Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Rexh Meta, Enver Hoxha dhe Presidenti Truman

    Rexh Meta, Enver Hoxha dhe Presidenti Truman

    Opinion e Premte, Dhjetor 16th, 2011

    NDREK GJINI

    Rexh Meta (1906-1985), nga njė banor i jetimores sė Shkodrės, bėhet shqiptari i parė qė diplomohet me medalje tė artė nė Universitetin e Kembrixhit. Kjo falė fatit, aftėsive tė tij dhe shoqėrimit qė ai i bėn gazetares amerikane mė tė paguar nė botė, gjatė periudhės sė pas-Luftės sė Parė Botėrore, Rose Wilder Lane. Rexh Meta dėnohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antropologia Rose Wilder Lane, sapo e mėson kėtė fakt, ndėrhyn gjer te Presidenti i SHBA pėr t’ia shpėtuar jetėn atij. Enver Hoxha pranon t’ia falė jetėn Metės, por me kusht qė Rose Wilder Lane, qė kishte njė prestigj dhe influencė tė jashtėzakonshme nė mbarė botėn, tė mos fliste kundėr regjimit komunist nė Shqipėri. Lane e pranon kushtin e, pėr rrjedhojė, Rexh Metės i falet jeta. Por ai mbahet nė burg pėr shumė vite, e mė pas nė internim, derisa vdes diku nė afėrsi tė Tiranės, nė tė njėjtin vit qė vdes dhe Enver Hoxha.

    Po kush ishte Rexh Meta?

    Babai i Rexhės, Metė Fazlia, bashkė me disa familjarė tė tjerė, nė vitin 1913 largohet nga Vuthajt pėr tė shpėtuar familjen nga gjenocidi qė u bėhej shqiptarėve nė krahinėn e Plavės dhe Gucisė nga forcat malazeze. Pasi shkojnė pėr disa vite nė Kosovė, nė vitin 1919, Metė Fazlia me djalin, Rexhėn dhe dy vajzat, Gjykėn dhe Zojėn, kthehen dhe jetojnė nė Shkodėr. Aty, Metė Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, kėshtu qė Rexha dhe dy motrat e tij strehohen nė jetimoren e Shkodrės, qė varej nga Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Rexha aty nis shkollimin dhe mėson nė mėnyrė tė shkėlqyer gjuhėn angleze. Qė 12 vjeē fillon tė shoqėrojė ekspeditat anglo-amerikane nė Veri tė Shqipėrisė si pėrkthyes. Por, ekspedita qė i ndryshoi jetėn kėtij djaloshi, ishte ajo qė udhėhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes pėr tė (disa burime thonė se ajo e birėsoi Rexhėn) dhe i siguroi bursėn pėr nė shkollėn teknike “Harry Fultz” nė Tiranė. Lane e dėrgoi Rexhė Metėn mė pas nė Universitetin e Kembrixhit nė Angli, nė Fakultetin e Financave, tė cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur nė vitin 1937 edhe temėn e doktoraturės nė lėmin e ekonomisė financiare. Nė Librin e Artė tė Universitetit tė Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhė Meta.

    Mė 1938-n ai kthehet nė Shqipėri dhe fillon punėn si drejtor i Drejtorisė sė Financave tė Shqipėrisė. Dy vjet me pas internohet nė Itali, ku qėndron deri mė 1943-shin. Nė verėn e vitit 1943 kthehet nė Shqipėri dhe nė shtator tė po kėtij viti ai merr pjesė nė mbledhjen themeluese tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, si njė nga 45 pėrfaqėsuesit e kėsaj lidhjeje, pėrkrah figurave tė tilla si Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e shumė patriotė tė tjerė.

    Menjėherė pas Luftės, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist nė Shqipėri dhe dėnohet me vdekje. Rose Wilder Lane e mėson kėtė lajm dhe ndėrhyn deri te Presidenti i SHBA qė atij t’i falet jeta. Enver Hoxha vė kushte. Lane, pėr hir tė jetės sė Rexh Metės, e pranon kushtin dhe dėnimi i tij shndėrrohet me 27 vjet burg. Ai e kreu dėnimin nė qelitė e Burgut tė Burrelit. Familja e Rexhės, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, pėrjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem.

    Rexh Meta vdiq afėr Tiranės nė vitin 1985 (vit nė tė cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros nė Shkodėr.

    Njė shtatore pėr Rexhėn dhe Rose Wilder Lane

    Nuk e di nėse dikush ėshtė kujtuar ta vlerėsojė apo dekorojė kėtė figurė kaq tė madhe. Nuk e di nėse dikush ėshtė kujtuar tė shkojė tek i biri, nipi apo dikush qė jeton prej familjes sė tij pėr tė shfletuar dorėshkrimet e tij. Sikur asgjė tė mos ketė bėrė Rexh Meta nė jetė, veē fakti se ai ishte shqiptari i parė qė ėshtė diplomuar nė Kembrixh me medalje tė artė, ai e meriton njė shtatore nė Tiranė. Pėr mė tepėr, tė mos harrojmė se ai ka shoqėruar njė nga gazetaret mė nė zė tė botės pėr kohėn qė ajo jetoi, Rose Wilder Lane, e cila ka bėrė pėr Shqipėrinė mė shumė se shumė e shumė shtetare shqiptare. Jeta e Rexhė Metės meriton tė shkruhet. Ashtu siē e meriton tė rivlerėsohet dhe vihet nė piedestalin shqiptar qė meriton Rose Wilder Lane.

    Mendoj se Ministria e Kulturės bėn mė mirė tė akordojė fonde pėr libra e dokumentarė rreth kėtyre figurave tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė, sesa pėr ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, tė cilat nuk po i pėrmend me emėr pasi nuk kam asnjė dėshirė apo nevojė tė bėj armiq.

    NDREK GJINI

    panorama

  2. #2

  3. #3
    Vėllezėrit Rexh e Roxher dhe nėna e tyre amerikane

    Dėrguar tė Saturday, 21 April @ 21:53:02 UTC nga tan

    Memoria e Kombit guest Shkruan "

    Komuniteti shqiptaro amerikan ėshtė hallka kryesore qė i lidh shqiptarėt nė Ballkan me Hemisferėn Perėndimore.

    z.Astrit Lulushi, SHBA

    Por nė plan personal kėta dy popuj u afruan mė shume se kurrė, ndoshta falė zemrės sė njė gruaje, Rose Wilder Lane, jo sepse ajo ishte njė shkrimtare e njohur dhe mikeshė e shqiptarėve, por sepse nė kohė e rrethana tė ndryshme ajo birėsoi dy djem; shqiptarin Rexh dhe amerikanin Roxher. Shqiptarin e birėsoi, pas luftės sė parė, kur ky i shpėtoi jeten, ndėrsa amerikanin menjėherė pas luftės sė dytė, kur ky kishte nevojė pėr nxitje nė jetė.

    Biri i saj shqiptar, Rexh Meta, njihet si njė nga themeluesit e Lidhjes se dytė te Prizrenit, organizatė politike-luftarake, e krijuar nė vitin 1943 me synim clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt.

    Ndėrsa biri amerikan, Roger Lea MacBride, njihet si njė nga themeluesit e partisė Libertariane, e krijuar nė vitin 1971, dhe qė sot shikohet si partia e tretė mė e madhe politike nė Shtetet e Bashkuara. Nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 1976, Roger Lea MacBride, vėllai i Rexhės, ishte kandidat i partisė libertariane pėr postin nė Shtėpinė e Bardhė. Por ai nuk fitoi, ashtu si edhe Rexha nė luftėn e tij.

    Thuajse cdo amerikan i lindur pas luftės sė dytė botėrore i ruan tė gjalla imazhet e serialit tė njohur televiziv "Little House on the Prairie” mbėshtetur nė njė varg vellimesh tė letėrsisė pėr fėmijė, ku autorja tregon mbi fėmijėrinė e saj gjate mesit te shekullit tė XIX nė perėndimin amerikan. Librat mbajnė emrin e shkrimtares Laura Ingalls Wilder, por nga kritika ėshtė pranuar gjėrėsisht, se ato jane shkruar nėn nxitjen dhe kujdesin redaktues tė vajzės sė saj, Rose Wilder Lane. Rose, vdiq me 1968, ne moshėn 82 vjecare dhe la pas shumė vepra; libra mbi jeten e personaliteteve si Herbert Hoover, Henry Ford, Charli Chaplin e Xhek London; dhe njė letėrkėmbim tė pasur e shėnime udhėtimesh vecanerisht nė trojet shqiptare. Kėto shėnime tė pa botuara, ruhen nė formė dorėshkrimesh nė bibliotekėn presidenciale Herbert Hoover nė West Branch tė shtetit Ajova.

    Gjatė luftės sė parė botėrore, Shqipėria u bė njė vend-kalim pėr shumė ushtri tė huaja. Kjo ishte arsyeja qė organizata tė Kryqit tė Kuq i shtrinė veprimtaritė e tyre nė rajon per t’u ardhur nė ndihmė jo vetem ushtarėve tė plagosur, por edhe banorėve, viktima tė luftės. Rose Wilder Lane shėrbeu si infermiere e Kryqit tė Kuq amerikan, ekipe tė tė cilit erdhėn edhe nė Shqipėri. Mes tyre ndodhej Rose Wilder Lane. Ky duket se ishte edhe takimi i saj i parė me banorėt dhe natyrėn e kėtyre trojeve. “Kalifornia, Mizuri dhe Ballkani janė vendet e mia”, do tė thoshte ajo mė pas.

    Nė vitin 1921, Rose, vizitoi luginėn e Shalės nė Shqipėrinė veriore sė bashku me disa punonjės tė Kryqit tė Kuq me shpresė pėr tė krijuar njė rrjet shkollash nė kėtė rajon tė thellė malor. Mendohet se gjatė ngjitjes nė udhėt e thepisura, Rose rrėshqiti dhe ndėrsa ishte gati tė binte nė humnerė, ajo u kap pa pritur nga duart e njė djali 12 vjecar, Rexh Meta, banor i atyre anėve, qė sė bashku me tė atin shoqėronte vizitorėt amerikanė nė kėtė udhėtim. Rose nuk do t’a harronte kurrė kėtė akt dhe me pelqimin e familjes, e birėsoi malėsorin e vogėl shaljan, i cili do tė rritej e shkollohej nėn kujdesin e amerikanes sė njohur. Kur Rexh Meta pėrfundoi shkollėn teknike tė Fulzit nė Tiranė mė 1927, Rose Wilder Lane, i siguroi atij njė bursė studimi pėr nė Universitetin e Kembrixhit nė Angli. Pas diplomimit, Rexha kthehet nė Shqipėri, ku martohet dhe bėhet me fėmijė, vajzė qė ia vuri emrin, Bora Rose. Kur filloi lufta e Dytė botėrore, lidhjet e Rose Wilder Lane me djalin e saj tė birėsuar u ndėrprenė. Nė vitin 1945, kur vendi dukej se cfarė drejtimi po merrte, Rose i kėrkoi ish presidentit Herbert Hoover, qė t’a ndihmonte pėr tė tėrhequr familjen e Rexhės nga Shqipėria. Por pėrpjekjet e saj nuk patėn sukses.

    Gjatė qėndrimit tė dytė nė Shqipėri, nė vitin 1922, shkrimtarja amerikane arriti tė njihej nga afėr edhe me Ahmet Zogun, atėhere 27 vjecar dhe minister i Brendshėm. Thuhet se ata ranė nė dashuri ose tė paktėn historianėt thonė se mbreti i ardhshem i shqiptarėve ra nė dashuri me shkrimtaren amerikane. Nė fakt, nė njė letėr qė Rose i shkruante nėnės sė saj nė Amerikė, ajo thotė se Zogu i kishte propozuar tė martoheshin. Por nė vitin 1922, Rose largohet nga Shqipėria pėr shkak tė trazirave qė kishin filluar nė mars tė atij viti.

    Nė vitin 1928, Rose Wilder Lane niset pėrsėri drejt Shqipėrisė. Kėtė here, ndoshta e ftuar pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e pėrurimit tė Zogut tė Parė si Mbret i Shqiptarėve. Nė fund tė po atij viti, Rose kthehet nė Amerike dhe shėnimet e kėtij udhėtimi tė tretė dhe fundit nė Shqipėri, ajo i pėrmblodhi nė librin “Travels With Zenobia: Paris to Albania by Model T Ford”.


    21 Prill 2007

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •