Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Noli synonte nje shtet kominternist. I gjithe frymezimi i tij dhe i pseudoqeverise se tij, ka qene Moska dhe idetet e Kominternit.

    Noli ka qene gjenial ne shume drejtime, mirepo ne poliitike ka qene nje zero. Bile edhe komunistet frymezoheshin nga grushti i shtetit i 1924, mirepo asnjehere nuk ju erdhi Noli ne Shqiperi.
    Po te vinte Noli ne Shqiperi ose do te ishte shpallur "non grata" ose do te kishte perfunduar ne burg te Burrelit, prej te cilit mund te dilte vetem nese do te kishte kryer vetevrasje!
    Ik o Dydrinas bej nani nani,ne cdo teme ti byrazer ja fut si Kau Peles apo ky eshte qellimi yt??

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Ik o Dydrinas bej nani nani,ne cdo teme ti byrazer ja fut si Kau Peles apo ky eshte qellimi yt??
    Noli ka qene kominternist. Nese nuk e di atehere shfleto shkrimet lidhur me marredheniet e tij me Kominternin.


    KONARE, Fan Noli dhe projekti i Federates Ballkanike.


    Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn

    2008-07-19

    Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn

    "Ju atje duhet tė jini qėndra e degės tė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s\‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njėherė e mirė e tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komisionit tė Pėrgjithshėm tė degės, jemi antarė dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajėshme etj., do t\‘i dėrgojmė atje. Dega tė ardhurat e saj do t\‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do ta nisė nė qėndrėn e pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju atje tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare dhe tė bisedoni nė punrat e Grupit". Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė njėrėn nga dy letrat e gjetura kohėt e fundit nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, ku Sejfulla Malėshova (ish-ministri i parė i Kulturės nė qeverinė komuniste tė Enver Hoxhės nė vitet 1945-46) ua dėrgonte ato shokėve tė tij tė grupit komunist, nė vitin 1928, kur ai ndodhej me studime nė Bashkimin Sovjetik, pas bursės sė dhėnė nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), qė kryesohej nga Fan Noli. Po ēfarė ishte Komiteti Nacional-Revolucionar? Kur ishte formuar ai? Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Ēfarė shkruhet nė dy letrat e Malėshovės (tė cilat po i publikojmė tė plota mė poshtė nė kėtė shkrim) dhe kush ishin anėtarėt e tjerė tė atij grupi komunist, pėr tė cilėt, Faik Konica thoshte se njė ditė ata do tė kthehen nė atdhe dhe do t\‘i vėnė zjarrin gjithė Shqipėrisė?

    Ēfarė ishte KONARE?

    Pas rikthimit tė Ahmet Zogut nė pushtet, nė fundin e dhjetorit tė vitit 1924, pothuajse pjesa mė e madhe e kundėrshtarėve tė tij politikė, qė ishin implikuar nė kundėrrevolucionin e qershorit, apo siē ėshtė njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist tė para viteve \‘90-tė si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrėzoi me anėn e forcės sė armėve qeverinė e ligjshme tė Shefqet Vėrlacit, u detyruan tė largoheshin nga Shqipėria. Pjesa mė e madhe e tyre u vendos kryesisht nė Bari tė Italisė, ku pėrfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe nė Francė e Austri. Grupi kryesor i kundėrshtarėve mė tė betuar tė Zogut u vendos nė Vjenė dhe qė nga kryeqyteti austriak ata vendosėn qė ta vazhdonin luftėn pėr pėrmbysjen e qeverisė sė Ahmet Zogut, e cila kishte dalė nga zgjedhjet e lira tė janarit tė vitit 1925. Nė kėtė kontekst ata u pėrpoqėn tė gjenin aleatėt e mundshėm, ku do tė mbėshteteshin pėr vazhdimin e luftės sė tyre kundėr Ahmet Zogut. Kėshtu, njė pjesė e mėrgatės politike antizogiste e Vjenės, qė kishte si lider kryesor tė saj Fan Nolin, vendosi qė tė mbėshteteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili nė atė kohė luante dhe rolin kryesor tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė botėn. Pas kėsaj, ky grup i dėrgoi njė letėr qeverisė sovjetike, ku me anėn e saj ata i kėrkonin pėrkrahje morale dhe politike nė luftėn kundėr regjimit tė Zogut, tė cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kėsaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatėn Komuniste Ballkanike dhe nėpėrmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kėsaj, duke u mbėshtetur nė ndihmėn e Federatės Ballkanike, ky grupim politik qė kryesohej nga Fan Noli, mė 25 nėntor tė vitit 1925, organizoi nė Vjenė njė konferencė, ku u pėrfaqėsuan edhe rryma tė ndryshme tė mėrgatės politike shqiptare qė ishte vendosur nė shtetet e ndryshme tė Evropės. Nė kėtė mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Nė kėtė komitet, pėrveē kryetarit tė tij, Fan Nolit, morėn pjesė dhe Halim Xhelo Tėrbaēi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Ēami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kėsaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe mė tepėr luftėn kundėr Ahmet Zogut, sidomos me anė tė gazetės sė tij, "Liria Kombėtare", tė drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, tė cilėn ata e nxirrnin nė Gjenevė. Nė atė kohė, nė sajė tė lidhjeve qė KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bė e mundur qė 14 shqiptarė tė shkonin me studime nė Moskė dhe Leningrad. Kėta studentė ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Ēela, Fetah Ekmekēiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Kėlliēi, Reshit Daēi, Sejfulla Malėshova, Selim Shpuza dhe Haki Stėrmilli. Mė pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndėrroi emrin e tij dhe filloi tė quhej Komiteti i Ēlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve \‘30, njė pjesė e krerėve kryesorė tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen nė Shqipėri, por pa mundur qė tė organizoheshin dot dhe nė atė periudhė nuk patėn ndonjė veprimtari tė spikatur komuniste. Gjatė viteve tė regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe nė librin "Historia e Shqipėrisė" nuk u pasqyrua e vėrteta e saj. Kėshtu u hoqėn fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerėve kryesorė tė saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Ēami etj., tė cilėt gjatė viteve qė pasuan nuk e ndoqėn mė lėvizjen komuniste, qė kishin nisur nė rininė e tyre. Pėrveē kėsaj, nė librin "Historia e Shqipėrisė" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtėsisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nėnshkrua nė mbledhjen e 24 prillit tė vitit 1927.


    Konica kundėr KONARE-s

    Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik tė inkuadruar nė Komitetin Nacional-Revolucionar, qė udhėhiqej nga Fan Noli, pėrveē reaksionit qė ngjalli nė qeverinė e Ahmet Zogut, pati dhe kritika tė shumta nga personalitete tė diasporės. Njė nga kėta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqėrinė atdhetare "Vatra", qė pėrbėhej nga emigrantė shqiptarė tė vendosur nė SHBA. Nė gazetėn "Dielli" (Boston, e shtunė 15 maj 1926), qė nxirrte Shoqėria "Vatra", lidhur me veprimtarinė e grupimit politik tė Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis tė tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojė tė mara nė kohrat e fundit, pėrmbledhim kėto mi propagandėn bolshevike nė mes tė shqiptarėve. Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė shqiptari tė rritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish vetėm njė fytyrė e sėrės sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup i vogėl i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer nė Rusinė Bolshevike, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit nė Shqipėri dhe me t\‘ė ikur tė Fan Nolit jashtė, qėndra e propagandės bolshevike u transferua natyrshit jashtė. T\‘ė ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedime me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė u dhanė, e u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt u kanė lidhur rroga dhe disa tė ikurve, tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrė nė sy zhvillimet revolucionare qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna bolshevike u kėrkojė armiqėve tė Shtetit t\‘onė nj\‘a dhjetė djem shqiptarė, qė tė venė nė shkollėn e veēantė tė Moskės, ku formohen axhentat e Bolshevizmės. Kėta studentė tė ēuditshėm, u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revoluscjes qė tė venė nesėr t\‘i vėnė zjarrin vendit tė tyre ose tė bien nė duart e policisė dhe tė humbasin jetėn e tyre pėr dhjamė qeni".

    Letra e parė e Sejfulla Malėshovės

    Leningrad 28.01 1928

    I dashur shok. Bashkė me kėtė po nisim dhe pėrkthimet, ose mė mirė parathėniet vetėm, pse siē e di, ata duan tė dinė se ē\‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me tė nga ana e grupit dhe pyete ē\‘bėn me statutin dhe instruksionet qė po pėrgatisin. Pyete pastaj pėr Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave qė kemi marrė ay se ka kuptuar mirė fare ēėshtjen dhe se ne duhet tė jemi me tė nė kontakt, ndryshe s\‘kemi se si tė jemi nė kurs tė punėve tė Shqipėrisė. I thuaj ē\‘qe arsyeja qė nuk ja dėrguan letrėn qė i shkruam Fundos dhe pėrpiqeni tė marē vesh kur do tė mbarohet apokrosimativisht punė e statutit. Nė qoftė se kjo do tė vejė gjatė, atėhere u thuaj tė tė thonė ē\‘mendojnė pėr grupin dhe pas letrės qė kemi kuptuar mirė qėllimet e K J (Komunistėve Jugosllavė) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do tė ketė ardhur tashti aty dhe ti me ēdo mėnyrė pėrpiqu t\‘a gjesh. Dhe me punėn e pėrkthimeve pyeti si kanė ndėr mėnt dhe kur t\‘i botojnė. I thuaj Hoxhės tė na bėjė nė formė dekllarat e njė shkresė, nė tė cilėn tė tregojė arsyet e abstenimit tė tij, kur u votua rezollucioni dhe dėnimi i Shpuzės edhe bashkė me kėtė version e tij tė bisedimeve …tė nxehta qė kini pasur ti me atė dhe Rexhepi me atė. Kėtė e kėrkojmė pse dy shokė tė grupit Godeli dhe Filati qahen pėr tė dhe njeri prej tyre, Godeli, thotė se Hoxha e motivon abstenimin e tij kėshtu: Malėshova me Zavalanin kurdisin njė intrigė kundėr tė pafajshmit, tė papėrlyerit Shpuzė dhe shokėt e tjerė i hoqėn pas hundės dhe se vetėm Hoxha, i patundur posi shkėmbi, nuk ra nė kėtė intrigė. Ne duam tė dimė ē\‘ thotė Hoxha pėr kėtė akuzė qė po i bėhet. Pun\‘ e Ramos ē\‘u bė? Ju a u futėt nė parti? Kur tė na shkruash duhet qė tė kesh letrėn tonė parasysh dhe pikė pėr pikė tė na pėrgjigjesh. Dhe te Borisi shko dėndur, e gjete librėn mbi ēėshtjen e atyre nė Shqipėri? Pėr punė tė gazetave i shkruani Qerimit qė tė interesohet tė na i dėrgojnė.

    Shokėve tė fala. Yti me mall Sejfulla Malėshova.

    Letra e dytė e Sejfulla Malėshovės

    Leningrad, 25. IX. 1928

    Tė dashur shokė, ne kėtu i jemi vėnė punės dhe besojmė qė nė njė muaj e sipėr si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithė shėnime do tė jenė gati. Veē kėsaj Zavalani bėri nė maqinė disa kopje tė Statutit, tė cilėn e pėrktheu dhe rusisht pėr Kominternin. Juve po ju dėrgojmė njė kopje. Zavalani pėrktheu instruksionet rusisht pėr KJ. Njė kopje shqip tė instruksioneve po jua dėrgojmė. Ju si vini me pėrkthimet? Duhet qė jo vetėm tė vazhdoni, po edhe t\‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dėgjohet kakrima i duket se ka rėnė butė atje nė jugė. Kur tė vijė mos harroni t\‘i thoni se duhet tė vijė kėtu me domosdo. Kajnon se arrimė dot nė stacion atė mbrėmje qė u nis. Rexhepi ē\‘bėri. E kapėrxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet tė jeni qėndra e degės sė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s\‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njė herė e mirė dhe tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komis, tė Pėrgj. jemi antarė tė degės dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajshme etj do t\‘i dėrgojmė aty. Dega tė ardhurat e saj do t\‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do t\‘ia nisė nė qėndėr tė pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju aty tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare, tė bisedoni nė punrat e Grupit. Duhet qė tė pėrpiqemi qė secili tė marrė pjesė aktive nė ēėshtjen e pėrgjithshme dhe tė ndjejė se nuk ėshtė njė njeri i izoluar, por njė njeri i organizuar, antar i njė organizate luftarake. Ne vendosmė si cilido prej jush muaj pėr muaj dhe rregullisht t\‘u dėrgojnė nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se kėto asnjė prej jush nuk ka pse ua dėrgon pse ju tek, po pse ėshtė i detyruar nga organizata. Dhe ju kini tė drejtė tė pretendoni qė tė ju dėrgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t\‘i marrė prej Reshat Kėlliēit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzės, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malėshovės. Shuaipit po i dėrgojmė proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le tė na japė mendimin e tij. Presim pėrgjigjie". Pėr Komisionin e Pėrgjithshėm. S. Malėshova.

    http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/4ce53a834c376be5bdead843b02f6367.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-12-2011 mė 17:05

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    busi.. busi otobusi..

    te kam then.. fol per mit xhagera..e frizera.. e rrokenrrollera.. se me to je rrit e i din..

    kto punt e historis.. i din si puna e dhis punt e farmacis..
    kto punt e historis i di ..pak .. e di se Noli ishe i mirė e Zogu i keq ...

    P.S. e sa i perket Rock n Roll-it nese per ty osht nenqmim , per mua osht mburje .. njejt sikurse Noli vs. Zogu

    ....dhija i han letrat d.m.th. edhe receptat ... ruju se po mbetesh pa barna kur te shkosh ne barnatore , qe ju ne Suedi i thoni apoteke ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    O Dydyrinas,
    e di si eshte puna juaj te Pd-se ne Forum,ju vuani nga SALO-MANIA,
    e njejta gje ndodh dhe ata te Ps-se ne forum,buajne nga EDUSH-MANIA,
    te paret cdo mize qe fluturon,eshte Komuniste,dhe per te dytet cdo mushkonje qe fluturon eshte anti Ps-e,iste.
    Degjo mor djale,mund te sjellesh shkrime sa te duash per Nolin,per komiterna e ster-komiterna,Figura e NOLIT akoma nuk ka dale ne drite apo te eresohet,sepse pallosha si Sala dhe Nano-Edushi,ja kan p.j.e.r.dh.u.r cdo gje ne histori dhe ate M.u.t te quajtur AKADEMIA e Shkencave,ku gjen vec Salomaniste dhe Ps-iste.
    Kush eshte matur me NOLIN,ka dale shume i vogel ne radhe te pare...(ketu nuk hyn ti)

    Kush eshte NOLI.............
    Fan Noli midis letėrsisė dhe politikės
    Fan Noli lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), njė fshat shqiptar nė Traki, jo shumė larg nga Edreneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar me shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati i tij, Stiliani, ndonėse trashėgoi njė pronė tokė, nuk u morr me bujqėsi, po shėrbeu si psalt nė kishėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur Noli hoqi sėmundje tė rėnda, prandaj shkollėn e nisi me vonesė. Shkollėn fillore dhe tė mesme i bėri nė gjuhėn greke. Por tek ai ndikoi me shumė krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues nė atė vit shkollor. Nė vitin 1900 shkoi nė Greqi me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belge, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarė dhe as studimet nuk i bėri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punonte atje, iu ngjall dėshira pėr t'u marrė me dramaturgji. Mė 1903 shkoi nė Egjipt, ku filloi punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė ai njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė tė tjerė ai nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikuj publicistikė, pėrkthen greqisht «Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet» tė Sami Frashėrit. Mė 1909 njihet me Faik Konicėn[3] Nga viti 1908 deri mė 1912 kryen studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit, tė cilat i pėrfundon me cum laude nė Bachelor of Arts. Nė fund tė jetės sė tij shkon nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdale, vdiq mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrsėri shkoi nė ShBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė "Historia e Skėnderbeut". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjerė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e revolucionit demokratik tė qershorit 1924, pas ngadhėnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathtėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaja. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mėrgimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri. Fillimisht u vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogistė e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e revolucionit demokratik tė qershorit]], pėr denoncimin e regjimit zogistė dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Europa dhe u vendos pėrfundimisht nė ShBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri Historisė sė Skėnderbeut, nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė autobiografi tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllimi me vjersha Albumi u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Pro Nolit...........
    Pro dhe kundėr Nolit / Flasin profesorė shkrimtarė dhe pėrkthyes nė lidhje me problematikėn e pėrkthimeve tė librave tė Nolit. Nė kėtė debat kanė marrė pjesė disa nga emrat mė tė spikatur tė gjuhėsisė dhe pėrkthimit, si Xhavat Lloshi, Edmond Tupja, Irena Lama, Eshref Ymeri, Shpėtim Ēuēka, Rajmonda Moisiu, Nuri Dragoj, etj. I gjithė debati ėshtė hapur pas njė ideje tė hedhur nga shkrimtari dhe pėrkthyesi Agron Tufa, i cili ėshtė shprehur se pėrkthimet e Fan Nolit duhen ripėrkthyer, pėr tė shpėtuar kėshtu nga njė radhė folklorizmash e ideologjizmash qė hasen sa nė tekstet e pėrkthyera, sa nga klasikėt e sa nė parathėniet e tyre.

    Tufa, edhe vetė njė pėrkthyes, ėshtė shprehur se njė pjesė e mirė e klasikėve, nė mos tė gjithė, duhen ripėrkthyer. Kjo sipas tij duhet bėrė ngase gjuha dhe dinamikat shoqėrore kanė ndryshuar. Tufa ka sjellė disa raste tė pėrkthimeve tė kėqija tė Nolit, si pėr shembull vargun “frynte era nga pėrjashta tundte perdet e mėndafshta” tė poetit amerikan E. A. Poe tė cilit, nė kartolinat e kohės sė komunizmit, populli, si pėr ta banalizuar edhe mė, i shtoi edhe ‘mos kujto se tė harrova, kartolinėn ta dėrgova”. Agron Tufa bėhet kėshtu i pari njeri i kulturės qė del publikisht me nevojėn e rishikimit tė pėrkthimeve tė klasikėve.

    Mendoj se tė gjithė ata qė do tė marrin pėrsipėr tė korrigjojnė Nolin kanė pėr tė dėshtuar. Kėshtu u shpreh dje, njėri nga pėrkthyesit mė tė njohur tė vendit tonė, Shpėtim Ēuēka, i cili nėnvizoi se nė librat e pėrkthyera prej Nolit, megjithėse ekzistojnė shumė turqizma, pėrsėri, aty ekziston pėrsosmėria e profesionalizmit. Pėrveē tė tjerave ai u shpreh se, niveli i lartė i pėrkthimeve tė Fan Nolit shpjegohet me talentin e madh qė ai kishte nė lėmin e letėrsisė
    Zoti Ēuēka, a duhen ripėrkthyer kryeveprat botėrore, tė cilat i ka sjellė nė gjuhėn shqipe, Fan Noli?
    Kjo ėshtė diēka normale qė mund tė ndodhė nė ēdo kohė. Dhe nė kėtė rast, nuk shikoj asgjė tė keqe, kur secili prej pėrkthyesve tė rinj, apo tė vjetėr kėrkon tė provojė veten. Por ēdo njeri qė niset nga dėshira dashakeqe qė tė rivalizojė Fan Nolin, ėshtė i destinuar tė dėshtojė. Sepse Fan Noli ėshtė njė talent i jashtėzakonshėm, i cili i ra pėr pjesė letėrsisė shqiptare nė njė periudhė tė vėshtirė historike. Ajo qė ėshtė madhėshtore tė thuhet nė kėtė rast, ka tė bėjė me faktin se edhe gjatė asaj periudhe, u prodhuan perla tė letėrsisė shqiptare, por u riprodhuan, pra u pėrkthyen edhe kryeveprat e letėrsisė botėrore. Dhe midis emrave tė pėrkthyesve tanė tė spikatur tė asaj kohe shkėlqen sidomos, emri i Fan Nolit.
    A mendoni se Noli nė pėrkthimet e tij ka bėrė shumė tejkalime apo shkelje nė raport me origjinalin?
    Jo nuk mendoj ashtu. Sepse ato qė ju i quajtėt shkelje, nė fakt mund tė konsiderohen si shkelje me qėllim. Mos harroni njė gjė: Fan Noli e kishte shumė mė tė lehtė tė sillte nė gjuhėn shqipe materialin bruto, duke mos i ndryshuar asnjė presje. Por ai ishte poet dhe shkrimtar. Dhe natyrisht, mund tė ketė bėrė disa ndėrhyrje tė veēanta, pėr dy arsye tė domosdoshme.
    Cilat janė sipas jush, kėto arsye?
    Mendoj se arsyeja e parė ka tė bėjė me rritjen e shkallės emocionale apo vlerave artistike nė shqip, ndėrsa arsyeja e dytė ka tė bėjė me tentativėn pėr t’i dhėnė shqiptarėve njė mesazh sa mė tė qartė, nė lidhje me periudhėn qė po kalonte shoqėria jonė. Kjo ėshtė arsyeja qė ai ka pėrmendur bejlurēinat, apo Roskovecin, tek “Don Kishoti..”, apo disa shprehje specifike, tek Shekspiri, ose tek Omar Khajami.
    Ju doni tė thoni se njė metodikė e tillė ėshtė e vlefshme pėr punėn e pėrkthyesit?
    Ka dy lloj pėrkthimesh: Pėrkthim tė lirė dhe pėrkthim strikt. Noli ka zgjedhur variantin e parė, por natyrisht, qė ai e ka pasur shumė tė lehtė me tė dytin. Sepse tė gjithė pėrkthyesit e botės e dinė mirė qė pėrkthehet mendimi dhe jo fjala.
    Pra, ju jeni kundėr ripėrkthimit tė tij?
    Mos harroni njė gjė: Nė Francė ka mbi 100 pėrkthime tė Hamletit, pa llogaritur kėtu ekranizimet e ndryshme teatrore, apo pėrshtatjet. Pra, edhe nė Shqipėri, askush nuk ndalohet tė merret me pėrkthimin e librave tė ēfarėdoshėm. Duke pėrfshirė kėtu edhe ato qė ka pėrkthyer Noli. Por unė i kėshilloj ata pėrkthyes qė duan t’i futen ripėrkthimeve tė librave tė Nolit, me qėllim pėr tė sfiduar vlerat e tij, se kanė pėr tė dėshtuar. Ose, ua them paraprakisht, se ata janė tė dėshtuar qė nė nisjen e punės. Kjo ndodh se talenti i Nolit nuk mund tė konkurrohet.
    Sipas jush, pėrse duhet qė njė pėrkthyes, tė shtoj fjali, apo vargje tė tėra nė njė kryevepėr botėrore?
    Unė nuk jam pėr tė shtuar fjali, apo vargje tė tėra, sepse pastaj kemi tė bėjmė me krijim. Por nė kuadrin e pėrkthimit tė figurave letrare, etj, kėrkohet gjithmonė nga pak fantazi qė ato tė tingėllojnė sa mė bukur nė gjuhėn joorigjinale. Por mos harroni se gjatė asaj periudhe poetė kaq tė talentuar, si Noli, futeshin nė universin e veprės letrare dhe rrėmbeheshin nė kėrkim tė gjetjeve sa mė tė pėrshtatshme pėr t’ia paraqitur lexuesit tonė. Sipas mendimit tim, Fan Noli ia ka arritur t’ia dalė mbanė kėsaj veprimtarie. Fakti qė veprat e pėrkthyera prej tij, lexohen jashtėzakonisht shumė edhe nė ditėt tona tregon qartė pėr mbijetesėn e artit tė tij.
    A nuk mendoni se Noli ka njė pėrdorim shumė tė madh tė turqizmave nė veprat e pėrkthyera?
    Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Por nė mėnyrėn se si i rendit ai gjėrat, kjo nuk vihet re shumė, si njė element negativ. Pėrdorimi i turqizmave ėshtė njė fenomen i dukshėm i tij, jo vetėm gjatė pėrkthimeve, por edhe gjatė krijimeve tė veta origjinale. Veēse kėtu nuk duhet tė harroni faktin se edhe mjeshtri ynė i pėrkthimit, Robert Shvarc, kishte njė pėrdorim tė dendur turqizmash, por kjo gjė nuk ia ulte fare vlerat. Pėrkundrazi, pėrkthimet e tij konsiderohen nga mė brilantet.
    Ēfarė do tė kishte ndodhur, sipas jush, nėse Noli do t’i kish qėndruar besnik teksteve origjinale?
    Kjo ėshtė provuar me veprat e Enver Hoxhės. Aty pėrkthimi bėhej fjalė pėr fjalė nė gjuhė tė huaj, por ky lloj pėrkthimi krijonte probleme pėr lexuesit e huaj. Sepse nė kėto libra nuk respektohej ideja e pėrkthimit tė mendimit, por kėrkohej besnikėria ndaj fjalėve tė tekstit. Dhe shpesh herė janė shfaqur probleme tė moskuptimit tė idesė.
    A mendoni se ndryshimet gjuhėsore nė kalimin e viteve mund tė diktojnė vetvetiu domosdoshmėrinė e ripėrkthimeve?
    Kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr dhe unė nuk jam kundėr kėsaj ideje. Ēdo kohė ka specifika tė ndryshme kėrkesash dhe natyrisht, kėrkon pėrgjegjėsi tė reja edhe nė prurjen e kryeveprave botėrore. Por kjo, nuk ka tė bėjė me rishikimin e Nolit, i cili po trajtohet sikur ėshtė fajtor pėr punėn e kryer nėpėr vite. Po e pėrsėris edhe njėherė mendimin tim se Noli ėshtė njė dhe i papėrsėritshėm, nė gjeninė e tij ndaj artit tė madh.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Kunder Nolit..............
    Flet shkrimtari dhe pėrkthyesi Nuri Dragoj: Ripėrkthimi i veprave tė Nolit mbyll epokėn e vulgarizimeve



    Bota e letrave shqipe duhet tė shpėtojė pėrfundimisht, nga dukuria e vulgarizimeve, tė cilat janė konkretizuar jo rrallė nė pėrkthimet e Nolit”. Kėshtu u shpreh dje, shkrimtari dhe pėrkthyesi i njohur, Nuri Dragoj, i cili ka nėnvizuar se “fenomenin e vulgarizimit tė pėrkthimeve botėrore, vendet e zhvilluara e kanė kaluar rreth 8-9 shekuj mė parė.
    Zoti Dragoj, ēfarė mendoni pėr librat e pėrkthyera nga Fan Noli. A duhen ripėrkthyer disa prej tyre?
    Po, mendoj se disa prej librave tė pėrkthyera prej tij, duhet tė ripėrkthehen. Kjo duhet tė ndodh pėr disa arsye, por tre prej tyre janė kryesore.
    Cilat janė kėto arsye?
    E para, ka tė bėjė me tendencėn e folklorizmit qė ekzistonte nė atė periudhė pėr pėrkthimin e veprave letrare. Por kur ėshtė fjala pėr kryeveprat, ky fenomen folklorizmi qė tentonte ta afronte veprėn e Shekspirit, apo tė Servantesit, sa mė afėr lexuesit shqiptar ėshtė e dėmshme. Sepse Shekspiri, apo Servantesi shkruanin pėr ata qė i kuptonin, dhe jo pėr tė gjithė. Nuk ka nevojė tė shkrifėzojmė aq shumė veprat e Shekspirit, apo Servantesit, vetėm e vetėm, qė ato tė kuptoheshin edhe prej fshatarėve tė dikurshėm shqiptarė. Sepse nė kėtė rast banalizojmė korifejtė e letėrsisė botėrore. Jo mė kot, sot nė Shqipėri ekziston njė perceptim i gabuar pėr Don Kishotin, apo pėr Saēo Panēon. Kjo natyrisht, vjen edhe pėr faktin se Fan Noli i solli ata deri nė Roskovec, ose futi nė librin e tij shumė bejlurēima. Ndėrsa, tek Shekspiri, ndodhi njė fenomen tjetėr ku u shtuan vargje apo rreshta tė tepėrt, pa qenė nė tekst. Ose u teprua me turqizmat.
    Cila ėshtė sipas jush arsyeja e dytė?
    Arsyeja e dytė, ka tė bėjė me zhvillimet e brendshme tė ligjeve tė gjuhėsisė. Mos harroni se Noli ka ushtruar veprimtarinė e tij rreth 50-80, vjet mė parė, kur gjuha jonė kishte ende shumė probleme tė zhvillimit. Kėtu mjafton tė pėrmend vitin ndarės tė Kongresit tė Drejtshkrimit, ku u bėnė shumė reformime gjuhėsore nė bazė tė tendencave tė reja. Nė kėtė drejtim unė do tė thosha se ky fakt mjafton qė tė vendoset se tė gjitha kryeveprat botėrore tė pėrkthyera para Kongresit tė Drejtshkrimit, duhet tė rishkruhen. Ngaqė nė njė farė mėnyre ky kongres pėrbėn njė evolucion tė ligjeve gjuhėsore.
    Po arsyeja e tretė cila ėshtė?
    Arsyeja e tretė ka tė bėjė me dhėnien fund njėherė e pėrgjithmonė tė tendencės sė vėnies dorė nė kryeveprat e tė tjerėve. Nėse Noli ishte i talentuar pėr poezi, ai duhet ta shprehte talentin e tij nė krijimet personale dhe jo duke krijuar gjėra tė paqena brenda veprave tė tė tjerėve. Nė fakt, Noli ėshtė prezantuar mjeshtėrisht, me “Albumin” e poezive tė tij, por kjo nuk i jepte tė drejtė qė duke mbajtur statusin e pėrkthyesit tė devijonte nė tekstin origjinal, gjatė procesit tė pėrkthimit.
    Pse e quani tė dėmshėm kėtė fenomen?
    Sepse unė mendoj se Shekspiri, Dantja, Servantesi, etj., ishin gjigandė tė mėdhenj, dhe ata mjaftonin pėr vetveten. Jo mė kot, vlerat e tyre kishin shkėlqyer nė tė gjithė botėn, pavarėsisht, nga vėnia dorė e Nolit mbi krijimtarinė e tyre. Atėherė pyetja qė lind nė kėtė rast ėshtė kjo: Ēfarė nevoje kishin kėta gjigandė tė letėrsisė, pėr Nolin, apo pėr zbukurimet e krijimet e tij.
    Ju vetė si e shpjegoni tendencėn e Nolit, nė zellin e tij pėr tė zbukuruar kryeveprat?
    Unė e shpjegoj shumė kollaj, me faktin se kjo tendencė ėshtė thjesht, njė epidemi botėrore. Por nė kohė tė ndryshme ajo ka rėnė mbi vise e vende tė ndryshme. Ky fenomen ėshtė shfaqur nė Itali, shumė shekuj pėrpara se tė shfaqej nė Francė. Pra, bėhet fjalė pėr shekujt 13-15. Mė pas epidemia kaloi nė Spanjė dhe pastaj pushtoi me rradhė vendet e tjera europiane apo ballkanike. Sipas mendimit tim, Shqipėria ishte nga vendet e fundit qė u pėrball me kėtė epidemi. Dhe fenomeni u zhvillua nė shekullin e 20-tė, kur bota letrare nisi tė evidentohej mė qartėsisht. Pra, sipas meje ky fenomen ėshtė njė dukuri e pėrbotshme, por ndėrsa tė tjerėt e kishin kaluar me kohė, neve e kaluam nė epokėn e Nolit. Dhe kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė qortuar Nolin, por pėr tė shpjeguar dukurinė. Sepse Noli u bė pėrfaqėsues i kėtij fenomeni, ngaqė ai ishte personi mė i talentuar pėr tė mbajtur peshėn e kėtij misioni. Kėtu nuk duhet tė harrojmė edhe faktin tjetėr, qė ndėrsa pėr atė periudhė, fenomeni u konsiderua si njė mision pozitiv, tanimė gjithēka ka mbetur jashtė kohe.
    A nuk ju duket se po silleni ashpėr ndaj aktivitetit tė Nolit?
    Aspak. Noli ka vendin e vet tė nderuar nė historinė e letėrsisė shqiptare dhe tė pėrkthimeve nga korifejtė botėrorė. Por tani ndodhemi para njė realiteti tė ri, ku lexuesit, kur shkojnė pėr tė blerė Shekspirin, duan tė lexojnė gjykimet e Shekspirit dhe jo operacionet plastike tė Nolit. Nėse Shekspiri do tė kishte nevojė pėr zbukurimet e Nolit atėherė, ai nuk do tė bėhej dot kaq i njohur nė tė gjithė botėn. Pra, ka ardhur momenti qė secili tė shpaloset me vlerat reale qė ka. Dhe unė ju siguroj juve, se kjo lloj transparence reale do tė jetė shumė e vlefshme pėr zhvillimet dhe botėkuptimet e ardhshme letrare. Ndėrsa Shekspiri apo Servantesi do tė trokasin nė gjuhėn shqipe mė triumfalisht se mė parė. Besoj se tė gjithė janė tė bindur se po t’i heqėsh Servantesit pjesėt e Roskovecit tė shtuara nga Noli, ai, pra Servantesi nuk do tė humbasė gjė, por do tė bėhet akoma mė i madh nė sytė e lexuesve shqiptarė.
    Ēfarė do tė fitojė nga ky proces bota e letrave shqipe?
    Mendoj se do tė shėnojė kapėrcimin e njė fenomeni tė tejkaluar, tė pėrkthimeve, tė cilin vendet e tjera e kanė pėrjetuar 8-9 shekuj mė parė. Pra, do tė shpėtojė nga vulgarizimet. Dhe kėto gjėra nuk duhet tė pėrsėriten mė kurrė.

  7. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    DYDRINAS jam duke lexuar librin "Faik Konica" te Ilir Ikonomit. Ne te gjej qe Konica e ka akuzuar Nolin se merte mbeshtetje nga Moska etj, por per Departamentin e Shtetit Amerikan keto ishin thjesht fjale.Sipas Amerikaneve Noli nuk ishte komunist.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #18
    Nazist
    Anėtarėsuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    DYDRINAS jam duke lexuar librin "Faik Konica" te Ilir Ikonomit. Ne te gjej qe Konica e ka akuzuar Nolin se merte mbeshtetje nga Moska etj, por per Departamentin e Shtetit Amerikan keto ishin thjesht fjale.Sipas Amerikaneve Noli nuk ishte komunist.
    e kam lexuar dhe une ate liber, akuzohet shpesh NOLI per komunizem sepse ne ate kohe ndjenjat nacionaliste shqipetare ngaterroheshin shpesh me komunizmin, edhe komunizmi enverist ishte bazuar fort ne ndjenja kombetare, nacional-socialiste por ate qe nuk e kan kuptuar kurre historianet, ose qe nuk duan ta kuptojne ishte periudha ku jetonim, synimet territoriale te qelbesirave greke dhe te qelbesirave sllave. Ka shume mundesi te ket qene "I vetmi lider shqipetar" pro shqipetar dhe jo i varur nga te tjeret. Qeverrite qe erdhen mbas NOLIT nuk ishin thjesht te mbeshtetura nga moska, beogradi dhe sot washingtoni po ishin dhe jane te drejtuara prej tyre. Pasojat dhe qellimet e tyre na i tregon historia dhe do vazhdoje te na i tegoj ne te ardhmen.
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •