim për pushtetin e tyre, dhe shumë anëtarë fisesh - ndonjëherë tërë fisi - ndiqnin shembullin e kryetarëve të tyre. Megjithatë, shqiptarët, kurrë nuk u bënë myslimanë të mirë. Ata nuk kanë qenë të përpiktë në thënien e lutjeve të tyre apo në respektimin e agjërimeve dhe festave dhe nuk kanë ndjekur zakonet poligame të turqve. Në të vërtetë, thuhet se disa shqiptarë myslimanë i kanë rritur bijtë e tyre si myslimanë dhe bijat e tyre si të krishtera. Shqiptarët supozohet të jenë rreth një milion e gjysmë, prej të cilëve dy të tretat janë myslimanë dhe nga ajo që mbetet 300.000 i përkasin kishës katolike greke dhe 250,000 kishës katolike romake. Rreth 35.000 shqiptarë kanë emigruar në Amerikë.

    Turqit u kanë dhënë poste të larta civile e ushtarake shumë shqiptarëve dhe tirani Sulltan Hamidi, rekrutoi 5.000 shqiptarë si truproja të tij. Turqit gjithsesi, për shekuj me radhë, nuk kanë bërë asgjë për të hapur Shqipërinë duke i bërë rrugë, asgjë për të nxitur bujqësinë apo për të promovuar edukimin. Nuk është çudi pra, që shqiptarët janë tmerrësisht të varfër dhe se rreth 90 për qind e popullsisë është analfabete. Pas Luftës Ballkanike (1912-1913) pothuajse gjysma e Shqipërisë ishte e pushtuar nga grekët, serbët e malazezët dhe po të mos ishte për ndërhyrjen e Fuqive Europiane, të gjitha tokat e tyre do të ishin konfiskuar nga shtetet armiqësore përreth. Si popull i pavarur arian, as sllave, as Grek, Fuqitë e Mëdha vendosën që t’i njohin shqiptarët si shtet i pavarur.



    Titulli: Leavening the Levant (1916)

    Autori: Greene, Joseph K.,

    Botues: Boston, The Pilgrim Press, 1916
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    .................................................. .................................................. ..........
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Ajo cka te huajt apo dhe shqiptaret kane shkruajtur per shqiperine, tani ste duket asgje tjeter vecse si nje poeme e bukur romantike.
    Gjithe ato komplimente qe na behenhistorikisht nuk rreflektojne aspak me shqiperine, dhe shqiptaret e sotem.
    Nuk ia vlen t'ia bejme qejfin vetes me shkrime te bukura!!!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    Nese dikush ka mundesi te me siguroje nje biografi per Joseph K. Greene , ju lus te me kontaktoni, eshte shume e rendesishme te krijome nje artikull ne wikipedia per kete autor, meqe ka shkruar pikerisht per ne shqiptaret !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •